Dita e Ujit te Bekuar (6 janar)


Si te kremte e ka edhe krishterimi, por s'ka dyshim qe origjinen kjo feste e ka qe nga popujt e lashte, shume shekuj para Krishtit. Ritet e kesaj feste, qofte parakrishtere, qofte krishtere, kane te bejne me kultin e ujrave e me rite magjike te ujit per pjellori e mbaresi. Aty-ketu ne kete te kremte ruhen rite qe kane te bejne me ato te 24-25 dhjetorit. Ne cdo te kremte nder shqiptare, si edhe ne popuj te tjere te Europes kemi "Naten e Festes" dhe "Diten e Festes".
E para bie nje mbremje para festes dhe pikerisht ne ate kohe fillon festa. Kjo tradite gjendet ne kalendaret e Mesopotamise dhe te Hebrejve te lashte dhe ka te beje me rregullin sipas te cilit dita 24 oreshe fillonte ne mbremje, me te perenduar te diellit.
Kalimi i riteve te ktheses diellore nga 24 dhjetori ne 6 janar, pra diten e "Ujit te Bekuar" ka te beje me raportin midis kalendarit te ri a atij te vjeter, gjera qe ne ritet popullore e kultet bujqesore kane marre vecori krahinore. Ne fakt nga 24 dhjetori deri me 6 janar, jane 13 dite, shifer qe perputhet tamam me ndryshimin midis kalendarit te ri dhe ati te vjeter (shenojme ketu se disa vise kane qene nen ndikimin ortodoks).
Ne Ballkan te Sllavet Kershendellat i kremtonin ne 6 janar. Megjithate kremtimi i kultit te ujit, si rit krishter ne sllavet ortodoks, me nje sere ritesh parakrishtere te ketij lloji, ka qene i vecante ne baze te kalendarit te vjeter e qe kalendarin e ri nder artodokse binte ne 19 janar.
Kjo per popullin tone ishte dite pastrimi me ane te ujit, qe me kete rast, ai merrte tipare te mbinatyrshme, qofte ritet pagane po dhe ne elementet krishtere te ngjizur me to. Ujet, buka rituale e djathi ishin elemente kryesore ne keto rite. Ne Mirdite e ne vise te tjera te Veriut te Shqiperise kete dite gatuhej nje buke e vogel riti. Ne mes te saj behej nje brime ne forme rrethi e neper kete brime nga nje qyp, xhezve kafeje a ene tjeter me gryke te ngushte, pinin uje gjithe njerezit e shtepise. Menjehere pas kesaj thyhej buka ne fjale dhe hahej nga pak nga gjithe njerezit e shtepise.

Mitologjia nder shqiptare
Mark Tirta