Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë

    Po lexoja nje deklarat te Edvinit .. qe kishte dhen per Telivizonet.. ku njeherit.. kishte dal me nje deklarat se nqs edhe 4 vite Berisha do te jete ne pushtet do te jet edhe fundi jon!! .. Fundi i fondeve qe vjedhen shqiperin prej 97 - 05 .. jan hargju .. tani kerkojn voten/perkrahjen e Shqipes qe te arrijn te rimbushin perseri atooo fonde!!

    ***



    Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë

    Në vazhdën e turit të tij “Dialog me Shqipërinë”, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u ndal në komunën Zall-Herr, ku zhvilloi një takim me banorët e kësaj komune për të diskutuar mbi problemet, sfidat me të cilat ata janë të detyruar te përballen për të mbijetuar, si papunësia, arsimimi, vështirësitë ekonomike dhe toka bujqësore.

    Mes të tjerash Rama tha se: “Lufta e varfërisë,është një arsye e përbashkët për të qenë bashkë socialistë e demokratë, qytetarë e qytetare të ndershëm, në çdo skaj të Shqipërisë, pa lejuar që politika e vjetër, të vazhdojë të na mbajë të ndarë e të përçarë, ndërkohë që ne kemi plot arsye që ta shohim njëri -tjetrin si aleatë.

    “Katër vite te tjera me Sali Berishën si kryeministër do të jenë fundi për gjeneratën tonë”.

    Me tej Kryetari Rama vuri theksin në rolin që politika duhet të luajë si faktor i rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve dhe të halleve të qytetarëve. /Balkanweb/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Eeeee Edushi duhet ta kerkoje shkakun e fundit te vetja dhe jo tek te tjeret. Menyra se si ai po udheheq opoziten e ka shkaterruar PS dhe opoziten.

  3. #3
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    LOL flet salia kundra salise

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Ja se si zhduku Edi Rama 600 milionë lekë investime për kinema Republikën
    Aty ku jetonte kultura e Tiranës, ka ngritur biznes partneri i Edi Ramës, Alban Xhillari

    Një nga investimet më serioze të ndërmarra nga Edi Rama gjatë kohës që ka qenë ministër i Kulturës ka qenë edhe kinema Milenium. Me një fond rreth 400 mijë dollarë amerikanë ose rreth 600 milionë lekë të miratuar nga ministri i Kulturës i asaj kohe, u rikonstruktua kinema Republika e cila ishte prishur në vitin 1997 për tu ringritur në 1999 me një tjetër emër, “Millenium”. Ky investim u konsiderua nga qeveria e asaj kohe si një nga investimet më të suksesshme, ku merita e veçantë i takonte ministrit të asaj kohe Edi Rama. Tashmë qytetarët e Tiranës filluan të ndjeheshin të kënaqur përsa i përket komoditetit që të krijonte kjo kinema e ndërtuar me lekët e taksapaguesve shqiptarë.

    Askush nuk e mendonte në vitin 1999, se kjo kinema pas tre vjetësh do të kishte fatin e keq të përfundonte në një ndërtim gjigand dhe aferë të pisët. Është sërish Edi Rama që në 3 maj të vitit 2002 nëpërmjet një vendimi të KRRT Tiranë vendos ekzekutimin e kësaj kinemaja për ti zënë vendin projekti një pallati gjigand cili do të ndërtohej nga miku i Edi Ramës, Alban Xhillari. Kryebashkiaku Rama tashmë jo në rolin e ministrit vendos që të hedhë në erë investimin 600 milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë, për të dhënë një ndërtim në favor të biznesmenit me të cilin kishte bashkëpunuar për të ndërtuar rrjetin e kinemave “Millenium” në kohën kur ishte ministër kulture. Ka qenë dita e premte datë 3 maj 2002, dita ku KRT e Tiranës ka kaluar 35 vendime midis të cilave dhe tre studime urbanistike. Tashmë sipas vendimit të kryebashkiakut Rama, ish-kinema "Republika" tani "Millenium-1" dhe qindramijëra dollarë të hedhura nga ish-ministri i Kulturës, Edi Rama, për ndërtimin e saj, do të shemben për të ngritur pallate gjigante. Po kështu edhe ato pak hapësira të mbetura bosh, në "luftën për të rikthyer" lulishtet e gjelbërimin, do të kthehen përsëri në godina. . Në projektin e miratuar, pallatet që do të ngriheshin përfshinin zonën nga rruga "Shyqyri Bërzolli" deri te kinema "Millenium-1". Kinema Republika ishte edhe bastioni i fundit i shkatërrimit të një pjese të historisë së kulturës së kryeqytetit shqiptar. Në 15 korrik të vitit 2002 fadromat e Alban Xhillarit filluan prishjen e investimit 600 milionë lekë të bërë me taksat e shqiptarëve, duke i dhenë prishur edhe një nga objektet më të vjetra kulturore të kryeqytetit. Kinema Republika është ndërtuar në fillim të viteve 1930 dhe ka pasur emrin e parë, "Diana". Më pas "Gloria", mandej "Republika" e së fundmi u quajt kinema "Millenium 1".

    Kinema Republika ka qenë ndër të parat kinema në Shqipëri. Historia e saj lidhet me vetë historinë e kinemasë shqiptare dhe me artistët, që thithën formimin e parë aty. Një histori e hedhur në erë nga një kryebashkiak i çmendur, që shfrytëzon postin e tij për të shkatërruar vlerat e kryeqytetit shqiptar, i cili pavarësisht moshës së re, mbart vlera të pamohueshme në historinë dhe kulturën e tij. Fati i keq i kinema milenium është pasuar edhe nga kinematë e tjera të kryeqytetit. përsa i përket lejes së ndërtimit të dhënë nga Edi Rama për kinema Millenium, kjo leje është quajtur e jashtëligjshme për arsye se ka dhunuar objektet kulturore të cilat janë të ndaluar nga nga neni 62 i ligjit nr 8405 për “Urbanistikën” i cili e ndalon reptësisht dhënien e lejes nsë ndërtimit në territore të objekteve social-kulturore. Janë 11 kallëzime penale të bëra nga policia e ndërtimit në tetor të vitit 2005 në drejtim të kryebashkiakut Edi Rama. sipas njoftimit të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Ndërtimore e asaj kohe, kjo drejtori dorëzoi në Prokurori 11 kallëzime penale kundër kryetarit të KRRT-së, Edi Rama dhe sekretarëve të KRRT-së në vite për veprën penale “Shpërdorim detyre në bashkëpunim”. Sipas kësaj drejtorie, kallëzimet janë bërë për një sërë lejesh ndërtimi, si leja e dhënë për ndërtimi objekt 3.8.11 dhe 12 kat, ndërtuar në territorin e ish-kinema “17Nëntori”. Po kështu, për një objekt 2 e 3-katësh, pikë karburanti, ngritur nga ana veriore e “Rrugës së Kavajës”, që, sipas Ndërtimores, është territor publik dhe bie ndesh me ligjin “Për urbanistikën”. Po kundër këtij ligji dhe në territor publik, sipas deklaratës, është edhe një godinë banimi 9-katëshe në “Rrugën e Durrësit”. Një tjetër kallëzim penal shkon për kreun e bashkisë dhe sekretarin e KRRT-së, për një leje për godinë banimi 13 kat dhënë në rrugën “Urani Pano”, që, sipas Ndërtimores, ka tjetërsuar rrugën publike në truall ndërtimi. Pas kësaj, vjen një tjetër ndërtesë 6-katëshe në “Rrugën e Dibrës”, në territorin e ish-Policisë. “Kallëzim penal edhe për dhënien e lejes së ndërtimit për një objekt në territorin e ish-kinema “Republika” në kundërshtim me nenin 62 për urbanistikën”. Këto denoncime për kryebashkiakun Rama kanë tre vjet që flenë në prokurori dhe nuk ka asnjë masë të marrë ndaj tij. Objekti te kinema Repubika ka hedhur shtati duke zëvendësuar kulturën e kryeqytetit me babëzinë e kryebashkiakut të Tiranës. Megjithëse kryeministri vendit Sali Berisha pretendonte se do të shkatërronte mafien e ndërtimit të kryebashkiakut Rama duke prishur të gjitha veprimet e paligjshme të tij, ka ndodhur e kundërta. Tashmë objektet kanë hedhur shtat dhe kryeministri i vendit është bërë pjesë e pazareve të Edi Ramës me lejet e ndërtimit. Në shtëpinë kryeministrore ndodhet edhe një tjetër leje e marrë nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili pritet të shkatërrojë Klubin Sportiv Partizani për të ndërtuar komplekse gjigande pallatesh. Kjo leje është dhënë në 27 dhjetor të vitit 2007 nga kryebashkiaku Rama. fati i kinema Republikës mesa duket do të jetë edhe fati i liqenit Artificial, i Kopshtit Botanik, i Pishinave dhe shumë objekteve social- kulturore. Këtë e vërteton më së miri shkatërrimi i Kinema "Millenium 1", vetëm pak muaj pas hapjes, duke ndërtuar në vend të saj një pallat që nuk arrin dot t'i numërosh katet, se të verbon dielli. Në planet e Ramës, të njëjtin fat e pret edhe kinemaja e vetme e kryeqytetit, "Millenium II". Dhe këtu pritet një shumëkatësh tjetër, me të njëjtën premtim: "Do të ketë kinema në katin e dytë"...



    *******************************
    Tirana sot ka vetëm dy kinema

    Kinematë e vjetra ndodheshin në qendër të qytetit si: “17 Nëntori”, “Republika”, “Partizani” etj, të cilat kanë qenë shumë të njohura dhe frekuentoheshin nga të gjithë. Deri në vitin 1992, kinematë ishin nën varësinë e Ministrisë së Kulturës. Pas këtij viti, ato kaluan nën kompetencën e bashkive dhe u bë privatizimi i tyre, me kushtin që nuk u mbajt, të mos u ndryshohej destinacioni. Më pas erdhi edhe koha e errët për këto kinema, të cilat u braktisën në mënyrë të pamëshirshme duke u lënë në vorbullën e harresës. Në vitin 1992 kur Bashkia e Tiranës mori të drejtën e administrimit të këtyre ambienteve, ato u deformuan dhe u shkatërruan. Kinema “17 Nëntori” pasi iu kthye pronarit u bë “Bingo”. Kinema “Partizani”, u kthye njëherë restorant prej një firme maqedonase, e më pas sërish në “Bingo”. Këtu salla e kinemasë është e paprekur, por gjatë këtyre viteve nuk ka funksionuar kurrë. Kinema “Republika” ishte bastioni i fundit që u mbajt deri në vitin 1995. Pasi mbijetoi deri 2-3 vjet më parë nën emrin Kinema “Millenium1”, edhe kjo e mbijetuar e fundit u bë rrafsh me tokën dhe në vend të saj u ndërtua një ndërtesë shumëkatëshe. Kinema “Ali Demi” më e vogël se tre të parat, përfundoi në magazinë, iu kthye pronarëve të dikurshëm dhe u shemb bashkë me gjithë historinë e saj gati njëshekullore. Kinema “Dajti” në rrugën “Myslym Shyri” është krejtësisht e braktisur, me një dry të ndryshkur tek dera, ndonëse salla e kinemasë ekziston. Po kështu edhe kinema “Agimi”, e cila sheh ndonjë spektator, vetëm kur artistët e rinj të artit bashkëkohor bëjnë atje ndonjë performancë. Tani kryeqyteti ynë ka vetëm dy kinema, “Millenium” dhe “Imperial”, të cilat administrohen në mënyrë private.


    ***********************************************
    A është pjesë e historisë tonë Kinema Republika?


    Krejt në fillim quhej "Diana". Më pas "Gloria", mandej "Republika" e së fundmi u quajt kinema "Millenium 1". Hedhja e themeleve të saj ndodhi në vitin 1930. Ishte ndër të parat kinema, që hapeshin në Shqipëri. Historia e saj lidhet me vetë historinë e kinemasë shqiptare dhe me artistët, që thithën formimin e parë aty. Edhe pse ishte fillimi i viteve '30-të në kinema Gloria shfaqeshin filmat më të mirë të kohës, filma francezë, amerikanë, italianë. Interesi i publikut ishte maksimal. Plot 75 vjet nga ndërtimi i saj, pas shumë e shumë ndërhyrjesh, përshtatjesh e rregullimesh, Diana, Gloria, apo Republika e dikurshme, sot është shkatërruar deri në gurin e fundit të themelit...pronarët e saj të dikurhsëm kanë një projekt të ri, shumëdimensional për të.
    Më 6 tetor 1934 Dhimitër Canco, një intelektual i pasionuar pas librit dhe një nga njerëzit që kontribuoi shumë në përhapjen e filmit në Shqipëri, çeli në Tiranë kinemanë "Gloria", e cila ndikoi fuqishëm në emancipinim e shqiptarëve. Ai vetë përzgjidhte me shumë kujdes filmat më të mirë të kohës, e sidomos ekranizimet e vepra të shkrimtarëve të mëdhenj botërorë. Pranë kinemasë së tij Canco, angazhoi edhe një grup aktorësh amatorë, që jepnin shfaqje midis seancave të filmave. Gjithashtu lidhi kontrata edhe me grupe të tjera të huaja artistike, të cilët jepnin shfaqje jo vetëm në kinemanë e tij, por në mbarë vendin. Kinema "Gloria" çeli degët e saj në Durrës e në Shkodër dhe bashkë me kinema "Nacional" (ish- 17 nëntori), të Vëllezërve Beshiri, u bënë dy nga shoqëritë më të mëdha e më me influencë në këtë drejtim. Mjafton një kërkim i shkurtër në arkiva dhe kupton se shkëlqimi i kësaj kinemaje ishte pikërisht në vitet '30-'40, deri në kohën kur ajo u kthye në pronë shtetërore. Filmat, që shfaqeshin ishin më të mirët e asaj periudhe.



    **********
    NENI 62

    KRRT-të e rretheve, të bashkive të qyteteve të kategorise së parë, të Bashkisë së Tiranës dhe KRRTRSH nuk kanë të drejtë të miratojnë asnjë ndërtim të përhershëm ose provizor, jashtë funksionit të territorit të përcaktuar në studimet e miratuara, në territore pronë publike të tilla si:
    - territore të objekteve social-kulturore,
    - territore të gjelbërta,
    - territore sportive,
    - sheshe dhe hapësira ndërmjet blloqeve të ndërtuara të banesave;
    - rrugë, sheshe publike dhe vendqëndrime, të përcaktuara dhe interpretuara në Rregulloren e Urbanistikës.
    Ndërtimet që mund të bëhen janë vetëm ato të përcaktuara në studimin urbanistik në përputhje të plotë me funksionin e miratuar.
    Për rastet e pronave të kthyera nga komisionet e kthimit dhe të kompensimit të pronave ish- pronarëve, kur këto prona gjenden në territore të tilla, KRRT-të e të gjitha niveleve nuk kanë të drejtë të ndryshojnë destinacionin e përcaktuar në studimin e miratuar. Në këto raste pronarët e tokave kanë të drejtë të kërkojnë kompensim sipas ligjeve në fuqi.

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ki edvini eshte "trim" i mire me shoke shume, kurse salikja eshte "trim" i marre me pak shoki byroje ...

    shoket e shumte te "trimit" edvike jane xhuvel (tegel), argit & shkelzen, medi e rrul ...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agjensia e Lajmeve "SOT"
    Rama grabit toka e qytetarëve për pallate, shtohen paditë në gjykatë
    Qytetarët akuzojnë Bashkinë e Tiranës se u ka grabitur pronën për ta shfrytëzuar për ndërtim

    Për plotësimin e interesave personale dhe të ortakëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka kryer një mori grabitjesh të pronës dhe më pas i ka shfrytëzuar ato për të ndërtuar pallate shumëkatëshe ku më pas Rama do të ketë edhe pjesën e vetë. Janë me qindra qytetarë që i janë drejtuar gjykatës për të kërkuar pronën e tyre të grabitur prej kryetarit të bashkisë. Janë vetë qytetarët ata që në objektin e padisë së tyre kanë cilësuar edhe të gjithë veprimet e paligjshme të kryera prej kryetarit Rama.
    Në objektet e padisë qytetarët që u është dhunuar dhe grabitur prona kanë cituar se mbi pronën e tyre është dhënë një leje ndërtimi për një pallat shumëkatësh. Në këtë mënyrë Rama projekton personalisht dhe firmosë leje ndërtimi mbi pronat e qytetarëve të ndryshëm. Por nuk janë të pakët ata qytetarë të cilët u janë drejtuar gjykatës sepse mbi tokën e tyrë është planifikuar apo është duke u ndërtuar një lulishte. Dhe kjo për shkak se Edi Rama mendon të gjelbërojë Tiranën dhe tu vij në shërbim qytetarëve, por për koincidencë të gjithë vendet ku Rama me ortakët e tij kanë ndërtuar pallate mbi tokë të grabitur, vazhdojnë sërish të grabisin tokë dhe të ndërtojnë lulishte e cila do ti vijë përshtat pallatit të ndërtuar prej tij. Prej disa vitesh qytetarët ankohen se po u grabitet toka prej kryetarit të bashkisë por për çudi asnjë organ i drejtësisë nuk e ka hetuar këtë vepër penale të konsumuar prej tij. Kanë qenë me dhjetëra qytetarë që i janë drejtuar Prokurorisë së Tiranës ku kanë bërë kallëzim penal në ngarkim të Edi Ramës, por për çudi të gjithë kallëzimet janë futur në sektaret e prokurorisë dhe asnjë prej tyre nuk është shqyrtuar.
    Rama specialist falsifikimesh
    Vetëm muajt e fundit është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve që i janë drejtuar gjykatës për të marrë pronën e tyre. Ata akuzojnë Bashkinë se ka falsifikuar dokumentet dhe u ka tjetërsuar pronën vetëm për të përmbushur interesat e veta. Në të shumtat e rasteve kërkesat e qytetarëve janë adresuar për Bashkinë por edhe për firmat e ndërtimit që operojnë nëpërmjet falsifikimeve të Bashkisë. Mund të duket tepër e çuditshme por çdo gjë mund të ndodhë në Bashkinë e Tiranës, e cila jep leje ndërtimi mbi pronat e qytetarëve të cilët kanë dy zgjidhje ose të pranojnë grabitjen që po u bëhet ose ta zgjidhin problemin vetëm duke vetëvendosur pasi, lejet e dhëna prej bashkisë, modifikohen, nëpërmjet bashkëpunëtorëve të cilët bëjnë tjetërsimin dhe falsifikimin e dokumenteve duke i nxjerrë pronarët fare jashtë loje dhe duke përvetësuar gjithë tokën e kryeqytetit. Por qytetarët nuk e dinë se çfarë ndodh me pronën e tyre ata e marrin veshë që u është grabitur prona, vetëm në kohën kur ajo kthehet shesh ndërtimi dhe shumë shpejtë aty ndërtohet një pallat shumëkatësh. Prishjet e ndërtimeve me leje ndërtimi apo në proces legalizimi ka bërë që Kryetari i Bashkisë Edi Rama të përballet vazhdimisht me organin e drejtësisë. Janë me dhjetëra procese gjyqësore që Bashkisë i kërkohet dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar nga ajo. Shumë qytetarëve u janë prishur shtëpitë apo bizneset nga fadromat e Edi Ramës i cili me doemos duhet të hapë sheshe të reja ndërtimi për ortakët e tij. Në shumë raste edhe pse ka dhunuar pronën e qytetarëve ai është detyruar sërish ti dëmshpërblejë me vendim gjykate. Por ka pasur edhe shumë raste kur qytetarët duke parë qëndrimin dhe dhunimin e bërë nga punonjësit e Policisë Bashkiake nuk kanë bërë kallëzim për shkak se kanë qenë të frikësuar nga kërcënimet që u janë bërë.
    Rastet e grabitjes së pronës
    Bashkim Muzhaqi është një ndër personat që ka hedhur në gjyq bashkinë pasi kjo e fundit ka ndërtuar një lulishte mbi pronën e tij . Në objektin e padisë ai i kërkon gjykatës që të detyrojë bashkinë për dëmshpërblimin e një prone truall me sip. prej 105 m2 e regjistruar ne ZRPP Tirane me nr. 43 e cila është zënë nga Bashkia për ndërtim lulishte. Një tjetër rast është ai i Aleksander Kapos i cili i ka kërkuar gjykatës që të shfuqizojë një leje ndërtimi të dhënë prej Edi Ramës mbi pronën e tij. Në objektin e padisë së tij Kapo, i ka kërkuar gjykatës zbatimin e ligjshmërisë e konkretisht të vendimit nr. 617 dhe lejes së ndërtimit me nr. 554/1. Një tjetër padi është ajo e qytetarit Arben Kurti, i cili ka paditur kryetarin e bashkisë, Edi Rama dhe ortakun e tij Alban Xhillarin, pasi në bashkëpunim këta kanë grabitur pronën e Kurtit dhe aty po ndërtojnë një pallat shumëkatësh. Në padinë e tij Kurti ka kërkuar detyrimin e të paditurit të pushojë cenimin e pronës dhe të mos e përsërisë në të ardhmen. Anulimin e aktit administrativ vendim nr. 2798 date 24.11.2006 i KRRT Bashkia Tiranë për leje ndërtimit në rrugën “H.Dalliu” si akt absolutisht i pavlefshme. Sigurimin e padisë pezullimin e punimeve deri në përfundimin e gjykimit për shkak se na shkakton një dem të rëndë dhe të pazëvendësueshëm. Isa Ahmeti është një tjetër qytetar i cili i është drejtuar gjykatës që të zgjidhë problemin që i ka lindur me hajdutët e pronave. Ahmeti ka paditur Bashkinë e Tiranës pasi në tokën e tij është duke u ndërtuar një pallat shumëkatësh i cili justifikohet me një leje ndërtimi të lëshuar nga Edi Rama. Isa Ahmeti i ka kërkuar gjykatës, shfuqizimin e aktit administrativ nr. 839 date 12.03.2008 Inspektoratit Ndërtimor dhe Urbanistik, Bashkia Tirane. Pezullimin e zbatimit te aktit administrativ.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e provokuesi
    Anëtarësuar
    24-12-2008
    Postime
    22
    Nuk ka rendesi se kush vjen ne qeveri, ne drejt fundit po shkojme!
    If you corner me, you are going to hear some unwelcome truths

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agjensia e Lajmeve "SOT"


    Prokuroria mbyll çështjet e Edi Ramës, dhjetëra kallëzime penale për kryebashkiakun “humbin” në organin e akuzës

    Megjithëse gazeta Sot ka kohë që publikon fakte të pamohueshme për gropën e zezë të korrupsionit në bashkinë e Tiranës që drejtohet nga Edi Rama, prokuroria e Shqipërisë vazhdon të qëndrojë indiferente për faktet dhe akuzat që rëndojnë mbi këtë institucion. Tashmë prokuroria e Shqipërisë është shndërruar në një mekanizëm që mbulon aferat e pista të Edi Ramës. Megjithëse në prokurorinë e Tiranës ndodhen dosjet e paraqitura nga KLSH nga qytetarë të ndryshëm, këto dosje përveç pluhurit që i ka zënë, kanë filluar të mykin edhe kartat e kallëzimeve. Institucioni i KLSH ka bërë disa kallëzime penale në prokurori për drejtorin e Urbanistikës të Tiranës Dritan Agollin dhe dy punonjës të tjerë, por çuditërisht kjo dosje gjendet e mbyllur.
    Kështu kemi edhe kallëzimin tjetër të bërë nga ky institucion për grabitjen e tokës te Parku Rinia të cilën kryebashkiaku Rama ja ka bërë peshqesh mikut të tij Besos së Tajvanit. Në mënyrë skandaloze kryebashkiaku ka shitur në mënyrë abuzive një tokë që nuk është pronë e Bashkisë së Tiranës dhe ja ka kaluar në pronësi personit të sipërpërmendur. Gjithashtu prokuroria vazhdon të heshtë para fakteve skandaloze të grabitjes së pronës së Familjes Hoxha. Edi Rama në bashkëpunim me zyrën e Regjistrimit të Pasurive Tiranë, ka falsifikuar dokumentacionin e pronës së Fatime Hoxhës, për t’ja kaluar në shfrytëzim pronarit të Tajvani, edhe këtu prokuroria e Tiranës hesht. Për të vazhduar më tej skandalin me pronat e familjes Lonari, prona të cilat janë tjetërsuar nga Edi Rama në bashkëpunim me ndërtuesin Alban Xhillari. Ky i fundit ka falsifikuar pronat e Lonarëve për të ndërtuar pallatin pranë fakultetit Juridik, pallat që i ka hapur probleme edhe ndërtesës së Juridikut. Gjatë punimeve për ndërtimin e këtij pallati ka qenë vetë Edi Rama që ka ushtruar dhunë mbi familjen Lonari të cilët nuk lejonin ndërtimin mbi pronën e tyre. Kryebashkiaku i Tiranës, duke qenë i lidhur ngushtë me Alban Xhillarin ka ndërhyrë me policinë Bashkiake dhe ka rrahur gratë e kësaj familje. Kryebashkiaku i Tiranës ka mbi 400 konflikte me pronarët e trojeve në Tiranë, troje të cilat ai ju a grabit në mënyrë të pamëshirshme. Ndërsa përsa i përket shkeljeve të ligjit të Edi Ramës janë qindra.
    Në mënyrën më skandaloze Edi Rama ka dhunuar objektet sociali-kulturore në Tiranë duke shkelur nenin 62 të ligjit 8405 të urbanistikës i cili ndalon në mënyrë kategorike ndërtimin mbi këto objekte. Kështu, kazma e Edi Ramës prishi kinema Republikën, 17 Nëntorin, Partizanin, Ali Demin, si dhe shumë shkolla. Janë 11 kallëzime penale të bëra nga policia e ndërtimit në tetor të vitit 2005 në drejtim të kryebashkiakut Edi Rama. sipas njoftimit të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Ndërtimore e asaj kohe, kjo drejtori dorëzoi në Prokurori 11 kallëzime penale kundër kryetarit të KRRT-së, Edi Rama dhe sekretarëve të KRRT-së në vite për veprën penale “Shpërdorim detyre në bashkëpunim”. Sipas kësaj drejtorie, kallëzimet janë bërë për një sërë lejesh ndërtimi, si leja e dhënë për ndërtimi objekt 3.8.11 dhe 12 kat, ndërtuar në territorin e ish-kinema “17Nëntori”. Po kështu, për një objekt 2 e 3-katësh, pikë karburanti, ngritur nga ana veriore e “Rrugës së Kavajës”, që, sipas Ndërtimores, është territor publik dhe bie ndesh me ligjin “Për urbanistikën”.
    Po kundër këtij ligji dhe në territor publik, sipas deklaratës, është edhe një godinë banimi 9-katëshe në “Rrugën e Durrësit”. Një tjetër kallëzim penal shkon për kreun e bashkisë dhe sekretarin e KRRT-së, për një leje për godinë banimi 13 kat dhënë në rrugën “Urani Pano”, që, sipas Ndërtimores, ka tjetërsuar rrugën publike në truall ndërtimi. Pas kësaj, vjen një tjetër ndërtesë 6-katëshe në “Rrugën e Dibrës”, në territorin e ish-Policisë. “Kallëzim penal edhe për dhënien e lejes së ndërtimit për një objekt në territorin e ish-kinema “Republika” në kundërshtim me nenin 62 për urbanistikën”. Këto denoncime për kryebashkiakun Rama kanë tre vjet që flenë në prokurori dhe nuk ka asnjë masë të marrë ndaj tij. Në dhjetor të vitit 2007 kryebashkiaku Rama ka pajisur me leje ndërtimi familjen e kryeministrit Berisha, duke i dhënë një leje ndërtimi mbi ambientet e Klubit Sportiv Partizani. Institucioni i Prokurorisë megjithëse ka parë dhjetëra fakte të tilla dhe disponon dosjet e abuzimeve skandaloze të Edi Ramës me pronat e qytetarëve dhe paratë e taksapaguesve vazhdon të qëndrojë indiferent. Institucioni i Prokurorisë vazhdon të ngelet indiferent përballë babëzisë së Edi Ramës dhe mafies së ndërtimit që është mbledhur rreth tij. Indiferenca e Prokurorisë dhe partneriteti i këtij institucioni me kryebashkiakun Rama e komprometon rëndë pavarësinë e këtij institucioni.
    Serinë e dhjetëra dosjeve korruptive të Edi Ramës nuk mundet ta mbulojë asnjë prokuror pavarësisht pazareve ekonomike apo politike që ka bërë me grabitësin e pronave të familjes Lonari, Hoxha, apo shkatërruesit të pronave publike social kulturore të qytetit të Tiranës. Prokuroria duhet të tregojë para qytetarëve të tiranës se nuk është institucion i politizuar. Ashtu siç mori dosjen e Fazlliç nga një denoncim i një gazete, kjo prokurori mund të merrte edhe rastin Rama nga denoncimet e gazetës SOT. Të gjitha faktet e servirura në fakt janë në sirtarët e prokurorisë, por është kjo e fundit që i ka zhytur shumë thellë duke i kryer hetimet sipas preferencave politike. Çështja Rama është një nga rastet më të jashtëzakonshme të abuzivizmit, por prokuroria e Shqipërisë është shndërruar në mekanizëm që mbyll dosje dhe nuk hap.

    ************************************************** ***********************
    Fatime Lonari : Edi Rama dhe Alban Xhillari, ortakë në pallatin mbi tokën time
    Një pallat i ngritur mbi tokën e tjetrit, i ligjëruar me leje ndërtimi nga Rama. Në themelet e pallatit që vazhdon të ngrihet në truallin e familjes Lonari qëndron një falsifikim, që kërkohet të fshihet me forcë nga Kryetari i bashkisë, me kërcënime dhe me gjyqe që vazhdojnë me dhjetëra seanca. Fatime Lonari shpjegon për gazetën "Sot" historinë e grabitjes së 590 metër tokë nga Kryetari i Bashkisë në bashkëpunim me ndërtuesin Xhillarin. "Alban Xhillari është ortak i Edi Ramës dhe vepron në emër të kryetarit të Bashkisë së Tiranës"-deklaron zonja Lonari. Fillimisht,- shpjegon zonja Lunari,-Alban Xhillarit i është shitur nga Bashkia objekti shtetëror dy katesh dhe në sipërfaqen e saj është futur qëllimisht një pjesë e truallit tonë". Mbi këtë sipërfaqe të shtuar është dhënë leja e ndërtimit, së cilës i kanë paraprirë sulmet fizike të Ed Ramës për të frikësuar familjen Lunari.
    Historia e ndërhyrjeve të Ramës në pronën e Lunarit
    “Edi Rama na dhunoi të gjithë si familje fizikisht dhe na grabiti tokën me të gjitha format e mundshme. Pasi na prishi murin rrethues për herë të parë, mur të cilin e kishim me të gjitha lejet, pas tre muajsh përsërit sërish të njëjtën histori, por kësaj here me njerëzit e dërguar prej tij. Që në fillim, kur ka parë hapësirën që në kishim në atë zonë aq të preferuar nga ndërtuesit, Rama dërgonte njerëzit e tij herë pas here që të na bënin presion dhe të na mbushnin mendjen që ta lëshonim tokën pasi nuk përballeshim dot me atë. Në vitin 2004 vetëm pas tre muajsh kur ndodhi incidenti i parë Edi Rama dërgon sërish fadromat që të na prishnin sërish murin pasi aty kishte dhënë një leje ndërtimi për një pallat i cili kishte filluar të reklamohej në media që para se të fillonin punimet”- ka pohuar Fatime Lonari. Kundërshtuam sërish që mos të na merrnin tokën, por njerëzit që ai kishte dërguar na bënë të qartë se “ ne jemi paguar që mos t’ju lëmë që të na pengoni ndaj më mirë ikni”. Kjo histori u përsëritë vetëm pak ditë pasi Gjykata e Tiranës na kishte dhënë të drejtë për prishjen e murit nga ana e bashkisë, si dëmshpërblim Rama na ka dhënë afro 2 milionë lekë të reja. Por ende pa e ndërtuar murin kësaj radhe ndërhyrja erdhi më e fuqishme dhe duke mos dalë Rama vetë në skenë. “Duke na mposhtur sërish me anë të dhunës, firma e ndërtimit fillojë punimet për ngritjen e pallatit. Ankimuam sërish një tjetër padi në Gjykatën e Tiranës, kësaj radhe padinë e kemi bërë për firmën e ndërtimit që na rezulton që kishte mbështetje të fortë nga vetë Edi Rama”, pohon Lonari.


    ************************************************** ******************
    Në 127 procese gjyqësore pronarët akuzojnë Kryetarin e Bashkisë se po u merr me forcë trojet për të ndërtuar pallate me miqtë e tij
    Qytetarët në gjykatë: “Na mbroni nga Edi Rama, po na grabit tokën”

    Bashkia e Tiranës me firmën dhe vulën e kryetarit të saj Edi Rama ka lëshuar me qindra leje ndërtimi mbi pronat që u ka grabitur qytetarëve. Shumë pronarë tokash vazhdojnë të enden në dyert e gjykatës për të kërkuar pronat që u janë grabitur pa të drejtë nga kryetari i bashkisë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij. Shumë qytetar kanë bërë kërkesën e tyre dhe kanë theksuar se u është grabitur toka nga Bashkia e Tiranës. Bashkia e Tiranës vetëm për vitin 2008 ka qenë e detyruar që të dalë përpara gjykatësve 127 herë. Kjo për shkak të abuzimeve që kjo bashki ka bërë në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe marrjes së tokave pa të drejtë nga pronarët e ligjshëm. Qytetarë të ndryshëm njëkohësisht pronarw tokash në kryeqytet janë detyruar që ti drejtohen gjykatës për të zgjidhur problemet e tyre me bashkinë pasi drejtpërdrejt me këtë institucion pronarët nuk kanë gjetur asnjëherë zgjidhje por përkundrazi janë dhunuar edhe fizikisht për shkak të mbrojtjes së pronës së tyre. Një pjesë e madhe e kërkesave të qytetarëve janë ende në gjykim.
    Rastet
    Në datën 18 nëntor, Anton Guralumi , Bujar Asllani , Lefter Xhanari , Qemal Xhanari, i janë drejtuar gjykatës për ti kërkuar Shfuqizimi terësisht te vendimit nr. 197 date 05.07.2004 "Për lejen e ndërtimit te KRRTRR Tirane”. Kjo është një ndër padit e fundit që janë bërë në ngarkim të Bashkisë së Tiranës. Aferdita Fagu , Agim Fagu , Arben Fagu , Bajram Vathi , Hajdije Fagu, kanë paditur Bashkinë e Tiranës për arsye se ka dhënë një leje ndërtimi mbi pronën e tyre. Familja Fagu është pronare e një banese në rrugën “Sul Bega” e cila është tjetërsuar dhe i ka kaluar në emër të disa pronarëve të tjerë që nuk kanë pasur lidhje fare me banesën dhe më pas janë rregulluar të gjitha dokumentet që në këtë pronë të aprovohej një leje ndërtimi. Familja Fagu i janë drejtuar Gjykatës dhe i kërkojnë “Detyrimin e të paditurit Sulejman Husha dhe Nazmi Haka që të njohë pronarë paditësit trashëgimtarët e Mahmude dhe Besim Fagut mbi një shtëpi me sipërfaqe 6m e gjatë e 4 m e gjerë oborr e një rrip dhe bahçe me sip. trualli prej 445 m2 e ndodhur në rrugën “Sul Bega” dhe të lirojë dhe dorëzojë këtyre këtë pronë. Regjistrimin në ZRPP të truallit me sip. 445 m2 në emër të paditësve me kufijtë aktuale sipas vendimit te KKKP nr. 206 datë 29.05.2000 duke fshirë nga regjistri emrin e të paditurit Sulejman Husha , Shkelqim Husha dhe Nazmi Haka. Anulimin e lejes së ndërtimit nr. 19 date 26.07.2002 te KRRT Tiranë. Marrjen e masës së përkohshme duke detyruar palën e paditur shoqëria Kola sh.p.k dhe Sulejman Husha te ndërpresë ndërtimet në bahçen objekt gjykimi”.
    Elisabeta Kazazi ka bërë një kallëzim penal ndaj Bashkisë së Tiranës dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme pasi sipas saj i është grabitur prona. Në kërkesën e saj, Kazazi ka theksuar se kërkon nga gjykata “Anulimin e vendimit administrativ me nr. 27 E/1 prot date 14.12.2005 te ZQRPP. Saktësimin e sipërfaqes se pronës pasuri e paluajtshme me nr. 183 regjistri hipotekor date 30.06.1976. Regjistrimin e saj prane ZRPP Tirane”. Isuf Mema është një tjetër shtetas të cilit i është prishur prona e tij për ndërtimin e pallatit të firmosur dhe vulosur nga Edi Rama. Mema ka paditur Bashkinë Tiranë dhe Shoqëria ''Delta 1''sh.p.k. Në kërkesën e tij Mema i kërkon gjykatës “Sigurimin e padisë (Pezullimin e aktit administrativ (lejes Ndërtimit). Anulimin e aktit administrativ, lejes shesh ndërtimit nr. 120 date 13.04.2004, lejes ndërtimit 329 date 05.07.2004. Kallëzimin e një punimi te ri dhe një dëmi te mundshëm. Pushimin e cenimit te pronësisë. Detyrimin e te paditurve te me njohim pronar te një depo dhe dyqani te ndërtuar në banesën time”.


    ************************************************** **********************************


    Skandal me trojet e Parkut Rinia. Mbivendoset në Hipotekë nga Bashkia e Tiranës trualli i familjes Hoxha. Kryebashkiaku përfitoi 3 miliardë lekë

    Denoncimi i Fatimes: Ma grabitën pronën Rama dhe Besua i "Taivanit"


    Edi Rama gjatë funksionit të tij të ushtruar, si kryetar i Bashkisë së Tiranës ka realizuar mjaft afera në kurriz të pronarëve të trojeve. E dëmtuar nga këto pazare, znj. Fatime Hoxha, denoncon me prova Kryetarin e Bashkisë së Tiranës për falsifikim dhe vjedhje të pronës në bashkëpunim me pronarin e kompleksit "Tajvan". "Rama dhe Besnik Sula i Taivanit po fitojnë miliona euro në muaj me pronën time, ndërsa familja ime vuan në varfëri"-tregon Fatime Hoxha. Gjendja e rënduar ekonomike e ka detyruar këtë zonjë ti bëjë ballë vetë të gjithave përçapjeve nëpër instancat përgjegjëse, ku është ankuar për vjedhjen e truallit prej 1700 metër katror në pjesën jugore të "Taivanit".“Jam në gjendje të vështirë ekonomike, jetoj në shtëpi me qera, kam madje dhe një kredi për të paguar. Shteti nuk i merr parasysh vuajtjet dhe hallet tona. Kush është Besnik Sula që Edi Rama i shet 1310 metra katror të pronës sonë, të kujt ishin këto metra katrorë që i shiti 3 miliardë lekë”- është shprehur e revoltuar znj. Fatime Hoxha.
    Familiarët ndihen fajtorë për vdekjen e babait të tyre, Sejfulla Hoxhës, pasi ky i fundit përpiqej që fëmijëve të tyre t'u linte pasurinë e trashëguar. “Në vitin 2006 babai im ka gjetur vdekjen në derën e hipotekës, në momentin që i kanë dhënë lajmin se kjo pronë nuk ju takon juve, ua ka marrë bashkia. Gjakun e prindërve të mi nuk e fal. Dua të zbatoj deri në fund ligjin, nuk mund të lejoj afera mbi kurrizin tim"-thotë Fatimja.
    Mbivendosja e pronës në Hipotekë
    Bashkia ka dërguar një shkresë ku ka përfshirë si të sajën tokën e familjes Hoxha, e regjistruar në emër të kësaj familje kohë më parë. Ky është mekanizmi i realizuar nëpërmjet falsifikimeve dhe shkresave që shkelin ligjin, me anën e të të cilit është përfituar 1700 metër katrorë truall nga Rama dhe Besnik Sula. Rama bashkë me punonjësit e institucioneve të ministrisë në bashkëpunim me institucionet e hipotekës, drejtorin juridik, e ka bashkuar këtë pronë me tokën e pronarëve të tjerë dhe qëllimisht nuk e ka përdorur në asnjë moment emrin e familjes Hoxha. "Të gjitha dokumentet që na ka dhënë bashkia dhe hipoteka tregojnë se kanë bashkëpunuar të dyja palët. Të gjitha dokumentet tona flasin mbi pronën që ekziston në emrin e babait tim Sejfulla Hoxha. Edi Rama duhet të na japë shumë para që të na kompensojë ne pronën. Edi Rama do që t'i gllabëroj të gjitha bashkë me Kryeministrin dhe punonjësit e hipotekës"-deklaron Fatime Hoxha.



    ************************************************** ********************************
    Edi Rama aferë miliardash me truallin që i shiti Taivanit, kryebashkiaku grabit 3 miliardë lekë

    Kryebashkiaku i Tiranës shet pronat e shtetit pa pasur pronësi mbi to. Në shkresën nr. 3918/2, datë 09.03.2005, ZVRPP e Tiranës i është drejtuar Bashkisë së Tiranës për rikonfirmimin, se pasuria me nr. 7/307, me sipërfaqe 1310m2 figuron “shtet”. Këtu nis odisea e pronave të shtetit shqiptar që shiten dhe blihet sipas dëshirave të kryebashkiaku Rama. Ashtu si magjistari Nadir që hidhej nga 15 katëshi, edhe Edi Rama na bën një numër prestigjatori duke lëshuar një autorizim vartësve të tij për të shitur pasurinë e sipërpërmendur. Kryebashkiaku Edi Rama, lëshon autorizimin nr. 1887, datë më 07.03.2005 , me të cilën autorizon Svjetllana Jakupi , me detyrë përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve në Drejtorinë e Legalizimeve pranë Bashkisë së Tiranës , për të përfaqësuar institucionin në lidhjen e kontratës së shitblerjes truallit me sipërfaqe 1310 m2 “truall” , e ndodhur në rr.”Dëshmorët e 4 Shkurtit”, zona kadastrave 8380, me nr. pasurie 7/307.
    Më datë 10.03.2005, pranë noterit publik Boris M. Skënderi , me seli rr. “Reshit Çollaku”, pall. I Shallvareve nr. 4, Tiranë është paraqitur pala shitëse Bashkia e Tiranës , me përfaqësues Svjetllana Jakupi dhe pala blerëse shoqëria “Tajvan” , sh.p.k , e përfaqësuar ligjërisht nga administratori , Avni Braçaj, të cilët nënshkruan kontratën e shitjes për sipërfaqen 1310m2 “truall”, e ndodhur ne rr.”Dëshmorët e 4 Shkurtit” zona kadastrale 8380 me nr. pasurie7/307.
    Baza ligjore ku e mbështet shitjen e pronës “shtetërore” , noteri publik Boris M. Skënderi është neni 83, neni 705 e vijues të Kodit Civil , neni 11 i ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, neni 2, pika 11 e ligjit nr. 9209 , datë 23.03.2004 “Për legalizimin e shtesave në ndërtime “, neni 32, germa “e” e ligjit nr 8562, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” dhe vendimi Këshillit Bashkiak të Tiranës nr.2, datë 17.02.2005 “Mbi shitblerjen për efekt legalizimi të truallit shtetëror të zënë me ndërtim shtesë tej lejes së miratuar me vendimin nr.48, datë 21.07.2001 të KRRT-së së Bashkisë së Tiranës . Po ti referohemi bazës ligjore të kontratës ku mbështet shitja e pronës “Shtetërore” do të shikojmë se pika 11, e ligjit nr.9209, datë 23.03.2004 “Për legalizimin e shtesave në ndërtime “ , në mënyrë të “heshtur” është shfuqizuar me hyrjen në fuqi e nenit 28, të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, ku citohet se: “Për tokat që janë në pronësi të shtëtit organet kompetente të administratës publike ndalohet të lidhen kontrata posedimi a pronësie me të tretë deri në përfundim të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave” , çka do të thotë se Bashkia e Tiranës nuk ka pasur dhe nuk ka të drejtë të shesë pronën publike, për deri sa nuk ka përfunduar procesi i kthimit dhe i kompensimit të pronave për ish-pronarët. Gjithsesi, kjo kontratë shitje datë 10.03.2005, e përgatitur dhe e nënshkruar nga noteri publik Boris M. Skënderi është e pavlefshme , për faktin se: Në nenin 3 të kontratës , në “Përshkrimin e pronës” citohet se: “Pala shitëse është pronare e një trualli me sipërfaqe 1310 m2” dhe nuk përshkruhet se në çfarë numri hipoteke është regjistruar prona e shitësit “Bashkia e Tiranës”.
    Në nenin 4 të kontratës “Gjendja e pronës” citohet se: “Prona është e lirë nga çdo barrë dhe hipotekë dhe është e regjistruar ekskluzivisht në emër të shitësit”,sipas shkresës së zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë , nr.3918/1, datë 06.12.2004. Po t’i referohesh kësaj shkrese te ZVRPP, Tiranë thuhet se: ”Pasuria me nr.7/187, me sipërfaqe 1310 m2 figuron shtet”, çfarë dot thotë se kjo pasuri me sipërfaqe 1310m2 nuk është e regjistruar më parë në regjistrat e hipotekës në emër të shitësit (Bashkia e Tiranës), në zbatim të nenit 37 e 38, të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.
    Ndërsa në nenin 8.2 të kontratës “të ndryshme’ citohet se: “Me nënshkrimin e kontratës, pala shitëse, në rastin konkret Bashkia e Tiranës, me përfaqësues Svjetllana Jakupi, zhvishet plotësisht nga pronësia mbi truallin e treguar në nenin 1, trualli me sipërfaqe 1310 m2 e regjistruar në ZVRPP, Tiranë zona kadastrave nr 8310, pasuria 7/187, me adresë rr. “Dëshmorët e 4 shkurtit”.
    Ky nen (8.2) i kontratës është në kundërshtim me nenin 1 i po kësaj kontrate, për faktin se Bashkia e Tiranës nuk ka qenë pronare e kësaj pasurie, aq më tepër kur kjo pronë figuron e regjistruar në librat e kadastrës “shtet”. Ky akt shitje është një nga rastet më skandaloze që mund të ekzistojë në rruzullin tokësor, për arsye se institucioni bashki shet një pronë që nuk e disponon dhe më pas zhvishet nga e drejta e kësaj pronësie. Korrupsioni bashkiak i Edi Ramës zhvesh shtetin nga pronësia reale e tij, dhe shndërron kryebashkiakun e Tiranës në rolin e mashtruesit të famshëm që shiti Sahatin e Tiranës.
    Në bazë të nenit 6, ligjit nr.8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të Shtetit”, Bashka e Tiranës nuk ka të drejtë të shesë një pronë publike, që nuk e ka regjistruar në regjistrat e ZVRPP, ( në përputhje me ligjin nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”).
    Çdo veprim në regjistër , që ka si efekt ndryshimin e gjendjes juridike të një pasurie të paluajtshme , bëhet kur akti ose vendimi gjyqësor që e konstaton atë, është regjistruar më parë në regjistrin e pasurive të paluajtshme.
    Regjistrimi i fitimit apo i kalimit të së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme, të njohura ose të fituara me anë të ligjit, vendimit gjyqësor, apo aktit administrativ bëhet nga ZRPP, në zbatim të nenit 38, të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajshtme”, pas verifikimit të plotë të elementëve të formës dhe përmbajtjes së aktit përkatës , që njeh ose përmban fitimin e së drejtës së pronësisë , për efekt të plotësimit të kushte vetë regjistrimit , të përcaktuara në nenin 193 të Kodit Civil.
    Në këto kushte, jemi para një fakti se akti noterial për tjetërsimin e pronësisë mbi një send të paluajtshëm, ose të një të drejte reale mbi to, kryet nga noteri, pasi të ketë verifikuar pronësinë e palës mbi sendin e paluajtshëm, pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, në se dokumenti i paraqitur prej palëve janë autentike dhe në përputhje me regjistrimin në këtë zyrë (ZVRPP) dhe pasi bindet në saktësinë e tyre ai (noteri) redakton aktin noterial. Këtu kemi të bëjmë edhe me një gafë të noterit në fjalë i cili pa parë pronësinë e asetit, përpilon aktin e shitjes.
    Për rrjedhojë, redaktimi dhe nënshkrimi i kontratës së shitjes datë 10.03.2005, në bazë të nenit 116, pika “c”, të ligjit nr.8485, datë 12.05.1999 “Për kodin e procedurës administrative” është një akt absolutisht i pavlefshëm, ku pavlefshmëria është krijuar nga shkelja e ligjit, nga mangësitë në përmbajtjen e aktit , nga pamjaftueshmëria e kompetencave të autoritetit të Bashkisë së Tiranës, nga mosrespektimi i formës së procedurës. Një fakt tjetër që vërteton abuzivizmin e bashkisë së Tiranës është edhe VKM nr 834 datë 13.12.2006, ku qeveria i ka kaluar Parkun Rinia, Bashkisë së Tiranës, si Pjesë e Inventarit të Pronave të Paluajtshme Shtetërore. Ndërkohë që akti i shitjes së pasurisë në fjalë është përpiluar në datë 10.03.2005. Pra siç shikohet nga të gjitha faktet e mësipërme, kemi të bëjmë me një abuzim skandaloz të kryebashkiakut të Tiranës. Edhe pse ligji e ndalon që të shesë prona publike, ky njeri shet prona mbi të cilat nuk gëzon asnjë të drejtë pronësie. Nëpërmjet prezantimit të këtij akti skandaloz të kryebashkiakut Rama, gazeta SOT kërkon sensibilizimin e prokurorisë për masakrën që po i bëhet pasurive shtetërore nga ky person. Nëse prokuroria vazhdon të ngelet memece, ashtu siç ka ngelur deri më tash, dyshime të forta bien edhe mbi këtë institucion i cili mbron abuzivizmin skandaloz të kryebashkiakut Rama me heshtjen e saj.

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    pallavra, pallavra, pallavra ...


  10. #10
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    ki edvini eshte "trim" i mire me shoke shume, kurse salikja eshte "trim" i marre me pak shoki byroje ...

    shoket e shumte te "trimit" edvike jane xhuvel (tegel), argit & shkelzen, medi e rrul ...
    kY EDI ESHTE NJE KOPIL KOMUNISTI

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    nqs Shqiperia do te drejtohej prej njerez qe kane nje fije shume te vogel ndershmerie, atehere Rama do te ishte ne burg sot, por ja qe s'kemi fat s'e drejtohemi prej vrasesve hajduteve e hipokriteve shume here me te medhenj se Rama

Tema të Ngjashme

  1. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  2. Kostoja e pushtetit pa pushtet !!!
    Nga Faik në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 11:25
  3. Rama, lider i mundshëm kombëtar
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 04-06-2007, 16:40
  4. PD, 1 vit në pushtet, 10.000 të larguar nga puna
    Nga ClaY_MorE në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 05:30
  5. Berisha: Vizita e parë si kryeministër do jetë në Greqi
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 02-08-2005, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •