Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Zjarr në Prishtinë!!!

    Zjarr në Prishtinë

    Nga Artan Behrami më 11.01.2009 në ora 16:47
    Një zjarr i madh ka shpërthyer të dielën rreth orës 16: 00 në një ndërtesë e cila ndodhet afër udhëkryqit në qendër të Prishtinës, në rrugën “Garibaldi”, afër hotelit “Grand”.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar. Në kohën kur ka rënë zjarri, në banesë ka qenë një person i cili ka arritur të largohet.

    Zjarri ka rënë në katin e tretë të këtij objekti, ndërkohë që shkaqet mendohet të jenë si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik.

    Në vend të ngjarjes kanë mbërrutur edhe zjarrfikësit. Kjo ndërtesë bënë pjesë në ato objekte të ndërtuara së paku 25 vjet më parë dhe si shumë të tjera në kryeqytet, nuk është e pajisur as më shkallët e emergjencës. Një pjesë e qendrës së kryeqytetit është mbuluar nga re të zeza tymi.

    Ndërkohë, Isa Mustafa, kryetar i Komunës së Prishtinës ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Me këtë rast Mustafa tha se inspektorët e komunës a e Prishtinës do të shqyrtojnë shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

    “Prishtina ka mjaft ndërtesa të vjetra që sigurisht nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme. Nuk kanë shkallë, prandaj ka vështirësi të madhe të zjarrfikësve. Mirëpo me qenë se është fjala për një numër të madh të ndërtesave kërkohet një kohë më të gjatë, për tejkalimin e problemeve”, shtoi Mustafa.

    Sipas tij ende nuk komunën e Prishtinës nuk ka ndërmarrje që merren përkujdesjen e banesave. “Këtu është fjala për rrjet të vjetër të energjisë nëpër këto objekte. Ne do të shqyrtojmë këto, në mënyrë që mos të ndodhin gjëra të tilla”, paralajmëroi Mustafa.

    Edhe Bajram Bujupi, drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë Civile në komunën e Prishtinës tha se situata është vënë menjëherë nën kontroll nga zjarrfikësit.

    “Situata është nën kontroll, zjarrfikësit janë lartë e kemi lokalizuar. Nuk ka dëme në njerëz, shkaqet e më vonshme do të bëjnë të ditura por opinion. Këtu është edhe kryetari i Komunës”, shtoi ai.

    Ndërsa Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës tha se ende nuk dihen shkaqet se kush e ka shkaktuar zjarrin, por supozohet të jetë rrjeti elektrik.

    “Në nën-kulimin e kësaj ndërtese ka shpërthyer një zjarr, që besohet të jetë shkaktuar nga rryma elektrike. Në Banesë ka qenë një person, ai është larguar. Të tjerët janë evakuuar nga ndërtesa”, shtoi ai.



    Marre nga Gazeta Express
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  3. Fondacioni "E Ardhmja"
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 06-12-2007, 06:51
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •