Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Miqte tane te medhenj..

    Meqense historia jon e re ( demokratizimi i shqiperise dhe clirimi i Kosoves) u lidh me disa emra te njohur te diplomacise boterore.. nuk bejme gabim qe ti njohim ata e ne shenj mirnjohje ti quajme "tanet".. si psh klintoni bleri bushi kushneri etj.. etj..
    Nje nga keta eshte padyshim dhe Ahtisaari..

    Ne se gjeni bografi ose fjalime te ketyre lloj figurave sillini ketu..

    --

    OPINION

    Fėmijė i luftės - Njeri i paqes

    13-12-2008 / Nga Martti Ahtisaari


    Luftėrat dhe konfliktet nuk janė tė paevitueshme. Ato shkaktohen nga qeniet njerėzore.
    Gjithmonė ekzistojnė interesa qė shtyjnė drejt luftės. Kėshtu qė ata qė kanė fuqi dhe ndikim, mund edhe t'i ndalojnė luftėrat


    Shkėlqesia juaj, Lartėmadhėria Juaj Mbretėrore, tė nderuar anėtar tė Komitetit norvegjez tė Nobelit, tė dashur miq dhe kolegė nga mbarė bota, ndjehem edhe i pėrulur e edhe
    kryelartė nė pranimin e Ēmimit Nobel pėr Paqe pėr kėtė vit. Kjo ėshtė mirėnjohja me e madhe qė mund t'i jepet ēdokujt qė punon nė kėtė fushė. Ajo qė po e ndjej tani mund tė krahasohet vetėm me kėnaqėsinė qė e kam ndjerė kur shikoja ndryshimet qė paqja u ka sjellė jetėrave tė njerėzve. Kur njerėzit, tė cilėt kanė duruar luftėra dhe kriza, fillojnė t'i ndėrtojnė jetėrat e tyre nė atmosferė paqeje - Kur kthehet besimi nė tė ardhmen. Edhe unė si fėmijė kam qenė prekur nga lufta. Isha vetėm dyvjeēar, kur si rezultat i njė marrėveshjeje nė sferėn e interesit midis Gjermanisė sė Hitlerit dhe Bashkimit Sovjetik
    tė Stalinit, shpėrtheu lufta, duke e detyruar familjen time tė largohej menjėherė nga qyteti Viipuri. Si edhe disa qindra-mijėra bashkėqytetarė karelians, ne u bėmė refugjatė nė vendin tonė, kur politikat e fuqive tė mėdha i rishkruajtėn kufijtė e Finlandės dhe qytetin tim e lanė si pjesė tė Bashkimit Sovjetik. Kjo eksperiencė e imja fėmijėrore, kontribuoi nė angazhimin tim pėr tė punuar nė zgjidhjen e konflikteve. Tė gjitha konfliktet mund tė zgjidhen Luftėrat dhe konfliktet nuk janė tė paevitueshme. Ato shkaktohen nga qeniet njerėzore. Gjithmonė ekzistojnė interesa qė shtyjnė drejt luftės. Kėshtu qė ata qė kanė fuqi dhe ndikim, mund edhe t'i ndalojnė luftėrat. Paqja ėshtė ēėshtje e dėshirės. Tė gjitha konfliktet mund tė zgjidhen, dhe nuk ka justifikime pėr lejimin e tyre qė tė bėhen tė pėrjetshme. Thjeshtė ėshtė e patolerueshme qė konfliktet e dhunshme tė mos i pėrfillin rezolutat pėr dekada, duke shkaktuar vuajtje tė pamasa humane, dhe duke penguar zhvillimin ekonomik dhe social. Nė njė konflikt, njėra palė gjithmonė mund ta shpallė fitoren, por nė ndėrtimin e paqes duhet tė pėrfshihen tė gjithė: i dobėti dhe i plotfuqishmi, fituesit dhe tė mposhturit, burrat dhe gratė, tė rinjtė dhe tė vjetrit. Sidoqoftė, negociatat paqėsore shpesh drejtohen nga njė elitė e vogėl. Nė tė ardhmen, duhet tė jemi mė tė aftė pėr tė arritur njė pjesėmarrje mė tė gjerė nė proceset paqėsore. Nė mėnyrė tė posaēme, ekziston nevoja pėr tė siguruar angazhimin e grave nė tė gjitha etapat e proceseve paqėsore. Proceset dhe marrėveshjet paqėsore rezultojnė nga dhėnia fund e dhunės. Por puna e vėrtetė fillon vetėm pasi tė pėrfundohet marrėveshja pėr paqe. Marrėveshjet e arritura duhet qė tė implementohen. Ndryshimi social dhe politik nuk ndodh brenda natės, dhe rindėrtimi dhe themelimi i demokracisė kėrkon durim. Kjo kėrkon qasje tė hollėsishme nė ndėrtimin e paqes dhe mbėshtetje pėr shoqėrinė civile. Pabarazia shkakton konflikt Pabarazia nė rritje pėrbrenda shteteve dhe nė mes rajoneve thellohet nė ēarjet ekzistuese. Ėshtė detyra jonė qė tė krijojmė njė tė ardhme dhe shpresė pėr rajonet dhe shtetet nė krizė ku njerėzit e ri vuajnė nga papunėsia dhe kanė pak shpresė qė t'i pėrmirėsojnė jetėt e tyre. Pos nėse nuk e rregullojmė kėtė sfidė, konflikte tė reja do tė ndizen dhe do t'ia japim edhe njė gjeneratė tjetėr luftės. Ka pasur mjaft bisedime kėtė vit rreth krizės financiare. Kjo krizė financiare gjithashtu thekson rėndėsinė e mbajtjes sė premtimit tė komunitetit ndėrkombėtarė qė tė zhvillojė bashkėpunimin. Ndikimi i kėsaj krize mund tė dėshmohet tė jetė njė pengesė e madhe pėr botėn nė zhvillim. Njerėzit mė tė varfėr tashmė janė goditur mė sė keqi nga ndikimi i ndryshimit klimatik, rritjes sė ēmimeve tė ushqimit dhe niveleve mė tė ulėta tė tregut tė jashtėm. Shkurtesa nė ndihmat e huaja dhe investimeve do tė jetė katastrofale pėr rritjen aq tė nevojshme ekonomike. Nė kėtė kohė tė vėshtirė, i thėrras tė gjitha qeveritė qė tė mbesin tė pėrkushtuara ndaj synimeve tė tyre tė deklaruara drejt zhdukjes sė varfėrisė. Ne tė gjithė duhet tė jemi nė gjendje tė kontribuojmė drejt sė ardhmes sonė dhe tė ardhmes sė komuniteteve tona. Nėse gjėrat vazhdojnė kėshtu si janė, ne do tė pėrballemi me njė situatė ku qindra milionė njerėz tė ri do tė jenė pa punė nėpėr shtetet tė cilat janė nė nivelet fillestare tė zhvillimit. Nėse nuk bėhet diēka, ne do tė krijojmė njė vend efektiv pėr rritjen e krimit, jo stabiliteti dhe luftė gjersa njerėzit e ri humbin tė gjitha shpresat. Besoj se lufta kundėr varfėrisė gjithashtu ėshtė masa mė efektive nė luftimin e terrorizmit nė afat tė gjatė. Para dhjetė dite u ktheva nga Liberia, dhe me veti solla ndjena tė pėrziera. E para, njė ndjenjė pikėllimi pėr shkak shkallės sė shkatėrrimit tė cilin e la lufta nė Liberi, si dhe madhėsia e sfidės pėr qeverinė dhe komunitetin ndėrkombėtar. E dyta, njė shkallė optimizmi qė njerėzit tė cilėt i takuam, mund tė fillojnė tė bėjnė ndryshim tė vėrtetė, por vetėm nėse komuniteti ndėrkombėtar mund tė mban premtimin e bėrė Libisė nė afat tė gjatė. Zgjidhja e konfliktit kėrkon injektimin e optimizmit dhe shpresės, tė lindura nga punėsia dhe mundėsitė ekonomike. Pėrndryshe, marrėveshjet e brishta paqėsore rrallėherė mund tė mirėmbahen.
    Duhet gjetur njė zgjidhje pėr konfliktin e Lindjes sė Mesme/Procesi mė sfidues i ndėrtimit tė paqes me tė cilin po pėrballemi ėshtė gjetja e njė zgjidhjeje ndaj konflikteve nė Lindjen e Mesme, tė cilat kanė vazhduar me dekada. Tensionet dhe luftėrat nė rajon po ndodhin pėr aq kohė tė gjatė sa qė shumica kanė filluar tė besojnė se nyja e Lindjes sė Mesme kurrė nuk do tė mund tė zgjidhet. Unė nuk e ndaj kėtė besim. Tė gjitha krizat, pėrfshirė edhe ajo nė Lindje tė Mesme, mund tė zgjidhen. Zgjidhja do tė kėrkonte njė kontribut nga tė gjitha palėt e pėrfshira si dhe nga komuniteti ndėrkombėtar si tėrėsi. Ne mund tė fuqizohemi me vendosmėrinė tonė nėse shikojmė nė tė ardhmen dhe paramendojmė se si do tė mund tė dukej bota nėse shtetet nė rajon do tė fillonin sė bashku tė zhvillonin potencialin e tyre ekonomik, tė lidhin lidhje transportuese, tė shfrytėzojnė plotėsisht popullatėn e tyre tė edukuar dhe tė fillojnė tė korrin pėrfitimet e njė lokacioni me avantazh qė gjendet nė udhėkryq tė tre kontinenteve. Shpresoj qė presidenti i ri i SHBA-sė, i cili do tė bėjė betimin muajin e ardhshėm, do t’i japė prioritet tė lartė konfliktit tė Lindjes sė Mesme gjatė vitit tė tij tė parė nė zyre. Bashkimi Evropian, Rusia dhe OKB-ja duhen pėrkushtuar seriozisht gjithashtu nė mėnyrė qė tė gjendet njė zgjedhje pėr kėtė konflikt, i cili shtrihet nga Izraeli e Palestina deri nė Irak dhe Iran. Nėse duam tė arrijmė rezultate qė zgjasin, ne duhet tė shikojmė nė tėrė rajonin. Kredibiliteti i komunitetit ndėrkombėtar ėshtė nė pyetje. Ne nuk mund tė vazhdojmė, vit pas viti, thjeshtė duke u bėrė sikur po bėjmė diēka pėr t'i ndihmuar situatės nė Lindje tė Mesme. Ne gjithashtu duhet tė tregojmė rezultate. Pėr shumė njerėz, tensionet nė mes religjioneve kanė dhėnė njė shpjegim tė thjeshtė pėr kokėfortėsinė e krizės sė Lindjes sė Mesme. Unė nuk mund ta pranoj kėtė pikėpamje. Gjatė karrierės sime kam parė shumė kriza gjatė tė cilave religjioni ėshtė pėrdorur si armė apo si njė instrument pėr tė zgjatur konfliktin. Sidoqoftė religjionet vetė janė paqedashėse. Ato gjithashtu mund tė jenė njė forcė konstruktive nė ndėrtimin e paqes, dhe kjo njėlloj vlen pėr Lindjen e Mesme.
    Ndėrmjetėsuesit e paqes nuk funksionojnė vetėm/Tė gjitha palėt nė konflikt luajnė rol kyē nė gjetjen e njė zgjedhjeje paqėsore dhe nė zbatimin e saj nė praktikė. Gjithashtu, njė parti e vetme rrallė ėshtė nė gjendje tė luan tė gjitha rolet tė cilat kėrkohen qė njė proces paqėsor tė ketė sukses. Tė gjitha detyrat e mia pėr paqe mė kanė mėsuar se njė proces paqėsor ėshtė kryesisht ēėshtje e bashkėpunimit dhe partneritetit nė mes vepruesve tė ndryshėm, palėve nė konflikt, ndėrmjetėsuesve paqėsore, qeverive, shoqėrisė civile dhe organizatave ndėrkombėtare. Edhe pse shpesh tė gjitha sytė janė mbi ndėrmjetėsuesit paqėsore, ėshtė me rėndėsi tė theksohet roli i ekipeve ndėrmjetėsuese dhe vepruesve tjerė me rėndėsi jashtė vetė procesit direkt tė negociatave. Gjatė punės sime gjithmonė kam qenė nė njė pozitė tė privilegjuar qė tė ndėrtoj vetė ekipin tim, pėrfshirė kolegėt e mi nė organizatėn tė cilėn e themelova pas presidencės sime finlandeze, Nisma pėr Menaxhim tė Krizės. Kam pasur mundėsinė qė tė punoj me shumė kolegė me kualifikime tė larta nė procese tė ndryshme paqėsore. Pa ata nuk do tė isha sot kėtu. Shpresoj se tė gjitha ata burra dhe gra trima tė cilėt kanė punuar pėr paqe nė shtetin e tyre do tė ndiheshin se do tė mund ta ndanin kėtė ēmim me mua. Sidoqoftė, burimi im mė i madhi i fuqisė ėshtė familja ime. Gruaja ime Eva dhe biri im Marko gjithmonė kanė qenė pranė meje. Ata mė kanė dhėnė pėrkrahje dhe kriticizėm konstruktiv. Ju jap
    falėnderimet e mija nga zemra. Tė dashur miq; Shpresoj se ky ēmim i shquar me tė cilin u shpėrbleva do tė inkurajon individė dhe organizata qė tė vazhdojnė pėrpjekjet e tyre pėr paqe. Gjithashtu shpresoj qė ata do tė marrin pėrkrahje tė plotė pėr punėn e tyre nė tė ardhmen. Nėse punojmė sė bashku, ne mund tė gjejmė zgjidhje. Me nuk duhet tė pranojmė asnjė arsyetim nga ata tė cilėt janė nė fuqi.
    Paqja ėshtė ēėshtje e vullnetit. Faleminderit!

    Pjesė nga fjala e Martti Ahtisaarit pas marrjes sė ēmimit Nobel pėr Paqe, Oslo, 10 dhjetor 2008

    ...

    55

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    brari
    edhe une e kam hap nji tem pikerisht per Martti Ahtisaarin por jo tek elita kombetare se di se a e ka vendin nji i huaj ketu se po ma merr mendja se ketu nuk e ka vendin
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    QY mik i yni?!!!

    Duke pas parasysh se plani pėr kosoven quhet plani i Ahtisarit, dhe pėr ata qė e kuptojnė mirė se cafrė na sjelli ky plan, nuk mund tė quhet mik i yni ky person.

    Dikush mund tė thotė se , Ahtisari sishte vegėl e kombeve tė bashkuara, dhe kjo mund tė qėndroi deri diku.

    Dy janė qėshtje qė nuk e bėjnė mik tė Kosoves kėtė person:

    1.Plani ėshtė i dėmshėm pėr Kosoven

    2. Kėsi plani nuk do tė propozonte kurrėn e kurrės pėr Finlanden e tijė.

    Ka mesiguri edhe momente tė tjera ppo kėto janė kryesoret.

    Kili

    SHQIPĖRIA ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

Tema tė Ngjashme

  1. Gjinjtė mė tė mėdhenj nė botė
    Nga new-man nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 07:34
  2. Diktatorėt mė tė mėdhenj tė botės!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 15-03-2007, 14:54
  3. Skėnderbeu mes strategėve tė mėdhenj
    Nga D@mian nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:33
  4. Disa nga njerezit e medhenj te Tarikatit Halveti
    Nga rapsod nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 16:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •