Ajni SINANI / Prizren


Sionizmi politik dhe fetar
E hėnė, 05 Janar 2009 23:22




Sionizmi e ka marrė emrin nga mali Sion, qė gjendet nė jug tė Kudsit (Jerusalemit) , tė cilin Davidi e pushtoi dhe i sundoi jebusenjtė qė e popullonin atė dhe kėshtjellėn e Sionit:

"Por Davidi e pushtoi kėshtjellėn Sion d.m.th. qytetin e Davidit... Davidi banoi nė kėshtjellė dhe e quajti qyteti i Davidit". (Libri i dytė i Samuelit/ 5: 7-9.)

Sipas Dhiatės sė Vjetėr, Davidi ėshtė vendosur nė kėshtjellė dhe e quajti atė "qyteti i Davidit". Prandaj, Sioni u bė vend i shenjtė pėr shkak tė bindjes sė izraelitėve se Zoti jeton nė tė: "Kėndoni Zotit qė banon nė Sion, kumtoni ndėr popuj mrekullitė e tij." (Psalmet / 9: 12.)

Sipas kėtij tė kuptuari, sionizmi, nė definicionin e tij mė tė thjeshtė, nėnkupton vendosjen e bijve tė Israilit nė Palestinė, gjegjėsisht nė kodrėn e Sionit dhe rrethinėn e saj, si dhe mbėshtetjen e njė veprimi tė tillė. Sionist ėshtė ai izraelit qė preferon tė jetojė nė Palestinė, ai qė i ndihmon ata materialisht dhe qė i nxit tė vendosen nė Palestinė.

Pėr shumė izraelitė Moisiu ka qenė prijėsi i parė i sionizmit qė ka ndėrtuar kėshtjellėn e lėvizjes sioniste dhe i ka pėrforcuar shtyllat e saj, sepse ai u priu bijve tė Israilit qė tė hynte me ta nė Palestinė pas daljes sė tyre prej Egjiptit. Moisiu nuk arriti tė hyjė nė tokėn e premtuar, por, pas tij, nė Palestinė hyri Jushua Ibn Nun. Mė pas filluan stuhitė kundėr izraelitėve derisa ata u nxorėn prej atij vendi.[1]

Sionistėt pretendojnė se Palestina, pėr tė cilėn pėrdorin termin "Eretz Izrael" (dheu i Izraelit) ose "toka e kthimit", apo terma tė tjerė fetarė tė ngjashėm me kėta, ėshtė qendra e hebrenjve dhe se ėshtė pika nė drejtim tė sė cilės hebrenjtė drejtohen gjatė lutjeve tė tyre. Palestina ėshtė toka nė tė cilėn ata kthehen me vullnetin e tyre tė lirė kur atyre u hapen rrugėt pėr njė gjė tė tillė. Sionistėt pėrpiqen tė gjejnė justifikime fetare apo racore nė mbėshtetje tė bindjeve tė tyre. Ata e interpretojnė historinė sipas vizionit tė tyre pėr tė mbėshtetur pretendimet e tyre. [2]

Enciklopedia Britanike pėr qėllimin e sionistėve shkruan: "Ēifutėt aspirojnė pėr rikthimin e Izraelit, tubimin e popullit tė tyre nė Palestinė, ngritjen e shtetit ēifut, rindėrtimin e Tempullit tė Solomonit (Sulejmanit) dhe vendosjen e fronit tė Davidit (Davudit) nė Jerusalem, mbi tė cilin do tė qėndrojė njė mbret nga gjaku i Davidit."[3]

Enciklopedia ēifute thotė: "Ēifutėt duan qė tė bashkohen pėr t'u shpėrngulur nė Jerusalem, duke mposhtur fuqinė e armiqėve, pėr tė rikthyer adhurimin nė Tempull nė vendin e Xhamisė El Aksa dhe pėr tė krijuar atje pronat e tyre".[4]

Sionizmi ėshtė kristalizuar si lėvizje politike nė shek. e XIX-tė. Themeluesi, babai dhe lideri i parė i sionizmit politik ėshtė Theodor Herzl.[5]

Shkencėtari i njohur francez Rozhe Garodi bėn dallim mes sionizmit fetar dhe atij politik. Sionizmin fetar, thotė ai, shpesh e kanė predikuar mistikėt. Disa prej hebrenjve patėn ardhur nė Palestinė jo pėr qėllime politike, por nga mallėngjimi religjoz pėr vendin e shenjtė dhe pėr shkak tė asociacioneve biblike tė tij.[6]

Edhe studiuesi i shquar palestinez, Ismail El Faruki bėn dallimin ndėrmjet sionizmit politik dhe atij fetar. Sipas tij, sionizmi politik synonte tubimin dhe grumbullimin e izraelitėve dhe emigrimin e tyre nė Palestinė pėr tė themeluar shtetin hebre. Ky shtet hebre do tė qeverisej sipas fesė hebraike dhe do tė dallohej me elementin izraelit, me kulturėn hebraike dhe me vullnetin e ngjalljes sė mbretėrisė sė Davidit. Ndėrkaq, sionizmi si lėvizje fetare ka pėr qėllim qė elementi hebraik tė konstituohet si bashkėsi shpirtėrore pėr t'i mundėsuar tė kryejė misionin e tij, qė nėnkupton pėrqėndrimin e pushtetit shpirtėror, qytetėrues dhe mendor nė Sion.[7]

Sipas sionizmit fetar shpresa e madhe mesiane e hebraizmit do tė sendėrtohet me ardhjen e Mesihut, pėrmes tė cilit do tė realizohet Mbretėria e Zotit nė tokė: "Nė ty do tė bekohen tė gjitha fiset e tokės." (Zanafilla, XII, 3). Sipas tij, kėtu bėhet fjalė pėr vendet nė tė cilat Bibla i vendos rrėfimet pėr Abrahamin dhe Moisiun. Sionizmi fetar ka stimuluar organizimin e vizitave tradicionale tė hebrenjve nė "tokėn e shenjtė". Nė shek. e XIX-tė, adhuruesit e Sionit (Choveve Zion) tentuan qė tė formonin nė tokėn e Sionit njė qendėr shpirtėrore, prej sė cilės do tė pėrhapnin besimin dhe kulturėn hebraike. Mirėpo, sionizmi fetar e ka konsideruar tė papranueshėm ēdo program politik pėr krijimin e shtetit izraelit, apo tė ēfarėdo sundimi mbi Palestinėn.[8]

Prandaj, shumė hebraikė ortodoksė nuk e kanė miratuar idenė e sionizmit politik sepse besojnė se kthimi i popullit izraelit dhe themelimi i shtetit tė tij nė vendin e premtuar duhet tė presė ardhjen e Mesihut.

Karen Armstrong, studiuese e njohur angleze, thotė se sionizmi ka filluar si kryengritje kundėr judaizmit religjioz, madje nė fillim rabinėt ortodoksė e patėn shpallur sionizmin si shekullarizėm blasfemues tė Tokės sė Izraelit, njė nga simbolet mė tė shenjta tė Judaizmit.[9]

Rexhina Esh Sherif, duke bėrė dallimin mes sionizmit dhe hebraizmit, thotė: "Sionizmi pėrbėhet prej njė grup bindjesh qė synojnė realizimin e programit tė Bazelit, tė vendosur nė vitin 1897, nė planin praktik. Komunitetin ēifut e konsiderojnė njė popull (nacionalitet) tė pavarur nė Palestinė, qėllimi i tė cilėve ėshtė formimi i njė shteti nacional tė veēantė pėr ēifutėt nė Palestinė."[10]

Si rrjedhim, sionizmi politik, sipas sionizmit fetar, ėshtė shtrembėrim i hebraizmit shpirtėror. Duke aluduar nė kėtė, Martin Buber, njė nga mendimtarėt mė tė mėdhenj tė shek. tė 20-tė dhe njeri i flaktė i tokės sė Sionit, ka thėnė se "Ne nuk dėshirojmė t'ia marrim pushtetin arabėve, por tė jetojmė me ta." Gjithashtu ai ka thėnė "Kemi shpresuar se nacionalizmi hebraik nuk do tė bėjė gabim duke e ngritur popullin nė piedestalin e idhullit. Shpresa jonė ka qenė e kotė." Prandaj sipas Buberit, do tė ishte gabim i madh sikur Izraeli tė konsiderohej "njė enklavė perėndimore" dhe pėr kėtė ai kishte propozuar qė tė formohej njė Federatė e Lindjes sė Afėrt, ku do tė merrte pjesė edhe vetė Izraeli.[11]

Edhe pėrkundėr kėsaj, sionistėt janė munduar vazhdimisht qė lėvizjen e tyre ta lidhin, madje edhe ta identifikojnė , me hebraizmin. Nė vitin 1897, nė kongresin sionist nė Bazel, Herzl ka deklaruar se kthimi nė Sion duhet tė pasohet me kthimin nė fenė hebraike. Lidhshmėrinė e sionizmit dhe tė hebraizmit e pranon edhe Veizman (Chaim Weizmann, 1949-1952), kryetari i parė izraelit, kur thotė: "Hebraizmi dhe sionizmi ynė janė tė lidhur dhe tė pandashėm dhe nuk mund tė shkatėrrohet sionizmi pa u shkatėrruar hebraizmi."[12]

Ben Gurion, kryeministėr i parė i Izraelit, thotė: "Ekzistencėn dhe gjallėrinė e vet sionizmi e nxjerr nga dy burime. Nga burimi qė ėshtė i thellė, emocional dhe i amshueshėm, qė ėshtė Premtim Hyjnor i ndarė nga koha dhe hapėsira, i vjetėr sa ėshtė i vjetėr edhe vetė populli ēifut. Dhe nga burimi qė ėshtė shpresa pėr kthim. Premtimi e ka burimin nga rrėfimi mbi hebreun e parė,[13] tė cilit i ėshtė thėnė nė qiell:

"Kėtė tokė do t'ia jap farės sate prej lumit tė Egjiptit deri nė Lumin e madh-Eufrat". (Zanafilla/ 15:18).

Izraelitėt harrojnė me dashje se nga pasardhėsit e Ibrahimit ėshtė edhe njė komb tjetėr, bijtė e Ismailit, tė cilėve u ėshtė premtuar se do tė kenė pushtet dhe do tė jenė tė shumtė[14] : "Megjithatė edhe birin e shėrbėtores (Agaras) do ta bėj popull tė madh, sepse ėshtė fara jote." (Zanafilla / 21:13)

Zyrtarisht lėvizja sioniste filloi mė 1897, nė Konferencėn Botėrore tė Sionizmit nė Bazel, nga Theodor Herzl-i (1860-1904). Qė nga ajo kohė ka pasur pėrpjekje tė organizuara pėr t'i bindur hebrenjtė tė emigrojnė nė "Dheun e Izraelit", nė Palestinė. Sionizmi e arriti qėllimin e vet kryesor mė 1948 me krijimin e shtetit tė Izraelit qė u njihte, sipas "Ligjit tė Kthimit", tė gjithė hebrenjve tė drejtėn tė rronin brenda kufijve tė tij. Qė nga ajo kohė, sionizmi ka marrė kuptimin e mbėshtetjes tė shtetit tė Izraelit.[15]

Sipas Golda Meir i ashtuquajturi problemi i hebrenjve, qė nė fakt ishte problem i tė krishterėve, ishte pasojė e humbjes sė atdheut nga hebrenjtė. Prandaj ai nuk mund tė zgjidhej, derisa ata tė mos fitonin sėrishmi atdheun e tyre. Ai vend sipas saj mund tė ishte vetėm Sioni, vend nga i cili qenė dėbuar hebrenjtė gati para 2 mijė vjetėsh.[16]

Sionizmi si njė lėvizje hebreje qė pati pėr qėllim themelimin e shtetit kombėtar izraelit nė Palestinė, pas themelimit tė Izraelit, nuk u ndal asnjėherė nė zgjerimin e kufijve tė tij.[17]

Sionistėt, qė nga fillimi, kanė bėrė thirrje pėr ngritjen e njė shoqėrie ēifute tė pavarur nė Palestinė. Golda Meir, mė 25 qershor tė vitit 1969, nė Kneset, ka deklaruar: "Dėshiroj qė nė shtetin hebraik tė vendos shumicėn e hebrenjve, gjė qė nuk mund tė bėhet brenda natės. Gjithmonė kam besuar se ky ėshtė thelbi i sionizmit."[18]

Nga e gjithė kjo rrjedh se sionizmi politik ėshtė njė organizatė qėllimi i sė cilės ėshtė zbatimi i planeve tė dizajnuara pėr kthimin e famės sė Izraelit Biblik, pėr ndėrtimin e Tempullit tė Solomonit dhe, mė pas, pėr ngritjen e mbretėrisė sė Izraelit tė madh.[19]

Prandaj, shpejt pas themelimit tė lėvizjes sioniste politike, njė pjesė e hebrenjve vėrejtėn qartė se ajo kishte synime nacionaliste dhe se nuk do t'i respektonte tė drejtat e popujve tė tjerė, qė mund t'iu shkaktonte dėm tė madh edhe vetė hebrenjve. Pikėrisht pėr kėtė, shumė hebrenj themeluan organizata dhe shoqata tė ndryshme qė veprojnė kundėr sionizmit politik. [20]

Me hapjen e byrosė palestineze nė Jafa, nė vitin 1908 dhe, mė pas, me formimin e kibucėve tė parė nė tokėn e blerė nga fondi nacional hebraik, ēifutėt rusė kanė ndikuar nė mbizotėrimin e krahut rus ndaj atij perėndimor nė trupin suprem tė lėvizjes sioniste.
Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com

----------------------------------------------------------------------------
[1] Shelebi, dr. Ahmed, Mukarenetu El Edjan, El Jehudijeh, Mektebetu en Nehdetu El Masrijeh, Kajro, 1986, f. 118-119.
[2] El Mesiri, Abdulvehab Muhammed, Mevsua El Jehud ve El Jehudietu ve as Sahjunijeh, Dar Esh-Shuruk, Bejrut, 1999, vėllimi II, f. 112.
[3] Mustafa, Abdulaziz, Xhamia Al Aksa pėprara se tė shkatėrrohet, SIRA, Prishtinė, 2006, f. 59.
[4] Ibid, f. 59.
[5] Theodor Herzl-i nė vitin 1896 shkroi librin: Der Judenstaat (Shteti i hebrenjve), ku bėnte thirrje pėr krijimin e njė vatre tė hebrenjve nė Palestinė. Herzl-i thotė se pėr kėtė ishte frymėzuar nga afera Dreyfus, ku Alfred Dreyfus-i, njė oficer hebre i ushtrisė franceze, nė vitin 1894 u dėnua pa tė drejtė si spiun i Gjermanisė dhe u internua nė Ishullin e Djallit. Shih: McLean, Iain, Fjalor Politik, Oxford, Shtėpia e librit & dhe komunikimit, Qendra ndėrkombėtare e kulturės, Tiranė, 2001, f. 217.
[6] Garaudy, Roger, Rasti Izrael, studim i sionizmit politik, Tetovė, (pa botues), 2002, f. 11.
[7] Sakar, Muhamed Ibrahim Esh Sherbini, El Hareketu El Mesihijetu El Usulijetu El Emerikijeh El Muasireh ve alakatuha bis Sahjunijeh, Daru Tevzi ven Nesher El Islamijeh, Kajro, 2003, f. 43.
[8] Garaudy, Roger, Rasti Izrael... op. cit., f. 11.
[9] Armstrong, Karen, Feja nuk ėshtė shkak i pėrēarjeve nė botė. Shih:

http://www.zeriisla m.com/2008/ Feja-nuk- eshte-shkak- i-percarjeve- ne-bote.html (me datė 25. 06. 2008.)

[10] Sakar, Muhamed Ibrahim Esh Sherbini... op. cit., f. 42.
[11] Sipas Buber-it, Hebraizmi nuk ėshtė vetėm komb. Hebraizmi nė tė vėrtetė e ka edhe atė kuptim, por pėr shkak tė vetive specifike, tė lindura me tė, qė nėnkupton edhe bashkėsinė fetare, Hebraizmi ėshtė diē mė tepėr se ajo". Shih: Garaudy, Roger, Rasti Izrael... op.cit., f. 29.
[12] Et Tevbe ,Gazi, El Kadijetu El Filistinietu El Vaki Ve El Afak, El Mekteb El Islami, Bejrut, 2005, f. 37.
[13] Sipas Dhiatės sė Vjetėr Abrahami ėshtė hebreu i parė. Prandaj termi "hebre" rrjedh nga Abrahami pėr tė cilin nė Dhiatėn e Vjetėr thuhet: "Dhe, ja, njė i ikur, e njoftoi Abrahamin Hebre …" (Zanafilla, 14: 13).

Ndėrkaq, Kur'ani i shenjtė deklaron se Ibrahimi nuk ishte hebre: "Ibrahimi nuk ka qenė as jehudi as i krishterė, por ai ishte larg besimeve tė kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarėve". (Ali Imran: 67). Shih: Al-Havali, dr. Sefer, Kuds izmedu istinitog i lažnog obečanja, (pa vend dhe vit botimi) str. 16 & http://en.wikipedia .org/wiki/ Hebrew_language (me datė 30. 06. 2008.)

[14] Mustafa, Abdulaziz, op.cit ., f. 59.
[15] McLean, Iain, op .cit., f. 524-525.
[16] Meir, Golda, Izraeli im (fejtoni 1), Zėri, e shtunė, 7 Shtator, 2002, Prishtinė, f. 18.
[17] Rifai, Muhamed Fethi, Mendimi Islam, Furkan ISM, Shkup, 2003, f. 114-115.
[18] Garaudy, Roger, Rasti Izrael... op. cit., f. 63.
[19] Helsell, Grace, Pėrshpejtimi i dėnimit tė Zotit, Furkan ISM, Shkup, 2006, f. 83.
[20] Hebrenjtė dhe sionizmi, (revista) Novi Horizonti, nr. 6/09. 2004, marrė nga: http://www.zeriisla m.com/2008/ Hebrenjte- dhe-sionizmi. html (me datė 28. 06. 2008.)