Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Talking Pėrzirjet Gjenetike Ballkanike!

    Para disa ditve e lexova ket shkrim ne gazeten express! mbase si teme nuk epaska hapur kerkush=== EHhe sa per kurreshtje thash ta gjuaj ketu, se cka po komentohet..., ktu!
    Hulumtimi eshte ber nga instituti Zvicran per hulumtime gjenetike IGENEA.

    Bordeli Ballkanik
    Vetėm 30 pėr qind e shqiptarėve janė ilirė, kurse 20 pėr qind janė me prejardhje sllave. Gjysma tjetėr ėshtė copa-copa. As serbėt nuk janė mė mirė se ne. Jo mė shumė se 30 pėr qind e tyre kanė prejardhje sllave, por rreth 20 pėr qind janė ilirė. Koktej i ngjashėm gjenetik ėshtė nė tėrė Ballkanin. Kėto janė pėrfundimet qė i ka nxjerrė Institut Zviceran pėr Hulumtime Gjenetike, IGENEA. Drejtoresha e Menaxhuese e Institutit, Inma Pazos, sqaron pėr Express se si ėshtė realizuar hulumtimi. Express sjell tė plotė kėtė hulumtim.
    Nga Artan Behrami & Jeton Musliu mė 16.12.2008 8:25 CET
    E tėrė historia qė kemi mėsuar pėr vite dhe gjenerata tė tėra nė shkolla, nė rast se e lexojmė njė raport hulumtues qė merret me prejardhjet gjenetike tė popujve tė Evropės, shembet si njė kullė prej letre.

    Sipas shkencės, aq sa ka tė drejtė njė prind shqiptar t’i emėrtojė fėmijėt me emrin, Ilir, pothuajse ngjashėm ka tė drejtė edhe njė prind boshnjak, maqedonas, turk, kroat apo edhe serb. Kėto tė dhėna i ka publikuar IGENEA, njė institut i njohur nė Zurich tė Zvicrės qė merret me hulumtime gjenetike tė popujve dhe individėve.

    Madje nė kėtė institut secili person me vetėm 200 franga dhe pesė javė pritje mund tė zbulojė gjenetikėn e tij dhe tė gjejė pėrkatėsinė e tij deri ne antikė. Sigurisht, nėse nuk ka frikė se mund tė dalė si pasardhės i njė fisi tjetėr nga ai qė ka mėsuar nė histori. Kėshtu, bazuar nė njė raport tė publikuar nga ky institut, nė kėtė rast, mė shumė se prindėrit shqiptarė qė kanė tė drejtė t’i pagėzojnė fėmijėt e tyre me emrin Ilir, ky nder u takon boshnjakėve dhe kroatėve.

    Sipas rezultateve, 40 pėr qind e boshnjakėve dhe 34 pėr qind e kroatėve tė sotėm kanė prejardhje ilire, ndėrkohė qė shqiptarėt nė kėtė rast janė nė vendin e tretė me 30 pėr qind. Sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje, nė kėtė rast menjėherė pas Shqipėrisė radhitet Serbia dhe Mali i Zi (aty pėrfshihet edhe Kosova) me 21 pėr qind e pasuar nga rumunėt me 12 dhe maqedonasit me 10 pėr qind.

    Sipas kėtij raporti, i cili pėrfshinė 35 shtete tė kontinentit evropian, asnjė prej popujve tė sotėm, pėr paraardhės nuk ka njė fis tė vetėm. Por, pėr dallim nga shtetet perėndimore e veēanėrisht ato skandinave ku popujt e sotėm mund tė kenė pėr paraardhės vetėm dy fise tė lashta, nė Ballkan numri mė i vogėl i fiseve si paraardhės tė popujve tė sotėm ėshtė pesė, kurse mė i larti ėshtė tetė.

    Sipas zyrtarėve tė kėtij instituti, ky hulumtim mbėshtetet nė tė dhėna tė mbledhura brenda periudhės trevjeēare. E nė kėtė rast, mbledhja e tė dhėnave ka filluar para se Mali i Zi dhe Kosova tė shpallin pavarėsinė, kėshtu qė Serbia, Mali i Zi dhe Kosova nė kėtė hulumtim janė pėrfshirė nė njė shtet tė vetėm me emrin Serbia dhe Mali i Zi. Lista e shteteve tė Evropės nė kėtė hulumtim fillon me Portugalinė dhe pėrfundon me Shqipėrinė.

    Nė kėtė rast, sa i pėrket popullit shqiptar nė Shqipėri, vetėm 30 pėr qind prej tyre janė pasardhės tė ilirėve, ndėrkohė qė 20 pėr qind mund tė jenė pasardhės tė sllavėve. E nė kėtė rast, nėse rezultati i dytė ėshtė shumė i vėshtirė pėr t’u gėlltitur, shqiptarėt mund tė ngushėllojnė vetėn se janė pasardhės edhe tė trakasve, por nė kėtė pikė shansi zvogėlohet nė vetėm 18 pėr qind. Sipas kėtij hulumtimi, 16 pėr qind e shqiptarėve janė me prejardhje fenikase, 14 pėr qind helene dhe 2 pėr qind vikinge.

    “Shqipėria qysh nė kohėn e vjetėr tė gurit ėshtė banuar nga njerėzit. Ilirėt janė paraardhėsit kryesorė dhe mė tė lashtė tė Shqipėrisė sė sotme. Por, edhe helenėt kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė gjenetikėn e Shqipėrisė, pasi ata ishin vendosur nė kėtė vend. Nė shek VI erdhėn edhe sllavėt dhe nomadėt nga Sicilia”, thuhet nė legjendėn e kėtij hulumtimi pėr popullin shqiptar.

    Popujt e Serbisė dhe Malit tė Zi, sipas kėtij hulumtimi, 30 pėr qind e tyre janė sllavė, ndėrkohė qė 21 pėr qind kanė prejardhje ilire. Ėshtė interesant se pėrveē shqiptarėve, nė pjesėn mė tė madhe tė popujve tė sotėm tė rajonit tė Ballkanit, diku mė shumė e diku mė pak, bėjnė pjesė edhe germanėt (gjermanėt e sotėm).

    Nė rastin e Serbisė dhe Malit tė Zi, 18 pėr qind e tyre kanė prejardhje tė tillė (germane), 14 pėr qind kelte, 9 pėr qind fenikase, 6 pėr qind helene dhe 2 pėr qind vikinge. “Ilirėt dhe keltėt ishin banorėt e parė tė Serbisė dhe Malit tė Zi. Helenėt erdhėn mė vonė nė bazė tė tregtisė. Nė shek III, nomadė nga Azia kanė lėnė gjurmė tė thella nė gjenetikėn e popullatės. Qė nga shek VI filloi lėvizja e sllavėve nė Serbinė dhe Malin e Zi tė sotshėm. Mė vonė ky rajon u emėrua Serbi”, thuhet nė shpjegimin e shkurtėr pėr kėtė shtet tė kėtij hulumtimi.

    Bosnja dhe Hercegovina, sipas hulumtimit gjenetik, pėrbėhet prej 40 pėr qind tė pasardhėsve tė ilirėve, 20 pėr qind tė gjermanėve, 15 pėr qind tė sllavėve, 15 pėr qind tė keltėve, 6 pėr qind tė fisit tė hunėve dhe 4 pėr qind tė trakasve. “Populli i Bosnjės dhe Hercegovinės ėshtė pasardhės i vėrtetė i ilirėve. Edhe keltėt ishin prezent, por ilirėt gjithmonė kanė dominuar. Ndėrsa nė vendet kodrinore kishte edhe fise tjera siē janė liburnėt dhe dalmatėt.

    Nė Shek IX erdhėn skordiskėt nga Serbia, fis ky qė gjithashtu kishte prejardhje tė ilirėve, keltėve dhe dakėve. Me lėvizjen e popullatave kėtu erdhėn edhe gjermanėt. Bosnja ishte e rrezikuar gjithmonė nga popuj tė tjerė, madje edhe nga germanėt, hunėt, vandalėt, elanėt, gepidėt dhe avarėt. Nė shek VII erdhėn sllavėt, tė cilėt u shumuan pėr njė kohė tė shkurtėr”, thuhet nė sqarimin e kėtij instituti pėr kėtė shtet.

    Sa u pėrket kroatėve, hulumtimi tregon se 34 pėr qind e tyre janė me prejardhje ilire, 20 pėr qind sllave, 18 pėr qind kelte, 16 pėr qind fenikase dhe 12 pėr qind germane. “Gjurmėt e para nė Kroaci shkojnė deri nė kohėn e gurit. Banorėt e parė tė Kroacisė ishin keltėt dhe ilirėt, por pėrgjatė Adriatikut u ndėrtuan edhe qytete greke. Nė shek III u formua mbretėria ilire, tė cilėt ishin mundur pas 400 vjetėve nga romakėt. Pas lėvizjeve tė popujve erdhėn edhe gotėt, vandalėt, gepidėt dhe sarmatėt. Vetėm nė shek XI erdhėn edhe sllavėt, nė mesin e tyre edhe fiset kroate”, thuhet nė sqarimin e hulumtimit pėr prejardhjen e popullit tė kėtij shteti.

    Hulumtimi gjenetik i kėtij instituti shpjegon se 30 pėr qind e popullit tė Maqedonisė sė sotme kanė prejardhje maqedonase, kurse 20 pėr qind germane, 15 pėr qind sllave, aq sa edhe helene, 10 pėr qind dhe nga 5 pėr qind fenikase dhe 5 hune. Pretendimet e grekėve se maqedonasit e sotėm janė thjesht grekė tė lashtė, ky hulumtim i hedh poshtė pasi shkencėrisht, sipas tyre, maqedonasit janė popull i veēantė.

    “Maqedonia e sotme pėrmbledh vetėm njė pjesė tė Maqedonisė sė lashtė. Nė njėrėn anė ata shihen si pjesė e trungut helen, ndėrsa disa mendojnė se maqedonasit janė njė pėrzierje e trakėve, ilirėve dhe fiseve tė tjera. Por, ėshtė e sigurt qė maqedonasit mund ta bėjnė diferencimin gjenetik”, sqaron hulumtimi.

    Sa pėr grekėt, bazuar nė raportin gjenetik, krenaria e tyre se janė pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė Helenėve tė vjetėr, ėshtė njė bllof ashtu si edhe krenaria e shumė popujve tė tjerė tė Ballkanit se janė pasardhės tė fiseve tė veēanta. Hulumtimi sqaron se vetėm 35 pėr qind e tyre kanė prejardhje helene, kurse nga 20 pėr qind janė sllav dhe fenikas. Nė tė njėjtėn kohė, nga 10 pėr qind e tyre kanė prejardhje gjenetike ilire e germane dhe vetėm 5 pėr qind maqedonase.

    “Banorėt e parė tė Greqisė ishin minorėt nga Kreta qė kanė jetuar 3 mijė e 600 vjet para lindjes sė Krishtit. Pas lėvizjeve tė indo-gjermanėve nė Greqi, erdhėn edhe fiset ashėr, trakėt dhe ionierėt. Nė fund tė periudhės sė Mykės, filloi edhe ardhja e fisit tė donierėve. Pėrmes Sicilisė nė Greqi erdhėn edhe disa nomadė, persėt ishin luftuar pėr njė kohė tė gjatė, mirėpo me tregtinė detare me grekėt, aty erdhėn mė shumė popuj tė tjerė nė kontakt, si me maqedonasit, ilirėt, feniksėt dhe sllavėt”, thuhet nė sqarimin e hulumtimit pėr kėtė shtet.

    Nga i tėrė ky hulumtim gjenetik, populli mė i pėrzier qė del ėshtė ai qė jeton nė Turqinė e sotme. Prejardhja e tyre ėshtė gjetur se vjen sė paku nga tetė fise tė ndryshme. Vetėm 28 pėr qind e tyre kanė prejardhje turke, kurse 21 pėr qind pėr paraardhės kanė keltėt, 6 pėr qind hebraiko-armenase, 11 pėr qind berberase, 11 pėr qind arabe, 9 sllave, 4 iliro/helene dhe 10 pėr qind germane.

    “Banorėt e parė tė Turqisė nuk ishin turqit. Ata erdhėn vetėm pas shekullit XI me invazionin e seldshukėve. Banorėt e parė ishin hetitasit, tė cilėt pas luftės, inavzionit dhe urisė ishin shuar si popull 1 mijė e 200 vjet para lindjes sė Krishtit. Kėtu kanė jetuar edhe fygerėt, tregtarėt helenė, kimerėt, lydierėt, armeniasit, keltėt, persėt, hunėt, germanėt dhe bullgarėt. Pas invazionit nga turqit, ky vend ka marrė emrin Turqi”, sqaron raporti.

    HULUMTIM I BESUESHĖM

    Pas publikimit tė kėtij studimi, Evropa Perėndimore e ka mirėpritur atė, ndėrsa reagimet negative kanė ardhur nga shtet e Ballkanit dhe Spanja. Mė e zėshmja ndėr fqinjėt tanė ka qenė Greqia.

    Inma Pazos, drejtoreshė menaxhuese e “iGENEA“ nėn pėrkujdesjen e Gentest.ch GmbH, Instituti mė prestigjioz i kėrkimeve gjenetike nė Zvicėr, thotė pėr Express se studimi ėshtė bėrė nė gusht tė vitit 2008, ndėrsa nė nėntor tė kėtij viti ėshtė plotėsuar mė tė dhėna shtesė.

    Nė kėtė studim, sipas saj, janė futur hulumtimet e fundit. “Ky studim ėshtė njė rishikim i hulumtimeve mė tė rėndėsishme, tė cilėn ne i kemi lexuar”, shton ajo. Ajo sqaron se hulumtimet e “iGENEA”-sė kanė filluar para tri viteve. Sipas saj, qė nga atėherė ky hulumtim ėshtė rritur dhe ėshtė plotėsuar me tė dhėna shtesė. Vetėm nė vitin e shkruar, sipas Pazos, ka pas dyfish mė shumė publikime sesa nė vitet paraprake.

    “Tė gjitha studimet tona janė publikuar nė njė magazinė profesionale, kontrollimin dhe metodėn e tyre e kanė bėrė shkencėtarė tė pavarur. Hulumtimet janė studiuar mirė, krahasuar dhe vlerėsuar me bazėn e tė dhėnave tona”, vlerėson ajo. Pėr tė pėrpiluar kėtė studim janė dashur dy vjet fazė pėrgatitore. Ajo tregon se studimi gjithmonė ri-aktualizohet dhe plotėsohet mė tė dhėna shtesė.

    “Studimi ėshtė shumė i saktė dhe i besueshėm, sepse ne nuk pėrdorim vetėm bazėn e tė dhėnave tona, por edhe dhjetėra studime qė janė bėrė mė parė dhe qė janė vetėtuar.

    Publikimi i njė studimi nė magazinat “Science”, “Nature” apo “AJHG” kėrkon njė pėrkushtim shumė tė madh nė fushėn e shkencės. Vetėm studimet shumė serioze dhe tė besueshme mund tė publikohen”, thekson Pazos.

    Ajo tregon se pas publikimit tė kėtij studimi kanė pasuar edhe reagimet. Evropa Perėndimore e ka mirėpritur atė, ndėrsa reagimet negative kanė ardhur nga shtetet e Ballkanit dhe Spanja. “Vetėm nė Spanjė dhe nė rajonin e baskėve tė dhėnat janė shndėrruar nė “skandale tė vogla”. Atje nuk dėshirojnė tė pranojnė se baskėt kanė tjetėr profil gjenetik se pjesa tjetėr spanjolle. Tė dhėna tė tilla mund tė politizohen nga politikanė tė ndryshėm”, vlerėson ajo.

    Ndėrsa nė Ballkan reagimet ishte pothuajse tė njėjta, ku tė dhėnat e publikuar janė keqpėrdorur pėr fushata dhe propagandė politike. “Nė Ballkan kemi pas pėrvojėn e njėjtė, edhe pse nė Greqi ka pas reagime shumė, shumė mė tė mėdha. Nė kėtė shtet i kanė ngatėrruar termet gjenetike me politikė dhe tė dhėnat janė keqpėrdor pėr propagandė. Nga maqedonasit pėr tė vetėtuar qė ata janė maqedonasit e lashtė, dhe nga grekėt pėr tė pėrdorur tė dhėnat si shkencė politike. Por, tė dyja palėt reflektuan se tė dy shtetet kanė pjesė tė rrėnjėve tė maqedonasve tė lashtė”, tregon ajo pėr Express.

    Ajo thotė se nuk e di numrin e mostrave tė marra nga shqiptarėt e Shqipėrisė pėr kėtė studim. Pėr tė gjetur numrin e saktė duhet njė rishikim i thellė dhe ajo do tė merrte shumė kohė. Ndėrsa pėr Kosovėn, sipas saj, nuk ka tė dhėna tė veēanta, ngase studimi ėshtė bėrė nė kohėn kur Kosova ende nuk ishte shtet.
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-11-2008
    Postime
    26
    Tema osht e hapne, http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=103074 , me po te njejtin artikull te gazetes qe ke hapur ti.

  3. #3
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga ABSOLUTE Lexo Postimin
    Bordeli Ballkanik
    Vetėm 30 pėr qind e shqiptarėve janė ilirė, kurse 20 pėr qind janė me prejardhje sllave. Gjysma tjetėr ėshtė copa-copa.
    E vetmja gje qe eshte copa-copa eshte edukimi arsimor i artikullshkruajtesve.

    Tema mbyllet!
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. “Ushtria Ballkanike e Napoleonit”: 3000 ushtarė shqiptarė
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 28-07-2013, 17:45
  3. Onomastikė - Etniku dardan dhe horonimi Dardania
    Nga Shėn Albani nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 13:30
  4. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 13:45
  5. Politikat e BE-sė dhe vendet ballkanike
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 09:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •