Ish kryeministri britanez Toni Bler deklaroi se ai çdo ditë lexon kuranin duke thënë për pejgamberin a.s. se është një njeri me forcë civilizuese të jashtëzakonshme.


E enjte, 25 Dhjetor 2008 11:20

Mirëpo Bler në një intervistë për të përjavshmen gjermane Die Zeit ishte arsyetuar për këtë duke thënë : "kuptimi i besimit fetarë-çfarëdo qoftë ai-është heshtje e kërkuar dhe e domosdoshme për ta kuptuar konfliktin në lindjen e mesme në përgjithësi".

"Nëse nuk luan besimi fetarë në shekullin 21 asnjë rol -nuk besoj që nuk luan- vërtet diçka vendimtare do të humbet dhe kur u pyet se mos kishte plane për ta përqafuar islamin?

Ai buzëqeshi dhe tha jo.. lëre këtë temë mos u fut në të.

Ai sqaroi se besimi i tij në katolicizëm i ka ndihmuar që të kryej punën në rolin e të dërguarit për paqe në lindjen e mesme.

Toni Bler është ndërmjetës në mes Izraelit dhe palestinezëve në cilësin e të dërguarit për paqe në lindjen e mesme nga komisioni i katërshes internacionale e që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës Bashkimi Evropian Rusia dhe Kombet e bashkuara.

Marr nga : el-wasat.com