Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 125 prej 125
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    1 402 000 qytetarë shqiptarë aplikuan për letërnjoftime elektronike.

    Konferencë për shtyp e Ministrit të Brendshëm Z. Bujar Nishani.Dt 19.06.2009

    Duke ju falënderuar për prezencën tuaj sot këtu, dua t'i përcjell opinionit publik lajmin se deri ditën e djeshme, kur ka qenë afati i fundit për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik për ata shtetas që nuk disponojnë një pasaportë, pra që nga mesi i muajit Janar kur nisi ky proces dhe deri dje, u paraqitën dhe aplikuan për letërnjoftimet elektronike 1 402 000 shetas shqiptarë.
    Gjej rastin të falënderoj të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët shfrytëzuan të gjitha kapacitetet, që për hir të së vërtetës kanë qënë shumë më të mëdha se ajo çka u realizua. Nëse kanë aplikuar 1 402 000 qytetarë, këto kapacitete kanë qenë për 2.5 milion qytetarë shqiptarë.
    Njëkohësisht i shpreh mirënjohjen dhe falënderimet edhe koncesionarit, kompanisë ALEAT, për bashkëpunimin shumë të mirë që ka patur me strukturat e Ministrisë së Brendshme, të ngarkuara për implementimin e këtij projekti madhor të qeverisë shqiptare.

    Gjithashtu do të desha që nga dita e sotme dhe deri në ditën e zgjedhjeve t'u bëja thirrje të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar për letërnjoftimet elektronike dhe që ende nuk i kanë marrë nga zyrat e gjendjes civile, të paraqiten sa më parë për t'i tërhequr ato.

    Nëse kemi 1 402 000 qytetarë që kanë aplikuar përletërnjoftimet elektronike janë vetëm 1 050 000 që i kanë tërhequar deri më tani. Ndaj do t'u lutesha qytetarëve që ende nuk i kanë tërhequr letërnjoftimet elektronike, të paraqiten sa më shpejt pranë zyrave përkatëse për të bërë të mundur tëheqjen e letërnjoftimeve, të cilat janë të gatshme për t'u dhënë.

    Ministria e Brendshme
    --------
    E përgëzoj MPB,kompaninë prodhuese dhe gjithë stafin administrativ të pushtetit qendror e lokal për këtë punë kolosale të këtyre pak muajve për pajisjen e shtetasve shqiptarë me karta identiteti dhe pasaporta të një niveli që mund t/ia kenë lakmi shumë vende edhe më të përparuara se Shqipëria.
    Nga gjithë kjo punë kolosale,pas zgjedhjeve të 28 qershorit do të duhej të bëhej një analizë e shumanëshme e tërë kësaj odisejade të paparë në asnjë vend demokratik të kontinentit tonë.
    Analiza ,sipas mendimit tim do të duhej të përfshinte:
    1.Një historiat të shkurtër të problemit, duke ngërthyer në veti edhe një krahasim me shumë shtete tjera që kanë kaluar këtë fazë tranzicioni me migrime të jashtme e të brendëshme të këtyre përmasave.
    2.Shkaqet e vonesës së inicimit dhe përfundimit të kësaj pune ordinere të pushtetit në këto 18 vjet,sidomos pas fazës së "konsolidimit" të pushtetit pas rrëmujës së 1997-tës.
    3.Shkaqet e shtyrjeve disa vjeçare të hartimit dhe miratimit të dispozitave themelore ligjore për një proces të këtillë dhe arsyet e politizimit të skajshëm të këtij obligimi rutinor të shtetasëve,çfarë paraqet pajisja me ID në çdo vend normal.
    Përgjigjja që do të rridhte nga kjo analizë (që mundësisht të bëhet nga ndonjë institut me renome në studime demografike),do të nxirrte edhe konluzionet e nevojëshme për përfundimin njëherë e përgjithmonë të këtyre pehlivanllëqeve që i kanë kushtua e po i kushtojnë shumë reputacionit të shtetit shqiptar,duke i detyruar që edhe miqët amerikanë(rasti i diskutimit në Senatin amerikan) e evropianë të merren seriozisht me ketë problem inekzistent.
    Duhet një herë e mirë të identifikohen shkaqet,akterët dhe ekzekutuesit e një plani e politike të këtillë, shume të tejdukshme,që ashiçare kishte për qellim deskreditimin e shtetit dhe qeverisë së tij,me synimin përfundimtar-shtyrjen në pakufi e deri në apsurd të procesit të integrimit të vendit në strukturat e NATO-s dhe UE.
    Ka ardhur koha që përfundimisht të vehen pikat e mëdha mbi i-të e disa subjekteve politike,që ato njëherë e mirë të deklarohen haptas, janë apo sjanë për integrime në strukturat e botes moderne,apo janë ende peng i nostaligjisë së disa integrimeve tjera që kanë perenduar me kohë.
    Kjo lojë e strucit e PS dhe satelitëve të saj,me këtë proces shumë transparent e shumë profesional,çfarë u demonstrua nga këta këtë vit,është një nga talljet më makabre e më të pështira,por edhe të fundit besoj,të këtyre personazheve me këtë popullë që ashiçare donë të shkëputet definitivisht nga ankthi i së shkuarës.

  2. #122
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Kartat, Ministria: Zyrat, hapur edhe nesër

    TIRANË- Të gjithë qytetarët që kanë bërë aplikimin por nuk kanë tërhequr kartën e identitetit kanë mundësi ta marrin ata edhe gjatë ditës së nesërme (28 qershor). Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Brendshme ka deklaruar se zyrat e shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike do të qëndrojnë të hapura edhe nesër deri në orarin zyrtar të mbylljes së votimit të gjitha qendrat e votimit në Shqipëri.

    Sipas zëdhënësit të ministrisë, kjo bëhet për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë aplikuar dhe nuk e kanë tërhequr ende letërnjoftimin. "Gjithashtu dhe për t'ua mundësuar të drejtën e votës deri në minutën e fundit, zyrat e shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike do të funksionojnë edhe nesër gjatë gjithë ditës, nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes"- thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brendshme.

    Ministria e Brendshme u ka bërë thirrjen e fundit qytetarëve të shfrytëzojnë kohën dhe lehtësitë e krijuara, të tërheqin letërnjoftimet për të cilat kanë aplikuar dhe të ushtrojnë të drejtën e ligjshme për të votuar. Jo vetëm kaq, por edhe një thirrje për të dëshmuar vullnetin dhe përkushtimin e tyre maksimal për zgjedhje të qeta, të lira e të ndershme, dhe sigurisht duke respektuar standardet ndërkombëtare të zhvillimit të zgjedhjeve.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #123
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Ministria e Brendshme: Merrni kartat dhe pasaportat

    Ministria e Brendshme u bëri dje thirrje qytetarëve të aplikojnë për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. Pasaportat aktuale do të jenë të vlefshme edhe për 17 muaj, ndërsa kartat e identitetit do të zëvendësojnë certifikatat, të cilat do të jenë të vlefshme deri në fund të këtij viti.

    Apelit të Ministrisë së Brendshme i është bashkuar edhe zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Klodian Branko, i cili thekson se pasaporta biometrike dhe karta e identitetit u duhet shtetasve për të përfituar nga liberalizimi i vizave me Bashkimin Europian.

    Ministria e Brendshme u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë aplikuar deri më tani për letërnjoftimin elektronik të paraqiten pranë zyrave të aplikimit për t‘u pajisur me kartën e identitetit me pasaportën biometrike. Pajisja me kartë identiteti është e domosdoshme për çdo qytetar të përfitojë shërbimet dhe të realizojë marrëdhëniet me institucionet publike dhe ato private.

    Tani i vetmi dokument identifikimi do të jetë letërnjoftimi elektronik. Pajisja me pasaportë biometrike bëhet me të njëjtën procedurë dhe në të njëjtën zyrë aplikimi. "Posedimi i një pasaporte biometrike është një nga kushtet themelore të përfitimit të liberalizimit të vizave", deklaroi Klodian Branko.

    Fluksi i qytetarëve për të aplikuar për kartat e identitetit duket se ka rënë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, ku sipas autoriteteve të Ministrisë së Brendshme, letërnjoftimet elektronike, do të shërbenin si një dokument për të votuar. Por edhe pse tashmë, mendohej se do të kishte fluks si pasojë e ardhjes së emigrantëve, sportelet ku aplikohet për kartat e identitetit, si dhe për pasaportat biometrike, kanë qenë pothuajse bosh.

    Deri tani 25 mijë qytetarë shqiptarë janë pajisur me pasaportën biometrike dhe rreth 1.4 milionë shqiptarë kanë aplikuar për kartat e identitetit. Aplikimi për kartat do të bëhet në zyrat e posaçme pranë gjendjes civile nga e hëna deri të premten nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 16.00. Ndërsa pasaportat do të tërhiqen pranë komisariateve të policisë, për shkak të sigurisë që paraqet ky dokument, kurse aplikimi do të bëhet në të njëjtat zyra ku bëhet edhe për kartat e identitetit.

    Gjithashtu, në momentin që do të tërheqin dokumentet do të bëhet një verifikim i shenjës së gishtit të personit që tërheq dokumentin në rast se korrespondon me atë që ka aplikuar në fillim. Në rast se kjo nuk ndodh do të thotë se kemi një mospërputhje me shenjën e gishtit ky dokument është i pavlefshëm, megjithëse është i prodhuar, por i pavlefshëm për t‘u përdorur.

    Shqip
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #124
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Ministri sllovak: Pasaportat e reja me standardet më të larta

    Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe kreu i diplomacisë sllovake Miroslav Lajçak vizituan dje qendrën e prodhimit të pasaportave biometrike. Zyrtari i lartë i qeverisë së Sllovakisë e cilësoi procesin e pajisjes së qytetarëve shqiptarë me pasaportat e reja një argument shumë të fortë në marrjen e vendimit të BE për liberalizimin e vizave. "Duke gjykuar nga ajo që pashë në këtë qendër mund të them se procesi është konform standardeve më të larta ndërkombëtare dhe është përfundimisht një argument pozitiv shumë i fortë për marrjen e vendimit të BE për udhëtimin e lirë pa viza për qytetarët shqiptarë. Atë që kam parë këtu do të kem kënaqësinë ta paraqes tek partnerët dhe kolegët e mi të vendeve anëtare të BE,-deklaroi ministri i Jashtëm i Sllovakisë Miroslav Lajçak. Ndërsa ministri i Brendshëm, Basha u shpreh se procesi i aplikimit nga qytetarët shqiptarë për pasaporta biometrike është plotësisht në udhë të mbarë. "Sot ne kemi arritur qartësisht dhe bindshëm ritmet më të larta në gjithë kontinentin evropian përsa i përket aplikimeve për frymë për pasaporta biometrike" tha Basha. I pyetur nga mediat mbi tejkalimin e afatit dyjavor të pajisjes me pasaportë biometrike gjatë periudhës së fundvitit 2009 dhe fillim vitit 2010, ministri Basha iu përgjigj se kjo është rrjedhojë e një fluksi të jashtëzakonshëm aplikimesh brenda një kohe të shkurtër, kur ka pasur ditë që kanë shënuar edhe 11 400 aplikime për pasaporta biometrike. "Megjithatë ne kemi marrë të gjitha masat në bashkëpunim me koncensionarin "Aleat" për të përshpejtuar dhe për të rritur kapacitetet pro-dhuese në mënyrë që koha e pritjes edhe për këtë periudhë të pikut të aplikimeve të jetë sa më e shkurtër", deklaroi ministri i Bre-ndshëm. Sipas të dhënave të këtij dikasteri bëhet e ditur se, që nga fillimi i procesit e deri më tani kanë aplikuar për pasaportë biometrike afro 450 mijë qytetarë shqiptarë. Pajisja e qytetarëve me pasaportat e reja është një nga kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

    Panorama

  5. #125
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Pasaportat biometrike, Basha: Së shpejti prodhimi edhe në konsullata

    Kompania franceze Aleat, e cila prodhon kartat e reja të identitetit dhe pasaportat e reja biometrike ka avancuar me shërbimin e saj ndaj qytetarëve duke shtuar shërbimet.
    Ministri Basha deklaron se dyfishimi i kapacitetit të prodhimit të këtyre dokumentave do të pasohet dhe me vënien në funksion të katër zyrave konsullore në Itali dhe Greqi. Ai kërkoi respektim rigoroz nga ana e firmës koncensionare të afateve të prodhimit të këtij dokumenti.
    Shqipëria është i pari vend në Europë që prodhon një dokument të sigurtë identifikimi për azilkërkuesit.E para pasaportë për këtë kategori është prezantuar nga vetë ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, në zyrat e qendrës së personalizimit të të dhënave.
    Pas vendimit të liberalizimit të vizave për shqiptarët, 14 mijë qytetarë, arritën të pajisen me pasaporta biometrike vetëm nëpërmjet një aplikimi të shpejtë që mundëson prodhimin dhe dorëzimin e pasaportës brenda dyditësh. Ndërsa numri i aplikimeve për këtë dokument ka arritur në 1 milion e 500 mijë.

    TV Klan

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. A jane keta muslimanet qe ne duhet ti ndjekim!!!
    Nga Gostivari_usa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 00:55
  3. Powell: Do te ndjekim nje politike te jashtme agresive
    Nga Kryeplaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •