Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 72
  1. #1
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531

    Kėnga Arvanite!

    Unė desha tė hapja njė temė pėr kėtė pjesė tė harruar tė kombit Shqiptarė.
    Arvanitėt!
    Do tu lutesha tė gjithė juve qė keni kėngė dhe pjesė tė folklorit tė tyre tė vjetėr ti sillni nė kėtė temė dhe tė gjithė sė bashku tė japim kontributin tonė modest nė kultivimin dhe ruajtjen e kėtyre perlave Shqiptare.
    Si fillim unė do tu thosha se unė kam shumė kėngė Arvanite dhe kam filluar ti hedh nė internet. Pėr shembull nė Youtube.
    Fillimisht po ju sjell kėtė video qė kam bėrė shpejt e shpejt me njė kėngė qė unė e kam shumė pėr zemėr.

    Kėnga titullohet "A na vinė nga Panigjiri"

    http://www.youtube.com/watch?v=gXowDFyMvYE
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga flory80 : 16-12-2008 mė 13:32
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  2. #2
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Njė kėngė tjetėr ėshtė "Greu moj nuse tė tė shomė"

    Njė kėngė dasme Arvanite!



    (tė mė falin moderatorėt e Forumit pėr videot por ėshtė e vetmja mėnyrė, me tė cilėn mund ti sillja)
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    arvanite kenga thoni gjuhen tuaj mos e harroni

    eshte nje shqiptar arberesh i greqis qe e kam shume perzemer dhe kendon ca kenge te bukura ne you tube kerkoni ne you tube topgunfe e ka ven emrin aty.

  4. #4
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Unė kam rreth 150 kėngė tė vjetra Arvanite. Dhe do ti publikoj tė gjitha dal nga dal!
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  5. #5
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Ja dhe njė tjetėr qė sapo e hodha shpejt e shpejt.
    Mė duhet tė shpjegoj dhe njė herė:
    Arsyeja pse po i vendos videot kėtu ėshtė se ėshtė e vetmja mėnyre qė mund ti sjell kėngėt nė forum.

    Kjo ėshtė kėnga mė e famshme Arvanite.
    Amaneti i Arvanitasve tė dikurshėm!

    Arvanite tė kėdoni
    Gluhėnė tė mos harroi...

    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    muzika ime e preferuar

    kure degjoj kenge arvanite ndjej nje kenaqesi te vecante me pelqejne jasht mase o flori si do i behet te mi nisesh ato kenget arvanite qe ke ti ?ose me thuaj se ku mund ti gjej ti shkarkoj

  7. #7
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Mė jep ca kohė se kam njė projekt tė vogėl, do ti hedh tė gjitha nė web. Pėr ti shkarkuar, qė tė mund ti shkarkojnė tė gjithė dhe nė kėtė mėnyrė tė shpėtojnė sepse janė drejt zhdukjes
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga flory80 Lexo Postimin
    Mė jep ca kohė se kam njė projekt tė vogėl, do ti hedh tė gjitha nė web. Pėr ti shkarkuar, qė tė mund ti shkarkojnė tė gjithė dhe nė kėtė mėnyrė tė shpėtojnė sepse janė drejt zhdukjes

    Mirepo ta mbashe fjalen e dhene,se tani te presim me padurim.

    Dhe nje lutje tjeter e kam.Pasi qe vet egzekutoj ne disa instrumente,kendoj disa nga kenget arvanite me deshire.Edhe te tjeret qe me degjojne jan gjithmone kendshem te befasuar.Ne kete drejtim kam nje problem te vogel.Shumicen e kengeve nuk mund ti shqiptoj(ti kuptoj).Nese ke mundesi te shkruash ndonje tekst te ketyre kengeve do te beje nje pune shume te madhe.

    Te pershendes dhe te falenderoj!

    Me respektaja-GONI

  9. #9
    Flori80, te lumshin duart.
    Na gezove, simbas premtimit, presim te tjera kenge arvanitase.

  10. #10
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Shumicen e kengeve nuk mund ti shqiptoj(ti kuptoj).Nese ke mundesi te shkruash ndonje tekst te ketyre kengeve do te beje nje pune shume te madhe
    Vetėm oreks tė kesh Daja-GONI se ajo ėshtė punė qė rregullohet.
    Cilėn kėngė do nga kėto qė kam publikuar deri tani dhe ta Shqipėroj unė me njė herė.
    Kjo ėshtė dhe ideja ime, qė kėngėt tė fillojnė tė kėndohen nga njerėzit dhe tė mbeten nė memorjen e Kombit, sepse janė drejt zhdukjes.
    Por unė do tu bėja thirrje tė gjithė atyre qė punojnė me muzikėn Arvanite apo Arbėreshe tė jenė tė kujdesshėm dhe tė mos largohen nga origjinali sepse nė kėtė mėnyre humbasim disa thesare tė paēmuara!


    -arbereshi_niko-
    Flori80, te lumshin duart.
    Na gezove, simbas premtimit, presim te tjera kenge arvanitase.

    Do mundohem ti vendos sa mė shpejtė arbereshi_niko!
    Faleminderit
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  11. #11
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Nė lidhje me kėngėn e parė Ana vin ga Panagjiri

    Ana vin* ga* Panigjiri*
    Portokale nxirr ga gjiri

    Ana vin ga Rimokastra
    Portokale nxirr ga trasta

    Ana vin ga Kapohori*
    i shėrben ai misofori*

    Ana vin ga maletė
    Tė martonet faletė*

    Po tė vin poshtė ga hora
    Do martonenj njora-njora

    ..............
    Kėnga bėn fjalė pėr njė vajzė qė quhet Ana

    Vin* - Vjen, dialekti Arvanit siē duket nuk e ka njohur evoluimin e gjuhės dhe ruan format e pandryshuara tė foljes qė fliteshin nė mesjetė. Kėshtu ndodh dhe me foljen "Vijė" ku forma ėshtė e pandryshueshme nė tė gjitha kohėt d.m.th "Vin"

    Ga* - Nga

    Panigjiri - Festė e madhe

    Kapohori* - Fusha, vėndet e ulėta. Banorėt e fushave nė dialektin Arvanit quhen Kapohoriot. Po ta zbėrthejmė si fjalė kemi njė bashkim fjalėsh, Kapo-Horiot, gjė qė pėr mendimin tim ka tė bėjė me, fshatar nga fusha pasi Hora i thonė fshatit.

    Misofori* - Shėrbėtor me pagesė

    Faletė* - Lutet

    Hora - Fshati


    Kėto janė informacionet qė kam mundur tė mbledh. Shumė fjalė janė shkrirė me fjalėt greke dhe janė tė vėshtira pėr tu kuptuar.
    Unė nuk di Greqisht, prandaj unė lus ēdo njėrin qė ka informacion tė ndihmoj pėr Shqipėrimin e fjalėve tė veēanta
    Ju Faleminderit!
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  12. #12
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Pune e bukur Flori....
    Po munde hidh edhe tekstet.
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  13. #13
    Flory80, shpresoj te mos te ngele hatri..., pasi kam dashur vetem te pasuroj kete teme, ku ne pershtatje me temen, pa dashur "kaperceva" detet Adriatik dhe Jon
    Ketu jane postuar kenge te arvanitasve, por qe lehte mund te konsiderohen si edhe arbereshet, pasi me fort akoma, keta te fundit ishin aq larg Atdheut dhe megjithe ate; ruajten gjuhen,kulturen,kostumet dhe ē’do gje qe i dallon ne menyre te pakundershtueshme etnikisht.
    Mendova ta bej ketu kete postim, pasi me duket e pershtateshme keshtu, tema eshte e njejte.



    Traditat edhe pse kane kaluar 500-vjete, nuk i kane harruar, shiko kostumet popullore sa te bukura dhe sa me fantazi…



    Shikoni sa bukur flasin shqipen edhe sot e kesaj dite!


    Versioni me original I kenges “lule lule”…, kopile=vajze , menyra e te folurit nder arberesh.


    Te tjera kenge … - O moj e bukura More – ( e perpunuar klasike )






    Dokumentare origjinal ne shqip, te vitit 1965’ ( versioni origjinal “moj e bukura More – pjesa 2)


  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    [QUOTE=flory80;2104847]Vetėm oreks tė kesh Daja-GONI se ajo ėshtė punė qė rregullohet.
    Cilėn kėngė do nga kėto qė kam publikuar deri tani dhe ta Shqipėroj unė me njė herė.
    Kjo ėshtė dhe ideja ime, qė kėngėt tė fillojnė tė kėndohen nga njerėzit dhe tė mbeten nė memorjen e Kombit, sepse janė drejt zhdukjes.
    Por unė do tu bėja thirrje tė gjithė atyre qė punojnė me muzikėn Arvanite apo Arbėreshe tė jenė tė kujdesshėm dhe tė mos largohen nga origjinali sepse nė kėtė mėnyre humbasim disa thesare tė paēmuara!


    --------------------------------------------------------------------------------------------

    Oreksi per melosin tone te vjeter sa vjen e shtohet,Qe nga viti 1989 e deri me sot.
    Kenget te cilat i kendoj jan:
    Tre papor
    Lice moj lice
    Do ta pres kocidhen
    ...laheshe kriheshe
    Qajta bucene
    Ndersa kenget te cilat me deshire te nadhe do ti kisha kenduar por qe nuk i kuptoj jan:
    Une jam nje vllahe
    Kenga e Kostandinit,mirepo edhe gjithe ato kenge nga albumi i Thanas Moraitit.

    Te lutem shume nese ke mundesi ti " shqiperosh" keto me larte.Do me kishe bere nje ndere shume te madh.

    Dhe dua te te them me kete rast se je duke bere nje pune shume te vlefshme.

    Te falemnderit nga zemra!

  15. #15
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    kenget te cilat me deshire te nadhe do ti kisha kenduar por qe nuk i kuptoj jan:
    Une jam nje vllahe
    Kenga e Kostandinit,mirepo edhe gjithe ato kenge nga albumi i Thanas Moraitit.
    Te lutem shume nese ke mundesi ti " shqiperosh" keto me larte.Do me kishe bere nje ndere shume te madh
    Me patjetėr! Por nuk tė premtoj njė afat kohor, sepse unė kėtė punė e bėj me ndihmėn e disa miqėve tė mi Arvanit, kėshtu qė nuk varet vetėm nga unė
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  16. #16
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Posaēėrisht pėr Daja-GONI!

    U jam njė Vlahe bukurė






    U jam njė vlahe bukurė
    Njė vlahe penemene
    Ēė kam njė miljė delietė
    Dhe pesėqindė dhitė
    Ulku tė hai delietė
    Ēakau tė hai dhitė
    Nisem dhe vete nė Janin
    Vete n'oda tė beut
    Mirė e mirė
    Mirserdhe vlahėzė!

    Penemene = E njohur, e shquar
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    bravo cuna .kjo gje qe beni ,une mund ta krahasoj me epoken e rilindjes .
    mos kujtoni se ja fus kot ,per mua kombi shqiptar po kalon nje epoke qe fare mire mund te quhej RILINDJA E DYTE . [AH SIKUR TI KISHIM POLITIKANET SA GJYSMA JUAJ ] .
    une kuptoj greqisht , po s'kuptuat ndonje fjale me thoni qe te ju ndihmoj .
    suksese .


    M'KA IK ZARI

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga flory80 Lexo Postimin
    Posaēėrisht pėr Daja-GONI!

    U jam njė Vlahe bukurė


    http://www.youtube.com/watch?v=V1-wWgZioEU



    U jam njė vlahe bukurė
    Njė vlahe penemene
    Ēė kam njė miljė delietė
    Dhe pesėqindė dhitė
    Ulku tė hai delietė
    Ēakau tė hai dhitė
    Nisem dhe vete nė Janin
    Vete n'oda tė beut
    Mirė e mirė
    Mirserdhe vlahėzė!

    Penemene = E njohur, e shquar

    Nje miljon here, te falemnderit.

  19. #19
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Mua mė mbrekullon dialekti i tyre qė tingėllon sikur vjen nga thellėsia e shekujve!
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  20. #20
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga genti1972 Lexo Postimin
    bravo cuna .kjo gje qe beni ,une mund ta krahasoj me epoken e rilindjes .
    mos kujtoni se ja fus kot ,per mua kombi shqiptar po kalon nje epoke qe fare mire mund te quhej RILINDJA E DYTE . [AH SIKUR TI KISHIM POLITIKANET SA GJYSMA JUAJ ] .
    une kuptoj greqisht , po s'kuptuat ndonje fjale me thoni qe te ju ndihmoj .
    suksese .

    Unė gjithsesi tė falenderoj, edhe pse nuk kamė bėrė asgjė.
    Por pėr tė qėnė realist njė gjė ėshtė pėr tu theksuar, se ndėrgjegja Kombėtare ka filluar tė funksionoj, dhe po tė vėresh pėrqark e ndjen lehtė.
    Pėr sa u pėrket Arvanitėve unė do tė thosha se Grekėt janė munduar shumė ti asimilojnė dhe ja kanė arritur qėllimit deri diku, por nė vitet e fundit llogaritė i kishin bėrė pa hanxhiun, sepse atėherė kur ata menduan se emigrantėt Shqiptarė do tė krijonin hendekun e madh, dhe do tė dilnin nė pah ndryshimet e mėdha mes Shqiptarėve dhe Arvanitėve, ndodhi pikėrisht e kundėrta. Arvanitėt kanė filluar tė ndėrgjegjėshen.
    Gjithashtu nga ana gjuhėsore unė do tė sillja njė shembull.
    Po tė dėgjosh kėngėt e Thanas Moraitit tė regjistruara nė vitet 1985 dhe kėngėt Arvanite tė pas 2000 vėren njė ndryshim nė theks dhe shqiptimin e fjalėve.
    Unė do tu bėja thirrje tė gjithėve atyre qė kanė mundėsi, tė mbledhin sa mė shumė kėngė dhe materjale kulturore Arvanitase, dhe ti publikojnė nė ēdo vend ku ėshtė e mundur. Deri sa kėto kėngė tė fiksohen nė memorjen e popullit.
    Unė shpresoj qė kėto kėngė tė fillojnė tė bėhen pjesė e festivaleve tė fėmijėve sepse nga aty duhet filluar.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Arvanitėt
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 13-03-2018, 05:15
  2. Arvanitėt hapin shkollėn e parė nė gjuhėn mėmė!
    Nga flory80 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 16-04-2010, 01:24
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Historia e Himarės Shqiptare
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •