Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    25 pyetje rreth Islamit

    Nga gjermanishtja: Mr. Rejhan Neziri

    Pyetja: 1.Ēka do tė thotė fjala “Islam”?

    Pėrgjigjja: Fjala Islam do tė thotė tė bėsh paqe dhe dorėzim. “Tė bėsh paqe” do tė thotė qė besimtari tė jetojė nė paqe e qetėsi me vetveten dhe me rrethin ku banon. “Dorėzimi” pėrdoret pėr ta theksuar pranimin e vullnetit tė Zotit. Muslimani e fiton me Islamin paqen duke iu nėnshtruar apo dorėzuar vullnetit dhe dėshirės sė Zotit. Nė Kur’an, nė librin e shenjtė tė muslimanėve, vetė Zoti thotė se Ai e ka zgjedhur Islamin si fe pėr njerėzimin: “Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe.“ (Kur’ani, 5:3).

    Muslimanėt e refuzojnė titullin “muhammedan” qė atyre u jepet nga ana e perėndimorėve, sepse Muhammedi (paqja dhe mėshira e Zotit qoftė mbi tė!) si pajgamber ka qenė vetėm pėrcjellės i porosisė sė Zotit dhe se i vetmi qė meriton adhurimin ėshtė vetė Zoti.



    Pyetja: 2. Kush ėshtė All-llahu?

    Pėrgjigjja: All-llah ėshtė njė fjalė arabe qė shėnon “Zotin njė” dhe nuk ėshtė emėr i njė zoti privat tė muslimanėve. All-llahu xh.sh. ėshtė i vetmi Krijues i gjithėsisė qė meriton tė adhurohet e tė respektohet; bile edhe tė krishterėt arabė Zotin e quajnė All-llah. Ai i ka krijuar njerėzit dhe pėrmes shpalljeve tė Tij ua ka treguar atyre rrugėn mė tė mirė pėr nė kėtė botė, nė mėnyrė qė nė botėn tjetėr (Ahiret) tė mos pėrjetojnė ndonjė dėnim.



    Pyetja: 3. Ēfarė do tė thotė titulli “musliman”?

    Pėrgjigjja: Sipas kuptimit tė fjalės musliman ėshtė njeriu i cili nė mėnyrė vullnetare i nėnshtrohet vullnetit tė Zotit dhe i cili krijimin e paqes e ka si obligim tė vetin. Njeriu bėhet musliman nėse deklaron se s’ka zot tjetėr pos Atij Njė dhe se Muhammedi a.s. ėshtė i dėrguar (profet) i Tij. Nė kuptimin mė tė gjerė musliman ėshtė personi i cili nė mėnyrė vullnetare dhe me vetėdije tė plotė i nėnshtrohet vullnetit dhe dėshirės sė Zotit. Nisur nga kjo arsye, tė gjithė pejgamberėt qė kanė qenė pėrpara Muhammedit a.s., po ashtu kanė qenė muslimanė. Kur’ani e pėrmend nė veēanti Ibrahimin a.s., i cili ka jetuar shumė mė herėt se Musai (Mozes) dhe Isai (Jezus) dhe i cili “nuk ka qenė as hebre e as krishter”, porse “musliman” (Kur’ani, 3:67), ngase ai i ėshtė nėnshtruar vullnetit tė Zotit.

    Nga ana tjetėr ka njerėz qė quhen dhe thirren se janė muslimanė, a nė fakt nuk i nėnshtrohen vullnetit tė Zotit, ashtu siē ka edhe tė tjerė qė bėjnė ēmos pėr tė ēuar njė jetė islame. Nuk duhet gjykuar rreth Islamit vetėm duke i shikuar njerėzit qė bartin emra muslimanėsh a nė tė vėrtetė me veprimet dhe jetėn e tyre nuk sillen si muslimanė. Se sa njė njeri ėshtė musliman, varet nga gatishmėria pėr t’iu dorėzuar dhe nėnshtruar me besim e vepra vullnetit tė Zotit.



    Pyetja: 4. Kush ka qenė Muhammedi?


    Pėrgjigjja: Muhammedi a.s. ka lindur nė vitin 570 nė qytetin e Mekkes tė Arabisė Saudite si anėtar i njė fisi tė njohur. Paraardhėsit e tij mbėrrijnė deri te pejgamberi Ismail a.s., djalė i Ibrahimit a.s. Babai i vdiq Muhammedit a.s. pak para se tė lindte ky, kurse nėna kur ky ishte 6 vjeē. Ai nuk ka ndjekur ndonjė shkollė, porse – ashtu siē praktikohej nė ato kohėra – ėshtė rritur nga njė mėndeshė (dado) dhe mė vonė ėshtė marrė nėn kujdesin e gjyshit e tė xhaxhai tė vet. Qė nga rinia ai ėshtė njohur si njė njeri i drejtė dhe i besueshėm. Afėrsisht kur ky kishte 40 vjet iu paraqit meleku Xhibril nė shpellėn nė tė cilėn ky ishte veēuar pėr meditim dhe e njoftoi atė se ishte pejgamber i Zotit. Shpalljet e mėtutjeshme kanė zgjatur pėr njė periudhė prej 23 vjetėsh dhe mė vonė janė pėrmbledhur nė formė libri. Ky libėr, pra Kur’ani, pėr muslimanėt ėshtė shpallja e fundit dhe definitive e Zotit. Kur’ani nuk ėshtė ndryshuar dhe ėshtė ruajtur nė formėn origjinale; ai e vėrteton Torėn (Tevratin), Psalmet (Zeburin) si dhe Ungjillin (Inxhilin), tė cilat me kalimin e kohės njerėzit i kanė ndryshuar.



    Pyetja: 5. A i luten muslimanėt Muhammedit?

    Pėrgjigjja: Jo. Muslimanėt nuk i luten as Muhammedit a.s. po as ndonjė pejgamberi tjetėr.Muslimanėt i njohin tė gjithė pejgamberėt e mėparshėm si Ademin, Nuhin, Ibrahimin, Davudin, Sulejmanin Musain, Isain si dhe tė gjithė tė tjerėt (paqa e Zotit qoftė mbi ta!). Muslimanėt besojnė se Muhammedi a.s. ka qenė vula e pejgamberėve, d.m.th. i dėrguari i fundit i Zotit. Ata besojnė se asnjė gjallesė tjetėr pėrveē Zotit nuk guxon tė adhurohet e tė lutet.
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Pyetja: 6. Ēfarė thonė muslimanėt pėr Isain (Jezusin)?

    Pėrgjigjja: Muslimanėt e vlerėsojnė dhe e respektojnė shumė lart Isain a.s. si dhe nėnėn e tij Merjemen (Marinė). Kur’ani na lajmėron se Jezusi (arab. Isa) ėshtė lindur pa baba si njė mrekulli e Zotit. “Vėrtet, ēėshtja e Isait (tė lindur pa baba) te All-llahu ėshtė sikurse ēėshtja e Ademit. Atė e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bėhu!” e ai u bė.” (Kur’ani, 3:59). Me ndihmėn e Zotit si pejgamber ai ka realizuar shumė mrekulli (arab. muxhize), ndėr tė tjera ai menjėherė sapo ka lindur ka mund tė flasė, pėr ta mbrojtur nėnėn e vet dhe pėr ta vėrtetuar drejtėsinė dhe pafajėsinė e saj. Zoti atij i ka dhėnė edhe aftėsi tė tjera si p.sh. shėrimin e tė verbėrve dhe tė sėmurėve, rizgjimin (ringjalljen) e tė vdekurve, formimin e njė zogu tė gjallė nga balta dhe mė e rėndėsishmja: Ai i ka dhėnė atij njė porosi e njė mesazh pėr njerėzimin. Kėto mrekulli, tė cilat ia pati dhėnė Zoti, e konfirmojnė pejgamberinė e tij. Ai nuk ėshtė kryqėzuar, porse ėshtė ngritur nė qiell (Kur’ani, 3:54-55). Sureja Merjem (19) i pėrshkruan mrekullitė e Isait a.s. nė ajetet 27-34.



    Pyetja: 7. A ka nė Islam drejtime tė ndryshme tė besimit?

    Pėrgjigjja: Nė Islam dallojmė dy drejtime kryesore: shiitėt dhe sunnitėt. E pėrbashkėt pėr tė dyja drejtimet ėshtė se Kur’ani dhe shėmbėlltyra e Muhammedit a.s. pėrbėjnė bazamentin e besimit tė tyre. Tė dyja falin pesė kohėt e namazit nė ditė, agjėrojnė muajin e Ramazanit dhe shkojnė nė haxhxh, vizitė Qaben nė Mekke. Dallimin midis kėtyre dy drejtimeve mund ta barazojmė me dy format e ndryshme tė tė menduarit tė tyre. Muslimanėt, tė cilėt fjalėt dhe veprat e Muhammedit a.s. i marrin pėr obligative, quhen sunnitė, kurse ata, tė cilėt si shtesė i marrin pėr tė sakta dhe vendimtare edhe fjalėt dhe mendimet e Aliut (dhėndėrrit tė Muhammedit a.s.) dhe tė cilėt Aliun e konsiderojnė pėr pasardhės politik dhe shpirtėror tė Muhammedit a.s., quhen shiitė. Termi “Shia” prej tė cilit rrjedh edhe termi “Shiitė”, do tė thotė “parti” – nė kėtė rast “parti e Aliut”. Realisht ajo ka filluar si parti politike, e cila ka dėshiruar t’i ndihmojė Aliut pėrballė kundėrshtarėve tė tij. Sot shiitėt pėrbėjnė afėrsisht 15 % tė popullatės sė pėrgjithshme tė muslimanėve. Shumica prej tyre jetojnė nė Iran dhe Irak, ndėrkohė qė muslimanėt e vendeve tė tjera janė kryesisht sunnitė.




    Pyetja: 8. Cilat janė detyrat kryesore tė njė muslimani?

    Pėrgjigjja: Islami mbėshtetet mbi pesė shtylla, prej tė cilave rrjedhin detyrat si vijojnė: 1) Dėshmia (shehadeh), se ka vetėm njė Zot dhe se Muhammedi a.s. ėshtė i dėrguar i Tij, 2) Namazi (salah), i cili duhet tė kryhet 5 herė nė ditė, 3) Agjėrimi (sijam), i cili kryhet gjatė muajit tė Ramazanit, 4) Lėmosha (zekah), qė ėshtė njė lėmoshė e detyruar pėr qėllime tė mira nga pasuria e pasanikėve, 5) Pelegrinazhi (haxhxhi) nė Mekke, tė cilin duhet ta kryejė sė paku njė herė nė jetė secili musliman qė ka mundėsi fizike dhe financiare. Tė gjitha shtyllat e kėsaj ndėrtese tė besimit duhet ta kenė tė njėjtėn rėndėsi pėr njė musliman, qė tė mund ndėrtesės t’ia japin formėn e saj tė pėrshtatshme. Eshtė kontradiktore qė njė person ta kryejė haxhxhin e nga ana tjetėr tė mos agjėrojė ose tė mos e falė namazin rregullisht. Le ta marrim njė ndėrtesė qė ėshtė e ngritur vetėm mbi shtylla. Eshtė vėshtirė qė njeriu kėtė ta quajė ndėrtesė. Pėrveē kėsaj ajo duhet tė ketė edhe njė kulm (ēati), muret si dhe dyer e dritare. Kėto pjesė tė ndėrtesės sė besimit nė Islam e pėrbėjnė sjelljet morale qė shprehen pėrmes virtyteve si ndershmėria, sinqeriteti, durimi dhe shumė veti tė tjera. Prandaj, nuk lypet qė njė musliman t’i kryejė vetėm shtyllat e Islamit, porse vazhdimisht duhet tė pėrpiqet ta zhvillojė dhe pėrsosė gjithnjė e mė tepėr karakterin e tij sipas normave islame.



    Pyetja: 9. Ēfarė roli luajnė adhurimet (ibadetet) nė Islam?

    Pėrgjigjja: Qėllimi i ibadeteve apo adhurimeve nė Islam ėshtė vetėdijesimi pėr praninė dhe ekzistencėn e Zotit. Adhurimi, qoftė tė jetė ky namazi, agjėrimi ose zekati, ėshtė njė hap nė rrugėn drejt cakut: arritjes sė kėnaqėsisė sė Zotit.

    Nėse dikush me idetė dhe sjelljet e tij jeton duke e pasur nė vetėdije Zotin, atėherė ai mund tė shpresojė nė mirėqenien e tij nė kėtė dhe nė botėn tjetėr.



    Pyetja: 10. Ēka e pret muslimanin pas vdekjes?

    Pėrgjigjja: Zoti ėshtė i drejtė dhe pėr ta ushtruar drejtėsinė e Tij, nė Islam ekziston parimi i pėrgjegjėsisė. Njerėzit qė bėjnė punė tė mira do tė shpėrblehen, kurse ata qė bėjnė punė tė kėqija do tė dėnohen varėsisht sipas dėmit qė kanė bėrė. Prandaj edhe Zoti ka krijuar parajsėn (xhennetin) dhe ferrin (xhehennemin), tė cilėt arrihen me plotėsimin e disa kushteve.
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Pyetja: 11. Ēka ndodh me njė “jobesimtar” pas vdekjes dhe a ka mėkate qė nuk i fal Zoti?

    Pėrgjigjja: Kur’ani thotė qartė: “E kush e punoi ndonjė tė mirė, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė. Dhe kush punoi ndonjė tė keqe sa grimca, atė do ta gjejė.” (99:7-8). Me kėtė jepet tė kuptohet se ata njerėz qė nuk besojnė por qė bėjnė punė tė mira nė kėtė botė, pėr shkak tė kėtyre veprave tė tyre tė mira ata do tė shpėrblehen nė kėtė botė. Ndėrkaq njerėzit qė janė muslimanė dhe bėjnė punė tė mira ata do tė shpėrblehen jo vetėm nė kėtė botė porse edhe nė botėn tjetėr. Gjykimi pėrfundimtar pėr kėtė i takon vetėm Zotit (Kur’ani, 2:62). Sė kėndejmi, mėkatin e politeizmit (besimit nė shumė zota) Zoti nuk do t’ia falė atij qė ka vdekur me atė besim (Kur’ani, 4:48, 116).



    Pyetja: 12. Pėrse duhet gratė muslimane tė bartin shaminė?


    Pėrgjigjja: Muslimani duhet t’i japė rėndėsi edhe modestisė sa i takon veshmbathjes dhe njeriu nuk duhet tė trajtohet si njė objekt i thjeshtė i lakmisė. Prandaj edhe nė Islam ka disa rregulla pėr veshjen si pėr mashkullin ashtu edhe pėr femrėn. Veshja nuk guxon tė jetė as shumė e hollė po as shumė e ngushtė sa tė shihet forma e trupit. Veshja e mashkullit duhet ta mbulojė mė sė paku pjesėn prej kėrthizės e deri nėn gjunjė, kurse ajo e femrės duhet ta mbulojė tėrė trupin e saj pėrveē fytyrės dhe duarve. Mbulimi i fytyrės sė gruas nuk ėshtė i obliguar. Mbėshtetje pėr kėto rregulla pėrbėn ajeti kur’anor (24:31), tė cilin e precizojnė pastaj hadithet e Muhammedit a.s. Kėto detyra, si edhe ēdo detyrė tjetėr nė Islam, pėr muslimanėt vlejnė detyrueshėm qė nga mosha e pubertetit, ngase kjo periudhė shėnon moshėn madhore tė njeriut.



    Pyetja: 13. A ėshtė nė Islam vetėm mishi i derrit i ndaluar?

    Pėrgjigjja: Me Kur’an muslimani urdhėrohet tė mos hajė mishin e derrit, tė produkteve tė derrit si dhe mishin e kafshės sė ngordhur (Kur’ani, 5:3). Krahas kėtyre nuk ėshtė i lejuar as edhe mishi i kafshėve grabitqare, ngase ato vetė ushqehen edhe me mish tė kafshėve tė ngordhura. Pėrveē kėsaj muslimani nuk guxon tė konsumojė as edhe pijet alkoolike, si verėn ose birėn, si dhe drogėn dhe llojet e saj.



    Pyetja: 14. A ka “luftė tė shenjtė” nė Islam ose ēfarė ėshtė “xhihadi”?

    Pėrgjigjja: Shpesh nėpėr medie pėrmenden dhe barazohen termat xhihad dhe luftė e shenjtė. Nė Islam nuk ekziston termi “luftė e shenjtė”. Ajo qė pėrmendet ėshtė fjala xhihad, e cila nėnkupton “pėrpjekjen” ose edhe mė saktė “tė pėrpiqesh nė rrugė tė Zotit”. Cdo pėrpjekje qė ndėrmerret nė jetėn e pėrditshme pėr ta arritur kėnaqėsinė e Zotit, mund tė konsiderohet si xhihad. Njėra prej shkallėve mė tė larta tė xhihadit ėshtė tė ngrihesh kundėr sundimit tė njė tirani dhe atij t’ia thuash tė vėrtetėn. Tė luftosh kundėr egos tėnde dhe ta ruash veten nga sjelljet e kėqija, po ashtu ėshtė njė pėrpjekje e madhe nė rrugėn e Zotit. Xhihad ėshtė edhe kapja e armėve nė dorė pėr ta mbrojtur Islamin ose njė vend musliman. Ky lloj i xhihadit duhet tė thirret nga njė lider fetar ose nga njė kryetar shteti i cili e ndjek Kur’anin dhe sunnetin (shembullin e pejgamberit Muhammed a.s.).



    Pyetja: 15. Cilat ditė feste i njeh Islami?

    Pėrgjigjja: Me Idul-Fitrin (festa, bajrami i Ramazanit) mbaron koha e agjėrimit tė muajit Ramazan. Kėtė festė muslimanėt e kremtojnė me njė namaz publik (me xhemat), me ushqime tė posaēme pėr atė ditė si dhe me vizita e dhurata tė ndėrsjella. Idul-Ed’ha (festa, bajrami i Kurbanit) ndodh aty kah mbarimi i haxhxhit, pra tė pelegrinazhit vjetor nė Mekke. Pas faljes sė namazit me xhemat, ata qė kanė mundėsi financiare, presin nga njė dele, dash apo ndonjė kafshė tjetėr, pėr ta theksuar e pėr ta pėrkujtuar dėgjueshmėrinė e Ibrahimit a.s. ndaj Zotit, kur ky ishte i gatshėm ta bėnte kurban madje edhe djalin e vet pėr Zotin (Kur’ani, 37:101-107).
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Pyetja: 16. Ē’ėshtė sheriati (e drejta islame)?

    Pėrgjigjja: Sheriati ėshtė ligji i pėrgjithshėm i muslimanėve, i cili burimin e ka nė a) Kur’an dhe b) Sunnet (veprimet dhe sjelljet e Muhammedit a.s.). Ai pėrfshinė tė gjitha fushat e jetės sė pėrditshme private dhe shoqėrore. Synimi i sė drejtės islame ėshtė ruajtja e tė drejtave elementare tė njeriut si individ. Kjo pėrfshinė tė drejtėn e jetės dhe tė pronės, tė lirisė politike dhe fetare si dhe mbrojtjen e tė drejtave tė gruas e tė pakicave. Shkalla e ulėt e krimeve nė shoqėritė muslimane i atribuohet zbatimit tė sė drejtės islame.



    Pyetja: 17. A ėshtė pėrhapur Islami me “zjarr e shpatė”?

    Pėrgjigjja: Nė Kur’an thuhet: “Nė fe nuk ka dhunė. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota...” (2:256), andaj edhe askush nuk mund tė detyrohet tė kalojė nė Islam. Eshtė e vėrtetė se ushtritė muslimane, pėr ta ēliruar njė popull ose njė vend, shpesh kanė ngjeshur shpatat. Mirėpo Islami nuk ėshtė pėrhapur me shpatė, sepse nė shumė vende, ku sot jetojnė muslimanėt, si p.sh. nė Lindjen e Largėt, nė disa vise tė Kinės ose nė shumė regjione tė Afrikės, nuk gjejmė dot raportime qė flasin se atje kanė marshuar ndonjėherė ushtritė muslimane. Nėse thuhet se Islami ėshtė pėrhapur me shpatė, atėherė duhet thėnė se edhe Krishterimi ėshtė pėrhapur me pushkė, me bombardues F16 dhe me bomba atomike, ēka realisht nuk ėshtė e vėrtetė. Krishterimi ėshtė pėrhapur pėrmes veprimtarisė sė misionarėve, ndėrkaq Islami pėrmes tregtarėve dhe udhėtarėve. 10 % e numrit tė pėrgjithshėm tė arabėve akoma janė tė krishterė. Gjithashtu edhe nė vendet e tjera muslimane toleranca e muslimanėve ka siguruar mbijetesėn e pakicave jomuslimane. Madje edhe sot e kėsaj dite thuajse nė tė gjitha vendet muslimane ka pakica jomuslimane.

    Edhe nė Gjermani (e gjetiu nė Perėndim) jomuslimanėt po e pranojnė Islamin nė mėnyrė vullnetare dhe si pasojė e bindjeve tė tyre. Ata dhe tė gjithė muslimanėt e tjerė duan tė jetojnė nė paqe me tė tjerėt dhe nuk kanė shpata pėr t’i kthyer tė tjerėt nė Islam.



    Pyetja: 18. Ē’ėshtė qėndrimi i Islamit kundrejt dhunės dhe terrorizmit?

    Pėrgjigjja: Islami ėshtė fe e paqes dhe e nėnshtrimit ndaj Zotit dhe i jep njė vlerė tė veēantė paprekshmėrisė dhe shenjtėrisė sė jetės njerėzore. Njė ajet kur’anor thotė: “Pėr kėtė (shkak tė atij krimi) Ne u shpallėm (ligjin) beni israilve (ēifutėve) se kush mbyt njė njeri (pa tė drejtė), pa pas mbytur ai ndonjė tjetėr dhe pa pas bėrė ai ndonjė shkatėrrim nė tokė, atėherė (krimi i tij) ėshtė si t’i kishte mbytur gjithė njerėzit...” (Kur’ani, 5:32). Islami e gjykon ēdo formė tė dhunės si p.sh. atė tė kryqėzatave, atė nė Spanjė gjatė inkuizicionit, atė tė Luftės II-tė Botėrore, mizoritė e kryera nga serbėt mbi popullatėn boshnjake etj. Ai qė ushtron dhunė nuk mund njėkohėsisht ta ushtrojė edhe fenė e vet. Ndonjėherė pėrdorimi i dhunės ėshtė reaksion njerėzor i njė populli tė shtypur. Terrorizėm apo dhunė ka apo ka pasur edhe atje nuk ka fare ose ku ka shumė pak muslimanė, si p.sh. nė Irlandėn e Veriut, nė Afrikėn Jugore, nė Amerikėn Latine ose edhe nė Sri Lankė. Ndonjėherė dhuna ndodh edhe nė luftėn midis tė pasurve dhe tė varfėrve ose midis shtypėsve dhe tė shtypurve. Duhet tė hulumtohet e tė sqarohet se pėrse njerėzit bėhen terroristė.

    Terrorizmi si mjet pėr zbatimin e synimeve tė caktuara bie ndesh me parimet e fesė Islame. Madje edhe nė luftė Muhammedi a.s. e ka ndaluar tė luftohen njerėzit tė cilėt nuk kanė marrė pjesė nė aktivitetet luftarake. Ai ka shkuar edhe mė tej, saqė ka thėnė se nė luftė ėshtė e ndaluar edhe prishja e tė lashtave (korrave) tė kundėrshtarit.



    Pyetja: 19. Ē’ėshtė “fundamentalizmi islam”?

    Pėrgjigjja: “Fundamentalizmi islam”, qė nė sytė e perėndimorėve ka filluar me Revolucionin e Iranit (nė vitin 1979), barazohet me terrorin dhe pas rėnies sė Bashkimit Sovjetik, atė e shohin si rrezikun mė tė madh pėr vetveten. Mirėpo pėr shumicėn dėrmuese tė muslimanėve tė mbarė botės termi “fundamentalizėm islam” ėshtė njė term i rremė. Ata nė fakt pranojnė se qėndrojnė mbi bazat (fundamentet) e besimit tė tyre, mirėpo jo se edhe ata janė ekstremistė.

    Sulmet terroriste, qė njerėzit i arsyetojnė me Islamin, mediat i paraqesin si akte tė “fundamentalizmit islam”. Mirėpo terrorizmi bie ndesh me fundamentet e fesė islame dhe atentatet me bomba nuk mund tė jenė islame, pėrderisa mundėsia pėr diskutim paqėsor ėshtė akoma e hapur. Islami nuk e favorizon luftėn. Sepse besimi islam dhe kultura e tij kanė lulėzuar nė kohė paqeje e jo nė kohė lufte. Prandaj kjo duhet qė nė mėnyrė tė ndershme tė dallohet e tė sqarohet dhe tė mos gjykohet Islami dhe shumica dėrmuese e muslimanėve pėr shpėrdorimin e Islamit nga ana e atyre qė janė shumė-shumė mė pak nė numėr.



    Pyetja: 20. A ka Islami njė llogaritje tė veēantė tė kohės?

    Pėrgjigjja: Kalendari islam fillon me shpėrnguljen (hixhretin) e Muhammedit a.s. nga Meka pėr nė Medine nė vitin 622. Viti islam llogaritet sipas hėnės dhe ka 354 ose 355 ditė. Muaji i parė quhet Muharram. Viti 2009 i pėrgjigjet vitit islam 1430-1431 pas Hixhretit.
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    396
    Faliminderit !!
    - Imagination is more important than knowledge.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e murat_j
    Anėtarėsuar
    01-04-2008
    Postime
    30
    Allahu tė shpėrbleftė me shpėrblimet e Tij tė pakufishme

  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Pyetja: 21. Pse meshkujt muslimanė guxojnė tė martohen me mė shumė gra?

    Pėrgjigjja: Transmetimet fetare tregojnė se, pėrveē Isait a.s. (Jezusit) i cili nuk ka qenė i martuar, shumė pejgamberė tė tjerė kanė pasur mė shumė se njė grua. Sipas Kur’anit pėr burrat muslimanė ekziston leja qė njėkohėsisht tė jenė tė martuar me mė shumė gra, mirėpo jo pėr ta kėnaqur epshin e vet, porse para sė gjithash pėr ta siguruar pėrkujdesjen ndaj tė vejave e jetimėve pas njė lufte. Martesa me shumė gra nuk ėshtė obligim dhe ndėr muslimanė kjo ėshtė njė pėrjashtim (rast i veēantė). Nė kohėn para-islame burrat kishin si zakonisht mė shumė gra, dikush prej tyre kishte p.sh. 11 gra. Pasi ky kaloi nė Islam e pyeti Muhammedin a.s.: “Ē’tė bėj me kaq shumė gra?” Muhammedi a.s. iu pėrgjigj: “Shkurorėzoji tė gjitha, pėrveē katėr prej tyre!”. Kur’ani fisnik thotė: “Nė qoftė se frikoheni se nuk do tė jeni tė drejtė ndaj bonjakeve, atėherė martohuni me ato gra qė ju pėlqejnė; me dy, me tri e me katėr. E nėse i frikoheni padrejtėsisė (ndaj tyre), atėherė vetėm me njė, ose (martohuni) me ato qė i keni nėn pushtetin tuaj (robėreshat). Ky (pėrkufizim) ėshtė mė afėr qė tė mos gaboni.” (Kur’ani, 4:3). Meqė nė praktikė ėshtė shumė vėshtirė t’i trajtosh njėsoj tė gjitha gratė, shumica e burrave muslimanė nuk kanė mė shumė se njė grua. Vetė Muhammedi a.s. nga mosha 25 deri nė 50 vjeēare ka qenė i martuar vetėm me gruan e tij tė parė, Hadixhen r.a. Nė shoqėrinė perėndimore disa meshkuj, qė janė tė martuar me njė grua, kanė edhe marrėdhėnie jashtėmartesore. Kėshtu nė gazetėn “USA Today” (4 prill 1988, seksioni D) ėshtė publikuar njė hulumtim, sipas tė cilit 4700 dashnore janė pyetur se cilin status donin ta kishin ato nė jetėn e tyre. Ato janė pėrgjigjur se mė mirė preferojnė tė jenė njė grua e dytė e dikujt sesa “njė grua tjetėr”, sepse me kėtė ato nuk kanė as tė drejtat po as edhe statusin e barabartė financiar, qė me ligj u takojnė grave tė martuara. Ato konsiderojnė se thjeshtė po pėrdoren nga ana e meshkujve.



    Pyetja: 22. A janė gratė tė shtypura nė Islam?

    Pėrgjigjja: Jo, pėrkundrazi. Islami pikėrisht para 1430 vitesh e ka ngritur pozitėn e gruas nė atė shkallė, saqė asaj ia ka garantuar tė drejtėn pėr shkurorėzim, tė drejtėn pėr pavarėsi financiare dhe pėr mirėmbajtje, si dhe tė drejtėn pėr t’u njohur si grua e ndershme dhe e respektueshme (Hixhab) nė njė kohė kur nė pjesėt tjera tė botės, pėrfshirė edhe Evropėn, gruaja nuk i kishte kėto tė drejta. Sa u takon detyrave fetare gruaja ėshtė e barabartė me burrin (Kur’ani, 33:35). Kjo shprehet nė Kur’an edhe nė ajetin 124 tė sures 4 (en-Nisa’) si vijon: “Kush bėn ndonjė nga punėt e mira, qoftė mashkull ose femėr duke qenė besimtarė, tė tillėt hyjnė nė Xhennet dhe nuk u bėhet farė padrejtėsie”. Islami ia lejon gruas qė pas martėsės ajo ta ruajė mbiemrin vajzėror tė saj, t’i menaxhojė paratė qė i ka fituar vetė dhe t’i shpenzojė ato si tė dojė. Islami e ngarkon burrin qė nė jetėn publike ta ruajė gruan nga ngacmimet e bezdisjet. Muhammedi a.s. u ka thėnė burrave muslimanė: “Mė i miri ndėr ju ėshtė ai qė mė sė miri sillet me familjen e tij”.

    Jo Islami, porse disa burra muslimanė janė ata qė sot e kėsaj dite i shtypin gratė e tyre. Kjo ndodh pėr shkak tė zakoneve tė tyre kulturore dhe / ose pėr shkak tė mungesės sė njohurive rreth fesė sė vet.



    Pyetja: 23. A ėshtė Islami jotolerant ndaj pakicave fetare?


    Pėrgjigjja: Islami i njeh tė drejtat dhe liritė fetare tė pakicave. Kjo vjen nė shprehje ndėr tė tjera edhe nė kėtė ajet kur’anor: “Nė fe nuk ka dhunė. Eshtė sqaruar e vėrteta nga e kota...” (2:256). Pėr ta garantuar mirėqenien dhe sigurinė e tyre, pakicat i nėnshtrohen njė tatimi tė quajtur xhizje. Pėrveē kėsaj ata janė tė liruar edhe nga shėrbimi ushtarak. Pejgamberi Muhammed a.s. ua ka ndaluar ushtrive muslimane qė tė prishin e demolojnė kisha e sinagoga. Halifi Omer jo njė herė ua ka lejuar ēliruesve muslimanė qė namazet e tyre t’i falin nė njė kishė, qė tė mos i lėndojnė ndjenjat e tė krishterėve tė atij vendi. Cifutėt (jehudinjtė) kanė bashkėjetuar me muslimanėt nė paqe nė Spanjėn muslimane dhe atje lulėzoi jeta e tyre shoqėrore, ndėrkohė qė ata nė pjesėt tjera tė Evropės ishin tė pėrndjekur. Kėtė pjesė tė historisė sė tyre ata e konsiderojnė si epokė tė artė tė veten. Nėpėr vendet muslimane tė krishterėt jetojnė nė rehati e mirėqenie, kanė poste ministrore dhe nuk pengohen tė hyjnė nė kishė. Misionarėve krishterė u ėshtė lejuar tė ndėrtojnė shkolla e shtėpi shėndeti si dhe t’i mirėmbajnė ato. Pėrkundėr kėsaj, pakicat muslimane nuk e gėzojnė gjithnjė tė njėjtėn tolerancė fetare, siē mund tė shihej mė parė gjatė inkuizicionit spanjoll dhe gjatė kryqėzatave ose siē ėshtė rasti sot nė ish Jugosllavi, nė Izrael dhe nė Indi. Ndėrkaq muslimanėt e dinė edhe atė se njė mbret apo udhėheqės nuk u pėrmbahet gjithnjė mėsimeve tė fesė sė vetė gjatė ushtrimit tė postit e tė pushtetit qė ka.



    Pyetja: 24. Ē’ėshtė qėndrimi i Islamit rreth kėtyre pyetjeve:

    Pėrgjigjja: a. Dashuria dhe marrėdhėniet intime jashtė martesės b. Homoseksualiteti c. Kontraceptimi dhe aborti ē. Ndihma pėr vdekje (eutanazia) dhe vetėvrasja d. Transplantimi i organeve

    a. Dashuria dhe marrėdhėniet intime jashtė martesės

    Pėrgjigjja: Islami nuk i pranon dhe nuk i lejon marrėdhėniet intime jashtėmartesore midis dy gjinive. Ai kėrkon martesėn, e cila shėrben si mbrojtje nga tentimet e tilla dhe si mjet pėr arritjen e dashurisė, mėshirės dhe paqes sė ndėrsjellė.

    b. Homoseksualiteti

    Pėrgjigjja: Islami nė mėnyrė kategorike e refuzon pėrjetimin e prirjeve homoseksuale dhe atė e trajton si mėkat (Kur’ani, 7:80 ff; 26:165 ff). Pavarėsisht nga kjo, mjekėt muslimanė duhet tė tregojnė tė njėjtėn pėrkujdesje pėr tė sėmurėt nga AIDS-i ashtu si pėr pacientėt tjerė, madje qoftė qė kėta tė jenė infekuar nga kjo sėmundje pėrmes kontakteve homoseksuale.

    c. Kontraceptimi dhe aborti

    Pėrgjigjja: Edhe pse Islami e lejon pengimin e shtatzėnisė nė raste tė arsyetueshme, ai nga ana tjetėr nuk e lejon dhunėn ndaj jetės (fėmijės) sė palindur. Abortin e konsideron si mbytje, ngase ai ėshtė sulm kundėr njė njeriu tė gjallė, dhe e lejon atė vetėm nė rastin kur duhet tė shpėtohet jeta e nėnės sė foshnjės sė palindur.

    ē. Ndihma pėr vdekje (eutanazia) dhe vetėvrasja

    Pėrgjigjja: Nga njėra anė Islami ėshtė si kundėr vetėvrasjes ashtu edhe kundėr eutanazisė (ndihmės pėr tė vdekur qė e kėrkon i sėmuri rėndė ose tė afėrmit e tij). Nga ana tjetėr, po ashtu, muslimanėt e refuzojnė pėrdorimin e ēdo lloj mjeti qė shėrben pėr “zgjatjen” artificiale tė jetės sė njė pacienti tė sėmurė pėr vdekje.

    d. Transplantimi i organeve

    Pėrgjigjja: Shpėtimi i jetės nė Islam zė njė vend tė ēmuar lartė (Kur’ani, 5:32). Andaj edhe transplantimi i organeve marrė nė pėrgjithėsi konsiderohet i lejueshėm, me kusht qė tė merret nė konsideratė pajtueshmėria i dhuruesit tė organeve. Ndėrkaq, shitja e organeve nuk ėshtė e lejuar.



    Pyetja: 25. Si duhet tė sillen muslimanėt kundrejt ēifutėve dhe krishterėve?

    Pėrgjigjja: Kur’ani ēifutėt si dhe tė krishterėt i quan “popull tė librit”, qė do tė thotė ata tė cilėt kanė pranuar shpallje nga Zoti para kohės sė pejgamberisė sė Muhammedit a.s. Muslimanėt e kanė pėr detyrė ndaj tyre tė sillen me respekt e drejtėsi dhe tė mos i luftojnė ata, pėrderisa ata nuk shkaktojnė armiqėsi dhe nuk tallen me Islamin. Ky respekt dhe kjo tolerancė ndėrkaq nuk kufizohet vetėm me ēifutėt dhe tė krishterėt. Mbase ata pėr shkak tė traditės monoteiste dhe ibrahimiane (abrahamiste) zėnė njė vlerė tė veēantė te muslimanėt. Muslimanėt bartin shpresėn se njė ditė ēifutėt dhe tė krishterėt do t’u bashkėngjiten atyre pėr ta adhuruar Njė tė Vetmin Zot dhe pėr t’iu nėnshtruar vullnetit tė Tij. (Kur’ani, 3: 64).
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    ALLAHU EKBER shum te qelluara ,ALLAHU inshalla me xhenet te shperblen.

  9. #9
    SHQIPTARE Maska e h_one_y
    Anėtarėsuar
    22-12-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    189
    Zoti te Shperblefte me Xhennetin Firdeus

Tema tė Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  5. Konferenca e Tiranės - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •