Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 190
  1. #181
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    DĖSHIRA



    Zot!
    Sot
    Jam,
    Kam,
    Shoh,
    Njoh,
    Rronj,
    Shkonj;
    Kam gas
    Dhe flas
    E them
    Tė kem
    Ditė,
    Dritė,
    Jetė,
    Vetė,
    Ah, dua,
    Qė thua,
    Tė mos vdes,
    Po tė mbes
    Pėrjetė
    Tė ketė
    Shpirti im
    Pa mundim
    Shėndenė
    Tė jenė
    Me mua
    Sa dua.
    Sonte jam gjall',
    E jam mirė,
    Po kam dhe mall
    E dėshirė,
    Zot i vėrtetė
    I gjithėsisė!
    Tė rronj pėrjetė
    Ndaj njerėzisė!
    Ti ke nė dorė,
    Ēdo gjė qė tė duash;
    Nukė je i gjorė,
    Arrin qė tė thuash;
    Pa bėhenė gjithė ē'dua,
    Po tė mė dėgjosh mua,
    Le tė bėhetė thua,
    Dhe gjithė janė bėrė!
    Atė qė thua ti vetė,
    Zot i math e i vėrtetė!
    Ajo bėnetė nė jetė,
    Edhe mbaronet' e tėrė!
    Ti epi jetė njerėzisė,
    Shto e beko dhe bagėtinė,
    Se ti je Zot' i gjithėsisė,
    Nė dorėz' e ke mirėsinė
    Njerėzis' epi jetė tė gjatė,
    Mundimet fare nga jeta ngreji,
    Djepinė shkret' e lugėnė thatė
    Mos e shih kurrė, po mbushur leri.
    Fal
    Dhe ep
    Gjithė ē'ke
    Nga tė mirat,
    E tė pėshtirat
    Hidhi kėtje,
    A vari mė ndonjė grep,
    A mbuloji mė ndonjė mal,
    E lėrė vetėm mirėsitė,
    Fal edhe dritė e jet' e ditė
    Le tė prėhet gjithė njerėzija
    E tė mos ketė kurrė tė kėqija;
    Ligėsitė, djallėzitė e marrėzitė
    Le tė mos rrojnė paskėtaj edhe njė ditė
    Veē mirėsija nė kėtė jetė tė mbretėronjė,
    Urdhėri yt, puna jote, Zotth' i math e i vėrtetė,
    E vėrteta le tė rronjė, gėnjeshtra le tė pushonjė
    Bėj si tė duash, ē'tė them unė Zot i vėrtetė? Ti e di vetė!





    SHume e bukur kjo poem.


  2. #182
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    2,501
    Me falni mu desh Analiza e vepres "Bageti e Bujqesi" me gjeresisht,ne qoft se ndonjeri me gjen do tia disha per nder,me duhet shum.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  3. #183
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Naim Frashėri i plotė

    Hidhet nė qarkullim vepra e plotė e poetit tonė kombėtar, Naim Frashėri, nė gjashtė vėllime, pėrgatitur nėn kujdesin e akademikėve Rexhep Qosja dhe Jorgo Bulo dhe botuar nga Shtėpia Botuese "Toena". Ky botim pėruron dhe bėn pjesė nė bibliotekėn "Visare tė
    letėrsisė shqiptare" qė ka pėr qėllim t'i japė pėr herė tė parė lexuesit shqiptar, nė njė pamje sa mė tė plotė, e me tekst tė stabilizuar, klasikėt e letėrsisė shqipe, duke nisur me M.Barletin, De Radėn, N. Frashėrin, Gj. Fishtėn, e duke ardhur te Migjeni, F.S.Noli, E. Koliqi, L. Poradeci, M. Kuteli e tė tjerė. Ky ėshtė botimi mė i plotė i krijimtarisė N. Frashėrit, i bėrė mbi bazėn e teksteve tė

    botimeve tė publikuara me gjallje tė poetit nė trajtėn qė ato shprehin vullnetin e tij tė fundit, duke shmangur ndėrhyrjet, zbrazėtitė dhe gabimet qė mund tė kenė shpėtuar nė ribotimet e shumta qė i janė bėrė ndėrkohė veprės sė poetit. Duke u nisur nga parimi qė botimi tė pėrfaqėsojė nė mėnyrė sa mė besnike Naimin autentik, ėshtė ruajtur me fanatizėm tėrėsia dhe integriteti i teksteve, madje nuk ėshtė bėrė asnjė ndryshim qė do tė prekte sado pak gjuhėn e autorit, as drejtshkrimin e tij nė vijat themelore.

    Me Naim Frashėrin dheveprėn e tij tė plotė nis kolana "Visare tė Letėrsisė Shqipe" (VLSH), botim i sistemuar dhe me tekste tė stabilizuara tė letėrsisė sonė tė traditės. Krahas me botimin e veprės sė Frashėrit, nė kuadrin e kolanės "Biblioteka e librit pėr shkollat", botohen edhe 8 libra tė veēantė tė tij qė janė pėrfshirė nė programet shkollore, tė pajisura me parathėnie e shėnime. Kėto vepra, tė destinuara pėr nxėnėsit e shkollave dhe studentėt dhe me ēmime tė reduktuara, janė: "Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve", "Ėndėrrimet", "Katėr stinėt", "Qerbelaja", "Historia e Skėnderbeut", "Bagėti e bujqėsia", "Vjersha tė zgjedhura", "Prozė e zgjedhur".

    Stabilizimi i tekstit prej tekstologes Besa Vila ėshtė bėrė mbi bazėn ekritereve shkencore dhe me njė koherencė tė brendshme qė shmang anarkinė e kritereve prej tė cilave kanė vuajtur mjaft nga botimet e mėparshme. Nė kėtė mėnyrė seria nė gjashtėvėllime pėrfaqėson jo vetėm botimin mė tė plotė integral, por dhe mė tė saktė tė veprės sė Naim Frashėrit, shoqėruar dhe me njė parathėnie e me shėnime bibliografike, pėrgatitur nga Prof. Rexhep Qosja, ēka e ndihmon lexuesin tė ketė njė pėrfytyrim pėrgjithėsues pėr veprėn e poetit, pėr rolin e saj nė jetėn e nė kulturėn shqiptare dhe pėr rrugėn krijuese tė kėtij lėvruesi tė madh tė fjalės shqipe, tė shkrimtarit qė vuri themelet e letėrsisė kombėtare e tė shqipes letrare.

    Shekulli
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 08-01-2008 mė 14:12

  4. #184
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    NE BREG TE DETIT

    O ti det,qe t'ep flladitje e gezim !
    Te ti gzin ma gjen zemra, shpirti im.
    Pika jote eshte-e ujvaret moria
    Ato-Krishti, kurse ti je Shemeria
    Ajo qe si zog mbi male ka qendruar,
    - Qe me duket si fanitje-e avulluar :
    Pjella jote eshte ujite lart atje,
    Qe ta mori dielli e ta beri re.
    Ne cdo hap nje ngjyre tjeter merr ai,
    Her' i bardhe , her' i kuq e her' i zi.
    Zjarr' i diellit e terheq drejt lartesish,
    Po shpejte koha ty ta kthen ate serish.
    te mos ishte uji, shiu yt si gurre,
    te mos ishte hiri yt qe qe s'shterret kurre.
    te mos ish ai veshtrim plot zjarr e drite,
    Ku t'i gjente tika gazin dhe stolite.
    C'me sheh zemra e degjoj ne tenden vale,
    Te shof ty dhe nyjen time zgjidh ngadale.
    Prane teje vjen te lumit keta uje,
    Me nxitim , me ligjerime dhe me burbuje.
    Kaqe drure gjithe veshur me blerim
    Anes tij radhitur jane me nderim.
    Kryet gjer ne qiell ka ngitur njeri sish,
    Tjetri s'eshte ec nje bisk celur serisht.
    Krejt ligjerima e te shpejtit lume .
    te livadhi po kullosin bagetia,
    prapa blegerin e shqerravet moria.
    Poshte drunjvet, permes kopshtesh duke care,
    Rreshqet kroi me te qeshur, me te qare.
    Gjithe zogjte lart ne ajer vijn'e shkojne,
    Enden,sillen rreth e rrotull e kendojne.
    Ngritur koken bagetia neper pllaja,
    Plot me fjale druret me te lartat kmaja.
    Deri,qielli, edhe shpeset dhe blerimi,
    Gjithe druret , gjithe gjethet dhe burimi
    Po vallzojn' e ligjerojne sot nga zjarri.
    Thua se jane Mensuri te litari.
    Thurur ka cdonjeri syresh nje perralle,
    mbushur bota dashuri e zjarr e vale.
    Qielli i bruzet dhe te tijat fshehtesi,
    Toka jone dhe te sajat begati,
    Kjo pranvere. keta zogj, keto kullota,
    Druret,krojet e livadhet,gjithe bota :
    Qe te gjitha valet e nje deti jane,
    Keto pike ,ai det pa fund e ane....
    Qelqi vere-e vera qelq u be tashti,
    Shpirti trup dhe trupi shpirt u be, u shkri ;
    Shega shark e sharku shege na u be,
    E veshtire te dallohet tashtime.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #185
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Shkendij e diellit ndaj manushaqes

    Manushaqe bukuroshe,
    pse s'ngre kryete perpjete ,
    po rri e mpit' edhe e qete,
    pse s'bukuroh' e s'shendoshe ?

    Pa shiko lulet e tjera,
    q'u ce;' e u lulezuan,
    shih pa shih c'u zbukuruan,
    i ngjalli perseri vera.

    O lulez e Perendise
    qe te mbolli vete Zoti
    zgjohu tani q'u ngroh moti
    erdhi koh' e gjallerise.

    Se dheu anembane bleroi,
    e te vdekurit u ngriten,
    gjithe c'jan' u perteriten,
    Zoti nga gjumi i rend' i zgjoi.

    Prej qiellit bukurise,
    edhe nga paraja ere,
    te kam prure kete here,
    po hape, po hape gjine.

    Hap syt' e qesh dhe gezohu
    se gaz te madh te kam prure,
    mos me rri si e semure,
    po celu e zbukurohu.

    Shpendera, hithera, ferra
    persiper te kane rene,
    ditene ta kane zene,
    me flete shume te gjera.

    Te kane kallure gjemba,
    qe te shpojn' e te rendojne,
    edhe gjakne ta helmojne,
    qe te levrin neper rremba.

    Dhe ca nga fletet e tua
    me te huaja perziere,
    secila do te bjere,
    demn' e vdekjene pothua !

    Oh, fletete qe i rrite,
    duke i nxjerr nga gjiri yt,
    t'u bene si hale ne syt,
    pa m'u fishk' e m'u drobite !

    Dimer' i madh me debore,
    me te ftoht' e me te ngrite,
    e me gjithe ligesite,
    te la te mjer' e te gjore.

    Ah, ta zbriti bukurine
    dhe gjellimn' e gjithe c'kishe,
    vdiqe, u trete u prishe,
    te thate te shoh tanine !

    Po mos u tremb, behu trime,
    edhe ki durim e shprese,
    e pa silli Zoti bese,
    dhe kesaj fjales sime.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,882
    Citim Postuar mė parė nga Mision Lexo Postimin
    Naim Frasheri

    Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
    moj e mjera Shqiperi!
    Mendjelarti, zemertrimi,
    vjershetori si ai!

    Vdiq Naimi, po vajtoni
    shqipetarka, shqipetare!
    Naimne kur ta kujtoni,
    mos pushoni duke qare!
    ..................................

    Vdiq Naimi, gjithč thone,
    qani turq, qani kaure!
    Bilbil’ i gjuhese tone
    s’do te degjohet me kurre!

    Vdiq Naimi, qe kendoi
    trimerine, Skenderbene,
    vdiq Naimi, qe levdoi
    dhe nderoi memedhene!

    Vdiq Naimi, po c’te gjeti,
    o moj Shqiperi e mjere!
    Vdiq Naimi, po kush mbeti?
    Si Naimi s’ka te tjeve.

    Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkrete,
    pse more te tille burre?
    I ndrite shpirti per jete,
    mos i vdekte nami kurre
    Mirė more zotėri?Po si mund tė thurte vjersha Naimi pėr vdekjen e tij? Ēfar pret tani...?Dekoratė ? Apo nuk njeh Naimin dhe e ngatėrron me Ēajupin?

  7. #187
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Mbi trupin e vajzės sime tė vdekur - fragment

    Mjeri unė, vaj moj bijė, mjeri unė!
    Moj e shtrenjta, moj e ėmbla aqė shumė!
    Pa ty mbeta, pa ty mbeta, moj, me lotė!
    U shkretofsh, o qiell, moj zuzarja rrotė!
    Bathra e kopshtit tė botės shndrit,

    ....

    Vallė ē'faje paska bėr' njeriu i shkretė,
    Qė tė shohė kaq gjėm' e zi nė jetė?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #188
    student Maska e besarti
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    80
    Ilir Shaqiri kendon nje kenge me titullin "Trendafilat e turkeshes", ja vargjet e para te kenges:

    Neper enderr te kerkoj
    Si sirene do te vije pas
    Here te gjej e here s'te gjej
    Bukuri qe zemren plase

    Diku e kam lexuar qe kete tekst e ka shkruar, i madhi Naim Frasheri. Por deri sot se kam gjetur askund kete poezi! Ndoshta din dikush nga ju ma shum!
    Nese rrezikon mund te humbesh, por nese nuk rrezikon ke humbur gjithsesi!

  9. #189
    Naim Frasheri I Pavdekshmi Poeti Me I Mire..............

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė

    Dr. LAURANT BICA




    Pėr tė, pėr Kristo Kici - Luarasin, qysh nga vdekja e tij mė 7 korrik 1934 u hesht, u hesht dhe vetėm u hesht pėr gati 75 vjet rrjesht. Pėr regjimin monist tė pesė dekadave tė pas luftės sė dytė botėrore, atdhetari e rilindasi Kristo Papa Stefani nga fshati Luaras i Kolonjės kish tė paktėn dy “mėkate” tė mėdha. Sė pari, se bashkėpunoi me regjimin e shtetit shqiptar tė kohės sė Zogut; dhe sė dyti, ishte mik i ngushtė e besnik i djalit tė Abdyl Frashėrit, Mid-hatit. Ndaj pėr tė nė Shqipėri asgjė s’do tė pipėtinte.
    Por, nėqoftėse nė vendin amė do tė mbetej “i varrosur” njė figurė e tillė e madhe e dy periudhave, tė Rilindjes dhe Pavarėsisė, duke e lėnė qėllimisht nė errėsirėn e harresės dhe duke shkaktuar “trauma” nė kujtesėn historike tė kombit shqiptar, Noli i madh nga pėrtej oqeanit, nė fund tė viteve ‘50 tė shekullit XX, nė njė fjalim tė zjarrtė para mėrgimtarėve shqiptarė nė Boston do ta pėrcaktonte Kristo Luarasin si “njė prej 28 personaliteteve shqiptare qė vunė themelet e shtetit shqiptar” dhe si njė “gud bisnesmen” - njė bisnesmen i suksesshėm qė vuri gjithēka, jetėn e tij, familjen, kamjen e gjėnė e vet nė shėrbim tė Shqipėrisė.
    Pas vitit 1960, kur udhėheqja e atėhershme iu kundėrvu sovjetikėve dhe filloi tė luajė “kartėn e pavarėsisė”, mė 1962 Kristo Luarasit iu dha njė “Urdhėr pėr veprimtari patriotike tė klasit tė dytė”, dhe sė shoqes Polikseni Dhespotit “Urdhėr… i klasit tė tretė”. Duhej tė vinte 90-ta qė, nė 80 vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė mė 1992, Kristo Luarasit t’i jepej dekorata e lartė “Pishtar i demokracisė”.
    Ndėrkohė heshtja vazhdonte pėr kėtė rilindas tė brezit tė tretė, pas njė Naum Veqilharxhi e Thimi Mitkoje, pas njė Hasan Tahsini e Frashėrllinjve, qė qėndronte denjėsisht nė krah tė njė Ibrahim Temoje, Dervish Hime, etj. etj. se shkriu jetėn pėr Shqipėri. Prej kohe nė jetėn e veprėn e tij Kristo Luarasi ėshtė bėrė “Nderi i Kombit”, paēka se sot e gjithė ditėn makar nuk kujtohet dikush tė shkruajė dy fjalė. Historia ėshtė njė gjykatėse e rreptė dhe u kthehet si bumerang nė kohė tė gjithė atyre qė janė munduar ta shtrembėrojnė atė, siē ėshtė bėrė nė mėnyrė flagrante me njė kollos tė shqiptarizmit, si Kristo S. Luarasi. Gurėt qė janė hedhur mbi tė, qoftė nė tė gjallė tė tij qysh nė Rilindje e mė pas, qoftė pas vdekjes, sot u bien nė kokė e do tu bien si breshėr atyre qė bėnė kėtė.
    Kristua ka qenė njė pemė plot kokrra pėr kombin shqiptar, i cili pėr rreth gjysėm shekulli punoi pėr ngritjen e vetėdijes sė tij kombėtare dhe pėr ta ēuar nė rrugėn e mbrothėsisė, pėrparimit. Ky ishte qėllimi i jetės sė tij dhe pėr tė luftoi me tė gjitha forcat e energjitė pėr ta vėnė nė jetė. Nderim e respekt kėtij patrioti tė shkėlqyer dhe rilindasi tė vonė qė jetėsoi shtetin shqiptar. Brezat e sotėm dhe tė ardhshėm duhet t’i vlerėsojnė sakrificat e panumėrta tė tij pėr komb e atdhe dhe t’ia “paguajnė” siē thonė amerikanėt me njė diēka fare tė thjeshtė qė ai e ka merituar me kohė nė mėnyrė tė padiskutueshme: me MIRĖNJOHJE! Figura e tij duhet rivlerėsuar dhe vėnė nė piedestalin e nderit qė i takon. Madje jemi tė vonuar, tepėr tė vonuar, i jemi tė gjithė “borxhlinj” Kristo Luarasit, kėtij burri tė madh tė kombit shqiptar!
    Po kush ishte nė tė vėrtetė Kristua?
    Le t’ua lėmė fjalėn atyre qė kanė qenė pranė tij, qė e kanė njohur nga afėr.
    Midhat Frashėri shkruan: “Kristua pėrhapi fjalėn e drejtė, mbolli farėn e mirė, jo vetėm nė Shqipėri, por tekdo qė gjendesh njė shqiptar, nė gjithė qytetet e sė gjerės imperatori otomane, nė vise tė largė tė dy Amerikave, gjer nė ēipa tė ngrirė tė Siberisė e nė shkretina tė pėrvėluara tė Afrikės, … me njė durim plot fisnikėri, me njė ide plot ēinteresim, me njė ėmbėlsi karakteri tė rrallė, … Kėshtu duhet tė shikohet si njė mirėbėrės fort i madh, njė mirėbėrės pėr mijė e mijė lėēitės tė libravet dhe gazetavet qė dilnin nga duart e Kristos, dhe njė mirėbėrės mė i vlefshim akoma pėr bashkėpunėtorėt e tij”.
    Shahin Kolonja, me tė cilin bashkėpunoi pėr 8 vjet rrjesht pėr nxjerrjen e gazetės kombėtare Drita (1901-1908), do tė shkruajė, duke pasur parasysh koloninė shqiptare tė Sofjes, se “kontributi i tij (Kristo Luarasit) pėr ēėshtjen shqiptare ėshtė mė i vlefshėm se kontributi i tė gjithė emigrantėve sė bashku”.
    Orientalisti prof. dr. Hasan Kaleshi nga Kosova qysh nė vitin 1979 do ta fuste si zė tė veēantė nė enciklopedinė 4-vėllimshe nė gjuhėn gjermane: Leksikoni biografik pėr historinė e Europės Juglindore”, emrin e Kristo Luarasit midis 28 personaliteteve mė tė shquar tė historisė shqiptare qė zunė vend aty. Kjo ishte njė “kambanė” n’ato kohėra kur nė Shqipėri pėr tė heshtej dhe vetėm heshtej. Nė Mynih tė Gejermanisė binin kambanat nė botė edhe pėr veshėt qė s’dėgjonin.
    Ishte pikėrisht ky Kristo Luarasi qė qysh mė 10 mars tė vitit 1910, nė numrin e parė tė gazetės Liri e Shqipėrisė, kur jepte programin e saj do tė shkruante: “Do tė luftojmė me shpirt e trup pėr zgjerimin e diturisė e tė ndjenjės kombėtare te populli ynė i dashur, qė tė lirohet nga padituria dhe errėsira. Qėllimi ynė ėshtė mbrojtja e popullit tonė dhe e Shqipėrisė nga intrigat e padrejtėsitė e ndryshme prej cilėsdo anė qė vijnė”. Kėto fjalė pa u hequr asnjė presje mund t’i pėrdorim edhe sot qė ka kaluar njė shekull, aq aktuale janė. Kėshtu mund tė fliste dhe fliste njė rilindas vizionar iluminist i kalibrit tė Kristo Luarasit. Balta qė ndokush ka dashur tė hedhė mbi tė sot i kthehet fytyrės.
    Tė flasėsh pėr raportet e tij me Frashėrllinjtė do tė shkonte gjatė dhe do tė kėrkonte njė studim tė hollėsishėm. Tė shkruash vetėm pėr relatat e tij tė ngushta, tė vazhdueshme, tė sinqerta vetėm me Midhat Frashėrin nuk do tė mjaftonte njė libėr i tėrė. Por po them diēka qė Kristo Luarasi mund tė quhet me plot gojėn “Frashėrlliu” Kristo Luarasi qysh nga fėminija, kur nė shkollėn fillore greqisht nga i jati Papa Stefani do tė mėsonte shqip e mė pas nga atdhetari Petro Nini Luarasi mėsues i tij do tė dėgjonte emrin e Naimit, ai u bė dishepull i Frashėrllinjve dhe do t’u mbetej besnik atyre si askush tjetėr nė Rilindje, me njė pėrkushtim e devotshmėri pėr tu admiruar, deri nė frymėn e fundit.
    Qė nė vitin 1895, kur djalė 20 vjeēar do tė botonte nė shtypshkronjėn e Bukureshtit traktatin teologjiko-filozofik, Fletore e Bektashinjet tė Naimit; qė nė vitin 1899, kur nė emėr dhe si pėrfaqėsues zyrtar i autorizuar i shoqėrisė Dėshira tė Sofjes, do tė ndėrmerrte udhėtimin e famshėm nė Shqipėri, Kalabri e Siēili tek arbėreshėt e Italisė, e mė pas do tė takohej me “shpirtndriturit”, siē i quan vetė Kristua, Naim e Sami nė Stamboll, do tė shkonte nė Edrene e Selenik, Kristua do tė merrte mbi supe barrėn e madhe tė propagandimit tė veprave tė rilindasve shqiptarė e sidomos tė Frashėrllinjve.
    Nė njė kohė kur “kandilit” tė jetės sė Naimit e tė Samiut i kish mbetur fare pak vaj, Naimit vetėm njė vit e Samiut vetėm 5 vjet, Kristo Luarasi mori barrėn e madhe mbi shpatullat e veta tė vetėdijėsimit tė popullit shqiptar nėpėrmjet botimit, ribotimit e shumėfishimit nė mijėra e mijėra ekzemplarė, sidomos tė veprave tė Naimit e tė Samiut. Ai vetė i ka shtypur ato nė shtypshkronjėn Mbrothėsia e ka ngrėnė plumbin dhe helmet e shtypshkronjės me grushte, dhe kjo e ēoi nė moshėn 59-vjeēare para kohe nė varr, plus lodhja mbinjerėzore.
    Ai vetė i ka botuar, vetė i ka shpėrndarė me rrezik jete nė Shqipėri e kudo ku kish shqiptarė nė tė katėr anėt e globit, jo vetėm botimet e Sofjes, por dhe tė Stambollit, tė Bukureshtit etj. Sakrifica qė bėri ky burrė i Shqipėrisė ėshtė e madhėrishme, e papėrsėritshme, shkon deri nė kufijtė e pamundėsisė. Kristo Luarasi, ky rilindas tashmė i vdekur, por pėrsėri i pavdekur, i gjallė, diti si askush tjetėr qė krijesėn e Johan Gutembergut ta vėrė nė mėnyrė tė shkėlqyer nė shėrbim tė popullit shqiptar. “Liēensėn” e botimit tė veprave tė tyre e mori drejtpėrdrejtė nga Naimi e Samiu. E filloi me botimin mė 1899 tė veprės sė Naimit: Istori e Shqipėrisė dhe tė Abetares shqip tė Samiut mė 1899, pėr tė vazhduar pambarim me botim tė gjashtė, tė shtatė e mė tepėr deri sa qe gjallė. Pas vdekjes sė tij e vazhdoi i biri Theodhori, deri mė 1946 kur shtypshkronja Luarasi u mbyll nga regjimi monist si shtypshkronjė private.
    Nė njė kohė kur kolonia shqiptare e Bukureshtit e mbaroi misionin e saj dhe shkoi drejt rėnies, me botimin e veprės sė Samiut: Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet” qė shėnon kulmin e saj dhe koincidon me Lidhjen e Dytė tė Prizrenit, atė tė Pejės Besa-Besėn, Kristo Luarasi mori flamurin rilindas nė duart e veta dhe botoi veprėn e njė Naimi e Samiu, po dhe tė pėrfaqėsuesve tė tjerė tė shquar tė plejadės sė tyre, tė Gjerasim Qiriazit, Asdrenit, Spiro Dines, Midhat Frashėrit, Papa Kristo Negovanit, Petro Nini Luarasit etj.
    Ai qe jo thjesht njė vizionar i shquar e largpamės i sė ardhmes sė Shqipėrisė, po dhe njė misionar i madh i Shqiptarizmit. Barrėn e madhe rilindase qė mori mbi shpatullat e veta, tė vazhdimit tė mbajtjes gjallė tė idealit rilindas tė Frashėrllinjve pas vdekjes sė tyre, ( pa ta) nėpėrmjet botimit tė veprave tė tyre ai e pėrballoi me forcat e veta, duke pasur nė krah pėrsa i pėrket anės ekonomike shoqėrinė Dėshira tė Sofjes, deri diku edhe ndihmėn financiare tė Austro-Hungarisė.
    Ai me tė shoqen Polikseni punoi si “uvrier”, punėtor nė shtypshkronjė, ai ish njė botues e pėrkthyes i talentuar qė diti tė aktivizojė patriotėt mė tė shquar nga kolonitė shqiptare tė mėrgimit, si Bukureshti, Misiri, Italia, Amerika, dhe nga vetė Shqipėria, rreth vetes sė tij nė Kalendarin Kombiar, pėrmbi 20 vjet, po ashtu dhe nė gazetat qė botoi apo drejtoi vetė.
    Profili i Kristos ėshtė i gjerė dhe i jashtėzakonshėm si atdhetar si dijetar, si shkrimtar, si gazetar, si poet, si poliglot qė dinte 7-8 gjuhė, si enciklopedist, sado qė, siē thotė Loni Grabocka, njė nga drejtuesit e shoqėrisė Dėshira tė Sofjes, kohėn mė tė madhe ia hante shtypshkronja. Ai bashkoi nė njė tė vetme jo vetėm atdhetarin, po dhe drejtuesin e organizatorin e zot, njeriun e ditur po dhe bisnesmenin e suksesshėm, si ndofta askush nė Rilindje. Mund tė kish njėrėn prej tyre, por jo tė dyja bashkė.
    Loni Grabocka qė e ka njohur personalisht e rendit tė tretin midis veprimtarėve tė shoqėrisė Dėshira tė Sofjes. Nė vitin 1911 ai zgjidhet kryetar i shoqėrisė atdhetare Dėshira. Shtypshkronja i hante gjithė kohėn, prandaj ai u mėnjanua disi nga detyrat organizative nė krye tė Dėshirės, duke mbetur shtylla kurrizore e saj dhe duke lėnė nė krye tė saj, sikurse atdhetari tjetėr i madh i Sofjes Dhimitėr Mole pėr 12 vjet, Thanas Nikolla Trebickėn, dhe pėr 10 vjet Thoma Sotir Brezhanin. Pas luftės sė dytė botėrore nė krye tė shoqėrisė Dėshira dhe tė kolonisė shqiptare tė Sofjes do tė vinte njė intelektual tepėr i lartė, po nga Kolonja, tė cilin kam pasur fatin ta njoh vetė, si Thoma Kacorri, pasardhės i denjė i Kristo Luarasit. Libri i kėtij: Pėr mėmėdhenė, i botuar nė fillim tė viteve ’60, ka lėnė gjurmė tė pashlyera nė formimin tim.
    Kristo Luarasi ka meritėn se diti me menēuri tė botojė nė shtypshkronjėn e tij, ata tituj librash, ato organe shtypi, tė cilėt ishin mė tė domosdoshėm pėr kohėn, qė luajtėn rol tė jashtėzakonshėm nė ecjen pėrpara tė kulturės, arsimit dhe mendimit politik shqiptar. Dhe tė mendosh se kėtė e bėri nė kushtet e ilegalitetit tė thellė, i dėrgonte fshehurazi nė Shqipėri, gjė e cila paraqiste vėshtirėsi tė jashtėzakonshme.
    Ne kėtu nuk do tė flasim pėr pikėtakimet e Kristos me Abdyl Frashėrin, Lidhjet e tij direkte e indirekte me Naim e Sami Frashėrin, me dy dhėndurėt e Naimit, Shahin Kolonja dhe Murat Toptani, me vėllain tjetėr mė tė vogėl tė Frashėrllinjve, po aq i madh sa tre vėllezėrit Frashėrllinj, por gjithmonė “i harruar” e i diskriminuar nga historiografia shqiptare, Mehmet Frashėri, me tre dishepuj frashėrllinj si Petro Nini Luarasi, mėsues nga tė parėt i shqipes dhe i vetė Kristos, Ibrahim Temo dhe Dervish Hima, dhe as pėr atė me tė cilin nė krah tė njėri-tjetrit qenė gjithė jetėn, djalin e Abdylit, Midhat Frashėrin. Lidhjet e tyre janė tė shumta e tė panumėrta, konkrete e shpirtėrore. Ata luftuan pėr jetėsimin e njė ideali tė madh, shqiptarizmit, dhe kjo u dha pavdekėsinė. Lavdi emrit, veprės dhe punės sė tyre tė pamatur pėr komb e atdhe!
    Kėto rrjeshta do tė desha t’i mbyllja me rėndėsinė e veprės sė Kristos nga njė dėshmitar okular qė e njohu nga afėr qė fėmijė, Loni Grabocka. “Kristo Luarasi ėshtė njė nga themelonjėsit e Dėshirės. Ai mori pjesė aktive nė jetėn e kolonisė, sidomos nė shfaqjet kulturore … nė tė gjitha shfaqjet me rėndėsi politike, nė luftė pėr kishė tė pavarur kombėtare … merrej me pėrkthime nga bullgarishtja nė shqip dhe nga greqishtja nė shqip. Por rėndėsia mė e madhe e Kristo Luarasit ėshtė puna e madhe qė shtypshkronja e tij bėri nė fushėn e rilindjes kombėtare. Shtėpia e Kristo Luarasit u bė fole pėr patriotėt shqiptarė qė punonin pėr lirinė dhe pavarėsinė e Shqipėrisė … priste dhe strehonte patriotėt qė vinin nga jashtė pėr tė vizituar koloninė shqiptare nė Sofje dhe shtypshkronjėn Mbrothėsia…”.
    Pėr kėtė tė fundit dhe punėn e madhe tė Kristo Luarasit nė tė, Loni Grabocka vazhdon: “Rėndėsia historike e shtypshkronjės Mbrothėsia konsiston nė faktin se ajo u krijua nė njė kohė kur populli shqiptar filloi tė zgjohet nga gjumi pesėshekullor i robėrisė turke … gjuha shqipe ishte ndaluar zyrtarisht nė Shqipėri nga autoritetet turke, dhe patriotėt qė guxonin ta pėrhapnin ndiqeshin dhe ndėshkoheshin rreptėsisht. Nga ana tjetėr … asnjė shqiptar nga tė kolonisė nuk do tė ishte i aftė tė bėjė atė punė tė shtypshkronjės qė Kristo Luarasi bėri. Nuk kish nė koloninė e Sofjes tjetėr shqiptar qė mund tė bėnte atė punė vetėmohuese qė Kristo Luarasi me familjen e tij bėnte”. Kristo Luarasi botonte e dėrgonte nė Shqipėri libra shkollorė e gazeta, tė cilat pėrhapeshin nė popull dhe ai me etje i lexonte dhe i ruante si gjėra tė shenjta.
    Duke dashur ta pėrmbyll, po i kthehem kujtimeve tė Midhat Frashėrit, qė shkruan nė nekrologjinė pėr mikun e tij tė zemrės me titull thjeshtė “Kristo”, si njeri i familjes sepse ai hyri, i takon familjes sė ndritur tė frashėrllinjve me krejt veprėn e jetėn e tij. Shihni me ē’emocion shkruan Midhati: “Qė tė bėnj fjalė nga Kristua, duhet tė marr shtegun drejt burimit tė kujtimeve tė mij … Njė mbrėmė duke u kthyer nė shtėpi me vapor, Sami Frashėri rrėfeu se kishte parė ke Naimi njė librė tė re, qė rėfente ditėt dhe muajtė, me artikuj dhe vjersha, njė botim shqip tė shtypur nė Sofje tė Bullgarisė. Njė librė shqip e re? pėr neve pėr ata tė asaj kohe, ishte njė ngjarje pa shėmbėll, njė eveniment shpirtėror, shoqėnor dhe politik. Pastaj pėr ne ishte habi e re, e njė qyteti tė ri ku botohesh njė librė shqip … jeta e Kristos, “jeta” e tij pėr neve filloj mė 1896, nė Sofje … qė nga ay mot them fillon jeta aktive e qendrės sė Sofjes ku qėndrosėshin gjithė shpresat, gjithė aspiratat e shqiptarvet dhe aq mė tepėr sa, pas mėrgimit tė Joan Vretos, shoqėri e Bukureshtit bje nė apati tė agonisė edhe ēdo mot, shumėherė disa herė nė mot Kristua pregatit bukėn e shpirtit dhe tė mėndjes, gjellėn e dritės, nė formė librash tė vogla, nė formė zėdhėnje, nė formė grishime, se nė atė periodė ēdo e shtypur me “abecenė” makar edhe njė fletė sa pėllėmba, dukesh njė gjė me rėndėsi fort tė madhe, mirrte njė karakter tė veēantė, pothua tė shenjtė. Ata qė kanė rrojtur atė kohė duhet tė mbajnė mėnd akoma entusiasmėn e atyre viteve, moshė dashurie mistike, e qėndrėsuarė nė njė ideal. Jam i sigur se edhe sot akoma, nė kujtim tė atyre ditėve tė ndriēime, zemra e tyre u reh nė krahror dhe syt u gjejnė shkėlqimin e njėzet vjeēve.
    Ēė gėzim, ēė shpresa, ēė ekstazė kur duartė preknin tė shtypurėn e re, fletoren, “bibllėn” e ardhurė nė mėnyrė misterioze. Ah, duhet tė ketė pasur fatin e rrallė dhe tė lartė tė njė dashnori, e njė amanti adhurimtar, qė tė munt tė kuptojė gėzimin e ndjerė nė ato kohė, … gazin e tė humburit tė gjumit ose tė derdhurit tė lotvet…”.
    E sollėm kėtė pasazh tė gjatė pėr tė treguar se ē’ndjenė rilindasit tanė tė mėdhenj Naim e Sami kur u ra nė dorė numri i parė Ditėrrėfenjėsi Kombiar i vitit 1897, i nxjerrė nga mėmėdhetari vetėm 22 vjeēar, Kristo Luarasi, nxėnės i shqipes i mikut tė tyre Petro Nini Luarasi, dhe nga ana e vet mėsues i gjuhės shqipe nė fshatin Luaras tė Kolonjės nė vitet 1893-1894, nxėnės nė Akademinė apo Universitetin e parė shqiptar tė hapur nė Bukuresht tė Rumanisė, shkollėn shqiptaro-vllehe tė ēelur nga miku tjetėr i Frashėrllinjve, Nikolla Naēo-Korēa, edhe ky njė apostull tjetėr i shqiptarizmės, njėsoj si Naimi e Samiu nė Stamboll.
    Nė kėtė shkollė nė Bukuresht, Kristua do tė mbaronte, po tė flasim me gjuhėn e sotme, dy “mastera”: diplomėn “I aftė pėr tė ushtruar profesionin e mėsuesit tė gjuhės shqipe” dhe njė diplomė tė dytė, atė tė tipografit qė e “inaguroi” me botimin e dy veprave, njė pėrkthimi dhe Fletores sė Bektashinjet tė bilbilit tė Frashėrit mė 1895.
    Kristo Stefan Kici (Luarasi) ka meritėn e padiskutueshme nė Rilindjen Kombėtare se ai mbajti tė ndezur flakadanin rilindas tė Frashėrllinjve pėr gati gjysėm shekulli, 50 vjet. Ai i ngjet jo “karthijave”, as “degėve”, as “trungjeve”, por “kėrcunjve” qė mbajtėn gjallė zjarrin e atdhetarizmit nė mėnyrė konstante pėr njė kohė tė gjatė nė vatrėn shqiptare, Ai ėshtė nga ata lisat trupmėdhenj rilindas qė i kanė bėrė ballė tė gjitha erėrave dhe koha sado noprane nuk i zhbėn dot se i kanė rrėnjėt thellė nė truallin amtar.
    Po tė perifrazonim, atij i shkon thėnia e popullit qė del nė kėngėn e tij pėr Shahin Kolonjėn: “Kush u shkri pėr Shqipėrinė, Kristua me Frashėrllinjtė”.

    ________________________

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema tė Ngjashme

  1. Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar
    Nga shendelli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  2. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  3. Naim Frashėri, aspostulli i shqiptarizmės
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 05:05
  4. Ambasadori egjiptian nė Tiranė, pinjoll i vėllerėzve Frashėri
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:13
  5. Kur dashuronte Mit'hat Frasheri
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •