Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 71
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Energjitika: Inagurohet Hidrocentrali i Ashtės

    Klodian Tomorri - 16/12/2004



    Tė gjithė ata biznesmenė qė kanė guxur tė investojnė nė hidrocentrale pritet tė kenė njė kthim tė madh nga investimi i tyre. Rreth 31 hidrocentrale shqiptare tė dhėna me koncesion, megjithėse tė vegjėl nė kontributin qė japin pėr energjinė nė vend, rezultojnė me fitime tepėr tė larta


    Investimi nė hidrocentrale nė Shqipėri mund tė tė sjellė shumė fitime. Kėtė gjė e konfirmojnė shifrat, tė cilat paraqiten nė marrėveshjet koncesionare qė investitorė tė ndryshėm privatė kanė nėnshkruar me qeverinė shqiptare. Nė Shqipėri ekzistojnė rreth 81 hidrocentrale tė vegjėl. Aktualisht rezulton se 31 prej tyre janė pėrfshirė nė marrėveshje koncesionare ndėrmjet qeverisė shqiptare dhe subjekteve tė ndryshme private. Nė marrėveshjet e nėnshkruara parashikohet blerja e energjisė sė prodhuar nga kėto hidrocentrale nga KESH sh.a., e cila autorizohet ta blejė kėtė energji me njė ēmim tė aprovuar nga Enti Rregullator i Energjisė (ERE). Megjithėse tė gjithė kėta hidrocentrale kanė njė peshė specifike fare tė vogėl nė prodhimin e energjisė nė vend, ato janė njė investim mjaft fitimprurės pėr kompanitė private. Investitorėt privatė qė kanė marrė guximin tė investojnė tė parėt nė kėtė fushė besojnė se do tė marrin njė normė kthimi tė lartė nga investimet e tyre.


    Hidrocentrali i Ternovės dhe i Zall-Bulqizės, 1,15 milionė dollarė fitime vjetore
    Kėshtu Teodori sh.p.k., kompania e cila ka marrė me koncesion ndėrtimin e hidrocentraleve nė Ternovė dhe nė Zall-Bulqizė, ka parashikuar njė investim prej 3,44 milionė eurosh pėr ndėrtimin e tyre. Nga hidrocentralet qė do tė ndėrtohen pritet tė merret njė prodhim vjetor prej 28,77 milionė kilovat/orė, qė e kthyer nė vlerė do tė thotė rreth 1,15 milonė dollarė fitime vjetore.
    Hidrocentrali i Gjanēit, 260 mijė dollarė nė vit fitime
    Spahiu sh.p.k. ėshtė njė tjetėr kompani e cila ka marrė me koncesion tė formės ROT (rehabilitim, shfrytėzim, transferim shtetit) pėr 30 vjet hidrocentralin e Gjanēit nė Korēė. Shuma e parashikuar nė investim ėshtė rreth 1 milon euro. Pas fazės sė rehabilitimit parashikohet njė prodhim rreth 6,5 milionė kilovat/orė nė vit qė do tė thotė afro 260 mijė dollarė nė vit.
    Hidrocentrali i Bogovės, 270 mijė dollarė fitime vjetore
    Pėr hidrocentralin e Bogovės ėshtė nėnshkruar njė marrėveshje koncesionare 30-vjeēare e tipit ROT, ndėrmjet Ministrisė sė Industrisė dhe Energjetikės dhe kompanisė Wonder sh.a. Kontrata parashikon njė investim rreth 940 mijė euro. Prodhimi i parashikuar pas fazės sė rehabilitimit ėshtė rreth 6,8 milionė kilovat/orė nė vit, qė do tė thotė rreth 270 mijė dollarė fitime vjetore.


    Hidrocentralet Lenie, Ēorovodė, Tuēep, 225 mijė dollarė tė ardhura nė vit
    Pėr hidrocentralet vendore nė Lenie, Corovodė, Tuēep, tė cilėt janė marrė me koncesion nga shoqėria Emikel sh.p.k., parashikohet njė investim rreth 53,2 milionė lekė. Kėtė hidrocentrale mendohet se pas rehabilitimit do tė japin njė prodhim prej rreth 5,6 milion kilovat/orė nė vit qė do tė thotė rreth 225 mijė dollarė tė ardhura nė vit.


    Hidrocentrali i Gizaveshit, 220 mijė dollarė tė ardhura nė vit
    Gjithashtu, Dardania Energji sh.p.k. ka marrė me koncesion ndėrtimin e hidrocentralit tė Gizaveshit nė rrethin e Librazhdit. Hidrocentrali, i cili parashikohet tė ndėrtohet nė fshatin Gizavesh, rreth 7 km nė verilindje tė qytetit tė Librazhdit, kėrkon njė investim rreth 81,3 milionė lekė dhe do tė ketė njė prodhim mesatar vjetor tė energjisė prej 5,5 milionė kilovat/orė nė vit. Ky prodhim mendohet se do tė sjellė rreth 220 mijė dollarė tė ardhura nė vit.


    Hidrocentrali i Xhyrės, 86.5 mijė dollarė tė ardhurat nė vit
    Shoqėria Amal sh.p.k. ka marrė me koncesion hidrocentralin vendor nė Xhyrė tė rrethit tė Librazhdit. Investimi i parashikuar pėr rehabilitimin e kėtij hidrocentrali parashikohet tė jetė rreth 5,45 milion lekė. Pas fazės sė rehabilitmit parashikohet njė prodhim prej 2,16 milionė kilovat/orė nė vit. Tė ardhurat qė priten prej kėtij investimi shkojnė rreth 86,5 mijė dollarė nė vit.
    Hidrocentrali i Helmėsit, 68 mijė dollarė fitimi vjetor
    Gjithashtu, njė tjetėr kompani qė ka investuar nė fushėn e energjitikės ėshtė dhe shoqėria Pinderi sh.p.k., e cila ka marrė me koncesion hidrocentralin e Helmesit nė rrethin e Kolonjės. Kjo kompani ka investuar rreth 72 milionė lekė nė kėtė hidrocentral dhe parashikon njė prodhim vjetor prej 1,7 milionė kilovat/orė. Tė ardhurat e pritura prej kėtij investimi shkojnė rreth 68 mijė dollarė nė vit.
    Njė tjetėr kontratė e rėndėsishme ėshtė ajo e nėnshkruar ndėrmjet Ministrisė sė Industrisė dhe Energjetikės dhe Ministrisė sė Ekonomisė nga njėra anė dhe shoqėrisė italiane ESSEGEI pėr rehabilitimin e disa hidrocentraleve. Investimi prej 8 milionė dollarėsh qė do tė bėhet nga shoqėria italiane pritet tė sigurojė njė prodhim vjetor prej 38 milionė kilovat/orė qė, e shprehur nė vlerė, ėshtė e barabartė me rreth 1,5 milionė dollarė.
    Disa nga kompanitė, tė cilat kanė investuar nė kėtė fushė, do tė pėrfitojnė edhe lehtėsira. Kėshtu, tė gjitha kompanitė, tė cilat do tė ndėrtojnė hidrocentrale me fuqi tė instaluar, jo mė pak se 5 kw pėr objekt, pėrjashtohen nga taksat doganore pėr makineritė, pajisjet dhe materialet qė shėrbejnė pėr ndėrtimin dhe dhe vėnien nė punė tė kėtyre objekteve. Gjithashtu, kėto kompani pėrjashtohen edhe nga taksat doganore pėr lėndėt djegėse tė ngurta e tė lėngėta qė do tė pėrdoren nga hidrocentralet pėr prodhimin e energjisė elektrike.

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Pėrfundojnė punimet e fazės sė parė nė Hidrocentralin e Ashtės

    HIDROCENTRALI I SKAVICES, DO SHPRONESOHEN60 KM KATRORE

    Kompania italiane TGK qe do te ndertoje dhe marre me koncension hidrocentralin ne Skavice te Kukesit, do te shpronesojne 60 kilometer katrore, me nje vlere prej 45 milione euro. Hidrocentrali i Skavices do te nise nga puna vitin e ardhshem dhe do te perfundoje pas 7 vjtesh. Hidrocentrali i Skavices do te ndertohet mbi lumin Drin dhe parashikohet te jete nje nga hidrocentralet me te medhenj ne vend, me nje kapacitet prodhues prej 1.4 miliard kilovat ore energji ne vit. Me ndertimin e kesaj vepre, qe ofron burim energjie te rinovueshem Shqiperia parashikon te plotesoje nevojat e saj dhe te tregut te huaj.

  3. #3
    Qerim,

    Deri tash me fjale kane filluar te gjitha rruget,autostradat,hidrocentralet,hekurudhat ne jug e veri etj;por ne vepra ende s'ka drite,s'ka uje,s'ka rruge etj.
    Ka te pakten 6 vite qe flitet e trumbetohet se po ndertohet autostrada Durres-Prishtine por ajo eshte vetem nje iluzion.
    Fjale e vetem fjale.
    Ne vitin 1991 kur priteshin te beheshin zgjedhjet e para te lira dilte ne TVSH ambasadori i sotem i Shqiperise ne Athine dhe intervistonte "biznesmene" gjermane se do te benin hatane etj.
    Eshte prag fushate dhe se genjeshtra te tilla duhen per marketing politik.
    Eshte nje situate ku populli ende marroset per nje km asfalt,per nje livadh me bar apo per fasada te ngjyera e nuk arrin dot te shikoje tej fasades.
    Shikoje TVSH cdo nate se cfare reklame i ben atyre qe do te kandidojne per PS nen etiketen e disa emisioneve per gruan e ku di une.A nuk i sheh ata qe jane deputete apo qe duan te behen se si buzeqeshin kur shtrohet pak asfalt mbi nje dhe apo kur hapet nje kanal?
    A nuk e sheh kryeministrin qe nuk le tryeze pa shfrytezuar te sulmoje kundershtarin me fjalor te ulet?
    Ndoshta Skavica mund te behet por deri athere Drini ndoshta do te kete nderruar shtratin e rrjedhjes e ndoshta do te jetojme ne nje millenium te ri.
    Tek ne cdo gje eshte me ndoshta sepse projekte te tilla nuk jane vetem ne doren e shtetit shqiptar por duan dhe miratimin e Bankes Boterore ashtu sic u pyet kjo banke dhe per dhenjen me koncension te autostrades Durres-Kukes.
    Pastaj kriza energjitike per mendimin tim nuk vjen se nuk ka energji por se energjia ekzistuese nuk perdoret me eficence apo per me keq shperdorohet.
    Shperdorimi vjen nga menaxhimi i keq i KESH ne vite (ndonese ka nje permiresim),nga teknologjia e vjeter e sistemit dhe nga fuqia e ulet paguese e konsumatorit shqiptar.
    Pra dhe po te ndertohet Skavica do te shtohet prodhimi i energjise,do te shtohet eksporti por konsumatori perseri do te jete ai i meparshmi i cili nuk do te kete para te paguaje faturen e saj.
    Megjithate te shpresojme se ndoshta nuk do te jete genjeshtra e radhes.

  4. #4
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Jam shume dakort me Ju z.Qazim ..

    Ashtu eshte.

    Une per kete hidrocentral kam pak shpresa sepse do ta ndertojne italianet.
    Une mendoj se ky hidrocentral eshte pjese e korridorit te 8. Pra italianeve ju intereson qe ne Shqiperi te prodhohet energji nga hidrocentralet , pasi keshtu mund te eksportojne nga Shqiperia gjate periudhes vjeshte-dimer-pranvere dhe te kursejne lenden djegese per termocentralet e tyre.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol..

    bukur ke fol qazim..

    shoku Bashkim i Zenelajve.. nashti do ket blere gershere per shokun e tij Nano se i duhen para votimeve..

    megjithse naaa i jan bere mullaqet nuk perton te levize kudo ku ka shirita inagurimi..
    Dhe spyet fare cfar inaguron..ec bab se i ujdis Zheji ne Tv pastaj kusurin..

    nuk ben dot hidrocentra e as termo centrale nje qejflli Dubajesh e Selaniqesh..pik..

    po nejse ai ka miljarda tani dhe do i blej te tere..

    kush nuku bindet tritol shalve e hec..

    u pa kjo pun tani..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    HEC-i Vaut tė Dejės, 4 orė nė flakė

    “Nis puna pėr rilidhjen e turbinave, me qėllim kthimin e energjisė nė tre rrethet e Veriut, qė ndodhen nė errėsirė”

    Laura Dashi

    TIRANĖ- Hidrocentrali i Vaut tė Dejės, njė nga HEC-et mė tė mėdhenj nė vend, qė ushqen me energji elektrike njė pjesė tė madhe tė territorit shqiptar, ėshtė gdhirė dje nė flakė. Nė mėngjesin e djeshėm, nė orėn 6.40, ėshtė dėgjuar njė shpėrthim tek izolatorėt dalės tė transformatorit nr.2, e cila ėshtė shoqėruar me flakė intensive. Janė dashur mė shumė se katėr orė pėr tė shuar tė gjitha flakėt e pėrhapura nė dhomat e hidrocentralit, duke eliminuar pėrhapjen e tij. Drejtori i Pėrgjithshėm i Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare, Fatmir Hoxha deklaroi dje se situata ėshtė tashmė nėn kontroll dhe ka nisur menjėherė puna pėr rehabilitimin e transformatorit. “Ka nisur menjėherė puna, pėr rivėnien nė punė tė turbinave tė tjera nė HEC-in e Vaut tė Dejės, rilidhjen me qendrėn dispeēer, me nėnstacionin elektrik tė Vaut tė Dejės, me qėllim rifillimin e furnizimit me energji elektrike pėr Shkodrėn, Lezhėn dhe Malėsinė e Madhe, brenda pak orėsh",- tha Hoxha. Ndėrkohė, ėshtė garantuar se zjarri nuk do tė ndikojė nė furnizimin me energji tė vendit, pasi rezervė ėshtė 30 pėr qind e energjisė sė prodhuar nga hidrocentralet tona.

    Ngjarja

    Personeli i gatishmėrisė, personeli operativ, sė bashku me ekipin e zjarrėfikėsve tė Shkodrės, filluan lokalizimin e zjarrit. Meqėnėse flaka ishte e madhe, sepse nė transformator ishin rreth 20 ton vaj, qėllimi kryesor ishte tė lokalizohej zjarri, nė mėnyrė qė tė mos rrezikoheshin transformatorėt nr.1 e nr.3, qė gjendeshin nė tė dy anėt e tij. Nė sajė tė pėrpjekjeve tė personelit dhe ekipit zjarrfikės, tė ardhur jo vetėm nga Shkodra, por edhe Durrėsi, Lezha, Tirana, u arrit qė zjarri tė lokalizohej nė orėn 8.20, por, fatkeqėsisht, pėr shkak tė sasisė sė madhe tė vajit, flaka arriti tė hyjė nė kanalet e kabllove dhe nėpėrmjet tyre, nė sallėn e makinerive dhe tė turbinave. Aktualisht, falė dhe gjendjes shumė tė mirė tė mjeteve zjarrfikėse, qė kishte vetė hidrocentrali i Vaut tė Dejės dhe ai i Komanit, u arrit qė me fikėset me shkumė dhe fikėset portative, zjarri tė shuhej jo vetėm nė vajin e transformatorit, por edhe nė kanalin e kabllove. Edhe vatra e vetme e zjarrit poshtė nė sallėn e turbinave, qė pati edhe flakėt mė tė shumta, u arrit tė shuhej. Aty u punua nė kushte mjaft tė vėshtira, sepse tuneli ėshtė shumė i ngushtė. Kishte njė tym tė jashtėzakonshėm dhe zjarrėfikėsit u futėn njė nga njė me kundragaz sė bashku me ekipin special tė Ministrisė sė Mbrojtjes.

    Masat

    Rreziku tani nuk ėshtė i madh, por problemi ėshtė se po zgjatet koha pėr tė rivendosur gjendjen normale. Nga KESH-i po ndiqet nga afėr situata. Atje tani ndodhet drejtori i Divizionit tė Prodhimit dhe gjithė ekipi i riparimit tė avarive, personeli i Fierzės, i Komanit, qė presin tė rikthejnė gjithēka nė gjendjen normale. “Tani ne kėrkojmė qė tė vėmė nė efiēencė nevojat vetjake tė centralit, nė mėnyrė qė tė vėmė nė punė nėnstacionin, pėr tė lidhur zonat e Veriut nga Laēi, pra, me prodhimin e Fierzės dhe Komanit, qė punojnė me kapacitet tė plotė dhe gradualisht tė fillojmė tė vėmė nė punė dhe agregatėt e hidrocentralit tė Vaut tė Dejės, sidomos agregatin nr. 5, qė duket i paprekur”,- tha drejtori Hoxha. Agregati i dytė qė lidhet me tranformatorin nr.2, sigurisht qė nuk mund tė vihet nė punė pėr disa ditė; agregati nr.1 dhe nr.2 nuk kanė probleme, megjithatė, nga shuarja e zjarrit, nga flaka, nga shkuma, nga uji, duhet patjetėr punė rehabilituese. Agregati nr. 4 ėshtė nė rehabilitim. Rėnia e zjarrit ishte njė situatė e jashtėzakonshme, e cila duhej tė pėrballohej me mjete tė jashtėzakonshme. Nė rastin konkret, tashmė tė gjitha rezervat janė konsumuar dhe janė dhėnė rezerva nga Komani. Njė sasi tjetėr nga sektori i naftės ėshtė dėrguar me helikopter nė Shkodėr, nė Vaun e Dejės dhe ka pasur bashkėpunim me Ministrinė e Pushtetit Lokal, me Ministrinė e Rendit dhe me Ministrinė e Industrisė dhe Energjetikės. Drejtuesit e KESH-it deklaruan se do tė nisė nga puna menjėherė instalimi i transformatorit tė ri.

    Dita
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-02-2005
    Postime
    73
    Une degjova se gjendja eshte nen kontroll dhe se do te rregullohet brenda disa ditesh.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Nėnshkruhet kontrata pėr njė hidrocentral tė ri nė Kalivaē

    Nėnshkruhet kontrata 110 milionė euro pėr Kalivaēin

    Nga Ergys Mertiri

    Ka pėrfunduar dje nėnshkrimi i kontratės koncesionare prej 110 milionė eurosh, pėr ndėrtimin e hidrocentralit tė Kalivaēit ndėrmjet Ministrisė sė Ekonomisė dhe Ministrisė sė Transporteve me “Deutche Bank” e “BEG SpA”. Nėnshkrimi i kontratės u bė i mundur pas njė negocimi tė gjatė, tė bėrė me kėto dy kompani, pėr amendimin e kontratės ekzistuese. Kontrata e parė pėr ndėrtimin e kėtij hidrocentrali ėshtė miratuar nė maj tė vitit 1997, por megjithatė ndėrtimi i hidrocentralit ka mbetur pezull, si pasojė e mungesės sė legjislacionit tė duhur, problemeve me pronėsinė nė vendin ku do tė ndėrtohet ky hidrocentral, si dhe pėr shkak tė mungesės sė garancisė financiare nga kompanitė koncesionare. Ministria e Ekonomisė e shikon si mjaft tė favorshme kontratėn e re, e cila do tė bėjė tė mundur fillimin e menjėhershėm tė punimeve pėr ndėrtimin e kėtij hidrocentrali. Amendimet e bėra, sipas saj, janė mjaft tė favorshme dhe krijojnė garanci pėr ndėrtimin e kėsaj vepre tė rėndėsishme pėr sektorin energjitik nė vend. Kontrata koncesionare pėr ndėrtimin e kėtij HEC-i ėshtė e formės BOT (Build Operate Transfer) dhe ėshtė bėrė e mundur pas pėrfshirjes nė tė tė “Deutche Bank”.

    Fillimi i punimeve

    Pas njė zvarritjeje dhjetėvjeēare punimet pėr ndėrtimin e hidrocentralit tė Kalivaēit pritet tė rifillojnė sė shpjeti. Ėshtė parashikuar qė punimet tė rifillojnė 30 dite nga marrja e lejes sė ndėrtimit dhe nė kushtet e kontratės ėshtė pėrcaktuar qė, nė rast se kompanitė koncesionare nuk fillojnė punimet brenda njė afati gjashtėmujor qė nga lidhja e kontratės, atėherė kontrata zgjidhet. Kjo pikė do tė shmangė mundėsinė e zvarritjes sė punimeve, siē ėshtė bėrė deri mė tani.

    Pėrsa i pėrket fillimit tė koncesionit, grupi negociator vendosi qė data e tij tė pėrcaktohet data 30 nėntor 2003. Qė nga kjo datė do tė llogaritet fillimi i koncesionit, data e fillimit tė punimeve fillon tek afati i koncesionit. Ndėrkohė, u arrit qė pėr kėtė, koncesionari tė shtojė me 0,5% “concession fee” pėr 3 vitet e para tė fillimit tė punimeve. Kjo pikė e kontratės do tė bėjė tė mundur pėrfitimin e njė sasie prej 5 mijė MW/h energji elektrike mė shumė.

    Grafiku i punimeve

    Pėrveē datės sė fillimit tė punimeve, grupi negociator ka vendosur disa kushte, lidhur me grafikun e punimeve qė do tė kėrkohet pėrgjatė fazave tė ndėrtimit tė hidrocentralit. Ky grafik u pėrcaktua nė bazė tė projektit pėrfundimtar tė ndėrtimit, i cili u kėrkua prej kompanive koncesionare pėrpara nėnshkrimit tė kontratės. Mbi bazėn e kėtij projekti, nė kontratė u sanksionua qė grafiku i punimeve tė pėrfundojė 36 muaj nga marrja e lejes sė ndėrtimit. Ky grafik punimesh ėshtė i rėndėsishėm pėr palet, pasi me tė do tė lidhen penalitetet e kontratės, gjė qė krijon njė garanci mė tė madhe pėr ndėrtimin e hidrocentralit.

    Garancitė e kontratės

    Sipas kontratės sė re, tė nėnshkruar dje, kompanitė koncesionare obligohen tė dorėzojnė njė garanci prej 4 milionė eurosh pėr ekzekutimin e kontratės. Kjo shumė do tė plotėsohet pėr 3 vitet e punimeve nga shuma e TVSH-sė qė koncesionari duhet tė marrė nga organet tatimore, si pasojė e rimbursimit tė TVSH-sė. Grupi negociator ka vendosur edhe njė sėrė penalitetesh nė rast shkeljesh tė pikave tė kontratave. Kjo u bė, duke qenė se nė kontratėn e mėparshme nuk ishte parashikuar asnjė penalitet pėr mosrespektimin e kontratės dhe kjo solli edhe mosndėrtim tė hidrocentralit pėr njė kohė mjaft tė gjatė dhe pamundėsinė e marrjes sė masave nga ana e shtetit. Pėr mosrespektimin e kushteve tė kontratės janė parashikuar penalitete qė kanė tė bėjnė me gjoba nė vlerė financiare, si dhe me pėrqindje nė energji elektrike, pėr periudha tė mėvonshme tė ndėrtimit. Sipas ministrisė, kėto penalitete e vėnė pėrpara pėrgjegjėsisė ndėrtuesin, duke e detyruar tė respektojė kontratėn. Sipas saj, kontrata e re do tė bėjė tė mundur detyrimin e kompanive ndėrtuese pėr tė respektuar kontratėn.

    Detyrimet financiare tė kompanive

    Kontrata e re ka pėrcaktuar njė sėrė kushtesh financiare tė cilat duhet t’i plotėsojnė kompanitė koncesionare. Kėto kushte janė venė si pasojė e faktit qė kontrata e vjetėr ka pasur si njė prej shkaqeve tė dėshtimit, paaftėsinė financiare tė realizuesit tė projektit. Kėshtu, sipas kontratės sė re ėshtė parashikuar qė kompanitė “BEG SpA” dhe “Deutsche Bank”, brenda 160 ditėsh, tė formojnė njė kompani sė cilės do t’i transferohet koncesioni. Aksionet e DB-sė apo dhe te BEG SpA, nuk mund tė trasferohen pa miratimin me shkrim tė OSHA-s, deri nė ditėn e vėnies nė operim tė HEC-it. Edhe nė rast mosmarrėveshje pėr mosdhėnien e miratimit, pėrsėri aksionet nuk mund tė transferohen deri nė ditėn e dhėnies sė vendimit tė gjykatės sė arbitrazhit. Po kėshtu, kontrata pėrcakton qė brenda 1 viti nga krijimi i saj, koncesionari duhet tė demostrojė sigurimin e financimit pėr tė gjithė koncesionin, nė tė kundėrt ai ėshtė nė shkelje tė rėndė tė kontratės me pasojė, pėrfundimin e saj. Brenda 10 muajve nga krijimi i kėsaj kompanie, koncesionari duhet tė zgjedhė njė kompani me reputacion nė fushėn e ndėrtimit tė HEC-eve dhe t’i besojė asaj punėn pėr ndėrtimin e HEC-eve.

    Tema

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    “Nuk do tė ketė mė humbje nė rrjet dhe shpėrndarja do tė jetė mjaft racionale mes fshatarėve”


    “Dritat nė Korēė, duhen 18 hidrocentrale”

    Inxhinieri Janko: Ja ku mund tė ndėrtohen, ėshtė fare e thjeshtė


    KORĒE/ Jorgjeta Gjanēi
    Natyra i ka falur Qarkut tė Korēės burime tė shumta hidrike, tė cilat pėrbėjnė njė rezervė shumė tė madhe pėr prodhimin e energjisė elektrike.

    Por fatkeqėsisht kėtij aspekti gjatė 15 viteve tė fundit nuk i ėshtė kushtuar vėmendja e duhur. Ky ėshtė mendimi i inxhinierit hidrik Andrea Janko, i cili, gjatė pėrvojės sė tij 30-vjeēare dhe studimeve tė shumta qė ka kryer ka dhėnė mendime e sugjerime tė avancuara e progresive pėr shfrytėzimin e burimeve hidrike nė shėrbim tė komunitetit nė zonėn juglindore tė vendit. Ai tashmė punon specialist hidrik nė Kėshillin e Qarkut tė Korēės.
    Inxhinieri Janko duke diskutuar pėr kėtė problem tė mprehtė tė ekonomisė shqiptare nėnvizon faktin se burimet hidrike tė Qarkut tė Korēės, pėrveē drejtimeve tė tjera, duhet tė shfrytėzohen mė mirė se deri tani edhe pėr prodhimin e energjisė elektrike. Kjo, sipas tij, arrihet nėpėrmjet ndėrtimit tė hidrocentraleve tė mėdhenj, tė mesėm dhe tė vegjėl. “Nė Qarkun e Korēės ekzistojnė mundėsitė reale pėr ndėrtimin e hidrocentraleve tė mesėm dhe tė vegjėl, shprehet Janko. Kėtė e dėshmojnė ekzistenca nė kėtė qark e 21 hidrocentraleve, prej tė cilėve 11 nė rrethin e Korēės, 5 nė rrethin e Devollit, 5 nė rrethin e Kolonjės. Tė gjithė sė bashku kanė njė fuqi tė instaluar prej 7175 kv, me njė prodhim tė energjisė vjetore prej 28570 milionė kv/h.
    Mėsohet se 15 vjet mė parė njė grup pune i pėrbėrė nga inxhinierėt hidrikė Andon Bėrxhiku, Andrea Janko, Jani Mandra, Ilir Deti etj., kryen njė studim rreth shfrytėzimit tė rezervave ujore tė Qarkut tė Korēės dhe arritėn nė konkluzionin se ekzistojnė mundėsi reale qė kėto rezerva ujore tė shfrytėzohen me sukses pėr prodhimin e energjisė elektrike. Duke iu referuar ēdo burimi ujor dhe terrenit konkret konkluduan gjithashtu se nė kėtė qark mund tė ndėrtohen edhe 18 hidrocentrale tė tjerė tė mesėm dhe tė vegjėl. Pėr tė qenė bindės nė kėtė studim avancuan duke bėrė njė analizė tė thellė ekonomike e financiare dhe duke llogaritur aftėsinė fitimprurėse tė tyre. Pėrfundimi i studimit: ndėrtimi edhe i 18 hidrocentraleve tė tjerė do ta rritė fuqinė e instaluar edhe me 4.450 kv dhe prodhimin vjetor me 16290 milionė kv/h.
    Rivėnia nė punė e atyre hidrocentraleve qė ende vazhdojnė tė jenė tė abandonuar dhe ndėrtimi i 18 hidrocentraleve tė rinj ėshtė me shumė interes pėr ekonominė e vendit tonė. Janko duke u ndalur nė kėtė aspekt shprehet se “leverdia qėndron nė faktin se kėto hidrocentrale janė shumė afėr komunitetit dhe administrohen mė mirė nė interes tė tij, mundėsojnė njė shpėrndarje racionale tė shfrytėzimit tė energjisė elektrike me kriter, duke zvogėluar mjaft humbjet nė rrjet, japin siguri maksimale nė prodhimin e energjisė elektrike dhe njė eliminim tė shpejtė tė avarive e defekteve nė rrjet. Prodhimi i energjisė nga kėto hidrocentrale ka kosto tė ulėt, ēka bėn tė mundur qė ēdo investim tė shlyhet brenda njė kohe maksimale prej 5 vjetėsh. Njėherėsh ndikojnė nė stabilizimin e gryerjeve dhe nė shpejtėsinė e rrjedhjes sė pėrrenjve e lumenjve. Realizimin e kėtij synimi e favorizon tereni malor dhe kushtet e vėshtira tė motit nė kėtė rajon me shumė reshje nė pranverė e vjeshtė dhe dėborė nė stinėn e dimrit” sqaron ai. Inxhinieri Janko nėnvizon se projektideja e ndėrtimit tė 18 hidrocentraleve tė rinj e rivėnia nė punė e atyre qė ende vazhdojnė tė jenė tė abandonuar, vazhdon tė mbetet njė skemė reale. Kjo kėrkon qė tė kalohet nė studime e projekte konkrete nė mbėshtetje tė projektidesė. Eshtė kjo arsyeja qė Janko propozon ngritjen e njė grupi projektimi, nė pėrbėrje tė tė cilit tė ketė specialistė tė aftė, qė e njohin thellė kėtė fushė.



    18 hidrocentrale
    mund tė ngrihen nė rrethin e Korēės dhe tė Devollit, duke rritur nė mėnyrė tė konsiderueshme prodhimin, por edhe duke siguruar mirėmbajtjen e tyre duke qenė pranė konsumatorit
    16290 milione
    kilovat/orė gjatė vitit do tė arrihet tė prodhohet mė shumė, nėse nė Qarkun e Korēės ndėrtohen edhe 18 hidrocentralė tė vegjėl, pranė burimeve hidrike qė nuk mungojnė


    Hidrocentralet qė mund tė ngrihen


    Nė rrethin e Korēės
    HC nė Verbe 600 kv fuqi e instaluar 400.000 kv/h nė vit
    HC nė Mesmal 450 kv fuqi e instaluar 1.700.000 kv/h nė vit
    HC nė Strelcė 140 kv fuqi e instaluar 420.000 kv/h nė vit
    HC nė Lubonjė 180 kv fuqi e instaluar 400.000 kv/h nė vit
    HC nė Ēemericė 260 kv fuqi e instaluar 700.000 kv/h nė vit
    HC nė Rehovė 170 kv fuqi e instaluar 500.000 kv/h nė vit
    HC nė Vithkuq 270 kv fuqi e instaluar 1.400.000 kv/h nė vit
    HC nė Zerec 500 kv fuqi e instaluar 2.400.000 kv/h nė vit
    HC nė Rosover 200 kv fuqi e instaluar 500.000 kv/h nė vit

    Nė rrethin e Devollit
    HC nė Proger 170 kv fuqi e instaluar 700.000 kv/h nė vit
    HC nė Hoēisht 110 kv fuqi e instaluar 380.000 kv/h nė vit
    HC nė Verlen 140 kv fuqi e instaluar 350.000 kv/h nė vit
    HC nė Grapsh 140 kv fuqi e instaluar 350.000 kv/h nė vit
    HC nė Braēanj 160 kv fuqi e instaluar 580.000 kv/h nė vit
    HC nė Qytezė 450 kv fuqi e instaluar 1.800.000 kv/h nė vit
    HC nė Sinicė 140 kv fuqi e instaluar 450.000 kv/h nė vit
    HC nė Kuē – Poloskė 200 kv fuqi e instaluar 600.000 kv/h nė vit
    HC nė Menkulas 170 kv fuqi e instaluar 600.000 kv/h nė vit

    Panorama

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Vatech Hydro dhe Pöyren Energy, prezantojnė tek kryeministri Berisha projektin pėr hidorcentalin e Bushatit

    3/7/2007

    Kryeministri Berisha, ka pritur sot pasdite nė zyrėn e tij pėrfaqėsues tė kompanive tė mėdha Vatech Hydro dhe Pöyren Energy. Nė takim, drejtuesit e dy kompanive i shprehėn Kryeministrit shqiptar interesin e tyre pėr njė investim nė hidrocentralin e Bushatit, me kapacitet prej 30 megavat dhe me vlerė prej 44 milionė euro. Koha e ndėrtimit mendohet tė zgjasė jo mė shumė se 18 muaj. Pėrfaqėsuesit kanė bėrė me dije Kryeministrin Berisha se ky projekt konsiston nė pėrdorimin e njė teknologjie qė siguron njė novacion nga konceptet tradicionale tė ndėrtimit tė hidrocentraleve.

    Kryeministria

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e Kėshillit Kombėtar tė Ujit

    30/6/2007

    Nė fjalėn e mbajtur nė mbledhjen e Kėshillit Kombėtar tė Ujit, Kryeministri Berisha u shpreh:

    “Jemi mbledhur sot pėr tė vendosur mbi shfrytėzimin e burimeve ujore tė lumit Devoll pėr qėllime energjitike. Qeveria ėshtė tėrėsisht e pėrqėndruar nė krijimin e burimeve tė reja energjitike. Nė kėtė kontekst vendimi i sotėm pėr shfrytėzimin nė tėrė kaskadėn e tij tė Lumit Devoll nė pėrputhje me njė projekt tashmė pėrfundimtar tė paraqitur nga njė kompani e madhe austriake pėrbėn njė zhvillim tė madh, pasi vepra ėshtė ndėr mė tė veēantat e kėtij lloji nė Shqipėri dhe nė Europė. Kjo vepėr bazohet nė ndėrtimin e disa hidrocentraleve dhe njė sistem tunelesh prej rreth 48 kilometrash. Gjithashtu kjo vepėr respekton tėrėsisht mjedisin dhe bėn shfrytėzimin mė optimal, mė ekonomik tė ujrave tė kėtij lumi, duke shfrytėzuar tėrė kaskadėn nga fillimi i burimeve tė tij deri nė Banjė dhe ka njė investim prej rreth 1 miliard euro.
    Dua me kėtė rast tė pėrgėzoj ministritė, ekipin e oponecės teknike dhe ekonomike, ekip i cili muaj tė tėrė ka punuar me pėrkushtim nė njė projekt kaq madhor pėr tė bėrė oponencėn, si teknike, ashtu dhe ekonomike. Projekti i kaskadės sė hidrocenralit tė Devollit vjen kėtu pėr tu miratuar pėr shfrytėzimin e burimeve ujore dhe kalon javėn e ardhshme nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave, pėr tė dalė nė tender ndėrkombėtar nė pėrputhje me ligjin shqiptar. Natyrisht kompania qė ka sjellė projektin do tw ketw 10 % tė pikėve.
    Ky ėshtė aktualisht projekti mė i madh nė veprat hidroenergitike, por vetėm pak javė mė parė ne miratuam tė rishqyrtuar hidrocentralin e Kalivacit, i cili ėshtė nė ndėrtim e sipėr prej rreth 100 megavat. Kemi ēelur tenderin ndėrkombėtar pėr Tec-et e Fierit. Pritet nė rikonstruksionin e tyre tė pėrftohen njė energji prej rreth 300 megavat. Fillon sė shpejti ndėrtimi i termocentralit tė Vlorės me njė kapacitet prej 90 megavat. Kemi miratuar gjatė kėtyre muajve nė qeveri dhe mbėshtetur me oponencė teknike dhe ekonomike, rreth 82 Tec-e tė vogla, tė cilat edhe ato kanė vlerėn e tyre. Studime shumė serioze nga kompani tė mėdha ndėrkombėtare, po behėn nė lumenjtė Vjosa, Drin, Nė Bushat. Ne presim qė gjatė muajve nė vijim Skavica dhe Bushati tė jenė dy HEC tė tjera tė cilat do tė miratohen , do tė shpallet tenderi ndėrkombėtar dhe do tė fillojė ndėrtimi.
    Qeveria ėshtė e vendosur tė bėjė cdo pėrpjekje qė pasuritė e mėdha ujore tė kėtij vendi ti shndėrrojė nė energji pėr Shqipėrinė.
    Nė kėtė mbledhje ne do tė trajtojmė dhe njė seri vendimesh shumė tė rėndėsishme mbi administrimin e ujit. Miratojmė udhėzimin pėr miratimin e rezervave ujore , miratojmė udhėzimin pėr legalizimin e puseve tė ēpimeve , sepse dhe ato duhet tė legalizohen, si dhe duhet tė vendoset njė disiplinė e rreptė nė trajtimin, shfrytėzimin, pėrdorimin e kėtyre rezervave.
    Gjithashtu do tė shtrojmė disa detyra pėr mbledhjen e ardhshme tė kėtij institucioni qė trajton problemet e ujit tė vendit.”

    Kryeministria

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kėshilli Kombetar i Ujit miraton projektin madhor pėr ndėrtimin e tre hidrocentraleve nė kaskadėn e lumit Devoll

    30/6/2007
    Sot u mblodh Kėshilli Kombėtar i Ujit, i cili kishte si ēėshtje kryesore nė rendin e ditės miratimin e vendimit pėr pėrdorimin e rezervave ujore tė lumit Devoll pėr prodhim energjie. Shfrytėzimi I kėtyre rezervave do tė behet me anė tė ndėrtimit tė tre hidrocentraleve pėrgjatė tėrė kaskadės sė tij.

    Vendimi u miratua bazuar nė projektet e kompanisė sė njohur austriake EVN. Kjo kompani ka paraqitur projekte pėr ndertimin e tre HEC-ve me kapacitet rreth 400 megavat sė bashku.

    Kėto HEC-e do tė ndėrtohen bazuar nė njė sistem tunelesh rreth 50 km tė gjatė. Shuma e investimeve pėr realizimin e tyre do tė jetė nga 700 milion deri nė 1 miliard Euro. Qeveria do tė miratojė sė shpejti ēeljen e tenderit pėr ndertimin e kėtyre hidrocentraleve.

    Kryeministri informoi Kėshillin se pas miratimit tė ligjit tė ri tė koncesioneve janė miratuar pėr ndertim 82 HEC-e tė vogla, ka pėrfunduar shqyrtimi i kontratės pėr HEC-in e Kalivacit me kapacitet 100 megavat, ka filluar ndėrtimi i TEC-it tė Vlorės, si dhe ėshtė ēelur tenderi pėr TEC-in e Fierit.

    Duke folur pėr projektet e shfrytėzimit tė energjisė ujore nė tėrė kaskadėn e Lumit Devoll, Kryeministri Berisha e vlerėsoi atė si njė zhvillim tė madh, si njė vepėr ndėr mė tė vecantat e kėtij lloji nė Shqipėri dhe nė Evropė. Kryeministri theksoi se kjo vepėr respekton tėrėsisht mjedisin dhe bėn shfrytėziminmė optimal dhe mė ekonomik tė ujrave tė kėtij lumi.
    Kryeministri u shpreh gjithashtu se qeveria ėshtė e vendosur tė bėjė ēdo pėrpjekje qė pasuritė e mėdha ujore tė kėtij vendi ti shndėrrojė nė energji pėr Shqipėrinė.

    Kryeministria

  13. #13
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Me sa di une lumi Devoll nuk ka shume potencial energjie.Hidrocentrali i Banjes qe filloi ne kohen e komunizmit kishte me shume rol per ujitje.

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Energo GORA prezanton tek kryeministri Berisha projektin e ndėrtimeve tė pesė hidrocentraleve nė Shqipėri

    13/7/2007

    Pėrfaqėsues tė grupit Energo GORA janė pritur sot paradite nga kryeministri Berisha, nė zyrėn pranė Kėshillit tė Ministrave. Nė kėtė takim grupi slloven i ka paraqitur kryeministrit kėrkesėn pėr ndėrtimin e pesė hidrocentraleve tė vogla, me kapacitet 50 megavat, nė zonėn veriore tė Shqipėriė, konkretisht mbi lumin e Shalės dhe lumin e Cemit.


    Copyright (c) Keshilli i Ministrave - Departamenti i Informacionit

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Berisha-Copelouzos, termocentral nė Korēė me fuqi 300 megawat

    Shqipėria vuan nga kriza energjetike, prandaj qeveria po merr masa pėr ta shmangur situatėn duke hyrė nė tratativa me investitorė tė huaj qė operojnė nė fushėn e energjetikės.
    Lidhur me kėtė ēėshtje, kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje njė takim me njė grup drejtuesish tė Copelouzos Group, tė pėrfaqėsuar nga Dimitris Copelouzos, president dhe drejtori i Pėrgjithshėm i kompanisė sė njohur qė operon nė fushėn e energjisė.
    Kompania i ka prezantuar kryeministrit njė projekt pėr ndėrtimin e njė termocentrali me gaz nė zonėn e Korēės, me fuqi prodhuese 300 megawat.
    Copelouzos Group ka aplikuar nė tenderin pėr ndėrtimin e Termocentralit tė Fierit me kapacitet prodhues 200 megawat.
    Ideja pėr kėtė vepėr energjetike ka qenė prej shumė vitesh dhe pas njė studimi tė kujdesshėm u mundėsua paraqitja e kėtij projekti para kryeministrit Berisha. Projekti pėrfshin edhe ndėrtimin e njė gazsjellėsi Greqi-Shqipėri pėr tė furnizuar me gaz termocentralin.
    Nė kėtė takim, Berisha ėshtė shprehur i gatshėm pėr ta mundėsuar kėtė projekt energjetik. Sipas tij, ekonomia e Shqipėrisė sė bashku me ekonomitė e vendeve tė tjera nė Ballkan ėshtė njė ekonomi dinamike qė po zhvillohet me ritme tė shpejta. Kohėt e fundit, investitorėt e huaj kanė shtuar investimet nė vendin tonė, pasi tregu ballkanik ėshtė i etur pėr energji. Kėshtu, duke u bazuar nė kėto kushte tė vėshtira qė po pėrjeton populli i Ballkanit dhe sidomos Shqipėria, qeveria shqiptare i ka cilėsuar veprat energjetike tė tė gjitha llojeve, tė mbėshtetura nė teknologji moderne, si prioritet tė qeverisė.
    E. Sako


    18 Korrik 2007
    Albania

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Miratohet vendimi pėr hapjen e tenderit pėr dhėnien me koncesion tė hidrocentraleve tė lumit Devoll

    18/7/2007

    Nė mbledhjen e sotme tė Kėshillit tė Ministrave u miratua vendimi pėr hapjen e tenderit pėr dhėnien me koncesion tė hidrocentraleve nė kaskadėn e lumit Devoll.

    Duke vlerėsuar projektin e paraqitur nga kompania e njohur austriake EVN pėr kaskadėn e Devollit, Kryeministri theksoi se kjo kompani ka hartuar njė projekt pėr ndėrtimin e njė serie hidrocentralesh nė tėrė gjatėsinė e lumit Devoll. Nė projektet e kėtyre hidrocentraleve parashikohen tė ndėrtohen tunele, me njė gjatėsi tė marrė sė bashku rreth 50 kilometra. Investimi pėr kėtė projekt shkon rreth 1 miliardė euro.

    Projekti garanton njė shfrytėzim maksimal tė potencialit ujor tė kėtij lumi, njė respektim maksimal tė luginės nė tė cilin ai rrjedh. Grupi i oponencės, i ngritur pranė ministrisė sė Ekonomisė, ka shqyrtuar pėr muaj tė tėrė projektin e kompanisė pėr lumin Devoll dhe e vlerėson atė njė projekt unik nė llojin e tij.

    Gjithashtu, Kryeministri Berisha tha se edhe kompani tė tjera tė mėdha botėrore, po tregojnė njė interes tė madh nė rritje pėr burime tė tjera ujore tė vendit. Veēanėrisht Vjosa ėshtė mė shumė nė vėmendjen e tyre. Kryeministri shprehu besimin se gjatė muajve ne vijim do te hapet tenderi edhe pėr kėtė projekt.

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Pėrfaqėsues tė Fratelli rone dhe SEA prezantojnė projektet e tyre tek Kryeministri Berisha

    7/9/2007

    Kryeministri Berisha ka pritur nė zyrėn e tij, pranė Kėshillit tė Ministrave, pėrfaqėsues tė dy kompanive tė mėdha Fratelli rone dhe SEA, tė cilėt janė pjesė e grupit italiano- shqiptar tė hidrocentralit tė Currajt. Qėllimi i kėtij takimi ka qenė prezantimi i projektit pėrfundimtar pėr kėtė hidrocentral dhe shprehja e interesit pėr projekte tė tjera po nė fushėn e energjetikės.

    Kryeministri Berisha, pasi i ka falėnderuar pėr punėn cilėsore tė kompanisė, u ka prezantuar pėrfaqėsuesve edhe njė herė procedurat sipas ligjit tė koncesioneve pėr veprat energjetike hidro.
    Duke bėrė njė pėrshkrim tė zhvillimit tė shpejtė e tė madh nė kėtė fushė, Kryeministri Berisha ka theksuar se qeveria ka ndjekur njė rrugė specifike pėr tė siguruar shfrytėzimin sa mė tė mirė tė burimeve ujore shqiptare pėr prodhim energjie.

    Kryeministri ėshtė shprehur nė kėtė takim se i fton tė gjitha kompanitė e interesuara, ato tė huaja e vendase, qė tė paraqesin projekte e tyre pėr ndėrtimin e hidrocentraleve tė vogla, tė mesme e tė mėdha.

    Kryeministri ka bėrė me dije se kompani tė ndryshme kanė filluar tashmė hartimin e projekteve konkurruese nė tė njėjtėt lumenj tė Shqipėrisė. E kjo sjell pėrzgjedhje mė tė mirė tė projekteve pėr shfrytėzimin e lumenjve. Gara ėshtė hapur jo vetėm pėr lumenjtė kryesorė, por edhe pėr degėt e tyre, nga veri deri nė jug tė Shqipėrisė.

    Kryeministria

  18. #18
    Hajde inshalla po bejne ndonje gje kesaj rradhe. Mbase u mbushet mendja te hedhin ndonje para per te investuar ne ate vend.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Pesė kompani ēeke kėrkojnė tė investojnė nė energjitikė

    Pesė kompani ēeke, pjesė e “CREA Alliance”, prezantuan aktivitetin dhe shėrbimet qė ofrojnė nė fushėn e rinovueshme tė energjisė. Kryetari i “CREA”-s, Bretislav Skacel, u shpreh se, Shqipėria ka shumė potenciale hidrologjike dhe shumė mundėsi pėr zhvillimin e burimeve tė reja hidrike. “Ajo ēfarė ne po shohim tani ėshtė se qeveria ėshtė duke krijuar njė mjedis shumė tė favorshėm kundrejt burimeve mė tė pastra energjitike siē janė ndėrtimet e hidrocentraleve”, - tha Skacel. Ndėrsa, kryetari i Agjencisė Kombėtare tė Burimeve

    Natyrore (AKBN), Milo Kuneshka, duke prezantuar aktivitetin e agjencisė krijuar dy vjet mė parė, nėnvizoi se, “kjo ėshtė pjesė e strategjisė qeverisėse pėr tė vėnė nė pah dhe pėr tė shfrytėzuar nė mėnyrė sa mė tė mirė burimet natyrore tė Shqipėrisė, tė cilat i ka tė shumta, si ato ujore, ashtu edhe ato minerale. “Ne jemi tė bindur se nė qoftė se shfrytėzohen me efikasitet burime hidrike tė Shqipėrisė pėr prodhimin e energjisė elektrike, nuk do tė ketė mė probleme mė tė cilat ajo pėrballet sot, siē ėshtė mungesa e energjisė elektrike”, - nėnvizoi Kuneshka. Bashkėpunimi mes AKBN dhe “CREA Alliance”, synon t’i vijė nė ndihmė biznesit shqiptar nė fushėn e ndėrtimit tė hidrocentraleve tė vegjėl. Fakti qė njė grup kompanish tė Ēekisė kėrkon tė investojė nė Shqipėri nė fushėn e energjisė sė rinovueshme ėshtė njė nga lajmet e mira pėr ekonominė dhe energjinė e kėtij vendi. Deri mė tani, projektet mė tė rėndėsishme nė fushėn e energjisė po mbizotėrohen nga termocentralet me naftė, tė cilėt kanė njė kosto tė madhe dhe njėherazi janė ndotės tė mėdhenj tė ambientit. Aktualisht, ėshtė duke u folur pėr njė termocental nė Porto Romano nė Durrės dhe pėr njė tjetėr nė Berat. Nevojat pėr burime tė reja tė energjisė nė Shqipėri, tashmė janė nė pikė kritike dhe ndėrtimi i tyre ėshtė nė rrugė e sipėr. Projektet e reja nė kėtė lėmė si ky i grupit tė pesė kompanive ēeke janė pasuri tjetėr nė kėtė drejtim. Vendi sot kėrkon tė konsumojė mė shumė se gjashtė miliardė kilovatorė energji nė njė vit, nė njė kohė qė ai mund tė prodhojė jo mė shumė se dy miliardė e gjysmė kilovat-orė nė njė vit me reshje normale dhe jo nė njė vit tė thatė si ky i kėtij viti. Pavarėsisht faktit se sistemi energjitik i vendit tonė ėshtė i varur nga burimet ujore, nuk janė thjesht ato problemi i mungesės sė energjisė. Burimet ujore tė vendit nuk janė shfrytėzuar plotėsisht, madje ato janė shfrytėzuar sipas vlerėsimeve nė masėn e dhjetė pėrqindėve.


    Do tė ndėrtohet edhe njė linjė e madhe e transmetimit tė energjisė me Kosovėn

    Brenda tre muajve do tė jetė gati studimi pėr ndėrtimin e njė linje tė re tė interkonjeksionit 400 kV Vau i Dejės- Kosovė. Studimi ėshtė ndėrmarrė nga njė grup ekspertėsh tė bankės gjermane KfW. Efektet e kėsaj linje tė re tė transmetimit tė energjisė do tė jenė mjaft tė mėdha pėr tė lidhur vendin tonė dhe Kosovėn me tregun rajonal tė energjisė. Shqipėria dhe Kosova, me anė tė kėsaj linje tė madhe tė transmetimit tė energjisė do tė mund tė funksionojnė plotėsisht si njė njė pjesė e tregut dhe e rrjetit tė energjisė. Sipas specialistėve, nė Shqipėri energjia prodhohet kryesisht nga HEC-et, ndėrsa nė Kosovė nga TEC-et. Duke qenė dy sisteme tė ndryshme, shkėmbimi i energjisė mes tyre sjell efekte pozitive nė plotėsimin alternativ tė kėrkesave tė konsumatorėve me energji elektrike. Kjo do tė jetė linja mė e rėndėsishme e transmetimit tė energjisė sė vendit tonė me jashtė dhe sė bashku me linjėn e transmetimit me Malin e Zi, do tė bėjnė tė mundur qė vendi ynė tė mos ketė asnjė problem me importin e energjisė dhe mund tė importojė energji aq sa tė jetė nevoja.
    Tė dhėna nga Ministria e Ekonomisė dhe Energjitikės bėjnė me dije se, pas ndėrtimit tė linjės sė transmetimit tė energjisė me Malin e Zi, Tiranė-Podgoricė dhe pas ndėrtimit tė termocentralit tė Vlorės, vendi ynė dhe korporata e energjisė KESH nuk do tė kenė mė asnjė vėshtirėsi pėr tė furnizuar pa ndėrprerje konsumatorėt me energji.
    E vetmja pengesė do tė jetė puna e korporatės sė energjisė KESH, nga e cila do tė varet mbledhja e faturave tė energjisė. Nė rast se korporata, me ēmimet e reja, nuk do tė mund tė dalė me fitim, domethėnė nuk do tė mundė tė mbledhė tė gjitha faturat e energjisė, atėherė sėrish do tė ketė probleme me furnizimin me energji, por tashmė jo pėr arsye tė mungesės sė energjisė. Linja e transmetimit tė energjisė me Malin e Zi ka nisur nga puna dhe do tė jetė gati pėr tė transmetuar energji sipas parashikimeve para vitit 2009.
    Tė dhėna nga korporata shqiptare e energjisė tregojnė se linja me Kosovėn, e cila po studiohet nga ekspertėt e Bankės Gjermane pėr Zhvillim, KfW, do tė shėrbejė, jo vetėm pėr tė importuar energji apo pėr tė depozituar energji, por do tė shėrbejė edhe pėr tregtim tė energjisė nga kompani apo biznese tė kėsaj fushe, nė njė kohė tė dytė, kur vendi tė ketė burime energjie mė tė mėdha dhe kur Shqipėria tė jetė pjesė e tregut tė energjisė sė rajonit.

    Tema

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kryeministri Berisha: Kompanitė e huaja interes tė madh pėr ndėrtimin e HEC-ve nė Shqipėri

    Nė mbledhjen e sotme tė Kėshillit tė Ministrave, Kryeministri Berisha e vuri theksin nė projektvendimet e paraqitura nga Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės pėr dhėnien me koncesion dhe miratimin e bonusit pėr Hidrocentralet “Ujanik 2”, “Radovė” dhe “Thanė”.

    Kryeministri informoi se njė sėrė kompanish tė mėdha evropiane kanė shfaqur interes dhe kanė paraqitur projektet e tyre pėr ndėrtimin e disa HEC-ve mbi lumenjtė e Alpeve, si Shalė, Nikaj, Curraj, Valbonė, tė cilėt ndonėse modest nė ujėra, shfaqen tė fuqishėm nė prodhimin e energjisė. “Me tė gjitha kėto projekte, tė marra sė bashku - shpjegoi kryeministri, mund tė pėrfohet njė sasi mė e madhe energjie sesa nė Vaun e Dejės.

    Kryeministri theksoi se ky proces po shoqėrohet me njė garė konkurence tė madhe tė paprecedent nė Shqipėri.

    “Vetėm nė njėrin prej lumenjve tė Alpeve kanė dorėzuar projektet 4 kompani tė mėdha evropiane. Ana mė pozitive e kėtij procesi ėshtė gara e konkurencės sė jashtėzakonshme qė po ndodh, ku natyrisht do tė fitojė mė e mira – tha kryeministri.

    Gjithashtu, Kryeministri bėri tė ditur se mė 1 tetor grupi i oponencės publike do tė dorėzojė shqyrtimin pėr HEC-in e Skavicės me njė projekt tė ri, i cili ėshtė i konceptuar nė dy tunele qė zbresin nga Skavica deri nė afėrsi tė liqenit tė Fierzės dhe qė do tė mundėsojė prodhimin e energjisė me njė kapacitet prej rreth 550 megavat.

    Ndėr tė tjera, Kryeministri siguroi se parvarėsisht nga interesi gjithnjė nė rritje I sektorit privat pėr prodhimin e energjisė nga burime ujore, qeveria do tė investojė ēdo vit nė ndėrtimin e termocentraleve dersa tė balancohet plotėsisht prodhimi ujor me atė termik, duke mos krijuar varėsi nga kushtet atmosferike.


    Mė tej, Kryeministri u shpreh:

    “Kryefjala e mbledhjes sė sotme janė sėrish hidrocentralet. Nė kėtė mbledhje ne vendosim tė japim bonusin projektit tė paraqitur nė Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės pėr hidrocentralin e “Ujanik 2”, projektin pėr hidrocentralin “Radovė” dhe projektin pėr hec-in “Thanė”.

    I pari ndodhet nė njė degė tė lumit Tomorricė, kurse dy tė tjerėt janė nė segmentin e mesėm tė lumit Ēarēovė, degė e lumit Vjosė. Kėto bonuse i marrin shoqėritė, “Busa”shpk “Tulla T” Shpk dhe shoqėria “Delia Grup” shpk. Kėto projekte ndodhen afėr urės tė sapoinaguruar. Vjosa ėshtė burimi mė i lakmuar ndonėse projektet pėr burime tė tjera ujore janė tė shumta.
    Mė 1 tetor sipas programit, grupi i oponencės publike dorėzon shqyrtimin e HEC-it tė Skavicės me njė projekt tė ri, i cili nė variantin e digės sė vogėl, jep rendimentin qė do tė jepte diga e madhe. Koncepti i ri bazohet nė dy tunele qė zbresin nga Skavica deri nė afėrsi tė liqenit tė Fierzės dhe mundėson marrjen e njė kapaciteti energjie prej rreth 550 megavat. Pas finalizmit tė ekspertizės nga ana e grupit tė oponenecės publike projekti vjen nė qeveri dhe kalon nė tenderat ndėrkombėtarė ku konkurrues ka kompaninė e projektit si dhe kompani tė tjera ndėrkombėtare.

    Gjatė kėsaj periudhe ka patur njė interes shumė tė madh pėr lumenjtė e Alpeve. Ka shumė kompani tė cilat kanė paraqitur projekte pėr ndėrtim Hec-sh nė lumenjte Shalė, Nikaj, Curraj dhe Valbonė, tė cilėt pėr shkak tė zbritjeve tė mėdha qė kanė, ndonėse modest nė ujėra shfaqen shumė fuqishėm nė prodhimin e energjisė. Nė kėto lumenj mund tė pėrfitohet me projeket e paraqitura, tė marra sė bashku, njė sasi mė e madhe energjie sesa nė Vaun e Dejės.

    Nė Vjosė kanė dorėzuar projektet derin tani kompania EVN, kompania Samsung, Deutche Bank sė bashku me Bek, njė kompani e njohur turke nė fushėn e HEC-ve dhe pritet qė edhe dy kompani, ndėr mė tė mėdhatė nė Evropė, tė paraqesin projektte e tyre nė mėnyrė qė oponenca publike tė shqyrtojė, tė vendosė pėr cilin nga projektet do tė jepet bonusi. Mund tė them se njė vendim i mėparshėm , i kėtij procesi pėr tė inkurajuar ndėrtimin kaskadė dhe jo vetėm nė njė segment tė caktuar, ėshtė provuar jashtėzakonisht i suksesshėm pėr sa u pėrket projekteve, por ana mė pozitive e kėtij procesi ėshtė gara e konkurencės sė jashtėzakonshme qė po ndodh.

    Ka njė konkurencė tė panjohur mė parė pėr kėtė vend. Vetėm nė njėrin prej lumenjve tė Alpeve kanė dorėzuar projektet 4 kompani tė mėdha evropiane. Natyrisht do tė fitojė mė e mira, por gara ėshtė e jashtėzakonshme. Ky kompeticion ka sjellė njė kthjelltėsi shumė tė madhe nė kėtė process. Natyrisht pėr kontrata e mėdha do tė marren kompani konsulentce sepse keto kontrata janė kontrata qė shkojėn nga 600 milion deri nė 1 miliard euro. Sigurisht qė kemi kapacitet tona , por kėto kapacitet do ti mbėshtesim , forcojmė dhe me konsulencė ndėrkombėtare, nė mėnyrė qė me kėto kontrata tė fitohet levedisshėmria maksimale qė mund tė fitohet nė partneritetin public privat. Tė gjitha kėto janė investime nė sektorin privat. Shpresoj qė projekti pėr Bushatin tė pėrfundojė shumė shpejt pasi me kėtė po merret Korparata Financiare Ndėrkombėtare e cila ka kontratuar njė kompani pėr realizimin e studimit tė mjedisit. Nė kėt drejtim duhet tė bėhet njė studim shumė serioz I mjedisit pėr tė ruajtur ekosistemin e mrekullueshėm tė asaj zone.

    Po pavarėsisht nga interesi i jashtėzakonshėm i sektorit privat pėr prodhimin e energjisė nga burime ujore, qeveria do tė qėndrojė e vendosur nė parimin e saj, pėr tė investuar ēdo vit nė termocentrale derisa tė balancojmė plotėsisht prodhimin ujor me prodhimin termik dhe tė mos mbetemi mė tė ndikuar nga thatėsirat e tejzgajtura, tė cilat parashikohet tė vazhdojnė.

    19/09/2007
    Keshilli i Ministrave

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kontrate 950 milion euro me dy kompanitė lidere pėr prodhimin e energjisė nga uji
    Nga white-knight nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-03-2010, 12:16
  2. Shkurta Ajeti - Firmos kontrata me 5 shtete tė botės
    Nga Bl3ri nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 07:45
  3. Kontratat (FUTURES) Kontrata e se ardhmes.
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 02:32
  4. Keshilluesit e Berishes lobojne kunder Kosoves
    Nga iliria e para nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 14:08
  5. Dosja e korrupsionit shteteror
    Nga Anton nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 03:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •