Citim Postuar më parë nga Flora82 Lexo Postimin
MOS I SHAJ DJELMT PO LEVDOI SE BAHEN TE MIRE

Ni babê i kish pasê tre djem . Vishin musafirt me bujtê . E pvetshin plakun :
O plak, djemt qysh i ki?
A p'e sheh kêt t'madhin? E çoj n'sheher , as nuk din me ble , as nuk din me shit , as nuk din me ba kurrgju t'hajrit , hiç.
Po ky i dyti?
T'dytin e çoj n'araê , e çoj n'livadh , s'din me livrue , s'din me kositê , s'din me krasitê , kurrgja hiç.
Po ky i treti ?
T'tretin e çoj me gja .As nuk dine me m'rujtê gjanê , z ja zê polari e i hup e keq e ma keq.
Musafiri ish kanê plak.Po i thot masi duelên djemt pej ode:
A po m'ngon ti mue dishka ?
shka , bre mixhê ?
Merri - thot - e livdoji djemt e mos i kesh , e t'bahen djemt e mirê.
P kah p'i keshê e p'i shanê ti , ata edhe keq e ma keq po shkojnê.
Plaku edhe ja dha fjalen qi qashtu kish me ba .Edhe ja nisi e po i livdon, po u flet me t'mirê e nuk po i keshê edhe kur gabojshin dishka.
Hajt , hajt , kalon ni motmot.Kur u ba motmoti, aj musafiri apet shkon n'at shpi. Plaku e kish harrue e s'p'e din hiç.E vetê musafiri plakun:
Qysh i ki djemt?
Ap'e sheh kit t'madhin ? Kur e çoj n'sheher , me niqin banka krejt shpijen e math , e vesh e i bjen tana t'mirat.
Po i dyti?
Ky i dyti, kur shkon n'arê e n'livadh,e prashit e kosit, punon mirê sa s'ka si bahet ma mirê .çirak m'bani.
Po i treti?
I treti çoban asht.I ruen gjanê , as nuk i lê me ja zanê polari, nuk ban dam ,çirak m'bani.
At'herê foli plaki :
Para ni vjeti une jam kanê ktu e a e di shka t'kam thanê?
A ti je kanê a ?
Po , une jam kanê e t'kom msue qi nuk duhet me i marrê thmitê me t'keq.
Qe, tash qi ja paske fillue me i marrê me t'mirê e mos me i keshê e mos me i sha, shyqyr t'u paskan ba djemt e mirê. Tu'i folê mirê, bahen thmitê e mirê e jo me u folê keq se edhe thmija at'herê shkojnê keq.



Nga Anton çetta
Prozê popullore nga drenica .


shum shum mesele e mire paqi faqen e bardhe se u knaqa me kto tregime me te vertet kam shum deshir ti mesoj ,por kam deshir qe ne funde ta shkruni edhe porosin se qka ka deshte me than me kto fjal se po ka disa qe nuk po muj mi, kuptue klm te gjith