Shekulli, Merkure, 07 Janar 2009 08:08:00
Zyrtarėt dhe politikanėt qė nuk paguajnė taksat
Dritan Laci
Fėmijėt e ēiftit Berisha, vajza Argita dhe djali Shkėlzeni, ashtu si prindėrit, nuk kanė paguar taksat nė dy vitet e fundit
Kryeministri u bėn bisht taksave lokale. I pafuqishėm tė bindė edhe anėtarėt e kabinetit qeveritar
Kryeministri Berisha dhe familjarėt e tij vazhdojnė tė jenė mė jo korrektėt nė zbatimin e ligjit. Me gjithė thirrjen publike pėr pagimin e taksave vendore, tė bėrė nga pushteti lokal nė muajin dhjetor, familja qė qeveris vendin, kėmbėngul tė mos denjojė tė adresohet pranė sporteleve tė tatim-taksave pėr tė shlyer detyrimet, duke u kthyer kėsisoj nė shembullin mė negativ pėr qytetarėt.
Ligji dhe vetėm ligji, batuta e aq shumė pėlqyer dhe trumbetuar nga kreu i qeverisė, ėshtė kthyer nga po ai vetė nė shprehjen bėj si tė them unė, por mos bėj siē bėj unė. I pari i Kėshillit tė Ministrave, qė duhet tė jetė njėkohėsisht edhe respektuesi i parė i ligjit, nė vendin qė qeveris prej 42 muajsh, ua ka injektuar kėtė filozofi edhe anėtarėve tė familjes.
Familja Berisha, e pėrbėrė nga kryeministri dhe bashkėshortja e tij, Liri Berisha, nuk ka paguar asnjė taksė vendore nė arkat e pushtetit vendor, qoftė nė vitin 2007, ashtu edhe nė vitin 2008 qė sapo lamė pas. Taksat me ligjin pėr pushtetin lokal duhet tė ishin paguar vullnetarisht brenda muajit shtator tė vitit 2008, ndėrkohė qė, nga kjo periudhė e deri mė sot, kanė kaluar plot 3 muaj, dhe kryeministri jo vetėm qė nuk ka trokitur nė zyrėn e tatimeve, por nuk ka bėrė as gjėnė mė tė thjeshtė, ashtu sikurse veprojnė anėtarėt e tij korrektė tė qeverisė; nė pamundėsi tė dėrgojė shoferėt apo shėrbėtorėt pėr tė firmosur librezėn e taksave.
Tė njėjtin ves gėzon edhe vajza e kryeministrit, Argita Malltezi (Berisha), e cila sikundėr i ati, nuk paguan taksat qė nga viti 2007. Banore e njėsisė bashkiake Nr. 9, vajza e madhe e kreut tė qeverisė, paēka se deklaron pasuri tė patundshme vlera tė mėdha monetare, tregon se i dhimbsen 15 mijė lekė tė rinj, aq sa ėshtė gjithė-gjithė shuma qė duhet tė derdhė pėr dy vite nė arkėn e pushtetit lokal.
Nė kėtė mes nuk bėn dallim as djali i vogėl i familjes kryeministrore, i cili megjithėse jeton nė Suedi, duket se nuk ėshtė mėsuar ti qėndrojė sus ligjit. Djali i kryeministrit, Shkėlzen Berisha, i shkėputur nga trungu familjar, vite mė parė, ėshtė banor i njėsisė bashkiake Nr.2 nė kryeqytet. Megjithėse ligjėrisht rezulton tė jetė i ndarė nga i ati dhe vazhdon tė jetojė nė vendin skandinav, 32-vjeēari duhet tė derdhė nė arkat e tatim-taksave, detyrimet pėrkatėse, gjė tė cilėn nuk e bėn, ashtu sikurse familjarėt e tij, qė nga viti 2007.
Kryeministri Sali Berisha, jo vetėm qė ėshtė mė jokorrekti dhe nuk arrin tė bindė familjarėt e tij tė paguajnė detyrimet ligjore, por ėshtė i pazoti tė bindė edhe anėtarėt e kabinetit tė tij, tė paguajnė taksat. Fillojmė qė nga ministri i Transporteve dhe Punėve Publike, Sokol Olldashi, kandidat nė shkurtin e vitit 2007 pėr postin e qytetarit tė parė tė Tiranės.
Ministri Olldashi, banor i njėsisė bashkiake Nr. 9, nuk ka paguar taksėn e ndėrtesės, pastrimit dhe gjelbėrimit pėr vitin qė lamė pas. Ecim mė tej me ministrin e Drejtėsisė, Enkelejd Alibeajn, familja e tė cilit, kur po afrohemi dalėngadalė nė mesin e muajit janar, nuk ka paguar taksat e vitit 2008.
Nė tė gjithė morinė e emrave publikė debitorė ndaj pushtetit lokal, dallon dukshėm emri i zv/ministrit tė Punėve tė Brendshme, qė mbulon nė kėtė dikaster edhe ēėshtjet e pushtetit lokal. Ferdinand Pone, njėkohėsisht kryetar i grupit tė djathtė nė kėshillin bashkiak tė Tiranės, ėshtė i pari qė ēirret dhe bėn moral nė aulėn ku merren vendimet kryesore pėr kryeqytetin, pėr nivelin e ulėt tė vjeljes sė tarifave dhe taksave vendore nga pushteti lokal, por po kėshtu, nė mėnyrėn mė tė habitshme, rezulton tė jetė vetė borxhli ndaj kėtij pushteti. Zoti Pone, nuk paguan taksat vendore qė nga viti 2007, ndėrkohė qė duhet tė kujtojmė se jemi nė vitin kalendarik 2009.
Nuk shkojnė vetė. I fundit nga deputetėt e parė nė sportelet e taksave ėshtė Neritan Ceka
Shoferėt dhe shėrbėtorėt, shpura hije qė paguan taksat e ministrave
Nuk janė tė gjithė njė kallėp me kryeministrin. Ka edhe nga ata qė janė pėrpjekur tė jenė korrektė me administratėn lokale, duke i paguar njė mė njė detyrimet vendore. Shembulli mė i mirė ėshtė Presidenti i Republikės, Bamir Topi, banor i njėsisė bashkiake nr.9 nė kryeqytet. Qytetari i parė i vendit i ka shlyer detyrimet si pėr vitin 2007, ashtu edhe pėr vitin 2008.
Nė anėn e personaliteteve korrektė ka edhe anėtarė tė kabinetit kryeministror, ku vlen tė pėrmenden numri dy i qeverisė, Genc Pollo, si edhe ministrja e Shėndetėsisė, Anila Godo. Nė dallim nga tė djathtėt nė pushtet, opozita duket mė e predispozuar pėr tė shlyer taksat. Nėse Astrit Patozi, Kryetar i Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike, rezulton debitor nė dy vitet e fundit, Valentina Leskaj, Kryetare e Grupit tė PS-sė nė Kuvend, ka treguar korrektėsinė maksimale nė shlyerjen e detyrimeve.
Burime pranė njėsive vendore deklarojnė pėr gazetėn Shekulli se, kryesisht, personalitetet qė kanė shlyer detyrimet, nuk trokasin vetė nė sportele, por sjellin kryesisht shpurėn e tyre tė padukshme. Pėr shembull, ministrat qė kanė paguar taksat kanė dėrguar shoferėt e tyre, qė janė bėrė tė njohur pėr zyrtarėt vendorė, pasi pėrdoren rėndom edhe pėr kryerjen e procedurave tė tjera ligjore, sikundėr mund tė jetė marrja e certifikatave.
Por ka edhe nga ata ministra qė, pėr shkak tė angazhimeve tė shumta ditore, sjellin nė sportele bashkėshortėt e tyre. Majlinda Bregu, ministre e Integrimit, njėkohėsisht edhe zėdhėnėse e qeverisė, sipas informacioneve qė disponojmė, ka vetėm pak ditė qė ka paguar taksat vendore. Kuptohet, nuk e ka ndėrmarrė vetė njė veprim tė tillė, por ka dėrguar pranė njėsisė bashkiake Nr. 3 nė kryeqytet, bashkėshortin e saj, Namik Ajazi.
Mė praktik ėshtė treguar nėnkryetari i Kuvendit Popullor, Neritan Ceka. Banor i njėsisė bashkiake, Nr.1, nė Tiranė, kreu i PAD-sė, i ka habitur pa masė zyrtarėt lokalė, ndėrsa nė ndryshim nga kolegėt e tij, nuk ka sjellė shoferėt pėr tė mbaruar punėt vendore, por ėshtė paraqitur vetė.
Zv/ministrat, kopja e shėmtuar e njėshave
Mungesa e korrektėsisė nė pagimin nė kohė tė taksave vendore, vihet re me jo pak shqetėsim, edhe nė nivelin e dytė tė pushtetit ekzekutiv, sikundėr janė rangu i zv/ministrave. Nė bazė tė tė dhėnave qė disponon gazeta Shekulli, krahas zv/ministrit tė Punėve tė Brendshme dhe tė Pushtetit Lokal, Ferdinand Pone, debitorė ndaj pushtetit lokal, janė edhe kolegė tė tij qė mbajnė numrin 2 nė dikastere.
Familja e zv/ministres sė Punėve, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanceve tė Barabarta, Marjeta Zaēe, ka paguar taksat vendore pėr vitin 2007, ndėrkohė qė nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė pėr vitin 2008. Edith Harxhi, zv/ministre e Punėve tė Jashtme, e njohur pėr lidhjet e saj miqėsore me vajzėn e kryeministrit, ashtu sikurse Argita Malltezi (Berisha), nuk ka paguar asnjė taksė vendore nė dy vitet e fundit.
Lista e zv/ministrave borxhlinj, vazhdon mė tej me emra tė tjerė. Eno Bozdo, zv/ministėr i Ekonomisė dhe Energjetikės nuk ka paguar taksa qė nė vitin 2007. Iva Zajmi, zv/ministre e Punėve tė Brendshme, po kėshtu. I fundit nė radhėn e zv/ministrave jokorrektė, ėshtė Petrit Karabina, numri 2 nė Ministrinė e Mbrojtjes, vetėm se me njė saktėsim, pasi zėvendėsi i Oketės, ka tė papaguar vetėm vitin 2008.
Taksat, kush nuk paguan nuk merr shėrbime
Taksat vendore, qė duhet tė shlyejnė qytetarėt, dhe kėtu nuk bėjnė pėrjashtim as ata me kredenciale publikė, janė tre, pėrkatėsisht; e ndėrtesės, pastrimit dhe gjelbėrimit. Afati i parė i shlyrjes sė detyrimeve ėshtė muaji shtator. Deri nė kėtė periudhė gjithēka ėshtė vullnetare, pra ēdo individ qė ka detyrime tė tilla, duhet tė paraqitet me dėshirė nė sportelet e administratės lokale.
Pas muajit shtator, futet nė lojė sanksioni ligjor. Asnjė qytetar qė nuk paguar taksat vendore nė pėrfundim tė muajit tė nėntė tė vitit kalendarik, nuk pėrfiton shėrbime nė administratėn lokale, qė do tė thotė se pa derdhur taksat nuk mund tė marrė qoftė edhe njė certifikatė, e jo mė tė kryejė veprime tė tjera ligjore.
Detyrimet vendore, 70% e qytetarėve nuk paguajnė
Niveli i vjeljes sė taksave vendore, pėr vitin 2008, ėshtė kthyer nė shqetėsim pėr pushtetin lokal nė kryeqyetet. Nė bazė tė statistikave qė disponon, bashkia e Tiranės, pothuaj 70 pėr qind e qytetarėve nuk kanė paguar taksat, gjė qė ka sjellė probleme nė buxhetin e pushtetit vendor. Shifra e mosshlyerjes sė detyrimeve ėshtė bėrė objekt debati edhe nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės.
Kryebashkiaku Edi Rama, ka kėrkuar nga ky kėshill ndryshimin e formės sė vjeljes sė taksave, duke ua hequr kėtė tė drejtė njėsive vendore, pėr tia kaluar Postės Shqiptare, e cila ka premtuar realizimin e planit nė masėn 80 pėrqind, qė nė vitin e parė tė marrjes nė dorė tė kėtij shėrbimi.
Njėsitė bashkiake, dhunė ligjore pėr tė vjelė taksat
Problemi kryesor i administratės vendore nė kryeqytet, ėshtė bėrja e njėrit sy qorr pėr individė tė veēantė. Jo tė gjitha njėsitė vendore kanė probleme me vleljen e detyrimeve. Nė disa prej tyre, sikundėr meriton tė pėrmendet njėsia bashkiake nr. 4, tolerimet janė nė shkallėn zero.
Nė kėto njėsi ėshtė vendosur qė tė mos lėshohet asnjė dokument identifikimi, pėr personat qė nuk janė treguar korrekt nė pagesė, gjė qė ka sjellė edhe rezultate pozitive. Gjithsesi, nė vitin vazhdim, nėse merr pėlqimin nga kėshilli bashkiak, pritet qė tė kemi ndryshime nė formulėn e vjeljes sė taksave, ndėrkohė qė do tė shikohet se sa efikase do tė jetė forma e re e zgjedhur nga bashkia.
Emėr/Mbiemėr Viti 2007 Viti 2008
Bamir Topi Po Po
Ndre Legisi Po Po
Edi Paloka Po Jo
Sokol Olldashi Po Jo
Besnik Mustafaj Po Po
Blerim Ēela Po Po
Astrit Patozi Jo Jo
Enkeled Alibeaj Po Jo
Luan Zhegu Po Po
Dritėro Agolli Po Po
Nikoll Gjini Po Po
Sokol Axhemi Po Po
Andis Harasani Po Jo
Edmond Spah Po Jo
Marjeta (Kushtrim) Zaēe Po Jo
Argita Malltezi (Berisha) Jo Jo
Diana Ēuli Po Jo
Ylli Bufi Po Po
Aldo Bumēi Jo Jo
Aleksander Biberaj Po Po
Taulant Dedja Po Jo
Bashkim Fino Po Jo
Skėnder Gjinushi Po Po
Kastriot Islami Po Po
Gėzim Karapici Jo Jo
Petro Koēi Po Po
Durim Lamaj Jo Jo
Nikoll Lesi Po Po
Valentina Leskaj Po Po
Spartak Ngjela Po Po
Paskal Milo Po Jo
Luan Memushi Po Jo
Ermelinda Meksi Po Po
Fatmir Mediu Jo Jo
Arben Malaj Jo Jo
Genc Pollo Po Po
Leonard Solis Po Po
Paulin Sterkaj Po Po
Musa Ulqini Po Po
Fatmir Xhafaj Po Po
Preē Zogaj Po Po
Edith Harxhi Jo Jo
Iva Zajmi Jo Jo
Petrit Karabina Po Jo
Neritan Ceka Po Po
Eno Bozdo Jo Jo
Ferdinand Pone Jo Jo
Dilaver Laēi Jo Jo
Jemin Gjana Po Po
Pandeli Majko Po Po
Ylli Pango Po Po
Ilir Rusmaili Po Po
Sali Berisha Jo Jo
Shkelzen Berisha Jo Jo
Erion Braēe Po Po
Besnik Dervishi Po Po
Flamur Hoxha Po Po
Shpėtim Idrizi Po Po
Ruzhdi Keēi Po Po
Ben Blushi Po Po
Kiēo Blushi Po Po
Anila Godo Po Po
Sabri Godo Po Po
Nard Ndoka Po Po
Shėnim: Po (paguar) Jo (papaguar)
Krijoni Kontakt