Nga gjermanishtja: Mr. Rejhan Neziri
Pyetja: 1.Ēka do tė thotė fjala Islam?
Pėrgjigjja: Fjala Islam do tė thotė tė bėsh paqe dhe dorėzim. Tė bėsh paqe do tė thotė qė besimtari tė jetojė nė paqe e qetėsi me vetveten dhe me rrethin ku banon. Dorėzimi pėrdoret pėr ta theksuar pranimin e vullnetit tė Zotit. Muslimani e fiton me Islamin paqen duke iu nėnshtruar apo dorėzuar vullnetit dhe dėshirės sė Zotit. Nė Kuran, nė librin e shenjtė tė muslimanėve, vetė Zoti thotė se Ai e ka zgjedhur Islamin si fe pėr njerėzimin: Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe. (Kurani, 5:3).
Muslimanėt e refuzojnė titullin muhammedan qė atyre u jepet nga ana e perėndimorėve, sepse Muhammedi (paqja dhe mėshira e Zotit qoftė mbi tė!) si pajgamber ka qenė vetėm pėrcjellės i porosisė sė Zotit dhe se i vetmi qė meriton adhurimin ėshtė vetė Zoti.
Pyetja: 2. Kush ėshtė All-llahu?
Pėrgjigjja: All-llah ėshtė njė fjalė arabe qė shėnon Zotin njė dhe nuk ėshtė emėr i njė zoti privat tė muslimanėve. All-llahu xh.sh. ėshtė i vetmi Krijues i gjithėsisė qė meriton tė adhurohet e tė respektohet; bile edhe tė krishterėt arabė Zotin e quajnė All-llah. Ai i ka krijuar njerėzit dhe pėrmes shpalljeve tė Tij ua ka treguar atyre rrugėn mė tė mirė pėr nė kėtė botė, nė mėnyrė qė nė botėn tjetėr (Ahiret) tė mos pėrjetojnė ndonjė dėnim.
Pyetja: 3. Ēfarė do tė thotė titulli musliman?
Pėrgjigjja: Sipas kuptimit tė fjalės musliman ėshtė njeriu i cili nė mėnyrė vullnetare i nėnshtrohet vullnetit tė Zotit dhe i cili krijimin e paqes e ka si obligim tė vetin. Njeriu bėhet musliman nėse deklaron se ska zot tjetėr pos Atij Njė dhe se Muhammedi a.s. ėshtė i dėrguar (profet) i Tij. Nė kuptimin mė tė gjerė musliman ėshtė personi i cili nė mėnyrė vullnetare dhe me vetėdije tė plotė i nėnshtrohet vullnetit dhe dėshirės sė Zotit. Nisur nga kjo arsye, tė gjithė pejgamberėt qė kanė qenė pėrpara Muhammedit a.s., po ashtu kanė qenė muslimanė. Kurani e pėrmend nė veēanti Ibrahimin a.s., i cili ka jetuar shumė mė herėt se Musai (Mozes) dhe Isai (Jezus) dhe i cili nuk ka qenė as hebre e as krishter, porse musliman (Kurani, 3:67), ngase ai i ėshtė nėnshtruar vullnetit tė Zotit.
Nga ana tjetėr ka njerėz qė quhen dhe thirren se janė muslimanė, a nė fakt nuk i nėnshtrohen vullnetit tė Zotit, ashtu siē ka edhe tė tjerė qė bėjnė ēmos pėr tė ēuar njė jetė islame. Nuk duhet gjykuar rreth Islamit vetėm duke i shikuar njerėzit qė bartin emra muslimanėsh a nė tė vėrtetė me veprimet dhe jetėn e tyre nuk sillen si muslimanė. Se sa njė njeri ėshtė musliman, varet nga gatishmėria pėr tiu dorėzuar dhe nėnshtruar me besim e vepra vullnetit tė Zotit.
Pyetja: 4. Kush ka qenė Muhammedi?
Pėrgjigjja: Muhammedi a.s. ka lindur nė vitin 570 nė qytetin e Mekkes tė Arabisė Saudite si anėtar i njė fisi tė njohur. Paraardhėsit e tij mbėrrijnė deri te pejgamberi Ismail a.s., djalė i Ibrahimit a.s. Babai i vdiq Muhammedit a.s. pak para se tė lindte ky, kurse nėna kur ky ishte 6 vjeē. Ai nuk ka ndjekur ndonjė shkollė, porse ashtu siē praktikohej nė ato kohėra ėshtė rritur nga njė mėndeshė (dado) dhe mė vonė ėshtė marrė nėn kujdesin e gjyshit e tė xhaxhai tė vet. Qė nga rinia ai ėshtė njohur si njė njeri i drejtė dhe i besueshėm. Afėrsisht kur ky kishte 40 vjet iu paraqit meleku Xhibril nė shpellėn nė tė cilėn ky ishte veēuar pėr meditim dhe e njoftoi atė se ishte pejgamber i Zotit. Shpalljet e mėtutjeshme kanė zgjatur pėr njė periudhė prej 23 vjetėsh dhe mė vonė janė pėrmbledhur nė formė libri. Ky libėr, pra Kurani, pėr muslimanėt ėshtė shpallja e fundit dhe definitive e Zotit. Kurani nuk ėshtė ndryshuar dhe ėshtė ruajtur nė formėn origjinale; ai e vėrteton Torėn (Tevratin), Psalmet (Zeburin) si dhe Ungjillin (Inxhilin), tė cilat me kalimin e kohės njerėzit i kanė ndryshuar.
Pyetja: 5. A i luten muslimanėt Muhammedit?
Pėrgjigjja: Jo. Muslimanėt nuk i luten as Muhammedit a.s. po as ndonjė pejgamberi tjetėr.Muslimanėt i njohin tė gjithė pejgamberėt e mėparshėm si Ademin, Nuhin, Ibrahimin, Davudin, Sulejmanin Musain, Isain si dhe tė gjithė tė tjerėt (paqa e Zotit qoftė mbi ta!). Muslimanėt besojnė se Muhammedi a.s. ka qenė vula e pejgamberėve, d.m.th. i dėrguari i fundit i Zotit. Ata besojnė se asnjė gjallesė tjetėr pėrveē Zotit nuk guxon tė adhurohet e tė lutet.
Krijoni Kontakt