Piramida e dashurisė

Disa dijetarė dashurinė e kanė krahasuar me piramidėn, e cila nė bazė ėshtė e gjėrė, kurse aq sa ma shuėm ngritet aq ma shumė zvogėlohet dhe pakėsohet, saqė nė fund, nė majė, mbetet vetėm njė, e ajo ėshtė dashuria ndaj Atij qė ėshtė Njė i Vetėm, [subhanehu ve teala].

Pra ėshtė hierarki piramidale, ėshtė lloj ingjinerik, ku baza ėshtė mė e gjėrė dhe duke u ngritur nė mėnyrė shkallėzore nė majė mbetet vetėm njė pikė, kurse gurėt ose tullat mbėshteten nė njėra tjetrėn, duke krijuar forcė, pėrkrahje dhe ndėrlidhje.

Pra nga forma i ngjan kodrės, nė bazė e gjėrė, kurse shkėmbėt, e gurėt e dheu vijnė njėra mbi tjetrėn dhe ngushtohen nė mėnyrė shkallėzore derisa tė arrijė nė kulm.

Shikimi i tyre nė fund ėshtė me dimenzion tė kufizuar tė shikimit, kurse aq sa ma shumė ngritemi aq ma shumė hapėsirė shohim, kurse pamjet shihen mė tė mira dhe mė tėrheqėse, e kjo reflektohet nė shpirtin tonė duke krijuar rehati, lumturi dhe gėzim.

Ndėrtimi piramidal ėshtė ndėrtimi mė i fuqishėm dhe mė i paluhatshėm.

Nė natyrė asnjė element nuk ėshtė i thellosur nė tokė siē janė kodrat. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

(والجبالَ أرساها) [النازعات32]

“Kurse kodrat ia pėrforcoi”. (En-Naziat: 32).

(وألقى في الأرض رواسي أن تميد بكم) [النحل15]

“Dhe Ai vuri kodra (tė forta) nė tokė, ashtu qė ajo tė mos lėkundet me ju,…”. (En-Nahl: 15).

“tė forta” domethėnė tė thelluara nė tokė.

اdo gjė qė ėshtė nė gjithėsi i ėshtė nėnshtruar njeriut, saqė edhe objektet e vdekura, andaj mos u habit nga hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

[أُحد جبل يحبنا ونحبه] رواه البخاري ومسلم .

“Uhudi ėshtė kodėra e cila na do dhe e dojmė”. (Buhariu dhe Muslimi).

Kėshtu ėshtė edhe me kafshėt dhe bimėt. Tė gjitha kėto i kryejnė detyrat e tyre pėr tė cilat janė krijuar, sipas caktimit dhe rregullimit Hyjnor. I bekuar qoftė All-llahu, Krijuesi mė i Mirė.

Krejt kjo ėshtė e ndėrlidhur me gjithėsinė, kurse njeriu nė veēanti ėshtė i ndėrlidhur me rregullin e dashurisė, si nė fillim ashtu edhe nė fund.

Ajo qė ngrėnet, nė therrjen e tij kėrkohet butėsi, siē thotė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

[وليُحِدَّ أحدكم شفرتَه فلْيُرِح ذبيحته]رواه مسلم .

“Le ta sprehė thikėn dhe le ta rehaton kurbanin”. (Muslimi).

Ashtu siē ka ndaluar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tė miret nė shėnjestėr krijesat e gjalla, duke treguar se:

[أن امرأة دخلت النار في هرة حبستها، فلا هي أطعمتها ولا هي تركتها تأكل من خَشاش الأرض] .

“Njė grua ka hyrė nė xhehenem pėr shkak tė njė mace, as nuk e ka ushqyer e as qė e ka lėnė tė hanė vet nga ushqimet e tokės”. (Buhariu).

Nuk ėshtė larg nesh tregimi i asaj gruaje lavire, tė cilėn e kishte kapluar etja dhe gjeti njė pus, pasiqė piu ujė e vėrejti njė qen, i cili hange rėrėn ga etja. U kthye nė pus, e mbushi kėpucėn e vet me ujė dhe ia dha qenit. Kjo ishte shkak qė All-llahu ia fali mėketet. (Muslimi).

Ky tregim nuk ėshtė larg nesh e as i panjohur pėr ne!

Nė fund tė kėtij hadithi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha:

[في كلِّ كبدٍ رَطْبةٍ أجر] .

“Pėrkujdesi pėr ēdo kafshė qė ka mėlqi ėshtė sadaka”.

Pra butėsia dhe mėshira, nė tė gjitha kėto qė i pėrmendėm, burojnė nga depoja e dashurisė dhe nga flakėrimi dhe ndriēimi i sajė.

Pastaj i dashuruari ngritet njė shkall mė lartė, nė njė shkallė tė re, qė tė sillet ashtu me mbarė njerėzimin…me shpirt tė pastėr, tė dashuruar dhe tė afruar.

Tė vėrtetėn e thotė All-llahu kur thotė:

(وما أرسلناك إلا رحمة للعالمين)[الأنبياء107]

“E Ne tė dėrguam ty (Muhammed) vetėm si mėshirė pėr tė gjitha krijesat”. (El-Enbija: 107).

Ky Pejgamber, i cili i urdhėronte komandantėt e tij qė mos tė vrasin fėmijė, plak tė moshuar, ose grua…

Ky Pejgamber, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], thoshte:

[ من قتل ذمياً لم يَرَح رائحة الجنة ]

“Kush e vret dhimiun (jobesimtarin qė jeton nėn ėmbrellėn e shteti Islam), nuk do tė shijon erėn e xhennetit”. (Buhariu).

Pastaj ngritet njeriu nė dashurinė ndaj rrethit tė tij tė ngushtė familjar, kurse kjo ėshtė njė temė e gjėrė, do tė mundohemi tė harmonizojmė mes kėsaj teme dhe domosdoshmėrisė sė temės aq sa kemi mundėsi.


Raportet bashkėshortore nė kufinjtė e dashurisė


All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

( ومن آياته أنْ خلقَ لكم من أنفُسكم أزواجاً لتسكنوا إليها وجعلَ بينكم مودةً ورحمة )[الروم21]

“Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė”. (Er-Rum: 21).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka kėshilluar muslimanėt qė tė sjellen mirė me gratė e tyre:

[ خيركم خيركم لأهله وأنا خيركم لأهلي ] رواه الترمذي وابن ماجه .

“Mė i miri prej jush ėshtė ai qė ėshtė mė i mirė ndaj familjes sė vet (gruas), kurse unė jam mė i miri ndaj familjes (gruasė) sime”. (hadithi ėshtė i vėrtetė, transmeton Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe tė tjerė).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka kėshilluar edhe gratė qė tė kujdesen ndaj burrave, ti respektojnė duke thėnė:

[ خير ما يكنز المرء المرأة الصالحة إذا نظر إليها سرته وإذا أمرها أطاعته وإذا غاب عنها حفظته ] رواه أبو داود وغيره .

“Thesari mė i mirė i nje njeriut ėshtė gruaja e mirė: kur ta shikon e gėzon, kur e urdhėron e respketon dhe kur tė mungon ia runė emanetin”. (hadithi ėshtė sahih, transmeton Ebu Davud dhe tė tjerėt).

Kjo qė pėrmendėm ėshtė kuptimi i realitetit tė pėrhershėm tė pandryshueshėm, i cili duhet tė jetė i pranishmė mes dy palėve qė tė jetė jeta e tyre nė formėn mė tė plotė dhe me tė shkėlqyeshme.


Bashkėshortėt dhe fėmijėt nė kufinjtė e dashurisė


Ngritet muslimani edhe njė shkallė nė dashuri, kur All-llahu i dhuron frytin e martesės, e dhuron fėmijė dhe ngriten degėt e kopshtit tė tij lart nė qiell dhe thellohet lartė nė gjithėsi.

Shtohet dashuria te prindėrit, nė shenjė tė pėrkujdesit, dhėnies dhe dhimbsurisė, kurse zemrat e tyre edhe ma shumė bashkohen dhe unifikohen, shkrihen nė atmosferėn e shndėrrimit tė ri, e cila tė bėn tė mendosh se ėshtė njė kriejsė tjetėr…ku zemra e tij ėshtė dashuri …qenia dhimbsuri…shpirti i tij krej mėshirė…kurse gjymtyrėt plot butėsi.

Ky vetmohim nė ofrim nė aspektin e rregullimit dhe edukimit, ėshtė misioni i etėrsisė dhe mėmėsisė, e cila ushqehet me dashuri, me tė gjitha veēoritė e saja, derisa tė forcohet kjo foshnjė dhe tė mer rrugėn nė udhėtimin e jetės. Mirėpo ėshtė mision i cili nuk ka fund, asgjė nuk e pengon nga udhėtimi drejt synimit tė vet…

Pėrballė kėsaj roli i dashurisė doemos duhet tė plotėsohet dhe nė fund tė kthehet nė fillimin e saj. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

(وقضى ربك ألا تعبدوا إلا أياهُ وبالوالدين إحساناً إما يبلغنَّ عندك الكِبَر أحدُهما أو كلاهما فلا تقل لهما أُفٍّ ولا تنهرهما وقل لهما قولاً كريماً * واخفض لهما جناح الذل من الرحمة وقل رب ارحمهما كما ربياني صغيراً ) (الإسراء 23-24) .

“Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta respektuese). Dhe nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl”. (El-Isra: 23-24).

Vėlla i dashur!

Shpresoj qė sė bashku me mua tė vėrejmė me precizitet fillimin e ajetit: “Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij…”. Pra, adhurimi ndaj All-llahut qė ėshtė i Vetėm, ėshtė dashuri e pastėr…kulmi dhe lartėsia mė e madhe. Pastaj pėrmendi: “qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve”. Bamirėsia ndaj prindėrve ėshtė njė gllėnkė e vogėl nga deti i dashurisė, i cili jep me bollėk…

Pastaj All-llahu sqaroi detajisht mėnyrėn e bamirėsisė nda prindėrve, me fjalė dhe me vepra, me fjalė tė mira dhe me sjellje tė butė.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:

[أمك أمك أمك … ثمّ أبوك ] رواه البخاري ومسلم .

“Kujdesu pėr nėnėn tėndė, pėr nėnėn tėnde, pėr nėnėn tėnde”. (Buhariu dhe Muslimi).

Dhe tha:

[ أنت ومالُك لأبيك] رواه أبو داود وابن ماجه وأحمد بألفاظ متقاربة .

“Ti dhe pasuria yte jeni tė babait tėnd”. (hadithi ėshtė hasen, transmeton Ebu Davud dhe tė tjerėt).

Do tė na zgjerohej tema nėse ndalemi qė nė mėnyrė detale i sqarojmė rregullat dhe principet mbi tė cilat ngritet raporti mes kėtyre dy palėve, mes prindėrve dhe fėmijėve dhe tė drejtat e secilit ndaj tjetrit.

Majftohemi tė themi se dashuria, vetėm dashuria, ėshtė baza kryesore, kurse ndenjat tjera burojnė nga ajo dhe nėpėrmjet saj formulohen.


Farefisi dhe dashuria


Kjo ėshtė njė shkallė tjetėr, ose edhe njė shtresė mė lartė…

Farefisi janė tė afėrmit e njeriut dhe gruas sė tij, nėse dėshiron thuaj ata janė familja e madhe e tij…nė arabisht farefis domethėnė “Dhu rahem”, e cila buron nga mėshira “er-rahme”, kjo automatikisht pėrmban dashuri dhe dhimbsuri. Krejt kjo kthehet nė “Er-Rahmanur-Rahim”.

Nė hadith kudsi qėndron se All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

( ألا ترضين أن أصل من وصلك وأقطع من قطعك) رواه البخاري ومسلم .

“A nuk dėshiron ta ngjes ( me mėshirėn) Time, atė qė tė ngjet ty, pėrkujedest pėr ty dhe ta ndėrpresė nga Unė, ate qė tė ndėrpret ty”. (Buhariu dhe Muslimi).

E mos tė flasim pėr ajetet qė flasin rreth kėsaj teme. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

(وأولو الأرحام بعضهم أولى ببعض في كتاب الله)[الأنفال75] .

“…farefisi ka mė pėrparėsi ndaj njėri-tjetrit (se sa ensarėt e muhaxhirinėt) sipas Librit tė All-llahut…”. (El-Enfal: 75).


Shoqėria islame nė njėsin e dashurisė


Vazhdon nė ngritjen piramidale derisa ta kaplon edhe shoqėrinė islame. اka thotė All-llahu [subhanehu ve teala] nė llojin e raportit, i cili duhet ti gjykojė individėt? Cilat janė lidhjet qė i ndėrlidhin mes vehte qė tė jenė njė njėsi e pandarė?

( إن هذه أمتكم أمةً واحدة)[الأنبياء92].

“Kjo fé ėshtė e juaja dhe ėshtė e vetmja fé (e shpallur),…”. (El-Enbija: 92).

(محمدٌ رسولُ الله والذين معه أشداء على الكفار رُحماء بينهم تراهم ركّعاً سجّداً يبتغون فضلاً من الله ورضواناً سيماهم في وجوههم من أثر السجود ذلك مَثَلُهم في التوراة ومثلهم في الإنجيل كزرع أخرج شطأهُ فآزره فاستغلظ فاستوى على سوقه . يُعجب الزراع ليغيظ بهم الكفار وعد الله الذين آمنوا وعملوا الصالحات منهم مغفرة وأجراً عظيماً)[الفتح29] .

“Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut, e ata qė janė me tė (sahabėt) janė tė ashpėr kundėr jobesimtarėve, janė tė mėshirshėm ndėrmjet vete, ti i sheh kah pėrulen (nė rukuė), duke rėnė me fytyrė nė tokė (nė sexhde), e kėrkojnė pre All-llahut qė tė ketė mėshir dhe kėnaqėsinė e Tij ndaj tyre. Nė fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmės sė sexhdes. Pėrshkrimi i cilėsive tė tyre ėshtė nė Tevrat dhe po ky pėrshkrim ėshtė edhe nė Inxhil. Ata janė si njė farė e mbjellė ku mbin filizi i vet, e ai trashet, pėrforcohet dhe qėndron nė trungun e vet, ajo e mahnit mbjellėsin. (All-llahu i shumoi). Pėr t'ua shtuar me ta mllefin jobesimtarėve. All-llahu atyre qė besuan dhe bėnė vepra tė mira u premtoi falje tė mėkateve dhe shpėrblim tė madh”. (El-Fet’h: 29).

(إنما المؤمنون إخوة)[الحجرات10].

“S'ka dyshim se besimtarėt janė vėllezėr,…” . (El-Huxhurat: 10).

Ska nevojė qė tė komentojmė, sepse brendia e ajeteve tė All-llahut ėshtė aq e qartė saqė na bėnė tė paaftė qė tė flasim, kurse shprehjet tona i pengon nė sqarim.

اka thotė Pejgamberi fisnik, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ?

[المسلم أخو المسلم لا يظلمه ولا يُسلمه] رواه البخاري ومسلم .

“Muslimani ėshtė vėlla i muslimanit, nuk i bėnė padrejtėsi dhe nuk e dorėzon”. (Buhariu dhe Muslimi).

[الدين النصيحة… لله ولكتابه ولرسوله و لأئمة المسلمين وعامتهم] رواه البخاري ومسلم .

“Feja ėshtė kėshillė: pėr All-llahun, Librin e Tij, pėr Pejgamberin e Tij, pėr parinė e muslimanėve dhe pėr mbarė muslimanėt”. (Buhariu dhe Muslimi).

[لا تؤمنوا حتى تحابُّوا ] رواه مسلم .

“Nuk do tė besoni derisa nuk duheni…” (Muslimi).

Dhe shumė hadithe tjera.

Pra, dashuria, vėlla i dashur, siē shihet nga ajetet dhe hadithet ėshtė baza e fortė mbi tė cilėn ngritet shoqėria islame, bile ėshtė fortifikata e re e cila e ngritė dhe lartėson muslimanin, i cili posedon dashuri.


Dashuria ndaj tė zgjedhurve dhe shembėlltyrės


Mblidhet hapėsira e kohės pėr ēdo musliman qė posedon dashuri, domethėnė pika ku gjindet, qė tė ngritet nė kėtė ndėrtesė piramidale.

Ngritet te tė zgjedhurit dhe ata qė janė shembėlltyrė, te sahabet e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], shenja tė udhėzimit, simbole tė devotshmėrisė, tė cilėt kanė luftuar pėr hirė tė All-llahut me luftė tė vėrtetė dhe tė cilėt kanė qenė shtylla kryesore, mbi tė cilėn ėshtė ngritur kjo godinė e Islamit.

Ata janė tė udhėzuarit dhe me udhėzimin e tyre duhet ta kemi shembėlltyrė dhe nė dashurinė ndaj tyre tė vazhdojmė udhėtimin tonė. Njerėz pėr tė cilėt Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:

[ لا تسبوا أصحابي ، فلو أن أحدكم أنفق مثل أُحُد ذهباً ما بلغ مُدًّ أحدهم ولا نصيفه ] رواه البخاري ومسلم

“Mos i ofendoni shokėt e mi, sepse poqėse ndonjėri prej jush jep sadaka ari sa uhudi, nuk do tė arrijė grushtin ose gjysmėn e grushtit qė kanė dhėnė ata”. (Buhariu dhe Muslimi).

[وأصحابي أَمَنَة لأمتي فإذا ذهب أصحابي أتى أمتي ما يوعدون] رواه مسلم بنحوه

“Sahabet e mi janė sigurim pėr ummetin tim, e kur tė shkojnė ata, i vjen ummetit tim ajo qė u ėshtė premtuar”. (Muslimi).

Ebu Bekr es-Siddiku, Omer el-Fariku, Othman Dhun-Nurejni, djaloshi i Islamit dhe trimi, Ali, zotėriu i shehidave, Hamza, Ebu Ubejdeja, Halid ibn Velidi, etj, All-llahu qoftė i kėnaur prej tyre.

Kjo dashuri ndaj tyre nuk ėshtė dashuri sufistike, ndaj tė cilės kalojmė shurdhmemec, qė i prek vetėm emocionet dhe shkakton lotim tė syve, por dashuri e cila ėshtė pėrkthim i gjallė dje praktik, i realt dhe aktiv, qė ndėrlidh emocionet me mendjen dhe vullnetin…

Sepse dashuria ėshtė realitet e jo imagjinacion, vepėr e jo iluzion.


Dashuria ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]


I afrohet muslimani kulmit, aq shumė i afrohet sa nuk mbetet mes tyre as sa dy kutė ndoshta edhe ma pak, ngritet nė kėtė godinė saqė arrinė para kulmit dhe fillon pėrgaditjet e fundit pėr orientim tė sinqertė me dashuri, e zgjon zemrėn, dėgjimin dhe shikimin, ēdo pjesė tė trupit tė tij, drejt Pejgamberit madhėshtor, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

(لقد جاءكم رسول من أنفسكم عزيز عليه ما عَنِتُّم حريص عليكم بالمؤمنين رؤوف رحيم)[التوبة128].

“Juve ju erdhi i dėrguar nga lloji juaj, atij i vie rėndė pėr vuajtjet tuaja, sepse ėshtė lakmues i rrugės sė drejtė pėr ju, ėshtė i ndijshėm dhe i mėshirshėm pėr besimtarėt”. (Et-Teube: 128).

(وإنك لعلى خُلق عظيم)[القلم4].

“Vėrtet, ti je nė njė shkallė tė lartė morali!”. )El-Kalem: 4).

(محمد رسول الله)[الفتح29].

“Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut,…”. (El-Fet’h: 29).

(وخاتم النبيين…)[الأحزاب40]

“… por ai ishte i dėrguari i All-llahut dhe vulė e tė gjithė pejgamberėve,…”. (El-Ahzab: 40).

( ليغفر لك الله ما تقدم من ذنبك وما تأخر ويُتم نعمته عليك ويهديَك صراطاً مستقيماً، * وينصرَك الله نصراً عزيزاً)[الفتح2-3].

“Ashtu qė All-llahu (pas fitores) tė liroi ty prej mėkateve (qė t'i mbathėn) tė mėparshme dhe prej atyre tė mėvonshme (kur njerėzit do tė pranojnė fenė islame dhe nuk do tė jenė mė mėkatarė) dhe ashtu tė plotėson mirėsinė e Vet ndaj teje nė rrugėn e drejtė. Dhe qė All-llahu tė ndihmon ty me njė ndihmė tė fortė”. (El-Fet’h: 2-3).

E shumė ajete tjera qė gjinden nė Kur'anin famėlartė.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

[ لا يؤمن أحدكم حتى أكون أحب إليه من نفسه التي بين جنبيه ] (رواه أحمد).

“Nuk beson askush prej jush deri sa nuk jam unė mė i dashur te ai se shpirti i vet qė e ka nė gjoksin e vet”. (hadithi ėshtė sahih, transmeton Ahmedi).

Mė kujtohet rasti i atij sahabiut, cili nuk ka mundur tė duron ndarjen prej Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ēdo herė qė ndonjė punė e jetės e largonte nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], shpirti i mallėzohej pėr Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe nxitonte ta takonte Pejgamberin [alejhis-selam].

Kurse Mus’ab ibn Umejri [radijall-llahu anhu] mungoi nga nėna e vet njė kohė tė gjatė. Kishte shkuar me mison nė Medinė. Kur u kthye nė Mekkė dhe i erdhi pasiqė u takua me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ajo e priti me kėto fjalė: ti je djalosh qė sillesh keq ndaj prindėrve tu dhe filloi ta qortoi se nuk kujdest ndajsaj. Kurse ky ia ktheu: nuk do tė takkohja askend para se ta takoja Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]..

Kėto shembuj, pa dyshim, tregojnė vėrtetėsinė e dashurisė dhe realitetin e sajė.

Kur tham se nuk dėshirojmė qė dashuria jonė ndaj sahabeve tė jetė dashuri sufistike, ose kėngė qė e kėnaq veshin, pa pėrkthim tė gjallė dhe praktik, tė njejtėn e themi edhe pėr dashurinė tonė ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Qė tė jetė ndėrlidhje e fuqishme dhe e fortė historike mes kohėve. Qė ndėrtimi piramidal tė jetė sa ma i ndėrlidhur mes vehte, sa ma i fuqishėm, sa ma i lartė dhe i pėrhershėm.

Nė fund, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė njė tėrheqje tė vėmendjes, nė pėrputhje me misionin e shpalljes se amėshuar, na orienton drejt tė vėrtetės sė tė vėrtetave tė dashurisė, deri te e vėrteta absolute, deri te pastrimi i tevhidit, deri te dashuria ndaj All-llahut. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

[ لا يؤمن أحدكم حتى أكون أحب إليه من والده وولده والناس أجمعين ] رواه البخاري .

“Askush prej jush nuk ėshtė besimtar derisa nuk jam mė i dashur pėr te se sa prindi, fėmijėt dhe mbarė njerėzimi”. (Buhariu).

Dashuria ndaj shpalljes, ėshtė dashuri ndaj All-llahut…respekt, adhurim dhe nėnshtrim.


Dashuria ndaj All-llahut


Arriti besimtari i sinqertė nė kulmin e piramidės, shkrihet nė dashurinė e tij ndaj All-llahut. Nė kėtė gradė, ēdo lėvizje dhe pushim, ēdo shushuritje dhe shikim, flet pėr dashurinė ndaj All-llahut, dashuri e cila e nxitė nė aktivitet, vepėr dhė punė, luftė dhe sakrificė.

Me ekzistencėn sillet nė bazė tė dashurisė, nė pėrputhje me kanunin e dashurisė, i cili e rrethekon kėtė gjihtėsi. Pastaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ngjallė nė zemrat tonė atė qė ka flejtur dhe ėshtė hutuar, i zgjon disa rregulla tė logjikės dhe kauzalitetit, ajo qė e zbret nga lartėsiarat e mallėzimit nė thellėsirat e tokės, depėrtojnė nė te kėrkesat e dunjasė dhe nuk e lėnė tė fluturojė nė qiell.

E publikon kėtė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe nxitė nė kėtė qė mos tė mbetet dashuria ndaj All-llahut fjalė e thatė, boshe dhe pa vėrtetėsi:

( قل إن كنتم تحبون الله فاتبعوني يحببكم الله )[آل عمران31] .

“Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė, t'ju falė mėkatet tuaja, se All-llahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė”. (Ali Imran: 31).

Dashuria e robėrve ndaj All-llahut shkakton dashurinė e All-llahut ndaj tyre. Kėshtu qė i tėrė raporti jonė nė ekzistencė me All-llahu ėshtė me dashuri, vetėm me dashuri.


Konsulto:

“El-Hubbu vel-Xhins”, Muhammed Ali Kutub

“Ed-da ved-deva’, Imam Ibn Kajjim el-Xhevzije