Caqe tė tjera tė luftės sė SHBA-sė kundėr terrorizmit pritet tė jenė: Uzbekistani, Iraku, Jemeni, Taxhikistani, Somalia, Sudani, Malajzia, Filipinet dhe Indonezia
Duket se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės po pėrgatiten pėr Fazėn 2 tė sė ashtuquajturės luftė kundėr terrorit, njė fushatė qė analitikėt thonė se mund ta kombinojė veprimin ushtarak me masa financiare dhe presion diplomatik. Lufta jonė kundėr terrorit fillon me Al-Qaedan, por nuk pėrfundon atje, ka paralajmėruar presidenti amerikan George W. Bush. Ajo nuk do tė pėrfundojė derisa ēdo grup terrorist me shtrirje globale tė jetė gjetur, ndaluar dhe mundur.
Uzbekistani
Uzbekistani ka lejuar Shtetet e Bashkuara tė Amerikės qė ta pėrdorin gjatė luftės nė Afganistan hapėsirėn e tij ajrore, si dhe njė aeroport pėr furnizimin me ndihma humanitare. Qeveria uzbeke ka problemet e veta me militantėt islamikė dhe pak vetė besojnė se bashkėpunimi i Tashkentit ėshtė bėrė pa ndonjė ēmim. Washingtoni thotė se Lėvizja Islamike e Uzbekistanit ka kontakte me rrjetin terrorist Al- Qaeda dhe pėrbėn njė kėrcėnim rajonal qė duhet ērrėnjosur. Shumė vetė besojnė se Amerika mund ta ndihmojė Uzbekistanin tė bėjė kėtė gjė, ndėrsa mund tė bėjė veshin e shurdhėr ndaj shtypjes nga ana e qeverisė tė grupeve tė opozitės.
Taxhikistani
Ka njoftime se ushtarakė amerikanė dhe evropianė kanė vepruar nė Taxhikistan, fqinj I drejtpėrdrejtė i Afganistanit nė veri. Njoftimet sugjerojnė se Al- Qaeda ka stėrvitur dhe mbėshtetur rebelėt islamikė qė luftojnė kundėr qeverisė taxhike. Nė tė shkuarėn, Taxhikistani ėshtė akuzuar nga fqinjėt e tij se ka lejuar praninė e kampeve stėrvitore pėr rebelė islamikė nė territorin e tij, njė akuzė qė e ka hedhur poshtė me forcė.
Iraku
Nuk ėshtė publikuar ndonjė prove e qartė qė ta lidhė Irakun me sulmet e 11 shtatorit, por Iraku mund tė jetė pjesė kyēe nė fazėn e dytė. Presidenti Bush e ka paralajmėruar Bagdadin se duhet tė lejojė rikthimin e inspektorėve tė OKB-sė pėr armėt, ose pėrndryshe do tė pėsojė, gjė qė ka nxitur spekulime tė mėdha lidhur me njė sulm ndaj Irakut. Por zėvendėspresidenti amerikan, Dick Cheney, tha mė vonė se nuk ėshtė vendosur ende ēėshtja se ēfarė duhet bėrė me Irakun. Alternativa kryesore, thonė analitikėt, do tė jetė fillimi i njė offensive ajrore, ndoshta nė njė shkallė edhe mė tė madhe se nė dhjetor tė vitit 1998.
Sudani
Nė vitin 1998 Sudani u bė objektiv i goditjeve tė raketave amerikane pasi SHBA e akuzoi atė pėr lidhje me Al Qaedan, tė cilėn Washingtoni e mbante pėrgjegjėse pėr bombat e vėna nė ambasadat e saj nė Kenia dhe Tanzani nė fillim tė atij viti. Ka pasur njoftime se Amerika ka plane rezervė pėr tė sulmuar objektiva nė Sudan, ku ishte vendosur Osama Bin Ladeni para se tė shkonte nė Afganistan. Megjithatė, qė nga 11 shtatori qeveria sudaneze ka shtuar pėrpjekjet e saj pėr tė arrestuar dhe dorėzuar terroristė tė dyshimtė.
Jemeni
Jemeni ėshtė vendi i origjinės sė Osama bin Ladenit dhe amerikanėt dyshojnė se njerėzit e tij ishin pas sulmit ndaj anijes luftarake amerikane USS Cole nė Jemen, ku u vranė 17 ushtarė amerikanė. Nė mes tė dhjetorit forca jemenase tė sigurisė, me ndihmėn e informacioneve amerikane tė zbulimit, sulmuan disa fshatra malore qė dyshohej se strehonin pjesėtarė tė rrjetit Al- Qaeda. Ishte hera e parė qė nga 11 shtatori qė njė qeveri arabe pėrdorte forcėn ushtarake ndaj pjesėtarėve tė dyshimtė tė Al- Qaedas dhe shumė vetė besojnė se kjo mund tė shėnojė fillimin e Fazės 2 tė luftės sė Amerikės ndaj terrorit.
Somalia
SHBA-ja thotė se Al-Qaeda ka baza nė Somali dhe flota amerikane kanė filluar tashmė tė patrullojnė vijat detare. Ky vend mysliman nuk ka njė qeveri qendrore efikase dhe shumica e vendit ėshtė e ndarė nė zona klanore qė drejtohen nga udhėheqės qė janė nė konkurrencė me njėritjetrin. Kryeministri kalimtar I Somalisė, Hasan Abshir Farah, I ka kundėrshtuar me forcė akuzat amerikane, por ai ka thėnė gjithashtu se do ta mirėpriste dislokimin e ekipeve ushtarake
amerikane nė Somali pėr tė hetuar lidhur me praninė e mundshme tė pjesėtarėve tė Al-Qaedas.
Filipinet
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė dhėnė mbėshtetje logjistike pėr fushatėn e Manilas kundėr Abu Sayyafit, njė grup militant mysliman qė besohet se ėshtė i lidhur me Osama nin Ladenin. Kėshilltarė ushtarakė amerikanė kanė shkuar tashmė nė Filipine pėr ti stėrvitur trupat e tyre nė operacionet kundėr rebelėve, tė cilėt veprojnė nė jug tė vendit. Zyrtarė filipinas janė tė bindur se Abu Sayyaf ka marrė armatime, ėshtė stėrvitur dhe ka marrė ndihmė logjistike nga Al-Qaeda. Ata thonė se ky rrjet vendosi lidhjet e para mė Abu Sayyaf-in nė fillim tė vitit 1990 dhe se rrėmbimet e kohėve tė fundit kishin shenjat e gishtėrinjve tė Al-Qaedas.
Malajzia
Qeveria malajziane u ka kėrkuar Shteteve tė Bashkuara tė shpjegojnė pse vendi i tyre ėshtė quajtur si burim i mundshėm aktiviteti I Al-Qaeda. Gazeta New York Times njoftonte duke cituar burime zyrtare amerikane pa emėr se pjesėtarė tė Al-Qaeda kanė pėrdorur aeroportin ndėrkombėtar tė Kuala Lumpurit si pikė tranziti. Thuhet se dy nga rrėmbyesit e aeroplanėve nė sulmet e 11 shtatorit, Khaled al- Midhar dhe Nawaq al-Hamzi, janė filmuar nė njė takim nė Kuala Lumpur nė Malajzi sė bashku me operativė tė tjerė tė njohur tė Al-Qaeda. Njoftohet se anėtarė tė Grupit Muxhahedin Malajzian kanė qėndruar pėr ca kohė nė Afganistan.
Indonezia
Disa njoftime kanė sugjeruar se Amerika mund ti ketė si objektiv disa pjesė tė Indonezisė, ku militantėt islamikė kanė krijuar baza tė forta. Kreu i Agjencisė Kombėtare tė Zbulimit tė vendit, gjenerallejtėnanti Hendropriyono, ka konfirmuar kohėt e fundit se pjesėtarė tė Al-Qaedas kanė marrė pjesė nė luftime nė ishullin Sulawesi. Grupe militante vendase, si Laskar Jihad, qė kanė stėrvitur mijėra vetė pėr tė luftuar kundėr tė krishterėve, besohet se kanė lidhje me Al-Qaedan. Thuhet se Washingtoni ėshtė I mėrzitur nga mungesa e gatishmėrisė sė forcave indoneziane tė sigurisė pėr tė vėnė nėn kontroll militantėt islamikė.
Krijoni Kontakt