Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Postime
    179

    Komunizmi triumfoi sėrish

    Komunizmi triumfoi sėrish


    Prej ditėsh nė Shqipėri ėshtė hapur njė debat nė lidhje me ligjin e hapjes sė dosjeve nė Shqipėri. Nė fakt, ky debat duhej hapur prej vitesh, dhe ende s’e di se pėrse e djathta ndėrmerr nisma tė tilla pikėrisht kur ėshtė nė fund tė mandatit. Po ē’rėndėsi ka, mė nė fund pas afro dy dekadash tė rėnies sė komunizmit dhe shqiptarėt u “bėnė mbarė” qė t’i dėnojmė ato krime. Megjithėse duhet tė ishim tė parėt dhe mė tė ashprit nė kėtė drejtim, pasi diktatura kėtu ishte e pakrahasueshme nė formėn dhe nė aplikimin e saj nė krahasim me vend e tjera tė Lindjes. Por pyetja qė shtrohet nuk ka tė bėjė me faktin se kur i dėnojmė, por a po i dėnojmė ne vėrtet kėto krime? Sa tė ndershėm jemi apo dhe kemi qenė nė tėrė kėto vite nė lidhje me kėtė ēėshtje? Politika e kėtij vendi a ėshtė vėrtet e gatshme tė shkėputet prej asaj tė shkuare, e cila na pėrndjek dhe sot? A ėshtė gati klasa e kėtij vendi qė harton ligjet dhe i zbaton ato tė dėnojė atė tė shkuar qė mori aq jetė njerėzish? Shqipėria ishte njė burg i madh, e cila brenda saj kishte dhe burgje tė tjerė, mė tė vegjėl nė formė, por mė tė egėr dhe ēnjerėzorė nė pėrmbajtje. Dhe gardiani i kėtij sistemi tė madh burgu ishte komunizmi, ajo ideologji e mbrujtur dhe mbajtur nė kėmbė pėr afro 50 vjet nga fije tė dukshme dhe tė padukshme. Individė tė stėrvitur nė shkollat e krimit, siē ishte Sigurimi i Shtetit apo tė rekrutuar nė bazė tė devotshmėrisė tė tyre, tė gjithė tė doktrinuar, qė karrierėn e tyre e ngrinin mbi vuajtje, vrasje, dhe privim lirie tė shqiptarėve, pikėrisht ata qė sot kėrkojmė t’i dėnojmė me anė tė njė ligji. Pas afro 20 vjetėsh.... Mė kujtohet njė ish-fqinji im, prokuror i kohės sė diktaturės, qė mburrej se sa shumė kishte vrarė ai me duart e tij... vdiq nga pleqėria. Pashė njė ditė Aranit Ēelėn, krye-persekutorin e komunizmit, i cili akoma ka tė drejtėn t’i ngėrdheshet nė fytyrė ish-tė persekutuarve, dėnimi i tij s’ka mė asnjė vlerė. Nė kėto vite kam parė Ramiz Alinė, i cili kishte moralin tė qeshte sikur s’ka ndodhur asgjė, dhe madje thirret dhe nė disa stacione televizive, ku i jepet mundėsia e shpjegimit dhe ftohet nga presidenti nė darkat presidenciale si ish-president. Pashė para do kohe Nexhmije Hoxhėn, tek emisioni i Rudina Xhungės, dhe nuk m’u duk aspak e penduar pėr atė ēka u ka bėrė shqiptarėve, ajo bashkėpunėtorja mė e afėrt e diktatorit. E shumė e shumė tė tjerė ish-bashkėpunėtorė tė Sigurimit, gardianė e xhelatė, tė cilėn mbanin nė kėmbė atė makineri vrasėse. Tė gjithė kėta nuk u dėnuan, e shumta u futėn nė disa dhoma konvaleshence, krahasuar me burgjet qė kishin ngritur ata nė mesin e viteve ‘90, dhe dolėn qė andej mė tė shėndetshėm se sa hynė. Ata sot presin tė qetė fundin e jetės, nė shtėpitė e tyre komode, nė shtratin e tyre tė ngrohtė, pa u bezdisur nga askush, pa pasur frikė se mund tė ndėshkohen pėr krimet.... Pra, ia dolėn tė fitonin sėrish. Mazhoranca aktuale u kujtua se duhet tė dėnojė krimet e komunizmit, nė njė kohė kur nga ai sistem kanė mbetur disa mbeturina, qė sot i prishin punė vetėm qeverisjes aktuale, se nė tė vėrtetė koha i ka spastruar vetė persekutorėt e vėrtetė. Detyrimin qė kishte e djathta nė kėto vite nuk e ka pėrmbushur, tė paktėn nė dy drejtime, ku komunizmi goditi mė fort. Te shtresa e tė persekutuarve dhe ajo e ish-pronarėve. Tė persekutuarit sot, pėr ironi tė fatit, po vdesin ēdo ditė njė e nga njė nė kotecet qė dikur shėrbenin si konvikte pėr kuadrot e partisė, ndėrsa persekutorėt e tyre po vdesin mbi dafina. Ish-pronarėt po vdesin me letra nėpėr duar, ku vėrtetohet prona qė iu ėshtė rrėmbyer ndėrsa ish-persekutorėt dhe bijtė e tyre gėzojnė ato qė i rrėmbyen kėsaj klase gjashtėdhjetė vjet mė parė dhe qė nuk ia kthyen kurrė. Por detyrimi nuk ėshtė pėrmbushur dhe nė njė aspekt tjetėr. Nė kabinetin qeveritar tė zotit Berisha, por edhe nė grupin parlamentar tė PD, klasa e ish-tė pėrndjekurve politikė ėshtė tejet e pandjeshme. Nė zgjedhjet e 2005, kjo klasė u harrua, megjithėse pėrbėn ndoshta 20% apo mė shumė tė votave qė merr PD nė ēdo zgjedhje. Kryeministri preferoi tė fuste nė kabinetin qeveritar njerėz qė s’kanė asnjė lloj lidhjeje me historinė e themelimit tė kėsaj partie apo dhe tė importuar nga forcat e majta pėr tė sajuar njė kabinet se sa tė merrte parasysh ndonjė kandidaturė nga kjo shtresė shoqėrore, e cila tė kishte pėrfaqėsuesin e saj atje. Ne sot duam tė miratojmė njė ligj, pasi u kujtuam qė nė sistemin tonė tė drejtėsisė, qenkan nja 15 apo 20 prokurorė e gjykatės, tė cilėt na paskėshin marrė pjesė nė procese politike. Me largimin e tyre nga detyra i lamė gjė duart me krimet e sė kaluarės? Ishte e dhimbshme, kur shihje kryeministrin, teksa i thurte lavde Skėnder Gjinushit, apo Gramoz Ruēit si zyrtarė tė ndershėm tė ish-diktaturės. Njėri ish-ministėr i Arsimit dhe tjetri ish-ministėr i Brendshėm dhe Sekretar i Parė nė qeverinė e Ramiz Alisė, ndėrsa nga anėtarėt e kabinetit tė tij, ish-tė pėrndjekurit shihen si “tė bezdisur”. Ėshtė e dhimbshme, kur kėrkohet qė me anė tė gjakut, vuajtjes dhe dhimbjes tė qindra e mijėra njerėzve kėrkohet hakmarrje politike, se tė rrezikohet pushteti. Ata prokurorė apo gjykatės qė janė atje janė e keqja mė e vogėl. Ata ishin thjesht shėrbėtorė, por urdhėruesit janė akoma gjallė, madje janė edhe nė politikė. Mė e mira qė mund tė bėjė kjo mazhorancė, ėshtė tė rikuperojė sa tė mundet materialisht ata qė e pėsuan nga ai regjim. Pra, tė paguajė ēdo kosto qė ish-tė pėrndjekurit tė marrin dėmshpėrblimin, ėshtė njė borxh qė kjo shoqėri dhe ky vend i ka atyre. Tė vėrė sadopak nė vend drejtėsinė qė ėshtė bėrė me pronat nė kėtė vend. Sa pėr betejėn kundėr komunizmit, “e djathta” nė pushtet tregoi se ka hequr dorė prej saj.


    Nga Armand Maho
    Tema

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Si perhere gazetaret tane e ekzagjerojne duke e bere situaten tone komuniste me tragjike se sa ne vendet e tjera te Evropes qender-lindore. Mgjth, nuk mund t'ia veme fajin atyre qe jane ne fuqi mbi mos-denimet apo qendrimet ne liri e ne pleqeri te qeshur te ish drejtuesve komuniste, perderisa vete personat qe drejtojne vendin, ose ata qe perbejne palen demokratike vijne nga fryma komuniste. Fatkeqesisht ne periudhen e trazirave, nuk ekzistonte nje grup i gatshem i ri per te marre direkt pushtetin e u desh qe me emer te rinovuar te futeshin perseri po ata qe qene edhe se kete here me maske e disi me pak te shtrengueshem. Si rrejedhoje e kesaj nuk mund t'i veme faj perse njeri e tjetri e tjetri me rradhe nuk jane ne burg, sepse te gjithe ata qe jane aty jane njollosur ne nje fare menyre me padrejtesite e komunizmit te atehershem e me ato qe kane vazhduar mbrapa, ne te ashtuquajturen "politike demokratike" tonen.
    Pastaj sa per ndarjen e pronave, mes te persekutuarish e mes pronaresh te ligjshem. Pike se pari akoma nuk dihet mire se kush ka qene persekutuar tamam e kush jo, perderisa pas demokracise cdo njeri qe kishte mundesi te bente ndonje kerkes e qe kishte ndonje miqesi e qe jepte ndonje rryshfet, na doli i persekutuar. Nuk me duket as ajo e drejte qe t'i jepen pronat e huaja ketyre per fatkeqesite qe kane pasur nga pushteti, sikurse nuk me duket e drejte qe te luhet me jetet e njerezve ne ate menyre... Cdo familje pas asaj kohe doli shume e dermuar e te gjithe kishin nevoje per prona apo per nje pune te pakten, e cfare ndodhi ne demokracine tone: disave iu dhane mundesi shume te medhaja, me pasuri qe ndoshta as qe i perkisnin e disa te tjere mbeten pa pune fare; per mos fol per nje pjese te mire te rinise qe shtegetuan per nje jete me te mire neper vendet fqinje e me larg e nisen vrapin drejt parase se kollajshme, duke shitur me raste edhe vellezer e motra e duke u kthyer ne mostrat me te pashpirtshem qe mund te ekzistojne.
    Te gjitha keto na ndodhen pre komunizmit ne, prej qenies per aq vjet mbyllur e prej varferise. Sidoqofte, sot pak e nga pak gjerat po shkojne ne rrjedhen e duhur e jam e bindur qe nuk ka rendesi persekutimi i ish komunisteve, njerez tashme te kaluar qe nuk mund t'i bejne me keq se sa i kane bere Shqiperise e shqipetareve... persona qe tashme jane "te vdekur, por pa hyre ne dhe". U be cu be, sot jemi ne kohen e kapitalizmit e globalizmit, asnje s'te jep asgje pa pasur ne kembim dicka, prandaj pervishni manget e mos ktheni me koken mbrapa, por mundohuni per te ardhmen tuaj
    La vita č bella...

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga [era] Lexo Postimin
    ...

    ... jam e bindur qe nuk ka rendesi persekutimi i ish komunisteve, njerez tashme te kaluar qe nuk mund t'i bejne me keq se sa i kane bere Shqiperise e shqipetareve ... persona qe tashme jane "te vdekur, por pa hyre ne dhe". U be cu be, sot jemi ne kohen e kapitalizmit e globalizmit, asnje s'te jep asgje pa pasur ne kembim dicka, prandaj pervishni manget e mos ktheni me koken mbrapa, por mundohuni per te ardhmen tuaj
    ereze,

    nuk kerkon kush sot persekutim - kerkohet drejtesi ... pa drejtesi nuk shkojne gjerat ne vend ...

    persa i perket
    "te vdekur, por pa hyre ne dhe"
    kjo nuk eshte aspak e vertete - i ke ende kryeministra, deputeta, drejtora gjithfaresh, gjyqtara, prokurora, ambasadora ...

  4. #4
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    persa i perket kjo nuk eshte aspak e vertete - i ke ende kryeministra, deputeta, drejtora gjithfaresh, gjyqtara, prokurora, ambasadora ...
    E shpjegova ate punen e ish komunistave qe jane akoma ne pushtet qe ne fillim, e fjalen "te vdekur pa hyre ne dhe" e kisha per njerez si Ramiz Alia apo Nexhmie Hoxha... Keta me teper e me keq seē i kane bere Shqiperise nuk kane me mundesi te bejne
    La vita č bella...

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Shqiptare, Feb 14, 2009

    Blerje votash me ēdo gjė shqiptare
    Nga Bashkim Kopliku

    Blerėsi mė i madh i votave nė historinė shqiptare, po rezulton tė jetė kryetari i PD-sė, Sali Berisha (Ai). Blerja e parė e madhe qė realizoi, ishte direkt: ajo me premtimin e faljes sė tokės atyre qė e kishin grabitur, nė kėmbim tė votės nė zgjedhjet e korrikut 2005. Blerja e dytė ka tre vjet qė ka nisur, ėshtė indirekt: po u shpėrndan tė huajve ēdo pasuri shqiptare tė mundshme, qė tė blejė votat e shqiptarėve (mė poshtė do ta shpjegojmė sesi). Ka rėndėsi vendimtare pėr Shqipėrinė, sesa nga ata votuesit e “19%-shit” tė tė pavendosurve qė identifikoi ai sondazhi amerikan i Zogby, ai i shpalluri mė 10.2.2009, do tė arrijė tė mashtrojė deri nė zgjedhjet e 28 qershorit 2009?!

    Blerja direkt

    Kemi shkruar shpesh pėr blerjen e parė tė madhe tė votave, atė tė vitit 2005, atė me tokat tona. Nė zgjedhjet e vitit 2005, sė paku 20-22% pikė pėrqindjeje nga 42% tė votave qė mori berishizmi, i pati nga “grabitėsit e tokave”: disa nga tė ardhurit rreth qyteteve tona. E thėnė mė ndryshe, gjysmėn e votave e pati nga ata tė cilėve u premtoi t’ua falė tokat qė kishin grabitur—apo mė saktė, u premtoi qė t’i bėnte pronarė tė tokave, duke paguar njė shumė simbolike krahasuar me ēmimin e tregut.

    Nė kėtė shkrim vetėm po ju kujtojmė se edhe grabitėsit e tokės po i mashtron Ai: gjatė kėtyre 4 vjetėve nuk ua mbaroi legalizimin e tokės sė grabitur, qė t’i mbajė varė, qė ata t’i japin votėn prapė, nė zgjedhjet e 28 qershor 2009. Po ua bėn siē ua punoi dhe pronarėve tė vjetėr tė tokave, apo edhe ish-tė pėrndjekurve, tė cilėt i mbajti varur nga 1992 deri nė zgjedhjet e vitit 1996, e tani prapė varur i ka.

    Blerja indirekt

    Kėto katėr vjet Ai ka filluar blerjen indirekt e votave. Ajo funksionon si vijon. Ai po i blen disa tė huaj, duke u dhėnė ēdo gjė tė mundshme shqiptare, fizike a morale, ēdo gjė qė mund tė ketė vlerė pėr ta. Synon qė ata tė lobojnė pėr tė, pėr Atė, pranė qeverive tė tyre, qė qeveritarėt e huaj ta presin dhe pėrcjellin Atė. Shpreson qė t’u rrėmbejė votėn disa shqiptarėve qė impresionohen nga “dashuria” e madhe” qė paskan miqtė tanė tė huaj, pėr udhėheqėsin tonė tė lavdishėm.

    Nuk janė pak ato gjėrat tona qė Ai po u jep pėrditė tė huajve

    Po u jep ajrin, ambientin, qė tė huajt ta ndotin me termocentralet, fabrikat e tyre tė ndėrtuara kėtu tek ne, edhe fare pranė qyteteve tona. Bėhet fjalė pėr tė drejta investimesh qė janė aq helmuese, saqė popujt e tyre nuk i lėnė t’i ndėrtojnė nė asnjė cep tė humbur tė vendeve tė tyre.

    Po u jep tė drejtėn pėr tė ndėrtuar rrugėt tona e investimet e tjera publike tonat, duke u paguar firmave tė huaja shumė mė shumė se vlera e tregut pėr kryerjen e atyre punimeve.

    Po u jep informacione “miqve” tė tij tė huaj, qė ata tė na blejnė tokėn lirė nė vendin qė u tregon Ai, qė pastaj t’ua shesin shtrenjtė investitorėve qė do tė vijnė tė investojnė po tek ai vend qė u ka caktuar ai.

    Po u jep tokėn tonė me “1 Euro”, duke na prishur dhe tregun e tokės me kėtė dumping (ulje e ēmimit tė tokės duke futur nė treg tokė me ēmim shumė tė ulėt).
    Po i lė tė qetė ata qė kanė grabitur pronat e ēamėve dhe tė drejtat qytetare tė tyre (nėnshtetėsia etj.). Kryeministri shqiptar nuk kėmbėngul qė shqiptarėve ēamė t’u kthehen ajo qė u takon, siē e ka detyrė ēdo kryeministėr normal.

    Po u jep tė huajve historinė e popullit shqiptar, duke u dhėnė varreza monument nė vende qė gjithnjė kanė qenė shqiptare, ku ata tė huajt kishin shkelur veē si pushtues; po u jep tė drejtėn tė ngrenė flamujt e tyre kudo nė vendin tonė, duke lejuar tė vėnė vula mashtrimesh historike nėpėr Jugun e Shqipėrisė.

    Lista e gjėrave qė Ai, kryeministri, po jep pėr tė blerė tė huajt ėshtė pafund: nuk besojmė se nė Evropė ka njė tė dytė. Si rezultat, ka arritur jo pak “suksese”. Disa nga sukseset e tij, edhe po pėrmenden konkretisht nga masmedia. Por ka shumė blerje tė huajsh qė nuk shihen direkt, por qė u duket qartė tymi—”ku ka za (tym), nuk asht pa gja (zjarr)”.

    E tymi i blerjes sė tė huajve nga Ai, duket pėr kė do ta shohė. Duket kur njė ministre e njė vendi tė Bashkimit Evropian, premton se do tė “monitorojė zbatimin e ligjit antikushtetues tė Atij”, nė vend qė tė thotė troē: ligjin e ke antikushtetues, e nuk mund tė zbatohet, as me monitorim, prandaj duhet ta shfuqizosh.

    Duket tymi i blerjes sė tė huajve, kur sheh nė ekran tė rroken e zgėrdhihen me atė, me njė njeri qė ata e dinė mirė se kush ėshtė, njė qė shkeljet e tija tė demokracisė i ka pafund: qė nga ato tė shkeljes sė ēdo rregulli minimal tė demokracisė nė partinė e vet, e deri tek shkeljet e Kushtetutės me ligjet e tija.
    Por shyqyr qė ka mjaft tė huaj qė nuk po i blen dot Ai: i pamė dy nga ata kėto ditė: dy komisionerėt e Kėshillit tė Evropės, ata qė ikėn tė lebetitur nga Shqipėria, mė 10.2.2009, duke thėnė se me Atė nuk merresh vesh dot.

    Ai shpreson se do tė rrejė shumė shqiptarė me kėto maskaradat e tij me tė huajt.

    Dilemat dhe shpresat

    Por sa do tė rrehen votuesit shqiptarė nga propaganda e “sukseseve” tė kryeministrit tė tyre? Sa do tė jetė vota qė do tė marrė Ai nė 2009-n? Derisa do tė arrijė ai “30%-i” i tij i sotėm? (E kemi fjalėn pėr tė dhėnat e sondazhit amerikan tė Zogby).

    Ai duket se prapė i ka siguruar 20 pikė pėrqindjeje nga blerja direkt e votave me faljen e tokės sė grabitur. I ka siguruar dhe nja 5 a 10 pikė pėrqindje nga militantėt e tij tė pandarė. Problemi ėshtė sesa do tė marrė akoma Ai nga 19% e shqiptarėve qė rezultojnė tė pavendosur.

    E ardhmja Shqipėrisė do tė varet nga ata “19%” e pavendosur qė do tė mashtrohen nga pamja e takimeve me tė jashtmit, e Atij, kryeministrit. Sa do tė jetė e ngulitur “sindroma Zani” tek ata? E kemi fjalėn pėr Zanin, atė kriminelin e Vlorės qė shumė qytetarė e respektonin se e takoi “kryeministri i Italisė”, paēka se e dinin mirė se ēfarė zullumesh nuk kishte lėnė pa bėrė nė qytetin e tyre?

    Shpresojmė se shumė pak nga ai “19%-shi” do tė mashtrohen nga Ai, bile shpresojmė se dhe ai 30% do tė ulet mė tej, meqė do tė kuptohet sė fundi nga shumė shqiptarė, se ai i mashtron tė gjithė, thjesht pėr obsesionin (babėzinė) e tij pėr pushtetin.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kopuku Koplik ka goj e flet per grabitje tokash..

    kulmi..

    Ka toka e Toka..

    Toka me me vlere qe kishin shqiptaret ishte ai 2-3 kilometershi plazh ur-dajlani-plepa.. ne durres..
    aty i ngrati shqiptar i ngrohu mullaqet varferisht por njerezisht ne epoken zogiste dhe enveriste..

    Sigurisht qe bashin e atij plazhi.. e gezuan polit- biroja e komitet qendrori me kelisherine e tyre.. por ish nje pjese goxha e plazhit qe ishte i te gjithve.. dhe aty ki popull ju gezua per nja 70 vjet (20 po themi nen zog e 50 nen enver) kumit(reres) detit e ajrit te paster..
    kush me kembe kush me biciklet e kush me bus e kush me tren.. ja mbrriti ta shijoje te vetmen mrekulli qe kish shqiperia.. pra plazhin.. me familje a me shoqeri..
    Ki plazh ishte i te gjithve nga pak.. e i askujt ne pronesi.. pra nje plazh shteteror a popullor ..ska rendesi..
    Rendesi ka qe kush desh vajti e me aq sa mundi e gezoj pak vehten e femijet e vet..
    Vjen nje dite.. dhe ki plazh uzurpohet e nuk eshte me i te gjithve.. e i askujt.. por behet eldorado per nje falang gangsteresh e mafiozesh.. dhe ashtu po vazhdon..
    E merit ne kte poshtersi kombetare qei behet te varfrit shqiptar kan shum politikan e shtetare por njeri eshte NJESHI ne kte maskarallek..
    E ki eshte pikerisht Kryetari i Durresit ne epoken kur filloj e mbaroj kjo menxyre.. pra bashkim kopuk kopliku.. i cili e mbrojti kte uzurpim te felliqur anti popullor.. edhe si kryetar i durresit por dhe si minister i rendit e zv kryeminister..
    Pista e famshme e plazhit qe ishte e te gjithve.. u be e bodigardeve te Koplikut e ashtu vazhdon..
    Kampi i mirnjohur i puntoreve e hapsirat rreth tij plot gjelberim e drit e ajer e palma qeishin te te gjithve mund te themi u bene e vazhdojn dhe sot te jene prone e bodigardeve te bashkimit.. pra prone e mafiozeve.. te ashtuquajtur vellezrt Hasanaj..
    Po ashtu ne duar xhahilesh e vandalesh perfunduan krejt objektet e hapsirat e plazhit popullor.. te dikurshem nen kujdesin e mbrotjen direkte te Kopukut Bashkim..
    Dhe masakra mbi vet qytetin 3000 vjecar.. pra mbi durresin e lashte filloj gjithashtu me bekimin e ketij te cmenduri e faqeziu kur ky pis tradhetoj voten e qytetareve te cilet e ben gabimisht kryetar te bashkise....

    Tani ky matuf hipokrit ka gjetur "qish te falet" te anekset e ZP-se sikurse shqip e gsh te bollinos..

    Prandaj ki pis eshte i pavlere ne cfardo qe shkruan tash kaq vjet ne gazetat mafioze te bollinos se edvinit.. te nexho ramizit..

    Po le te shkruaj sepse poplli don te dije se c'thurin e c'kavardisin palacot.. sikurse lloji koplik..

    thx josif qe na e solle koplikun.. mikun e sigurimsave enverist..


    Per inat te koplikut Sala po ecen perpara..
    Ai po nderton e rroga po shton.. per popullin e tij.. nga kukesi ne delvine.. qe i beson dhe e vlereson puntorin e palodhur.. sali Berisha..


    --




    POLITIKĖ

    Berisha:

    Boshti Qendror i Jugut do tė jetė projekti mė madhor i mandatit tė dytė tė qeverisė time
    14-02-2009 /

    Gazeta 55



    Ne vijim tė turit tė pėrurimeve tė disa veprave publike nė rrethin e Beratit, Kryeministri Berisha inauguroi sot pėrfundimin e urės sė re tė Gorricės investim i qeverisė me vlerė 200 milionė lekė. Ura me gjatėsi 220 m dhe gjerėsi 22 m, dhe qė pėrbėn veprėn e parė pėr Boshtin Qendror tė Jugut, ėshtė ndėrtuar sipas parametrave bashkėkohore, me katėr korsi dhe me trotuare. Kryeministri Berisha shprehu kėnaqėsinė e madhe qė ky premtim u shndėrrua nė realitet brenda njė kohe tė shkurtėr. Duke iu referuar investimeve nė rrethin e Beratit, Kryeministri Berisha tha se ēdo banor i kėtij rrethi kur bėn analizėn e tij del nė pėrfundimin se “Berati po ndryshon” por theksoi se ndryshimin mė tė madh ky rreth do ta ketė me ndėrtimin e Boshtit Qendror tė Jugut. Kryeministri shprehu vendosmėrinė dhe angazhimin e qeverisė pėr nisjen e Boshtit Qendror tė Jugut brenda kėtij viti, duke e cilėsuar atė si projektin mė madhor tė mandatit tė dytė tė qeverisė sė tij.

    Gjatė takimit me banorė tė Beratit Kryeministri Berisha u shpreh:

    Ėshtė njė nder i veēantė pėr mua tė ndaj me ju sot gėzimin e inaugurimit tė urės sė re tė Gorricės, tė cilėn ju qytetarėt e Beratit e keni pritur me padurim prej shumė e shumė vitesh. Kam kėnaqėsi tė madhe qė kėtė premtim e shndėrruam nė realitet pėr kėtė qytet tė mrekullueshėm dhe qytetarėt e tij. Dua tė falėnderoj kompaninė Salillari dhe presidentin e saj pėr punėn me pėrkushtim qė ka bėrė pėr ndėrtimin e kėsaj vepre jetike pėr funksionimin e qytetit tuaj si dhe pėr pėrfundimin e saj para afatit.

    Unė sapo inaugurova fillimin e punimeve pėr rrugėn hyrėse tė qytetit investim prej mbi 5 milionė euro ndėrsa 2 milionė euro ėshtė investimi nė kėtė urė. Sė bashku pak muaj mė parė festuam shpalljen e Beratit trashėgimi kulturore botėrore. Unė jam i bindur se ēdo qytetar i Beratit kur ndalet dhe analizon kėto zhvillime nė qytetin e tij fjala e parė qė i vjen ndėrmend ėshtė se; “Berati po ndryshon”. Se sot Berati ėshtė pasuri e mbarė njerėzimit. Berati po ndryshon dhe do tė ketė njė hyrje tė re moderne , Berati po ndryshon sepse tė dy pjesėt e tij lidhen me njė urė nga mė tė bukurat, Berati po ndryshon se nė komunat e tij po asfaltohen rrugėt po ndėrtohen shkolla tė reja ujėsjellės, por Berati ėshtė nė fillimin e ndryshimit pasi ndryshimet e mėdha Berati do t`i ketė me ndėrtimin e Boshtit Qendror tė Jugut. Jam kėtu sot pėr t`ju dhėnė fjalėn se Boshti Qendror i Jugut do tė fillojė ndėrtimin qė kėtė vit dhe se ky do tė jetė projekti mė madhor i mandatit tė dytė tė qeverisė sime.

    Boshti Qendror i Jugut e shndėrron Beratin ashtu siē e kanė ndėrtuar gjyshėrit dhe tė parėt tuaj, nė njė nga epiqendrat e fuqishme tė zhvillimit tė vendit. Boshit Qendror i Jugut afron Beratin, Tepelenėn, Sarandėn dhe Gjirokastrėn rreth 70 km me Tiranėn. Ndėrtimi i tij do tė nisė gjatė vitit 2009, por ne nuk mendojmė vetėm pėr Beratin dhe qendrėn e tij apo autostradat dhe akset kombėtare, ne po mendojmė pėr ēdo rrugė dhe rrugicė tė kėtij vendi. Tani sapo inaugurova njė rrugė nė Poshnje dhe shumė rrugė tė tjera qė janė nė ndėrtim e sipėr nė Poshnje, Kutalli, Cukallat, Lapardha dhe sė shpejti po kėtė vit do tė nisė ndėrtimin rruga e Bogovės dhe rruga e kanioneve dy rrugė tė rėndėsishme turistike jo vetėm pėr Beratin, por pėr mbarė Shqipėrinė. Berati u bė bukuria e mbarė njerėzimit nė kėtė mėnyrė dhe sė bashku me Shqipėrinė me dinjitet tė madh mė 3 prill bėhen anėtarė me tė drejta tė plota nė NATO, realizojmė kėshtu njė nga projektet mė tė mėdha nė historinė tonė kombėtare. Berati do tė ketė universitetin e tij tė merituar.

    Njė projekt tjetėr i madh ku Berati do tė jetė njė nga qarqet mė kryesore ėshtė projekti i ullirit. Qeveria ime ka zgjedhur pas Boshtit tė Jugut si projektin e dytė mė tė madh kombėtar mbjelljen e 20 milionė rrėnjėve ullinj tė reja. Ne do ta bėjmė kėtė sepse ne shkojmė drejt integrimit evropian dhe nėse ka njė prodhim nevoja pėr tė cilin ndoshta nuk do tė plotėsohet dhe qė do tė ketė gjithmonė njė treg tė madh do tė jetė ulliri dhe produktet e tij. Ndaj dhe ne kemi nisur punėn. Berati dhe komunat e tij janė njė nga epiqendrat kryesore tė prodhimit tė ullirit dhe ne llogarisim qė tė jetė epiqendra mė kryesore e projektit tė madh kombėtar.

    Tė dashur qytetarė dhe qytetare tė Beratit!

    Javėt e fundit kryetari i Partisė Socialiste ka vendosur prapa shpinės sė tij fjalėn ndryshim. Dua ta falėnderoj, por problemi qėndron se ky ndryshim ėshtė ura pėr Beratin, ndryshim ėshtė Berati, trashėgimia botėrore, ėshtė hyrja madhėshtore e Beratit qė po ndėrtohet, ndryshim ėshtė Boshti i Jugut. Ndryshim janė shkollat e reja, rrugėt qė asfaltohen, ujėsjellėsit qė ndėrtohen, kanalizimet qė sistemohen, nuk janė mashtrimet qė kryetari i Partisė Socialiste bėn. Ai e ka konceptuar ndryshimin si mashtrim dhe sharje . Nga kėtu dua t`i them se ‘ndryshimi i tij’ ka fatin e brymės nė gjethen e njė peme qė e shkrijnė rrezet e para tė diellit. Dhe ndryshimi i ynė do ta shkrijnė qė nė orėt e para tė mėngjesit ‘ndryshimin e tij’ dhe do ta nxjerrė zotin Rama ashtu siē del ai vetė. Duke e mbyllur kėtė fjalė dua t`ju them se sot ėshtė njė ditė e veēantė, ėshtė 14 shkurti, dita e dashurisė sė njeriut. Unė shfrytėzoj rastin t`i uroj qytetarėt e Beratit dhe tė gjithė qytetarėt shqiptarė pėr kėtė ditė tė virtytit dhe dhuntisė sė njeriut qė e bėn atė dhe shoqėrinė mė njerėzore, mė tė bukur, mė tė fortė, mė shpresėdhėnėse se tė gjitha tė tjerat. Ju uroj tė gjithėve dashuri pėr mikun e mikeshėn e vet, pėr bashkėshortin, bashkėshorten, pėr tė dashurin pėr tė dashurėn. Uroj kėtė vit dashuri pėr ju dhe pėr mbarė shqiptarėt. Ju falėnderoj dhe ju siguroj se premtimet e mia do tė realizohen njė pėr njė.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Vjen nje dite.. dhe ki plazh uzurpohet e nuk eshte me i te gjithve.. e i askujt.. por behet eldorado per nje falang gangsteresh e mafiozesh.. dhe ashtu po vazhdon..
    E merit ne kte poshtersi kombetare qei behet te varfrit shqiptar kan shum politikan e shtetare por njeri eshte NJESHI ne kte maskarallek..
    E ki eshte pikerisht Kryetari i Durresit ne epoken kur filloj e mbaroj kjo menxyre.. pra bashkim kopuk kopliku.. i cili e mbrojti kte uzurpim te felliqur anti popullor.. edhe si kryetar i durresit por dhe si minister i rendit e zv kryeminister..
    Pista e famshme e plazhit qe ishte e te gjithve.. u be e bodigardeve te Koplikut e ashtu vazhdon..
    .
    Shume mire Servilo, qenke edhe ti pak lucid per shkaterimet e pakthyeshme qe ju PDet i keni bere dhe po i beni ketij vendi.
    Jemi dakort besoj se nqs do te kishim vertete nje qeveri te ndershme qe e lufton korrupsionin, keta tipa si puna e Koplikut nuk do te livadhisnin te lire por do te ishin ne burg tani, apo jo ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Maars : 15-02-2009 mė 06:23

  8. #8
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Ndoshta nuk eshte tema me e pershtatshme po sidoqofte....
    Gjithmone tek njeriu krahas ideve egoiste jane zhvilluar idete altruiste. Idete egoiste kane qene pothuajse gjithmone dominante. Megjithate ne periudha te ndryshme kane nxjerre koke idete altruiste. Dhe meqenese idete altruiste kane qellime te kunderta me pushtetin absolut dhe pasurine e pakufishme, atehere keto ide gjithmone jane perbuzur, perbaltur dhe mallkuar nga pushtetmbajtesit.
    Ndoshta mund t`ju duket e habitshme, por idete qe me vone do te quheshin "komunizem" i kane fillesat e tyre shume shume heret (kuptohet ne forma shume me te pazhvilluara).

    Nje nga rastet psh eshte nje personazh "djallezor" tek Shah Name-ja qe ishte keshilltar i mbretit (shahut) i cili gjate nje zie buke, hap hambaret e mbretit dhe shperndan drith falas.
    Per me teper ky keshilltar i jep pak a shume keto keshilla mbretit:

    Burimi i gjithe te keqijave te botes eshte zilia dhe lakmia. Atehere shperndaji te gjitha tokat dhe te gjitha pasurite ne menyre te barabarte per te gjithe dhe atehere nuk do kete me zili dhe si rrjedhim te gjithe do jene te lumtur dhe nuk do kete me te keqija.

    Kuptohet ide te tilla ne kohen e mbreterve-perendi ishin sakrilegj, keshtuqe ky personazh del nje personazh negativ dhe keqdashes. Biles i vishet edhe ideja qe tek "shperndarja" hynin edhe grate. Ndoshta edhe kjo mund te kete qene ide e tij (fundja edhe lakmia per femren eshte e fuqishme) por ndoshta edhe i eshte ngjitur qellimisht (ashtu sic e njejta gje u tha edhe per komunizmin qe i "do na bashkoje grate ne kooperative"). Dhe ky personazh eshte shume i urryer edhe nga islamiket.

    Kemi pastaj edhe rastin e vellezerve Tiber dhe Gaj Grak qe kishin pak a shume ide te ngjashme dhe qe i masakruan dhe i hodhen ne lume.


    Dhe vijme tek Krishterimi. Perseri ne fillimet e tij ka te njejtat ide. Por vetem ne fillimet ama. Shume shpejt u pa qe ndikimi qe kishte dogma e krishtere tek njerezit ishte e fuqishme. Dhe kur nje dogme behet e fuqishme, eshte e sigurte qe shume shpejt kjo dogme do shfrytezohet nga njerez qe duan pushtet dhe pasuri. Dhe sigurisht qe kjo ndodhi edhe me Krishterimin. Dhe kjo dogme nga frymezuese e lirise, solli bujkroberine, nga frymezuese e paqes solli luften vellavrasese, nga frymezuese e mirekuptimit dhe tolerances u be nje nga me fanatiket dhe me tiraniket. Nga idealizuese e pushtetit shpirteror u dha me mish e me shpirt pas pushtetit me tokesor qe mund te ekzistoje: Pushtetit Perandorak dhe Financiar.

    Pak a shume e njejta gje vlen edhe per Islamizmin. Vetem se me nje ndryshim te vogel. Islamizmi e mori pushtetin ne duart e veta kur ishte akoma i "shendetshem" (dmth s`ishte virusuar akoma) si rrjedhim ne fillim solli lulezim te shoqerise, ekonomise, shkencave, filozofise dhe pjeserisht edhe te arteve (them pjeserisht sepse disa fusha arti si piktura dhe sidomos skulptura ishin te ndaluara). Por shume shpejt edhe kjo fe, u shnderrua ne po te njejten forme si feja pararendese.

    Me lulezimin e Rilindjes, rilinden serish te njejtat ide, me emrin Humanizem, qe shume shpejt "dha fryme", dhe u rikthyen serish idete e vjetra qe arriten kulminacionin me Inkuizicionin.
    Dhe pikerisht ky i fundit i rilindi keto ide me fuqishem dhe me konkrete se kurre me pare me Iluminizmin.
    Dhe per here te pare ne Histori, (per arsye te ndryshme) idete altruiste e thyen "rregullin e arte" te "levizjes paqesore" dhe perdoren dhunen kunder dhunes, terrorin kunder terrorit, vrasjen kunder vrasjes. Historia e njeh me emrin Revolucioni Francez. Ky ishte edhe gjyshi i Komunizmit.
    Ndonje shekull me vone, lindi Nena e Komunizmit, Komuna e Parisit qe i dha edhe emrin Komunizmit.

    Pika kulminante arriti me Marksin, qe mori stilokalemin dhe beri jo vetem analizen e sistemit te kohes, por ndryshe nga idete para-komuniste me ide paksa abstrakte dhe jo fort te qarta, projektoi rrugen dhe metoden qe keto ide te vinin ne pushtet.

    Dhe vertet komunizmi erdhi ne pushtet. Komunizmi u be i fuqishem. Dhe ashtu si islamizmi, ne fillimet e tij solli zhvillime shume te shpejta kulturore, shoqerore, ekonomike, shkencore etj etj. Por komunizmi nuk mund t`i shmangej historise. Historia gjithmone njeh perseritje.
    Dhe komunizmi ndoqi rrugen e pararendesve te tij. U shnderrua ne anti-komunizem. Dhe ndersa vazhdonte te propagadonte te njejtat vlera, praktikisht realizonte anti-vlera. Dhe kjo eshte pse ka aq vlera thenia e Havelit per "komunistet anti-komuniste".


    Ah, po harrova, kemi edhe nje rast tipik qe nga Antikiteti. Demokracine e Athines se Solonit. Dhe ne cfare u shnderrua kjo demokraci? Ne ate lloj sistemi qe denoi Sokratin me vdekje. . Edukatori me i madh, atdhetari i flakte dhe sinonimi i ndershmerise u akuzua dhe u ekzekutua nga hajdutet, matrapazet, tradhetaret, hipokritet dhe te paskrupujt denuan Sokratin per shthurje te rinise dhe sidomos tradhetar te Athines. Njeriun qe preferoi te pinte helmin sesa te largohej pergjithmone nga qyteti i tij.

    Tani sigurisht qe lind pyetja: C`lidhje ka kjo me temen?
    Ka ate lidhje qe kur Marksi deklaronte "Feja eshte opium per masat", ndoshta duhej te shtonte qe edhe deklaratat e bujshme per "demokraci, barazi, drejtesi" (dhe shpesh edhe deklaratat "patriotike" dhe "nacionaliste") hyjne tej "feja".
    Ajo qe Marksi nuk donte ta besonte eshte qe masat gjithmone do e pine me kenaqesi kete opium. Ndoshta ato "zemerohen" kur pine per shume kohe te njejtin opium, po mjafton te nderrojne "mallistin" dhe qetesohen.


    Prandaj edhe tema ndoshta duhej titulluar "Pushtetaret triumfuan serish".
    Po fundja c`te re na tha?

Tema tė Ngjashme

  1. Enxhi Nini, vajza e violinės, qė triumfoi nė “La Scala”
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-2012, 15:36
  2. Komunizmi Dhe Demokracia
    Nga biligoa nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 16:41
  3. Kosova e dhunuar dhe e mashtruar nga komunizmi enveristo-titist!
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 16:44
  4. KINEMAJA/ Komunizmi, “parajsa”e regjisorėve tė filmit
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 17:21
  5. Miss Glob" do te zhvillohet serish ne Shqiperi !!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 20:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •