Mesuesit te cilet e kane mbushur vjetersine e punes me 31 dhjetor 2007 dhe qe duan t'i nenshtrohen provimit per shkallen e kualifikimit, duhet te kene kujdes ne tre pika: Ne zoterimin e programeve lendore, zoterimin e anes shkencore te lendes shkollore dhe zoterimin e anes metodike te lendes. Ministria e Arsimit dhe e Shkences ka publikuar modele testesh, per mesuesit qe do t'i nenshtrohen atestimit ne mars te ketij viti.

Programi

Sa i perket programit per fitimin e shkalleve te kualifikimit te mesuesve ne arsimin parauniversitar ai eshte pak a shume i njejte per te gjithe. Keshtu, Njohja me Kushtetuten e Shqiperise, eshte nje prej pikave kryesore te programit te testimit, duke pasur parasysh faktin se njohja e akteve ligjore, e strategjise kombetare per arsimin, si dhe e akteve kryesore normative per shkollen, jane te nevojshme qe te njihen nga te gjithe mesuesit, pavaresisht nga lendet qe ata zhvillojne. Se dyti, nje rendesi te vecante paraqet edhe strategjia e zhvillimit te Arsimit Parauniversitar 2004-2015. Per kete, mesuesit duhet te dine ne "maje te gishtave" procesin e kurrikules per trajnimin e mesuesve, sigurimin e cilesise, zhvillimin e teksteve shkollore, burimet alternative te mesimdhenies, etj. Per edukatoret, eshte perpiluar nje program qe mbeshtet politikat arsimore, shteterore dhe ne menyre te vecante, strategjine e arsimit parauniversitar, lidhur me ceshtjet e trajnimit e te kualifikimit te mesuesve ne pune. Ne program, mesuesit do te gjejne te pasqyruar ceshtje, probleme dhe aspekte te ndryshme te arsimit.

Profilet

Testi i mesuesve do te jete i specifikuar sipas profilit te tij. Pyetjet e testit do te kene shume ndryshime per nje mesues te letersise, gjeografise, matematikes, apo mesues te nje lende tjeter. Me konkretisht, marrim si shembull mesuesit e gjeografise ne arsimin e mesem. Nje nga pyetjet qe do te zere vend te vecante eshte objektivi qe arrin te realizohet nepermjet programit te Gjeografise fizike te shkolles se mesme te profilizuar, vendin qe ze trashegimia e vecante natyrore, ne trashegimine e pergjithshme qe afron natyra e nje vendi. Pervec ketyre, nje mesues i gjeografise duhet te dije fare mire thelbin e dukurive dhe proceseve fiziko-gjeografike mbi bazen e nje pergatitjeje te pershkallezuar dhe ballafaqimit te vazhdueshem me te menduarit kritik e krijues. Nga ana tjeter, mesuesi qe do t'i nenshtrohet atestimit duhet te kuptoje domosdoshmerine e njohjes se vlerave te trashegimise natyrore dhe kulturore, per edukimin ekologjik dhe atdhetar, per zhvillimin e turizmit etj. Megjithate, pervec testimit me goje, rol kryesor do te kete edhe portofoli i mesuesit qe duhet ta pergatisin te gjithe ata qe duan te marrin pjese ne testim. Ky dokument duhet te kete ne brendesi : Jeteshkrimin e mesuesit me fotografi, planin mesimor vjetor, objektivat e arritjeve te nxenesve per nje kapitull, ne tri nivele (ne nje lende dhe klase te caktuar, modele testesh te hartuara prej tij (2-3 teste), etj. Tashme programet e testimit sipas lendeve jane shperndare ne drejtorite e shkollave dhe secili mesues mund t'i gjeje ato prane drejtorise se shkolles se tij. Gjate kesaj periudhe mesuesit qe do te hyjne ne kete proces do te pajisen me nje vleresim te brendshem te realizuar nga drejtoria e shkolles dhe nje vleresim te jashtem nga sektori i inspektimit ne DAR.



Provim me goje per mesuesit e artit dhe teknikes

Specifikat e provimit me goje lidhen me faktin se ne to, perfshihen specialiste jo te lendeve te vecanta, por te fushave si: edukim artistik, edukim fizik dhe edukim teknik dhe teknologjik. Sipas specialisteve, ne ndryshim nga mesuesit e lendeve te vecanta, ketu ka nje numer te madh profilesh, qofte ne edukimin artistik, sidomos ne ate teknik dhe teknologjik. Eshte hera e pare qe operohet me nje vleresim te tille te perqendruar me goje. E vecanta e provimeve me goje ne krahasim nga provimi me shkrim eshte fakti qe i njejti specialist, jep disa lende te ndryshme per shkak te ngarkeses, sidomos ne shkollat e mesme profesionale e social-kulturore.





Shembull:

Model testi per mesuesit e gjeografise

Te njohin thelbin e dukurive dhe proceseve fiziko-gjeografike mbi bazen e nje pergatitjeje te pershkallezuar dhe ballafaqimit te vazhdueshem me te menduarit kritik e krijues.



E reja e programit te Gjeografise fizike te shkolles se mesme te profilizuar, krahasuar me ate te Gjeografise fizike te shkolles se mesme te pergjithshme ( te meparshme) qendron ne :

1. pasqyrimin e nje objekti studimi te ri

2. krijimin e vazhdimesise lendore

3. pasqyrimin e Tokes si nje planet jetesor

4. pasqyrimin e vendit qe ze Toka ne sistemin Diellor (1 pike)



Cili eshte numri i puneve praktike te planifikuara ne programin e Gjeografise fizike te shkolles se mesme te profilizuar: _dhe cila prej tyre trajton dhe shpreh me qarte e dukshem lidhje midis disa komponenteve te gjeosistemit:_(2 pike)



Puna praktike me teme: "Leximi krahasues, interpretimi i hartave te klimes, te bimesise, te tokave, per percaktimin e lidhjeve ndermjet komponenteve te gjeosistemit". Per aspektin metodik te lendes



Qellimi i perdorimit te brainstorming-ut (stuhi mendimesh) ne gjeografi eshte:

1. te zhvilloje aftesite shoqerore e komunikuese te nxenesve ne grup

2. te rrise pavaresine e nxenesit per pune krijuese

3. te beje sintezen e problemit qe trajtohet

4. te vere ne dukje sa me shume ide rreth problemit qe trajtohet (1 pike)



Me cilen forme perafrohet Toka kur midis rrezes polare veriore dhe rrezes

polare jugore te saj, ka diference ne gjatesine e tyre? (1pike)



Zonaliteti i ngrohtesise dhe i ndricimit ne siperfaqen e Tokes lidhet me:

a. permasat e Tokes

b. masen e Tokes

c. formen sferike te Tokes

d. gravitetin e Tokes (1pike)



Gjate rrotullimit te Tokes rreth vetes, midis pikave qe ndodhen ne te njejten meridian (gjate rrotullimit 360*) ndryshon:

a. shpejtesia kendore

b. shpejtesia lineare

c. shpejtesia e rrotullimit te Tokes rreth vetes

d. shpejtesia e rrotullimit te Tokes rreth Diellit (1pike)


K.J