Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9

Tema: Shefki Hysa

  1. #1
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Shefki Hysa

    TREGIME ĒAME



    AROMĖ ĒAMĖRIE

    - Ah, mor mik! Nuk kam kohė, tė kam thėnė, mė mbyti puna, - ndjeva nė telefon refrenin qaraman.
    Sepse mė solli ndėr mend dikė qė s’kisha pikėn e dėshirės as ta pėrfytyroja, i cili, pėr t’i shmangur shokėt, u thoshte shpesh se nuk kishte kohė as pėr tė vdekur. Aty pėr aty i acaruar ia ktheva:
    - E marr me mend qė nuk ke kohė as pėr tė vdekur, por mėsohu t’i komandosh njerėzit me celular. Shto edhe ndonjė specialist tė aftė ose ndonjė administrator tė fortė dhe lirohu nga punėt e rėndomta. Ti je pronar dhe tė duhet vetėm tė drejtosh, jo tė punosh…
    - E di, mor mik, e di, po nuk ecėn puna po s’qeshė vetė nė krye. Mė marrin nė telefon nga gjithė Shqipėria. Jam shtrirė nga pak edhe nė Kosovė. Kam pėrgjegjėsi tė mėdha pėr klientėt e mi, - ma preu psherėtimthi.
    - Ke pėr tė vdekur njė ditė dhe do tė t’i hanė paret kollovarėt. Nuk do tė kujtohet askush pėr ty, sikur nuk ke ekzistuar kurrė. Mė mirė kujtohu vetė pėr veten, pėr emrin tėnd. Bėj emėr pėr vajzat, jo vetėm para, - kėmbėngula, i pafuqishėm pėr ta bindur.
    - Mė prit javėn tjetėr, do tė vij pėr tė montuar nja dy ekspresė, nė Tiranė dhe patjetėr do takohemi, - tha befas.
    Pata pėrshtypjen se donte tė mė hiqte qafe. Kėshtu ma bėnte sa herė i telefonoja apo takoheshim rastėsisht. Sikur tallej me mua, prandaj shfryva:
    - Si tė duash, unė ta kam dalė borxhit, por ta dish se ke pėr tė vdekur si mekanik. Dhe vdekjes nuk i dihet, tė merr kur nuk e pret…
    - Ah, mor mik, e di, po puna s’bėn dot pa mua…
    - Si ta kesh qejfin, or punėtor i pėrjetshėm! – gjakosa buzėn dhe ia mbylla telefonin pa u pėrshėndetur.
    E dija qė nuk do ta mbante fjalėn.
    - Eh, mor Namik Mane! Ia paske shitur edhe ti shpirtin shejtanit, - iu hakėrrova vetes, nė pamundėsi t’i turresha atij.
    Mė vinte maraz qė nuk arrija ta shkėpusja dot nga puna e pėrditshme e punishtes sė kafesė. Diku nė Durrės, nė njė rrugicė tė shtrembėr, tė paasfaltuar, nė katin e parė tė njė dykatsheje tė vjetėr, gjendej punishtja e mikut tim, poetit tė harruar Namik Mane. Pėr tė hyrė brenda kaloje nė njė derė tė ndryshkur hekuri, nė njė korridorr tė ngushtė dhe pėrmes dy tė ndarave, njėra e vogėl, me raftet e ekspresėve tė pėrdorur, qė prisnin tė riparoheshin, dhe tjetra salla e madhe e mullirit, ku piqej, bluhej e paketohej kafeja allaturke dhe ajo ekspres. Aty, midis ajrit tė lagėsht dhe tymit, paketohej edhe sheqeri nė ato qeskat me mbishkrimin "Mike". Unė nuk duroja dot gjatė aty brenda, dimėr ose verė tė ishte. Mė ēante hundėt afshi i kafesė, mė thernin kockat prej ftohtėsisė sė asaj perandorize tė vogėrreme, me tė cilėn mburrej me tė drejtė miku im, sepse, pavarėsisht nga shėmtia, e sillte aq tė madh fitimin.
    Vendosa ta harroj mikun dhe krijimtarinė e tij, megjithėse mė vinte keq pėr vlerat e vyera qė fshihte nė shpirt, ky bashkėkohės dhe shok i ngushtė i shkrimtarit tė shquar Bilal Xhaferri. Doja t’ia vilja ato vlera, mirėpo, mesa duket, s’qe e thėnė. Dhe e flaka diku nė njė humbėtirė tė kujtesės.
    - E, mor ti, varfanjaku i pėrjetshėm, pandehe se ta hodha prapė?! – ndjeva njė zė tė njohur pėrzier me krismėn e derės qė u hap rrufeshėm.
    Vetėtimthi m’u pėrplas nė cep tė syrit silueta e Namik Manes. E kishte mbajtur fjalėn. Vonė vėrtet, po mė mirė vonė se kurrė.
    - Barbarisht hyhet nė zyrat e shtetit, o njeri i mbrapshtė?! – iu gėrmusha hareshėm i befasuar, ndėrkohė qė pamja e tij e shėndoshė, babaxhane, sikur ma zbuti nė njė grimėherė mėrinė e mbetur diku nė thellėsi tė shpirtit.
    - Ha, ha, ha! Ku pyesim pėr shtet ne! Aq sa pyet shteti pėr ne, na mbledh taksat dhe aq… Shtet qė tė lė pa bukė…
    - Dikur dridheshe prej shtetit, zotrote, tani je trimėruar ca si shumė se tė shoh qė je trashur nė trup, je majmur e tė skuqin surrati e tulla e kokės. Mbase nuk je trashur edhe nga trutė, or miku im? – e ngava pėr t’ia prerė hovin.
    - Epo s’ bėhej shaka me atė shtet. Tė hiqte kokėn shteti i djeshėm komunist. Ai shtet mė internoi pėr vite tė tėra nė kėnetėn e Hamalles. Ma gllabėroi rininė balta. E qepa gojėn dhe shpėtova kokėn… Sa pėr shtetin tuaj demokrat, rroj njėmijė vjet unė…
    U pėrqafuam. Ishte e kotė t’i mbaje inat vrullit tė tij. Fytyra i pasqyronte mirėsi. E vura re me bisht tė syrit tek i rėndoi rėnkueshėm karriges. Duhet tė ishte shumė mbi peshėn normale. Jeleku i tij i hirtė, si jelek tip antiplump, mezi e pėrmblidhte tėrė atė krahėror shpėrthyes. Vuante nga tensioni i lartė dhe nga zemra. Dhjamosja e tepėrt e indeve tė trupit mund t’i shkaktonte edhe ndonjė infarkt dhe t’i linte shėndenė kėsaj bote, megjithėse ilaēet i mbante kurdoherė me vete pėr ēdo tė papritur. Kėshtu i shėndoshė dhe i tejdhjamosur pati qenė edhe dajua im dhe vdiq nė mes tė rrugės. Plasi nė vend. Prej infarktit a hemoragjisė cerebrale, ku ta dish…
    - Mbete me njė libėr, o derėbardhė! Ia harruam edhe titullin atij, pas kaq vjetėsh heshtjeje, - i thashė si me shaka pėr tė fshirė nga vetja atė ndjesi tė frikshme qė mė shkaktoi pamja e trupit tė tij tepėr tė shėndosė pėr moshėn mbi gjashtėdhjetėvjeēare.
    - Njė libėr vėrtet, por ishte libėr ama, jo llafe, si puna e kėtyre vėllimeve me bejte qė botohen sot.
    - Nė mos gaboj, "Pjergulla e lotėve" titullohej vėllimi yt poetik?
    - Po.
    - Sidoqoftė, nuk hahet tė heshtėsh kaq vjet. Kur e harrova unė, shoku yt, poetin Namik Mane, ē’pyet pėr tė tjerėt…
    - Nuk mė harron ti, jo, pėr tė tjerėt punė e madhe!
    - Mė lodhe, or mik, mezi u bėre gjallė. Dua s’dua do tė tė harroj, o i harruar, - theksova i kapitulluar.
    - Ore, po mė ēmendėn telefonat, ore! Klientela lumė, nga Jugu nė Veri. Nuk marr dot as frymė rehat, mė beso. Ndihmėsit e mi, nipat, dhėndurėt, nuk ia kanė marrė akoma dorėn mirėmbajtjes sė ekspresėve dhe mė duhet tė rend vetė gjithandej, gjer nė Kosovė. U ēmenda, mė beson?
    - Tė tė besoj?! Po a i zihet besė njė milioneri si ti, qė nuk di ku t’i fshehė paratė, qė ka mbushur edhe boshllėqet poshtė pllakave tė dyshemesė me kartėmonedha?
    - Hė tė keqen, mė beso, se nuk jam aq i pasur. I kam tė mėdha edhe shpenzimet.
    - E marr me mend, xhepat e jelekut i ke kurdoherė fryrė pėr t’i zbrazur nėpėr restorantet mė tė mira pėr mish, peshk e raki.
    - Jo, rakinė nuk e pi mė, thonė se tė dhjamos. Tani pi verė.
    - Shkon edhe nėpėr motele, besoj.
    - Nėpėr motele jo, megjithėse burrė jam, - qeshi ai. – Nuk tė besohet?
    Dhe zuri tė mė tregonte njė rast se si njėherė njė bukuroshe nga ato biondet vagabonde, qė udhėtonte me tė nė makinė, urdhėroi shoferin tė ndalej pranė njė moteli. Shoferi i hodhi njė vėshtrim pyetės nėpėrmjet pasqyrės. Shiko rrugėn, drejt, iu pėrgjigj me nojma ai. Biondja e pėrsėriti urdhrin, por shoferi ia preu shkurt se zbatonte vetėm urdhrat e drejtorit. Ishte shofer drejtori e jo shofer zonjash.
    Tek e fundit i falet, sikur tė shkojė ndonjėherė edhe nė motel, mendoja teksa dėgjoja rrėfimin e tij. E dija qė ishte vejan. I kishte vdekur gruaja disa vite mė parė, duke e lėnė me dy vajza, tashmė tė rritura. Le qė biznesmenėt e kanė njė mėnyrė argėtimi tė shkuarit nėpėr motele.
    - T’i lemė llafet e tepėrta se janė fukarallėk nė kėtė zyrė tė rehatshme, qoshezė burokrati. Me vrap e nė restorantin mė tė mirė qė ka Tirana. Se edhe ju, kryeqytetasit, ua dini lezetin lokaleve.
    - Shkojmė nė shtėpinė time, mbase do tė bisedojmė mė qetė, - brofa unė.
    - Nė shtėpi? Nuk do tė jemi mė tė lirshėm nė njė restorant? – u druajt ai.
    - Nė shtėpi! Sado tė varfėr, edhe ne, letrarėt, i kemi pesė gjėra tė mira pėr mysafirėt e rrallė.
    Namiku ngriti supet i ēarmatosur, por unė s’u tunda nga imja. Kishim qenė sa herė me tė nėpėr lokalet mė tė mira tė Durrėsit, buzė detit, nė dimėr kur rrokulliseshin pambarimisht dallgė tė gjata si rrungala kuajsh tė bardhė nė plazhin e Currilave dhe nė verė, kur vala shtynte valėn e i lėpiheshin si mace tė egra rėrės sė butė tė brigjeve. Kishim bredhur edhe nėpėr pikat turistike tė Tiranės, bregut tė liqenit dhe nė malin e Dajtit, kur ai mbante mbi krye kurorėn e blertė tė pranverės dhe atė thinjoshen prej bore tė dimrit. Edhe nė shtėpinė e Namikut kishim qenė shumė herė, madje e kishim gdhirė me tė ngrėna e tė pira dhe duke treguar e ritreguar bėmat e dikurshme tė Bilal Xhaferrit. Nė shtėpinė time nuk kishim qenė asnjėherė, thjesht sepse unė vonė jam bėrė familjar.
    Ndėrkohė kishim dalė nė oborrin e madh tė ndėrtesės sė Kuvendit tė Shqipėrisė, tė mbuluar nga pishat e buta shtatlarta, qė sitnin diellin dhe na e hidhnin nė trajtėn e njė pluhuri tė artė nėpėr trup. Ishte fillimvjeshte dhe gjethet e pemėve ishin praruar, kėputeshin e binin njė nga njė mbi asfalt. Frynte njė puhizė dhe rrezet e diellit na piklonin vėshtrimin. Nė atė ēast u ngjanim, pak a shumė, kėrkuesve tė arit, me tė vetmin ndryshim se ne gjurmonim thesaret e shpirtėrave njerėzorė.
    Te kthesa, ku takohej rruga me bulevardin, pėrballė "Rognerit", na priste furgonthi i Namikut, mirėpo ne zgjodhėm lėvizjen mė kėmbė buzė bregut tė blertė tė lumit tė Lanės.
    - Ti je djalė i mirė, - tha befas Namiku, duke hedhur pas shpatullave atė pėrhumbje meditative qė tė zgjonte vjeshta pėrqark.
    - E di.
    - Edhe i menēur. Ke bėrė shumė pėrpara qė kur tė kam njohur.
    - Po.
    - Por nuk ta dinė tė gjithė.
    - Edhe kėtė e di. Miku i gjithkujt, miku i askujt.
    - Erdhėn dhe mė thanė tė mblidhemi dhe ta hedhim nė gjyq. T’ia heqim tė drejtėn pėr tė studiuar figurėn e Bilal Xhaferrit.
    - Po…
    - Dhe unė u thashė jo! Se sot jemi demokraci, se kanė tė drejtė tė jetojnė tė gjithė dhe jo vetėm ata, si dje; se ai i bėri gjėrat ashtu siē dinte t’i bėnte. Mjafton qė i bėri, kur askush nuk e mori guximin t’i bėnte, as ata. Kapėrceu dete e oqeane dhe solli i vetėm nga Amerika eshtrat e Bilal Xhaferrit. E zhvarrosi nga varri i harresės ku e kishin groposur censorėt e diktaturės dhe e ngriti nė lartėsitė qė meritonte. Ka bėrė punė titanike me shtėpinė botuese dhe shoqatėn "Bilal Xhaferri" dhe me revistėn "Krahu i shqiponjės". E pėrse t’ia mohojmė tėrė kėto?!
    - Dhe ata nuk tė dėgjuan. U pėrpoqėn tė mė kundėrvinin shtetin dhe ambasadėn amerikane, por nuk ia arritėn se kisha zbuluar njė mal me punėn time. Dhe mali nuk shembet aq lehtė.
    - Po, mali nuk shembet. Dhe ai mal ishte vepra e shkrimtarit tė jashtėzakonshėm, Bilal Xhaferrit. Mjafton kryevjersha e tij "Baladė ēame" dhe ai mbetet mal mbi male. Dhe guxoi ta publikonte nė ato vite.
    - Po. Nė vitet e diktaturės. E kam parė me sytė e mi tė botuar, duke shfletuar koleksionet e gazetės nė Bibliotekėn Kombėtare. Dhe mė ka lėnė mbresa tė jashtėzakonshme ajo kryevjershė si njė himn i martirizimit tė Ēamėrisė, himn i papėrsėritshėm, si "Marsejeza".
    - Aman, or mik, mos m’i nga plagėt, mos ma lėndo shpirtin mė tej, se kur e kujtoj Bilalin mė dhemb vetė jeta ime. Thonė se e vrau cmira e shkrimtarėve. Jo, or mik, tėrė shkrimtarėt e donin Bilalin, tėrė lexuesit e nderonin. E vrau ideologjia e kohės, sigurimi i shtetit.
    - Sigurimi i shtetit?! – u ēudita.
    - Po, po, sigurimi i shtetit. E pėrndiqnin pas e larg. I kishin sajuar edhe dosje. Bilalit i ra nė vesh dhe u arratis pėr nė Greqi e mė vonė mėrgoi nė Amerikė… Iku pėr tė shpėtuar kokėn dhe jo pėr tė shprehur disidencėn e vet, siē shkruajnė.
    - Do ta kishin burgosur, po tė kishte qėndruar? – u bėra kureshtar.
    - Patjetėr!
    - U tregua largpamės, qerratai, qė u arratis, - fėrkova duart.
    - Se mos vetėm nė atė rast. Bilali ishte natyrė e shkathėt, megjithėse i heshtur dhe vazhdimisht i menduar. Vetėm me mua hapej. Tė shihje si shpėrthente pasioni i tij. Eh, mik i dashur! – tundi kokėn me nostalgji Namiku.
    - … …?!
    - Aman, or mik, tė thashė, mos m’i lėndo plagėt!
    - Epo me vete nuk tė lė t’i marrėsh tėrė kėto mbresa. Hiqe nga mendja! – ia preva.
    - Aman, tė keqen! Ē’tė tė rrėfej mė parė. Nuk e di ti sa tė vėshtirė e kam. Ti e di qė quhej Bilal Hoxha, stėrnip i dijetarit universal, Hasan Tahsinit, qė u lind nė Ninat tė Konispolit, qė babanė e tij, Xhaferr Hoxhėn, e pushkatuan si nacionalist, si antikomunist. Po ē’bėri Bilali? Nė vend tė mbiemrit Hoxha pėrdori si mbiemėr letrar emrin e babait tė vet. Pra, u vetėquajt Bilal Xhaferri, duke pėrjetėsuar emrin e babait tė pushkatuar. Kėtė e dinin edhe ata.
    - Ēfarė guximi!
    - Vėrtet, guxim prej tė marri. Dhe ishte aq i menēur! – psherėtiu dhe biseda iu kėput papritur, sikur filli i saj tė ishte litar qė mbante varur peshėn e mendimit dhe qenien e Namikut, i cili tė krijonte idenė se po rrėzohej dhe humbiste nė njė nga honet e frikshme tė harresės.
    - Lum si ti qė ishe shoku i tij! – theva heshtjen unė, me dėshirėn pėr tė mbajtur gjallė zjarrin e bisedimit dhe atė ēast, sepse m’u duk vetja si shpėtimtarėt, qė hedhin njė grep a njė litar tjetėr ku tė kapet i kėputuri pėr tė mos u copėtuar nė greminė.
    Ecnim nė tė kundėrt tė rrjedhės sė turbullt tė Lanės. Dėgjohej e vrazhdė vetėm gurgullima kėmbėngulėse e ujit. Namiku heshti sa heshti, pastaj filloi tė fliste i tensionuar si njeriu qė tashmė i ka shpėtuar pėr qime rrėzimit. I vura veshin me vėmendje tė folurės sė tij hope-hope, me ngėrēe. Dukej sikur recitonte apo lexonte me pasion njė ditar kujtimesh. Tregonte se si me Bilalin i gdhinin netėt duke rrahur mendime dhe duke shkruar poezi me frymė revolte, megjithėse ditėt i shkrinin nė parcelėn me lakra, ku tė mbante lidhur balta si pranga, ku lindnin vajet e nėnshtrimit dhe tė shkurtonte jetėn shati e lopata, ku prej zemėrimit gjuanin me shkelm mbi lakėr, si mbi kokė tė mbretit robėrues. Me vjershat rebele, ashtu idealistė siē ishin, ėndėrronin tė botonin njė vėllim poetik tė pėrbashkėt me titullin "Njė siluetė nė errėsirė". Kėshtu titullohej njė prej poezive me vargjet:
    "Unė do ju shfaqem nė errėsirėn me mjegull,
    profil i ngritur plot dhembje dhe pėrbuzje.
    Pėr mua s’do ju tregojnė gjė yjet,
    as erėrat,
    as shndritjet e bronxta tė siluetės sime.
    Pėr mua do dėshmojnė vetėm plagėt e mia,
    pėr mua do dėshmojė vetėm vdekja ime"…
    Ndėrkaq arritėm nė shtėpi dhe hymė drejt e nė studio. Namiku u shemb i fundosur nė njė kolltuk dhe mezi mbushej me frymė. Fytyra dhe koka e zbathur prej flokėve i kuqėlonin tej mase. Piklat e djersės nė ballė i farfurinin prej neonit qė sapo ndeza, pėr tė larguar mugėtirėn e perdeve tė rėnda prej atllasi tė kaltėrremė. E shihja me bisht tė syrit, teksa largoja dosjet nga tryeza e kompiuterit dhe mė drithmonte mendimi se mos pėlciste si tollumbace tėrė ai gjoks gulēues. Por jo. Nuk thonė mė kot se jeta e robit ėshtė nė dorėn e Zotit dhe vetėm Ai e di se kur ta merr. E mblodhi veten shpejt, u rehatua dhe filloi tė kėqyrte me kureshtje raftet me libra.
    - Ama, goxha bibliotekė paske! Nuk e ndave kurrė jetėn nga librat, megjithė varfėrinė qė nuk i shqitet intelektualit, - vėrejti Namiku.
    - Epo unė, pėr fat tė mirė a tė keq, i jam kushtuar tėrėsisht krijimtarisė letrare. Dhe ti e di se librat nė Shqipėri, ta hanė edhe kafshatėn e fundit, - nėpėrdhėmba psherėtimthi.
    - E di, mor mik, e di, prandaj hoqa dorė nga botimet dhe iu kushtova biznesit. Tė lashė edhe ty, tė lashė tė vetėm...
    - Tė shkuara tė harruara! – ia preva shkurt pa aspak dėshirė pėr tė rikujtuar aventurėn tonė tė dikurshme, pėr t’u bėrė botuesit e parė shqiptarė tė epokės sė re paskomuniste.
    Namiku qeshi me thartimin e fytyrės sime, ndėrsa unė u mugėtova edhe mė, madje edhe nė shpirt. Nuk e dhashė veten se e kisha mik, nė shtėpi, megjithatė nuk mund t’ia falja braktisjen.
    - E ndiej me zemėr pezmatimin tėnd, mė beso, por ja qė u frikėsova. Tė kujtohet dita kur po ngarkonim nė makinė letrėn tipografike, qė ai tipografi e kishte fshehur te bunkeri prapa shtėpisė sė vet? Po mendoja se mbase ishte letėr e vjedhur nė ndonjė magazinė shtetėrore. Dhe befas kaloi aty pranė njė furgon policie. Kaloi fare rastėsisht. Ama, unė u tmerrova. Mė trembi mėnyra se si punonim. Vetėkuptohet se ishte e vetmja pėr tė fituar diēka nė atė periudhė gėrmadhė, pas shembjes sė diktaturės. Ashtu vepronin tė gjithė, mundoheshin tė arnoheshin. Por ja, unė nuk mundesha. I jam druajtur njė jetė tė tėrė hijes sė shtetit komunist dhe druhesha ende edhe prej shtetit tė ri. Por jo se jam frikacak. Dhe ia mbatha jashtė shtetit. Kjo ishte e tėra dhe mė dhemb shpirti, - shpjegoi Namiku me keqardhje, si tė donte tė mė lehtėsonte sadopak lėndimin e madh qė mė kishte sjellė ortakėria me tė.
    - Tė thashė njėherė, tė shkuara tė harruara! – pėrsėrita qetė-qetė, nė pamje. – E rėndėsishme ėshtė qė ty tė eci dhe nuk je i huaj, je miku im. Thuaj shyqyr Zotit!
    - Tė mos qahem. Me lodhje, vėrtet, por fitoj. Veē ta dish sa kam vuajtur jashtė shtetit. Do t’ia dėshmoj edhe dhogės sė varrit.
    - Je munduar shumė?!
    - Munduar, thotė! Kam punuar si skllav dhe mė kanė trajtuar si skllav. Njė jetė prej skllavi, si nė Shqipėrinė komuniste edhe nė dhe tė huaj. Refugjatė tė pėrjetshėm mbetėm ne, ēamėt, tė vuajtur, siē thotė njė shprehje, si ēifuti nė shkretėtirė. Pasi na dėboi greku nga Ēamėria, pėrfunduam njė gjysmė shekulli refugjatė nė atdheun tonė, nė Shqipėri, megjithėse mes njerėzve tė njė gjaku, shqiptarė mes shqiptarėve. Njėlloj edhe nė emigrim, nė shtetet e huaja, ku u degdisėm pėr njė jetė mė tė mirė dhe gjetėm skllavėrimin. Eh, jetė ferri! – shfryu dėshpėrimthi Namiku.
    Unė heshta i stepur, i pagojė pėrballė atij ferri tė mbidheshėm qė kujtonte miku im. Ferr kėndej dhe ferr andej, sikur kjo jetė paskėsh qenė vetėm pėr ata. Pushoi njė hop edhe Namiku, pastaj filloi tė rrėfente detaje tė jetės nė emigracion, pėr revoltėn qė ndrydhte nė shpirt me mendimin tė fitonte sadopak dhe tė kthehej pėr t’i investuar pranė shtėpisė sė tij, nė Shqipėri.
    Rebelimin, netėve nė dheun e huaj, e shndėrronte nė vargje poezish: Deti rreh egėr brigjet e Shqathos (njė ishull i Greqisė) dhe unė kėtė tokė me grusht e godas. Kam tė drejtė njėqind herė mė shumė se Dari i Persisė, qė urdhėroi detin ta rrihnin me kamzhik, pas disfatės, kur humbi gjithė flotėn nė betejėn e lashtė greko-persiane tė Dardaneleve. Dėgjoj vajin e nėnave shqiptare qė qajnė telefonave pėr bijtė, qė treten kėtyre brigjeve tė dheut tė huaj. Vaji i tyre ėshtė njėmijė herė mė i dhimbshėm se i Hekubės pėr djalin e saj, Hektorin, vrarė prej Akilit…
    Ky ishte, pak a shumė, thelbi i njėrės prej vjershave, ashtu siē ma zuri veshi mua, nė atė atmosferė rrėqethėse tė krijuar prej atij rrėfimi trishtues.
    Namiku vazhdonte tė fliste dhe mendja ime, e intriguar prej dėshmive tė tij, vorbullonte e dallgėzonte njė mllef tė paparė ndaj politikės servile qė ndiqte shteti ynė, me shtetet fqinjė, i drejtuar nga ata. Dhe tek imagjinoja se sa i pafuqishėm ėshtė njeriu nė vendin tonė, kėlthisja me vete: "O Zot, mbroji shqiptarėt e varfėr!"
    - Edhe nė Itali, vėshtirė, si nė Greqi, pėr ne shqiptarėt, - turfullonte Namiku.
    - Vėshtirė?!
    - More, si tė ishim tė mallkuar!
    - Ēudi!
    - S’ka ēudi, derisa na udhėheqin po ata.
    - Po ata! Dikur, dje dhe sot…
    - Edhe nesėr, miku im, nė jetė tė jetėve, po ata.
    - Ne dhe ata! Ata dhe ne. Njė det i madh pėrēmimi midis. Nuk ka pėr tė bėrė krye kurrė ky vend, - psherėtiva pesimist.
    - Kurrė! Ne punojmė dhe ata, tė pandershmit, pėrfituesit, mashtruesit, mafiozėt shfrytėzojnė gjithēka, njėmijė mėnyra e marifete pėr ta mbajtur tė zaptuar kėtė vend. Korrupsion i gjallė Shqipėria, or mik!… Nuk e ngre mė kot ndonjėherė zėrin bota… Mė kupton?… Tė pandershmit dinė tė paguajnė, t’i hedhin lumė milionat e fituara pa djersė, tė korruptojnė, jo shaka… Dhe kėtė e bėjnė pėr tė patur superfitime, pėr pasuri e pėr pushtet, pėr tė gllabėruar gjithēka, si oktapodi prenė e vet… I kanė blerė, i kanė tė tyret tė gjitha pushtetet: Legjislativin, Ekzekutivin, Gjyqėsorin dhe Shtypin… Kudo tė dalin pėrpara ata… E ku tė ankohesh?!… Unė mbahem gjoja pėr biznesmen, po tė them tė vėrtetėn nuk shoh askund konkurencėn e ndershme, bashkėpunimin e bizneseve, siē pretendojnė… Nuk e dalloj dot as tutje nė horizont atė shoqėri demokratike qė ėndėrrova… Mos harro, unė njė jetė tė tėrė i persekutuar, or mik!… Ne mezi rrojmė dhe ata ēuditėrisht pasurohen nė kurrizin tonė… Ne skllevėrit dhe ata padronėt… Na rroftė intelektualiteti, ne!… Ata nuk kanė nevojė pėr tė qenė as tė fortė fizikisht e as tė menēur. U mjafton fuqia dhe menēuria jonė. Ata vetėm prijnė dhe nuk duan t’ia dinė se mund tė na hedhin edhe nė greminė. Vdesim ne, jo ata!… Ke parė kėshtu ti?! – brofi Namiku.
    - Eh!… Zoti na shpėtoftė nga ata! – ofshava.
    - Mbase, nė botėn tjetėr! - tha prerė Namiku, me njė ton lemerisės.
    - Botė e keqe! – mėrmėrita.
    - E keqe thua?!… E ēmendur fare!… Mos pyet si sillet bota me shqiptarėt e varfėr… Siē sillej ish-diktatura, nė mos gaboj… Nuk e di nėse liderėt e atyre vendeve qė thonė se na duan, do t’i kthejnė sytė ndonjėherė nga ne, tė na shohin si tė nėnės, jo si tė njerkės, - tha mėdyshas Namiku.
    - Jo! – i thashė. – E pse ta bėjnė kėtė?! Nuk besoj se janė Krishtėr e as budallenj… Ta them me siguri matematike: bota nuk do t’i kthejė kurrė sytė nga ne, shqiptarėt. Ne do t’i kemi sytė kurdoherė te bota…
    - Atėherė, mbase na duhet tė ndreqemi njėfarėsoj me veten, me njėri-tjetrin. Ta njohim, ta ndihmojmė, ta duam, ta respektojmė shoku-shokun, pastaj t’i kthejmė sytė nga bota… Mund tė arrihet diēka e tillė? - filozofoi Namiku me vėshtrimin ėndėrrues tė tretur diku brenda qenies.
    - Naivitet, utopi, ėndėrr… Sheh ėndrra me sy hapur, or mik!… Teorikisht, po! Nė praktikė: ne dhe ata, djajtė politikano-biznesmenė qė kanė uzurpuar Shqipėrinė!… A nuk the mė parė kėshtu?… Ne tė pėrēarė, ata, grusht nė kokėn tonė… Tė paktėn gjer tani, sepse ata e kanė bėrė pėr vete edhe Amerikėn, edhe Evropėn, - theksova i pashpresė.
    Po mendoja se edhe lidhjet me botėn i gėzonin ata… Diplomacinė e saj e merrnin me tė mirė, e pėrkėdhelnin, i premtonin e ē’nuk i premtonin dhe luanin me tė si tė ishte kukulla e tyre, kur mundeshin… Dhe kur bota u zemėrohej lajkave e mashtrimeve qė i bėnin, pėruleshin, pėrgjunjeshin e luteshin me frikė e servilizėm, si tė gjithė besimtarėt e rremė para idhujve tė tyre…
    - Po qe kėshtu, vazhdo tė ruhesh nga ata… Nuk do tė t’i falin as shkrimet kundėr, - qeshi Namiku.
    - Mundet, - qesha edhe unė.
    Ndėrkohė tryeza ishte shtruar nė dhomėn tjetėr. U ulėm ballas.
    - Verėn e ke tė kuqe, siē e dėshiron. Verė Delvine, Leskoviku apo nga Tushemishti i Pogradecit, parajsa e vockėl tokėsore e ngritur mbi burime uji tė mrekullueshėm. Ta dish, ma kanė dėrguar Tit Tasellari me Nuēin, miqtė e mi, nga viset e Lasgushit e Mitrushit, - u krekosa gjithė humor.
    - Mor, tė gjitha llojet do t’i provoj.
    - Edhe rakinė?! – e ngava. – Kemi pėrpara raki rrushi Konispoli, Pėrmeti, Skrapari dhe raki mani nga Boboshtica e Korēės. Kemi vodkė Ukraine, shampanjė Marseje, disa lloje birrash, uiski e mė the tė thashė nga bota.
    - Kėshtu bollėk paēim pėrherė! Dhe bota na paftė me sy tjetėr! Gėzuar! Unė me verė. Dhe plaēin ata! - tringėlliu gotat Namiku.
    - Gėzuar, or mik! Dhe suksese edhe nė krijimtari, si nė biznes, - e urova.
    Ai e ktheu me fund dhe iu turr mishit tė qingjit ardhur nga Gramozi i Kolonjės. Ishte hamės, jo shaka, si gjithė njerėzit e punės. Unė e nxisja t’i shijonte tėrė llojet e ushqimeve dhe pijeve. Ndieja kėnaqėsi tek e shihja me aq oreks, njėlloj si pėr veten.
    - Provo troftėn e Bistricės dhe Koranin e rrallė tė liqenit tė Pogradecit. Edhe krap prej Drinit tė Bardhė, edhe ngjalat e Karavastasė, - s’i ndahesha unė.
    - Mor, ha pėr vete ti, se unė i pėrlava tė gjitha tė mirat, - qeshte Namiku.
    - Jam ngopur unė, po i shijoi dreka mikut.
    - Uh, tė shijuar! Veē tė kisha edhe pak aromė Ēamėrie! Kishte shkruar njė vjershė i ndjeri Bilal me njė titull tė tillė dhe thoshte pak a shumė:
    Ne jetonim atje ku shushurinte osaka,
    atje ku lulėzonte lule sparta, spartilja,
    jetonim pranė malit ku lulėzonte lofata,
    ku sheshet i mbulonte si borė luledelja.
    Kur nėna nė mbrėmje ngrinte kapakun e kusisė
    gjella jonė avullonte erė gjalpi tė freskėt,
    erė dehėse kanelle,
    erė mishi qingji tė njomė.
    Kėshtu tėrė vitin, nga dimri nė verė,
    vendi ynė ndėrronte aromė:
    erė dehėse kanelle,
    erė mishi qingji tė njomė…
    - Poezi e Bilalit?! – shpėrtheva i paduruar.
    - Po, Po! Poezi e tij… Eh!… Ja, ky ishte Bilal Xhaferri… A e kupton se ē’kemi humbur, or mik, me arratisjen e tij?… Dhe nuk e mbėshtetėn si duhet as shqiptaro-amerikanėt… Mbase nuk e kuptuan, mbase ishin si ata dhe e shmangėn qėllimisht, ku ta dish…
    - Poezi e bukur, - vėrejta unė.
    - Dhe u thashė njėherė shqiptaro-amerikanėve, mė saktė njėrit, tė parit tė tyre: "Ua dėrguam Bilalin shkrimtar tė madh dhe na e kthyet kufomė"... Nuk u erdhi mirė nga fjala ime… Mbase janė si ata…, - shtjelloi Namiku fillin e arsyetimit tė vet.
    - Mbase janė tė njė stani me ata, ndoshta vėllezėr a ambasadorė qė punojnė pėr ata, s’ka rėndėsi… Pėr mua ajo poezia ishte e bukur, - pėrsėrita.
    - "Aromė Ēamėrie"? E bukur, vėrtet. E pabotuar. E kam ruajtur dhe do ta sjell ta botosh nė revistė, bashkė me variantin e plotė tė poemės "Mjegulla", botuar e pjesshme gjer tani.
    - Mrekulli! Sa mė shpejt. Edhe tregimet e tua.
    - Edhe tregimet e mia. Gėzuar! Dhe ta dish se veē kėnga mė lypset tani. A nuk ia marrim njėherė, ashtu shtruar, ēamiko? - shpėrtheu befas Namiku.
    - Si tė duash, por unė nuk ia them pėr kėngė.
    - Eh, mor mik, sa ma trazojnė shpirtin kėngėt, sidomos kėngėt e pikėlluara tė kėtij populli tė vuajtur nė jetė tė jetėve, kėngėt ēame. Mbaj mend se mbrėmjeve e gjer natėn vonė, kur ndizeshin yjet, atje nė mėrgim, nė shpirt mė flakėronte njė mall pėrvėlues pėr familjen dhe tėrė njerėzit e mirė qė kam njohur, pėr Atdheun. Bile aty nė mėrgim kam ndier se fjala Atdhe ka njė kuptim madhėshtor. Mė pėrfshinte tė tėrin nostalgjia dhe e gdhija duke kėnduar. Kėndoja tėrė kėngėt e pikėlluara. Nuk e di pse, por kėndoja e kėndoja. Mbaj mend se njė mėngjes mė thirri pronari i alarmuar dhe mė tha se mbrėmė paskėsha qarė. Jo, i thashė, kam kėnduar. Paske qarė, mor, paske qarė me kuje, kėmbėnguli ai aq sa u habita edhe vetė dhe mendova se mbase kisha qarė. Mbase kisha qarė tėrė ato net, nė vend qė tė kėndoja.
    - S’ėshtė ndonjė ēudi. Thonė se njeriu, prej merakut, ndonjėherė qan edhe nė gjumė, vetėkuptohet njeriu i mirė, jo ata, - thashė unė me tė qeshur.
    Qeshi edhe Namiku, duke pohuar se ata nuk i dinė as kuptimin fjalės lot dhe jo tė lotojnė. Zakonisht pikėllohen zemrat e ndjeshme dhe jo ata pa zemėr.
    Vonė, mbasdite dolėm rishtas rrugėve tė Tiranės. Dielli ende nuk kishte perėnduar dhe halat e gjelbra tė pishave shushurinin lehtas prej erės dhe sitnin pėrmbi ne prarimin e rrezeve. Ashtu, nėpėr atė mori grimcash ari qė farfurinin ajrin mbrėmėsor, ne vazhdonim t’u ngjanim nga pak kėrkuesve tė atij metali tė rrallė, aq tė shtrenjtė pėr ata, tė eturit pėr pasuri e pushtet, megjithėse ishim thjesht kėrkues tė floririt shpirtėror.
    Eh!… Mendova se edhe sikur tė bėheshim gjeologė e tė zbulonim dikur diku ndonjė minierė ari, pas shumė e shumė stėrmundimesh, pasi ta nxirrnim nė dritė mineralin e ta pėrpunonim do ta gėzonin po ata… Do tė ishte luksi mė i ēmuar, mė i lakmuar pėr ata, ish-pushtetarėt-shtetarė, ish-spiunėt-spiunė dhe tėrė ajo tufė mafiozėsh e shėrbėtorėsh tė tyre, hajdutė e kriminelė, qė tashmė ishin pjesė e politikės shqiptare… Veē telashet do tė trashėgonim ne…
    Mė nė fund u pėrqafuam dhe u ndamė. Si pėrherė tė pėrmalluar. Premtuam se do tė takoheshim mė shpesh e mė shpesh, derisa tė zbulonim atė formulėn magjike tė alkimisė, qė e shndėrron gjithēka nė ar. Dhe arin do ta bėnim dhuratė pėr ata, veē ne tė mbeteshim nga pak tė qetė edhe pėr hallet tona letrare.
    - Namik, telefonomė, kur tė mbėrrish nė Durrės, - i bėra zė, kur ishte pranė makinės, megjithėse e dija se do ta rrėmbente puna dhe menjėherė do tė mė harronte.
    - Ah, mor mik, do tė ma marrė shpirtin puna mua, jo Zoti. Ta dish, qė tani po tė harroj. Sa hypi nė furgonēinė dhe si me magji mė mbysin andrrallat, ma zė frymėn puna dhe i harroj tė gjallėt. Jetoj veē pėr ato dreq sende, qė vėrtet mė sjellin tė mira materiale, por ma hanė shpirtin…
    - Kujdes se mos pėrfundosh si ata, - e shpotita.
    - Si ata?! Mbase… megjithėse e di me siguri se nuk mė pranojnė pėrkrah. Si te ai tregimi i Hazis Nesinit, humoristit tė shquar turk. E ke parasysh, besoj, atė personazhin qė donte tė hynte nė mafie… Jemi tjetėr brumė, ne! Jemi mbrujtur me aromė Ēamėrie. Aroma e rrallė e vendlindjes sonė tė mrekullueshme, or mik.
    - Kujto aromėn e Ēamėrisė dhe telefonomė!
    - Do tė lidhemi.
    - Nė tridhjetegjashtė gusht?!
    - Patjetėr. Edhe po tė mos duam ne, na bashkojnė ata. Se ata nuk bėjnė dot pa ne. Kije vath nė vesh, - tundi dorėn Namiku dhe makina u nis.
    Ne dhe ata!… Tė ndershmit dhe tė pandershmit!… Tė pandershmit, kudo nėpėr botė… Tė pandershmit dhe ajo rrjetė aleancash e padukshme, si rrjetė merimange gjigante ku ka ngecur jeta njerėzore… Aty pėr aty sesi mė vetėtinė nė mendje vargjet e njė poezie tė njė poeti ēam:
    Kėtė Tokė,
    Njerėzit e ndershėm
    E mbajnė mbi supe.
    Janė lodhur…
    Tė pandershmit
    Kanė dyfishuar peshėn e Globit.
    Tė ndershmit,
    Qė nga Atlasi e deri mė sot,
    Si hamallė ngarkuar,
    Ende s’janė shkarkuar
    E mendohen, e mendohen…
    A ta lėnė Globin tė bjerė
    E tė bėhet copė-copė
    Apo Globin e tė pandershmit
    Mbi supe t’i mbajnė ngarkuar?!…
    Tė ndershmit dhe tė pandershmit!… Ne dhe ata… Vėrtet, ata nuk bėjnė dot pa ne, m’u kthjellua befas mendimi. Si tė kundėrtat e njė binomi. Dhe detyrimisht unė e Namiku gjithmonė do tė jemi ne pėrballė me ata nėpėr vorbullėn e asaj shtjellės vigane, korrupsionit, qė e ka ngėrthyer magjishėm jetėn shqiptare… Tė pakorruptuarit ballas tė korruptuarve dhe korruptuesve…
    Tashmė furgonēina ishte zhdukur dhe kisha mbetur midis rrjedhės sė mbytur tė Lanės dhe rrjedhės trallisėse tė makinave qė nxitonin e nxitonin dhe mė pėrplasnin nė fytyrė smogun: aromė e rėndė benzine dhe nafte tė djegur. Trafiku rėndohej vazhdimisht mbrėmjeve nė Tiranė. Rėndohej edhe smogu. Megjithatė brenda meje kundėrmonte aromė Ēamėrie…

    Shefki Hysa
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Deshmia

    DĖSHMIA

    Fatija u drodh kur zėri i nuses i preu fillin e mendimeve. Njėlloj sikur ta kishin llahtarisur nė gjumė. Fundja njėfarė gjumi ėshtė edhe rėnia nė mendime, pėrhumbja nė sterrėn e vetes ku janė mbledhur pikė e pikė dhimbjet, hidhėrimet, tėrė vuajtjet dhe hallet e jetės. S'ka ilaē mė tė mirė pėr tė qetėsuar plagėt pa shėrim, plagėt e lėndura pa dashje. Kuturisesh nė mendjen tėnde, e shtjell dhe e tjerr atė tė shkretė ashtu ngadalė si shtėllungėn e leshit, siē ia ka ėnda dhe shtriganes pleqėri. Po ē'tha nusja vallė? E gjora ajo qė e pandeh tė lajthitur kėrcuren plakė!

    - Tė ndjeva zėnė apo mė bėnė veshėt, bijė? - iu kthye tė resė qė po grinte ca lakra nė njė tepsi tė vjetėr bakri.

    Gjysmare ēdo gjė nė atė kasolle ku kishin gjetur strehė pas mėnxyrės qė i ndoqi kėmba-kėmbės gjer te portat e kufirit shqiptar. Dhe, si tė mos mjaftonin kujtimet e lemerishme qė i lėvrinin herė pas here nė sytė e mendjes, na edhe varfėria, si njė grusht gjembash mė shumė.

    - Njė komision thashė, ka ardhur njė komision me ca tė huaj, - pėrsėriti nusja, nė fytyrėn e sė cilės mėma dalloi haptas keqardhje.
    Ndjeu tė rrėnqethura nėpėr trupin e plakur e tė zhubrosur si njė topth leckash, mė shumė tė rėgjuar prej marazit se prej pleqėrisė.

    - Tė huaj the? Po ē'duan tė huajt kėtu?! - sa s'klithi e tėra e ngjethur, pa kuptuar nė se ishte prania e tė huajve apo diēka tjetėr qė i ndillte urrejtje.

    - Thonė se janė njerėz qė na e duan tė mirėn, moj nėnė. Mbledhin dėshmira pėr krimet e gjaksorėve tanė… Thonė se do t’i dėnojė bota zervistėt grekė, qė dogjėn, vranė e prenė Ēamėrinė tonė, - e ėmbėlsoi zėrin e reja, si tė kishte pėrpara tė voglin e saj trevjeēar qė duhej patjetėr pėrkėdhelur.

    - Mirėsi zeza e tė huajit! Ah!… I huaji i huaj mbetet, moj bijė. Kije nga mėma kėtė… Po ē'kėrkojnė ata?… Ma thuaj edhe njėherė se sikur mė gjėmojnė veshėt! – theksoi mėma, sa mosbesuese dhe kureshtare, e shndėrruar sakaq si flaka qė shpėrthen nė njė zjarr bubullues.

    - Janė mbledhur njerėzia nė shtėpinė e Rexho Plakut dhe u tregojnė pėr tė kėqijat qė na kanė bėrė grekėt, sesi na vranė e na pėrzunė nga shtėpitė, na grabitėn e na dogjėn pasuritė, na lanė muhaxhirė pa atdhe, - tha e pėrlotur nusja.

    - Ashtuuu?! - mėrmėriti mėdyshas mėma dhe sikur i shkrepi edhe nėpėr skutat e shpirtit tė vrerosur njė dritėz.

    Iu kujtua se kishte kaluar mė shumė se njė vit nga ajo ditė e mallkuar kur mortja, me pamjen e tė pabesėve zervistė grekė, ishte turrur nė fshatin e tyre, atje nė Ēamėri, shtėpi mė shtėpi, i kishte ngulur thonjtė e vet, tėrbimthi, nė jetėn e njerėzve tė pafajshėm, theri, griu e pėrgjaku burra, djem e fėmijė… Mortje burracake qė nuk kursente as gratė!…

    "Oh, mallkim, vetėm mallkim! – brofi qenia e saj e rebeluar nė vetvete. - Mallkuar nė jetė tė jetėve! Tė huajt! Ata qė na vranė natėn e na qanė ditėn!… Kėshtu dhe ngaherė, kėshtu… Mbase qė kur ėshtė krijuar kjo botė… I huaji vret dhe me thikė, edhe me tė qeshurėn e vet, me plumb dhe me bukė. Po, po, tė merr mė qafė edhe buka e tė huajit! Tė ngec m'u nė fyt, tė mbyt e prapė s'tė beson kush… Prandaj edhe pėrsėritet e pėrsėritet pafund historia me tė huajt… Si nė Ēamėrinė tonė… Jo, o tė huaj, nuk ju zė dot besė… Tė paktėn unė, korba plakė. Se ishit ju qė mė katandisėt kėshtu, kallogre"…

    Mėma e egėrsuar njė copėherė, si ata qė i zė gjaku dhe e humbasin toruan, u harrua pėrballė skenave tė tragjedisė, qė ndėrtonte e rindėrtonte vazhdimisht imagjinata e sa e topitur, gjersa e shkundi zėri i nuses nga ajo vetėshushatje. E pėrjetonte ditė e natė kėtė gjendje shtangieje qė i sillte nė sytė e mendjes, si me magji, tėrė tė vdekurit dhe ajo i hakėrrohej mortjes me krahėt e pėrfytyrimit, e zbonte larg, shumė larg, pastronte plagėt e frikshme tė viktimave dhe bisedonte e bisedonte pa u lodhur me ta… Qanin hallin e pėrbashkėt…

    Nė fund tė fundit, kredhja nė tė kaluarėn, sado torturuese, ishte e vetmja kėnaqėsi qė e ngushėllonte mėmėn, pėrveē nipit trevjeēar qė e donte si dritėn e syve. I ngjante djalit tė saj ajo fėmijė dhe, nėse i gėzohej dritės sė syrit, i gėzohej pikėrisht pėr atė trashėgimtar…

    - The gjė, bijė? Se mua po mė lėnė edhe veshėt, tė keqen, - u ndje mėma dhe padashur vuri re se edhe e reja, megjithėse nuk i kishte mbushur tė tridhjetat, po rrudhej dhe po zbardhej para kohe, si shumė vejusha.

    - Thashė se ata tė huajt sikur nuk po u besojnė dėshmive gojore tė njerėzve tanė. U duken fantazira…

    I theri zemra Fatijes, si ta kishte goditur edhe atė thika e zervistėve. Iu err vėshtrimi dhe u shushat pėrsėri. U deshėn duart e nuses kėsaj here pėr ta shkulur nga ajo gjendje tė fikėti. Njėlloj asfiksie logjike.

    - Kujdes djalin, nuse, - tha befas mėma dhe u ēua me mundim, nė kėmbė.

    Duart nuk ia shqiste prehėrit tė tumaneve si tė ishte nuse shtatzanė dhe tė priste fėmijėn e parė. Nė kokė i zukaste i vetmi mendim se i huaji mbetet i huaj. Dhe i dridhej i tėrė trupi si nga ethet…
    Nė udhė e sipėr vuri re se gjethet e bajameve ishin zverdhur. Mbi kryet e saj varej njė qiell i trazuar vjeshte. Ishte vjeshtė e vitit 1946. Poshtė Konispolit, nė Vasilikua tymosnin ende zjarret e muhaxhirėve tė Ēamėrisė. Nė Qafėbotė zbardhnin gurė varresh. Ende s'ishte tharė dheu mbi ato varre…

    Plaka zbriste drejt mesit tė fshatit duke u mbajtur nėpėr trungjet e ullinjve dhe bajameve. Hepohej pėr t'u rrėzuar e nuk rrėzohej. Shpresat e mbanin nė kėmbė…

    Ajo e pa qė larg grumbullin e njerėzve, edhe ata e panė atė. Tė huajt, ndonėse u pėrkthehej gjithshka me hollėsi, vazhdonin tė tundnin kokėn mosbesues, u dukej si njė gogol mė tepėr i sajuar se sa njė e vėrtetė e jetuar vrasėse, persekutuese, pėrndjekėse, masakra qė pėrshkruanin dėshmitė gojore. Mospėrfillja po i nxehte konispolitėt e ēamėt e mbledhur pėrballė komisionit.
    Fatija qė e merrte me mend, pak a shumė, rrjedhėn e bisedimeve, u dha nė krye tė sheshit. Pėr ēudi, njė lloj force e zgjuar diku brenda saj ia bėnte mė tė sigurt hapat. I huaji mbetet i huaj, i vetmi mendim refren pėrbrenda kafkės sė saj, mbėshtjellė me shaminė e bardhė lidhur ndėn gushė. Dhe urrejtja ia valonte trupin e tkurrur e tė kėrrusur nga llahtara e mėnxyrės. Ashtu e kėrleshur, nė dukje, shtrėngonte ende, me duart qė i dridheshin, prehėrin e tumaneve. Njerėzit e irrituar heshtėn, duke i hapur udhė, sikur ajo po sillte njė provė tė madhe qė pėrmbante nė vetvete tė gjitha provat, faktet e dėshmitė, ato qė thanė e qė do tė thonin… Atėherė tė huajt nuk do tė guxonin t'i lėviznin mė kryet me mosbesim…

    Sytė e tė gjithėve njėherėsh u mbėshtetėn nė prehėrin e tumaneve, nė njė pritje tė ankthshme, sikur nga barku i saj do tė lindte, aty pėr aty, njė fėmijė qė do tė rritej nė ēast pėr tė dėshmuar me shenjat e plagėve, me klithmat e tmerrit pėrballė torturave tė vdekjes, gjithēka kishin vuajtur, parė e dėgjuar ēamėt e pėrvėluar…

    Edhe njerėzit e komisionit sikur parandien diēka. Ata heshtėn dhe ia ngulėn vėshtrimet plakės si njė dėshmie tė gjallė tė sajuar, ashtu si njė nyje vuajtjesh, dhimbjesh e varfėrie tė papėrceptueshme nga mendjet e tyre.

    Mėma po afrohej ngadalė si njė ceremoni e pėrzishme. Njė hop ajo u mėdysh: tė ndalej apo tė shkonte gjer nė fund tė atij korridori njerėzish, ku rrinin tė huajt. Fytyra po i shtrembėrohej, hera-herės, si dikur nė nusėrinė e saj nga dhimbjet e lindjes sė djalit, tė birit tė vetėm qė ia masakruan pėrpara syve xhelatėt zervistė. Askush nga ata qė e rrethonin nuk guxonte tė pipėtinte, t'i thoshte qoftė edhe njė fjalė tė vetme.

    Kur u afrua para tryezės sė tė huajve ndjeu se iu rėndua frymėmarrja, lotėt qė u kishin shterur prej kohėsh syve tė saj tė thelluar, sikur u rrokullisėn e i zunė lėmshas fytin. Megjithatė i ngriti sytė nga barku i saj dhe u hodhi njė vėshtrim tė egėrsuar tė huajve, nga duart iu shkėput, befas, njė shtėllungėz flokėsh qė u hap pėrmbi shkresurina me pamjen makabre tė njė lėkure tė rrjepur nga njė kokė njeriu…

    Tė huajt hovėn pėrpjetė dhe u zbrapsėn me llahtarė. Njė klithmė si prej korbi u ngrit nga kraharorėt e njerėzve. Vėshtrimi pėrbuzės i mėmės i pėrfshiu tė gjithė dhe u ndal mbi tė huajt. Ata s'bėzanin, si tė tromaksurit prej njė ndėshkimi qė mund t'ia behte nga ēasti nė ēast.

    - Donit dėshmi pėr kriminelėt dhe krimet e tyre? Ja ku e kini! Flet vetė pėr tėrė atė gjėmė qė na hodhėn nė kurriz tė pabesėt, - tha dhe zėri iu kėput si nga njė goditje e beftė.

    Lotėt i rrodhėn nėpėr brazdat e faqeve tė rreshkura. Heshti pak pastaj nisi tė rrėfente, mė shumė si pėr vete se pėr tė tjerėt.

    - Njė krakurimė e ethshme kėpucėsh me gozhdė u ndie nėpėr shkallėt e gurta. Ngrimė nė pritje. Parandjenja e sė keqes apo hija e atij troku ogurzi, qė po i turrej si kurrė ndonjėherė shtėpisė sonė dykatėshe, si njė kala e gurtė nė njė shpatull bregu atje nė Ēamėri, na e vuvosi gojėn. Seē kishim njė gėzim atė ditė, nuk mbaj mend mirė, por po qeshnim me djalthin qė kolovitej nė supet e tim biri. I ngriu edhe fėmijės e qeshura nė buzė. Nusja e djalit, dyllė e verdhė, sikur e nxiti gjė, arriti tė rrėmbente mashanė nė vatėr dhe mbeti me sytė e tromaksur nga dera. Graburitja u ndėrpre, fare pak, aq sa i duhet njė njeriu pėr t'u mbushur mirė me frymė, nė sheshin nė krye tė shkallėve, pastaj njė goditje shkelmi dhe dera u pėrplas si rrufe pas mureve, njėri kanat i dalė nga mentesha u anua me njė gėrvimė ankuese. Nė prag u dhanė dy ushtarė tė Zervės, dy mjekėroshė, njėri mė zdap se tjetri. Ai mė i gjati kish njė sy tė kuq, tė egėrsuar nga tė pirėt a ndoshta nga pagjumėsia, me njė vėshtrim si tė qenit tė tėrbuar. Shkuli sakaq kamėn nga brezi dhe ashtu vėngėrosh na u kėrcėnua tė mos lėviznim vendit, tė mos ulėrinim, po tė na dhimbsej lėkura. Nusja vuri tė dy duart mbi fytyrė pėr tė mbytur klithmėn qė i shpėtoi prej lemerisė. Ushtari tjetėr, njė kokėtul, qė dinte vetėm tė zgėrdhihej, ia vuri majėn e kamės nė fyt asaj nė ēastin qė po matej t'i binte me masha pėr t'u mbrojtur. U sula midis ushtarit dhe nuses dhe i shtyva larg e larg e tmerruar. Zemra mė rrihte si daulle nė gjoks. Djalthi, megjithėse nė duart e babait tė tij, i lemerisur nga ardhja brutale e atyre tė panjohurve, ia plasi befas tė qarit me britma. Pushoje atė kulish se ia kėputa kokėn si tė zogut, iu gėrmush tim biri vėngėroshi dhe po i afrohej me sytė qė i vetėtinin ligėsi. U lėshova prapė midis gjakėsorit dhe djalit. Ishin pothuaj mosha e tim biri ata tė dy, tė paemrit, as njėzetvjeēarė dhe mizorė si pjellė djalli. Na detyruan tė mblidheshim nė qoshe tė dhomės djalė, nuse dhe unė qė i mbroja me trupin tim nga maja e urryer e asaj kame nė duart e vėngėroshit. Kokėtuli, qė mbante tė dy pushkėt dhe njė kamė, vėrdallisej nėpėr shtėpi, me atė tė qeshurėn e vet tė pėshtirė, pa zė, si e njė tė sėmuri prej damllasė. Dyshemeja e vjetėr prej dru rrapi rėnkonte e bubullonte prej atyre kėpucėve tė rėnda qė mbanin ata tė mallkuarit. Vėngėroshi pėmbysi stivėn me dyshekė e jorganė, sepetet, dollapėt, e bėri rrėmujė tėrė shtėpinė, duke e kthyer gjithēka sė prapthi. Kėrkonte flori, kurse kokėtuli s'na i ndante sytė tek vinte rrotull e gjuante me majėn e kėpucės rrobat e pajės sime. Im bir mezi e pėrmbante veten, por unė ia prisja hovin, duke e pickuar tė heshtėte dhe duke i ndenjur pėr ēdo rast pėrpara. Vėngėroshi qė s'po gjente asgjė tė vlefshme, shfrynte e hungėronte mbyturazi. Sa s'po pėlciste nga inati. I nxinte balli. E ndiqja me ankth ēdo lėvizje tė tij dhe atė ēast do tė doja ta kisha vėrtet njė grusht flori pėr ata kokudhė vetėm tė mos mė preknin djalin, nusen dhe fėmijėn e tyre, xhanin tim, flori e shkuar floririt. Po nė njė ēast vėngėroshi drejtoi trupin dhe e urdhėroi kokėtulin tė na lidhte. Oh, ai ēast! Si ia dridhte qerpikėt e syve ligėsia atij krimineli. Si i shtrėngonte nofullat dhe dhėmbėt, si turfullonte ai dac i zi zemėrak. O Perėndi, ē'krijesė e shėmtuar mbi dhe! Iu hodh pėrsipėr tim biri, ia shkuli nga duart foshnjen e lebetitur, e flaku nė grumbullin e rrobave dhe i vuri kėmbėn nė grykė gati pėr ta mbytur. Djali im u shkėput nga duart e kokėtulit dhe hovi pėr tė shpėtuar fėmijėn. U kacafytėn me vėngėroshin, i cili iu kthye me grushta e shkelma. E kapi pėr flokėsh dhe zuri ta zvarriste nėpėr dhomė. Unė e nusja, lidhur bashkė, bėrtisnim tė pamundura pėr ta shpėtuar. Kokėtuli e mbante pėrkrahėsh tim bir dhe vėngėroshi e qėllonte gjithė egėrsi me kėpucėt e rėnda, nė bark. Sytė i ishin pėrgjakur nga tėrbimi. Kur u kėput e ra nė shesh trupi i tim biri, gati pa jetė, vėngėroshi i pangopur, i nguli kamėn nė zemėr, e shkuli dhe ashtu tė pėrgjakur e nguli prapė e prapė e prapė… U ndez edhe kokėtuli… Me bajonetė… Ia bėnė trupin vrima-vrima… Nusja i humbi menjėherė ndjenjat, kurse unė ashtu si nėpėr mjegull, me zemrėn e copėtuar, gati nė tė fikur, e pashė tėrė atė llahtarė se si klithte im bir: "Oh, nanė, mė vranė"! Se si hidhej e pėrdridhej kufoma ende e ngrohtė; si rridhte gjaku currila-currila, spėrkati murin dhe rrobat e gjakėsorėve, u derdh nėpėr dysheme, njė pjesė kullonte nėpėr njė tė ēarė poshtė nė errėsirėn e katoit, kurse pjesa tjetėr u mblodh e ngriu te kėmbėt e mia…

    Po se mos u mjaftuan me kaq?! Kokėtulit nuk i shqitej nga buzėt ajo e qeshur lugati, kurse vėngėroshi seē mė bėrbėliste, duke m'u zgėrdhirė nė hundė me thikėn qė pikonte gjakun e djalit tim… Mė ishte tharė goja. Ashtu me sy tė shqyer nga ajo llahtarė e paparė dhe e padėgjuar, nga ajo mėnxyrė tepėr e rėndė pėr supet e mia prej nėne tė thinjur, e kisha humbur pothuajse fare ndjeshmėrinė… Isha si njė kufomė e gjallė… Kurse katilat, qė donin tė mė torturonin edhe mė, pasi ma therėn djalin, si bagėtinė, ia rropėn kokėn dhe lėkurėn e pėrgjakur ma rrasėn nė prehėr tė tumaneve… Atėherė m'u err edhe ajo pak dritė e syve dhe s'pashė mė… Kur erdha nė vete ata kishin ikur…

    Shtėpinė e larė nė gjak e lava edhe njėherė me lotėt e mi dhe mora udhėn pėrtej kufirit, tė paktėn, tė shpėtoja djalin e nusen nga kthetrat e flamės qė na hodhi mbi krye Zerva me atė bandė burracakėsh tė mallkuar…

    Turma, qė dėgjonte e nemitur, si pakuptuar u ndez nė njė murmurimė rebelimi qė po e mblidhte grusht pėrqark mėmės. Ashtu e njėsuar ajo masė njerėzish, dikur e pėrdhunuar, rrezatonte dėshirėn e ethshme pėr drejtėsi, pėrballė tryezės sė komisionit…

    Tė huajt, qė tashmė e kishin mbledhur veten, sikur e thithėn nėpėr ēdo qelizė tė trupit tė tyre mizorinė qė kishin vuajtur kėta njerėz, revoltėn qė u shkaktonte gjymtimi ende i pashpaguar… E drejta ishte po nė mes tyre, e masakruar…

    Shkrepėn disa herė aparatet fotografike, si pėr tė fiksuar nė celuloid zemėrimin njerėzor, seē shkruan nė ato kartėrat e tyre, i mbyllėn me nxitim nėpėr ca ēanta tė zeza dhe u larguan me makinėn qė i kishte sjellė…

    Mėmė Fatija mori me pėrkėdheli dhe dhimbje lėkurėn e kokės sė tė birit, e mbėshtolli tėrė kujdes e merak, shkopsiti polkėn dhe e rrasi nė gji, pranė zemrės, si tė donte t'i jepte jetė nga jeta e saj…

    I vėshtroi edhe njėherė njerėzit me sytė e pėrlotur dhe ashtu me duart pėrmbi kraharor u kthye pėr tė ikur…

    Njerėzit i hapėn udhė pa folur. Ajo po largohej, megjithatė mbeti si njė plagė e re e pashėrueshme nė zemrat e tyre, njė plagė mė shumė pėrkrah plagėve tė sapolėnduara tė pafajėsisė qė u ndriēonte fytyrat…

    Shefki Hysa
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  3. #3
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    QAFA E BOTĖS

    - Ja dhe Qafa e Botės, - tha befas shoqėruesi me gishtin nė drejtim tė horizontit.
    - Ku, ku?! - u gjallėrua refugjati i raskapitur nga tė ecurit gjatė mė kėmbė.

    - E shikon atė kodrėn, qė zgjatet si bisht i malit tė Nartės, pėrballė nesh? Ajo ėshtė. Ndėrtesa qė duket ėshtė posta jonė kufitare, kurse matanė njė pėrroi, midis asaj korijes me plepa a ekualipte, njė Zot e merr vesh, zbardh posta e grekut. Rreth 150 metra larg njėra-tjetrės, nė mos gabohem.

    - Aq e vogėl?! - u habit djali qė, teksa e pėrpinte me sy hapėsirėn tutje, priste tė shihte njė lartėsi mezi tė kapėrcyeshme dhe jo njė qafė tė rėndomtė apo mė saktė njė qafėz tė mbuluar nga shkurret bregdetare, qė kurrsesi s'ta tėrhiqte vėmendjen nė tė parė.

    - Pse ē'pandehe zotrote, tė gjeje kėtu Baba Tomorrin?!… E vogėl vėrtet ajo qafė, mor djalė, por e ka tė madh namin. Vetėm ajo e di sa kokė njerėzish ka ngrėnė... Unė tani e kam majtas udhėn, atje lart rrėzė Saraqinit e kam stanin. Ti ngjitu njėherė lart nė Konispol, te rrapi i pazarit, nė qendėr, dhe prit tė bjerė nata qė tė shkasėsh nėpėr tela, pa tė parė ushtarėt tanė. Kėshtu bėjnė edhe shumė tė tjerė si puna jote. Ose mba drejt luginės, Vasilikua quhet, mbase ke dėgjuar pėr tė dhe zėr ndonjė rrėzė sa tė erret. Nuk kalohen ndryshe telat... Dhe tė vaftė mbarė atje nė botėn e lirė! - e uroi bariu duke ia shtėrnguar dorėn fort si burri burrit.

    Pastaj u rrotullua, vuri kėrrabėn kryqas pas qafės, pėrdrodhi llėrėt nė tė dhe ashtu si njė shenjt i kryqėzuar, siē hyri dhe u larguar nga jeta e djalit, pa i dhėnė tė njohur.

    Djali e ndoqi njė copėherė me sy hapin e shkujdesur tė atij dashamiri, mesoburrė babaxhan me njė lloj mospėrfillje tė gdhendur nė tiparet e fytyrės, ndaj jetės qė e kishte kėrrusur para kohe si shumicėn e njerėzve tė kėtij vendi dhe seē ndjeu njė farė keqardhje nė vetvete, tė shkaktuar ose prej ndarjes me tė, ose prej vetmisė apo njėherėsh nga tė dyja. Vėshtrimin ia rrėmbeu rishtas Qafa e Botės.

    - Sa e vogėl dhe e famshme! - pėrsėriti me zė ai pa shpjeguar dot habinė qė i zgjoi ky fakt…

    Kishte dėgjuar qysh nė fėmijėrinė e tij pėr Qafėn e Botės nga goja e muhaxhirėve ēamė, bashkėlagjarė… Ata kishin zėnė vend nė qytetin e tij, siē i tregonin prindėrit, aty nga mesi i vitit 1946, pas shumė plagėve tė marra nė Ēamėri, pas tėrė atyre peripecive prej Qafės sė Botės e me radhė nė tėrė Shqipėrinė e Jugut, ku kalonte udha e kėrkimit tė njė strehe njerėzore. Kishte qenė Kepi i Shpresės sė Mirė, bregu i shpėtimit, kjo Qafa e Botės, pėr ēamėt e djegur e tė pėrndjekur, por edhe varrezė pėr njė pjesė. Njėherėsh qafė shprese dhe vdekjeje, djep-varr i ėndrrave dhe dėshirave njerėzore!… Qafė Bota!… S'dihej se kur dhe ēfarė kishte pasur parasysh ai dikushi qė i vuri kėtė emėr ngjallės kureshtjeje. Vetė shprehja, nė kuptimin e parė, tė shtyn tė pėrfytyrosh njė nga pikat mė tė larta tė botės sonė, pikėrisht qafėn e saj, nėse do ta personifikosh atė, pak a shumė nė trajtėn e njė qenieje gjigante me tipare njerėzore. Imagjinata e ndezur tė shpie gjer atje sa tė hipėsh kaliqafė botės dhe, duke tundur kėmbėt, tė soditėsh i kėnaqur se ē'bėhet rreth e rrotull, nėpėr tė tjera botė. Si tė ngopesh sė kulloturi sytė, fare lehtė, me flatrat e fantazisė, mund tė bėsh edhe njė shėtitje pėrtej botės sonė dhe, si tė velesh, duke shkuar qoftė edhe prapa diellit, rikthehesh nė atdhe… Kėtė pėrfytyrim i zgjonin djalit, nė fėmijėri, kujtimet e ēamėve… Me kalimin e viteve, Qafa e Botės, qė kishte zėnė vend nė ndėrgjegjen e tij, fitonte pėrmasa reale. Tashmė, me sytė e mendjes, shihte njė qafė mali tė lartė nė kufi tė dy botėve. Meqė bota jonė pėrshkruhej nga propaganda si streha e dritės dhe e lumturisė, duke u nisur edhe nga rrėfimet e ēamėve pėr fatin e tyre tragjik, atje nė Ēamėri, djali-fėmijė pėrfytyronte skėterrėn matanė Qafės sė Botės. Pra, Qafa e Botės i ngjante njėfarėsoj asaj portės sė fshehtė tė pėrrallės qė lidh botėn tonė me atė pėrtej varrit, tė gjallėt me tė vdekurit…
    Por tanimė raportet ishin pėrmbysur…

    Instinktivisht, ndėrsa tregimet pėr atė qafė i ngacmonin mendimin, u pri nėpėr fushėtirėn e Vasilikoit tė mbjellė me grurė. Bimėt ishin harlisur prej shėndetit, ndoshta tė stimuluar edhe nga shirat e shumtė tė marsit. Seē ndiente njė lėngėzim, njėlloj buisjeje pranverore pėrbrenda tek ēante pėrpara, parcelė mė parcelė, si agronom. I lėvrinte e thekshme, nė ēdo qelizė, dėshira pėr njė jetė siē i ka hije njeriut… Ah, sikur t'i ecte mbarė sa tė kalonte nėpėr klon e pėrmbi Qafė Botė!…

    I hodhi njė sy diellit. Edhe pėr pak e rrėzohej matanė maleve tė perėndimit. Megjithatė, as qė mund tė bėhej fjalė pėr kalimin e kufirit pa rėnė nata. Do tė binte menjėherė nė duar tė rojeve. Tani Qafėbota dukej, pothuajse, me tėrė relievin e saj. Sikur tė zgjidhte pėrroin, t'u shmangej, sa mė nė perėndim tė dyja postave, nėpėr Qafė e matanė, drejt e nė Ēamėri?… Po, po! Vetėm se, siē e kishin porositur, mundėsisht, t'u ruhej edhe fshatrave kėndej lumit Kalama, pėr tė mos rėnė nė duart e policisė greke qė tė kthente e tė dorėzonte nė postėn shqiptare…

    Po ky gardh, kaq i pleksur dhe i lartė?! Pėllėmbė e tela me gjemba tė lidhur si rrjetė kurthesh nėpėr tėrė ato shtylla druri?!… Pra, ky na qenkėsh kloni!… Si rrethimet e kampeve tė pėrqendrimit, qė i kish parė nėpėr dokumentarėt e filmat pėr Luftėn e Dytė Botėrore… As lepujt e egėr nuk rrėshqasin dot nė atė dendėsi telash… Vėshtirė edhe iriqėt gjėmbaēė, u ēudit djali, pa guxuar t'i afrohej mė shumė se dhjetė metra atij gardhi qė tė ngjethte mishtė…

    - Thonė se ka edhe rrymė elektrike, - nėpėrdhėmbi dhe ia nguli sytė si tė hetonte se ku fshihej sekreti i fuqisė sė atij "gogoli".

    Qafa fillonte matanė telave e mbuluar nga shkurret e ferrat. Bari gjer nė gju. I pashkelur prej vitesh ndoshta ai bar… Vetėm nė faqen matanė pėrroit dallohej njė udhėz zigzake e rrahur dhe e ngjeshur nga njė mori gjurmėsh qė prej se largu tė krijonte idenė se duhej tė qenė tė freskėta… Ndoshta nėpėr atė truall kishte shkuar njė pjesė e atij rrėmeti refugjatėsh… Po si e kishin kapėrcyer klonin?… Diku do t'i kishin prerė telat pėr tė ēelur atė shteg fatlumė… Mbase kishin sajuar jo njė, por shumė shtigje nėpėr atė ēark vdekjeprurės…

    U kot njė hop, sa poshtė-lart, paralel me telat po nuk i zuri syri kund ndonjė tė ēarė. Si nuk i shkoi nėpėr mend kjo dreq pengese?!…

    Ah, sikur tė kishte me vete njė pincė a njė darė, e zgjidhte nė vend problemin!… Nuk do tė kuturiste fare nė kėrkim tė shtigjeve tė shkelur prej tė tjerėve…

    Dalėngadalė po errej. Hijet e mbrėmjes sikur i shtonin edhe retė qė aviteshin tinėz prej jugperėndimit.

    - Krra, krra, krra! - u ēorr befas njė korb.
    - Plaē! - shau me zė djali dhe ngriti kokėn pėr tė parė se nga erdhi kjo krakavitje qė i gėrvishi zemrėn.

    Njė korb i madh vėrtitej njė tė hedhur guri sipėr tij.

    - Krra, krra, krra! - krokati prapė ai dreq shpendi i zi dhe djalit iu duk se mund t'i ulej mbi kokė pėr ta gllabėruar.
    - Krra, krra, krra!...
    - Kokėn, tėnde, zogjtė e tu! - klithi djali i nxehur.

    Njė valė mornicash, si mizat e dheut nėpėr udhėn e tyre, i lėvrinin, nėpėr shtyllėn kurrizore dhe, herė-herė, i shpėrndaheshin nėpėr tėrė trupin aq sa i shkaktonin ndjesinė e shqitjes sė mishit nga kockat.

    - Krra, krra, krra! - jehoi e tėrė lugina.
    Se nga kishin mbirė njė re e tėrė korbash qė u bashkuan me tė parin.
    - Krra, krra, krra! - krokati edhe njė trumbė qė u ngrit nga shkurret matanė telave.
    - Hėngėrshi kokėn tuaj, ishalla! - murmuriti djali i ēuditur dhe njėherėsh i frikėsuar nga kjo dyndje qė e lakmonte si tė ishte kufomė.
    - Krra, krra, krra (ne tė ndjellim vdekjen, ne s'bėjmė shaka)! - kėmbėngulte kori gjėmėzi.
    Djali i vėshtronte si i shastisur.
    - Krra, krra, krra (jemi korba kufomėnjeringrėnės, jemi gjėmėhata)! - vazhdonte avazin e vet ajo valle makabre.
    - Krra, krra, krra (ty do tė tė hamė, ne s'dimė shaka)! - kumbonte krokama e shumėfishohej e shungullonte sipėr veshėve tė djalit.
    - Pu, ēfarė zogjsh tuhafė! - tha me vete, kur pa se nuk po i vinte asnjė e keqe nga ajo grindje e skėterrshme…

    Bėri pėr lart, drejt Konispolit, midis gėmushave si pėr t’iu fshehur syrit tė korbave. Ata, tė njėjtin avaz, e shoqėronin… Aty pėr aty i shkoi mendja pėr keq… Po sikur ta pikasnin ushtarėt? Ajo dreq krakavitje kushtruese alarmonte edhe tė vdekurit e jo mė tė gjallėt…

    Vėshtroi me shqetėsim faqen kundruall dhe pėrgjatė klonit. Dalloi shkaras, matanė telave, tutje njė lėmi ferrash, dy ushtarė qė po afroheshin me vėshtrimin nga loja ajrore e korbave dhe me automatikėt nė duar…

    Zemra i rrahu me furi aq sa nuk kuptoi se e rrėzoi forca e goditjeve tė saj apo shtytja e brendshme vetėmbrojtėse. U struk mirė e mirė si lepur midis barit ndėn tendėn e ferrave dhe mbajti frymėn nė pėrgjim… Zėrat po afroheshin tė shoqėruar nga kėrcitja e degėzave tė thara nėn peshėn e hapave.

    - Krra, krra, krra! - herė largohej e herė afrohej krokama e korbave. Ushtarėt qeshnin, gjė qė e qetėsoi nė njė farė mase tė fshehurin.
    - Budallenj zogj kėta, edhe pėrrallat, edhe fabulat kėshtu i nxjerrin, - kukuriste zėri i ngjirur.
    - Grindavecė qė s'dinė gjė tjetėr veē "krra, krra, krra". Po si shumė grinden sot, sikur kanė zbuluar ndonjė ngordhėsirė, - pohoi zėri i hollė.
    - Pa nuhate ajrin se mua mė janė zėnė hundėt...
    - Bar dhe lule vjen, asnjė aromė e keqe… Mbase ndiejnė lėvizjen e ndonjė egėrsire..., - vėrejti zėholli.
    - I ndjell mė tepėr prania e njeriut korbat e Qafė Botės, - tha zėngjiruri me njė ton qė shprehte siguri.
    - Prania e njeriut?! - u ēudit zėholli.
    - Po, ē’kujton ti?!… Ia dhanė krokamės sapo na panė… E ndiejnė erėn e mishit tė njeriut dhe xhindosen, si qen tė tėrbuar, korbat e kėtushėm. Je i ri nė postėn tonė dhe ke pėr tė mėsuar shumė… Mbase qė sonte...

    Dhe ushtarit tė vjetėr iu kujtua ē'i kishin thėnė mė tė vjetrit:

    - Po tė fillojė shiu do tė shohėsh se nėpėr Qafė do tė shpėrthejnė vetvetiu dhjetėra e dhjetėra flakė qė tė kallin tmerrin. Thua se po tė rrethojnė flamat e lugatėt dhe pret, nga ēasti nė ēast, tė tė ngulin kthetrat nė grykė. Ka rrezik tė shkallosh, po tė jesh i vetėm nė kėtė Qafė nė netė me shi… Ajo mori flakėsh, qė kėrcejnė pupthi sa andej-kėndej shkaktohet nga fosfori i eshtrave qė zė e gjallėrohet e vetėndizet flakė prej lagėshtirės… Shkurreve, midis ferrave dhe barit qė mbulojnė kėtė tokė, po tė kėrkosh, do tė gjesh kockat dhe kafkat e shumė skeleteve njerėzore… Ngaherė kanė mbetur kufoma njerėzish tė pavarrosur nė kėtė qafė. Por, siē thonė, muhaxhirėt ēamė, rreth vitit 1945, tė pėrndjekur nga bandat greke, kanė lėnė shumė tė vdekur shtigjeve tė kėsaj qafe… Vdisnin tė cfilitur nga plagėt, sėmundjet, tė ftohtit, uria dhe vuajtje qė s'i percepton dot njė mendje njeriu normal. Ashtu pa ndihmė dhe mbrojtje kruspulloseshin dhe jepnin shpirt, duke rėnkuar, rrėzė kaēubeve dhe gėmushave… Njerėz tė tjerė, tė lemeritur, kapėrcenin mbi kufoma tė njohurish e tė panjohurish, pėr tė vdekur, ndoshta, qė nė kthesėn e parė tė atyre udhėzave tė sapokrijuara nga shputat e kėmbėve tė pėrgjakura apo mė tutje, nė njė lėndinėz a pranė njė shkėmbi… Kaq shumė kufoma viktmash tė pafajshme nė pak ditė e javė!… Kutėrbonte qė larg, Qafa, prej mishit tė prishur… Ajo erė e keqe i ndolli korbat kudo qė ishin… Dhe u turrėn ata si krimbat mbi ato kufoma tė mjera… Lanė vetėm skeletet me eshtra tė shpėrndara e tė ngatėrruara me njėra-tjetrėn gjithandej Qafės... Dalėngadalė mbiu bari dhe shkurret e reja… Qafa e Botės po i pranonte nė gjirin e vet skeletet, u bė varri i tyre… Ndėrkohė, korbat, qė e mbushnin me krokamat e veta kobzeza kėtė copė qiell, tė mėsuar me shijen e veēantė tė mishit tė njeriut, nė pritje tė tė tjerave kufoma, qė kurrė nuk i munguan kėsaj Qafe, ngritėn foletė nėpėr shkuret e dendura dhe skutat e shkėmbinjve, pollėn vezė dhe lindėn brezni tė reja zogjsh, gjithnjė e mė tė uritur, qė u kėrcėnohen edhe tė gjallėve, kur duken nė kėto anė…
    Thashė se nuk i munguan kurrė kufomat kėsaj Qafe!… Mė dėgjo me vėmendje… Pas baticės sė muhaxhirėve ēamė, qė iu sulėn Qafė Botės, nė kėrkim tė Qafėshpresės, Qafėndrrave tė tyre, njė pjesė edhe i gjetėn ato nėpėr truallin amtar shqiptar, erdhi njė moment qė solli mbylljen e kufijve shtetėrorė... Atėherė maestrot e diktaturės e rrethuan gjithandej kufirin tokėsor tė Shqipėrisė me kėtė gardh tė pakalueshėm; mė tė frikshėm se edhe vetė muri i madh e i famshėm kinez… Gardhi, doemos do tė kalonte edhe pranė Qafėbotės… U mbyll porta e saj kufitare. Mirėpo njerėzit jo tė gjithė janė tė nėnshtruar… Tė rebeluarit vazhdimisht ia kthenin sytė Qafės. Dhe ajo seē ka njė veti qė i tėrheq si me magji njerėzit. Ndoshta ngaqė rruga, qė lidh banorėt e Jugut me fqinjėt, kalonte pikėrisht mbi Qafėn e Botės, qysh nė kohėra qė s'mbahen mend apo ku ta dish?!… Sidoqoftė Qafa ka njė fuqi magjike, qė i tėrheq nė ēdo kohė njerėzit: herė pėrkėndej, e herė pėrandej… Thonė se i tėrheq ashtu siē tėrhiqnin sirenat e lashta detarėt e Odisesė pėr t'i shndėrruar nė skelete… Edhe pse u ngrit kloni, edhe pse pėrshkohej nga rryma elektrike dhe ruhej pėllėmbė mė pėllėmbė, me ushtarė dhe oficerė tė regjimit komunist, njerėzit synonin verbėrisht drejt Qafės, si fluturat drejt zjarrit… Dhe krismat e automatikėve jehonin netėve, plumbat bironin errėsirėn me dritėzėn e trajektores sė tyre, bironin edhe jetėt e atyre qė shkelnin rrėzė klonit… Njerėz qė kanė mbetur sa herė si kėmisha tė pėrgjakura nėpėr gjembat e kėtyre telave… Dordolecė qė shndėrroheshin sakaq nė simbolin e frikshėm tė fuqisė paralizuese tė gogolit tė diktaturės… Dhe shumica ishin paqedashės, liridashės, si unė e si ti… Po i tėrhiqte kjo e shkretė Qafė se, pakuptuar, bota e tė gjallėve, e ėndrrave dhe e shpresave, qė gjetėn nė fillim kėtu muhaxhirėt ēamė, u metamorfozua nė njė botė ferri, ku ndiheshin rehat vetėm tė vdekurit…

    E kundėrta ndodhi, ndėrkaq, matanė Qafės, Skėterra i la vendin Parajsės… Dhe i joshte ajo Parajsė njerėzit qė ndienin se po u vdiste shpirti nė kėtė vend… Dhe pranonin mė mirė vdekjen fizike nė Qafė tė Botės ose shpėtimin matanė saj… Ndonjėri qėllonte qė ia dilte mbanė dhe, vėrtet, pas Qafės sė Botės, gjente Qafėn e Shpresave: atė Ēamėri qė dikur u pėrgjak dhe u shkretua nga banditėt… Doemos tė pashtershme pasuritė e saj…

    - Pėrralla me mbret, fantazira popullore! - shqiptoi ushtari i ri sa mosbesues edhe i habitur nga rrėfimi i frymėzuar i shokut mė tė vjetėr, qė, mesa duket, ishte i mirinformuar pėr historikun e kėtyre vendeve…

    Nata kishte rėnė me kohė, po refugjati i ngjeshur fort pas tokės, megjithėse ajo po ia akullonte trupin, nuk guxonte tė lėvizte as gishtin. E ndanin a s’e ndanin dhjetė hapa nga ushtarėt e ulur matanė telave… Donte s'donte dėgjonte edhe ai bisedėn me vėmendje. E ndiente se thoshte tė vėrtetėn zėngjiruri, sepse njė pjesė tė atij rrėfimi e kishte dėgjuar nga goja e ēamėve fqinjė, banor i njė pallati me ta...

    - Ti nuk mė beson?!… Ha, ha, ha! Po a e di, mor mik, se, vetėm para tre muajsh, kėtu rrotull, nė njė natė me shi, u vranė pesė vetė?… Kasaphanė!… U pėrlyen edhe telat me gjakun dhe trutė e tyre… Njė ushtar dhe katėr civilė… Dhe tė gjithė tė pafajshėm… Ushtari nė punė tė vet, nė shėrbim, njėlloj si ne… Civilėt, tė njė fisi e tė njė fshati, kishin marrė udhėn qė larg, me tė vetmen dėshirė, tė mos ia shihnin mė sytė kurrė mjerimit tė kėtushėm, me padurimin pėrvėlues pėr tė dalė sa mė parė nė botėn e fqinjit… Ishin tė varfėr dhe, si gjithė tė varfėrit, i joshte mėrgimi, udhėt e botės, enigmat qė ta ngacmojnė imagjinatėn… Mbase ecnin me mendimin se do ta gjenin edhe ata dikur tė Bukurėn e Dheut, atė vend tė mrekullueshėm e tė dėshiruar pėr cilindo udhėtar, Eldoradon… Ēdo njeri e ka nė shpirtin e vet njė "Eldorado"!… Dhe ku ta kish se nuk i buzėqesh njė ditė?!… Mjaft tė guxojė… Guxuan edhe ata, kur morėn udhėn e kufirit… Vėru faj, po deshe, nė guximin e tyre!… Dhe e pėsuan… U ngatėrruan dhe u vranė me ushtarin… U pėrgjak edhe toka...

    Thonė se shiu qė binte nuk e la gjakun tė mpiksej menjėherė. Njė pjesė avulloi dhe i dha erės qė frynte njė shije tė athėt qė tė ngacmon gjer thellė nė shpirt… Era, duke bartur gjithandej fantazmėn e atij krimi, sikur e shumėfishoi me jehonėn e vet tragjedinė, e dyndi madje edhe nė skutat mė tė errėta tė vetėdijes njerėzore… Nė fillim, prej llahtarės dhe dhembjes, u rebeluan njerėzit e farefisit, pastaj tėrė fshati e krahina… Morėn udhėn, shumica pėr nė vendin e ngjarjes, t'i tėrhiqnin vetė kufomat. Po njerėzit e qeverisė sonė, si tė menēur qė janė, i kishin nisur tė vrarėt sipėr njė karrocerie makine… Pa arkivole… Ashtu tė pėrgjakur, tė pėrbaltur, fytyrėcopėtuar nga plumbat… Vdekje e shėmtuar qė pėlciste edhe gurin me pamjen e vet e jo mė zemrat njerėzore, prej mishi e gjaku!… Tė afėrmit e kufomave dhe shoqėruesit u takuan nė grykėn e Bogazit… Jehoi edhe gryka nga klithmat e dhembjes e jo mė gurmazet e atyre njerėzve… Njė kacafytje tjetėr derisa shoqėruesit ia mbathėn… Nė fshat vaji u bė gjėmė e gjėma revoltė… U shkul e tėrė krahina me burra, gra e fėmijė, si zemėrimi i njė tufani tė verbėr, ndoshta me mendimin pėr tė rrafshuar selinė e qeverisė atje nė qytet. Mirėpo arriti e i doli sė keqes pėrpara qeveria… E frenoi me forca tė shumta turmėn e rrėmbyer nė njė qafė, nė hyrje tė qytetit… U kthyen nė fshat, varrosėn tė vrarėt dhe u duk se do tė mbyllej me kaq ajo plagė. Por ja qė s'u mbyll, pėrkundrazi, zemėrimi i fashitur nė dukje, i rrėmbeu tėrė banorėt e Jugut… Dhe ishte pragu i vitit tė ri… Si ta kishin bėrė me fjalė, midis tyre, shumė familje, nga shumė krahina, lanė pa prekur sofrėn e varfėr tė festės dhe, nėpėr natė, si njė rrjedhė e fuqishme dhembjeje e dėshpėrimi, u drejtuan pėr nė kufi. Prenė telat dhe pėrmes shtigjeve rendėn matanė, nė truallin e fqinjit… Nga halli… Gėrryese ajo llavė e nxehtė njerėzore!… Nė fillim netėve e mė vonė edhe nė mes tė ditės, njerėzit e kalonin Qafėn e Botės, pa u hyrė gjemb nė kėmbė. Askush s'guxonte t'i dilte pėrpara atij rrėmbimi njerėzor… Deshi s'deshi qeveria, e trembur pėr fatin e saj, pėrmes heshtjes, e ligjėroi atė kalim tė paligjshėm kufitar… Po boshatisej vendi… Derdheshin njerėzit matanė kufirit si njė rrjedhė e fuqishme gjaku nga trupi i kombit… Hemoragji e pandėrprerė, kapitėse, vdekjeprurėse… Kanė kaluar kaq muaj dhe ende nuk po rresht ajo hemoragji… Tashmė anemik edhe trupi i Atdheut, doemos, si njerėzit e tij tė paushqyer mirė… Dhe sa e vėshtirė t'ia ndalėsh hemoragjinė anemikut!… Mjekėt e dinė ē'heqin… Kurse qeveria jonė...

    Po pėrsėritet tragjedia e muhaxhirėve ēamė, kėtu, nė Qafė tė Botės… Megjithėse thonė se historia pėrsėdytet nė mėnyrė komike, e vetmja gjė qė mund tė tė shkaktojė njė buzeqeshje tė hidhur nė kėtė histori tė re muhaxhirėsh ėshtė ndoshta fakti se, ndėrsa ēamėt i ndiqte i huaji, muhaxhirėt e rinj, figadhes, siē i quan me pėrēmim greku, i ndjekin njerėzit tanė… Po, po njerėzit tanė kolltukofagė, siē i cilėsojnė gazetat e opozitės!...

    Edhe kėto tė pabesueshme tė duken, or mik?!… Po skeletet e gjetura nė kufi, pasi u shkri bora e janarit?… Po tė tjerė qė kanė dhėnė shpirt tė raskapitur prej rrugėtimit qė nga thellėsitė e vendit?… Madje edhe nga Veriu… E jepnin frymėn e fundit tė ngecur, ja, nėpėr kėta tela, qė njė ditė kanė pėr t'i pėrdorur ndoshta banorėt Konispolit pėr hardhitė e tyre...

    Edhe tani, qė ne po bisedojmė, mund tė ketė plot refugjatė pėrgjatė klonit qė synojnė Qafėn e Botės. Dhe kė do tė ruajmė mė parė ne nė gjithė kėtė hapėsirė?!… Ndryshonte puna disa vite mė parė: e ruante hija e frikės kufirin dhe jo shokėt tanė. Njerėzit atėherė i pėrgjonte vdekja pas ēdo shtylle tė klonit, kurse sot... Jetojmė tė tjera kohė, duhet ta bėjmė detyrėn pa gjakderdhje… Vetėm t'i pengojmė njerėzit... Sa tė mundemi...

    Heshtje. Pastaj zėtrashi u kollit si pėr tė pastruar zėrin e kėputur nga tė folurit gjatė. U duk se do tė thoshte edhe diēka, por nuk foli mė. As zėholli...

    Djali, me trupin gati tė ngrirė e tė sendėzuar prej firomės sė tė ftohtit, qė buronte nga dheu dhe barėrat e njoma, tėrė makth, priste largimin e ushtarėve…

    Retė ishin dendėsuar dhe, sado qė kishte dalė hėna, lart pėrmbi Konispol, prania e tyre e bėnte dhe mė tė fantaksur natėn… Lloj-lloj figurash tė paqarta nga mė tė pėrēudnuarat sajonte mendja e lodhur e djalit e trazuar edhe nga tė thėnat e ushtarėve… Po ē'bėnin ende atje?!…
    Nuk i rrihej mė. Lėvizi pak. Njė shkarpė u thye nga rrotullimi nė brinjė, por nė veshėt e djalit krisi si pushkė… Gati u zalis prej mendimit se ushtarėt mund t'ia lėshonin me ndonjė breshėri plumbash…

    - Dėgjove gjė zhurmė? - brofi zėri i hollė tingėllues.
    - Jo. Megjithėse mua mė janė zėnė hundė e veshė prej rrufės… Veshėt mė uturijnė sikur po kalon ndonjė makinė aty tej, - tha zėri i ngjirur pa e prishur terezinė.
    - Mbase mė bėnė veshėt edhe mua, - u qetėsua ushtari i ri, megjithatė e mbushi armėn, aqsa krisma metalike e la gati pa frymė tė fshehurin nė ferra…

    - Netėt e marsit qenkan tmerrėsisht tė ftohta, kėtu nė Jug, dhe e merr kur tė duash bronkon, nė tėrė kėtė vesėtirė…

    - E mira ėshtė tė mos kemi shi, tė lagurit kush e duron, pa tė ftohtit i bėhet dermani, mbėshtillu mirė me kapotė dhe afrohu pas meje, rrėzė kaēubes, nuk tė zė fare era, - e kėshilloi zėngjiruri shokun.

    - Shi?!… Pa shiko si iu mblodhėn retė hėnės! Pastaj ai rrethi a lėmi, quaje si tė duash, qė i rri si kurorė, ėshtė shenjė shiu, thonė pleqtė e anėve tona… Do tė kemi patjetėr shi! - vėrejti i riu, me zė ankues.

    Ushtari i vjetėr nuk u dėgjua mė. Nuk e zgjati as shoku. Refugjati i hodhi njė sy qiellit ku mblidheshin retė. Hėna rrokullisej nėpėr honet e reve si fytyra e ngrirė e njė meiti. Frynte paksa Juga e ngarkuar me avuj shiu dhe e zbuste disi cingėrimėn therėse…

    Koka i uturinte kurse qepallat i rėndonin si dy grila tė hekurta dritaresh qė mundohesh t'i mbash pezull me forcėn e krahėve e s'i mban dot gjatė, sepse tė mpihen muskujt, tė dhembin edhe kockat… Njėrėn kėmbė dhe njė pjesė tė trupit, sado qė i fėrkonte lehtėsisht me dorė, nuk i ndiente mė… Dridhej si degėt dhe gjethet rrotull, si tė kish hyrė nė rezonancė me natyrėn. Dhėmbėt i kėrcisnin… Krahu i majtė i mizėronte keqas, madje njėra prej atyre mizave, si tė mos mjaftohej me pickimin e muskujve, i turrej hera-herės, edhe zemrės.
    - Bėrr, sa ftohtė! – belbėzoi.

    U kruspullos edhe mė. Ah, sikur tė ndodhej ndonjė strehėz diku aty rrotull! Sa tė ngrohej pakėz dhe tė shpinte shtatin e mardhur. Dhe do ta kalonte fluturimthi Qafėn e Botės… Mesa po shihte, jo fort mikpritėse ajo Qafė… Mos vallė i pėlqenin mė shumė kurbanet se sa ata qė shkelnin kalimthi sipėr saj?!… Ec e zbuloja tekat, po tė duash, Qafės sė Botės!… Se si i tingėllonte ky emėr nė kėto ēaste qė ia kishte vėnė veshin truallit tė saj pėr t'i dėgjuar pulsin… Diku duhet ta kishte edhe njė zemėr, kjo Qafė. A nuk ishte e vetmja nė tėrė globin tokėsor me atė toponim enigmatik?… Mund tė ketė plot qafa me emėrat e djallit, ariut, ujkut, luanit e mė the tė thash, por nuk ekziston njė e dytė, Qafėbotė!… Ndaj i lejohej gjithēka, qoftė edhe sikur tė qe sajesė prej grumbullimi skeletesh...

    Po ē'ėshtė ai zjarr atje nė atė lirishtė?… Bari qoftė, kurbat a arixhi, nė kėtė gjendje qė ėshtė katandisur njeriu, do tė ma bėjė njė vend pranė vetes, sikur edhe nė zemėr… Jam vetė trishtimi, zhgėnjimi i dėshpėruar… Tashmė jam qerozi e jo fodulli… Ma bėni njė vend, o njerėz tė mirė, pėrndryshe, sa po tė mė shihni, ju pikoj nė zemėr, ndryhem aty i padukshėm, ulem kėmbėkryq dhe s'do tė mė ndjeni… Vetėm se do t'ju angushtohet nga pak zemra, do t'ju tkurren disi paretet e saj sė brendshmi… Mbase do tė ndieni njė farė bezdie dhe aq… Pėrpara!… Mė prisni, o njerėz!... Mė mjafton njė fije bujarie, njė fije zemėr, as ujė, as bukė e kripė… Ou, pa shih, kush na qenka!… Bariu, miku im…

    - Tungjatjeta, o shenjt, siē e shikon ta gjeta kasollen: ma bėj hallall, bezdinė.
    - Bujrum, or djalė, pėr ty e paskam ndezur zjarrin. Nė njė yll e mora shkėndinė....
    - Shenjti im, ma shkrifėrove trupin, m'i lehtėsoi vuajtjet zjarri yt qiellor...
    - Nuk ma dėgjove kėshillėn, or djalė, se edhe zemrėn do ta kishe tė ngrohtė, plot me afshin pėrtėritės rinor... Do tė hapeshin kanatė mė kanatė portat e Qafėbotės dhe do tė ta ndrinte udhėn tėnde ylli, qė kurdoherė e ke ėndėrruar… Ndiqe atė yll, larg, sa mė larg kėsaj Qafe, se edhe unė jam duke e ndjekur yllin tim... Sa mė larg kėsaj Qafe, or djalė, kjo ėshtė kėshilla ime, - u ndie zėri i plakut, teksa po shndėrrohej nė njė shtėllungė tymi qė tretej nėpėr natė…

    - Do tė ndjek edhe unė rrugėn e tij! - ia befi zemra dhe, pa pyetur fare, fluturoi, si topth i zi, tutje nė horizont…
    - Oh, zemra, mė iku zemra! - bėrtiti djali dhe shpėrtheu nė lotė.
    I rrodhėn faqeve lotėt, rrėke-rrėke, aq sa i qullėn tėrė trupin…

    Donte t'i hapte sytė tė shihte rrobat e lagura nga lotėt, por qepallat ishin rrėzuar mbi njėra-tjetrėn, qerpikėt ishin ngatėrruar dhe duhej njė kohė e gjatė pėr t'i shpleksur... E ftohtė dhe e errėt kasollja, duan hapur grilat ose do ta pres mėngjezin, kėshtu nė terr, i thoshte njė mendje, kurse tjetra e kėshillonte tė mos tundej vendit… Mjafton tė frynte pak erė dhe do tė ndizej jo njė, por disa zjarre… Dhe vėrtet ashtu po ndodhte… Le tė ngrohej mė mirė se sa tė merrej me ato dreq grila... Po sikur t'i hap dritaret, tė mbushet dhoma me dritė?… Sa mė shumė zjarre dhe dritė!… U kap pas njėrės perde… Edhe pak, edhe pak, por kėsaj here rrėshqiti dhe u rrokullis, u rrokullis, u rrokullis...

    Po rrokullisej edhe hėna sikur donte tė mbėrrinte para tij nė Qafė… Rrokullisej dhe tringėllinte si monedhė ari… Njė monedhė e madhe e madhe, sa njė bukė prej misri tė verdhė, si ato qė gatuante nėna nė fėmijėrinė e tij… A sikur tė vinte njė ēast dhe tė zgjaste dorėn pėr ta rrėmbyer hėnėn!… Flori i kulluar… Do ta kėmbente nė njė bankė me tėrė ato pare dhe do tė ishte ndėr mė tė pasurit e kėtij dheu... Mė shpejt, mė shpejt, mė shpejt, rrokullisu, o trup! Tė mbėrrijmė para hėnės nė Qafė... Ku ta dish, mbase na e zė dora nė atė lartėsi... Baltė?… Po shkel nėpėr baltė?… Kaq shumė lotė tė kenė pasur sytė e mi, sa pėrbaltėn truallin pėrqark?!… Nuk shteruakan akoma kėta lotė?!... Nuk po i than dot as zjarri?… Pa shih, tėrė kėto zjarre!… Hapi sytė!...
    Qepallat liruan njėra-tjetrėn dhe djali, si tė sapozgjuarit nga njė gjumė ethesh, tymthi, kuptoi se po binte shi dhe trupi i tij si njė sfungjer e kishte thithur gjer nė palcė tė ftohtin, baltėn, lagėshtirėn... Ishte pėrpjekur dhe zhgėrryer i tėri, megjithatė nuk po e shkulte dot trupin nga kthetrat e paralizės. Si pakuptuar ishte sendėzuar ajo masė mishi, gjaku dhe dejesh… Ja, pra, mė nė fund tek po metamorfozohej nė njė shkėmb pėrbri shkurreve tė Qafė Botės… Njė krushk i ngrirė i legjendave qė s'do ta shihte mė kurrė yllin qė ėndėrronte, matanė kėsaj Qafe tė pėrbindshme. Njė shkėmb i pa jetė, i ftohtė… Ende jo i tėri… Ballin sikur e kishte pak tė nxehtė… Mbase nga zjarret e ndezur rrotull tij… Vallėzonin zjarret… Zjarre qė vallėzonin e s'tė ngrohnin aspak… Se nuk do tė ishte tjetėrsuar qenia e tij, po ta kishin atė afsh jetėdhėnės ata zjarre… Shiu ende nuk pushonte… Edhe hėna vallėzonte nėpėr re...

    Po ai?!… Ē'krushk i ngathėt! I ngrirė! I ngurtė!… Diē regėtinte ende pėrbrenda asaj mase tė ngurtėsuar... Zemra!… E paskėsh nė vend zemrėn! Dhe po i dhembte, po i qante, nė vend tė atyre syve gati pa jetė, ku luhateshin ca zjarre tė verdhė nė tė blertė… Sikur e lėvizi paksa dorėn, nguli gishtrinjtė nėpėr njė tufė bari, po dora kapi njė send tė fortė, tė ngurtė si trupi i tij… Njė copėz druri e lagėsht qė rrezėllinte dobėt nėn dritėn e hėnės… Nuk ishte dru... as gur, por... njė eshtėr… pjesėza e njė skeleti…

    I regėtiu prapė zemra kur arriti tė mendonte se mund t'i kishte ngulur thonjtė nė fyt ndonjė tė pavarri… Pėrfytyroi rėnkimin e fundit mėrguar kushedi se kur prej atij skeleti dhe seē ndjeu njė kėrcitje… Diku pėrbrenda tij… Dhe u rrėzua… Nė humbėtirėn e pafundėsisė...

    Hėna e ndali rrokullisjen. Shiu kaloi tutje i tėrhequr nga malet e Veriut sė bashku me valėn e reve. Natyra e larė, pas furisė sė atij rrebeshi, shkėlqente dobėt, duke pėrthyer rrezet hėnore dhe e bėnte mė tė tejdukshme natėn…

    Qafa e Botės, po ajo e mijėra e mijėra vjetėve tė shkuara, edhe nė kėtė natė me njė ndriēim tė zbehtė argjendi. Mospėrfillėse dhe enigmatike, paēka se njė jetė u shua nė prehėrin e saj. Njė jetė qė as do ta ndėrlikonte e as do ta zgjidhte memecėrinė e saj…

    Tė nesėrmen dikush do ta gjente kufomėn, nė mos korbat, qė ende dremitnin skutave, do t'ia shtronin njė copė herė gostisė dhe Qafa e Botės shurdhmemece do tė merrte nė inventarin e vet edhe njė tjetėr skelet…

    Shefki Hysa
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #4
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Perandoria E Idhujve

    PERANDORIA E IDHUJVE

    Vonė, shumė vonė, e kuptova se pėrballė kisha po Ata. Se mė duhej tė luftoja me Ata. Nuk e di po atė grimėherė qė mė vetėtiu nė kokė ky mendim dhe i pėrfytyrova po Ata nė piedestalet e dikurshme, me tė vetmin ndryshim se sfondi, tanimė, nga i kuq ishte shndėrruar - nė blu e mandej nė njė gri mugėtire, vetvetja m'u pėrqas nė trajtėn e Sizifit. Dhe sepse mė erdhi pėr tė vjellė. Jo, jo nga absurdi i kėsaj bote! Mė tepėr, ndoshta, nga humbja e ekuilibrit a pafuqia e ēastit. Nė piedestale po Ata! Mantelkuqtė! Tanimė, detyrimisht, me mantele gri, si hija e mallkimit qė i rėndonte kėtij vendi teksa zhytej nė muzgun perandorak qė buronte nga shtatoret e idhujve. Idhuj me krena. Idhuj pa krena. Idhuj qė i huanin kryet njėri-tjetrit. Idhuj qė i vidhnin kryet njėri-tjetrit. Idhuj qė i hanin kryet njėri-tjetrit. Idhuj qė ēarteshin si e si tė mbijetonte Perandoria e Piedestaleve. Dhe ajo vėrtet po mbijetonte, nė kėtė vend shpatullthyer nga pesha e piedestaleve...

    Uuuaaaėėėkkk, m'u mblodhėn rropullitė nė grykė. U pėrkula si prej peshės sė tyre, buzė ujėrave tė Lanės dhe ashtu gojėhapur, jo pa tmerr e dhembje, prisja tė shihja njė rrokullimė makabre: stomak e zorrė qė turreshin tatėpjetė si guri i Sizifit. Mirėpo asgjė pėr t'u shqetėsuar, veē ca shkulmesh vreri qė shpėrthyen pėrmes buzėve e hundės sime. M'u errėn sytė, m'u fik vėshtrimi, njė hop, si tė qe intonuar me mugun perandorak.

    Pastaj, ashtu si nėpėr gjysmėterr, pashė ujėrat e Lanės tė rendnin dallgė-dallgė turbullt e mė turbullt, tė fryra e tė ngjyrosura prej vrerit tim. Njė vėrshim ujėrash i beftė e marramendės, si tė qenė pėrmbledhur nėpėr shtratin e Lanės rrėketė e panumėrta tė njė rrebeshi tė egėr qė i qe turrur egėrsisht kryeqytetit, Tiranės, e mbarė Shqipėrisė - Perandorisė sė Idhujve. Ujėrat verdhashė, njė rrėmbim i frikshėm lėtyrash tė skėterrshme, fėrshėllenin tani, nė sytė e mi, e unė kurrsesi s'mund ta besoja qė vreri i brendisė sime tė ishte kaq i pėrbindshėm, tė kishte forcėn ēudibėrėse tė erėrave tė ēliruara prej kacekut tė Eolit apo kapriēiot e tėrbuara tė dhjetėra xhindeve tė lėshuara njėherėsh nga amforat e pėrrallave tė njėmijė e njė netėve arabe. Jo, kurrsesi jo! Po lajthisja prej habisė. Megjithatė duhet tė qe ashtu. Apo, mos vallė, tė tjerė tė zhgėnjyer, si dhe unė, ndėrsa zhgėrryheshin, pėrbri Lanės, shpėrthyen njėkohėsisht vrerin e neverisė ndaj amėshimit tė Perandorisė sė Idhujve?! Ndryshe nuk ka si shpjegohet fryrja e jashtėzakonshme e Lanės.

    Ujėrat e saj verdhanė, ashtu tė rrėmbyer, mbushėn shtratin e zunė tė derdhen brigjeve pėr tė mbytur, pas pak, bulevarde e trotuare e mė tutje u ndrynė kėrcėnues nėpėr tė gjitha sheshet dhe lulishtet e Tiranės, nė tė gjitha institucionet, aty ku ngriheshin piedestalet.

    Sakaq Tirana, duke filluar qė nga "Dajti" e nė ngrehinėn e Parlamentit, nė sheshin "Skėnderbej" e, mė tej, pėrqark "Lidhjes sė Shkrimtarėve" e "Lidhjes sė Gazetarėve" nė njėrėn anė, kurse nė tjetrėn duke pėrfshirė Presidencėn, Pallatin e Kongreseve, hotel Rognerin, selinė e Qeverisė dhe tė partive tė ndryshme politike; po pėrjetonte e shushatur grimasat e njė katastrofe biblike. Mos vallė kaq e pat Perandoria e Idhujve?! Mos ia kishte behur kėshtu fundi i saj, pėr t'u zhytur njėherė e mirė, kokangulthi, nė muzgjet e paanė ku qe rroposur edhe ish Perandoria Bizantine?!... Cili do tė qe Noeja i ri qė do tė bartte me barkėn e vet, nėpėr vorbullat e zemėruara, farėn e idhujve tė sė ardhmes sė kėsaj perandorie?!... Patjetėr ndonjė nga ata tė flirteve tė "Dajtit"... Sepse nėpėr kryet e tyre e kanė kurdoherė zanafillėn profecitė e sė ardhmes tė kėsaj perandorie tė krisur e restauruar me dhjetėra e dhjetėra herė... Patjetėr njė nga falltarėt politikė tė "Dajtit"... tė "Rognerit"...

    Vrulli i ujėrave mė kishte pėrplasur edhe mua si njė lėvere mbi njė bllok prej mermeri e betoni qė mundohej tė sfidonte dallgėt larashe. Ende i hutuar prej atij fluturimi, si me magji, dhe prej dhembjeve qė mė shkaktonin brinjėt e shkallmuara nėpėr kėmbėt e piedestaleve, prej brigjeve tė Lanės e gjer mbi kreshtėn e asaj tumule, ku mezi mbahesha, nuk isha nė gjendje tė orientohesha.

    Vetėm pak ēaste mė vonė, kur sytė mė shkanė padashur mbi monumentin e paepur tė kryetrimit Skėnderbe, majė kalit tė vet legjendar, kuptova me tmerr se kisha ngecur mbi piedestalin bosh tė ish Diktatorit. Rreth e rreth veē valė tė furishme ujėrash.

    Skėnderbeu madhėshtor, mbi kalln e vet, sikur nxitonte tė mė shpėtonte prej ngurtėsimit mbi piedestal. Ē’llahtarė! Unė njė shtatore e gurtė qė do tė mė zvarriste koha prej atij piedestali, siē zvarriti edhe tė zotin e tij?! Skėnderbeu atje tej matej me rrjedhat, kurse unė...

    O Zot, mė shpėto nga kjo e keqe! Mos mė shndėrro, moj kohė, nė shtatore… Nuk i pėrkas racės sė idhujve! Kėshtu klithja nė vetvete dhe ėndėrroja qė ato valė, qė rastėsisht mė lanė nė atė piedestal famėkeq, tė mė flaknin qoftė edhe nė ferr, veē larg, sa mė larg piedestaleve.

    Befas mė rrokėn duart e dikujt… Ishin dy, katėr... shumė duar qė ngriheshin prej botės sė nėnujshme qė mbulonte Tiranėn. Duart mundoheshin tė mė shkulnin me forcė prej piedestalit ndėrsa ca zėra nėnujorė ngrenin stėrkala lėtyrash e gurgullonin:

    - Jam Dullė Baxhaja, shumėduarshi, shumėzėrshi, shumėfytyrėshi, shumipadukshmi, shumikudondodhuri! Dėgjon?! Jam Dulla, shpirti i Dullės sė Madh, Dullės qė jeton e do tė jetojė nė shpirtrat e sa e sa Dullėve qė do tė dalin prej idhujve pėr tė zėnė piedestalin e Kryeidhulllt tė kėsaj perandorie! Dulla ėshtė gjallė. Do ta zėrė pėrsėri kėtė piedestal, nėpėr kėtė muzg gri, me mantelln gri... Larg, sa mė larg kėtij piedestali, ti, grimcė njerėzore… krijesė idhujsh... ti, hiē!…

    Ndjeva trupin tė mė pllaquriste rishtas nėpėr dallgėt e rrėmbyera. Mė kishin flakur larg piedestalit shėrbėtorėt e Kryeidhullit tė ri tė perandorisė. As tė ngushėllonte dhembjen s'arrinte dot njeriu i thjeshtė pranė atyre ishujve lavdie, pronė idhujsh. Piedestalet kėrkuakan vetėm pėrulje, vetėm adhurim, qofshin edhe bosh, mendoja tek kacafytesha me valėt.

    Shqipėria ėshtė perandoria mė fatkeqe nė botė. Ėshtė njė perandori e vogėl idhujsh tė mėdhenj qė pjellin tė tjerė idhuj... O Zot! Sa pakės vend zėnė njerėzit nė kėtė vend!... Sa e papėrfillshme ėshtė hapėsira e lirisė sė tyre nė krahasim me madhėshtinė e idhujve... Njerėz tė robėruar prej idhujve... Njerėz qė gėzojnė tė vetmin privilegj: adhurimin e verbėr tė idhujve...

    O Zot! Mjerė ne shqiptarėt dhe Shqipėria-Perandoria e Idhujve tė Pavdekshėm! Kėshtu klithja gjer nė kupė tė qiellit, po ēuditėrisht zėri im zhbėhej nė akustikėn e ngrehinave tė kulteve tė idhujve qė shkėlqenin gjithandej... Pėrkundėr zėrit tim tė vdekur kumbonte jehona e zėrave tė korit tė besimtarėve idhujtarė, qė shumėfishohej pambarimisht...

    Dalėngadalė po kuptoja se vlerat njerėzore nuk e kishin mė rėndėsinė e tyre nė kėtė perandori. Po veniteshin pėrballė shkėlqimit tė idhujve. Nėpėr ajėr mund tė nuhatje vdekjen... Tani e tutje Perandorinė e Idhujve mund ta quaje pagabuar edhe Perandori e Vdekjes...

    Shefki Hysa

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te bukura keto tregime apo reportazhe apo kujtime..

    po kur te kem kohe do i lexoj me ngadale..
    lexova vetem te paren..
    ishte interesante..
    pra e kan sjelle te ndjerin bilal ne shqiperi..
    u lumte sjellsave..

    pergezime e respekt..

    me qe ne tregimin e pare permenden poezi te bilalit.. nuk bej keq ti sjell ketu dy nga perlat e te ndjerit Bilal xhaferrit .. e ti uroj autorit te tregimeve e gjith camerve nje kthim te shpejte dinjitoz ne trojet stergjyshore..

    Bilal Xhaferri (Ninat, 2 novembre 1935 – Chicago, 14 ottobre 1986)



    Atdheu


    Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
    Nje prill i pikelluar ne shpirt.
    Atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
    E mban - dhe te mban ty ne shpirt.


    Atdheu eshte toka e premtuar.
    Ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
    Atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
    Vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.


    Atdheu eshte buka e uritur.
    Te iken nga duart e dot nuk te ngop
    Enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
    Me syte n'erresire vetveten kerkon.


    Atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
    Nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
    Ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
    Ne nje pike loti lirine e lind.


    Atdheu yt i vogli , i vogli
    ai hyjnori i pavdekshmi si loti


    --





    Baladė Ēame



    Ylberi, si njė pėrshėndetje e pėrlotur lamtumirė,
    u zhduk matanė largėsive,
    mbi kreshtat e flakėve,
    nėpėr shi...


    Matanė largėsive u zhduk e pėrflakur Ēamėria
    dhe tė gjitha rrugėt tona shpien nė veri.
    Ulėrin era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote,
    mbi tė shtrenjtat troje tona stėrgjyshore.


    Nė kullotat e braktisura kullosin rrufetė.
    Ullishtet e pavjelura gjėmojnė si dallgė nėpėr bregore.
    Dhe kudo toka ēame,
    mbuluar nga retė,
    rėnkon e mbytur nė gjak e lot,
    e mbetur shkretė,
    pa zot.


    Na e tregojnė drejtimin plumbat, qė vėrshėllejnė nė errėsirė.
    Na e ndriēojnė rrugėt flakėt, qė gjithė tokėn kanė pėrpirė
    Pas shpinave tona pėrplas tufani dyert e shkallmuara tė shtėpive
    dhe rrugėt zgjaten e zgjaten si veri.


    Ne, popull muhazhir, ecim nėpėr shi...
    Lamtumirė, Ēamėri!


    ..

  6. #6
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Kodi:
    pra e kan sjelle te ndjerin bilal ne shqiperi..
    u lumte sjellsave..
    Brari, e kane sjelle qe ne maj te 1995, dhe organizatori kryesor ishte Shefki Hysa.
    Ketu ke me shume informacion:
    http://www.shefkihysa.com/
    Rrofsh per poezite, "Atdheu" shume e bukur... nuk e kisha lexuar me pare.
    Kalofshi mire.

  7. #7
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    ELIMĖT
    Nga Shefki Hysa

    Fatos Mero Rrapaj, studiues i mirėnjohur i folklorit ēam, si u shemb diktatura dhe u hapėn kufijtė shtetėrorė, mendoi tė bėnte njė udhėtim nėpėr viset e Ēamėrisė. E kishte shumė pėr zemėr atė krahinė tė Shqipėrisė, tė aneksuar prej Greqisė, me ndihmėn e Fuqive tė Mėdha, nė bazė tė njė Traktati tė fshehtė tė Londės, mė 1913, viti mė i mbrapshtė pėr shqiptarėt… Pothuajse ēdo qelizė tė historisė sė Ēamėrisė e kishte shkuar nėpėr filtrat e mendjes sė tij, e kishte bredhur me imagjinatė ēdo pėllėmbė trualli tė saj, ndonėse nuk i ishte dhėnė kurrė mundėsia pėr ta parė me sy… Dhe jo se nuk kishte dashur… Vetėkuptohet, ia kishte ndaluar diktatura…

    U paraqit pėr t'u pajisur me vizė nė Ambasadėn Greke, nė Tiranė, mirėpo, sapo mėsuan se kush ishte, nė vend qė ta respektonin, i mbyllėn derėn nė fytyrė.
    Deshi tė kundėrshtonte, tė protestonte, tė rebelohej, por kuptoi se ishte e kotė tė harxhonte energji pėrballė mureve shurdhmemece qė rrethonin ndėrtesėn e ambasadės.

    - Derrat! - shau nėpėr dhėmbė.
    Nuk i besohej dot se njė hiē, njė nėpunės anonim grek, njė fytyrė e zeshkėt, e dhjamosur burokrati, nė njė trup tė paktė, qė i rėndonte dheut me njė skelet njė metėr e gjysmė, tė pluhurosur nėpėr vite prej pluhurit tė shkresurinave, ishte sjellė me tė si me njė kafshė... Mbeti ashtu i hutuar njė hop… Ende, midis xixave tė syve, i lėvrinte pėrpara njė pamje feēke cipėzezė e asaj sajese, merimangoderronjeri, qė thuri sakaq njė rrjetopengesė si pėr tė ndalur hovin e dėshirave tė tij…

    I ktheu shpinėn gjithė mllef asaj godine ku gatuhej ajo farė diplomacie, dhe, aty pėr aty, sepse iu pėrfytyrua si njė ngrehinė mitike, shpirti i sė cilės nėpėr shekuj ishte barbaria greke, me fytyra Gorgonash, Sirenash, Ēirēesh, Kalipsosh, Cerberėsh e lloj lloj pėrbindshash gjėmėzinj tė legjendave… Eh!… Ngrehinė qė bartte ende pėrsipėr mallkimin e sa e sa breza viktimash… Eh!… Grekėt!… Barbarė dhe tė pabesė si Odiseu, stėrgjyshi i tyre!… Ndiente njėherėsh neveri, keqardhje dhe mėshirė, ndėrsa shkonte ndėr mend sesa tė ulėt e shfaqnin veten ata, herė-herė, nė krahasim me heronjtė dhe tė diturit e antikitetit… Sa gjė poshtėruese pėr atė histori tė lavdishme me tė cilėn mburreshin!… Jo, grekėt nuk mund tė ishin kurrsesi trashėgimtarė tė thesareve tė asaj bote tė lashtė!… Vėrtet pėr t'u mėshiruar prej Zotit!…

    Eh!… Mesa dukej edhe atė e quanin armikun e tyre, ngaqė jetėn e vet ia kishte kushtuar mbledhjes dhe studimit shkencor tė vlerave tė rralla tė folklorit tė Ēamėrisė. Pra, e barazonin me ēamėt!… Nuk i dhanė vizė hyrjeje pėr nė Greqi, siē nuk u jepnin edhe ēamėve... E kishin trajtuar edhe atė me pėrbuzje dhe pėrēmim, njėlloj si ēamėt…

    I dhembi dyfish zemra kur ndjeu se ē'do tė thoshte tė gjendeshe ballas armiqėsisė sė vjetėr greke, siē u gjendėn rishtas ēamėt, tė cilėt shpresonin se kishte ardhur ēasti tė ktheheshin nė vendlindje, nė shtėpitė e tyre… Shpresonin tė ndreqej ajo padrejtėsi e madhe, qė u ishte bėrė dikur prej shovinistėve grekė… Ata e dinė ē'kanė hequr… Rrėqethet edhe foshnja nė bark tė nėnės, po tė dėgjojė ato mizori qė kanė vuajtur… Ēamėt, ish-shtetas grekė, me kombėsi shqiptare, banorė etnikė tė Ēamėrisė, u dėbuan me dhunė prej shtėpive tė tyre, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore… U dogjėn fshatra e qytete tė tėra, u dogjėn e u rrafshuan shtėpitė, u dogjėn ullinjtė, u dogjėn dhe varret… E tėrė Ēamėria u shndėrrua nė njė krematorium, ku digjeshin njerėzit e saj tė gjallė, siē digjeshin hebrejtė prej nazistėve nėpėr kampet e pėrqendrimit… Dhe, mos e harroni, kėtė gjėmė e hodhėn mbi kryet e ēamėve grekėt, bashkėshtetasit, me bekimin e… shtetit grek…

    Ata, qė mundėn tė shpėtonin, u strehuan si refugjatė nė Shqipėri e gjetkė… Vazhdimisht nė pritje… nė pritje pėr tė parė Kepin e Shpresės sė Mirė qė nuk e panė kurrė… Kanė kaluar mė shumė se pesėdhjetė vjet dhe, ēuditėrisht, nuk janė lodhur sė prituri… Si Odiseu i grekėve, dallgė mė dallgė, nė kėrkim tė Itakės sė vet… Ēamėt nė kėrkim tė Ēamėrisė…

    Pra ata, hasmit, nuk i dhanė vizė pėr nė Ēamėri. Bukur. Punė e madhe fort! Edhe ai nuk do tė hiqte dorė nga synimi pėr tė parė atė vendėndėrr. Aty pėr aty vendosi tė vepronte njėlloj si ēamėt: do ta kalonte ilegalisht kufirin tokėsor. Kėshtu bėnin tėrė pleqtė ēamė, tė cilėt donin t'i shihnin edhe njė herė para se tė vdisnin shtėpitė e tyre nė Ēamėri, qė i kishin braktisur prej dhunės shumė e shumė vite mė parė. Shkonin nė Jug, nė Konispol, qytet i vogėl nė cep tė vendit fare, qendėr e asaj pjese tė Ēamėrisė tė mbetur kėtej kufirit dhe, duke shfrytėzuar natėn, kapėrcenin matanė nė territoret e Ēamėrisė qė kontrolloheshin prej shtetit grek. Kėtė e bėnin edhe djemtė e nipat e tyre qė kishin mall tė shihnin pronat e tė parėve. Kėmbė tė forta duheshin…

    Fatosi uli kokėn dhe vėshtroi kėpucėt. Mendoi, jo pa shaka, se i duhej tė mbathte ndonjė palė opinga nga ato me llastik gome makinash, si dikur nė djalėri, kur ishte maleve partizan dhe luftonte kundėr nazistėve pushtues. Gjunjėt i kishte ende si atlet dhe patjetėr do ta mbanin peshėn e trupit tė tij tė mpakur nga pleqėria. Megjithėse i kishte mbushur qėkur tė gjashtėdhjetat, dukej ende kockė e fortė, si gjithmonė bredharak nė kėrkim tė lėndės sė parė pėr studim shkencor. Nė jetė kishte vuajtur shumė, herė me punė e herė i papunė, herė i ngrėnė e herė i pangrėnė, vazhdimisht nė kėrkim tė thesareve tė reja folklorike, kudo ku ishin ngulimet ēame, madje e kishin burgosur ca vite pėr idetė antikomuniste, duke shpėrfillur edhe tė qenurit e tij veteran lufte.

    2.
    U tha, u bė! Kėshtu e kishte Fatosi dhe s'tundej lehtė nga vendimet qė merrte. Tė nesėrmen nė mbrėmje, me autobuzin e vjetėr e tė vetėm tė linjės, mbėrriti te rrapi i madh i pazarit nė qendėr tė Konispolit. Ishte njė qytezė e vogėl bregdetare, me shtėpi tė rralla njė e dykatėshe prej guri tė bardhė. I ngjante mė shumė njė fshati tė madh, qė shtrihej midis njė pyllnaje ullinjsh nė prehėr tė njė mali tė butė. Ishte vjeshtė e vonė, bėnte pak fresk dhe rrapi shumėshekullor rrėzonte gjethe, si pėr tė treguar muskujt e parrėgjuar ende me lakuriqėsinė e degėve. Dielli, si njė sy i madh i pėrgjakur, i lodhur nga prapėsitė e kėsaj bote, po kridhej tej nė ujėrat e detit tė Ēamėrisė… Dielli, i pėrgjakur ndoshta vite e vite mė parė nga plumbat e gjeneralit grek, Zervės, qė nuk kursenin as tė palindurit ēamė, ishte po ai qė dikur kishte parė atė gjenocid tė kryer nga mendje mė djallėzore se e djajve tė ferrit…

    U pėrshėndet me miqtė e tė njohurit, moshatarė e tė rinj (e kush nuk e njihte Fatos folkloristin!), qė kuvendonin e rrufisnin kafenė e darkės, nė verandat e klubeve pėrqark sheshit me qendėr rrapin. Klube tė varfėr, si vetė pronarėt e tyre, ku tregtohej vetėm kafe e raki. Suvatė e mureve vende-vende tė rrėzuara, aqsa tė krijonin idenė se Konispoli sapo kishte shpėtuar nga lufta. E ftuan tė zinte vend nė krye tė tryezės, ku ishin ulur burrat mė tė vjetėr, nė restorantin qė shihte nga deti. Fatosi u ul, por sikur s'e mbante vendi. I dukej sikur ishte shndėrruar nė njė tollumbace, qė bymehej e bymehej prej nostalgjisė e mallit dhe prirej gjithnjė e mė shumė tutje drejt horizontit, ku po fikej dielli pėr t'ia lėnė vendin territ. Shkėmbeu fjalėt qė thuhen zakonisht nė njė takim me miq tė rrallė e tė largėt dhe, i paduruar, hyri drejt e nė temėn e bisedės qė i interesonte. Konispolitėt qeshėn.

    - Tė them tė vėrtetėn tė kam zili pėr kurajėn qė ke! Jam gati tė tė pėrcjell vetė gjer matanė malit tė Nartės, pėrmbi Lopėsin e vjetėr ose gjer nė Grykėn e Bogazit tė Koskės. Jam bariu mė i vjetėr i krahinės dhe e njoh symbyllur ēdo shteg ku kalohet mė lehtė kufiri… Po ta dua tė mirėn… Nuk je dhe aq i ri pėr kėtė aventurė, or mik! Janė tė paktėn gjashtė orė udhė e paudhė, gėrxh mė gėrxh e pėrrua mė pėrrua, gjer nė Filat… Nuk je mė ai partizani qė mbaj mend unė, qė nuk e zinte gjumi as natėn, duke shkuar fshehtas edhe nė fshatrat e pushtuara pėr tė mbledhė fjalė tė urta… Pastaj mos harro se ushtarėt grekė janė bėrė mė tė poshtėr se nazistėt e njėhershėm… Tė djegin tė gjallė me napalm, po tė zunė… Nuk kursejnė as djemtė refugjatė qė mėrgojnė pėr tė siguruar njė kafshatė bukė mė shumė dhe jo mė ēamėt… Pa le po tė zunė ty!… Eh, nane! - vėrejti bariu i moēėm, me kasketė tė zezė dhe me ēibuk midis dhėmbėve tė krimbur e tė nikotinuar, i humbur i tėri nė shajakun e zi.

    - Do tė mė pjekin edhe mua, po mė zunė! - qeshi Fatosi
    - Do tė tė pjekin dhe do tė tė hanė me gjithė atė grusht kockash e leckash qė ke, qė tė mos mbetet asnjė nishan nga ti, mor mik, prandaj thirri kokės sa s'ėshtė vonė! Nuk luhet me jetėn! - e kėshilloi vrazhdė plaku.
    - Burri njė llaf ka. Unė e kam mbledhur mendjen top tė shoh Ēamėrinė. Ju do tė mė pėrcillni gjer nė kufi apo t'ia mbath vetė?! - tha prerė Fatosi.
    - Tė dola borxhit, mė duket! Meqė kėmbėngul do tė tė pėrcjell vetė, pas darkės se mua, qė thua zotrote, nuk mė merr mortja. I ka humbur defteri, ku ishte regjistruar emri im. Ja, gėzuar! - u zbut plaku, duke trokitur gotėn e vet me njė gotė raki qė i kishin vėnė pėrpara mikut.

    - Gėzuar dhe u bėfsh njėqind vjeē! - ia ktheu Fatosi.
    - Mė marsh pleshtat se jam njėqind e njė vjeē! Para njė muaji kisha ditėlindjen. Njėqind u bėfsh ti! - brofi hakmarrės i moēmi, aq sa u shkulėn sė qeshuri tėrė njerėzit pėrqark.
    - Epo edhe njėqind tė tjera! - uroi Fatosi.

    - Kėshtu po, ka lezet! Zoti na i jep, nuk ia marrim njėri-tjetrit qė tė futemi nė sherr, a derėbardhė! E po, gėzuar! Dhe si tė hamė njė kafshatė, o burra pėr udhė! Tė tė zėrė sabahu nė Filat, ndryshe tė mbėrthejnė asqerėt e mortjes!… Kamarier, bukė shpejt!… - thirri plaku tėrė gjallėri, por e ndaluan mė tė rinjtė, duke thėnė se darkėn do ta hiqnin ata, edhe mikun do ta shoqėronin po ata, gjer aty ku tė mos binte nė duart e rojave greke.
    Plaku kundėrshtoi i acaruar, gati i fyer, duke kėmbėngulur se Fatosi ishte miku i tij mė i vyer dhe e kishte pėr detyrė t'i shėrbente ai vetė dhe askush tjetėr. Shkėmbyen njė copėherė llafe me zė tė lartė, siē e kanė zakon burrat, kur lėndohen nė sedėr. Tekefundit e bindėn bariun e harruar nga vdekja, qė ende shkrofėtinte si dashi i kopesė…

    3.
    - Ja xhadeja e asfaltuar... Do tė lėsh pas grykėn e Koskės dhe, pa iu larguar shumė xhadesė, pėranash saj, kodėr mė kodėr, udhė e pa udhė, ndaj tė gdhirė do tė mbėrrish nė Filat. Veē mos harro, asnjėherė nė xhade dhe shtrihu barkas nėpėr gėmusha, sa herė tė shohėsh dritė makine!… Ku i dihet, mund tė jenė edhe makinat e policisė dhe tė ushtrisė, nė patrullim, - e kėshilluan shoqėruesit dhe humbėn nė errėsirė...

    Tanimė ishte vetėm, nė atė truall sa tė ėndėrruar aq dhe tė rrezikshėm pėr tė. Pėr herė tė parė ndjeu diēka si frikė. Ishte njė lloj frike e pashpjegueshme, qė tė kaplonte vetvetiu dhe si pakuptuar bėhet pjesė e qenies. Ishte qesharake tė thoshte se trembej prej hijeve tė natės. Ai ishte burrė i vjetėr dhe, pothuajse gjatė gjithė jetės, i ishte dashur tė lėvizte i vetmuar nėpėr pyje ku mund tė ndeshej me ujq, arinj e lloj lloj egėrsirash nėpėr vende nga mė tė shkretat e mė tė humburat, larg zonave tė banuara, por natėn e kishte ndriēuar me guximin e shpirtit tė tij. Terri pėr tė ishte bėrė njėlloj si drita. Pėrkundrazi, nė kėtė natė, megjithėse pėr dy-tri orė do tė agonte, sepse ndihej tmerrėsisht i frikėsuar. I ishte ngjethur mishi dhe njė lloj ftohjeje, mė shumė nervore, sesa prej vesės sė paraagut, po i depėrtonte gjer thellė nė palcėn e kockave. Dhėmbėt i kėrkėllinin dhe mezi mbushej me frymė. Herė-herė sa nuk kėputej e tė plasej nė tokė, aq shumė i rėndonte trupi…

    Jo, jo prej lodhjes! Vėrtet ishte djersitur, qull i tėri, si njė thes eshtrash i lagur nė lumė, po gjunjėt e mbanin ende peshėn e trupit tė tij. Ishte diēka tjetėr qė e shtypte, e ngjeshte dhe mundohej si e si ta rrėzonte me forcė nė tokė, si pėr ta petėzuar. Njė lloj fuqie e padukshme, dashakeqe… Fuqi fantazmė!… Ndoshta fantazmė… Po, po fantazmė… Thuhet se prania e tyre, ashtu e padukshme, e ngjeth dhe e lemeris gjer nė palcė tė gjorin njeri…

    Lėvizi pėrpara si pėrgjumėsh… Mbase ishte gryka e malit qė i mblidhte fantazmat. Sipas rrėfimeve popullore ai e dinte se xhindet, lugatėt, kokudhėt, veēanėrisht xhindet zgjidhnin si vendbanime tė tyre grykat dhe honet e thellė, me guva, shpella e thelluka tėrė lagėshtirė, larg zonave tė banuara nga njerėzit…

    Ecte e ecte midis shkurreve, qė i vinin gjer nė brez, duke kontrolluar me sy pėr tė mos e humbur xhadenė qė dredhonte mes kodrave… Trupi sikur i ishte ngrohur paksa, mirėpo ende nuk po i ndaheshin fantazmat… Ēuditėrisht ende e ndiente atė shoqėrim tė padukshėm dhe ankthndjellės, megjithėse grykėn tashmė e kishte lėnė shumė mbrapa…

    Jo, nuk ishin xhindet, qė e persekutonin… Duhet tė ishin ato fantazmat e tjera qė s'i mban brenda as dheu i varrit… Duhet tė ishin kokudhėt dhe lugatėt qė s'po i ndaheshin… Po, po ata… Thonė se njerėzit qė bėjnė krime, kriminelėt, vrasėsit, tėrė shpirtzinjtė, pas vdekjes ngrihen prej varreve nė trajtė fantazmash, pėr tė vazhduar tė terrorizojnė me ligėsinė e tyre njerėzit e mirė… Nėpėr net vėrtiten pranė dhe larg varrezave si e si tė tmerrojnė hallexhinjtė qė i zė errėsira rrugėve…

    Shkurret kishin mbetur mbrapa pėr t'ia lėnė vendin ullishtes… Prania e kėtij druri tė bekuar sikur i dha zemėr. U ndal njė hop, rregulloi ritmin e frymėmarrjes. Mė tutje shquhej njė pellg dritash… Ndoshta Filati… Donte edhe ca pėr tė aguar…
    - O Zot! Mbromė prej kokudhėve dhe lugetėve! - murmuriti Fatosi, teksa u kujtua se megjithė ato krime qė bėnė zervistėt grekė nė kėtė tė shkretė Ēamėri, patjetėr qė tė shumta duhej tė ishin dhe fantazmat.

    Thuhej se mosha e ushtarėve tė gjeneralit tė zi, Napolon Zervės, qė dogjėn, vranė e prenė Ēamėrinė, ishte nga njėzet deri nė dyzetė vjeē. Gjenocidi ndaj ēamėve ndodhi rreth pesėdhjetė vjet mė parė… Pra, pjesa mė e madhe e atyre vrasėsve tė ēamėve tė pafajshėm tanimė kishin vdekur dhe, duke mos gjetur prehje nė varre, ndoshta ngriheshin si kokudhė e lugetė e vazhdojnė tė bėjnė terror…

    - Sonte s'po mė shqiten mua, sikur duan tė mė marrin shpirtin… Sikur… fantazma qė mbrojnė thesaret e vjedhura… Zervistėt kokudhė e lugatė ruajnė Ēamėrinė qė ua kanė grabitur tė tjerėve, e ruajnė me shpresė se do ta trashėgojnė pasardhėsit e tyre, spiunėt e asfalisė greke… Po Ēamėria u pėrket ēamėve… Ēamėria u pėrket… Ēamėria…, - nėpėrdhėmbte si nė njė refren, qė i ripėrtėrinte fuqitė, teksa ēapitej drejt dritės…

    Befas iu vėrvit njė peshė e madhe pėrsipėr dhe ai u plas nė tokė, gati pa ndjenja, si tė ishte kėputur njė degė e madhe ulliri dhe ta kishte zėnė poshtė saj… Me sa duket i ishte turrur ndonjėra prej fantazmave ose njė tufė e tyre pėr ta asgjėsuar… Fytyrėn ia kishin ngjeshur nė barin e lagėsht dhe mezi merrte frymė nėn hungėrimėn e panjohur… Sa keq!… Edhe pak kilometra e mbėrrinte nė njė zonė tė banuar, qė i kishte prirė rrugėn si njė yllėsi e vogėl… Ndoshta ishte Filati… Ndoshta nuk do ta shihte kurrė… Deshi tė rebelohej, tė ēlirohej nga kthetrat e hijeve sė natės, mirėpo, njė fuqi e madhe ia kishte mbėrthyer krahėt dhe trupin… lėvizi paksa vetėm njėrėn kėmbė teksa ndiente se goja po i mbushej me bar dhe grimca dheu… Dheu i Ēamėrisė sė shumėndėrruar… Njė tufė rrezesh verbuese shpėrthyen prej njė syri tė stėrmadh, qė po i afrohej fytyrės sė tij… Si nėpėr gjumė ndjeu se po vdiste i pėrvėluar, i vėrvitur nė njė terr tė lėngshėm qė po i mbushte sytė…

    4.
    Dritė!… Drita u shpėrnda gjithandej dhe errėsira sakaq u flak tutje, u zhbė… Drita llapėtitėse pėrmbyti hapėsirėn e dhomės murebardhė dhe tėrė natyrėn jashtė saj… Ai tanimė ndjeu se ishte pjesė e asaj drite… Vėshtroi pėrqark, duke u munduar tė kthjellonte kujtesėn dhe kuptoi se ndodhej nė njė dhomė tė madhe me dritare tė mėdha, qė lejonin dritėn e ditės plot diell tė derdhej lirshėm nė ēdo skutė tė saj… Ishte njė dhomė e panjohur, si sallon pritjeje, rreth e rreth me kolltukė, njė tryezė e madhe nė mes, njė bibliotekė sa faqja e murit me raftet plot me libra, nė tė majtė dhe dritare me perde tė lehta tyli pėrballė… Frynte njė fllad i lehtė dhe pėrkundte ėmbėlisht perdet me ritmin e njė ninulle… Ai gjendej shtrirė nė njė divan rrėzė murit pėrballė derės, i mbuluar me njė batanije pushgjatė, me ngjyrat e ndezura tė njė xhungle ku kėrlesheshin dy luanė.

    - Kėta qenkan rojat e mia?! - pėshpėriti si tė donte tė provonte nėse i funksiononte ende tė folurit, duke i vėshtruar me vėrejtje dy mbretėrit e pyllit, qė me sa duket kacafyteshin pėr territore.
    Ku ndodhej dhe rob i kujt ishte?!… Fjala "rob", e zgjuar nė mėnyrė instinktive e vuri nė mendime… Vėrtet ishte rob?… Lėvizi trupin, kėmbėt, nxori krahėt qė poshtė batanijes… ishte i lirė, pa pranga… Pa pranga?!… E pėrse pa pranga?!… Seē iu zgjua njė lloj ndjesie qė e kishte pėrjetuar dikur diku… sikur e kishin prangosur dhe pastaj… errėsirė… errėsirė… errėsirė… dhe… drita… Fjala "errėsirė" sikur i zgjoi njė dhembje mbrapa koke… Jo, jo, nuk ishte ndjesi, po i dhimbte vėrtet pjesa e trurit tė vogėl, madje preku me gishta njė xhungė sa njė gjysmė kokrre arre…

    Pėrse ndodhej dhe si kishte pėrfunduar nė kėtė dhomė si njė copėz e vogėl Parajse?!… Vuri veshin nė pėrgjim… Nga jashtė dritareve vinte valė-valė njė melodi karakteristike klarinete, qė bartėte pikėllim… pikėllim dhe pastaj zėri i pikėlluar i kėngėtarit: "Moj Salo… moj Salushe"… mė tej nuk kuptoheshin fjalėt, ishin tė njė gjuhe tė huaj… shqipja e pėrzier me njė gjuhė tė huaj, me… me greqishten…

    Papritmas sikur i vetėtiu kujtesa dhe blici i shkrepėtimės i vuri nė lėvizje vetėtimthi mendimet rreth sė kaluarės… Iu kujtua sakaq aventura: Ambasada Greke… Konispoli dhe… udhėtimi i frikshėm nėpėr mal, gėrxhet, pyjet, pėrrenjtė, humnerat dhe… dhe gryka e xhindeve, kokudhėt, lugatėt dhe… fantazmat qė e terrorizonin dhe… i prangosur… rob i tyre… errėsirė… pastaj… dritė… Jo, ai nuk ishte nė Ferr, ndodhej nė Parajsė!…

    Kėtu u pėrplas rishtas dallga e mendimeve tė tij dhe u thėrrmua nė stėrkala drite… Ndodhej nė Parajsė… Ferri kishte mbetur mbrapa, sesi… ndoshta ishte punė fati… Punėt e Zotit… e kishte mbrojtur Krijuesi!…
    Mbylli sytė dhe buzėqeshi si tė donte tė thėthinte edhe brenda vetes atė paqe qė e rrethonte nė kėto ēaste… Qėndroi njė hop ashtu, pastaj, i ngacmuar rishtas nga melodia pikėlluese, hapi sytė pėr tė kėqyrur hollėsitė pėrqark… Nuk ishte e mundur!… Mbi njė komodinė aty pranė libri i tij "Kėngė popullore nga Ēamėria", botim i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė… E pamundur!… Libri me kapakė ngjyrė rozė… Zgjati dorėn pėr ta prekur se nuk i besohej… E preku… e mori nė duart qė i dridheshin dhe vuri re se nuk ishte ėndėrr… Kishte nė dorė botimin e parė tė kėngėve ēame, njė libėr i trashė si enciklopedi, gati njėmijė faqe… Hapi kapakun… Njė kartolinė e vjetėr rrėshqiti e i ra nė prehėr… O Zot!… Ishte fotoja e tij, jo kartolinė… Njė foto ku kishte dalė nja dhjetė vjet mė parė… Ia kishin kėrkuar ata tė Akademisė sė Shkencave pėr ta vendosur nė libėr dhe mė nė fund i kishin thėnė se fotografia humbi… Nuk kishte problem, libri kishte hyrė nė shtyp pa foto…

    Dhe ja tek e kishte nė dorė fotografinė… Kishte dalė mė kėmbė, me ngjyra, nė sfond Skėnderbeu mbi kalė… Ishte dhjetė vjet mė i ri, mė energjik, ashtu shtatshkurtėr, por i pakėrrusur (jo si tani), me pamje prej atleti nė moshė tė thyer… Fytyra i shkėlqente, balli i madh, qė i dukej edhe mė i madh e fisnik, ngaqė ishin tėrhequr mbrapa flokėt, duke zbuluar pjesėrisht njė tullė simpatike, qė dukej sikur i jepte atė hije prej studiuesi… Sytė i vetėtinin si dy copėza qielli, me atė vetėtimėn nė tė kthjellėt, siē thoshte populli, nė raste ēudish!… Eh, sa kishte ndryshuar!… Sa ishte rrėgjuar pamja e tij nė krahasim me fotografinė!… Megjithatė mbahej ende… E mbante gjallė dėshira t'i shihte tė botuara tė gjitha materialet e mbledhura… Ishte duke pėrpunuar tregimet me rrėnjė pellazgo-ilire, legjenda, kėngė tė epikės historike dhe tė lirikės popullore ēame, qė do t'i pėrmblidhte nė librin "Rėnkimet e Ēamėrisė", pastaj fjalėt e urta, prozėn popullore ēame, kėngėt e ndaluara nga diktatura e sa e sa materiale tė tjera, mijėra e mijėra faqe librash qė do ta ringjallnin Ēamėrinė, pėrkundėr atyre qė u munduan ta varrosnin qenėsinė e saj.

    I ra nė sy njė shkrim i imtė dore me bojė tė zezė mbrapa fotos. E vėrejti me kujdes dhe i ēuditur dalloi se shėnimi ishte greqisht…
    Befas u hap dera dhe Fatosi nuk pati kohė tė mendonte mė gjatė. Shtangu me foton nė dorė dhe me vėshtrim te njeriu qė hyri, njė plak thatim, i hollė e i gjatė, i veshur kokė e kėmbė nė tė bardha, madje edhe flokėt e rrallė i kishte tė bardhė borė, si njė tufėz reje pambukore, nga ato qė shihen rrallė nė qiellin e vjeshtės. Fytyra e tij e ngrirė, e zeshkėt, si tė ishte tharė gjatė nė tym, tė ngjante me njė skulpturė tė saponxjerrė nga rrėnojat e antikitetit, kurse vetė personi si njė personazh i sapodalė nga eposi homerian ose nga mitet dhe legjendat popullore ēame.

    I sapoardhuri buzėqeshi paksa, si njerėzit enigmatikė, tė cilėt zotėrojnė tė fshehta e sekrete nga mė tė mėdhatė e mė rrėqethėset dhe foli me njė shqipe dialektore, qė Fatosit i kujtoi ēamėrishten e vjetėr.
    Tha, pak a shumė apo aq mundi tė kuptonte Fatosi i hutuar, tė mos ēuditej se fotografia ishte nxjerrė nga arkivat e Asfalisė Greke, pra tė Shėrbimit Sekret tė Sigurimit Kombėtar tė Greqisė dhe se ai ishte njė nga specialistėt mė tė vjetėr dhe mė tė zotė tė saj pėr ēėshtjen ēame, vetėkuptohet pėr ta zhbėrė njėherė e pėrgjithmonė atė ēėshtje nga mendjet e njerėzve dhe nga fjalori, si njė dosje tė mbyllur qė nuk ka qenė kurrė… Njerėzve tė Asfalisė u lejohej ēdo lloj luksi, trilli ose teke nė kėtė botė… U lejohej tė tė ēonin nė Ferr ose nė Parajsė… Dhe Fatos Mero Rrapajt, nė kėtė rast, megjithėse i takonte Ferri, i dhanė Parajsėn… E meritonte Ferrin, sepse ngulmonte tė ngjallte tė vdekurin nga varri, tė ngjallte Ēamėrinė e vdekur, duke i dhėnė vetes atribute tė Krijuesit… E meritonte edhe pėr sa e sa probleme qė u kishte nxjerrė njerėzve tė Asfalisė, agjentėve sekretė nė Shqipėri… Siē duket gjer mė sot e kishte mbrojtur Zoti, qė u kishte shpėtuar ndėshkimit tė tyre, por mė tutje nuk i dihet… Jeta ėshtė e gjatė…

    Fatosi dėgjonte i ngrirė, gjithė lemeri, si tė ishte duke dėgjuar nekrologjinė e vet… Ashtu nėpėr tym po kuptonte se vėrtet kishte rėnė nė dorė tė fantazmave dhe duhej tė ishte ndonjė mrekulli e Zotit qė ato ishin shndėrruar nė engjėj…
    - Fatos Mero Rrapaj, shkencėtari i Ēamėrisė?! - shqiptoi tjetri, me njė ton tė prerė si ata hetuesit e stėrvitur kur marrin nė pyetje tė pandehurit.

    - Si urdhėron, Fatos Mero Rrapaj, dora vetė, studiues amator, jo shkencėtar profesionist. Por me sa shoh ju mė njihni mė mirė se ē'njoh unė veten, - shqiptoi ai sa modest aq dhe ironik.
    Tjetri qeshi me djallėzi, afroi njė kolltuk dhe u ul pėrballė Fatosit, duke thėnė se nuk besonte tė kishte ndonjė dallim tė madh midis punės sė tij prej amatori dhe njė studiuesi profesionist, qė ka mbėshtetje zyrtare dhe kushte mė komode. Sidoqoftė, amator apo profesionist, ishte Fatosi, i cili u kishte hapur probleme dhe duhej tė paguante…

    Heshti njė hop, nė fytyrėn e tij rrudha-rrudha, me atė hundė tė madhe, si sqep shqiponje, pėrmbi buzėt e holla (e poshtmja pak e prerė dhe me njė kallo kanceroze, si ta kishte kafshuar hunda) nuk shquhej dashakeqėsi, veē pak cinizėm e shumė mendjemrehtėsi, ndoshta karakteristikė e profesionit…
    Fatosi ngriti supet si tė shprehej se nuk ishte shumė i interesuar pėr sofizmat e tjetrit… Ishte ai qė ishte, njeri i pasionuar, si ēdokush nė punėn e vet.

    - Ke rėnė nė dorė tė mirė, mos u axhaleps! - tha ai miqėsisht.
    - Tė falemnderit!… E shoh, - u pėrgjigj Fatosi si mbi gjemba.
    - Kostandin Nikėjani ma thonė, jam kaur, po jam safi shqipėtar, me gluhė e me gjak, si qė kanė klėnė gjisma e Ēamėrisė e mė shumė tė themi. Jam kėtej kaha Arpica, po rri nė Filat. Jemi soj tjetėr ne, soj trimash, na e do puna tė hiqemi si grekė, se nuk na lidh gjė me ta… Ata janė burracakė e tė pabesė, qė i trėm edhe hija e vetes… Ohu!… Si nata me ditė… Jemi tjetėr soj na… Soj elimėsh… Ke dėgjuar pėr elimėt, zotrote Fatos?… Do keshė dėgjuar se je i ditur, zotrote… Elimėt kanė klėnė njėrėz tė bėdhinj kaha kurmi, shumė tė gjatė e me shpatulla tė gjėra… Edhe na kaha sporua e elimėve jemi… Pėr elimėt na kanė treguar gjushėrit… Nė zeman tė parė ata kanė jetuar e pėnuar nė Ēamėri e Labėri… kanė klėnė njėrėz jigandė. Ata nuk njihnin asnjė fe. Ata dinin vetėm tė pėnonin, tė hanin e tė mos bėnin keq. Bėnin kalara me gurė qiklopikė, merreshin me skalitjen e gurit, bėnin karsella kaha gur pėr varre, kazane kaha gur, qupa, sufranje, tasa e lugė kaha gur. Ata sillnin ujė atje ku s'kish. Thanin kėneta dhe bėnin fusha tė pėnonin njėrėzit…

    Fatosi u habit mė shumė nga ajo kthesė e ngjarjes se sa nga dijet e mėdha tė plakut. E quanin Kostandin?!… Si Kostandini i Baladės sė Ringjalljes, qė u ngrit nga varri pėr tė mbajtur fjalėn e dhėnė?!… Dhe ishte ēam i krishterė, siē thoshte?!… Patjetėr ishte njeri i mirė… Ndihej mirėsia e tij… Sikur e rrėmbeu qė nė fillim shpirti i atij njeriu… Tashmė po e rrėmbente dhe e folura e tij… Ishte ēamėrishtja origjinale e konservuar nė kėtė pellg, e folur fshehtas prej tė krishterėve, si gjuhė e ndaluar prej shtetit grek!… Gjuha kishte mundur tė mbijetonte dhe ja tek e dėgjonte tė gjallė nė gojėn e njė ēami etnik tė gjallė… Dhe rrėfente aq bukur pėr paraardhėsit… elimėt…

    Teksa fliste Kostandini, mendimet e Fatosit, si bletėt, gjurmonin nektarin nėpėr lėndinat, lirishtat e livadhet e kujtesės sė vet… Ai ndėr vite kishte takuar shumė ēamė tė moēėm qė pėrmendnin elimėt dhe, pas njė arsyetimi tė gjatė, kishte arritur nė pėrfundimin se rrėfimet e tyre janė dėshmi e qenėsisė sė njė fisi tė lashtė ilir me banim diku pranė Trojės, rreth shekullit tė dymbėdhjetė para erės sė re, qė u dynd sė pari drejt brigjeve tė Vardarit, pastaj nė truallin e dikurshėm tė Labėrisė e Ēamėrisė sė sotme e mė nė fund nė Siēili. Arkeologėt e historianėt e huaj e shqiptarė gjer mė sot njohin si tė vetmin ngulim tė elimėve Butrintin, ndėrsa rrėfenjat popullore territoret e tyre i shtrijnė qė nga fshatrat e Margėllėēit nė Ēamėri e gjer nė lumin e Vlorės. Dhe vėrtet ata kanė lėnė gjurmė tė shumta nė jetėn materiale dhe shpirtėrore tė kėtyre krahinave, gjurmė tė cilat duhen qėmtuar me vullnetin dhe durimin e bletės, siē kishte bėrė njė jetė ai vetė… Po tė hetosh me kujdes vėren se me emrin e elimėve lidhen mjaft toponime kalash, varresh, gurėsh, arash, pusesh etj., si dhe legjenda nė tė cilat ata janė personazhe viganėsh… Qenėsinė e tyre e pėrmend edhe Virgjili nė librin e pestė tė Eneidės, kur tregon pėr njė garė vrapimi midis dy heronjsh antikė, Elimit dhe Panopesė…

    I lindi dėshira pėr t'ia treguar edhe Kostandinit ato qė kujtoi, mirėpo sepse u step… Ndoshta nuk deshi qė tė krijonte figurėn e njė mburraveci nė sytė e tė zotit tė shtėpisė… U mjaftua me lėvizjet pohuese tė kokės shoqėruar hera-herės me nga njė "po, po" entuziaste, qė e nxiste dėshirėn e Kostandinin pėr tė rrėfyer gjithēka dinte pėr elimėt…
    - E kap kollaj fillin e tė llafosurės time, zotrote Fatos? Se kam shumė tregime, po tė pėlqen… Tė mbaj me llafe edhe njėmijė e njė net, po deshe, si ajo arapja e pėrrallave tė Arabisė… Mė kėpton?!… Thomė, po u bezdise! - u ndie befas Kostandini disi i shqetėsuar, ndoshta prej fytyrės sė menduar tė mikut.

    - Ē'ėshtė ai llaf, bre Kostandin?! Nuk pėrtoj sikur tė tė dėgjoj edhe njėmijė e njė net, po tė na jepej mundėsia… Nuk do tė lodhem edhe sikur tė mė urdhėrosh ta bredh, pa pushuar, me kėmbė dhe pa vėnė kafshatė bukė nė gojė, ēdo pėllėmbė tė Ēamėrisė, ku shfaqen qartė gjurmėt e elimėve… Fol bre, vėlla, kam mall tė tė dėgjoj kur flet kaq ėmbėl gluhėn e tė parėve tėnė, tė mėsoj gjithė ē'nxė mendja jote e ndritur, se pėr nga mosha je babai dhe mėsuesi im, mė duket… I ke kaluar tė tetėdhjetat, zotrote a e kam kabim?! - ia ktheu ngutas Fatosi, si pėr tė mbushur atė boshllėk tė vogėl qė ishte krijuar njė hop midis meditimit tė tij dhe rrėfimit tė tjetrit…

    Kostandinit i qeshi fytyra aq sa dukej sikur morėn jetė tėrė rrudhat e saj, madje edhe e prera me atė kallon kanceroze nė buzėn e poshtme. Ajo e qeshur sikur ia ngrohu shpirtin Fatosit dhe ia largoi si me magji atė mjegull bryme qė ia zaptoi njė ēast brendinė… Nuk donte kurrsesi tė tregohej asnjė grimė i pavėmendshėm ndaj tė zotit tė shtėpisė, aq mė tepėr qė ishte treguar mikpritės si rrallėkush, si ata kryeparėt e qėmoēėm, pavarėsisht nga rrethanat misterioze tė kėsaj mikpritjeje. E kishte vėrtet interesante temėn e bisedės…

    - Kam nėntėdhjetė e kusur vjeē nė kėtė palo bina tė tharė, qė sheh, zotrote, Fatos. Kam rrukullisur nė gurmaz milėra e milėra qupa me klumsht, val ulliri e verė, pa jam kokallgur, siē mė gjete, bre vėlla…, - tha Kostandini, duke i rėnė gjoksit me grusht aqsa jehoi njė dung-dung, me njė tingėllimė paksa metalike, si krismat e njė dėrrase tė vjetėr prej druri lisi, tėrė blozė, e tymosur gjatė nėpėr kohėra qė s'mbahen mend, teksa rrėzohet befas nga njė ēati e njė gėrmadhe shumėshekullore… Nėntėdhjetė e kusur vjeē?!… Dhe kaq i ditur e i pasionuar?!… Personazh tipik i folklorit ēam, mendonte Fatosi, teksa zbulonte hop pas hopi cilėsitė e rralla nė mėnyrėn e tė folurit dhe tė tė sjellurit tė Kostandinit.

    Ndėrkohė ai e ftoi tė bėnte dush, tė vishte ndėrresa tė reja, tė hante mėngjes dhe tė pėrgatitej pėr rrugė. Do tė bėnin sė bashku njė shėtitje nėpėr Ēamėri pėr tė parė, midis tė tjerash, gjurmėt e vendeve ku kishin banuar elimėt, qė nuk mund t'i dallonte syri i njė turisti a vizitori tė zakonshėm…

    5.
    Makina rrėshqiste pa u ndier midis blloqeve me ullinj, portokalle, mandarina e limonė, qė shtriheshin si njė det i gjelbėr nėpėr fushėn e gjerė pėrqark qytetit kryesor, Gumenicės, tė Ēamėrisė sė re apo Thesprotisė (kėtė emėr mbante edhe nė lashtėsi kjo trevė), siē e quanin qėllimisht krahinėn grekėt e sotėm pėr tė zhdukur emrin "Ēamėri". Mė tej, nė tė djathtė, shtrihej deti blu i ndryrė nė Kanalin e Korfuzit. Nė krahun e majtė ngriheshin njė varg malesh, qė e ndanin Gumenicėn nga Janina e Ali Pashait, e mbronin edhe nga erėrat e ftohta tė Veriut, duke e shndėrruar nė njė zonė me njė mikroklimė tepėr tė pėlqyeshme pėr ullinjtė dhe agrumet. Vende-vende tė zinte syri edhe blloqe me vreshta dhe me pemėt karakteristike tė zonave bregdetare mesdhetare tė mirėmbajtura me dashuri… Njė sy i mprehtė studiuesi, si i Fatosit, qė vėrente vėmendshėm gjithēka, e kuptonte menjėherė se ajo zonė ushqehej nė sajė tė bujqėsisė, mė saktė pemėtarisė, ndoshta edhe turizmit, kurse pėr industri asqė mund tė flitej… Pra, mjediset ishin tė virgjėra dhe ashtu tė pėrmbytura nė atė diell llapėtitės, megjithėse fundi i vjeshtės, nuk tė shkonte kurrė ndėr mend se mund tė gjeje qoftė edhe njė pėllėmbė tė natyrės tė ndotur. Dhe ky ishte njė privilegj pėr banorėt…

    Fatosi nuk ngopej sė shijuari bukuritė e rralla tė asaj natyre ku harmonizoheshin, aq mrekullisht, nė njė hapėsirė disa dhjetėra kilometrash, mali, kodra, fusha, deti… E ē'donte mė shumė njeriu pėr tė jetuar "parajsėn" tokėsore?!… Duhej tė ishe i ēmendur tė hapje luftėra nė atė krahinė…
    Eh… Grekėt!… Po tė gėrmoje tokėn, ku shtriheshin rrėnjėt e atij gjelbėrimi aq mahnitės, patjetėr do tė hasje nė eshtra e skelete tė vrarėsh tė pavarr… Tė pavarrėt ēamė… Dhe kjo ishte vepėr e grekėve, e atyre qė s'i pranonte as dheu dhe dilnin nga varret netėve si kokudhė e lugetė… Po!… Kėta ishin grekėt… Dhe pretendonin pėr tė sjellė paqe e drejtėsi nė Evropėn e Bashkuar… Jo, Zoti nuk duhej tė heshtte mė!…

    Kostandini nė timonin e makinės fliste e fliste pėr elimėt, pėr kalatė e tyre majėmaleve nė Kuē, nė Mazrek, nė Paramithi, pėr puset nė malin e Kladhit, pėr shpellėn nė Arpicė, pėr tre gurėt nė Paramithi, pėr gurin nė Luarat, tė cilin gratė elime e pėrdornin edhe si magje pėr tė larė rrobat… Po Fatosi hahej mė shumė me mendimet e veta se sa dėgjonte… A e di, Fatos, thoshte ai, se te Qafa e Murit, afėr Margėllėēit, elimėt kanė punuar pėr tė ndėrtuar njė mur tė lartė tė lartė qė do tė lidhte malin e Kranesė me Ēukėn e Priftit dhe shpresonin qė, kur tė hipnin nė atė lartėsi, do tė arrinin qiellin dhe do ta shihnin tėrė botėn prej andej?… Mirėpo muri qė ndėrtonin ditėn, u rrėzohej natėn dhe ata nuk e rreshtnin kurrė punėn… A nuk ishte pėr t'u pasur zili vullneti i tyre?… Sikur ta kishin njerėzit sot, atė fuqi, atė vullnet…, - psherėtinte Kostandini, i cili dukej se e adhuronte marrėzisht, ishte pothuajse i verbuar prej madhėshtisė sė botės elime dhe dėshira pėr t'u folur tė tjerėve pėr elimėt i ishte shndėrruar nė mani… Nė fund tė ēdo rrėfimi nuk harronte tė nxirrte pėrfundimin se shqiptarėt janė pasardhės tė elimėve, prandaj, ndryshe nga kombėsitė e tjera, janė aq tė aftė pėr tė mbijetuar edhe nė rrethana nga mė tė jashtėzakonshmet.

    6.
    Mbrėmja i zuri nė Arpicė, njė fshat i madh mes ullishtes, i vendosur nė prehėr tė malit, si nė njė ballkon natyror tejet madhėshtor, qė zgjatej pothuajse pėrmbi det. U strehuan nė njė vilė dykatėshe me tunele pjergullash rreth e rreth dhe me oborrin plot me trėndafila, qė shihte nga deti. Kostandini thoshte se ishte me origjinė andej dhe vinte shpesh pėr tė parė gjėra qė nuk mund t'i shihnin dot tė tjerėt… Fjala vjen, nė malin e Dhimokastrės, pėrmbi Arpicė, elimėt kishin ndėrtuar kalanė mė tė bukur dhe diku aty rrotull, thuhej se gjendej edhe i fundit i elimėve… Nė atė zonė mund tė shihje ullinj tė moēėm, tė mbjellė prej dorės sė elimėve…

    Fatosi i kishte dėgjuar edhe nga gojėt e tė tjerėve, nė variante tė ndryshme, rrėfimet pėr elimėt, por, kur i rrėfente Kostandini, i pėrjetoje aq shumė saqė tė dukej se, po tė ngjiteshe nėpėr shpatet e majat e maleve, do tė hasje patjetėr nė ata gjigantė, tė cilėt bartnin nė shpinė gurė qė peshonin me tonelata dhe ndėrtonin e ndėrtonin pa pushuar kala… Tanimė edhe ai sikur ishte infektuar prej manisė sė Kostandinit dhe me tėrė ato peripeci qė kishte pėsuar nė jetė dhe u kishte shpėtuar, i pėrfytyrohej vetja si elim…

    Fatosi nėpėr gjumė ndjeu se dikush e tundi dhe i thirri tė zgjohej. Hapi sytė dhe pėrmes dritares vuri re se jashtė ishte errėsirė. Ora e murit tregonte mesnatė. Kostandini ndėrkaq ishte veshur dhe po bėhej gati pėr tė dalė. Deshi s'deshi u vesh shpejt e shpejt edhe ai dhe pėrgjumėsh ndoqi tė zotin e shtėpisė. Ku do tė shkonin?!… Lart nė mal nė kėrkim tė elimit, ku tjetėr?!…

    Ecėn e ecėn gjatė nė tė pėrpjetė, nė errėsirė, udhė e paudhė, midis shkurreve dhe drurėve tė mėdhenj qė duhej tė ishin lisa. Ishte natė pa hėnė dhe ndriēonte herė-herė paksa vetėm drita e projektorėve tė anijeve qė pėrpunoheshin nė port ose qė peshkonin nė det. Mė nė fund dolėn te arat dhe livadhet qė ngriheshin pranė e pranė si ballkone mali pėrfund majėmalit ku duhej tė ndodhej kalaja e vjetėr e Elimokastrės, siē e quanin dikur ēamėt ose e Dhimokastrės, siē e quanin banorėt e ardhur tė zonės. Buzė arave dremisnin parmendat dhe pendėt e qeve, kurse anės livadheve shquheshin turbull aty-kėtu ca vatha tė vegjėl.

    Fatosi dihaste prej lodhjes, por nuk e lėshonte veten nė sytė e Kostandinit, qė ēante pėrpara, po nuk dukej i lodhur… Do tė hasnin ndonjė elim kėtyre anėve apo do t'u shkonte mundimi dėm?!… Ēamėrinė arriti ta shihte, sikur tė takonte edhe ndonjė prej atyre stėrgjyshėve viganė do tė shpėrblehej me njė mrekulli tjetėr… Dashtė Zoti dhe i ndihmoftė, thoshte me vete paksa skeptik, teksa ngjiteshin nga ara nė arė e nga livadhi nė livadh, ku hasnin dhen e dhi, lopė e viēa, qetė e punės, kuaj, gomarė, mushka qė kullosnin ose lodronin nė atė liri tė pėrkohshme qė u kishte dhėnė dora e njeriut, dhe herė-herė u prisnin udhėn lepuj e dhelpra, derra tė egėr e drerė qė vraponin me kėrcime si tė vallėzonin njė lloj valleje tė magjishme…

    Befas Fatosi u pengua dhe u rrėzua mbi diēka tė ftohtė e tė trashė aq sa vėshtirė ta mbėrthenin krahėt e tij. Dukej si njė tub ēeliku nga ato qė pėrdoren pėr sifone nė vende tė thyera ose pėr ujėsjellės. Po ku e ēonte ujin ky ujėsjellės a sifon me kėtė tub kaq tė trashė, njėlloj sikur do tė ushqente turbinat e ndonjė hidrocentrali?!… Tubi zinte fill diku lart nė pyllin e majėmalit, kalonte pėrmes livadhit dhe varej poshtė, arė mė arė, drejt njė pėrroi e njė humnere. Fatosi hapi kėmbėt pėr tė kapėrcyer, por mbeti kaluar tubacionit si mbi kurrizin e njė kali. U mbush me frymė njė hop, kur ndjeu se zuri tė rrėshqiste tatėpjetė nėpėr kurrizin e lėmuar tė asaj binaje metalike. E humbi njė ēast dhe ngriu ashtu i pėrkulur si kalorės mbi atė tubacion ēuditėrisht tė rrėshqitshėm, si lėkura e njė delfini a balene, qė po e ēonte drejt humnerės.

    - Mooos! - dėgjoi zėrin e alarmuar tė Kostandinit, i cili e mbėrtheu pėr krahu dhe e plasi nė tokė. - Nuk sheh qė shket si ngjalė?!… Gjarpėr, jo tubė hekuri, mo njėri!…
    - Gjarpėr?!… Gjarpėr kaq i trashė e kaq i gjatė?! - briti Fatosi i llahtarisur dhe iu ngjeth tėrė trupi si t'ia kishin gudulisur me hithra.
    Kostandini i shpjegoi se ishte gjarpėr qė nga koha e elimėve, po Fatosi nuk u besonte dot syve. Kishte dėgjuar tė thuhej se njė lloj gjarpri, kur nuk e sheh syri i njeriut, rritet e rritet e bėhet azdėrha, shumė, shumė mė i madh nga pitonėt e Afrikės, por, ta shihte kėtė ēudi me sy, nuk e priste kurrė… Mbeti gjatė ashtu i vuvosur duke parė atė mrekulli tė gjallė qė rrėshqiste qetė qetė pėrballė, nga shpella e elimėve pėr nė pėrrua.

    - Fuuuvvv! - fluturoi para hundės sė tij njė zog nate i stėrmadh dhe u pėrplas disa metra mė tej nė trungun e trashė tė lisit buzė arės.
    Fatosi, sa zemėrdridhur aq dhe kureshtar, u afrua ngadalė nė majė tė gishtave tė shihte atė qenie. Ashtu si nėpėr gjysmėterr dalloi siluetėn e njė gjėje tė ngecur nė trungun e lisit. E hetoi me kujdes dhe nuk u besonte dot mė as syve e as mendjes. Nga forma dhe pėrmasat gjėri tė linte tė kuptoje se ishte njė shigjetė, sa njė parmendė, e ngulur aq thellė nė dru sa qė ishte e pamundur ta shkulnin edhe disa burra bashkė.

    - Shigjetė elimi! - u shtang Kostandini njė copėherė. - Duhet tė jetė diku afėr elimi dhe vėzhdron kaha na…
    - Tė ruhemi atėherė, se mos na pėrlan!… Duhet tė jetė ndonjė lloj divi a qikllopi, ndonjė gjigant i tmerrshėm, - pėshpėriti Fatosi i druajtur.
    - Jigand ėshtė, tė thaēė, bre Fatos, po nuku mė kėptove tamam! - brofi Kostandini zėdridhur e gjithė gjeste qė tregonin padurim, gėzim, emocion dhe frikė njėherėsh.

    - Pshshsht!… Mos na dėgjon dhe e pėsuam! - murmuriti Fatosi dhe si e kapi pėr krahu e tėrhoqi pėr t'u fshehur pas lisit. Kostandini nė fillim kundėrshtoi duke thėnė se elimėt janė qenie paqėsore, nuk bėjnė kurrė keq, mirėpo u bind shpejt nga vendosmėria e mikut.
    - Tė mos ngutemi njėherė, tė presim nė pėrgjim, tė shohim ē'ėshtė?!… Nuk ka kurrė dėm njeriu prej kujdesit, - murmuriti rishtas Fatosi me veshėt bigė e sytė dritė tutje, djathtas e majtas, gjer nė krye tė arės, aty ku fillonte pylli.

    Zotėronte ende errėsira dhe donte kohė pėr tė aguar, megjithatė pamja sikur ishte paksa mė e tejdukshme. Shquheshin turbull siluetat e drurėve dhe gjallesat nė lėvizje. Ndiheshin qartė zėrat e natės: kėngėt e zogjve, klithmat e shpezėve dhe tė egėrsirave, mumurimat e gjedhėve, hingėllimat e kuajve, angarimat e gomarėve. Edhe nata, gjithė mister, e jetonte jetėn nė ėndjen e vet… Frynte njė puhizė e lehtė e lehtė…

    Njė zhurmė trokėllitėse e turfulluese fėrshėlleu pėrballė. Njė hije doli prej pyllit, u rrotullua, si shtjellė, mes arės dhe u kthye pėrsėri nė pyll… Ndoshta ishin njė ēift drerėsh, qė lodronin a ndiqeshin prej bishave, kėtė tė linte tė kuptoje tė paktėn ajo pamje e kufizuar.
    Zėrat e natės heshtėn njė hop, pastaj diēka brambulliu tej midis drurėve, qė u tundėn e u shkundėn. Krisėn degė e trungje si prej njė krisme rrufeje a tufani tė beftė; baptiu dhe u lėkund trualli si prej tėrmetit dhe njė siluetė e lartė si e njė makinerie gjigante qė rrihte dheun me ēekiē pneumatik u shfaq nė krye tė arės…

    Fatosi dhe Kostandini ngrinė tė shtrėnguar pas shoku-shokut prej asaj pamjeje tė paimagjinueshme. Bubullima pushoi njė ēast dhe silueta u pėrkul tokas, si qeni kur nuhat gjurmėt e gjahut.
    - Elimi! - pėshpėriti Kostandini.
    Nė gjysmėzėrin e tij ndihej mrekullim dhe llahtarė. Fatosi, nė tė njejtėn gjendje, i vuvosi gojėn me cepin e xhaketės. Qėndruan pak ashtu, kur befas Kostandini u shkėput dhe vrapoi pėrpara si i tėrhequr prej njė fuqie magnetike.

    - Mooos! - briti Fatosi, me sa duket i nxitur nga instinkti i vetėmbrojtjes dhe u turr pas shokut pėr ta ndalur.
    - Kush je ti?!… Ndjeva zė njėriu! - bubulloi si altoparlant njė zė i trashė i ngjirrur.
    Fatosi, qė e kishte arritur shokun, ia vulosi pėrsėri gojėn me xhaketė. Nuk u ndjenė mė, nė pritje, shtrirė nja pesėdhjetė hapa larg asaj hijeje madhėshtore qė turfullonte me hundėt nėpėr hasėllin e arės.

    - Fol, bre!… Mė janė tharė veshėt pėr zė njėriu! - gjėmoi rishtas megafoni.
    Kostandini brofi i paduruar dhe, pa mundur ta ndalonte Fatosi, thirri:
    - Ej, njėri je ti?!
    - Pa njėri jam, nuku mė sheh, elim jam, po jam qorr…
    - … …
    - Po ti ēė je? - buluroi zėri i trashė e i fortė.
    - Njėri jam e u!
    - Po je njėri, afrou afrou njė ēikė tė tė ndiej mė mirė se e ke zėrin tė dobėt e tė hollė, tė pjekim duart njėherė.
    - Obobo! Po tani?! - i shteri guximi Kostandinit.
    - Mos lėviz ti, po i afrohem unė, - ia behu Fatosi i trimėruar dhe bėri pėrpara.
    - Jo, jo vetėm! - mori zemėr Kostandini dhe e ndoqi pas e larg.

    Dukej se para tyre ishte shtrirė njė qenie tejet madhėshtore dhe ashtu nėpėr terr, si elefant a deve, shfrynte e kulloste gjithė babėzi hasėllin e arės.
    - Bobo, ē'karabina! - u ēudit Fatosi i trembur, kur dalloi se, sa ishte ai vetė mė kėmbė, ishte mė i trashė elimi i shtrirė. Kostandini i pėshpėriti nė vesh se mos nxitohej e i jepte dorėn dhe sakaq vrapoi e rrėmbeu njė paramendė qė ishte nja njėzet hapa mė tė djathtė. Fatosi e kuptoi zgjuarėsinė e shokut, u ndal, ngriti paramendėn me tė dyja duart dhe ia zgjati elimit, qė pėrtypte bar i uritur.

    Gap e mbėrtheu plorin dora e gjigantit dhe, si e shtrėngoi sa e bėri pllakė, tha:
    - Tė fortė ini edhe ju, si hekuri, po nė zė nuku nglisni me ne, e keni shumė tė hollė…
    - Tė fortė jemi, posi! - ia ktheu Fatosi me tė qeshur, kur pa se vigani ishte i parrezikshėm po t'i rrije larg.
    - O njėri, e di ti ē'e kam hallė u?! Nuk mba mėnd sa kam qė rroj duke ngrėnė bar, se njėrėzit e mi kanė ikur tė gjithė kur u prish kalaja e Elimokastrės ka hasmi, po, po ke njė ēikė bukė me vetėhe, ama.

    Fatosi e Kostandini vėshtruan njėri-tjetrin dhe ngritėn supet. Kishin vetėm njė bukė nė njė trastė, po ku fryhej elimi me aq? Ai kushedi sa furrė bukė donte qė tė mbushte barkun. Kostandini u kujtua se nja dy ara mė poshtė ishte stani i tij dhe barinjtė e gatuanin vetė bukėn. I tha Fatosit nė vesh qė ta mbante me llafe sa tė shkonte tė merrte bukėt dhe tė kthehej. Dhe ashtu vepruan.

    - Na ka mbetur ca pak, po duron dot, do tė ta sjellim. Ndėrkohė le tė bisedojmė. Si e ke emrin? - tha Fatosi.
    - Pėr hair kloftė! Po pres. Durova kohėra qė s'mbahen mėnd, akoma duroj. Ėmrin e kam Belibardh, elimeja ime ka vdekurė, quhej Borėbardhė, vajza quhej Detbardhė; po ē'tė tė llafos mė parė, o njėri! Eh! - psherėtiu Belibardhi i pikėlluar.

    Shfryu njė ēast si njė rrymė e fuqishme ere, aq sa gati e rrėzoi Fatosin, pastaj nisi tė rrėfente pėr jetėn e vet. Tha se ai dhe gruaja kishin vuajtur shumė. Kur po ndėrtonin kalanė, gurėt i sillnin nga malet, qė nga mali i Nikolicanjit. Ngarkoheshin burra e gra. Mbanin nga dy tre gurė secili nė krahė ose nė kurriz (guri mė i vogėl peshonte sa dhjetė buaj bashkė). Bartte gurė edhe Borėbardha, gruaja e tij. Ai ndėrkohė ishte bari, ruante delet. Vajza, Detbardha, ishte e sėmurė.

    Njė ditė Borėbardha sillte dy gurė tė skalitur pėr jastėk pėr pajė pėr tė bijėn, mirėpo dikush e ndali nė rrugė dhe i tha se lodhej mė kot. Detbardha e saj kishte vdekur. Gruaja u pikėllua shumė nga ai lajm i papritur. Lėshoi gurėt nė vend rrėzė malit dhe filloi tė gjuante tokėn me shkelma. Pak mė tutje buronte uji qė ushqente kėnetėn. Borėbardha i futi njė shkelm dheut dhe burimi sakaq u bllokua. Vazhdoi mė tej duke gjuajtur me shkelma pėranash kėnetės derisa mbylli gjithė kanalet kulluese tė ujėrave, qė tė pėrmbytej e tėrė fusha. Dhe vėrtet u pėrmbyt ēdo pėllėmbė e saj me gjithė tė mbjellat. Mė tutje i hyri me shkelma njė kodre dhe e vėrviti atė mbi shtėpitė e njė fshati, derisa u shembėn, njėlloj si tė kishte rėnė tėrmet. Kur i dolėn pėrpara ullinjtė, e tėrbuar siē ishte, Borėbardha u sul dhe zuri t'i shkulė njė e nga njė, si tė ishin preshė. Ec e shkul, ec e shkul, i la shkretė tėrė fshatrat, njėri pas tjetrit. Mbasi kishte arritur nė Currilė, dikush u kujtua ta qetėsonte, duke i thėnė se vajzėn e kishte ende gjallė. Atėherė Borėbardhės i qeshi fytyra dhe hoqi dorė nga ullinjtė. Ja, ē'nėnė ishte Borėbardha.

    Belibardhi i kulloste dhitė nėpėr pyllin aty rrotull Kalasė sė Elimokastrės dhe nė mbrėmje i strehonte nė shpellėn e elimėve, nja dyqind kėmbė mė poshtė. Atė ditė, qė Borėbardha shfrynte dufin mbi ullinjtė, kusarėt i zunė pritė Belibardhit pėr t'i vjedhur dhitė. Ishte mbrėmje dhe ai po e mbyllte kopenė nė shpellė. Papritur e goditėn me shigjeta nė sy aq sa u verbua. Atė ēast, ashtu tė verbėr e tė pėrgjakur Belibardhin e mbėrtheu njė zemėrim i tėrbuar, saqė hyri nė shpellė, zuri t'i rrėmbente njė e nga njė e dy e nga dy dhe i thėrmoi me duar tėrė dhitė, vetėm e vetėm tė mos i merrnin kusarėt. Ndėrkohė mbėrriti Borėbardha. Sapo e pa tė verbur burrin, u bė rishtas si e marrė, u turr mbi kusarėt dhe i ndoqi gjatė gjithė natės, derisa i vrau njė pėr njė. Si e mori hakun e Belibardhit u mblodh e qetė nė shtėpi. Mirėpo aty gjeti tė vdekur vajzėn, Detbardhėn. E raskapitur siē ishte dhe e dėshpėruar, zuri tė shkulte flokėt, tė griste fytyrėn dhe trupin me thonj dhe mė nė fund u ngjit nė majė tė kalasė dhe u hodh nė greminė. Trupi i saj u copėtua nėpėr tehet e shkėmbinjve…

    - Si ēė e sheh vate e elimeja ime, Borėbardha… Vate e bila, Detbardha… Nuku janė mė… Nuku janė mė as vėllezėrit elimė, vanė edhe ata… Kur dojėn tė ndreqnin kalanė e prishur kaha hasmi, se kishėm hasėm tė madh e na, andaj bėnim kala, tė mbronim vėndė, se kaha mbiu njė re meshkash tė mėdha qė u hinin nė hundė e veshė e vdisėn. Ata qė mbetėn lanė vėndė e ikėn mėrguar… E u mbeta i vetėm, i qorrosur nė gravė tė elimet, si qė mė gjete, - psherėtiu bubullimthi Belibardhi, tėrė nostalgji pėr tė kaluarėn, pas njė cope heshtjeje tė rėndė.

    Fatosit, tė prekur shumė, iu mblodh njė komb nė grykė, prej atij rrėfimi pikėllues dhe nuk foli dot, megjithėse diē donte tė thoshte.

    Ndėrkaq erdhi Kostandini me njė thes plot me bukė, qė e uli pėrdhe duke dihatur.
    - Tė sollėm ca bukė, po i do?! - iu drejtua Fatosi Belibardhit, duke vendosur shtatė a tetė copė grumbull tre-katėr metra larg gjigantit.
    - Aman, era bukė tė bjerė! - bubulloi elimi dhe, siē ishte shtrirė, u zgjat e me nuhatje gjeti grumbullin e bukėve qė i pėrlau si njė kafshatė.
    - Bobo, ē'llupės! - u ēuditėn njėzėri Fatosi e Kostandini.
    - Ha! Mė ra pak erė si bukė, ca drudhe ishin, - tha Belibardhi paksa i zhgėnjyer, duke lėpirė buzėt me tėrė atė gjuhė.
    - Do tė dukemi prapė, do tė tė sjellim sa tė duash! - ia ktheu Fatosi elimit, me njė ton qetėsues.

    Ndėrkohė mendoi se ishte ēasti pėr t'u ndarė. Duhej tė shihnin kalanė, rrėnojat e sė cilės ngriheshin disa dhjetėra metra mė lart si kurorė nė majė tė malit, puset ku pinin ujė elimėt, shpellat e tyre dhe sa e sa gjurmė tė tjera pėr tė cilat dėshmonin rrėfenjat popullore ēame, dėshmonte edhe pasioni i Kostandinit, mikut tė tij, ēam i krishterė.

    - Pėr hair kloftė!… U pres!… Dihmė gjuaj ka ju…, - psherėtiu rishtas zėtrashi Belibardh.
    - Pėr hair! - u pėrgjigjėn zėhollėt teksa morėn udhėn pėrpjetė drejt mureve tė kalasė sė Elimokastrės.
    Ngjitja bėhej gjithnjė e mė e vėshtirė nėpėr errėsirėn qė priste tė pėrēahej, tė zbardhej e tė zhbėhej prej flakėrimave tė agut qė ende nuk po dukej… Errėsirė… Dihatje… Dihatje dhe rishtas errėsirė nė pritje tė djegies prej dritės sė agut…

    Fatosi hapi befas qepallat e syve dhe brendia iu mbush sakaq me dritėn e ditės sė re… Po mrekullitė e natės sė shkuar… elimi… kalaja?!…
    U mendua njė ēast dhe aty pėr aty kuptoi se kishte parė njė ėndėrr tė bukur… Ajo botė e rrallė ishte frut i saj… Ėndėrroi gjithēka qė pėrfytyroi imagjinata e tij e ngacmuar nga rrėfimet e Kostandinit… Dhe ndihej plot e pėrplot me dritėn e ditės sė re… Njė ditė mė shumė nė Ēamėri…

    Ndėrkaq Kostandini ishte zgjuar. Dukej i menduar… Diē bluante nė kokė… Ndoshta rikujtonte edhe ai ėndrrat e natės sė shkuar… Tė kishin parė tė njėjtat ėndrra?!… Kush e di?!…
    - Eh! - murmuriti Kostandini psherėtimthi. - Njėriu!… Njė qenie sa e menēur dhe e ndėrlikuar… E ndėrlikuar jeta e tij… E ndėrlikon vetė ai… Lėmsh tė pazgjidhur e bėn jetėn e vet njėriu ndonjėherė… Dėshiron diēka tė mundur e s'mundet… Ia bėn tė pamundur njė tjetėr njėri… Njėriu pengon njėriun… Njėriu ha njėriun, bre Fatos vėllai… siē hėngri njėriu njėrinė dikur kėtu nė Ēamėri… mė kėpton dot a jo?!… Kjo ėshtė jeta…

    Fatosi tundi kokėn nė shenjė pohimi si tė bashkohej me atė brengė tė fshehtė tė tė zotit tė shtėpisė, megjithėse diēka nuk i pėlqeu nė mėnyrėn se si filozofonte pėr jetėn… Diēka nuk shkonte… Diē e mundonte tė gjorin Kostandin… Ndihej njė lloj druajtjeje, njė lloj pendese, lodhje a tėrheqje gjer nė stėrmundim nė atė filozofim… Ē'e shqetėsonte vallė njeriun e mbrojtur tė Asfalisė, qė atė ēast ndihej aq i pambrojtur?!…

    - Mendoj se ka ardhur ēasti tė ndahemi, bre vėlla!… Tė lutem mė kėpto!… Je i padėshiruar pėr shtetin tėnė… Dhe zotrote e di se nuku bėnet shaka me ujėt e detit dhe punėt e mbretit…, - vazhdoi ai me njė gjysmėzė tė pikėlluar.
    - Ē'ėshtė ai llaf?!… Patjetėr Kostandin vėllai… U bėmė dhe do tė mbetemi miq dhe miku nuk e vė nė siklet mikun… Qė tani do tė ndahemi! - brofi Fatosi i qeshur, pa e dhėnė veten, megjithėse diē iu kėput nė shpirt.
    - Do tė tė pėrcjell gjer nė kufi, Fatos vėllai… andej ti e di vetė udhėn, kaluar malit dhe nė vėndin tėnd… Tė mė kėptosh, bre vėlla, nuk mė dhėmet vetėheja, mė dhėmen djeltė se i kam me punėra tė mira nė shtetin tėnė…

    - Djemtė i paē me jetė!… edhe vet mė rrofsh sa njė elim!… Pa unė kėtė punė kam… Do kthehem nė Shqipėri dhe do vazhdoj luftėn time… pėr Ēamėrinė…, - ia ktheu Fatosi, pa e hequr tė qeshurėn prej fytyrės.
    - Ti luftėn tėnde, unė timen… Mė duhet ta ruaj Ēamėrinė kaha njėrėz si ti, bre Fatos, - u qesh edhe Kostandini.
    Qesh njėri e qesh tjetri dhe, nga shakaja nė shaka, sikur e hodhėn mbrapa krahėve atė brengė tė hidhur qė shkakton pėrherė fjala "ndarje"…

    Ishin vėllezėr tė kahershėm tė njė gjuhe e gjaku e megjithatė duhej tė jetonin tė ndarė, siē jetonte e ndarė edhe Ēamėria prej truallit amė, Shqipėrisė… Le tė jetonin tė ndarė e tė pėrmalluar dhe jo tė armiqėsuar siē dėshironin paria e grekėve nė jetė tė jetėve… Le tė jetonin tė ndarė derisa njė ditė Zoti tė bėnte mrekullinė: t'i kthente ēamėt nė Ēamėri…
    Befas jehoi njė melodi e pikėlluar klarinete, qė mbushi hapėsirėn dhe shpirtrat e tyre… Ishte melodia e njė kėnge tė njohur ēame… Kėngėtari grek i kėndonte me dashuri e dhimbje Salushes, sė Bukurės sė Dheut ēam…

  8. #8
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Ēamėt


    Mos mė lėndoni!...
    Tė paktėn ju, miqtė e tė njohurit e mi, mos mė lėndoni!...
    Tė tjerėt, ata qė nuk mė duan dhe armiqtė, le tė bėjnė si tė duan…
    Nuk mė hyn nė sy sjellja e tyre…
    Mė dhembin veē paragjykimet dhe gjykimet tuaja pėr ēamėt dhe Ēamėrinė…
    Mos mė lėndoni!...
    Mos mė detyroni tė flas unė pėr ēamėt, se jam edhe vetė ēam, jam nga Ēamėria. Nuk jam mėsuar tė vetėlavdėrohem, por janė dyshimet tuaja qė mė shtyjnė tė bėhem apologjet i vetes dhe avokat i vėllezėrve tė mi ēamė, megjithėse e kam tė vėshtirė tė stis fjalė kur bėmat, veprat e vlerat e bijve tė Ēamėrisė ndrijnė si ar para sajesave tė armiqve dhe tė atyre qė nuk u duan tė mirėn…
    Shikojini mirė!...
    Male tė tėra me thesare ari prarojnė para jush dhe ēuditem si nuk doni t’i shihni! Mos vallė ju janė lėbyrur sytė nga prarimi i vlerave ēame, apo mos vallė jeni verbuar nga vetėtimat e tyre qė nuk doni tė pranoni ekzistencėn e Ēamėrisė si njė realitet i prekshėm qė ju ka zėnė udhėn?!...
    Mos mė lėndoni!...
    Nuk mund tė kapėrceni kaq vargmale dhe tė mos ndiheni tė lodhur… Shndrin lodhja nė fytyrat tuaja… Edhe lodhja juaj ndrin nė udhėn tonė drejt Ēamėrisė…
    Ju lutem, mos mė lėndoni!...
    Boll mė kanė lėnduar ata qė na kanė prerė nė besė…
    Boll i kanė mohuar thesaret tona shpirtėrore besėprerėt dhe mosmirėnjohėsit…
    Ēamėt, i pari shteti shqiptar i preu nė besė dhe ca palo politikanė, njėlloj si padronėt e tyre shovenė-helenė (e pėrshėndes plot respekt qytetėrimin grek), i etiketuan dhe i shitėn si tė pabesė…
    Ju, miq, mos mė lėndoni!...
    Mė lini tė paktėn tė qetė nė fushėbetejat e mia me armiqtė tanė!...
    Ēamėt janė si bletėt qė mbledhin pa u lodhur nektarin lule mė lule dhe prodhojnė mjaltė pėr vete e pėr tė tjerėt... A mund tė jenė tė pabesa bletėt?!... Ato qė vetėm punojnė, ndėrtojnė e prodhojnė me artin mė tė rrallė ushqimin mė tė mrekullueshėm, mjaltin?!...
    Mos mė lėndoni!...
    Djemtė ēamė janė si pėllumba qė u vijnė rrotull dhe u gugurisin pėllumbeshave tė veta (jo sorrave tė botės; u druhen pėsimeve tė fabulave me laraska me pendė pėllumbeshash). A mund tė jenė tė pabesė pėllumbat e paqes?!... Ata qė e bėjnė, e duan dhe ua pėrcjellin tė tjerėve me aq dashuri mesazhin e paqes?!...
    Mos mė lėndoni!...
    Ēamėt janė si luanė qė u shmangen gomarėve me lėkurė luani... Dhe dihet se luanėt janė luanė, trima e luftėtarė betejash dhe jo pabesipjellės e aktorė nė role pabesish...
    Mos mė lėndoni!...
    Djemtė ēamė janė Osman Takat e Bilbilenjtė shqiptarė qė vallėzojnė edhe para vdekjes...
    Mos mė lėndoni!...
    Djemtė e Ēamėrisė janė si Bilal Xhaferri qė u tret si Qiriri i Naimit pėr Shqipėrinė...
    Mos mė lėndoni!...
    Mos mė keqkuptoni, nuk dua tė jem si Beluli, ky farė bufoni modern qė vetėlavdėrohet nė stilin Mark Antoni, i cili e falimentoi sakaq madhėshtinė e Brutit, vrasėsit tė Cezarit Tiran...
    Mos mė lėndoni!...
    Vajzat ēame janė si Kleopatra, mbretėresha e Egjyptit, qė i detyroi Cezarėt tė ulnin kokėn nė prehėrin e saj e t’i adhuronin hiret si tė ishte perėndi...
    Mos mė lėndoni!...
    Vajzat ēame janė si nusja qė pranoi tė flijohej nė themelet e urės sė Artės, qė ajo tė ndėrtohej pėr tė sjellė bashkimin e qytetėrimin e brigjeve njerėzorė...
    Vajzat ēame janė si suliotet qė u gremisėn nga shkėmbinjtė e maleve tė Sulit pėr tė mos pėrfunduar robina tė mizorisė sė pushtuesve...
    Vajzat ēame janė si Vasiliqia qė me njė vėshtrim zbriti nga kali pashanė mizor, Ali Tepelenėn, ia flaku tutje shpatėn e i mėsoi qytetėrimin…
    Mos mė lėndoni!...
    Ēamėt janė si kėngėtarja Enkeleda Alushi, nuse nė Kosovė qė i kėndon me mall Ēamėrisė...
    Mos mė lėndoni!...
    Ēamėt janė si unė qė e pėrul kokėn vetėm nė prehėrin e Ēamėrisė!...
    Mos mė lėndoni!...

    Shefki Hysa

  9. #9
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Pėr: Shefki Hysa

    Me pelqeu tregimi "Elimet", eshte interesante sesi Elimet ruhen ne kujtesen, ne perrallat dhe legjendat e ēameve.Une per here te pare kam degjuar per ta nga gjyshi im, kur diēka ishte e pa mundur per tu bere ose shume e veshtire, ai thoshte "PONI JAM ELIM !?".
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Tema tė Ngjashme

  1. Ēėshtja e pazgjidhur ēame
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 02-04-2012, 08:32
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. The missing diplomacy
    Nga Turi72 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 09:20
  4. Hello Chameria!
    Nga Turi72 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 02:10
  5. Shkrime të Rrok Berishës
    Nga Arb nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 18:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •