Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Viti 2009 do të nisë me borxhe, qeveria kërkon kredi 250 milionë euro

    Kriza ekonomike detyron Financat t’u drejtohet kredive tregtare. Paratë kërkohen brenda vitit 2009 për t’u përdorur në investime

    Ervin Koçi

    Edhe viti që do të nisë për pak ditë do të jetë “i zi” për ekonominë shqiptare, e cila, e mbërthyer keq nga kriza globale, do të detyrohet të marrë borxhe të mëdha. Kjo gjë po përgatitet të bëhet sërish nga qeveria shqiptare, e cila është përgatitur që të aplikojë për të marrë një sasi të konsiderueshme parash në formën e kredisë tregtare nga donatorë apo banka të ndryshme të huaja. Pasi mori gjatë vitit 2008 një sasi prej rreth 300 milionë eurosh në formën e kredisë nga bankat tregtare (para borxh), pjesën më të madhe të së cilës (rreth 230 milionë euro) ajo e investoi vetëm për rrugën super të kushtueshme “Durrës-Kukës” dhe këto vetëm për segmentin “Rrëshen-Kalimash”, qeveria shqiptare, edhe borxhin që kërkon për vitin 2009, e ka “porositur” në po atë sasi. Nëpërmjet Ministrisë së Financave qeveria shqiptare ka lëshuar tashmë ofertën ndërkombëtare për kredinë, që varion nga 200 deri 250 milionë euro, dhe që u është drejtuar institucioneve financiare ndërkombëtare. Ndërkohë kujtojmë se nga sasia e parave të marra si kredi gjatë këtij viti, përveç investimit për rrugën “Durrës-Kukës”, edhe pjesa tjetër që mbeti nga sasia prej rreth 300 milionë eurosh, qeveria e investoi po në infrastrukturën rrugore, për akse të mbetura përgjysmë ose të panisura ende në jug dhe veri të vendit. Sasia e parave që do të merret gjatë vitit që po vjen (2009) do ta fusë vendin në një borxh të jashtëzakonshëm, për të cilin shqiptarëve do t’u duhet të paguajnë për breza me radhë përqindjen dhe interesat e tij.

    Aplikimi për kredinë

    Qeveria shqiptare e ka zyrtarizuar tashmë kërkesën e saj për një borxh të konsiderueshëm gjatë vitit 2009, të cilin ua kërkon bankave tregtare të huaja. Informacioni zyrtar “kërkesë-oferta” është publikuar zyrtarisht në gjuhën angleze në ueb-sajtin (faqen elektronike) zyrtare të Ministrisë së Financave të Shqipërisë, e cila do të jetë dhe aplikuesja e ngarkuar nga qeveria për këtë kredi. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, në informacionin e publikuar lidhur me këtë ofertë zyrtare, shprehimisht thuhet: “Qeveria shqiptare, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, është duke kërkuar një ofertë për financimin për nevojat e saj të shpenzimeve kapitale për vitin 2009. Procedurat e kredisë do të përdoren në mbështetje me prioritetet e përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrimin. Në këtë drejtim ne jemi të lutur të ftojmë institucionet kryesore financiare të konsiderojnë këtë kërkesë për propozim financimi dhe të marrim oferta me shkrim, jo më vonë se 15 janari i vitit 2009. Procedurat e kredisë janë që të disbursohen tërësisht gjatë vitit 2009. Këtu përfshihen si më poshtë: 1- Prezantimi i ofertës së plotë për 200-250 milionë euro. 2- Prezantimi i eksperiencave të financimeve të ngjashme që janë bërë më parë”. Po këtë ofertë janë përcaktuar qartë edhe pikat e kontaktit të caktuara nga ministria për ofruesit. Ato janë: “Personi i kontaktit në Ministrinë e Financave është: Zoti Xhentil Demiraj, drejtor i Përgjithshëm i Menaxhimit të Borxhit në Ministrinë e Financave të Shqipërisë”.

    Interesat e borxheve

    Borxhet e mëdha dhe interesat e tyre gjithmonë në rritje që qeveria shqiptare ka marrë nga organizmat financiarë ndërkombëtarë, rrezikojnë ta “hedhin në erë” zbatimin e buxhetit të shtetit në vitin 2009. Fatura e kostos së borxhit që jo vetëm kjo qeveri, por dhe paraardhëset e saj kanë marrë për të financuar shpenzimet publike, po vjen duke u rënduar nga viti në vit. Në buxhetin e shtetit të vitit 2009 qeveria ka vënë në dispozicion për të paguar interesat e borxhit publik më shumë se 36 miliardë lekë, ose mbi 360 milionë dollarë. Krahasuar me vitin e kaluar kjo shifër është rreth 3.5 miliardë lekë, ose mbi 35 milionë dollarë më e madhe. Krahasuar me vitin 2005 shpenzimet për koston e borxhit janë rreth 7 miliardë lekë, ose 70 milionë dollarë më të larta. Pjesa dërrmuese e këtyre interesave do të shkojnë në llogari të bankave tregtare në vend, të cilat do të përfitojnë vitin e ardhshëm nga qeveria plot 31.4 miliardë lekë, ose 315 milionë dollarë. Ndërsa pjesa e mbetur prej 42 milionë dollarësh janë interesa për borxhin e jashtëm. Kostoja e borxhit është në rritje këtë vit edhe në raport me prodhimin e përgjithshëm kombëtar. Drafti i përgatitur nga Ministria e Financave, që tashmë ka marrë edhe miratimin në qeveri, parashikon që vitin e ardhshëm shpenzimet për interesa të jenë 3.1 për qind e Produktit Kombëtar nga 3 për qind që janë për këtë vit.

    Shpenzimet për borxhin

    Qeveria kishte premtuar se në vitin 2009 shpenzimet për borxhin publik nuk do të ishin më të larta se 2.8 për qind e PBB-së. Borxhi publik në Shqipëri përbën më shumë se 53 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Në total, fatura e borxhit është rreth 5.5 miliardë dollarë dhe pjesa dërrmuese e tij është marrë nga bankat private në vend. Por vitet e fundit qeveria ka ndërmarrë një reformë, me anë të së cilës synon ta orientojë huamarrjen publike në tregun e huaj, nën argumentin e interesave më të ulëta por edhe impakteve më të mëdha në ekonomi. Por po kështu edhe shpenzimet në total që parashikohen në projektbuxhetin e vitit 2009 i kanë dalë më të larta ministrisë së Financave se sa mbledhja e të ardhurave. Kështu, shuma e të ardhurave në projektbuxhetin e shtetit për vitin 2009 llogaritet të arrijë 332.586 milionë lekë, ndërsa shuma e shpenzimeve llogaritet të arrijë në 382.596 milionë lekë, ose 5.1 milionë lekë më tepër.


    Shifra
    332 586
    milionë lekë llogaritet të arrijë shuma e të ardhurave në buxhetin e shtetit për vitin 2009

    382 596
    milionë lekë llogaritet të arrijnë vlerën shpenzimet në buxhetin e shtetit për vitin 2009

    36 835
    milionë lekë llogariten shpenzimet e pushtetit vendor në buxhetin e shtetit për vitin 2009

    18 423
    milionë lekë llogaritet grandi i pakushtëzuar i buxhetit qendror në projektin e Ministrisë së Financave

    50 010
    milionë lekë llogaritet të arrijë vlerën deficiti financiar në buxhetin e shtetit për vitin 2009



    Përkthimi simultan i kërkesë-ofertës së Ministrisë së Financave

    “Republika e Shqipërisë, Ministria e Financave.
    Subjekti: Kërkesë për propozim financimi
    qeveria shqiptare e përfaqësuar nga Ministria e Financave është duke kërkuar një ofertë për financimin për nevojat e saj të shpenzimeve kapitale për vitin 2009. Procedurat e kredisë do të përdoren në mbështetje me prioritetet e përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrimin. Në këtë drejtim, ne jemi të lutur të ftojmë institucionet kryesore financiare të konsiderojnë këtë kërkesë për propozim financimi dhe të marrim oferta me shkrim, jo më vonë se 15 janari i vitit 2009. Procedurat e kredisë janë që të disbursohen tërësisht gjatë vitit 2009. Këtu përfshihen si më poshtë:
    - Prezantimi i ofertës së plotë për 200-250 milionë euro
    - Prezantimi i eksperiencave të financimeve të ngjashme që janë bërë më parë.
    Vlerësimi i ofertave do të bëhet nga komisioni i vlerësimit në Ministrinë e Financave. Fituesi i tenderit do të shpallet ai që do të ofrojë koston më të ulët duke marrë në konsideratë kërkesat e tenderit.

    Personi i kontaktit në Ministrinë e Financave është:
    Zoti Xhentil Demiraj
    Drejtor i Përgjithshëm i Menaxhimit të Borxhit
    Ministria e Financave të Shqipërisë

    Blv. “Dëshmorët e kombit”
    Tiranë, Shqipëri
    E- mail: xhdemiraj@minfin.gov.al
    Tel: +355 422 48968
    Fax: +355 422 58435
    Burimi: Ministria e Financave”
    Sui generis

  2. #2
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Nuk jam ekspert i ekonomise, keshtu qe do te jap mendimin tim si nje i apasionuar mbi ekonomine kombetare dhe nderkombetare (duke u bazuar dhe ne disa artikuj qe kam lexuar).

    Thone dhe mendoj qe ekonomia Shqiptare nuk eshte se do te preket teper nga kriza boterore. Mjafton qe çmimi i artikujve qe prodhohen ne vend eshte ne vlera te larta pse jo dhe me teper se ç'duhet. Kjo tregon se ekonomia vendase eshte ne ritme te mira.

    Por vlera e valutes se huaj qe dergojne emigrantet do te zvogelohet dhe une e shikoj kete kredi si nje kompesim te ketij zvogelimi. Kjo kredi do ta rigjalleroj ekonomine tone te brishte.

    Megjithate do te rrisi borxhin e jashtem, nuk ka te mire pa efekte anesore.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-12-2008
    Postime
    10
    pikerisht Geni se ky popull mbahet nga te ardhurat e emigranteve,dhe kur ato te bien hajde dhe rriti ti cmimet e produkteve te vendit,per te mbajtur te ashtequjttern norme baze etje etje
    banka e shqiperise eshte nga te vetmet ne bote qe spo ul normen baze te interesit,kur gjith bota e ka ulur.
    mos harro dhe shum gjera te tjera qe e lidh ekonomine shqiptare,nuk ka nje burse,mbahet me ndihma jo te BE jo FMN jo te asja e kesaj ,prit se ke per tja degjuar kengen ekonomise shqiptare apo s`kemi dhe zgjedhjet.
    Runi leket neper banka ,se lere cthote Fullanka qe leket e shqiptareve jane te sigurt,
    sa per ekonomine e vendit ,eshte pikerisht populli qe paguan taksa e taksa dhe nuk ka asgje te sigurt,kurse qeveritaret vetem duke vjedhur ngelen.

  4. #4
    i'm not fragile Maska e Daniel Maker
    Anëtarësuar
    17-03-2008
    Postime
    1,802
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin


    Blv. “Dëshmorët e kombit”
    Tiranë, Shqipëri
    E- mail: xhdemiraj@minfin.gov.al
    Tel: +355 422 48968
    Fax: +355 422 58435
    Burimi: Ministria e Financave”
    ne gjith kto numrat spo shof kodin ban qe te nisim nai lek per shtetin shqiptar si dhurat per fund viti.
    Ka nai numer sms te fillojm me nai euro per kok sa te hajn te pakten mir ket vit ri?
    mos luj se sta quj

Tema të Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  3. Lajme ekonomike
    Nga Era1 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 09-05-2008, 15:03
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. BE: Qeveria largoi shanset per Marreveshjen
    Nga Orku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 09:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •