Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 97 prej 97
  1. #81
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,421
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student Lexo Postimin
    Ta shof per te madhe "Transparencen Negative ndaj vetes sate" kur flet me emer dhe mbiemer,thjesht qdo gafe qe bene ,per pos te gjynaheve qe te shkojn ne Konton tende,ki parasysh se edhe emri juaj apo identiteti juaj mund te pesoj Amortizim .

    Veq desha te ti them disa fjalė,A e di kush Fletė keq Kunder Dr. Shefqet Krasniqit???

    Keta jan ata:

    1.Ata qe nuk e Njofin personin ne Fjale dhe Karakterizohen si Shpifes dhe Thashemeshgjij te Kafiterive.

    2. Ata qe perpos qe nuk e duan Islamin edhe e Luftojn (Ki Kujdes prej kesaj RangListe,askush nuk te fut ,por mund ta fusesh ti veten tende).

    3. Jan disa Hoxhallare qe i mundon Nefsi dhe i kan zili sukseseve te Personit ne Fjale dhe nuk e perballojn dot konkurecen perball suskeseve ne Karrieren si Hoxh.


    Para se ta permbylli kete Diskutim me ty,vetem desha qe ti perkujtoj disa Atribute dhe Vepra te Shefqet Krasniqit:

    Shefqet Krasniqi duke marre parasysh Famen dhe Reputacionin e tij ne Opinion ,lirisht nese deshiron te kandidoj per nje Post Shtetror mund ta kete perkrahjen te konsiderueshme . Aq perkrahet nga Bota e studenteve te Univerzitetit te Prishtines sa qe lirisht mund te konkludoj se jan ne gjendje te qendrojn gati 1 ore ne mes te nje acari dhe shiu ,vetem e vetem per ta ndegjuar nje ligjerat te tij.

    Ia vlen te theksohet Fakti se Ta bindesh nje Mase Intelektuale siq Jan Bota Studentore ,sigurisht qe duhet te te le pershtypje nje gje e tille,sepse nuk eshte njejte sikur ta bindesh nje plak qe nuk ka asnje dite shkoll per ndryshim te nje Studenti qe e ke te veshtire qe ta bindesh vetem se te lypset nje pune dhe sinqeritet i perafert me te Sh.Krasniqit.

    Thjesht une mendoj Allahu e ka ngrite dhe i ka dhene bereqet punes dhe veprave te tij sa qe aq bereqet i ka dhene sa qe qoft edhe nje fjale te vetme qe thot ai gezon rrespekt dhe mirnjohje nga masa e gjere.

    Sot Shefqet Krasniqi aq i ngarkuar eshte me orar ,sa qe thirjjet nga e tere Bota shqiptare i perkufizon me termine te caktuara. Shpesh here aq shume e therrasin qe te shkoj ne boten Diaspore sa qe e lusin dhe i ofrojn oferta qe te ia pagujn shpenzimet e udhetimit vetem e vetem qe te ia ndegjojn nje ligjeratė.

    O vlla ,Allahu i ka dhene bereqet dhe e ka ngrit ne shoqeri dhe e ka bere te dashur ndaj shumices se Muslimave qe e njofin.

    Shefqet Krasniq perkundrazi qe gjykohet nga personat e dyshimt per kultvim te agresiviteti ne Ligjeratat e tij ,ai publikisht Studeneteve i ka thene se xhihadi juaj eshte dhenja pas mesimit dhe Dituris , dhe tere opinioni e dijn se asnjeher nuk ka thirre per Dhune dhe agresivitet ,perkundrazi ka punuar ne at drejtim qe shume te rinje qe jan mendjeleht ka arritur qe ti bind qe te mos kene aso sjelljesh negative .

    Thjesht per te mos ta zgjatur me shume po te propozoj qe ta marresh per Model nese deshiron qe te kesh rrespekt ,ndersa nese vazhdon qe te besh gafe te tilla ,sigusrisht qe shume kush mund te dyshoj ne aftesit tua elementare te mos flasim per diqka me te komplikuar.

    Po te propozoj ty dhe te tjereve qe ta ndegjosh ligjeraten e tij te perjavshme ne Radio Kosoven e Lire prej Ores 8:30 sonte http://www.radiokosovaelire.com/live/live.asx

    Duke e pasur parasysh anen Konkuruese ne Jete,mund ta shof te logjikshme qe ti dhe te tjeret keni zili ndaj sukseseve te tij si Person,por brengosu kur del ne anen Islame se si gjykohet nje qendrim i tille.

    Keshtu qe ke kujdes se qdo postim i juaji direkt mund ti kushtoj vetes tende ,sepse sa per ndaj dikujt qe flet dhe shpif,ti mund te ia marresh gjynahet dhe asgje tjeter.


    Selam dhe shpresoj qe te me kesh kuptuar drejt.
    Dorėn nė zemėr, s’ėshtė e rastėsishme paraqitja e Dr.Krasniqit dhe e “vehabizmit” tek ne pikėrisht nė kohėn mė tė pakohė pėr kauzėn tonė kombėtare, kur na kanosej rreziku, madje, edhe deri nė zhbėrje biologjike. Fare normale, se kėtė fenomen tė pėshtirosur do ta tolerojė estabilishmenti politiko-ushtarak e policor sllavo-ortodoks kudo trojeve tona etnike, pėr arsye se “vehabizmi” i bėn argatinė prej djalli pansllavizmit, duke bėrė, nga njėra anė, qė shqiptarėt tė ēajnė kokėn mes vete me cikėrrima e dokrra fetare tė llojit binladenian, dhe, nga ana tjetėr, duke u veshur shqiptarėve imazhin e “fundamentalizmit islamik” nė agjendat ndėrkombėtare. Kjo s’do mend, meqė kėshtu ka qenė qysh nė fillimet e para tė paraqitjes nė skenė tė kėsaj rryme nė shkretėtirėn saudite nė fillim tė shekullit XVIII nga themeluesi i saj Muhamed bin Abdul-Vehab. Qysh kėtė periudhė kohore, ky farė alamet dijetari ( si dhe Dr.Krasniqi) pati dhėnė “fetvanė” e lejimit tė bashkėpunimit politiko-ushtarak nė mes myslimanėve sauditė dhe tė krishterėve anglo-francezė pėr tė luftuar me Perandorinė Osmane. Ėshtė me relevancė tė theksohet fakti se pikėrisht kėso periudhe nė ndihmė ushtrisė sė Sulltanit, kuptohet me kėrkesė tė tij, do t’i vihet Valiu i Egjiptit, Muhamet Ali Pasha, ky burrė i madh shqiptar, i cili me njė trimėri tė rrallė me ushtrinė e tij do tė shuajė me gjak kryengritjen e vehabitėve tė fanatizuar sauditė.

    Vehabitėt shqiptarė janė punėtorė tė zellshėm. Ata i zbatojnė me pedanteri tė gjitha urdhėresat qė i marrin nga sheikėt arabė. Themelojnė shtėpi botuese, nė tė cilat botojnė tituj librash me tematikė vehabito-selefiste, madje dhe gazeta e revista tė kėtij lloji; prodhojnė videokaseta e CD tė ndryshme, hapin faqe tė veēanta interneti dhe njė varg aktivitetesh tė tjera me qėllim tė masovizimit tė anėtarėsisė sė tyre. Ah! Edhe ajrin na e kanė ndotur, se lėre mė tjerat!

    Sabri Selmani

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-10-2008
    Postime
    6
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Selam alejkum wr.wb.

    Citim Postuar mė parė nga Sabriu Lexo Postimin
    Vehabizmi fenomen botėror

    Pėr ta ēdo pėrmendje e njeriut nė lutje, pėrfshirė dhe profetin Muhamed, paraqet formė tė shumėbesimit (idhujtarisė), sepse myslimanėt e vėrtetė mund t‘i luten vetėm Allahut..
    Selam alejkum wr.wb.
    Nė kete forum ka njerez qe nuk e dine qka eshte termi Wehabi, Ky term Rrjedh nga Emri i dijetarit te madh Muhammed Ibn Abdul Wehab, qe ka qene nje dijetare i madh dhe sot librat e tij mesohen aty ku ka musliman, ne Arabine saudiite mesojne femijet qysh ne shkollen fillore, pastaj ne te mesmen dhe fakultet mesohen librat e tij, por kete term e kan shpikur mushriket e kohes sone, pėr ti hutuar muslimanet nga rruga e drejte.

    Une i them ketij Sabriut, se feja Islame eshte e paster nga shirku ose politeizmi, pėr kete ka ardhur pejgamberi s.a.w.s. pėr ta zhduk politeizmin, jo si krishteret qe lusin Jezusin, e disa dervish lusin varret e disa te humbur djajt, e disa guret e disa lopet.

    Feja jone e paster nga politeizmi na ndalon ta lusim tjeter kend perveq All-llahut s.w.t.( Subhanehu we Teala), dhe Kete qe ka thene Sabriu naj ka ndalu Pejgamberi s.a.w.s. mos me lutur ate por vetem All-llahun s.w.t. d.m.th. ne nuk guxojme ta lusim tjeter kend. dhe po e shoh se sa keni dituri.

    Ndersa ne kur bejme lutje Se pari e Falenderojme All-llahun s.w.t. pastaj dergojme Salavate pėr Pejgamberin s.a.w.s. pasi keshtu na ka mesuar Pejgamberi .s.a.w.s. pastaj fillon lutja ndersa nuk lutet I Derguari s.a.w.s.

    Selam alejkum....

  3. #83
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,448
    Faleminderit
    2
    8 falenderime nė 8 postime
    Citim Postuar mė parė nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Le more djale mos i beso ketije rrenci.Her thot student e her jurist.Mundohet me shit mend si jurist,e nuk e din as rregullin themeltar te jurisprodences.

    Nje dite shan Skenderbeun kurse nje dite tjeter shitet patriot.

    Tash na e bani at far Krasniqin te jet njeriu ma i menqem dhe ma i zoti ne tere Europen.
    Po e shof qe Rrespekti im i deri tanishem te ka bere qe te ndjehesh keq ,por po te propozoj qe tash e tutje te perdoresh Detergjent te dhembeve ne momentin kur te zesh emrin tim ne gojen tende sepse e kam princip qe te mos qendroj ne ambiente Kundermuese.


    Kujdes prej ketij momenti Je imun ndaj rrespektit tim.

    Deri sot te kam Konsideru si Munafik ,ndersa prej ketij Momenti po e zbus kriterin tash Je Livadh.

    Shko strehou neper Baushtella
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #84
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anėtarėsuar
    16-10-2008
    Mosha
    19
    Postime
    355
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Reformatori i Islamit nė Kosovė?

    Grushtet mbi njė zyrtar tė lartė tė Bashkėsisė Islame dhe njė imami nė Drenas, i kanė rėnė grusht edhe paqes qė ka mbizotėruar nė BIK. Paqen, thuhet ta kenė prishur modelet e reja tė sjella sė voni nė Kosovė tė zbatimit tė fesė islame, tė njohur nė opinion si rryma e wahabive. Disa prej zyrtarėve tė BIK-ut, gishtin e fajėsisė pėr skizmėn qė po ndodh nė BIK, e drejtojnė nga Shefqet Krasniqi, imami i Xhamisė sė Madhe nė Prishtinė. Pėr Express, Krasniqi mohon akuzat, sqaron gjithēka mbi zhvillimet e fundit mes besimtarėve myslimanė tė Kosovės dhe flet pėr reforma.

    Mulla Osmani, i rrahur ditė mė parė, ju ka akuzuar se i pėrkisni rrymės wahabiste?

    Shefqet Krasniqi: Kjo nuk ėshtė e vėrtetė aspak. Por, pėr ta sqaruar kėtė duhet pak mė gjatė. Shprehja wahabizėm ėshtė shprehje e marrė nga dijetari arab, emri i tė cilit ėshtė Muhamed Avdyl Wahabi, njė reformator. Arriti tė bėjė reforma tė mėdha nė vendin e tij. Pėr kėtė njeri sot mėsohet nė shkolla fillore nė Arabinė Saudite. Mirėpo nė kohėn e fundit disa nga armiqtė e islamit kanė filluar t`i akuzojnė tė gjithė ata myslimanė, rininė e cila kthehet nė praktikimin e islamit tė shėndoshė, duke u bazuar nė Kuran dhe synet. I akuzojnė se janė wahabistė. Kjo shprehje ka ardhur edhe nė Kosovė. Nga ata qė i pengon lėvizja islame, i pengon kthimi masovik i rinisė nė fe, e kėtė e hasim nganjėherė edhe te disa hoxhallarė, tė cilėt janė mėsuar ta mbajnė fenė me hajmali, me mevlude, me tallkina e qelia. Janė mėsuar qė xhaminė ta kenė vetėm pleqtė e moshave 60 – 70-vjeēare dhe se ata pleq kurrė tė mos ua prishin. Pėr kėta hoxhallarė ėshtė rėndė kur shihni rininė duke iu kthyer fesė qė ėshtė shumė e natyrshme. Kėta tė rinj dhe tė reja janė tė liruar nga indokrinat komuniste, kėta duan ta praktikojnė lirshėm fenė e tyre, duke mos i penguar askujt qė ta ushtrojė fenė qė i pėrket. Kėta tė rinj nuk dinė se ēka ėshtė wahabizmi. Nuk e dinė as ata qė flasin pėr wahabizmin, nuk e dinė se nuk ekziston wahabizmi nė Kosovė, nuk ka wahabizėm nė Kosovė. Nė Kosovė ka kthim tė mirė nė islam, nuk e mohojmė se ka eufori apo nguti nga disa persona, tė cilėt mė vonė e kuptojnė realitetin dhe kthehen. Si rrymė, sekt apo fraksion, nuk ėshtė e vėrtetė se ka diēka qė e ka emrin wahabizėm, thjesht kjo ėshtė njė shpifje.

    Jeni shumė i sigurt se s`ka wahabistė nė Kosovė?

    Shefqet Krasniqi : S`ka, nuk ekzistojnė!

    Po, kush janė njerėzit qė e rrahėn Xhabir Hamitin, mulla Osmanin. Tė dy kėta kanė akuzuar njerėzit qė, sipas tyre, i pėrkasin sektit wahabi?

    Shefqet Krasniqi: Osmanin e ka rrahur xhemati. Aty ka njerėz 70 vjet tė vjetėr, thjesht si doni t’i identifikoni ju kėta njerėz qė nuk ekzistojnė. A janė tė Prishtinės, a janė tė Pejės, Prizrenit? A janė ata me mjekra a pa mjekra, ēka janė ata? Ēka nėse i kanė lėshuar mjekrat pėr ēėshtje tė dynjasė, pėr punė arti, estetike, ku me i futė kėta njerėz. Nuk ka rend rryme kėtu, fraksioni. Ėshtė e vėrtetė se islami mund tė kuptohet nganjėherė te disa pak mė ndryshe sesa te disa tė tjerė, mund tė ketė eufori. Ka hanefi, qė jemi ne, por wahabizėm nuk ka.

    Njerėzit qė ju thoni se i janė kthyer fesė, i janė kthyer sipas riteve qė janė praktikuar deri mė sot, pra edhe sipas BIK-ut, apo janė njerėz qė nuk duan tė pajtohen me BIK-un dhe janė kthyer nė fe pėr shkaqe tė ndryshme?

    Shefqet Krasniqi: Islami e ka mision tė qartė rregullimin e shoqėrisė, vetėdijesimin e shoqėrisė sa mė shumė qė ėshtė e mundur.

    A ka islam tradicional dhe jotradicional?

    Shefqet Krasniqi: Pleqtė e vjetėr duhet t`i definojnė sendet mė shumė. Pleq qė veē janė duke shkuar e kanė mbajtur njė islam nė kushte tė rėnda dhe tė vėshtira, ka qenė kohė komunizmi. Tash janė tė liruar njerėzit nga doktrinat komuniste, ēka do tė thotė se tash nuk na rrezikohet identiteti ynė fetar dhe kombėtar. Tash jemi tė lirė, si nga ana fetare dhe kombėtare, falė Zotit. Nuk ka mė shtet, nuk ka faktor politik qė tė mund tė ma imponojė mua njėrėn apo tjetrėn rrymė. Nėse mendoni pėr islam tradicional qė ka qenė tek ne me shekuj, mendoj se ėshtė ruajtur dhe nuk ka ndryshuar.

    Ku ėshtė ndryshimi mes tė rinjve dhe pleqve, sipas jush?

    Shefqet Krasniqi: Ėshtė ndryshim, sepse njerėzit duan tė kthehen komplet nė islam tashmė. Atėherė ua kanė imponuar rrethanat dhe kushtet. Sot studentėt tanė janė tė lirė, tregojnė hapur pėr islamin, deklarohen pėr islamin. Mua po tė me teket, dal e fali namazin para Grandit. Kush mė bėrtet. Kush me rrah, kush mė shtie nė burg? Askush.

    Mulla Osmani ju akuzon se shkoni nė territorin e Drenicės pa pyetur askėnd, mbani ligjėrata nėpėr institucione fetare. Ai e ka thėnė se njerėzit, tė cilėt e kanė rrahur, paguhen nga shėrbimet e huaja tė ndryshme tė vendeve tė tjera?

    Shefqet Krasniqi: Ajo fjalė ėshtė e rėndė, shumė e rėndė. Ndoshta i ka shpėtuar nga goja pėr shėrbime. Unė me Drenicėn kam miqėsi tė shkėlqyeshme, i dua shumė. Kanė vuajtur shumė ata, e kanė paguar mė sė shtrenjti lirinė tonė. U kemi borxh atyre shumė dhe nė kėtė kontekst, unė mundohem t`ua kthej borxhin. Nga ky kėnd, sa herė qė ata mė ftojnė mua nė Drenicė, unė natėn jam nė gjendje tė shkoj dhe tė ligjėroj, derisa nė vende tė tjera nuk shkoj pa termin, pa kohė tė caktuar. Nė Drenicė shkoj. U kam thėnė hoxhallarėve atje, kolegėve tė mi, se sa herė e shihni tė nevojshme, unė do tė vij, e shihni tė nevojshme qė nuk keni nevojė, unė nuk vij. Sa i pėrket shkuarjes sime kohėve tė fundit, mulla Osmani mė ka thirrur vetė, kemi hapur bashkėrisht njė qendėr tė edukatės islame, e cila ėshtė nėn BIK, pėrball Komunės nė Drenas. Ka qenė edhe hoxha i Morinės, qė edhe mulla Osmani e akuzon.

    Kohėve tė fundit janė shpeshtuar rastet kur zyrtarė tė lartė tė BIK-ut, imamė xhamish rrihen nga njerėz qė besohet se nuk pajtohen me filozofinė e islamit qė ndjek Bashkėsia Islame?

    Shefqet Krasniqi: Gjithmonė ka mospajtime. Nuk i di problemet e tyre, nuk merrem me problemet e Drenicės, nuk di ēka bėjnė ata...!

    A duhet qė shteti tė ketė kontroll mbi BIK-un?

    Shefqet Krasniqi: Shteti si shtet mė sė pari nė Kushtetutė e ka hedhur fenė pas shpine. Shteti nuk ėshtė dashur tė mohojė njė realitet nė Kosovė, ku 95 pėr qind janė myslimanė. Ky shtet kurrė nuk ėshtė interesuar pėr fe deri sot. Kjo qeveri, Parlamenti ėshtė dashur qė njerėzve t`iu japė hapėsirė qė ta mbikėqyrin fenė, t’i stimulojnė, t’i financojnė, e natyrisht t’i fusė xhamitė nėn Ministrinė e Kulturės, ose tė krijohet Ministria e Fesė, e cila do tė pėrfshinte tė gjitha fetė. Shteti ka tė drejtė tė dijė se ēka ndodh nė ēėshtjet fetare.

    Ēka mendoni pėr BIK-un?

    Shefqet Krasniqi: I kėnaqur nuk jam, me vetveten mė sė pari. S`jemi duke punuar asnjė. Unė nuk kam qenė i pėrzier nė zgjedhjen e zyrtarėve tė lartė tė BIK-ut. As s`mė ka interesuar.

    Me kėnd nuk jeni i kėnaqur nė BIK?

    Shefqet Krasniqi: Nuk ėshtė puna me kėnd je i kėnaqur apo jo, por sidoqoftė nuk kam ndonjė fjalė mė shumė, por me emėrimet nuk jam i kėnaqur.

    Si i vlerėsoni rrahjet e fundit tė zyrtarėve tė BIK-ut dhe xhamive?

    Shefqet Krasniqi: Ne e dėnojmė rastin.

    Po dyshohet se kėta njerėz janė rrahur nga wahabistė?

    Shefqet Krasniqi: Ēdo pėrēarje, plasaritje, e dėmton shoqėrinė, pėr kėtė arsye duhet qė organet e rendit tė merren me ata njerėz qė i etiketojnė tė tjerėt. P.sh. zotėri, ti me ēfarė faktesh e akuzon dikė se ėshtė wahabi ose diēka?

    Pse ndodhin kaq shpesh incidente tė tilla? Janė njerėz qė nuk pajtohen me njė pjesė tė njerėzve qė janė nė krye tė institucioneve fetare apo ēfarė?

    Shefqet Krasniqi: Unė s’e kam pritur se do tė ndodhin kėso gjėrash. Rastėsi nuk ka nė kėtė dynja, por mund tė jetė njė kaderr i Zotit, ku duhet tė mbledhin mend edhe xhemati, e edhe hoxhallarėt. Si tė lidhet njeriu me Kuran dhe synet, punėt i ka shumė tė lehta!

    Njerėzit qė lėshojnė mjekra dhe bartin pantallona tė shkurtėr, cilit sekt apo rrymė fetare i pėrkasin?

    Shefqet Krasniqi: Nuk ėshtė punė sekti kjo, mjekrėn e ka pasur Ademi, Nuhi, Musa, Isa Pejgamberi, mjekra ėshtė pjesė e identitetit fetar. Mjekra ėshtė e vjetėr sa vetė njeriu qė ėshtė i vjetėr, shamia ėshtė e vjetėr sa vetė njeriu qė ėshtė i vjetėr. Ėshtė njė pjesė pak plotėsuese e identitetit tė mashkullit.

    Ju jeni imam nė xhami. Pse xhemati duhet t’ju besoj juve nė kėto qė predikoni?

    Shefqet Krasniqi: Sepse ne flasim me Kuran dhe me synet dhe me fjalė tė dijetarėve. Ne nuk merremi me thashetheme, me magji e me pėrralla, hajmali e me falle. Tregojmė ēka ka thėnė Kurani dhe atė e lidhim me shkencė, me dije, me segmente tė ndryshme tė jetės.
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-04-2006
    Postime
    19
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Thumbs up Po, ne Kosov, Maqedoni, Shqiperi dhe Luginen e Presheves ka Vehabizem

    Selamu alejkum.

    I nderuari Shefqet ef. mė vjenė mirė qė ju kane dhene titullin e Reformatorit, por besoj se ky titull ndoshta mos eshte shume i rende per ju dhe nuk do te mund ta bartbni.
    Personalisht juve ju njoh shume mire, si dhe aktivitetin tuaj poashtu e njoh shume mirem por edhe natyren dhe strategjin e veprimit tuaj e kam te njohur mire.
    Setyrohem tju them se ne intervisten tuaj nuk ishit korekt ashtu si bete dhe beni orvatje te paraqiteni ne oipinion.
    Mohoni te kete Vehabista ne Kosove !!!!
    Ky mohim i juaji na len te kuptojme se ju ose nuk i njihni Vehabit, ose nuk jetoni ne Kosove ose jeni verbuar para realitetit, porse me e verteta eshte se ju shtireni se nuk i dini dhe nuk i njihni, e ne realitet shume bire i dini jo vetem strukturat vehabite por edhe personalisht ju bashkeqeverisni me ato struktura.
    Une nuk ju akuzoj se ju e keni rrahur Molla Osmanin, sepse kete e din ai se kush e ka rrahur, ai Elhamdulil-lah eshte i gjalle dhe ne vetedije, ska nevoje per kallauz. Kjo eshte e qarte pa kurrfar dileme..
    I nderuari Shefqet, ska te keqe te thuhet se ne Kosov ka Vehabist, poashtu nuk ka te keqe kur thuhet se ne Kosov ka musliman qe veprimtarin islame e mbeshtesin sipas medhhebit Hanefij, dhe lirisht mund te quhen Hanefist. Mendoj se ketu nuk ka asgje te keqe .
    Nese Muhamed Abdulvehabi paska bere reforma islame ne boten arabe, dhe e ka shpetuar umetin nga shirku dhe idhujtaria, e paska pastruar Meken dhe Medinen nga Shirku, atehere paska bere mire dhe qenka vertet njeri i mire, e ju qe jeni ithtar te tij, mos tju vij turp tia permendni emrin !! Por, nga vet fakti se ju veproni sipas doktrines vehabite dhe i akuzoni te tjeret me mosbesim (kufr) dhe e nuk keni trimri te tregoni se jeni vehabit, na shtyn te dyshojme se ketu ka di]ka te keqe. Psh, ne hanefit praktikojm doktrinen juridike hanefite, dhe kete nuk e fshehim.

    Si identifikohen vehabitet.??

    Fillimisht po theksoj se vehabitet identifikohen ne baze te doktrines akaidologjike te Abdulvehabit, doktrine kjo e mbeshtetur mbi bazen e e ekstermizmit, akuzave me idhujtari atyre qe nuk mendojne si ata, kerceimeve e deri te marrja e kativiteteve fizike.
    Vehabizmi nuk eshte as doktrin e as shkolle juridike, ajo eshte levizje radikale me qellime te caktuara, e ju sigurisht e dini shume mire dallimin mes levizjes dhe doktrines apo shkolles juridike.
    Besoj se ju e dini shume mire biografin e Abdulvehabit, vetem merreni guximin intelektual dhe thuane te verteten, se ne emer te islamit dhe ketyre far reformave vehabite sa Musliman Abdulvehabi ka vrare ne Vendet e shejta, sa dijetar islam i ka ekzekutar, perfshire edhe vellaun e tij...
    Andaj, ju lutem me Abdulvehabin mos na shitni Gogla per dushk, thot[ populli jone, se edhe ne dime dicka nga e kaluara, ju nuk jeni te paret qe e sollet islamin ne keto troje. Mos luani me nervat e muslimaneve... por ndihmoni ata nese keni mundesi.
    I nderuari Shefqet, i akuzoni hoxhallaret se merren me magji, mevlude e tallkina, ju lutem kini rrespekt ndaj hoxhallareve te vjeter se ata jane simboli i islamit dhe rezistences ne trevat tona, kurse ju me vet faktin se nuk pranoni mevludet, dhe talkinet e qelimet, deshmoni se jeni Vehabist.
    Ne fund shpresoj se punet do te rregullohen inshalla, por neve duhet ti prijme puneve te mira dhe ti ndalojme ose sepaku te orvatemi ti pengojme te kiqijat.
    SElamu alejkum

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,238
    Faleminderit
    27
    96 falenderime nė 92 postime
    kisha nji pyetje per mulla sabri selmanin
    me heret e ke pas shok shum te mire shefqet krasniqin
    qe ku e kie edhe postimin qe vet thua se me gjeni me leht neper mes kolegut tim shefqet krasniqit
    mos u mundo te arsytohesh se kinse ke than koleg e jo shok se ne nji legen kini hanger se bashku
    e tani se fundit i ke disa postime kunder shefqet krasniqit
    qka eshte ne pyetje a tallin spo mundeni ta ndani a qka



    Citim Postuar mė parė nga Sabriu Lexo Postimin
    Vitin e kaluar isha ne Kosove, tani me 26.04.08,udhetoi per ne Prishtine dhe ne Kosove do te jam per nje muaj.

    Si per te mire si per te keq ata qe deshiroine te pijne nga nje kafe me mua mund te me takojne:

    te premteve ne xhamine e madhe ne Prishtine,
    te marteve prej ores 15- 17.,ne embeltoren e madhe ne ēytezen pejton,
    te heneve prej ores 09-11 te mengjesit ne fakultetin e shkencave islame,
    te merkureve ne medrezen e Prishtines,


    Diteve dhe oreve tjera ne firmen time dhe aktivitete tjera

    Ata te cilet deshiroine te me takoin ne xhamin e madhe nese kane veshtiresi mund te me gjejne permes kolegut tim Shefqet Krasniqit.

    Ne fakultetin e shkencave islame permes rektorit.

    Tek levizja Vetevendosje permes Albin Kurtit .

    Urdheroni e mos hezitoni kam deshire te takohem edhe me juve te forumit.

    Sabri Selmani
    --------------------------
    18-01-2009, 23:55 #60
    Sabriu
    i/e regjistruar

    Pėrgjigjet e Shefqet Krasniqit nė tėrsinė e vet nuk janė asgjė tjetėr pos gėnjeshtra, e nėse i analizoimė njė nga njė na del njė liber i tėrė. Andaj ky" imam"nuk ėshtė reformator i fesė por manipulues i saj.Me fjalėt e veprat e veta ky "imam" nuk ka tė perbashkėt asgjė me Hanefinė edhe pse thirret ne te. Ky "imam" shkon madje aq larg sa thot se mjakrra eshte shenje e identitetit...TURP.
    Me islam primitiv e tė importuar nga vendet e tjera nuk shkohet n` xhenet. Kėtu nuk kemi tė bėjmė me reformim por me MANIPULIM nė emėr tė fesė.

    Kėtu kemi tė bėjmė me veprime nė dėm tė kombit shqiptar dhe interesave tė Shqipėrisė natyrale.

    Sabri Selmani

    -----------------------------
    19-01-2009, 19:43 #67
    Sabriu
    i/e regjistruar

    Allahu xh.sh thote:

    ”Ju jeni populli me i dobishem, i dalė pėr njerėzit, urdheroni nė tė mirė, ndaloni nga e keqja dhe besoni Allahun”(Al Imran110.)

    E kush ka fjalėn mė tė mirė prej atij qė thėrret te Allahu, vepron (punė) tė mira dhe thotė: “Unė jam prej muslimanėve?” (Fussilet, 33)

    Dhashtė Zoti qė tė vetdijėsohemi, tė kuptojmė realitetin tė kthehemi nė rrugėn e vėrtet e posaqėrisht kėta tė Shefqet Krasniqave & Co.

    ---------------------------------
    19-01-2009, 21:35 #72
    Sabriu
    i/e regjistruar

    Me me ndkek mua Kosova do formesohej ne Shqiperin natyrale, e me Shefqet Krasniqat & Co Kosova do te behet identik me Afganistanin sepse leksione i ka marr dhe i merr nga Arabia Saudite, Jordania dhe Egjipti. Une jame i prire ta ngris shqiptarizmin ne rend te pare e Sh,,& Co ne rend te pare kane arabizmin, etj...etj.
    --------------------------------
    20-01-2009, 18:09 #94
    Sabriu
    i/e regjistruar

    Dorėn nė zemėr, s’ėshtė e rastėsishme paraqitja e Dr.Krasniqit dhe e “vehabizmit” tek ne pikėrisht nė kohėn mė tė pakohė pėr kauzėn tonė kombėtare, kur na kanosej rreziku, madje, edhe deri nė zhbėrje biologjike. Fare normale, se kėtė fenomen tė pėshtirosur do ta tolerojė estabilishmenti politiko-ushtarak e policor sllavo-ortodoks kudo trojeve tona etnike, pėr arsye se “vehabizmi” i bėn argatinė prej djalli pansllavizmit, duke bėrė, nga njėra anė, qė shqiptarėt tė ēajnė kokėn mes vete me cikėrrima e dokrra fetare tė llojit binladenian, dhe, nga ana tjetėr, duke u veshur shqiptarėve imazhin e “fundamentalizmit islamik” nė agjendat ndėrkombėtare. Kjo s’do mend, meqė kėshtu ka qenė qysh nė fillimet e para tė paraqitjes nė skenė tė kėsaj rryme nė shkretėtirėn saudite nė fillim tė shekullit XVIII nga themeluesi i saj Muhamed bin Abdul-Vehab. Qysh kėtė periudhė kohore, ky farė alamet dijetari ( si dhe Dr.Krasniqi) pati dhėnė “fetvanė” e lejimit tė bashkėpunimit politiko-ushtarak nė mes myslimanėve sauditė dhe tė krishterėve anglo-francezė pėr tė luftuar me Perandorinė Osmane. Ėshtė me relevancė tė theksohet fakti se pikėrisht kėso periudhe nė ndihmė ushtrisė sė Sulltanit, kuptohet me kėrkesė tė tij, do t’i vihet Valiu i Egjiptit, Muhamet Ali Pasha, ky burrė i madh shqiptar, i cili me njė trimėri tė rrallė me ushtrinė e tij do tė shuajė me gjak kryengritjen e vehabitėve tė fanatizuar sauditė.

    Vehabitėt shqiptarė janė punėtorė tė zellshėm. Ata i zbatojnė me pedanteri tė gjitha urdhėresat qė i marrin nga sheikėt arabė. Themelojnė shtėpi botuese, nė tė cilat botojnė tituj librash me tematikė vehabito-selefiste, madje dhe gazeta e revista tė kėtij lloji; prodhojnė videokaseta e CD tė ndryshme, hapin faqe tė veēanta interneti dhe njė varg aktivitetesh tė tjera me qėllim tė masovizimit tė anėtarėsisė sė tyre. Ah! Edhe ajrin na e kanė ndotur, se lėre mė tjerat!

    Sabri Selmani
    ----------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 26-01-2009 mė 20:16
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  7. #87
    Plejad Maska e ocean
    Anėtarėsuar
    28-08-2006
    Postime
    270
    Faleminderit
    1
    0 falenderime nė 0 postime

    Gjenerali i Policise se Kosoves thot ndryshe

    Citim Postuar mė parė nga new-man Lexo Postimin
    .... Nuk e dinė as ata qė flasin pėr wahabizmin, nuk e dinė se nuk ekziston wahabizmi nė Kosovė, nuk ka wahabizėm nė Kosovė. Nė Kosovė ka kthim tė mirė nė islam, nuk e mohojmė se ka eufori apo nguti nga disa persona, tė cilėt mė vonė e kuptojnė realitetin dhe kthehen. Si rrymė, sekt apo fraksion, nuk ėshtė e vėrtetė se ka diēka qė e ka emrin wahabizėm, thjesht kjo ėshtė njė shpifje.

    Jeni shumė i sigurt se s`ka wahabistė nė Kosovė?

    Shefqet Krasniqi : S`ka, nuk ekzistojnė!
    Ndersa ne emisionin "pa rrotlla" (ne RTK) te shtunen e kaluar Gjenerali i Policise se Kosoves Rrahman Sylejmani deklaroi haptas per publikun se sipas informatave qe ata posedojne ekziston rryma Vehabiste ne Kosove.
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  8. #88
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,448
    Faleminderit
    2
    8 falenderime nė 8 postime
    Nje Pyetje kam sa Libra ka te shkruar ky Abdul Wehabi dhe nese ka mundesi dikush te me flet se cilat jan librat e tij dhe qfar permbajn ???

    Preferoj ta di dhe ta shuaj nje dyshim qe kam si kete : Pse akuzuesit me te medhenje te ketij far Wehabizmit jan JoMuslimanet,Shijat (sa qe ne Websajtet e tyre gjysma e shkrimeve jan kunder wehabive),Dyftyrshat,"Muslimanet" qe kan vetem emer Musliman etjjj

    Ne baze te kesaj une dyshoj aq shume sa qe .....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 27-01-2009 mė 05:30
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  9. #89
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,448
    Faleminderit
    2
    8 falenderime nė 8 postime
    Sapo e gjeta nje Liber te tij Argumentet e Tewhidit

    Word shkarko http://www.archive.org/download/4654...tETeuhidit.doc

    Me sa ndegjova ky Muhamed Iben Abul Wehabi ka vetem 4 libra dhe ne baze te kritikes Islame ,ne librat e tij nuk ka asnje kontradite apo ndonje shkrim i tij ,qe bie ne kundershtim me Islamin apo ndonje parim te Islamit.

    Dhe poashtu u informova se ky Person eshte bashke Themelues i shtetit te sotem Arabia Saudite qe themeluan bashk me familjen e Mbretit te Sotem te Arabis saudite.

    Dhe poashtu opinioni ne gadishullin Arabik e njef si nje person qe ka inicuar dhe ndihmuar te zhduken shume bidate dhe anomali fetare ,siq jan bystytnit e shumta,fallgjijt dhe magjistaret keta tipa i kishte pastru.

    Keshtu qe nuk dua te informohem dhe ta akuzoj dikend ne baze te informatave qe japin JoMuslimanet apo Shijat per te ,por deshiroj qe te informohem me sakt ,sepse ne baze te ketij fakti qe kush jan akuzues,une mund te supozoj se kemi te bejme me nje person qe eshte Nje Musliman tipik sepse vetem Muslimani i mire mund te akuzohet nga JoMuslimanet dhe Dyftyrshat .

    Keshtu qe prej sot dua ta shikoj ndryshe kete problem dhe Fakti qe Akuzohet Dr Shefqet Krasniqi per nje gje te tille ,ateher sinqerisht besoj se duhet ta trajtojm ndryshe kete problem dhe ta zbulojm Konspiracionin qe na sherbehet nga Armiqt e Islamit ne shpifje dhe propaganda te tilla te liga.

    Ne baze te ketyre Akuzave ateher mund ta definojm nje Wehabist keshtu: Perpos 5 koheve te Namazit fal edhe Namaz Nate ,perpos Ramazanit agjeron edhe jasht tij, Devotshemria e tij mund te identifikohet permes Mjekrres se tij ,eshte pasues i denje suneteve,Bidatet i konsideron si mekat ,Preferon te punoj per islam edhe pa pranin e mediave (Sinqeriteti) Punon vetem per Islam dhe jo per Paga dhe te ardhura ,jan te patrembur nga Cenzurat e Perendimoreve qe te mos lobojn fen e tyre ,te praktikojn Islamin ne menyre te perpikt etj etj...

    Sinqerisht ne baze te ketyre fakteve ai qe i mohon keto komponenta ,ai lirisht le te ia beje Replay Shehadetit,sepse nuk i ka punet mire..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 27-01-2009 mė 05:29
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,238
    Faleminderit
    27
    96 falenderime nė 92 postime

    Rrahėn Hoxhėn, shpallen fajtorė


    Mulla Osman Musliu

    Rrahėn Hoxhėn, shpallen fajtorė
    Tė akuzuarit: Sefedin Gashi, Rrustem Bublaku, Nderim Bublaku, Shefqet Krasniqi, Zekė Bublaku, Arsim Kastrati, Shpejtim Shala, Gazmend Mehmeti dhe Januz Mehmetia, janė dėnuar pėr veprat penale -pjesėmarrjes nė rrahje dhe shkaktimit tė lėndimeve trupore, pasi mė 9 janar 2009 e kanė sulmuar dhe i kanė shkaktuar lėndime trupore Mulla Osman Musliut 18 Prill, 2009
    Gjykata Komunale nė Drenas i ka shpallur fajtorė nėntė tė akuzuarit pėr rrahjen e kryetarit tė Bashkėsisė Islame tė Drenasit, Mulla Osman Musliut. Me verdiktin e gjyqtarit Skėnder Zariqi, tetė tė akuzuarit janė dėnuar me nga 3 muaj burgim, pėrderisa i akuzuari i nėntė, Zekė Bublaku, ėshtė dėnuar me 4 muaj burgim, dėnim ky, i cili nuk do tė ekzekutohet nėse gjatė 3 viteve tė ardhshme Bublaku nuk kryen vepėr penale. Edhe pse nėntė personat e pėrshirė nė rrahje janė shpallur fajtorė, gjykata nuk ka mundur ta gjejė motivin e qartė tė kėsaj ngjare, pėr tė cilin vetė viktima, Mulla Osmani, kishte thėnė se ishte pėrgatitur nga rrymat Vehabiste, tė cilat synonin ta shkatėrronin autoritetin e tij.
    Gjykata ka vlerėsuar se tė akuzuarit: Sefedin Gashi, Rrustem Bublaku, Nderim Bublaku, Shefqet Krasniqi, Zekė Bublaku, Arsim Kastrati, Shpejtim Shala, Gazmend Mehmeti dhe Januz Mehmetia, janė fajtorė pėr veprat penale pjesėmarrjes nė rrahje dhe shkaktimit tė lėndimeve trupore, pasi qė, sipas gjykatės, gjatė procesit ėshtė dėshmuar se tė njėjtit mė datė 9 janar 2009 e kanė sulmuar dhe i kanė shkaktuar lėndime trupore Musliut.
    Aktakuza e prokurorisė, nė bazė tė sė cilės tė pandehurit janė shpallur fajtorė, thotė se mė 9 janar ishte paraparė qė nė Xhaminė e Zabelit, ku ishin mbledhur rreth 80 vetė, ishte paraparė qė tė emėrohej imami i kėsaj xhamie. Pėr ta kryer kėtė emėrim atė ditė nė kėtė xhami kishte shkuar Mulla Osmani, i cili, sipas propozim-aktakuzės, kur kishte hyrė nė xhami kishte hasur nė Haxhi Amrush Haradin, i cili ishte ngritur nė kėmbė dhe e kishte pyetur turmėn me fjalėt: “Kush ėshtė qė Bahri Hoxha tė emėrohet si imam i kėsaj xhamie”. Sipas propozim-aktakuzės, nė atė moment Mulla Osmam Musliu ka ndėrhyrė, duke u thėnė njerėzve ta kryejnė lutjen mė parė dhe pastaj tė diskutojnė nė lidhje me emėrimin e imamit. Mirėpo, nė kėtė moment, sipas prokurorisė, situata ėshtė tensionuar dhe kur pala e dėmtuar, Mulla Osman Musliu, ka tentuar tė thėrrasė policinė, tė pandehurit e kanė sulmuar atė, duke i shkaktuar lėndime trupore. Gjatė kėtij incidenti ishin rrahur edhe dy persona tė tjerė, Bashkim Ibrahimi dhe Nuhi Thaēi, dhe pėr rrahjen e tyre ishin akuzuar Nderim Bublaku, Shpėtim Shala dhe Rrustem Bublaku. Mirėpo, pėr kėta tė fundit gjykata nuk ka gjetur prova tė jenė pėrfshirė nė rrahje, duke i liruar nga akuza.
    Vendimi i gjykatės nuk i ka kėnaqur palėt nė kėtė proces. Nėntė tė dėnuarit kanė deklaruar se do tė paraqesin ankesė, pėrderisa edhe viktima Mulla Osmani nuk ėshtė ndarė i kėnaqur. Disa minuta pasi qė e ka kuptuar vendimin e gjykatės, Mulla Osman Musliu ėshtė shprehur se nuk ndihej i kėnaqur me kėtė vendim. Ai ka thėnė pėr “Kosova Sot” se gjykata i ka dėnuar vetėm ata tė cilėt e kanė kryer rrahjen e jo personat tė cilėt e kanė pėrgatitur nga jashtė rrahjen e tij. Aktgjykimi i sotėm ėshtė ndėr tė parėt tė shpallur nė Kosovė, e qė ka tė bėjė me dhunėn brendafetare
    K. GASHI
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  11. #91
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2005
    Postime
    145
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin

    Mulla Osman Musliu

    Rrahėn Hoxhėn, shpallen fajtorė
    Tė akuzuarit: Sefedin Gashi, Rrustem Bublaku, Nderim Bublaku, Shefqet Krasniqi, Zekė Bublaku, Arsim Kastrati, Shpejtim Shala, Gazmend Mehmeti dhe Januz Mehmetia, janė dėnuar pėr veprat penale -pjesėmarrjes nė rrahje dhe shkaktimit tė lėndimeve trupore, pasi mė 9 janar 2009 e kanė sulmuar dhe i kanė shkaktuar lėndime trupore Mulla Osman Musliut 18 Prill, 2009
    Gjykata Komunale nė Drenas i ka shpallur fajtorė nėntė tė akuzuarit pėr rrahjen e kryetarit tė Bashkėsisė Islame tė Drenasit, Mulla Osman Musliut. Me verdiktin e gjyqtarit Skėnder Zariqi, tetė tė akuzuarit janė dėnuar me nga 3 muaj burgim, pėrderisa i akuzuari i nėntė, Zekė Bublaku, ėshtė dėnuar me 4 muaj burgim, dėnim ky, i cili nuk do tė ekzekutohet nėse gjatė 3 viteve tė ardhshme Bublaku nuk kryen vepėr penale. Edhe pse nėntė personat e pėrshirė nė rrahje janė shpallur fajtorė, gjykata nuk ka mundur ta gjejė motivin e qartė tė kėsaj ngjare, pėr tė cilin vetė viktima, Mulla Osmani, kishte thėnė se ishte pėrgatitur nga rrymat Vehabiste, tė cilat synonin ta shkatėrronin autoritetin e tij.
    Gjykata ka vlerėsuar se tė akuzuarit: Sefedin Gashi, Rrustem Bublaku, Nderim Bublaku, Shefqet Krasniqi, Zekė Bublaku, Arsim Kastrati, Shpejtim Shala, Gazmend Mehmeti dhe Januz Mehmetia, janė fajtorė pėr veprat penale pjesėmarrjes nė rrahje dhe shkaktimit tė lėndimeve trupore, pasi qė, sipas gjykatės, gjatė procesit ėshtė dėshmuar se tė njėjtit mė datė 9 janar 2009 e kanė sulmuar dhe i kanė shkaktuar lėndime trupore Musliut.
    Aktakuza e prokurorisė, nė bazė tė sė cilės tė pandehurit janė shpallur fajtorė, thotė se mė 9 janar ishte paraparė qė nė Xhaminė e Zabelit, ku ishin mbledhur rreth 80 vetė, ishte paraparė qė tė emėrohej imami i kėsaj xhamie. Pėr ta kryer kėtė emėrim atė ditė nė kėtė xhami kishte shkuar Mulla Osmani, i cili, sipas propozim-aktakuzės, kur kishte hyrė nė xhami kishte hasur nė Haxhi Amrush Haradin, i cili ishte ngritur nė kėmbė dhe e kishte pyetur turmėn me fjalėt: “Kush ėshtė qė Bahri Hoxha tė emėrohet si imam i kėsaj xhamie”. Sipas propozim-aktakuzės, nė atė moment Mulla Osmam Musliu ka ndėrhyrė, duke u thėnė njerėzve ta kryejnė lutjen mė parė dhe pastaj tė diskutojnė nė lidhje me emėrimin e imamit. Mirėpo, nė kėtė moment, sipas prokurorisė, situata ėshtė tensionuar dhe kur pala e dėmtuar, Mulla Osman Musliu, ka tentuar tė thėrrasė policinė, tė pandehurit e kanė sulmuar atė, duke i shkaktuar lėndime trupore. Gjatė kėtij incidenti ishin rrahur edhe dy persona tė tjerė, Bashkim Ibrahimi dhe Nuhi Thaēi, dhe pėr rrahjen e tyre ishin akuzuar Nderim Bublaku, Shpėtim Shala dhe Rrustem Bublaku. Mirėpo, pėr kėta tė fundit gjykata nuk ka gjetur prova tė jenė pėrfshirė nė rrahje, duke i liruar nga akuza.
    Vendimi i gjykatės nuk i ka kėnaqur palėt nė kėtė proces. Nėntė tė dėnuarit kanė deklaruar se do tė paraqesin ankesė, pėrderisa edhe viktima Mulla Osmani nuk ėshtė ndarė i kėnaqur. Disa minuta pasi qė e ka kuptuar vendimin e gjykatės, Mulla Osman Musliu ėshtė shprehur se nuk ndihej i kėnaqur me kėtė vendim. Ai ka thėnė pėr “Kosova Sot” se gjykata i ka dėnuar vetėm ata tė cilėt e kanė kryer rrahjen e jo personat tė cilėt e kanė pėrgatitur nga jashtė rrahjen e tij. Aktgjykimi i sotėm ėshtė ndėr tė parėt tė shpallur nė Kosovė, e qė ka tė bėjė me dhunėn brendafetare
    K. GASHI

    Kėta njerėz te cilet kas sulmuar Mulla Osmanin eshte dashur te denohen se paku 10 vite me burgim. Ndersa nga populli shqiptar eshte dashur te denohen me gure kudo qe t'i takojne. Keta te cilet sulmuan Mulla Osmanin, kan sulmuar nderin e mulsimanizmit shqiptar, kan sulmuar nji Patriot, nji nejri te guximshem qe do te jete i pa harruar tek ata qe kan ndjena kombetrare.

    Sulmi ndaj Mulla Osmanit eshte hakmarrje nga serbia, serbia ju ka hakmarr atij burri qe me nderime pati guxim te varros Familjen e Madhe Jashaj. Keta te cilet e sulmuan Mulla osmanin ne at kohe i jane gezuar vrasjes se Adem Jasharit.

    Poshte tradhtaret, posht ata qe sulmojne burrat qe jane nder i Kombit dhe ie Fese.
    Mulla Osmani nuk eshte i rrahur, Mulla Osmani nuk ka pse te ankohet as te akuzoj. Keta qyqar do ti akuzon populli dhe do ti denoj Historia.

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    358
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Te rrahet nje udheheqes. Te rrahet nje njeri nga nje njeri tjeter. Te rrahet nje deshmitar i popullit.
    Eshte Krim.
    Krimi duhet denuar.
    Kur u rrah mulla Osmani, me siguri te tjeret do te pesojne edhe me keq.
    Sa trishtim.
    Nje njeri i cili para luftes, gjat luftes dhe pas luftes ishte me te Medhenjte e Popullit; e sot?
    Sot po rrahet mulla Osmani.
    Ky eshte nje akt kriminel.
    Me vjen keq qe ky njeri nuk jeton nje jete te qete.

  13. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,188
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nje shtet i ri demoktatik i denon kriminelet.
    Ne nje Republike Islame si Iran ata kriminelet do te ishin shpallur heronj kombetare.

    Torrkerry

  14. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2005
    Postime
    145
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin

    Mulla Osman Musliu

    Rrahėn Hoxhėn, shpallen fajtorė
    Tė akuzuarit: Sefedin Gashi, Rrustem Bublaku, Nderim Bublaku, Shefqet Krasniqi, Zekė Bublaku, Arsim Kastrati, Shpejtim Shala, Gazmend Mehmeti dhe Januz Mehmetia, janė dėnuar pėr veprat penale -pjesėmarrjes nė rrahje dhe shkaktimit tė lėndimeve trupore, pasi mė 9 janar 2009 e kanė sulmuar dhe i kanė shkaktuar lėndime trupore Mulla Osman Musliut 18 Prill, 2009


    Vetem disa rreshta nga historia e Familjes Jashar ne marsin 1998 sa per te kuptuar se kush eshte Mulla Osmani dhe nga eshte burimi I sulmit ndaj tij.

    "……Atehere policia mori cdo gje ne dore.Vendin ku ndodheshin kufomat e rrethuan me forca te medha.I ngarkuan arkivolet ne kamiona dhe i derguan te varrezat e hapura.I hodhen neper to dhe disa i mbuluan si munden me nje eskavator. Te nesermen me 11 mars, u tubuan njerezit per t'i varrosur deshmoret,ashtu sic e meritonin.U hapen varret per t'u kthyer arkivolet mbare dhe u rregulluan ato.Derisa po behej varrimi,po e sillnin edhe nje te vrare,te gjetur ne rrenojat e shtepise se goditur me topa.Ishte kjo nena Sala.Derisa po germonin,kishin gjetur edhe nje polic te vrare te cilin e kishin harruar shoket.Keshtu,ne varrezat e hapura ne Fushen e Pajtimit u varrosen 53 deshmore.Midis tyre u varrosen edhe 4 te vrare po ato dite ne periferi te Skenderajt:……"


    "..Ne balle te tyre u vendosen me rradhe sipas moshes,axha Shaban,Hamza e Komandant Ademi.Ne fund,ne pranine e disa qindra njerezish perkunder urdherit te policise,nen tytat e te ciles po behej varrimi,u krye ceremonia mortore..."


    Pikerisht ky eshte Mulla Osmani I cili pati guximin dhe me lot per faqe nderoj herojet tane komebtar duke I varrosur me cermoni mortore. Sot po hakmirret Serbia nepermes kelyshve te vet ndaj tij!!

  15. #95
    MusLiman El-Hamduli-Lah
    Anėtarėsuar
    16-10-2007
    Vendndodhja
    Kur'an 19:32 Muhammedi: Me ka bere te miresjellshem ndaj nenes sime, e nuk me ka bere krye larte e as te padegjueshem.||Bible Gjoni 2:4 Jezui iu pergjegj Marise: Grua, se cdo bej une, eshte puna ime jo e puna jote?
    Postime
    115
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Lereni se ket ZMulla Osmanin e kan rrah xhemti i vet, pleqet e kan rreh, Kjo eshte prapavi e vet kti MuLLes, qe nuk i kish dy Lidhje per te qen MuLLa.

    Dituria e tij per Islam u duk atedite kur ishten ne RTK...
    Jezusi:
    "Unė jam i dėrguar vetėm te delet e humbura tė shtėpisė sė Izraelit."(Mateu15:24)

  16. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2005
    Postime
    145
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Besi3 Lexo Postimin
    Lereni se ket ZMulla Osmanin e kan rrah xhemti i vet, pleqet e kan rreh, Kjo eshte prapavi e vet kti MuLLes, qe nuk i kish dy Lidhje per te qen MuLLa.

    Dituria e tij per Islam u duk atedite kur ishten ne RTK...
    Ne dimė qe e kan rrahė! Asnjėri nuk tha se nuk e kan rrahė, per kete gjyqi shpalli fajtoret, e bile njeri nder fajtoret eshte Shefqet Krasniqi. Ajo qe duhet ti flet secilit, nuk eshte se nuk e kan rrah, rasti eshte tregues se sulmi ndaj Mulla Osmanit deshmon erresiren e cila ekziston, eshte prezent.

  17. #97
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,238
    Faleminderit
    27
    96 falenderime nė 92 postime
    Citim Postuar mė parė nga labi_nn Lexo Postimin
    Ne dimė qe e kan rrahė! Asnjėri nuk tha se nuk e kan rrahė, per kete gjyqi shpalli fajtoret, e bile njeri nder fajtoret eshte Shefqet Krasniqi. Ajo qe duhet ti flet secilit, nuk eshte se nuk e kan rrah, rasti eshte tregues se sulmi ndaj Mulla Osmanit deshmon erresiren e cila ekziston, eshte prezent.
    nji skjarim nuk eshte ky qe eshte denue ai talibani-ēetniko-arab shefqet krasniqi
    qe pat hanger m.... per nenen terez
    por nji tjeter taliban ma i vogel me te njejtin emer
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata e Strasburgut i jep njė tjetėr “shuplakė” qeverisė pėr pronat
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  2. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Homoseksualizmi tek ne
    Nga Bekim Ismaili nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 262
    Postimi i Fundit: 17-11-2006, 18:02
  4. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 17:57
  5. RD flet Kodra mbas bregut
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 12:36

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •