Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Vdes kengetari Agron Berisha

    Kėngėtari i njohur ėshtė goditur dje nė mėngjes nga njė infarkt nė zemėr
    Ndėrron jetė Agron Berisha

    Nė mėngjesin e ditės sė djeshmė, kėngėtari i njohur Agron Berisha ka pėsuar njė infarkt nė zemėr. Ka vdekur, pasi nuk e ka pėrballuar dot kėtė goditje. Ky lajm bėhet i ditur nga agjencitė e lajmeve kosovare e maqedonase. Megjithėse me shėndet tė mirė, e aktivitete tė shumta nė jetėn e tij artistike, kėngėtari Agron Berisha, duket se ėshtė gjendur i papėrgatitur ndaj kėsaj goditjeje. Muajt e fundit Agron Berisha ishte aktivizuar mjaft edhe nė jetėn kulturore tė Tiranės. Kėto kohė kishte dalė nė treg edhe albumi me kėngėt mė tė zgjedhura tė tij, qė nga fillimet e krijimtarisė e deri nė krijimet mė tė fundit. Brenda kėtij albumi janė pėrfshirė edhe duetet qė ai ka realizuar me bashkėshorten e tij Naxhije Berisha. Ky artist u bė i njohur nė Tiranė si njė mjeshtėr nė ndėrthur nė mėnyrė harmonike rrymat e ndryshme muzikore, mė sė shumti me kėngėn "Vetėm pesė minuta" tė cilėn e kėndoi nė Festivalin e Kėngės nė Radio Televizion, nė Tiranė. Ndėrkohė qė kohėt e fundit ka nxjerrė nė tregun muzikor disa albume. Agron Berisha, i cili la pas njė repertor tė gjerė muzikor, ka marrė pjesė nė shumė festivale, koncerte, mbrėmje festive brenda dhe jashtė Kosovės, ndėrsa ėshtė nderuar me ēmime tė ndryshme. Kėngėtari me zė karakteristik ka bashkėpunuar edhe me kėngėtarė tė tjerė si Bujar Qamilin, Gjyste Vulaj, Adelina Ismailin, Shkurte Fejzen, Ismet Bexhetin etj, pa harruar dhe bashkėpunimet e suksesshme qė ai ka pasur me bashkėshorten e tij kėngėtaren Naxhie Berisha dhe vajzėn Ersana Berisha. Agron Berisha lindi nė Gjakovė (Kosovė). Studioi nė Universitetin Giessen nė Gjermani. Deri nė ēastet e fundit tė jetės sė tij ai iu kushtua vetėm kėngės
    Me ethet e njė koncerti recital
    Pak kohė mė parė, ai kishte zgjedhur Tiranėn pėr tė jetuar disa ditė. Po jetonte ankthin e njė koncerti tė madh. Kishte muaj tė tėrė qė jetonte me atė ankth Ishte i pari koncert recital i jetės sė tij. Pėr tė kishte zgjedhur Pallatin e Kongreseve nė Tiranė. Madhėsia e saj nuk e kishte trembur aspak. -“E di qė e duan kėngėn time dhe jam i sigurt se nė kėtė koncert unė do tė gjej spektatorin qė mė ka munguar aq shumė. Por veē kėsaj do tė kem mundėsi tė shoh se cilat nga krijimet e mia kanė zėnė vend mė shumė nė zemrat e adhuruesve tė mi kėtu nė Tiranė”,-kėshtu ėshtė shprehur njė vit mė parė nė momentet e fundit pėr para se tė dilte nė kėtė koncert recital. Pėr tė kjo ishte njė provė. Kėngėt e tij ishin duartrokitur sa e sa herė nė skenat e festivaleve, nė ato skena ku ai ka marrė pjesė me shumė kėngė e qė mė pas mbetėn nė gojėt e njerėzve. Por ajo provė doli ashtu sikurse e kishte menduar ai. Tek publiku gjeti interesin qė ai kishte ėndėrruar gjithmonė. Ndėrsa albumi i tij i hedhur nė treg pas kėtij koncerti, u prit mjaft mirė nga adhuruesit e tij. Ndėrsa kėto muaj ai sėrish kishte ardhur nė Tiranė. Ndoshta pėr t’u interesuar pėr mbarėvajtjen e albumit tė tij kėtu nė Tiranė, e ndoshta pėr ndonjė koncert a aktivitet tė ri. Me kėngė hit si “Vetėm pesė minuta”, “Miss albania”, Eja ti”, “Gurbeti”, etj, ai ishte i njohur jo vetėm nė rrethet e artdashėsve tė Shqipėrisė por edhe mė gjerė, nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, dhe nė shtete tė ndryshme ku ėshtė aktivizuar me koncerte tė pėrbashkėta krahas kėngėtarėve tė tjerė tė njohur. Si njė nga kėngėtarėt e parė kosovarė e nga shqiptarėt e Maqedonisė, qė mori pjesė nė festivalet e fundvitit, pas viteve ’90, Agron Berisha mbetet kėngėtari me zėrin e veēantė dhe krjimet qė mbeten nė historinė e kėngės.

  2. #2
    Me erdhi shume keq kur e mora vesh lajmin e hidhur.
    I percjell ngushellimet e mia familjes se tij.

    Rrespekte Tironsja.
    :^zilet

  3. #3
    Pagan Maska e LIFE GUARD
    Anėtarėsuar
    29-12-2002
    Vendndodhja
    GarbageField Nj . USA
    Postime
    18
    Ngushellime te perzemerta FAMILJES TE TIJ
    dhe i perjetshem dhe i pa harruar qofte kujtimi i tij .
    Me Respekt , Lenci.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    Me erdhi shume keq per vdekjen e tij dhe do ti percillja familjes se tij dhe ngushellimet e mia.
    Megjithate do te thoja se kengetari Agron Berisha nuk do te harrohet shpejte sepse ai diti te percjelle mendimet e tij neprmjet muzikes se tij qe ndoshta do ta bejne ate te pa vdekshem.
    ( Don zoti dhe ai 5 minutesh mbetet i paharruar.)

    I pa harruar qofte ai dhe vepra e tij.
    instruktori

  5. #5
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Shum Shume Keq me erdhi kur e lexova ate mesazh me lart nga Shijaksi!!

    I pa harruar qofte Kujtimi i tij!!

    Me respekt Driloni!
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  6. #6
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    edhe mua me erdhi keq
    e pabesueshme
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    iiiiiiiii sa gjynah

    ai ka qen nje kengetaret e mij te preferuar


    prehte ne paqe shpirti tij ishte vertet kengetar dhe krijues i talentuar i will miss him

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    jasht atdheut
    Postime
    2
    Ż PREFTE SHPŻRTŻ NE PAQE ...!!!! SHPREH NGUSHELLŻMET E MŻA....
    Shqipėria ka qėnė
    Edhe po do tė jetė,
    Po sot nė ditėt tėnė
    Tė metė tė mos ketė.

    E ka nderuar zoti
    Gjithėnjė Shqipėrinė,
    Ish fort mirė qėmoti,
    Do bėhet dhe taninė.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    Ah, Agron megjithese nuk te kam pare per nje kohe te gjate (ne skene) ne kujtese me rrine i ngulitur interpretimi yt karakteristik dhe floket kacurrele, po e ndjeje se me largimin tende po vdes edhe nje pjese e rinise sime pjese e rendesishme e se ciles ishe edhe ti me kenget e tua te bukura.

    Te qofte i lehte dheu qe te mbulon....

  10. #10
    student Maska e besarti
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    80
    Agron kenget e tua kan qen, jan dhe do te mbesin te mrekullueshme...
    Nese rrezikon mund te humbesh, por nese nuk rrezikon ke humbur gjithsesi!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Andre
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Roma
    Postime
    9
    Eshte vertet nje humbje e madhe vdekja e ketij kengetari ,gje qe me ka prekur jashtezakonisht shume. Ai qe ka qen zeri i shpirtit i te gjitha grupmoshave Shqiptare. Megjithate: "AGIM TI DO TE VAZHDOSH TE JETOSH NE GJITHMON NE ZEMRAT TONA"

  12. #12
    Idriz Ajeti
    Anėtarėsuar
    31-12-2007
    Vendndodhja
    New York, USA
    Postime
    1

    Ngushllimet e mia

    Un edhe Teuta Berisha, motra e Agronit, ishim shokėt mė tė ngusht nė Zef Lush Marku. Sėbashku diplomuam gjimnazin nė '77 edhe pasi mbarova fakultetin e gj. Angleze nė Shkup u shpėrngula nė New York. Tash prej '86 jetoj nė Amerik. Oh, ZOT, sa shum u habita edhe sa keq mė erdh kur mora vesh pėr Agron Berishėn! Un e kam njoft krejt familjen e tij.

    Teuta,

    Tė lutem prano ngushllimet e mia mė tė sinqerta e mė tė thella pėr vllaun tėnd, Agronin! Mė erdh shum, shum keq edhe u trondita pa mas kur mora vesh pėr kėtė tragjedi familiare qė tė kish ndoth ty.

    Me shėndet qofshim edhe mirupafshim.


    Idriz Ajeti

    e-mail: xyzirdi@yahoo.com

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2014
    Postime
    38

    Pėr: Vdes kengetari Agron Berisha

    http://www.rockshqip.com/agron-berisha/ - Ketu e keni biografine dhe te gjitha kenget e Agron Berishes.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2017
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    3

    Pėr: Vdes kengetari Agron Berisha

    akoma pas kaq viteve me trishton..
    RIP..
    do mbetesh gjithmone i paharruar, ikone e femirise tone dhe icone e kenges se lire ne kohen e demokracise..

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 04-05-2011, 13:45
  2. Ndahet nga jeta kėngėtari i njohur popullor Xhevdet Hafizi
    Nga RaPSouL nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 02:19
  3. Cili Eshte Kengetari Juaj I Preferuar
    Nga gabriela_athine nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 15:42
  4. Kengetari Amet Azizi
    Nga gott nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2005, 03:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •