Një vizitë e presidentit i SHBA-se George Bush në Irak, mbeti nën hijen e një incidenti në të cilin dy këpucë u hodhën në drejtim të tij, gjatë një konference për media.
Në mes të konferencës për media me Malikin, një gazetar u ngrit në këmbë dhe bërtiti “kjo është një puthje lamtumirëse nga populli i Irakut, qen” para se ti gjuante këpucët e tij në drejtim të Bush, që nuk e goditën atë.
“E tëra që mund të them është se ato janë me nr 10”, citohet të ketë thënë Bush, sipas agjencisë Associated Press.
Ky gazetar më pas është larguar nga agjentët e sigurisë ndërsa konferenca për media ka vazhduar.
Korrespondentët e quajtën këtë si një incident simbolik. Irakianët patën gjuajtur me këpucë edhe në drejtim të statujës së Saddam Husseinit në Baghdad, pas përmbysjes së saj.
Gjuajta me këpucë konsiderohet ofendim në kulturën arabe.
Shifni kauboji sa i shpejt ishte, nuk mund ta godiste irakiani i shkret. hahah
Krijoni Kontakt