ROBĖRIT E ZGJEDHUR

Njė grup i dijetarėve nga Iraku dhe Horasani ishin mbledhur para kuvendit tė Me’munit. Kur u bashkua dijetarėve Hz Riza a.s., Me’muni u drejtua kah ata dhe tha: “Mė tregoni kuptimin e ajetit: “Pastaj Ne u lamė nė trashėgim librin robėrve Tanė qė Ne i kemi zgjedhur” (Fatir, 32)

Dijetarėt than: “Kėtu Allahu na bėn me dije pėr tė gjithė robėrit e zgjedhur tė ummetit”
Me’muni tha: “Ja Ebe-l Hasan, ēka thua ti pėr kėtė? ”
Imami a.s., tha “Unė nuk them sikur qė thonė ata. Unė them se kėtu Allahu na bėn me dije pėr tė Dėrguarin dhe Ehli Bejtin e tij tė pastėr”.

Me’muni tha: “Si na bėn me dije Allahu vetėm pėr Ehli Bejtin e tij dhe jo pėr tėrė ummetin?”
Imami a.s.,tha: “Sikur tė kishte dashur Allahu tė bėjė me dije pėr tėrė ummetin, atėherė tėrė ummeti do tė kishte hyrė nė xhenet. Sepse, nė vazhdim tė kėtij ajeti, Allahu thotė: “Prej tyre ka qė janė dėmtues tė vetvetes, ka qė janė mesatarė, e ka prej tyre qė janė me ndihmėn e Allahut, tė parėt nė punė tė mira, e kjo ėshtė ajo mirėsia e madhe” (Fatir, 32).

Pastaj, duke premtuar xhenetin e Adnit thotė: “Xhennetet e Adnit janė qė do tė hyjnė nė to” (Fatir, 33). Pėr kėtė arsye, trashėgimia qė pėrmendet nė ajetin e pėrmendur ka tė bėjė me Ehli Bejtin e Resulullahut dhe jo tė tė tjerėve. Nė lidhje me cilėsitė e tyre, Allahu ka thėnė: “Allahu ka pėr qėllim qė nga ju, o Ehli Bejti i Pejgamberit, qė tė largojė tė gjitha papastėrtitė dhe tė shėmtuarat dhe t'ju pastrojė deri nė skaj.” (Ahzab, 33)

Nė lidhje me ata, Hz Resulullahu s.a., ka thėnė: “Unė, prej meje, po ju lė nė trashėgim dy gjėra tė ēmueshme: E para ėshtė Libri i Allahut dhe e dyta pasardhėsit e mi, Ehli Bejtin. Kėta do tė bashkohen me mua te hauzi i Kevtherit dhe deri atėherė nuk do tė ndahen njėri prej tjetrit. Keni kujdes se si do tė silleni mbas meje ndaj tyre. O njerėz, mos u mundoni qė t’i mėsoni diēka, sepse ata janė mė tė dijshėm se ju”.

Dijetarėt than: “O Ebe’l Hasan, me pasardhėsit, a nėnkuptohet familja (Ehli Bejti) apo ndokush tjetėr?”
Imami a.s., tha: “Po, me pasardhės nėnkuptohet familja (Ehli Bejti).

Dijetarėt: “Ėshtė transmetuar njė hadith i kėtillė prej Hz Resulullahut:“Ummeti im ėshtė familja ime”, dhe shumė prej sahabeve e kanė transmetuar kėtė hadith, dhe vėshtirė qė mund tė mohohet: “Familja e Muhamedit ėshtė ummeti i tij”.

Imami a.s., tha: “Mė thoni pra, a ėshtė e ndaluar sadakaja pėr familjen e Muhamedit, apo jo?
Dijetarėt : “Po, ėshtė e ndaluar”.

Imami tha: “A ėshtė e ndaluar sadakaja pėr tėrė ummetin?”
Dijetarėt: “Jo, nuk ėshtė e ndaluar”.

Imami tha: “Kėtu qėndron dallimi nė mes familjes dhe ummetit.”
A e keni kthyer fytyrėn prej Kuranit, apo jeni bėrė populli i lazdruar?
A nuk e dini se hadithi ka tė bėjė vetėm me tė zgjedhurit dhe ata qė udhėzojnė?

Dijetarėt: “O Ebe’l Hasan, a ke ndonjė argument pėr kėtė?”

Imami a.s., tha: “ Ky ajet: “Ne Nuhun dhe Ibrahimin i zgjodhėm tė dėrguar e pasardhėsve tė atyre dyve ua dhamė profetėsinė dhe librin, e disa prej tyre i udhėzuan nė rrugėn e drejtė po shumė prej tyre mbetėn jashtė rrugės” (Hadid, 26).

Po vėrejmė se profetėsia dhe libri po kalojnė te pasardhėsit, jo tek ata qė mbesin jashtė rrugės. Hz Nuhi a.s., i bėri lutje Allahut nė kėtė mėnyrė: “O Zoti im, djali im ėshtė i familjes sime, e premtimi Yt ėshtė i saktė” (Hud, 45).

Allahu kishte premtuar se do tė shpėtojė Nuhin a.s., dhe familjen e tij. Dhe, Allahu i pėrgjigjet nė kėtė mėnyrė: “O Nuh, ai nuk ishte nga familja jote (pėr tė cilėn tė premtova se do t'i shpėtoj), ai ishte punėkeq, e ti mos mė kėrko Mua atė qė nuk di, Unė tė kėshilloj qė tė mos bėhesh nga injorantėt” (Hud, 46)

Me’mun tha: “A e ka ngritur Allahu Ehli Bejtin mbi njerėzit e tjerė?”
Imami (a.s.): “Po, Allahu e ngriti Ehli Bejtin mbi tė tjerėt nė Kuran, nė ajetet e prera dhe tė pamohueshme”.

Me’mun: “Nė cilėn pjesė tė Kuranit?”
Imami a.s., tha: Nė kėto ajete: “Allahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerė, qė janė pasardhės njėri prej tjetrit. Allahu dėgjon gjithēka dhe i di tė gjitha (Ali Imran 33,34).

Nė njė ajet tjetėr ka thėnė: “A u kanė zili atyre njerėzve pėr atė qė Allahu u dha nga mirėsitė e Tij? Ne u patėm dhėnė pasardhėsve tė Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patėm dhėnė atyre pushtet tė madh” (Nisa, 54).

Pastaj, Allahu thotė: “O ju qė besuat, binduni Allahut, respektojini tė dėrguarin dhe pėrgjegjėsit (ulu’l emr) nga ju” (Nisa, 59). Pra, binduni atyre qė u ėshtė dhėnė libri dhe urtėsia nga ana e Allahut, por, disa prej tyre i xhelozuan ata pėr shkak tė kėtyre dy trashėgimive. Pėr kėtė arsye, nė ajetin e lartpėrmendur thuhet: “A u kanė zili atyre...”. Nė kėtė ajet ėshtė bėrė me dije pėr njerėzit e pastėr dhe tė zgjedhur. Ndėrsa, me pushtet ėshtė bėrė me dije pėr bindjen ndaj tyre

Dijetarėt: “A ka shpjeguar Allahu nė Kuran se kush janė njerėzit e zgjedhur?”
Imami (a.s.): “Po, kjo ėshtė shpjeguar nė dymbėdhjetė vende tė Kuranit, haptas dhe fshehtas.

Ajeti i parė ėshtė ky: “Tėrhiqja vėrejtjen farefisit tėnd mė tė afėrt” (Shuara, 214). Nė kėtė ajet ėshtė bėrė mė dije pėr familjen e tė Dėrguarit dhe pėr gradėn e tyre tė bukur, pėr virtytin e lartė dhe nderin e tyre.

Ajeti i dytė ėshtė ky: “Allahu ka pėr qėllim qė nga ju, o Ehli Bejti i Pejgamberit, qė tė largojė tė gjitha papastėrtitė dhe tė shėmtuarat dhe t'ju pastrojė deri nė skaj.” (Ahzab, 33). Edhe ky ėshtė njė virtyt tė cilin nuk mund ta mohojė as armiku i zorshėm.

Ajeti i tretė ėshtė ky: Pastėrtia e krijimit tė tyre vėrehet nė ajetin Mubahele (mallkimit), ku Allahu i urdhėron tė Dėrguarit: “(O Muhamed) thuaj: Ejani i thėrrasim bijtė tanė dhe bijtė tuaj, gratė tona dhe gratė tuaja, vetė ne dhe vetė ju, mandej sinqerisht tė lutemi pėr mallkim, dhe mallkimin nga ana e Allahut ta hedhim kundėr gėnjeshtarėve” (Ali Imran, 61).
Sipas urdhrit tė kėtij ajeti, Hz Resulullahu s.a., e merr me vete Aliun, Hasanin, Hysejnin e Fatimen dhe dalin jashtė Medinės. A e dini se ēfarė kuptimi ka fjala “vetė”?

Dijetarėt: Me kėtė nėnkuptohet vetė i Dėrguari.
Imami tha: Jo, gabim e keni. Me kėtė Allahu na bėn me dije pėr Aliun a.s. . Si dėshmi pėr kėtė ėshtė kjo thėnie e Hz Resulullahut (s.a., : “Ose, do tė heqė dorė fisi Beni Veli prej kėsaj, ose do tė dėrgojė njėrin sikur unė (kundėr tyre)”. Pra, Aliun a.s. . Kjo ėshtė njė specifikė qė nuk mund t’i pėrshkruhet askujt tjetėr; ėshtė njė epėrsi tė cilėn nuk mund ta kundėrshtojė askush dhe njė nder qė para tij nuk ka mundur ta pėrvetėsojė asnjė krijesė. Hz Resulullahu s.a., nefsin e Aliut e ka konsideruar si tė vetin.

Ajeti i katėrt ėshtė ky: Hz Resulullahu s.a., i nxori jashtė tė gjithė nga xhamia, pėrveē Ehli Bejtit tė tij (i mbylli dyert e atyre qė i kishin hyrjet nė oborrin e xhamisė). Mbas kėsaj, shumica e tyre protestuan, e posaēėrisht Abbasi, i cili tha: “Ja Resulullah, pse e ke lėnė vetėm derėn e Aliut, ndėrsa neve na pėrjashtove”. Hz Resulullahu s.a., iu pėrgjigj: “Unė nuk ju pėrjashtova, juve ju pėrjashtoi Allahu dhe ia la Aliut derėn e hapur”. Ky ėshtė shpjegimi i thėnies sė Hz Resulullahut (s.a.a.) drejtuar Aliut (a.s.) : “Ēka ishte Haruni pėr Musėn, ashtu je edhe ti pėr mua”.

Dijetarėt than: “Ku ėshtė lidhja e kėsaj epėrsie me Kuranin?”
Imami a.s., tha: Nė lidhje me kėtė, nė Kuran thuhet: “Ne i shpallėm Musės dhe vėllait tė tij t'i bėni vend nė Egjipt popullit tuaj, shtėpitė tuaja t'i bėni faltore e ta falni namazin rregullisht”. (Junus, 87).
Ky ajet na tregon pėr pozitėn e Harunit ndaj Musės (Haruni ishte vėllai, ndihmėsi dhe veziri i tij). Ky ajet na bėn me dije edhe pėr pozitėn e Aliut a.s., ndaj Hz Resulullahut s.a., krahas kėsaj ėshtė edhe thėnia e Resulullahut s.a., : “Nė kėtė xhami nuk mund tė hyjė askush i papastėr (xhunub dhe me menstruacione), pėrveē familjes sė Muhamedit”.

Dijetarėt: “Kėto lloje tė shpjegimeve dhe interpretimeve mund tė gjenden vetėm tek ju Ehli Bejti i Resulullahut s.a., (kėto shpjegime nuk i pranon dhe nuk i di asnjėri pėrveē jush).
Imami tha: “Kush mund ta mohojė pozitėn tonė? Ndėrsa, Hz Resulullahu s.a., ka thėnė: “Unė jam qyteti i diturisė, Aliu ėshtė dera e tij. Kush dėshiron tė hyjė nė qytetin e diturisė, duhet tė hyjė kah dera”. Epėrsinė, nderin, tė zgjedhurit dhe pastėrtinė tonė ekzistuese mund ta mohojė vetėm armiku qė mban inat. Dhe, falėnderimi i qoftė Allahut pėr kėto dhunti qė na ka dhėnė.

Ajeti i pestė ėshtė ky: “Dhe jepi ēdo tė afėrmi tė drejtėn qė i takon” (Isra, 26).
Kjo ėshtė njė veēori e posaēme dhėnė Ehli Bejtit nga ana e Allahut. Allahu i ka zgjedhur ata prej tė gjithė ummetit. Kur zbriti ky ajet, Hz Resulullahu s.a., tha: “ Thirreni Fatimen”, kur erdhi Hz Fatimja, Hz Resulullahu s.a., tha: “Oj Fatime, Fedeku ėshtė marrė pa ndihmėn e kuajve dhe tė deveve (pa luftė). Pėr kėtė arsye, Fedeku mė takon mua dhe jomyslimanėve tjerė. Me urdhrin e Allahut, po ta dhurojė ty. Merre atė pėr vete dhe pėr fėmijėt tuaj”.

Ajeti i gjashtė ėshtė ky: “Thuaj: Unė nuk kėrkoj prej jush ndonjė shpėrblim pėr thirrjen time, vetėm se respektin e dashurinė ndaj tė afėrmve tė mi” (Shura, 23).
Kjo veēori i ėshtė dhėnė vetėm tė Dėrguarit Islam, jo edhe tė dėrguarve tjerė. Po ashtu, edhe Ehli Bejtit tė tij, dhe askujt tjetėr. Ndėrsa, duke na transmetuar fjalėt e tė dėrguarve tjerė, p.sh. Nuhit a.s., Allahu na thotė: “O populli im, unė pėr kėtė nuk kėrkoj prej jush ndonjė pasuri, shpėrblimi im ėshtė vetėm tek Allahu. Dhe, unė kurrsesi nuk i largoj ata qė besuan, ata janė afėr Zotit tė tyre; por unė ju shoh si popull qė nuk dini e nuk kuptoni.” (Hud, 29).
Allahu na transmeton se Hudi a.s., ka thėnė: “O populli im, unė pėr kėtė nuk kėrkoj prej jush ndonjė shpėrblim. Shpėrblimi im ėshtė vetėm prej Atij qė mė krijoi. A nuk po kuptoni” (Hud, 51)?

Por, Hz Resulullahu s.a., ka thėnė: “Thuaj: Unė nuk kėrkoj prej jush ndonjė shpėrblim pėr thirrjen time, vetėm se respektin e dashurinė ndaj tė afėrmve tė mi” (Shura, 23).

Allahu, duke ditur me siguri tė plotė se nuk do tė dalin nga rruga e fesė dhe se nuk do tė devijojnė nė asnjė kohė, ka bėrė obligim dashurinė dhe miqėsinė ndaj tyre. Njė dėshmi tjetėr pėr dashurinė e obliguar ndaj tyre ėshtė edhe ky: Nėse ndonjė person miqėsohet me njė tjetėr person dhe nėse ndonjėri prej tė afėrmve bėhet armiku i tij, dashje apo pa dashje, zemra do ta humbė rehatinė dhe miqėsia do tė prishet. Allahu deshi qė nė zemrėn e tė Dėrguarit tė mos mbetet ndonjė ofendim ndaj asnjė besimtari dhe pėr kėtė arsye bėri obligim dashurinė ndaj Ehli Bejtit tė tij. Kush e respekton kėtė obligim dhe e dashuron Ehli Bejtin e Resulullahut, nuk do tė jetė e mundur qė Resulullahu tė mos e dashurojė atė. Por, kush ia kthen shpinėn kėtij obligimi, nuk vepron sipas saj dhe ndien urrejtje ndaj Ehli Bejtit tė Resulullahut dhe gjendet nė armiqėsi ndaj tij, edhe Resulullahu do tė ndiejė urrejtje ndaj tij. Ai person ia ka kthyer shpinėn njėrit prej obligimeve hyjnore.

A ka virtyt dhe nder mė tė lartė se kjo? Kur u shpall ajeti: “Thuaj: Unė nuk kėrkoj prej jush ndonjė shpėrblim pėr thirrjen time, vetėm se respektin e dashurinė ndaj tė afėrmve tė mi”. Resulullahu u ngrit nė kėmbė para sahabeve dhe mbasi qė e falėnderoi Allahun, tha: “O njerėz, Allahu jua ka caktuar njė detyrim, a do ta plotėsoni atė?” Asnjėri nuk u pėrgjigj. Ditėn e dytė u ngrit nė kėmbė dhe e pėrsėriti pyetjen e njėjtė. Dhe, prapė asnjėri nuk u pėrgjigj. Ditėn e tretė tha: “O njerėz, Allahu jua ka caktuar njė detyrim, a do ta plotėsoni atė?” Mbasi qė nuk u pėrgjigj asnjėri, Resulullahu tha: “O njerėz, pėr plotėsimin e kėtij detyrimi nuk ju duhen as ar as argjend; as gjėrat pėr ushqim, as pėr pije”. Atėherė, njerėzit thanė: “Na urdhėro, ēka do qoftė ajo”. Atėherė, Resulullahu e lexoi ajetin e lartpėrmendur. Ata u pėrgjigjėn: “Nėse ėshtė kjo dėshira e Allahut, atėherė do ta bėjmė”. Por, shumica e tyre nuk e mbajtėn fjalėn.

Pastaj, Imam Riza a.s.. tha: Mė ka rrėfyer babai, ai prej gjyshit, dhe ai prej baballarėve, ndėrsa kėta prej Hysejn ibni Aliut a.s.,: Muhaxhirėt dhe ensarėt erdhėn nė praninė e Resulullahut dhe thanė: “Ja Resulullah, po na bėhen shpenzime nga ana juaj dhe nga ana e mysafirėve tuaj. Ja ku i keni mallrat dhe gjaqet tona (nė kompetencėn tuaj); na gjykoni si tė dėshironi. Dhuroni apo lėrini ēka tė doni”. Atėherė, erdhi Ruh’ul Emini dhe si pėrgjigje ndaj tyre e lexoi ajetin: “Thuaj: Unė nuk kėrkoj prej jush ndonjė shpėrblim pėr thirrjen time, vetėm se respektin e dashurinė ndaj tė afėrmve tė mi”. Dhe, mos i ofendoni tė afėrmit e mi mbas meje.

Disa prej tyre qė ishin nė kėtė takim, dolėn jashtė dhe thanė: “Resulullahu na e refuzoi ofertėn pėr shkak tė fitimit tė respektit tonė ndaj tė afėrmve tė tij, mbasi qė tė ndėrrojė jetė. Kjo nuk ėshtė asgjė tjetėr, veēse njė shpifje e Resulullahut ndaj Allahut”. Padyshim qė ishte njė fjalė e rėndė. Si pėrgjigje ndaj kėsaj, Allahu e shpalli kėtė ajet: “Ose i thonė se ai (Muhammedi) e trilloi. Thuaj: "Nėse unė e kam trilluar atė, ju nuk keni mundėsi asgjė tė mė mbroni prej Allahut. Ai e di mė sė miri se ēka i vishni ju atij, por mjafton qė Ai ėshtė dėshmitar ndėrmjet meje dhe ndėrmjet jush, Ai ėshtė mėkatfalėsi, mėshiruesi” (Ahkaf, 8).
Resulullahu i thirri ata qė tė kthehen mbrapa, dhe u tha: “A keni folur ju diēka?” - ata u pėrgjigjėn: “Po, Resulullah, disa prej nesh folėn ca fjalė tė pahijshme pėr ju”. Atėherė, Resulullahu e lexoi ajetin e shpallur dhe ata filluan tė qajnė me dėnesė.

Pastaj, Allahu e shpalli kėtė ajet: “Ai ėshtė qė pranon pendimin e robėrve tė vet dhe shlyen tė kėqijat dhe e di ēka punoni” (Shura, 25).

Ajeti i shtatė ėshtė ky: “Ėshtė e vėrtetė se Allahu dhe engjėjt e Tij me madhėri e mėshirojnė Pejgamberin. O ju qė keni besuar, madhėrojeni pra atė (duke rėnė salavatė) dhe pėrshėndeteni me selam” (Ahzab, 56).
Kėtė e dinė edhe armiqtė, se kur u shpall ky ajet, njerėzit e pyetėn Hz Resulullahun: “Ja Resulullah, ne dimė si tė tė pėrshėndesim por si tė tė madhėrojmė?”. Atėherė, Hz Resulullahu tha: “Allahumme salli ala Muhammed ve Al-i Muhammed, kema sal-lejte ala İbrahime ve Al-i Ibrahim, inneke Hamidun Mexhid”.
Atėherė, Imami i pyeti tė pranishmit: “O xhemat, a ka ndokush nė mesin tuaj qė e kundėrshton kėtė” - ata ia kthyen njėzėri: Jo”

Me’muni: Nė lidhje me kėtė nuk ka kundėrshtim fare, pėrkundrazi, ka pajtueshmėri. Por, a ka ndonjė ajet mė tė qartė nė lidhje me Ehli Bejtin?
Imami (a.s.): Mė thoni, a i lexoni kėto dy shkronja “Ja-Sin” nė fillimin e sures Jasin?

Dijetarėt: Jasin do tė thotė Muhamed dhe kėtu nuk ka asnjė dyshim.
Imami a.s., : Nė lidhje me kėtė, Allahu i dhėnė njė virtyt tė tillė Muhamedit dhe familjes sė Muhamedit, qė asnjė pėrshkrim i asnjėrit nuk mund ta arrijė realitetin e tij. Sepse, pėrveē tė Dėrguarve, Allahu nuk i ka dhėnė selam (pėrshėndetje) asnjėrit tjetėr. Allahu ka thėnė:
“Selam i qoftė Nuhut prej Allahut” (Safat, 79),
“Selam pastė Ibrahimi” (Safat, 109) dhe
“Selami qoftė pėr Musėn dhe Harunin”.(Safat, 120).

Por, Allahu nuk thotė: “Selami qoftė pėr familjen e Nuhut”, “Selami qoftė pėr familjen e Ibrahimit” apo “Selami qoftė pėr familjen e Musės dhe Harunit”. Vetėm “Selami qoftė pėr familjen e Jasinit”, pra pėr Muhamedin dhe Ehli Bejtin.

Me’muni: Betohem nė Allahun se kjo mendjemprehtėsi dhe ky sqarim e ka prejardhjen prej thesarit tė profetėsisė.

Ajeti i tetė ėshtė: Imami tha: “Ta dini se njė e pesta e asaj qė e fituat, nga ndonjė send, i takon Allahut, tė dėrguarit tė Tij dhe tė afėrmve tė tij...” (Enfal, 41).
Sikur qė Allahu ka ndarė njė pjesė pėr Vete dhe pėr tė Dėrguarin e Tij, ashtu edhe ka ndarė njė pjesė pėr tė afėrmit e tij. Kėtu qėndron dallimi nė mes ummetit dhe Ehli Bejtit tė tij. Allahu e ka vendosur nė njė pozitė familjen e tė Dėrguarit, ndėrsa njerėzit nė njė pozitė tjetėr mė tė ulėt. Atė ēka ka pėlqyer pėr Vete, ka pėlqyer edhe pėr ata dhe nė lidhje mė kėtė i ka bėrė tė zgjedhur ata. Nė gjėrat qė i ka pėlqyer pėr Vete dhe pėr ata dhe nė ato gjėra qė i fituan, sė pari e pėrmend Veten, pastaj tė Dėrguarin dhe pastaj tė afėrmit e tė Dėrguarit. Nė kėtė mėnyrė, edhe nė ajetin e humusit, Allahu thotė: “Ta dini se njė e pesta e asaj qė e fituat, nga ndonjė send, i takon Allahut, tė dėrguarit tė Tij dhe tė afėrmve tė tij...”.
Ky ajet ėshtė njė lartėsim dhe njė urdhėr permanent nga Libri qė flet dhe qė do tė vlejė deri nė Ditėn e Kiametit. Ėshtė njė libėr i tillė qė: “Atij nuk mund t'i vishet e pavėrteta nga asnjė anė; ėshtė i zbritur prej tė Urtit, tė Lavdishmit.” (Fusilet, 42).
Sa i pėrket vazhdimit tė ajetit, ku pėrmenden jetimėt dhe nevojtarėt, gjendja e tyre ndryshon prej tė afėrmve. Kur ta arrijė pjekurinė jetimi, mė nuk do tė mund tė pranojė pjesėn e humusit; si dhe i varfėri nėse bėhet i pasur, mė nuk do tė mund tė pranojė pjesėn e tij prej humusit dhe nuk do tė jetė i lejuar njė gjė e tillė. Por, pjesėt e tė afėrmve do tė mbesin deri nė ditėn e Kiametit, qofshin tė varfėr apo tė pasur, dhe kjo do jetė e pandryshueshme. Nuk ka mė tė pasur se Allahu dhe I Dėrguari i Tij por krahas kėsaj, njė pjesė e fitimit ndahet pėr ata. Atė ēka e ka pėlqyer pėr vete, e ka pėlqyer edhe pėr tė afėrmit (Dhilkurba). Nė kėtė mėnyrė, edhe pjesa e presė sė luftės ėshtė ndarė pėr Veten, Resulin dhe Dhilkurbanė. Sikur te ajo qė kanė fituar, edhe kėtu sė pari e pėrmend emrin e Tij, tė Resulit dhe pastaj tė Dhilkurbasė.

Ngjashėm ėshtė edhe me ēėshtjen e nėnshtrimit. Allahu ka thėnė: “O ju qė besuat, binduni Allahut, respektoni tė dėrguarin dhe pėrgjegjėsit (ulu’l emr) nga ju” (Nisa, 59).
(Ulu’l emr janė personat tė cilėve duhet t'u nėnshtrohemi mbas Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij) Edhe kėtu, sė pari pėrmendet vetė Allahu, pastaj i Dėrguari dhe pastaj Ehli Bejti. Edhe nė ajetin e velajetit, Allahu thotė: “Miku (i epėrmi) juaj ėshtė vetėm Allahu, ėshtė i dėrguari i Tij dhe ata qė besuan...” (Maide, 55), pra ėshtė Emirel Muminun Aliu.

Sikurse nė ajetin e humusit ashtu edhe tek ajeti i udhėheqjes, Allahu sė pari e pėrmend emrin e Tij, pastaj tė Dėrguarit e Tij dhe pastaj tė Ehli Bejtit. Por, sa i pėrket sadakasė (zeqatit); Allahu e pastroi Veten, Tė Dėrguarin dhe Ehli Bejtin e tė Dėrguarit dhe nė lidhje me kėtė tha: “Allahu caktoi obligim qė sadakaja (zeqati etj.) t'ju takojnė vetėm: tė varfėrve (nevojtarėve), tė ngratėve (qė s'kanė fare), punonjėsve (qė e tubojnė), atyre qė duhet pėrfituar zemrat (tė dobėtėve nė besim), e duhet dhėnė edhe pėr lirim nga robėria, tė mbyturve nė borxhe, (luftėtarėve) nė rrugėn e Allahut dhe atij qė ka mbetur nė rrugė”. (Tevbe, 60).

A po pėrmenden kėtu Allahu, i Dėrguari i Tij dhe Dhilkurba? Jo vetėm qė e pastroi Veten, tė Dėrguarin dhe Ehli Bejtin, por e ndaloi edhe sadakanė pėr ata. Sadakaja ėshtė e ndaluar pėr Muhamedin dhe pėr Ehli Bjetin e tij. Arsyeja pėr kėtė ėshtė se sadakaja pėrmban papastėrti tė mallit, ndėrsa ata janė tė pastėr nga ēdo lloj papastėrtie. Ēdo gjė tė pastruar, Allahu e ka zgjedhur pėr Vete dhe atė ēka e ka zgjedhur pėr Vete, e ka zgjedhur edhe pėr ata.

Ajeti i nėntė ėshtė ky: Ne jemi Ehli Dhikri (ata qė dinė), pėr tė cilėt Kurani thotė: “Nėse ju nuk dini, pyetini ata qė dinė” (Nahl, 43).

Dijetarėt: Ajeti i pėrmendur ka tė bėjė me dijetarėt hebrenj dhe tė krishterė.
Imami (a.s.): A ėshtė e mundur njė gjė e tillė? Atėherė, ata do tė na bėjnė thirrje nė fenė e tyre dhe do tė thonė: “Feja jonė ėshtė mė e epėrme se feja Islame”.

Me’muni: “Ja Ebe’l Hasan, a ke ndonjė argument pėr kėtė kundėrshtim tė dijetarėve”?
Imami a.s., : “Po, dhikri ėshtė Resulullahu, ndėrsa ne jemi ehli dhikri. Kjo qartėsohet pėrmes kėtij ajeti: “O ju tė zotėt e mendjes, kini frikė Allahun. Allahu ua zbriti juve dhikrin, tė Dėrguarin qė ua lexon ajetet e qarta tė Allahut . (Talak, 10-11). Dhikri qė pėrmendet nė kėtė ajet, ėshtė Resulullahu, ndėrsa ne jemi ehli dhikri.

Ajeti i dhjetė ėshtė ajeti i tahrimit: “U janė ndaluar juve (tė martoheni me): nėnat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja...” (Nisa, 23). Mė tregoni pra, sikur tė kishte qenė nė jetė Resulullahu, a do tė ishte e drejtė martesa e vajzave tona me djemtė nga farefisi im?

Dijetarėt: Jo, nuk ėshtė e drejtė.
Imami (a.s.): Po, a mund tė martohen me djemtė tuaj?
Dijetarė: Po, mund tė martohen.

Imami a.s.,: Atėherė, kjo ėshtė njė dėshmi se ne jemi prej Ehli Bejtit tė tij, jo tuajt. Sikur tė kishit qenė prej Ehli Bejtit tė tij, vajzat tuaja do tė ishin tė ndaluara pėr tė Dėrguarin, siē janė tė ndaluara vajzat tona. Pra, ne jemi prej Ehli Bejtit tė tij, ndėrsa ju jeni prej ummetit tė tij. Kėtu qėndron dallimi nė mes Ehli Bejtit dhe ummetit. Ehli Bejti ėshtė prej vetė tė Dėrguarit, por ummeti nuk ėshtė.

Ajeti i njėmbėdhjetė ėshtė prej sures Mumin: “Njė njeri besimtar nga familja e faraonit qė e fshihte besimin e vet, tha: "A doni ta mbytni njė njeri vetėm pse thotė Zoti im ėshtė Allahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjellė argumente?” (Mumin, 28).
Ky person ishte djali i dajės sė Faraonit. Ky njeri ėshtė pėrmendur si njėri prej familjes sė faraonit pėr shkak tė afėrsisė familjare, jo pse i takon fesė sė njėjtė. Nė kėtė mėnyrė, ne i takojmė Ehli Bejtit prej anės sė familjes, ndėrsa sa i pėrket fesė, jemi tė njėjtė sikur tė gjithė njerėzit e tjerė. Edhe kjo ėshtė njė prej dallimeve nė mes nesh dhe ummetit.

Ajeti i dymbėdhjetė ėshtė ky: “Urdhėro familjen tėnde tė falė namaz, e edhe ti vetė zbatoje atė” (Taha, 132).
Allahu na ka bėrė tė epėrm ndaj tė tjerėve pėrmes kėsaj veēorie. Sepse, edhe ne jemi urdhėruar pėr namaz bashkė me tė. Vetėm neve na ka ngritur pėrmes kėsaj, jo tėrė ummetin. Mbas shpalljes sė kėtij ajeti, Resulullahu pėr nėntė muaj rresht ka shkuar te dera e Aliut dhe e Fatimes pesė herė nė ditė, dhe u thoshte: “Namazi! Allahu ju mėshiroftė!” Kėtė ēka na ka bėrė pejgamberi neve, nuk ka bėrė asnjėri prej pejgambereve ndaj fėmijėve tė tyre. Edhe kjo ėshtė njė prej dallimeve nė mes nesh dhe ummetit.

Falėnderimi qoftė pėr Zotin e botėve dhe mėshira e Allahut qoftė pėr Muhamedin!

selam, faruk. 31/12/08.