Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 95
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Forumi Shqiptar numëron 60.000 anëtarë të regjistruar

    Duke u nisur nga postimi i bërë nga Albo para saktësisht 3 vite dhe 5 muaj më herët që është si vijon më posht.

    Këto ditë kemi arritur një shifër rekord në numrin e regjistrimeve. Po t'u hidhni një sy statistikave të forumit, janë tashmë mbi 20000 anëtarë të regjistruar, brenda një kohe 3 vjeçare që ky version i ri i forumit ka qënë në përdorim. Një shifër kjo e lartë që ka ardhur si pasojë e një rritje graduale dhe të qëndrueshme të pjesmarrjes në forum me rregjistrime të reja përditë. Me rritjen e numrit të shqiptarëve që kanë mundësi të përdorin Internetin, rritet edhe pjesmarrja në forum. Forumi Shqiptar është aktualisht forumi më i madh shqiptar si në pjesmarrje, jetëgjatësi dhe nga ana cilësore, megjithëse këtë të fundit ua lëmë anëtarëve tanë ta vlerësojnë.

    Ajo që na gëzon ne më shume se sa vetë numri i anëtarëve të regjistruar që në fund të fundit është vetëm nje shifër, është konstatimi se forumi shqiptar mbledh shqiptarë nga gjithë bota, nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, të të gjitha moshave, të besimeve të ndryshme fetare, të profesioneve të ndryshme qe i japin një larmi dhe interes së jashtëzakonshëm diskutimeve në forum. Nëse deri pak vite me parë shqiptarët ishin të ndarë në Internet në forume të veçanta krahinore ku diskutimi i përbashkët dukej si i pamundur, eksperienca dhe ekszistenca e këtij forumi shqiptar e ka hedhur edhe këtë tabu poshtë.

    Me këtë rast, po hapim edhe një sondazh në lidhje me vizitat që secili prej jush bën në forum, duke dashur të mësojmë se sa prej jush jeni vizitorë të rregullt dhe sa prej jush na vizitoni më rrallë.

    Stafi i Forumit
    Dhe sot pas një periudhe shumë të shkurtër Forumi Shqiptar ka arritur të dyfishoj shifrat e anëtarëve të regjistruar, ka arritur të dyfishoj interesin që kanë njerëzit për forumin dhe ka arritur të dyfishoj vlerat që ka ky forumi madhështor Shqiptar.

    Sot që nga ky moment Forumi Shqiptar numëron 40.000 anëtarë të regjistruar, e gjithë kjo vjen si rezultat i punës të palodhshme që ka bërë stafi i këtij forumi dhe që ka çuar deri tek zgjimi i interesit të shumë personave. Shpresojmë që ky numër ende të rritet dhe vlerat e Forumit Shqiptar do të rriten. Urime forumit për numrin e anëtarëve të arritur urime stafit të forumit dhe të gjithë anëtarëve të forumit ju dëshirojmë qëndrim të këndshëm dhe vizita sa më të shpeshta në të ardhmen.

    Stafi i Forumit!
    Sui generis

  2. #2
    p.n.a.p.m.q.g.q.n.t.v.
    Anëtarësuar
    03-06-2005
    Vendndodhja
    Berat-Tirane-Milano
    Postime
    179
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Duke u nisur nga postimi i bërë nga Albo para saktësisht 3 vite dhe 5 muaj më herët që është si vijon më posht.



    Dhe sot pas një periudhe shumë të shkurtër Forumi Shqiptar ka arritur të dyfishoj shifrat e anëtarëve të regjistruar, ka arritur të dyfishoj interesin që kanë njerëzit për forumin dhe ka arritur të dyfishoj vlerat që ka ky forumi madhështor Shqiptar.

    Sot që nga ky moment Forumi Shqiptar numëron 40.000 anëtarë të regjistruar, e gjithë kjo vjen si rezultat i punës të palodhshme që ka bërë stafi i këtij forumi dhe që ka çuar deri tek zgjimi i interesit të shumë personave. Shpresojmë që ky numër ende të rritet dhe vlerat e Forumit Shqiptar do të rriten. Urime forumit për numrin e anëtarëve të arritur urime stafit të forumit dhe të gjithë anëtarëve të forumit ju dëshirojmë qëndrim të këndshëm dhe vizita sa më të shpeshta në të ardhmen.

    Stafi i Forumit!

    Absolutisht qe ky eshte forumi me i madh qe bashkon Shqiptaret nga trevat Shqiptare dhe diaspora por nje numer prej 40000 antaresh eshte teper i ekzagjeruar per te qene realist. Shto ketu qe nje pjese e antareve aktiv jane regjistruar me dy apo me shume emra por le ta pranojme qe ky eshte nje numer i vogel.

    Bera nje kerkim tek lista e antareve dhe me del qe jane gjithsej 10926 anetare. Megjithate dhe keta nje pjese teper e vogel jane aktiv. Psh. nga 15 anetar qe kane ditelindjen sot me perjashtim te Shkelqesia_E_Tij qe eshte teper aktiv (perfitoj nga rasti ti uroj gezuar ditelindjen) 11 anetaret e tjere nuk kane bere qofte dhe nje postim te vetem.

    Mendoj qe puna qe ka bere stafi ka qene shume e mire, formati po ashtu shume i mire por ka akoma pune perpara sepse teknologjia ecen me hapa galopant.

    Pershendes stafin e forumit dhe i uroj pune te mbare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga m.g.q.n.t.v. : 22-12-2008 më 19:09
    Nëse thonë se lufta dëmton paqen unë "m.g.q.n.t.v." po ju them lufta për liri është paqia vetë!

  3. #3
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Urime Albos edhe stafit te tij

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mendimet ose opinionet e anëtarëve të tjerë janë të mirëpritura në lidhje me Forumin, stafin, punën dhe vlerat që ka ky Forum dhe staf, si ju anëtarë të rrinjë poashtu edhe ato anëtarë më të vjetër që ka forumi.
    Sui generis

  5. #5
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    urime Albos_Darius-"white knight"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ky eshte nji forum me me shum pak antar seq paske cek ti por antaret e stafit i kan nga 1000 a sa te duash nofka vetem sa per tu reklamuar kinse eshte ma i madhi nder forumet shqiptare
    ndersa per qe eshte forumi me me cenzur ne ket rruzull toksor as qe duhet diskutue bile
    sidoqoft jemi mesuar disi te jemi prezent shpesh ne ket forum dhe une jam i lindur per mos tu dorzuar dhe disi pjesmarrjen time ketu e konsideroi si nji luft me te padrejten nji luft qe ne te vertet shum beteja i kam humbur por luften ende jo por nuk dorzohem dhe do vazhdoi ende
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Forum I Se Vertetes Se Madhe Se Shoqeris Aktuale Shqiptare.nese Njerzit Ne Kontakte Direkte Eshte E Veshtire Komunikimi Per Shkak Te Sistemit Ipokrit Shqiptar Ketu Te Gjitha Shtresat E Shoqeris Munt Te Bejn Nje Bashkebisedim Brenda Kufijve Pa Egzagjerime Per Porblemet Dhe Hallet Qe Perballet Sot Shoqeria Shqiptare E Me Gjere.ketu Njerzit Mesojne Dhe Shkembejne Mendime Dhe Ide Te Ndryshme Dhe Kjo Eshte Plus I Madh Per Shoqerin Ton Qe Ne Gjerat Dhe Ne Bisedat E Lira Qe Shtrohen Ne Kete Foruum Te Njohim Me Mire E Me Qarte Njeri Tjeterin Dhe Ne Fund Te Dalim Ne Nje Konkluzion Te Mire E Te Qart Gjithmon Ne Dobi Te Kombit Ton.pershendes Te Gjith Stafin E Forumit Dhe Uroj Qe Te Gjith Sebashku Te Punojme Ne Forma Te Ndryshme Per Te Ngritur Nivelin E Dijes Dhe Kultures Ne Te Gjithe Hapsiren Shqipfolese.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Duke u nisur nga postimi i bërë nga Albo para saktësisht 3 vite dhe 5 muaj më herët që është si vijon më posht.



    Dhe sot pas një periudhe shumë të shkurtër Forumi Shqiptar ka arritur të dyfishoj shifrat e anëtarëve të regjistruar, ka arritur të dyfishoj interesin që kanë njerëzit për forumin dhe ka arritur të dyfishoj vlerat që ka ky forumi madhështor Shqiptar.

    Sot që nga ky moment Forumi Shqiptar numëron 40.000 anëtarë të regjistruar, e gjithë kjo vjen si rezultat i punës të palodhshme që ka bërë stafi i këtij forumi dhe që ka çuar deri tek zgjimi i interesit të shumë personave. Shpresojmë që ky numër ende të rritet dhe vlerat e Forumit Shqiptar do të rriten. Urime forumit për numrin e anëtarëve të arritur urime stafit të forumit dhe të gjithë anëtarëve të forumit ju dëshirojmë qëndrim të këndshëm dhe vizita sa më të shpeshta në të ardhmen.

    Stafi i Forumit!
    KOT NUK THONE:QE KUR NJE I CMENDUR SHKRUAN VETEM,NGELET I CMENDUR,
    KUR SHKRUAJN 40 00O,BEHET POPULL.?!"

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    urime ALBOS dhe stafit te tij
    ps. kush jane anetaret me me shume postime
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Urime stafit sepse ka antaret dhe antiantaret me cilesor , qesharak , argetues , frymezues studjues .

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    O DANIEL ca den me than antiantaret
    sinqerisht po pyes
    JO SEKS PARA MARTESE

  12. #12
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Duke u nisur nga postimi i bërë nga Albo para saktësisht 3 vite dhe 5 muaj më herët që është si vijon më posht.



    Dhe sot pas një periudhe shumë të shkurtër Forumi Shqiptar ka arritur të dyfishoj shifrat e anëtarëve të regjistruar, ka arritur të dyfishoj interesin që kanë njerëzit për forumin dhe ka arritur të dyfishoj vlerat që ka ky forumi madhështor Shqiptar.

    Sot që nga ky moment Forumi Shqiptar numëron 40.000 anëtarë të regjistruar, e gjithë kjo vjen si rezultat i punës të palodhshme që ka bërë stafi i këtij forumi dhe që ka çuar deri tek zgjimi i interesit të shumë personave. Shpresojmë që ky numër ende të rritet dhe vlerat e Forumit Shqiptar do të rriten. Urime forumit për numrin e anëtarëve të arritur urime stafit të forumit dhe të gjithë anëtarëve të forumit ju dëshirojmë qëndrim të këndshëm dhe vizita sa më të shpeshta në të ardhmen.

    Stafi i Forumit!
    mos i ke futur dhe familjet
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  13. #13
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Forumi shqiptar , 40.000 antar , por shum pak postime ( as 1 milion)
    Prej ketyre me sa kam verejt , jan vetem disa dhjetra persona qe shkruajn.

    Nese e krahasojm me disa nga forumet tjera te Ballkanit qe un frekuentoj duket qart se ska gjalleri te mjaftushme ne forumin shqiptar.

    Nje forum maqedon : 9720 antar , 1.1 milion postime
    Tjetri forum maqedon : 25.000 antar , 1.9 milion postime

    Nje forum kroat : 112.000 antar , 15 milion postime , 261.000 tema

    Ndoshta te veten ktu e ka ber edhe cenzura dhe disa padrejtesi qe ndodhin ne forumin shqiptar.
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Mundohuni te kerkoni cilesi dhe jo sasi. Ka me mijera anetare qe kane 2 emra, me mijera te tjere qe skan shkru kurre, me mijera te tjere qe kane qene aktive dhe jane larguar.
    Momentalisht nga temat qe shoh jane disa qindera anetare.

  15. #15
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Pavarsisht ketyre qe thuhet me larte, FSH mbetet forumi me i madh shqiptar dhe me nivel intelektual shume me te ngritur se forumet e tjera. 40 000 mije anetare mund te te jene te rregjistruar po aktiv jane shume me pak.
    Life's too short to remove USB safely.

  16. #16
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    nga natyra e tyre forumet jane te gjithe pa perjashtim antidemokratike,ka nje admin/diktator,dhe nje staf/byro politike qe determinon çdogje.
    jane te panumerta rastet,ne te gjitha forumet,dhe ky nuk ben perjashtim, ku nje mod medioker censuron antare me vlera te jashtezakonshme.
    shume nga kta antare ikin,nuk ju pelqen tutela e nje mediokri,shume te tjere rrine vazhdojne luften me idete e tyre me vlera, derisa nje dite do lodhen dhe keta.

    nuk ke ç'ben,kjo eshte natyra e forumeve.

    ps.gjithsesi ky eshte forumi me i madh dhe me i mire Shqiptar ne internet,me gjithe anet negative dhe pozitive qe ka.

  17. #17
    p.n.a.p.m.q.g.q.n.t.v.
    Anëtarësuar
    03-06-2005
    Vendndodhja
    Berat-Tirane-Milano
    Postime
    179
    Citim Postuar më parë nga KING_SNAKE Lexo Postimin
    nga natyra e tyre forumet jane te gjithe pa perjashtim antidemokratike,ka nje admin/diktator,dhe nje staf/byro politike qe determinon çdogje.
    Kjo nuk eshte e vertete. Forumi ka moderator te nje niveli te mire si nga na organizative ashtu dhe nga ana intelektuale. Dariusi psh. edhe pse ka disa fiksime ne disa ceshtje te caktuar ka nje informacion te gjere njohurish.

    Problemi qendron tek krye-administratori i cili le per te deshiruar me cenzuren (nuk jam i sigurte nese kete cenzur e ushtron ky apo ndonje super moderator filo-Albo) qe u ben disa postimeve ne temat me te nxehta sic jane temat e ceshtjeve Kombetare apo Came apo marredheniet Shqiptaro-Greke etj.

    Po te besh nje krahasim cilesor, forumi ka ngritje nga viti ne vit, por ajo qe mbetet konstante eshte numri i antareve aktiv. Problemi shtrohet, se duhet te gjejme rruge te reja per te thithur shqiptaret kudo qe lundrojne ne internet. kjo padyshim do njerez te specializuar, mbase dhe punonjes me pagese. Ose do te mbetet ky forum qe eshte me 300- 400 anetar aktiv qe per arsye te inercise do te jene postues dhe lexues te rregullt.
    Nëse thonë se lufta dëmton paqen unë "m.g.q.n.t.v." po ju them lufta për liri është paqia vetë!

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Kur forumi kishte 20-25 mije antare kishte gjithmon ne linje nga 500-600-1000 antare ndersa sot me 40000 antare antare ne linje ka nga 200- deri 450 max. Pra rritja e numrit te antareve nuk i pergjigjet antareve ne linje gje qe do te thote se forumi eshte ne renie dhe jo ne rritje.
    Arsyet,! nuk ja vlen ti flasim ketu.
    Ky forum ka patur antare shum te zgjuar dhe te edukuar qe sot nuk marrin me pjese as per ta lexuar ate.
    Nga ky forum jane larguar te gjith ata qe kane ndihmuar ne ditet e para te lindjes se tij jane larguar te gjith supermoderatoret dhe moderatoret me te afte, me te pjekur, e me te kulturuar (pa ju ngelur hatri atyre te tanishmit).
    Regjistrimet e reja jane me shume nga adoleshent, apo shum te rinj ne moshe qe e marrin forumin si pike takimi per gallate personale e shoqerore.
    Prandaj dhe postimet e tyre fshihen dhe ka shum probleme.
    Me keta antare forumi pasurohet ne numer por jo ne cilesi sepse ata nuk kane asgje konkrete per te thene por vetem llogje me njeri-tjetrin.

    Numri më i madh i anëtarëve në linjë ishte 1,088, 14-12-2007 më 15:41.

    Ky mund te quhet si kulmi i antareve ne linje dhe qe ateher ka patur vetem renie megjith regjistrimet e reja.

    Cdo gje ne natyre ka ne fillim lindjen, rritjen, plakjen, dhe vdekjen.

    Ky forum eshte ne fazen e plakjes sipas mendimit tim.

    Por mos u ligshtoni ju si staf se me pune arrihet gjthcka, prandaj mundohuni te gjeni rruge te reja per ta bere forumin terheqes dhe interesant .
    larguar forever

  19. #19
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    urime Albos_Darius-"white knight"
    .LooooooooooooooooooooooooooooooooooL.Ahahahaahaha haahah.Te lumt pushka behar je shume i zgjuar nuk e di si e gjete po ke ber zbulimin e Mivjecarit.

    Urime Albos-Staffit-Antareve-Forumit.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  20. #20
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    39999.5 se mua mos me llogaritni edhe shume, se spo kyqem shpesh. Shaka bera, vetem urime stafit.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Ndihme per disa test cases...
    Nga BeracakjaKeqe në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-02-2004, 01:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •