SHTËPIA BOTUESE «8 NËNTORI», 1974
Teksti dhe materialet pregatitur nga: Dhorka Dhamo
Arkitektura dhe piktura gjatë mesjetës në Shqipëri si rregull bashkëjetuan në një
unitet të plotë stilistik. Muret e trashë e masivë të shumicës se tempujve
kristianë e humbasin përshtypjen e peshës reale nga zbukurimet e sajuara prej
kombinimit me fantazi të motiveve të ndryshme prej tulle. Si një qilim i endur
me mozaikë duken p.sh. muret e kishës në Mesopotam të Delvinës, margaritarit
të rivierës shqiptare, afër Sarandës. Një si qilim tjetër akoma me madhështor
me piktura mvesh tejembanë pjesët e brendshme të tempujve. Dhe, ndonse
kurdoherë e kudo, i qëndrohet besnik skemës ikonografike bizantine të
përcaktuar rigorozisht, një pasuri e tërë stilesh e nuanca të panumërta takohen
brenda pikturave murale, fragmente të të cilave ruhen që nga shek. X.
Piktura bizantine ashtu sikundër arti dhe letërsia mesjetare në përgjithësi u
zhvillua brenda tematikës fetare. Klasa feudale e kleri e kanë përdorur pikturën
si mjet për të larguar vëmendjen e masave nga problemet e botës reale. Ata
synonin të krijonin të besimtari iluzionin e një «bote qiellore» dhe të ngjallnin
shpresën për jetën e amëshuar të parajsës, të cilën e identifikonin me jetën e
vërtetë të njeriut.
Sipas estetëve të Bizantit soditja hyjnore arrihet me anë të figurave sensuale.
Nga ky parim ideor estetik rrjedh prirja për të zhdukur në pikturë gjithçka që
është materiale. Në artin bizantin triumfoi kështu parimi i irealitetit. Nga artisti
kërkohej që brenda rregullave e kanoneve të rrepta, që përjashtonin fantazinë e
tij. të mos pasqyrohej, figura reale por idea që qëndronte në bazë të tipit ideal,
të shprehej esenca e pandryshueshme metafizike e saj. Tipet ikonografike që njeh tradita, portretet karakteristike të prototipit të Krishtit, shën Mërisë e të
shënjtorëve të tjerë, si dhe skema ikonografike gjatë procesit shumëshekullor të
zhvillimit të artit mesjetar, kanë pësuar ndryshime fare të vogla. Ja përse janë të
çmuara ato tipare të njeriut e të jetës së gjallë që hasen si shprehje vërtetë e
rrallë e anësore por shumë kuptimplote e pasqyrimit të realitetit objektiv në
këto piktura të përshkuara nga mistika fetare.
Në pikturën e hershme mesjetare u përdor në shkallë të gjërë aniambli i thurur
me mozaikë, që aq shpesh ndeshet në godinat antike të vendit tonë, duke
mbuluar tejembanë dysheme të gjëra. Doemos që, në fazën kalimtare piktura
mesjetare më shumë u mbështet në përvojën e frutshme të së kaluarës, së sa u
përpoq t'i bëjë ndryshime regjistrit të përgjithshëm të trashëguar. Megjithatë
tradita e përvetësuar mirë nga mjeshtri mesjetar, kurdoherë u përdor për të
përçuar përmbajtjen simbolike e dogmatike kristiane.
Përherë të parë stili i ri shfaqet në mozaikun mural të faltores së vogël të
adaptuar në amfiteatrin e qytetit antik të Durrësit. Mozaiku paraqet një skenë
perandorake të realizuar me gurë natyrorë dhe mozaikë qelqi të zmaltuar me
ngjyra të gjalla e të freskëta. Është punuar me dorë të lirë e pa kurrfarë sforcimi,
po në një kompozim të mbyllur pa perspektivë, me figura të stilizuara në bazë
të idealit estetik bizantin për bukurinë e njeriut që largohet shumë nga ai i
antikitetit. Gjithshka ikën me shpejtësi nga bota e vërtetë. Figurat duken si pa
jetë, si hije të figurave reale por me një shprehje spirituale të theksuar.
Zhvillimin e shpejtë e të lartë të pikturës së hershme monumentale të realizuar
me teknikën e freskës mund ta ndjekim në pikturën e shpellave eremite. Të
hapura në vende të ashpra, por piktoreske, larg qëndrave të banuara, ato kanë
mundur ti shpejtojnë dorës së pushtuesve e grabitësve apo fuqive
shkatërrimtare të natyrës, fat, të cilin nuk e kanë patur shumë kisha e manastire
të këtyre shekujve. Piktura e shpellave shqiptare të ngjall interes si për
origjinalitetin ikonografik, me paraqitjen e shumë skenave të pazakonshme për
Bizantin sikur janë, Krishti me tri pamje, skena Melizinos etj., ashtu edhe për
vlerat e larta estetike që përmban në vetvete. Në pikturën e shpellës se
Bllashtojnës shek. XII vijat lëvizin me një siguri të çuditshme mbi atë copë
shkëmbi paksa të suvatuar, duke reflektuar stilin më të lartë të pikturës së
formuar bizantine. A nuk mund të dilet së këtejmi në përfundimin logjik se, kur
në një shpellë të largët e të humbur hasim kualitete të tilla të larta po kaq, në
mos më të larta, duhet të kenë qenë pikturat e kishave dhe manastireve të
qyteteve që, siç dihet, kudo e kurdoherë, i kanë paraprirë pikturës së shpellave?
Lidhjen në mes të pikturave të shpellave eremite dhe të artit që realizuan
mjeshtrit e kategorive më të larta nëpër qytete, e pikasim edhe në përsëritjen e
asaj tradite që fillon me mozaikun e Durrësit e vazhdon në shekujt e
mëvonshëm, për të paraqitur pranë figurave hyjnore edhe figura reale.
Përfaqësuesit e pushtetit laik e fetar të provincës sipas shembullit të perandorit
e të oborrtarëve të lartë të kryeqytetit, e përjetësuan vetveten mes figurave
hyjnorë. Në pikturën e shpellës së Letmit, në të dy krahët e dhuruesit të kishës,
radhiten edhe shtatë pjestarët e familjes së tij në pozë lutëse, me duar të çuara
përpjetë nga shën Mëria dhe pantokratori. Figurat laike janë trajtuar si një brez
dekorativ në miniaturë dhe mezi sa shquhen. Autori i tyre Stano, i vetmi
freskist që njohim deri në periudhën e pushtimit turk, nuk mund të radhitet
ndër piktorët e dorës së parë, por padyshim ai e njeh mirë artin e stilit të
formuar bizantin. Përmbas naivitetit dhe trajtimit skematik të figurave, dallojmë
një ekspresivitet të madh. Me anë të vizave lakonike e të qarta, Stano ka ditur të
japë modelin dhe elegancën e veshjeve të trupit e të kokës, e sidomos të
mëngoreve, me ato motive popullore që hasen edhe sot në qendisjet e kësaj
krahine. Këto elementë etnografikë që vërejmë në pikturën e shpellave, janë
pjesë organike e asaj linje jetësore dhe realiste, vërtet të zbetë, por shumë të
çmuar, që e përshkon të gjithë artin tonë mesjetar dhe që i japin atij, bri
karakterit të theksuar kozmopolit, aromë të përveçme.
Mbi një copë shkëmb të fshatit Kallmet pranë Lezhës, vendvarrimit të heroit
kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, ruhet një fragment pikture që paraqet
martiren Eufemi, të hasur shumë rrallë në ikonografinë tonë. Shprehja
thellësisht spirituale e fytyrës së heshtur të kujton sakaq pamjen e përvuajtur të
një asketi që Bizanti e kultivoi me endje deri në fund të egzistencës së tij.
Piktura e Kallmetit bart tipare të atilla artistike që e lidhin ngushtësisht si me
traditat paraardhëse të mozaikut ashtu dhe me ato të freskave të mëpastajme.
Gama përgjithësisht e shuar e ngjyrave është jehonë e mozaikat të vonë antik
që punohej me gurë natyrorë, ndërsa në format e përcaktuara qartë të
kontureve, ndjehet jo vetëm ndikimi i prirjeve monumentale por edhe i vetë
teknikës së mozaikut bizantin. Përpjekjet për një trajtim më të vëllimshëm të
formës edhe në sajë të përdorimit më të lirë e më piktorik të reflekseve të
dritës, janë elementë pararendëse të pikturës më të avancuar të rënesansës
paleologe që gjeti zhvillim të plot në shumë monumente të vendit tonë. Piktura
e Kallmetit, ashtu si dhe shumë të tjera të zbuluara kohët e fundit na lejojnë që,
kualitetet e larta te shek. XIII-XIV dhe të pikturës postbizantine, ti shpjegojmë
përfundimisht si rezultate te procesit të zhvillimit të brendshëm të pikturës
sonë, si rezultate të pasurimit pandërprerje të traditave të grumbulluara ndër
shekuj dhe të evolucionit të tyre të parreshtur.
Në shekujt XIII-XIV në vendin tonë u krijuan vepra të shumta artistike, ndër të
cilat dallohen veçanërisht freskat e manastirit të Apolonisë e të Rubikut, të kishës së Vaut të Dejës, Maligradit në liqenin e Prespës, e shumë kishave të
kalasë së Beratit, e të tjera. Me vlera të larta artistike janë përgjithësisht dhe
ikonat e kësaj periudhe. Ka midis tyre ikona me përmasa të mëdha të trajtuara
në mënyrë të gjërë që tregojnë për ndikimin e pikturës monumentale. Por nga
fundi i kësaj periudhe vemë re të kundërtën. Ky fenomen u duk në sistemin e
copëzuar dekorativ të pikturave murale që i ngjajnë më shumë një ansambli të
përbërë nga ikona të vendosura pranë e pranë. Çmonumentalizimi i pikturave të
murit u shoqërua me ndryshime të mëtejshme në shek. XVI-XVII krahas
çfuqizimit të vetë kishës, të pozitës së saj në kushtet e pushtimit dhe të
islamizimit të vendit.
Zhvillimi stilistik i artit të pikturës së shek. XIII-XIV përmban reflekse të një
heterogjeniteti. Në të, përpos tiparit kryesor vendas, shquhen tipare me karakter
të përgjithshëm ballkanik të krijuara si pasojë e marrëdhënieve të ngushta në
mes të popujve të gadishullit tonë, ndikime të artit të lindjes dhe atij
perëndimor, sidomos të artit të Italisë.
Traditat lindore ndihen më të forta në disa fragmente të kishës së Vaut të
Dejës, me tipe shënjtorësh të orientalizuar, me fytyra rrumbullake e vetulla hark
të bashkuara në midis. Emocionet e figurave nuk janë të thella e bindëse, por
naive e deri diku primitive. Ato jepën kryesisht nëpërmjet gjesteve të jashtme,
pozës së figurës, duarve ose nëpërmjet deformimit të kërkuar të fytyrës. Në një
kishë tjetër të Shqipërisë së Veriut, në atë të Rubikut 1272 jehonën e kësaj
tradite të lashtë e ndjejmë vetëm përmes disa elementëve ikonografike, ndërsa
nga fundi i shek. XIII dhe fillimi i shek. XIV ajo do të tingëllojë edhe më e
zbetë. Si elemente orientale mund të cilësohen objekte fare anësore si janë
kapelat izraelite shumëngjyrëshe, të cilat do t'i pikturojnë me endje edhe
piktorët tanë mesjetarë të mëvonshëm.
Në të dy monumentet e mësipërmë, po sidomos në atë të Rubikut, mbizotëron
tradita klasike bizantine që shfaqet veçanërisht në trajtimin linear të figurave.
Në skenën e kungimit, figurat, të grupuara tre e nga tre, ndjekin njëra tjetrën, në
hap të lehtë e të lirshëm, e gati gati të duken sikur vallzojnë. Në këtë lëvizje
merr pjesë gjithshka: edhe këmbët në hap, edhe duart e zgjatura, dhe kokat e
përkuluara sipas taktit të përgjithshëm dhe veshjet tradicionale të pjestuara nga
pala të shumta që të krijojnë përshtypjen sikur janë endur nga qindra fije.
Ndikimin e artit perëndimor e ndjejmë të fortë në arkitekturë. Katedralja e
madhe e Sergut dhe Bakut buzë lumit të Bunës në Shkodër, kisha e Vaut të
Dejës po në Shkodër të dyja të shek. XIII dhe një numur kishash të shekujve të
tjerë, janë të stilit të pastër romanik. Ndikime të pjesëshme të arkitekturës
romanike vihen re dhe në kisha të stilit bizantin. Është interesante të theksohet
së piktura në të gjitha kishat e stilit romanik ka qenë bizantine. Tradita bizantine
ishte aq e forte sa nuk i dha asnjë mundësi zhvillimi stilit të pikturës së
perëndimit. Nga ajo, piktura bizantine mori vetëm disa elementë, siç janë
aksesorët e eterve të kishës, mitrat e skeptërit, format e pergamenave ose edhe
vetë mbishkrimet në gjuhën latine.
Përjashtim përbën grupi i shënjtorëve të paraqitur në këmbë një e nga një,
përbrenda harqeve me majë në kishën e Zejmenit, jo shumë larg Rubikut. Nga
trajtimi me pala të gjëra i draperive që derdhën si natyrale dhe deri tek vetë
figurat e vëllimshme me shpatulla të mbushura, të plota, e veshjet karakteristike
perëndimore, figurat e shënjtorëve të Zejmenit duket që i përkasin një drejtimi
krejt tjetër. Ata janë realizuar në frymën e pikturave protorenesanse dhe
përbëjnë një fenomen më vete. Ky përjashtim e nxjerr edhe më në pah
drejtimin e përgjithshëm të zhvillimit të pikturës sonë.
Lidhjen e pikturës sonë të shek. 13-14 me atë ballkanike e pikasim në
ornamentikë, në përdorimin e motiveve të rrathëve të vargëzuar e të pleksur me
njëri tjetrin. Në fushën e tematikës këtë lidhje e dëshmon përfytyrimi i shumë
asketëve në brezin e poshtëm te murit të kishës me shenjtorët në këmbë, cikli i
çudive si dhe pikturimi i portreteve në fasadat e tempujve, të cilën e ndeshim dy
herë tek ne, në Apoloni e Maligrad të Prespës.
Tradita e pikturimit të fasadës vazhdon dhe në monumentet e shekujve XVIXVII.
Në kishat e shekullit të XVIII ajo shprehet kryesisht në pikturën e
hajateve që përkufizohen nga ambjenti i jashtëm me anë të një kolonade të
hapët.
Ne fasadën e Apolonisë (1260-1328), është përfytyruar portreti familiar i
perandor Mihal Paleologut, të mbiquajtur Kostandin i ri si çlirimtar i
Kostandinopolit nga latinët. Si zakonisht edhe këtu, perandori paraqitet në
qetësi të rreptë, me fytyrë energjike e i gjithpushtetshëm. Me shkëlqim, luks e
gjithë solemnitet janë përfytyruar gruaja e pasardhësi i perandorit: Androniku i
dytë Paleolog. Si njerëz jo të zakonshëm rreth e qark kokës u shtohen breroret
në shenjë te hyjnitetit të siguruar nga bota e qiellit, si mëkëmbës të Zotit në
tokë.
Në kishën e Maligradit (1345, 1369) të ndërtuar përbrenda një guve të lartë
shkëmbore, piktura e eksterierit e në mënyrë të veçantë ajo e fasadës, ruhet deri
në ditët tona në gjendje mjaft të mirë. Pjesën e sipërme, më kryesore të saj, e zë
përfytyrimi i Krishtit deri në brez, duke bekuar me të dy duart. Më poshtë
zhvillohet tema: Kesar Novaku, siç duket princ i kësaj krahine, në prezencë të
antarëve të familjes, i kushton tempullin shën Mërisë, të paraqitur në pozë të
Odigitries në këmbë. Në dallim nga portretet e Apolonisë figurat këtu janë
dhënë të plota, por njësoj si dhe atje ato paraqiten statike dhe impozante. Që të
dy, perandori dhe Novaku i titulluar Kosar, rrethohen nga brerore të arta. Për
një ekzekutim mjaft të lartë, shquhet veçanërisht portreti kryesor. Poza përballë,
karakteristike në paraqitje të tilla, flokët e mjekra e thinjur, vështrimi i
përqëndruar dhe modelimi me forma të qarta i fytyrës, shprehin përqëndrimin
dhe energjinë e brëndshme të princit. Artisti nuk mënon të nënvizojë nëpërmjet
disa vijave grafike edhe rrudhosjen e ballit të Kalisë, gruas së Kesarit.
Krahas me modelimin plastik, në pikturën e brendisë të kishës së Maligradit të
bie në sy edhe një graficitet i veçantë që mbërthen deridiku lëvizjen. Për këto
piktura, që dallohen nga stili i tyre i veçantë ndërmjet pikturave të tjera
bashkëkohore të vendit tonë, nuk është i huaj edhe një farë akademizmi
karakteristik për shkollën e Kostandinopolit të gjysmës së dytë të shek. XIV, që
shprehet kryesisht nëpërmjet një thatësie dhe efekti të jashtëm. Piktori anonim
që ka dekoruar më 1369 kishën e Maligradit brenda e jashtë më 1385 pikturon
një nga kishat e Kosturit të Greqisë.
Ndonse traditat e ndryshme në disa monumente janë të ndërthurura, në to
mund të shquhet e të cilësohet orientimi drejt traditës antike. Me vonë kjo
karakteristikë do të zërë një vënd më shumë rëndësi në zhvillimin e mëtejshëm
të pikturës sonë monumentale. Ajo do të pasurohej mjaft me disa tipare të tjera
me ngjyrë të ndieshme lokale, të cilat, të akorduara së bashku, do të tingëllojnë
më një zë të veçantë e të ndryshëm nga ai që dëgjohet prej monumenteve
bashkëkohës të vendeve të tjera të Ballkanit.
Këto fillime me perspektivë zunë fill në kishën e manastirit të Rubikut, në disa
fragmente të veçantë të saj. Njëra prej tyre është figura e shën Mërisë nga skena
e Deisisit, që shquhet për një modelim plastik të fytyrës, për tone të buta e
gradacione të holla. Këto karakteristika i gjejmë më të formuara te figura e
kryengjëllit nga skena e ungjillëzimit, që edhe sot tërheq vëmendjen e
spektatorit me elegancën e përsosjen e formave. Vendosja në lëvizje të lirë dhe
plasticiteti i përgjithshëm, që vende vende arrin deri në rrumbullaksi klasike, e
bëjne përfytyrimin e tij të shquar ndërmjet pikturave të tjera.
Krijoni Kontakt