Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Ajo e qeshur e tille

    Ishte kapiteni Tomas Mekfeit qe merrej me ceshjten . La pishinen dhe erdhi serisht drejt oborrit per te shikuar prape trupin e shtrire plogesht mbi nje shezlong , te veshur vetem me nje peshqir robdeshamber .
    Nje rreke e vogel gjaku siper syrit te djathte shenonte vendin nga ku plumbi kishte hyre , per te dale mbrapa veshit te majte. Atje nje re e vogel mizash sillej rreth plages, ndersa mbi kembet e zbathura te kufomes , miza te medha blu ishin grumbulluar.
    Mekfeit u perkul mbi nje gote te mbushur pergjysem me nje leng te vaket, te vendosur mbi nje tavoline anash shezlongut ... nje xhin-tonik , mendoi , qe datonte prej rreth nje ore . Ishte atehere kur vuri re zarfin me leter blu qe tepronte prej xhepit . Zarfi, krejt i zhubravitur , i adresohej Norman Markhamit. Nuk kishte adrese , e nuk ishte biles as i ngjitur. Ne brendesi, gjeti disa flete te se njejtes leter blu te zarfit, te mbuluara me rreshta nga nje dore feminore dhe femerore, qe arrinin here pas here te formonin nje fraze pak a shume te ndertuar.

    Mekfeit lexoi :

    I dashur Norm, e di shume mire qe kjo nuk do te sherbeje per asgje, por jam aq e cmendur per te te dhene nje shanc te fundit. Do te duhet te luash me letra mbi tavoline tashme, e te vendosesh ndermjet Misheles dhe mua. Ajo qe dua eshte qe ti te me shohesh sy me sy , dhe te guxosh te ma thuash ti vete, pa perdor dike tjeter. E nese ti zgjedh Mishelen, sic je dukur ta besh kohet e fundit qe ishin aq te keqija per mua, atehere e mbyll perfundimisht, Norm te betohem qe kete here e mendoj vertete ... me ndihmo , te lutem. Neser nese rroj akoma , do te jem 24 vjeē, e fale <> kam qe tani pamjen e nje shtrige plake. Mbase duke lexuar kroniken e zeze te gazetave , do mundesh te verifikosh qe them te verteten ? T'i shkruaj keto fjale buze pishines tende, kesaj pishine qe duhej te ishte e jona , e mban mend ? ... Per t'u kujtuar , do te duhej qe kujtesa jote te kthehej nje milion vite mbrapa, kur ti me thoshe qe isha i vetmi diell i jetes tende... oh , po , te pakten nje milion sepse ne ate epoke isha aq e re per te besuar gjithcka qe ti me thoshe ... eh jo , ka vetem dy vjet prej kesaj.
    Oh Norm , mos qesh . E di qe je ne studio , kilometra qe ketu , por te imagjinoj qe i sheh keto fjale te shkreta siper supit tim dhe qesh ... sikur te kishe televizorin perpara apo nje dhunti parashikimi. Por, ate te qeshuren e tille , Norm , nuk mundem me ta duroj.
    Eshte zbavitese, ne nje kohe me dukej se e qeshura jote ishte nje gje e mrekullueshme dhe si te admiroja kur ti shpertheje se qeshuri ditet e xhirimit kur aktoret dhe tekniket ishin te keqinj , me gjithe ato fytyra te zymta perreth teje , por isha ne ate epoke veē nje skenariste e re qe nuk kuptonte gje prej gjeje . Me pas ti me vure re e me dhe tre rreshta per te thene ne filmin e pare te nje serie filmash western qe ti duhej te realizoje per televizionin. Ishte nje deshtim , e fillova ta njoh me mire , te qeshuren tende te famshme , kur nuk ishe me ne paraqitje dhe si mund te ma coptonte zemren me mire se sa nje thike .
    E degjova , diten kur ti asgjesove planet tona te marteses . Te kujtohet ? Ishte nje e premte mbrema , 29 shtatori . Une , nuk do ta harroj kurre ... kurre. Ne duhej te shkonim ne Las Vegas me makine , e te drekonim rruges , por kur erdha ne zyre ti kishe nje bilete avioni per Nju Jork , dy valixhet e tua dhe nje shume te madhe parash ne xhep ... Dhe kur te pyeta nese ti do ishe i larguar per shume kohe , ti mu pergjigje : << Mjaft gjate , mjaft gjate , Sara >>. E ti ma hodhe te qeshuren tende te famshme , si nje gote uje te akullt ne fytyre .
    Cfare do te thonte ? Cfare duhej te mendoja une ? Eh pra , arrita ta marr vesh , por qe e veshtire , e di ? ... Kur u ktheve , nje jave me vone , me ate flokekuqen qe e kishe rremuar ne kushedi se cilin teater te peshtire , e qe ti mezi me the mirdita . Po te mos kisha marre nje doze shume te forte ilaēesh gjumi , ti as nuk do te me kishe hedhur nje veshtrim , por ti erdhe te me shohesh ne spital me nje buqete lulesh dhe nje histori te bukur per te ma treguar qe siē duket flokekuqja s'ishte veēse nje fytyre per emisionin tend te varietes , dhe une e hengra karremin e te besova deri ne heren tjeter ...



    - Cfare eshte , shef .... nje leter dashurie ?
    Mekfeit hodhi nje sy mbi burrin ne kostum pambuku qe i bente pyetjen ,prej shkalleve .
    - Per mendimin tim , rreshter , do ishte me shume nje leter vetevrasjeje .
    Rreshteri shikoi trupin dhe tha :
    - Nje vetevrasje ? Mos po beni shaka shef ?
    Mekfeit rimori leximin


    ... kete here ishte nje putane qe ti e kishe marre ne Mexicali.
    Une te pata paralajmeruar qe ishte ose ajo ose une , qe ishte nje e tepert ... por ti me qeshe ne fytyre . Ti ke rinisur me vone kur une te thashe qe do te vrisja veten . << Gjume te embel >> me je pergjigjur . Eh pra , nuk qeshe larg . Nese sherbyesja nuk do te ishte kthyer te merrte biēikleten e saj ne garazhd , une do te isha pergjumur pergjithmone ne ndenjesen e parme te vetures , e asfiksuar prej tymit.
    Nje vajze e re qe vinte pas tjetres , ja historia e jetes time , dhe sot , eshte ajo franceze , por kam pershtypjen se kete here eshte pak ndryshe : ti permend perseri martese , ashtu si me mua shume kohe me pare . E di qe ti nuk ke vazhdimsi ne idete , por dua te te vendos me shpatulla pas murit . A je serioz ne lidhje me Mishelen, apo jo ? Nese me pergjigjesh po , atehere Norm , do te vras me te vertete veten , por kete here nuk do te gabohem . Pa pilula , pa tym makine e as brisk ... por nje revolver , me plumba brenda . Te kujtohet , ajo pistolete e vogel e lezetshme me dy plumba , me doreze te fildishte , qe ti ma kishe dhene per te mundur te mbrohem nga ujqit ... Dhe do te duash apo jo , ti do ta shijosh spektaklin , sepse nese zgjedh Mishelen ne vendin tim , do te vendosem mu perpara teje dhe do te qelloj , qe ta mbash mend ate ēast gjithe jetes tende dhe qe ta dish se si e bere te vuaje nje vajze te mire , qe krimi i vetem kishte qene te te dashuronte ... Dhe nuk besoj se kete here ti do te qeshesh , Norm . Prit dhe hapi mire syte !
    Sara jote pergjithmone.



    Rreshteri shfryu :
    - Nese eshte nje vetevrasje , ku dreqin ka perfunduar arma ?
    Mekfeit futi letren ne xhepin e tij
    - Eshte nje e quajtur Sara qe e ka marre . Nje prej mikeshave te tij te meparshme .
    - Doni te thoni qe ky tip , Markham , qelloi veten dhe nje prej mikeshave te tij ka marre armen ?
    - Jo tamam , rreshter. Vajza donte te vetvritej , por Markham ka nisur ta perqeshe . Shiheni mire , ai ka akoma pamjen e te qeshures duke u tallur .

    Perkthyer , autori Frank Sisk

    Le te zhvendoset ne letersine e huaj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga daniel00 : 20-12-2008 mė 06:42

Tema tė Ngjashme

  1. Dicka per te qeshur me Gocat Shqiptare
    Nga ed-durrsaku nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 14:24
  2. Filma per te qeshur !
    Nga Fiori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 09-05-2009, 01:22
  3. A ėshtė pėr tė qeshur!
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 00:15
  4. A nuk eshte per te qeshur ??
    Nga Tirana nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 06:40
  5. Shumė pėr tė qeshur
    Nga Monica nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-08-2003, 20:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •