Ilaēet Statin


Rreth 25 milionė njerėz nė mbarė botėn marrin barna statin pėr mbajtjen nėn kontroll tė nivelit tė kolesterinės. Statinėt janė edhe mes barnave me shitjen mė tė madhe nė botė. Vlera e tyre arrin rreth 22 miliardė dollarė nė vit.

Mjekėt thonė se njė studim i ri i kryer nga prodhuesit e ilaēit statin Crestor mund tė ndihmojė pėr tė njėjtėsuar mė shumė pacientė me rrezik ndaj goditjeve nė zemėr e bllokimit tė artereve nė tru. Studimi i paraqitur pranė shoqatės amerikane kundėr sėmundjeve tė zemrės lė tė kuptohet se nga marrja e njė ilaēi statin pėr uljen e kolesterinės mund tė pėrfitojnė edhe personat me artere tė pezmatuara megjithėse kanė nivel normal ose tė ulėt kolesterine.

Pėr shumė vite, barnat statinė u janė janė rekomanduar pacientėve me nivel tė lartė kolesterine, pėr t’i ndihmuar qė tė parandalojnė bllokimin e artereve dhe tė ulin rrezikun e goditjeve nė zemėr, si dhe tė shmangin hemoragjitė cerebrale. Por studimi i ri arriti nė pėrfundimin se kėto lloj barnash mund tė ndihmojnė edhe 30 pėrqind tė pacientėve tė tjerė pėr parandalimin e sėmundjeve nė zemėr. Sipas prodhuesve tė barnave statin qė financuan studimin, nga marrja e kėtij ilaēi do tė pėrfitonin edhe 32 milionė njerėz me nivele normale tė kolesterinės, por me shenja pezmatimi arterial.

Studimi i quajtur Jupiter, mori nė shqyrtim 18 mijė vetė pėr dy vjet. Rezultatet ishin aq tė qarta e bindėse sa qė shkencėtarėt e panė tė arsyeshme tė mos e vazhdonin mė tej. Kardiologu Dejvid Purl pranė spitalit tė universitetit Xhorxhtaun nė kryeqytetin amerikan, thotė se ilaēet statin tani do tė shihen edhe mė shumė si mjete tė besueshėm nė mjeksinė parandaluese. Ai thotė se shkencėtarėt po pėrpiqen pėr ta sulmuar sėmundjen qė nė fazė tė herėshme, nė mėnyrė qė njerėzit tė trajtohen para se tė pėsojnė goditje nė zemėr dhe pėr t’i shpėtuar ata nga ndėrhyrjet kirugjike.

Studimi Jupiter u pėrqėndrua nė ilaēin Rosuvastatin, qė shitet nėn emrin Crestor. Studimi u krye nė mėnyrė tė pavarur, megjithėse u financua nga firma farmaceutike Crestor. Kjo firmė prodhon edhe ilaēin qė mban tė njėjtin emėr. Crestor - Krestor ėshtė njė ilaē relativisht i ri mes barnave tė shumta tė tjera llojit statin qė shiten me recetė nė farmaci. Crestor ėshtė edhe njė nga ilaēet mė tė shtrenjta nė treg. Doktor Purl thotė se mjekėt dhe pacientėt duhet tė peshojnė tė mirat qė sjell ilaēi, koston dhe efektet anėsore tė tij. Pas pėrdorimit pėr njė kohė tė gjatė, ilaēet statin mund tė prekin mėlēinė, ndėrsa studime tė tjera kanė treguar se statinėt ndikojnė nė njė farė shkalle edhe nė shtimin e rrezikut tė prekjes nga diabeti. Doktor Purl thotė se rezultatet e studimit tė ri nuk duhet tė kuptohen se ēdo njeri me nivel normal tė kolesterinės duhet tė marrė statin. Ky lloj ilaēi duhet tė merret vetėm kur personi ka shenja tė pezmatimit tė artereve tė gjakut. Duke u njohur me rezultaet e studimit, doktor Purl i universitetit Xhorxhtaun mendon se tani gjithnjė e mė shumė mjekė do tė kėrkojnė qė si pjesė e ekzaminimit rutinė tė pacientit tė pėrfshihet edhe analiza e veēuar e gjakut pėr tė njėjtėsuar proteinėn reaktive C.

Imazhet kompjuterike nė ndihmė tė kirurgjisė


Njė kompjuter i ri qė mundėson paraqitjen shumė dimensionale tė trupit tė njeriut shumė shpejt mund tė pėrdoret nga mjekėt pėr tė pare nga brenda organizimin e pacientėve. Kjo paisje e re ėshtė zhvilluar nga shkencėtarėt pranė universitetit tė Kalgarit nė Kanada. Ata thonė se pamjet e prodhuara nga ky kompjuter janė me njė rezolucion 10 herė mė tė lartė sesa fotografitė e zakonėshme. Profesori Paul Gordon thotė se nga kjo pajisje do tė pėrfitojnė si studentėt e mjekėsisė edhe pacientėt. Pėr shembull para njė operacioni tė vertebrės, nėpėrmjet kėsaj paisjeje me pamje shumė dimensionale, mjeku ėshtė ne gjendje tė kryeje operimin nė mėnyrė virtuale dhe tė shikojė efektet e mundshme, para se tė kryejė operimin e vėrtetė. Projektuesit e kėtij kompjuteri me imazhe shumė dimensionale thonė se pajisja do t’u jape mjekėve njė mėnyrė tė re pėr kuptimin dhe trajtimin e sėmundjeve.

Pijet alkoholike

Marrja e moderuar e pijeve alkoholike mund tė pėrmirėsojė shėndetin, por studimet e kohėve tė fundit tregojnė se kur kjo kėshillė shpėrdorohet, atėherė krijohen probleme nė zemėr. Autorėt e studimit morėn nė shqyrtim mijėra gra tė moshės 30 deri 40 vjeē dhe vunė re se ato qė merrnin dy ose mė shumė gota me pije alkoholike nė ditė rrezikoheshin pėr t’u prekur nga ērregullimet e rrahjeve nė zemėr.

Shumė studime kanė arritur nė pėrfundimin se konsumimi nė masė apo i moderuar i pijeve alkoholike ul nė njė fare shkallė rrezikun pėr t’u prekur nga sėmundje nė zemėr.
Pyetja qė shtrohet ėshtė: Ēfarė sasie quhet e moderuar dhe a dėmtohet zemra nga tejkalimi i kėsaj mase?

Pėr t’iu pėrgjigjur kėtyre pyetjeve, shkencėtarėt morėn nė shqyrtim rreth 35 mijė gra nė moshė mesatare. Ata vunė re se edhe dy gota pijesh alkoholike nė ditė venė nė rrezik shėndetin e zemrės. Studimi u krye nga shkencėtarėt pranė spitalit tė grave dhe Brigham nė Boston, tė cilėt vėzhguan e grumbulluan tė dhėna mė shumė se 12 vjet duke i pyetur grate nė mėnyrė periodike rreth pėrdorimit tė alkoholit dhe ēfarė problemesh kishin provuar gjatė ose pas pirjes.

Kėto tė dhėna shkencėtarėt i krahasuan me tė ato tė grumbulluara duke pyetur njė grupi tjetėr grash qė nuk pinin alkohol. Ata arritėn nė pėrfundimin se grate qė kishin pirė 2 ose mė shumė gota nė ditė ishin 60 pėrqind mė nė rrezik pėr t’u prekur nga ērregullime tė rrahjeve tė zemrės ose atrial fibrillation, gjendje qė shton gjasat pėr goditje a paralize. Ndėrsa, gratė qė kishin konsumuar mė pak se dy gota pijesh nė ditė nuk patėn ndonjė rrezik pėr problem nė zemėr. Sipas ekspertėve, kjo lė tė kuptohet se pėrdorimi i pijeve alkoholike nė mėnyrė tė kufizuar, mė pak se dy gota nė ditė, ėshtė mėnyra mė e mire pėr tė patur njė zemrė tė shėndetėshme nė periudhė afatgjate. Rezultatet e studimit u botuan nė revistėn e shoqatės amerikane tė mjekėsisė, Jama