Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Historia E Krishtlindjeve!!

    Besimtare te Jezusit, ju e dini mire historine e krishtlindjeve dhe sesa e vertete eshte qe Krishti lindi me 25 dhjetor. Ketu po ju sjell nje artikull te gazetes shekulli, ku mund te shihni se cfare fshihet pas dates 25 dhjetor.

    Zoti ju bekofte!!

    Historia e Krishtlindjeve
    Ēfarė simbolizojnė dhe kur kanė nisur tė festohen ato
    Edvin Cami/ALNA
    “Njė mbret lindi atė ditė,/njė bebe porsi ti…” Kėto janė vargjet e njė kėnge tradicionale tė Krishtlindjeve, tė titulluar “A baby just like you” (Njė bebe porsi ti) tė kompozuar nga Xhon D. Henri (1975). Kjo kėngė shpreh besimin tradicional, sipas tė cilit Krishtlindjet lidhen me ditėn e lindjes sė Jezu Krishtit, tė adhuruar nga miliona tė krishterė nė mbarė botėn dhe tė nderuar e respektuar nga po aq myslimanė, tė cilėt, gjithashtu, mbėshtetur nė shkrimet e tyre tė shenjta, megjithėse nuk e besojnė si perėndi e bir tė perėndisė, e vlerėsojnė plot pėrkushtim tė birin e virgjėreshės Mari si njė ndėr profetėt mė tė mėdhenj tė historisė sė marrėdhėnies sė njeriut me Hyjninė. Tradita e krishterė e besimit tė lindjes sė Krishtit nė kėtė ditė ka ndikuar edhe nė etimologjinė e fjalės shqipe “Krishtlindje”, tė italishtes “Natale” apo spanjishtes “Navidad”, ndėrsa anglishtja e sotme “Christmas” rrjedh nga anglishtja mesjetare “Christes Masse” (Mesha e Krishtit).
    Mirėpo Krishtlindja, duke anashkaluar traditėn sinkretiste tė njė festimi plot ngjyra e hare, siē pohon edhe Papa Gjon Pali II dhe siē mėsohet nė departamentet e ēdo fakulteti teologjik, ka njė histori mė tė hershme se vetė Krishtėrimi, ndėrsa sot pakkush e di se pranimi i 25 dhjetorit si dita e lindjes sė Krishtit ėshtė bėrė nga Kisha e hershme vetėm nė mėnyrė simbolike, pėr t’u dhėnė mundėsinė tė krishterėve qė tė pėrqendrohen nė rituale e vepra adhurimi, nė kujtim tė lindjes sė figurės qendrore tė besimit tė krishterė, Jezusit nga Nazareti.
    Historia qė vjen nga larg
    Ashtu sikurse shumė elementė tė tjerė mitologjikė, tė pranuar pėr tė stolisur e pasuruar Krishtėrimin bashkėkohor, ndėr tė cilėt arkeologėt, historianėt dhe teologėt pėrmendin veēanėrisht mitet mitraiste, zoroastriane, egjiptiane dhe babilonase, edhe festimet e Krishtlindjeve i kanė rrėnjėt, siē sqaron “The World Book Encyclopedia”, nė festimet e lashta tė festės sė Saturnit, apo “Saturnaleve”, nga ana e romakėve parakristianė. Festime tė ngjashme vihen re tek Mitraizmi, i cili i ka fillimet e veta qysh nė shekullin VI p.e.s. nė Persi dhe Indi. Uilliam Edelen, nė artikullin e tij “Christian Mythology”, vėren se Mitra, gjithashtu, kishte lindur nga njė virgjėreshė, nė prani tė barinjve. Shpėtimtari i madh dhe perėndia Mitra, i adhuruar nė Indi dhe nė Persi, njihej me cilėsime si “rruga”, “e vėrteta”, “jeta”, “drita”, “fjala”, “biri i Zotit” dhe “Bariu i Mirė”. Ai pėrfytyrohej dhe paraqitej nė arte vizuale me njė qengj nė krahė, ndėrsa nė besimin mitraist, njėlloj si nė Krishtėrimin bashkėkohor, dita e diel quhej “dita e Zotit”. Tek Mitraizmi, dita e 25 dhjetorit, e cila mė vonė do t’i bashkangjitej traditės sė Krishtlindjeve, pėrjetohej me festime madhėshtore, me kėmbana, hymne, qirinj e shkėmbim dhuratash, ndėrsa ndjekėsit e kėtij besimi merrnin pjesė nė njė meshė tė posaēme. Nga 25 dhjetori deri nė ekuinoksin e pranverės (Estra apo Pashka), ekzistonte njė 40 ditėsh adhurimi e ritualesh qė mė vonė do tė shndėrrohej nė kreshmėn e krishterė.
    Edhe nė Indinė e kohėve tė lashta, 25 dhjetori pritej me festime tė mėdha me karakter fetar. Shtėpitė zbukuroheshin me kurora lulesh e gjethesh, ndėrsa njerėzit shkėmbenin dhurata e urime tė shumta me njėri-tjetrin. Buda (Buddha) nė Kinėn e lashtė besohej tė kishte lindur mė 25 dhjetor, pas zbritjes sė shpirtit tė shenjtė mbi nėnėn e tij tė virgjėr, Maja. Mė 25 dhjetor, egjiptianėt e lashtė festonin lindjen e shpėtimtarit tė tyre tė madh, Horusit, zoti i dritės dhe biri i nėnės virgjėreshė Isis, mbretėreshė e qiejve. Osirisi, perėndia i tė vdekurve dhe i botės sė nėndheshme nė Egjiptin e lashtė, biri i njė virgjėreshe tė shenjtė, besohej tė kishte lindur mė 25 dhjetor. Shumė kohė pėrpara konvertimit nė Krishtėrimin ortodoks, grekėrit festonin 25 dhjetorin si ditėn e lindjes sė Herkulit, biri i zotit suprem tė grekėrve, Zeusit, tė lindur pėrmes gruas sė vdekshme, Alcmena. Bakusi romak, i njohur nga grekėrit me emrin “Dionisi”, perėndi i verės dhe muzikės, besohej tė kishte lindur, gjithashtu, mė 25 dhjetor. Adonisi, njė tjetėr perėndi i ringjallur nga vdekja dhe i adhuruar nga grekėrit e lashtė, kishte lindur mrekullisht mė 25 dhjetor. Adhuruesit e tij organizonin ēdo vit festime madhėshtore, ku pėrkujtonin plot simbolika e rituale vdekjen dhe ringjalljen e tij. Ceremonitė e lindjes sė Adonisit, sipas tė dhėnave historike dhe arkeologjike, janė zhvilluar nė tė njėjtin vend dhe nė tė njejtėn shpellė ku sot besohet tė ketė lindur Jezusi biblik. Edhe skandinavėt parakristianė festonin “Krishtlindjen” e tyre mė 25 dhjetor. Pėr ta kjo ditė shėnonte ditėn e lindjes sė zotit tė tyre tė qiejve, Frejrit (Freyr), biri i perėndisė sė lartė tė qiejve, Odinit.
    Krishtlindjet e para ishin nė maj, prill e janar.
    Nė njė numėr tė madh tė kishave tė shekujve tė parė ishte zakon, nė pėrgjithėsi, tė kremtuarit e vdekjes dhe jo tė lindjes sė personave tė shquar, pasi Bibla (Mateu 14:6-10) aludon pėr njė lidhje tė mundshme tė festimit tė Krishtlindjeve me traditat pagane. Edhe vetė Jezusi biblik, i cituar nė letrėn e parė drejtuar Korintasve (11:24-26), duket se nxit ithtarėt e tij qė tė pėrkujtojnė vdekjen dhe jo lindjen e tij. Studiuesit dhe teologėt na bėjnė me dije se njė pjesė e kishave tė krishtera kremtonin ditėlindjen e Krishtit nė maj, prill apo janar. Vetė teksti biblik duket se nuk mbėshtet lindjen e Jezu Krishtit nė dhjetor. Bibla na thotė se nė kohėn e lindjes sė Jezusit, barinjtė ishin ende fushave natėn (Luka 2:8-12) dhe kjo, duke njohur kushtet klimaterike tė zonės gjeografike, pėr tė cilėn bėhet fjalė, nuk mund tė ndodhė nė dimrin e ftohtė tė dhjetorit.
    Njė tjetėr tekst qė flet pėr lindjen e Jezu Krishtit ėshtė edhe Kurani, libri i shenjtė i Islamit. Nė kėtė libėr Jezusi dhe nėna e tij, Maria, pėrmenden me shumė admirim

    25 dhjetori, simbolikė e nxitur nga perandori romak me origjinė shqiptare, Kostandini
    Ėshtė interesante tė vihet re se festimi i Krishtlindjes mė 25 dhjetor ka shumė mundėsi tė lidhet me veprimtarinė e perandorit romak me origjinė ilire, Kostandinit, i cili, si shumė perandorė tė tjerė romakė, njihej si “inkarnimi” apo “trupėzimi” i Diellit, qė nė atė kohė adhurohej nga romakėt si perėndi. Pas konvertimit nė Krishtėrim, ky perandor me gjak shqiptar udhėhoqi Konēilin e Niēeas (viti 325 e.s.), nė tė cilin Krishtėrimi njohu pėr herė tė parė nė mėnyrė zyrtare doktrinėn e “trinisė sė shenjtė”. Kostandini e orientoi besimin e krishterė jo drejt njė ndarjeje tė ashpėr me paganizmin, por e pasuroi besimin e ri me shumė elementė ekzistues nė besimet e mėparshme romake. Nė kėtė kuadėr, historiani Eduard Gibon sqaron se “tė krishterėt romakė, tė cilėt nuk e dinin datėn e lindjes sė tij (Krishtit), pėrcaktuan si festė solemne 25 dhjetorin, Brumalinė, apo Solsticin e Dimrit, tė cilin paganėt e festonin ēdo vit nė pėrkujtim tė lindjes sė Diellit”.

    Simbolika e pemės sė Krishtlindjeve
    Edhe pėrgatitja e pemės sė Krishtlindjeve ėshtė njė traditė qė shtrihet nė kohė mė tė hershme se Krishtėrimi. Pema e Krishtlindjeve ėshtė pėrdorur, fillimisht, nga popujt gjermanikė dhe keltė. Duke qenė se ajo pemė ishte e gjelbėr edhe nė stinėn e dimrit, besohej se ajo kishte fuqi tė veēanta mbrojtėse pėrballė fatkeqėsive natyrore dhe shpirtrave tė kėqinj. Ajo stolisej, nė veēanti, nė fund tė dhjetorit, pasi nė kėtė kohė niste tė vihej re zgjatja e orėve tė ditės dhe kjo shėnontė, nė besimin e popujve nė fjalė, mposhtjen e forcave negative tė errėsirės dhe tė ftohtit dhe triumfin e dritės. Krishtėrimi e bėri tė tijėn edhe kėtė traditė tė hershme, por tashmė me njė simbolikė tė re. Pema e krishtlindjeve do tė simbolizonte gjelbėrimin e Parajsės, apo Kopshtit tė Edenit. Pėrdorimi i pemės sė Krishtlindjeve nga tė krishterėt ka nisur nė fillimin e shekullit tė 17-tė nė Strasburg, nė Francė, pėr t’u pėrhapur mė pas nė Gjermani, nė Europėn Veriore e Britaninė e Madhe dhe, sė fundi, nė Amerikė.

    Nė Meksikė, festimet mė tė gjata dhe mė tė zhurshme tė Krishtlindjeve
    Meksika njihet si vendi, nė tė cilin festimet e Krishtlindjeve nisin mė herėt dhe mbarojnė mė vonė. Gjithēka nis mė 16 dhjetor me tė ashtuquajturat “posada” (prehje, pushim). Posadat zgjasin nėntė ditė, deri nė vigjilje tė Krishtlindjeve dhe bėhen pėr tė pėrkujtuar endjen e vetmuar tė Jozefit dhe tė Marisė nė qytetin e Betlehemit deri nė ēastin kur gjetėn strehė. Gjatė posadave, njė grup njerėzish bartin statueta tė Jozefit e Marisė, tė cilat i dėrgojnė nė njė shtėpi, duke i shoqėruar kėto rite me kėngė, tekstet e tė cilave kėrkojnė qetėsi e prehje (posada). Ata qė ndodhen brenda shtėpisė pėrgjigjen po me kėngė dhe mė pas vizitorėt futen nė shtėpi bashkė me statuetat e shėmbėlltyrat e tjera tė Jozefit e Marisė. Aty festa vazhdon me disa njerėz me sy tė mbyllur e me shkopa nė duar, tė cilėt pėrpiqen tė thyejnė “pinjatėn”, e cila ėshtė njė enė e madhe balte, e varur diku. Ai qė thyen pinjatėn shpallet fitues dhe mbledh ėmbėlsirat, frutat, ēokollatat e karamelet qė pinjata kishte brenda.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jesushaus : 26-12-2002 mė 13:03
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Postime
    1

    25 dhjetori dhe sinkretizmi kristiano-pagan

    Pershendetje, i dashur Jesushaus!

    Duke kerkuar ne Internet disa materiale te pergatitura prej meje, u habita kur pashe te jem cituar ne Forumin Shqiptar prej jush dhe megjithese m'u be qejfi qe keni ribotuar artikullin tim per agjensine ALNA, te botuar me pare ne gazetat "Shekulli" e "Panorama", me duhet t'ju terheq dashamiresisht vemendjen qe t'i lexoni me me kujdes shkrimet qe citoni, pasi duket se nuk e keni kuptuar thelbin e artikullit.

    Ne te vertete, ajo qe une pohoj dhe besoj se dokumentoj gjeresisht ne artikull nuk qendron ne hamendjen se Jezu Krishti ("Paqja qofte mbi te mirin!" - J. V. f. Gėte) ka lindur me 25 dhjetor, por ne faktin se 25 nuk eshte, ne te vertete, ditelindja e ketij profeti te adhuruar prej te krishtereve, por te dashur edhe per myslimanet.

    Sipas provave te parashtruara prej meje, 25 dhjetori eshte zgjedhur si dite e lindjes se Jezusit jo si rrjedhim i te dhenave historike, por si pasoje e sinkretizmit apo e shkrirjes se elementeve mitologjike e pagane ne Krishterimit e sotem, ne perngjasim te "perendive" parakristiane qe, gjithashtu, flijoheshin per mekatet e njerezimit, vdisnin dhe ringjalleshin.

    Po nuk besoj se eshte nevoja te sqaroj gjate. Ju mjafton te lexoni me kujdes artikullin per te kuptuar.

    Ju falemnderoj edhe nje here per interesimin dhe ju uroj gjithe te mirat.

    Edvin Cami
    edvincami.8m.com

  3. #3
    KuMaNoVa-D A R D A N I Maska e SmArTs_WAY
    Anėtarėsuar
    09-07-2006
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    49
    Kjo temė ėshtė tepėr e vjetėr dhe ky anėtar ka njė kohė tepėr tė gjatė qė nuk aktivizohet.


    Tema do mbyllet dhe do rihapet vetėm me kėrkesėn e hapėsit tė saj.







    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 12-07-2006 mė 11:57

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė?
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2298
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 11:21
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •