Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 241
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Irak: Gazetari gjuan me këpucë presidentin Bush

    Një vizitë e presidentit i SHBA-se George Bush në Irak, mbeti nën hijen e një incidenti në të cilin dy këpucë u hodhën në drejtim të tij, gjatë një konference për media.

    Në mes të konferencës për media me Malikin, një gazetar u ngrit në këmbë dhe bërtiti “kjo është një puthje lamtumirëse nga populli i Irakut, qen” para se ti gjuante këpucët e tij në drejtim të Bush, që nuk e goditën atë.

    “E tëra që mund të them është se ato janë me nr 10”, citohet të ketë thënë Bush, sipas agjencisë Associated Press.

    Ky gazetar më pas është larguar nga agjentët e sigurisë ndërsa konferenca për media ka vazhduar.

    Korrespondentët e quajtën këtë si një incident simbolik. Irakianët patën gjuajtur me këpucë edhe në drejtim të statujës së Saddam Husseinit në Baghdad, pas përmbysjes së saj.

    Gjuajta me këpucë konsiderohet ofendim në kulturën arabe.






    Shifni kauboji sa i shpejt ishte, nuk mund ta godiste irakiani i shkret. hahah
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Irakianët kërkojnë lirimin e gazetarit që ofendoi Bushin

    Mijëra irakianë sot dolën në rrugë dhe kërkojnë lirimin e gazetarit që dje hodhi këpucat e tij në drejtim të kryetarit amerikan Xhorxh Bush në pres-konferencën e mbajtur në Bagdad.

    Ata konsiderojnë se fyerja e tillë për Bushin është përcjellje e duhur e kryetarit të jopopullarizuar amerikan.
    Apeli për lirimin e gazetarit është dërguar edhe nga televizioni i tij “Al Bagdadia”.

    Muntadar Al Zeidi u arrestua dje pasi në pres-konferencë Bushin e quajti “qen” dhe drejt i hodhi këpucat.

    Shërbimet e sigurimit sot bëjnë hetim mbi gazetarin nëse këtë e ka bërë për shkak se është paguar prej dikujt, si dhe nëse ka qenë nën ndikim të alkoolit ose drogës.

    Gazetat arabe sot në faqet e para botuan fotografi në të cilat shihet se si Bushi eviton këpucat që fluturojnë drejt tij, ndërsa incizimi i incidentit vazhdimisht përsëritet në televizionet satelitore.

    Kalil Dulami, njëri nga ish-avokatët e Sadam Huseinit tha se përgatit mbrojtje të gazetarit dhe shtoi se së paku 200 avokatë nga Iraku dhe bota i kanë ofruar shërbimet e tyre falas.

    Një gazetar irakian konsideron se Al Zeidi do të mund të fitojë së paku dy vjet burg nëse dënohet për fyerje të shefit të shtetit të huaj që ka qenë për vizitë në Irak.



    /ShqipMedia/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #3
    Ky palo gomar jo me kepuce, por me peshtyme duhet lare nga koka tek kembet.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po cm.utin do ti ne bryklin or bruklin ..
    shko ne kore te veriut e atje shaje bushin..

    ne shqiptaret do e duam bushin.. sepse pa ate na ha dreqi prej enverizmit e vampirave enverist..e kanibaleve arkanoist ..
    talibano stalinoistet sadamoist.. jan e keqja e popullit irakian..

    po ai popull nuk kupton ala..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538

    Wink

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    po cm.utin do ti ne bryklin or bruklin ..
    shko ne kore te veriut e atje shaje bushin..

    ne shqiptaret do e duam bushin.. sepse pa ate na ha dreqi prej enverizmit e vampirave enverist..e kanibaleve arkanoist ..
    talibano stalinoistet sadamoist.. jan e keqja e popullit irakian..

    po ai popull nuk kupton ala..
    Braro, ku zhdukesh dhe dukesh ne momentin e duhur sa here qe ndjehet e nevojshme penda jote mor djale.
    Nde ligjeraten tende te persamesiperme jam dakort me fjalet e tua, por...ajo qe ndodhi, ndodhi, kepucet nuk bejne dot pas.
    Dhe nje akoma, ke haruar te permendesh gjinushin, arapin, ina ramen e co.
    Pash nderin lere Bushin se ai e mbylli. Ke ndonje marifet ti mbushesh mendjen Sales te meret pakez me Bollanot?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Veq edhe ky bushi reflekset e shpejta aaa.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    po cm.utin do ti ne bryklin or bruklin ..
    shko ne kore te veriut e atje shaje bushin..

    ne shqiptaret do e duam bushin.. sepse pa ate na ha dreqi prej enverizmit e vampirave enverist..e kanibaleve arkanoist ..
    talibano stalinoistet sadamoist.. jan e keqja e popullit irakian..

    po ai popull nuk kupton ala..
    jam plotesisht dakord me brarin,

    nuk e dija qe gjuajtja me kepuce na qenka ofendim ne boten arabe, po keso traditash idiote kane ata.

  8. #8
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Po e pashe, veq edhe Bushi fatmiresisht miku i shqiptareve u gjend mire. Ska dyshim se ne ato vende injoranca ka mbrri ne kulminacion, mbi nje milion jane vra ndermjet vete, e sipas tyre krejt Amerika dhe Bushi i ka fajet, pse se kan gjujt Sadamin me kepuce kur mijera njerez vriteshin per nje dite te vetme, dihet pse jo?. Krejt Bushi i ka fajet, ai po i shtin me marr bomba rreth trupit dhe me hedhe veten ne ajer.

  9. #9
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin
    Veq edhe ky bushi reflekset e shpejta aaa.
    Vallha po, kauboj hesapi, nashta e ka dit qe ka me gjujt ai gazetari me kepuce se qaq mire skish mujt me i ike. Spo di nashta i ka kallxu CIA ma heret. (shaka po bej)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    I shpejt BUSHI.. sa kam qesh .. !!

    Kurse per disa Irakian te forumit.. ju kisha then .. mos hani shum per BUSHIN se eshte nje nder miqet me te mire te Shqiptarve.!

    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Belgjike
    Postime
    73
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    jam plotesisht dakord me brarin,

    nuk e dija qe gjuajtja me kepuce na qenka ofendim ne boten arabe, po keso traditash idiote kane ata.
    Violenca denohet ne tere boten, pra edhe ne boten arabe.
    Fjalorin e ke shume te zgjeruar dhe te pasur

  12. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rash përtoke kur e shikova sonte në lajme hahahahha, i kallt!
    Sui generis

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Ska faj ai jevgjiti m.. ka faj bushi qe vete mes atyre majmuneve qe jan bere vegla te rusit.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-04-2008
    Postime
    212
    hahaha sa bukur u ruajt bushi ama sikur ta dine edhe hic sju tremb syri vec pa njer mos ket ndonje kepuce te tret po vec 2 ishin agagagaag

  15. #15
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Gazetarët: "Sulmi" me këpucë ndaj Bush ishte i planifikuar


    Hedhja e këpucëve nga gazetari drejt presidentit amerikan Xhorxh Bush nuk ka qenë aspak një gjest fyes. Sipas dëshmive të kolegeve, reporteri Muntazer al-Zaidi e kishte projektuar prej muajsh sulmin, që e vuri në jetë një dite me parë ne Bagdad. "Muntazer urrente Amerikën, ushtaret amerikane dhe presidentin Bush. Kur e tha se do ta kryente këtë akt, nuk kishim dyshim se do ta realizonte patjetër", thane gazetaret e televizionit Al-Baghdadia.
    Ç’është e vërteta gazetarët e pranishëm në sallë kërkuan disa herë falje. Ata thanë se gazetari irakian nuk përfaqëson popullin e Irakut. Por kjo ndodh në shoqëri të lira kur njerëzit duan të tërheqin vëmendjen mbi veten.

    Presidenti Bush bëri shaka lidhur me incidentin, duke thënë se nuk e kishte ndjerë veten të kërcënuar.

    /RTK/


    Ec e mos qesh
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  16. #16
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Edhe Keanu Reeves te Matrix s do i ishte shmangur dot asaj kepuce por ja qe Bushi qenka me i shpejte

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-04-2008
    Postime
    212

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Edhe Keanu Reeves te Matrix s do i ishte shmangur dot asaj kepuce por ja qe Bushi qenka me i shpejte
    po te mos i ishte shmangur do e kendont kengen alo alo ambulanca deri per vitin e ri ahhahahahha

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Se pari ne shqiptaret duhet te kemi rrespekt per Bushin. Ka bere shume per shqiptaret dhe ne duhet ti jemi mirenjohes. Se dyti gjera te tilla ndodhin ne te gjithe boten, edhe ne ate te civilizuaren sipas konceptit te disa injoranteve ketu ne forum. Se treti kjo ngjarje as nuk e ul e as nuk e rrit popullaritetin e Bushit, jane gjera te tjera qe ndikojne ne popullaritetin e tij..
    Une per vete shoh vetem anen komike, reagimin e shpejte te Bushit si dhe shakane per numrin e kepuceve. ( duhet te kete sy te mprehte babushi te dalloje nr e kepuces fluturimthi )

  19. #19
    E pashe dhe une skenen e 'sherrit'. Kudos to Bush. Reflekse fantastike. Edhe Jet Li sdo kishte reaguar aq shpejt.

  20. #20
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    E pashe dhe une skenen e 'sherrit'. Kudos to Bush. Reflekse fantastike. Edhe Jet Li sdo kishte reaguar aq shpejt.
    Këtë koment tëndin e prisja hahahhaha dhe instinkti nuk më gënjeu se kështu do shkruash hahahah. Jet Li huaa!
    Sui generis

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shpërthen pas një zjarri makina e një gazetari
    Nga ^SHIU^ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 07:58
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 23:24
  3. Nje shqiptar, zgjidhet si gazetari me i mire grek
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 16:53
  4. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 06:01
  5. Mazher Mahmood, gazetari që fut në kurth krimin shqiptar
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 18:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •