Alb-Shkenca -Lista shqiptare per shkencen

Ka pak kohe qe eshte krijuar nje liste e re diskutimesh, Alb-Shkenca, nje liste e moderuar per te bashkuar ne internet shqiptaret qe kane interes per shkencen. Jane te shumte ata qe merren aktualisht me kerkim shkencor ne fusha te ndryshme. Ata zoterojne nje potencial shkencor te padiskutueshem. Do te ishte shume mire sikur ky potencial te vihej edhe ne sherbim te bashkepunimit ndermjet punonjesvet kerkimore shqiptare. Grupimi i ketij potenciali shqiptar ne internet do te ndihmoje ne arritjen e suksesit te shqiptareve qe merren me shkence kudo qe jane ne bote. Ky do te jete fillimisht qellimi kryesor i listes shqiptare per shkencen.

Shkembimi i eksperiences do te ishte nje qellim tjeter i listes shqiptare per shkencen. Jane me qindra shqiptaret qe punojne ne universitete apo institucione shkencore, si dhe jane te shumte ata qe po bejne aktualisht shkolla pas-universitare ne universite nga me te mirat. Eksperiencat e tyre jane shume te vyera dhe do te jete shume mire qe edhe shqiptare te tjere te perfitojne prej tyre.

Ne kete liste do te diskutohen edhe probleme dytesore qe kane lidhje me shkencen, sic eshte fjala vjen gjetja e mbeshtetjes financiare per projekte shkencore qofte ne Amerike apo edhe ne vende te tjera te botes. Aty do te diskutohen kriteret per botim ne revistat shkencore si dhe cilat jane revistat me te pershtatshme per botime te ndryshme, kriteret per te hyre ne shkollat pasuniversitare ne Amerike apo edhe vende te tjera, si probleme rreth mundesive qe ekzistojne per te bere kerkim shkencor si post-doc apo post-master.

Me vone, neqoftese lista do te jete e sukseshme dhe do te mbushet me antare kerkues shkencore te degeve te ndryshme, do te behet e mundur qe te diskutohen edhe probleme te mirefillta shkencore dhe lista do te sherbeje jo vetem si forum bashkepunimi dhe shkembimi eksperience, por do te kete edhe funksion nxites te debatit shkencor me qellimin perfundimtar te botimit te konkluzioneve ne organet me me ze ne fushat perkatese.

Adresa e listes eshte: alb-net.com/pipermail/alb-shkenca

Ju presim te gjitheve