Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Qeveritaret nuk paguajne taksat vendore

    Shekulli, Merkure, 07 Janar 2009 08:08:00


    Zyrtarėt dhe politikanėt qė nuk paguajnė taksat
    Dritan Laci


    Fėmijėt e ēiftit Berisha, vajza Argita dhe djali Shkėlzeni, ashtu si prindėrit, nuk kanė paguar taksat nė dy vitet e fundit

    Kryeministri u bėn bisht taksave lokale. I pafuqishėm tė bindė edhe anėtarėt e kabinetit qeveritar

    Kryeministri Berisha dhe familjarėt e tij vazhdojnė tė jenė mė jo korrektėt nė zbatimin e ligjit. Me gjithė thirrjen publike pėr pagimin e taksave vendore, tė bėrė nga pushteti lokal nė muajin dhjetor, familja qė qeveris vendin, kėmbėngul tė mos denjojė tė adresohet pranė sporteleve tė tatim-taksave pėr tė shlyer detyrimet, duke u kthyer kėsisoj nė shembullin mė negativ pėr qytetarėt.

    “Ligji dhe vetėm ligji”, batuta e aq shumė pėlqyer dhe trumbetuar nga kreu i qeverisė, ėshtė kthyer nga po ai vetė nė shprehjen “bėj si tė them unė, por mos bėj siē bėj unė”. I pari i Kėshillit tė Ministrave, qė duhet tė jetė njėkohėsisht edhe respektuesi i parė i ligjit, nė vendin qė qeveris prej 42 muajsh, ua ka injektuar kėtė filozofi edhe anėtarėve tė familjes.

    Familja Berisha, e pėrbėrė nga kryeministri dhe bashkėshortja e tij, Liri Berisha, nuk ka paguar asnjė taksė vendore nė arkat e pushtetit vendor, qoftė nė vitin 2007, ashtu edhe nė vitin 2008 qė sapo lamė pas. Taksat me ligjin pėr pushtetin lokal duhet tė ishin paguar vullnetarisht brenda muajit shtator tė vitit 2008, ndėrkohė qė, nga kjo periudhė e deri mė sot, kanė kaluar plot 3 muaj, dhe kryeministri jo vetėm qė nuk ka trokitur nė zyrėn e tatimeve, por nuk ka bėrė as gjėnė mė tė thjeshtė, ashtu sikurse veprojnė anėtarėt e tij korrektė tė qeverisė; nė pamundėsi tė dėrgojė shoferėt apo shėrbėtorėt pėr tė firmosur librezėn e taksave.

    Tė njėjtin ves gėzon edhe vajza e kryeministrit, Argita Malltezi (Berisha), e cila sikundėr i ati, nuk paguan taksat qė nga viti 2007. Banore e njėsisė bashkiake Nr. 9, vajza e madhe e kreut tė qeverisė, paēka se deklaron pasuri tė patundshme vlera tė mėdha monetare, tregon se i dhimbsen 15 mijė lekė tė rinj, aq sa ėshtė gjithė-gjithė shuma qė duhet tė derdhė pėr dy vite nė arkėn e pushtetit lokal.

    Nė kėtė mes nuk bėn dallim as djali i vogėl i familjes kryeministrore, i cili megjithėse jeton nė Suedi, duket se nuk ėshtė mėsuar t’i qėndrojė sus ligjit. Djali i kryeministrit, Shkėlzen Berisha, i shkėputur nga trungu familjar, vite mė parė, ėshtė banor i njėsisė bashkiake Nr.2 nė kryeqytet. Megjithėse ligjėrisht rezulton tė jetė i ndarė nga i ati dhe vazhdon tė jetojė nė vendin skandinav, 32-vjeēari duhet tė derdhė nė arkat e tatim-taksave, detyrimet pėrkatėse, gjė tė cilėn nuk e bėn, ashtu sikurse familjarėt e tij, qė nga viti 2007.

    Kryeministri Sali Berisha, jo vetėm qė ėshtė mė jokorrekti dhe nuk arrin tė bindė familjarėt e tij tė paguajnė detyrimet ligjore, por ėshtė i pazoti tė bindė edhe anėtarėt e kabinetit tė tij, tė paguajnė taksat. Fillojmė qė nga ministri i Transporteve dhe Punėve Publike, Sokol Olldashi, kandidat nė shkurtin e vitit 2007 pėr postin e qytetarit tė parė tė Tiranės.

    Ministri Olldashi, banor i njėsisė bashkiake Nr. 9, nuk ka paguar taksėn e ndėrtesės, pastrimit dhe gjelbėrimit pėr vitin qė lamė pas. Ecim mė tej me ministrin e Drejtėsisė, Enkelejd Alibeajn, familja e tė cilit, kur po afrohemi dalėngadalė nė mesin e muajit janar, nuk ka paguar taksat e vitit 2008.

    Nė tė gjithė morinė e emrave publikė debitorė ndaj pushtetit lokal, dallon dukshėm emri i zv/ministrit tė Punėve tė Brendshme, qė mbulon nė kėtė dikaster edhe ēėshtjet e pushtetit lokal. Ferdinand Pone, njėkohėsisht kryetar i grupit tė djathtė nė kėshillin bashkiak tė Tiranės, ėshtė i pari qė ēirret dhe bėn moral nė aulėn ku merren vendimet kryesore pėr kryeqytetin, pėr nivelin e ulėt tė vjeljes sė tarifave dhe taksave vendore nga pushteti lokal, por po kėshtu, nė mėnyrėn mė tė habitshme, rezulton tė jetė vetė borxhli ndaj kėtij pushteti. Zoti Pone, nuk paguan taksat vendore qė nga viti 2007, ndėrkohė qė duhet tė kujtojmė se jemi nė vitin kalendarik 2009.

    Nuk shkojnė vetė. I fundit nga deputetėt e parė nė sportelet e taksave ėshtė Neritan Ceka

    Shoferėt dhe shėrbėtorėt, shpura hije qė paguan taksat e ministrave

    Nuk janė tė gjithė njė kallėp me kryeministrin. Ka edhe nga ata qė janė pėrpjekur tė jenė korrektė me administratėn lokale, duke i paguar njė mė njė detyrimet vendore. Shembulli mė i mirė ėshtė Presidenti i Republikės, Bamir Topi, banor i njėsisė bashkiake nr.9 nė kryeqytet. Qytetari i parė i vendit i ka shlyer detyrimet si pėr vitin 2007, ashtu edhe pėr vitin 2008.

    Nė anėn e personaliteteve korrektė ka edhe anėtarė tė kabinetit kryeministror, ku vlen tė pėrmenden numri dy i qeverisė, Genc Pollo, si edhe ministrja e Shėndetėsisė, Anila Godo. Nė dallim nga tė djathtėt nė pushtet, opozita duket mė e predispozuar pėr tė shlyer taksat. Nėse Astrit Patozi, Kryetar i Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike, rezulton debitor nė dy vitet e fundit, Valentina Leskaj, Kryetare e Grupit tė PS-sė nė Kuvend, ka treguar korrektėsinė maksimale nė shlyerjen e detyrimeve.

    Burime pranė njėsive vendore deklarojnė pėr gazetėn “Shekulli” se, kryesisht, personalitetet qė kanė shlyer detyrimet, nuk trokasin vetė nė sportele, por sjellin kryesisht shpurėn e tyre tė padukshme. Pėr shembull, ministrat qė kanė paguar taksat kanė dėrguar shoferėt e tyre, qė janė bėrė tė njohur pėr zyrtarėt vendorė, pasi pėrdoren rėndom edhe pėr kryerjen e procedurave tė tjera ligjore, sikundėr mund tė jetė marrja e certifikatave.

    Por ka edhe nga ata ministra qė, pėr shkak tė angazhimeve tė shumta ditore, sjellin nė sportele bashkėshortėt e tyre. Majlinda Bregu, ministre e Integrimit, njėkohėsisht edhe zėdhėnėse e qeverisė, sipas informacioneve qė disponojmė, ka vetėm pak ditė qė ka paguar taksat vendore. Kuptohet, nuk e ka ndėrmarrė vetė njė veprim tė tillė, por ka dėrguar pranė njėsisė bashkiake Nr. 3 nė kryeqytet, bashkėshortin e saj, Namik Ajazi.

    Mė praktik ėshtė treguar nėnkryetari i Kuvendit Popullor, Neritan Ceka. Banor i njėsisė bashkiake, Nr.1, nė Tiranė, kreu i PAD-sė, i ka habitur pa masė zyrtarėt lokalė, ndėrsa nė ndryshim nga kolegėt e tij, nuk ka sjellė shoferėt pėr tė mbaruar punėt vendore, por ėshtė paraqitur vetė.


    Zv/ministrat, kopja e shėmtuar e njėshave

    Mungesa e korrektėsisė nė pagimin nė kohė tė taksave vendore, vihet re me jo pak shqetėsim, edhe nė nivelin e dytė tė pushtetit ekzekutiv, sikundėr janė rangu i zv/ministrave. Nė bazė tė tė dhėnave qė disponon gazeta “Shekulli”, krahas zv/ministrit tė Punėve tė Brendshme dhe tė Pushtetit Lokal, Ferdinand Pone, debitorė ndaj pushtetit lokal, janė edhe kolegė tė tij qė mbajnė numrin 2 nė dikastere.

    Familja e zv/ministres sė Punėve, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanceve tė Barabarta, Marjeta Zaēe, ka paguar taksat vendore pėr vitin 2007, ndėrkohė qė nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė pėr vitin 2008. Edith Harxhi, zv/ministre e Punėve tė Jashtme, e njohur pėr lidhjet e saj miqėsore me vajzėn e kryeministrit, ashtu sikurse Argita Malltezi (Berisha), nuk ka paguar asnjė taksė vendore nė dy vitet e fundit.

    Lista e zv/ministrave borxhlinj, vazhdon mė tej me emra tė tjerė. Eno Bozdo, zv/ministėr i Ekonomisė dhe Energjetikės nuk ka paguar taksa qė nė vitin 2007. Iva Zajmi, zv/ministre e Punėve tė Brendshme, po kėshtu. I fundit nė radhėn e zv/ministrave jokorrektė, ėshtė Petrit Karabina, numri 2 nė Ministrinė e Mbrojtjes, vetėm se me njė saktėsim, pasi zėvendėsi i Oketės, ka tė papaguar vetėm vitin 2008.

    Taksat, kush nuk paguan nuk merr shėrbime

    Taksat vendore, qė duhet tė shlyejnė qytetarėt, dhe kėtu nuk bėjnė pėrjashtim as ata me kredenciale publikė, janė tre, pėrkatėsisht; e ndėrtesės, pastrimit dhe gjelbėrimit. Afati i parė i shlyrjes sė detyrimeve ėshtė muaji shtator. Deri nė kėtė periudhė gjithēka ėshtė vullnetare, pra ēdo individ qė ka detyrime tė tilla, duhet tė paraqitet me dėshirė nė sportelet e administratės lokale.

    Pas muajit shtator, futet nė lojė sanksioni ligjor. Asnjė qytetar qė nuk paguar taksat vendore nė pėrfundim tė muajit tė nėntė tė vitit kalendarik, nuk pėrfiton shėrbime nė administratėn lokale, qė do tė thotė se pa derdhur taksat nuk mund tė marrė qoftė edhe njė certifikatė, e jo mė tė kryejė veprime tė tjera ligjore.


    Detyrimet vendore, 70% e qytetarėve nuk paguajnė

    Niveli i vjeljes sė taksave vendore, pėr vitin 2008, ėshtė kthyer nė shqetėsim pėr pushtetin lokal nė kryeqyetet. Nė bazė tė statistikave qė disponon, bashkia e Tiranės, pothuaj 70 pėr qind e qytetarėve nuk kanė paguar taksat, gjė qė ka sjellė probleme nė buxhetin e pushtetit vendor. Shifra e mosshlyerjes sė detyrimeve ėshtė bėrė objekt debati edhe nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės.

    Kryebashkiaku Edi Rama, ka kėrkuar nga ky kėshill ndryshimin e formės sė vjeljes sė taksave, duke ua hequr kėtė tė drejtė njėsive vendore, pėr t’ia kaluar Postės Shqiptare, e cila ka premtuar realizimin e planit nė masėn 80 pėrqind, qė nė vitin e parė tė marrjes nė dorė tė kėtij shėrbimi.


    Njėsitė bashkiake, dhunė ligjore pėr tė vjelė taksat

    Problemi kryesor i administratės vendore nė kryeqytet, ėshtė bėrja e njėrit sy qorr pėr individė tė veēantė. Jo tė gjitha njėsitė vendore kanė probleme me vleljen e detyrimeve. Nė disa prej tyre, sikundėr meriton tė pėrmendet njėsia bashkiake nr. 4, tolerimet janė nė shkallėn zero.

    Nė kėto njėsi ėshtė vendosur qė tė mos lėshohet asnjė dokument identifikimi, pėr personat qė nuk janė treguar korrekt nė pagesė, gjė qė ka sjellė edhe rezultate pozitive. Gjithsesi, nė vitin vazhdim, nėse merr pėlqimin nga kėshilli bashkiak, pritet qė tė kemi ndryshime nė formulėn e vjeljes sė taksave, ndėrkohė qė do tė shikohet se sa efikase do tė jetė forma e re e zgjedhur nga bashkia.



    Emėr/Mbiemėr Viti 2007 Viti 2008

    Bamir Topi Po Po
    Ndre Legisi Po Po
    Edi Paloka Po Jo
    Sokol Olldashi Po Jo
    Besnik Mustafaj Po Po
    Blerim Ēela Po Po
    Astrit Patozi Jo Jo
    Enkeled Alibeaj Po Jo
    Luan Zhegu Po Po
    Dritėro Agolli Po Po
    Nikoll Gjini Po Po
    Sokol Axhemi Po Po
    Andis Harasani Po Jo
    Edmond Spah Po Jo
    Marjeta (Kushtrim) Zaēe Po Jo
    Argita Malltezi (Berisha) Jo Jo
    Diana Ēuli Po Jo
    Ylli Bufi Po Po
    Aldo Bumēi Jo Jo
    Aleksander Biberaj Po Po
    Taulant Dedja Po Jo
    Bashkim Fino Po Jo
    Skėnder Gjinushi Po Po
    Kastriot Islami Po Po
    Gėzim Karapici Jo Jo
    Petro Koēi Po Po
    Durim Lamaj Jo Jo
    Nikoll Lesi Po Po
    Valentina Leskaj Po Po
    Spartak Ngjela Po Po
    Paskal Milo Po Jo
    Luan Memushi Po Jo
    Ermelinda Meksi Po Po
    Fatmir Mediu Jo Jo
    Arben Malaj Jo Jo
    Genc Pollo Po Po
    Leonard Solis Po Po
    Paulin Sterkaj Po Po
    Musa Ulqini Po Po
    Fatmir Xhafaj Po Po
    Preē Zogaj Po Po
    Edith Harxhi Jo Jo
    Iva Zajmi Jo Jo
    Petrit Karabina Po Jo
    Neritan Ceka Po Po
    Eno Bozdo Jo Jo
    Ferdinand Pone Jo Jo
    Dilaver Laēi Jo Jo
    Jemin Gjana Po Po
    Pandeli Majko Po Po
    Ylli Pango Po Po
    Ilir Rusmaili Po Po
    Sali Berisha Jo Jo
    Shkelzen Berisha Jo Jo
    Erion Braēe Po Po
    Besnik Dervishi Po Po
    Flamur Hoxha Po Po
    Shpėtim Idrizi Po Po
    Ruzhdi Keēi Po Po
    Ben Blushi Po Po
    Kiēo Blushi Po Po
    Anila Godo Po Po
    Sabri Godo Po Po
    Nard Ndoka Po Po

    Shėnim: Po (paguar) Jo (papaguar)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    skane lek te shkretet
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,483
    Mbiemėr Viti 2007 Viti 2008

    Bamir Topi Po Po
    Ndre Legisi Po Po
    Edi Paloka Po Jo
    Sokol Olldashi Po Jo
    Besnik Mustafaj Po Po
    Blerim Ēela Po Po
    Astrit Patozi Jo Jo
    Enkeled Alibeaj Po Jo
    Luan Zhegu Po Po
    Dritėro Agolli Po Po
    Nikoll Gjini Po Po
    Sokol Axhemi Po Po
    Andis Harasani Po Jo
    Edmond Spah Po Jo
    Marjeta (Kushtrim) Zaēe Po Jo
    Argita Malltezi (Berisha) Jo Jo
    Diana Ēuli Po Jo
    Ylli Bufi Po Po
    Aldo Bumēi Jo Jo
    Aleksander Biberaj Po Po
    Taulant Dedja Po Jo
    Bashkim Fino Po Jo
    Skėnder Gjinushi Po Po
    Kastriot Islami Po Po
    Gėzim Karapici Jo Jo
    Petro Koēi Po Po
    Durim Lamaj Jo Jo
    Nikoll Lesi Po Po
    Valentina Leskaj Po Po
    Spartak Ngjela Po Po
    Paskal Milo Po Jo
    Luan Memushi Po Jo
    Ermelinda Meksi Po Po
    Fatmir Mediu Jo Jo
    Arben Malaj Jo Jo
    Genc Pollo Po Po
    Leonard Solis Po Po
    Paulin Sterkaj Po Po
    Musa Ulqini Po Po
    Fatmir Xhafaj Po Po
    Preē Zogaj Po Po
    Edith Harxhi Jo Jo
    Iva Zajmi Jo Jo
    Petrit Karabina Po Jo
    Neritan Ceka Po Po
    Eno Bozdo Jo Jo
    Ferdinand Pone Jo Jo
    Dilaver Laēi Jo Jo
    Jemin Gjana Po Po
    Pandeli Majko Po Po
    Ylli Pango Po Po
    Ilir Rusmaili Po Po
    Sali Berisha Jo Jo
    Shkelzen Berisha Jo Jo
    Erion Braēe Po Po
    Besnik Dervishi Po Po
    Flamur Hoxha Po Po
    Shpėtim Idrizi Po Po
    Ruzhdi Keēi Po Po
    Ben Blushi Po Po
    Kiēo Blushi Po Po
    Anila Godo Po Po
    Sabri Godo Po Po
    Nard Ndoka Po Po

    Shėnim: Po (paguar) Jo (papaguar)[/QUOTE]

    Shum mire bejne.
    PROSTITUCIONI,NUK DUHET TE PAGUAJ TAKSA.

  4. #4
    :::))))((((::: Maska e ai_shoku
    Anėtarėsuar
    03-08-2007
    Vendndodhja
    United States Of Albania
    Postime
    247
    Dhe ne presim qe keta ne na cojne ne familjen Europiane.......

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    mire keta politikanet qe paguajn ne( teori) 15 mij lek, po per nje qytetar te thjesht sa eshte taksa?
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anėtarėsuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    eh nuk paguajne taksa! duke pare zanafillen e historise se taksave ato jane perdorur fillimisht ne shekullin 16 nga monarket per te rrjepur popullin e thjeshte, dhe ky ligj vazhdon akoma aplikohet ne shekullin 21 ne shqiperi! Sa mprapa ka ecur shqiperia!
    failure is not an option!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Nė listėn e borxhlinjve edhe emrat e ministrave Olldashi, Basha, Tafaj, Nishani, Vasili


    Zv.ministri i Punėve tė Brendshme dhe anėtari i kėshillit Bashkiak, Ferinand Pone, prej tre vitesh nuk paguan detyrimet.

    Mospagimi i detyrimeve ndaj komunitetit duket sė ėshtė kthyer nė modė nga funksionarėt qė drejtojnė shtetin. Me sa duket, reformat dhe pėrpjekjet pėr t'u anėtarėsuar nė familjen e madhe Evropiane, u hanė shumė kohė dhe energji sa nuk mund tė gjejnė njė hapėsirė kohore (se lekėt nuk u mungojnė) pėr tė paguar detyrimet ndaj familjes sė vogėl, qytetit ku jetojnė.



    Bashkia e Tiranės, tashmė prej disa vitesh, nė fund tė vitit publikon listėn e zezė tė debitorėve tė pushtetit lokal nė kryeqytet. Nė krahasim me vitin e kaluar, lista e 2009-ės ėshtė mė e reduktuar, megjithatė e mbushur me emra tė rėndėsishėm.


    Nė krye tė listės sė emrave publikė, borxhlinj ndaj pushtetit lokal, ėshtė emri i zv.ministrit tė Punėve tė Brendshme dhe Pushtetit Lokal. Pone, njėkohėsisht kryetar i grupit tė djathtė nė kėshillin bashkiak tė Tiranės, ėshtė i pari qė ēirret dhe bėn moral nė sallėn ku vendoset pėr kryeqytetin, pėr nivelin e ulėt tė vjeljes sė tarifave dhe taksave vendore nga pushteti lokal.


    Ėshtė e habitshme se si Pone, i cili nė sallėn e Kėshillit Bashkiak do tė zgjidhė ēdo detaj, nė tė vėrtetė ka harruar tre vite me radhė qė tė paguajė taksėn vendore. Zoti Pone, nuk paguan taksat vendore qė nga viti 2007, ndėrkohė qė edhe dy javė duhen qė tė kalojmė zyrtarisht nė vitin kalendarik 2010. Por, Pone nuk ėshtė i vetmi qė ka lėnė pas dore detyrimet e tij si qytetar i Tiranės.

    Nė listė ėshtė edhe emri i Ministrit tė Transporteve dhe Punėve Publike, Sokol Olldashi, ish-kandidati pėr karrigen e kreut tė Bashkisė nė vitin 2007. Vetė Olldashi qė pretendonte tė drejtonte punėt e gjithė kryeqytetit rezulton se nuk ka paguar taksėn e ndėrtesės, pastrimit dhe gjelbėrimit qė nga viti 2008-tė.



    Ai nuk ėshtė i vetmi ministėr, qė nuk ka pasur kohė tė paguajė taksat, me tej nė listėn e zezė tė bashkisė, figurojnė edhe emrat e ministrit tė Brendshėm Lulzim Basha, ministrit tė Drejtėsisė, Bujar Nishani, ministrit tė Arsimit, Myqerem Tafaj, si dhe ministrit tė Shėndetėsisėm Petrit Vasili. Qė tė katėr kėta ministra duket se nuk i binden ligjit pėr herė tė parė, pasi nė vitet e mėparshme kanė shlyer ēdo detyrim.


    Mungesa e korrektėsisė nė pagimin nė kohė tė taksave vendore, ose mospagimi nė tėrėsi i tyre, vihet re edhe te niveli i dytė i pushtetit ekzekutiv, e thėnė ndryshe tek ofiqet e zv.ministrave. Krahas zv.ministrit tė Punėve tė Brendshme dhe tė Pushtetit Lokal, Ferdinand Pone, debitorė ndaj pushtetit lokal, janė edhe kolegė tė tij qė mbajnė numrin 2 nė dikastere.


    Ashtu si Pone. edhe Edit Harxhi, zv.ministre e Jashtme, Iva Zajmi, zv.ministre e Brendshme dhe Eno Bozdo, zv.ministrėr i Ekonomisė dhe Energjetikės, qė prej 2007 nuk paguajnė detyrimet e tyre si qytetarė tė Tiranės.


    Taksat vendore, qė duhet tė shlyejnė qytetarėt, dhe kėtu nuk bėjnė pėrjashtim as ata qė kanė funksione shtetėrore, janė tre; taksa e ndėrtesės, e pastrimit dhe e gjelbėrimit. Afati i parė i shlyerjes sė detyrimeve ėshtė muaji shtator.


    Pas muajit shtator, aplikohet sanksioni ligjor. Nėse njė qytetar nuk ka paguar taksat vendore nė pėrfundim tė muajit tė nėntė tė vitit kalendarik, nuk mund tė pėrfitojė shėrbime nė administratėn lokale, nuk mund tė marrė qoftė edhe njė certifikatė, e jo mė tė kryejė veprime tė tjera ligjore.

    Lista e funksionarėve shtetėrorė qė janė debitor nė Bashki


    Lulėzim Basha, ministėr i Brendshėm
    Bujar Nishani, ministėr i Drejtėsisė
    Sokol Olldashi, ministėr i Punėve Publike
    Myqerem Tafaj, ministėr i Arsimit dhe Shkencės
    Petrit Vasili, ministėr i Shėndetėsisė
    Ferdinand Pone, zv.ministėr i Punėve tė Brendshme
    Edit Harxhi, zv.ministre e Jashtme
    Iva Zajmi, zv.ministre e Brendshme
    Zana Xhuka, zv.ministre e Mbrojtjes
    Jorida Tabaku, zv.ministre e Integrimit
    Nezir Haldeda, zv.ministėr i Financave
    Alfred Rushaj, zv.ministėr i Financave
    Neritan Alibali, zv.ministėr i Ekonomisė dhe Energjetikės
    Eno Bozdo, zv.ministėr i Ekonomisė Energjetikės
    Edmond Haxhinasto, zv.ministėr i Punėve Publike


    Shekulli
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 08-02-2013, 09:44
  2. Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14
  3. Kongresi i Autoriteteve Lokale : Qeveria, cenim autonomise vendore
    Nga Humdinger nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2006, 18:14
  4. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11
  5. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •