Disa dëshirojnë t'ia atribuojnë këtë heshtje të historianëve paragjykimit fetarë. Por çfarë mund të thuhet për historianët e sotëm që nuk i përkasin asnjë feje (nëse, me të vërtetë, ata mund të jenë armiqtë e fesë)...
E enjte, 04 Dhjetor 2008 09:59

Nga: René Guénon

Marrë nga Insights into Islamic Esoterism & Taoism, f. 38-42, botuar nga Sophia Perennis NY, përkthyer në anglisht nga Henry D. Fohr.

Shumë europian nuk e kanë vlerësuar saktësisht rëndësinë e kontributeve që civilizimi islam i ka bërë civilizimit të tyre, as që nuk e kanë kuptuar natyrën e marrjes hua të tyre nga ky civilizim në të kaluarën, disa shkojnë aq larg sa mos të marrin parasysh totalisht gjithë ç'ka është e lidhur me të. Kjo ka ndodhur sepse historia që ju është treguar fsheh faktet dhe duket se ka mbuluar me qëllim një numër të madh pikash. Me të vërtetë, kjo histori shkon në ekstrem duke u mburrur me respektin e vogël që ka për civilizimin islam, meritat e të cilit zakonisht ç'vlerëson sa herë të paraqitet rasti. Është e rëndësishme për të treguar që mësimi i historisë në universitetet europiane nuk i vë rëndësi influencës në fjalë. Për kundër, të vërtetave që duhet të tregohen në këtë subjekt, qoftë përmes mësimit ose shkrimit, janë sistematikisht të lëna mënjanë, veçanërisht përsa i përket ngjarjeve më të rëndësishme.Për shembull, megjithëse është zakonisht e njohur që Spanja ka qëndruar nën pushtetin islam për shumë shekuj, kurrë nuk përmendet që e njëjta ka qenë e vërtetë në vende të tjera si Siçilia ose pjesa jugore e Francës së sotme. Disa dëshirojnë t'ia atribuojnë këtë heshtje të historianëve paragjykimit fetarë. Por çfarë mund të thuhet për historianët e sotëm që nuk i përkasin asnjë feje (nëse, me të vërtetë, ata mund të jenë armiqtë e fesë), kur ata konfirmojnë çfarë pasardhësit e tyre kanë thënë kundër të vërtetës?
Ne duhet si rezultat ta shikojmë këtë fenomen si një rezultat të mendjemadhësisë dhe mburrjes se perëndimorëve, e cila i pengon ata nga njohja e të vërtetës ose rëndësisë së borxhit të tyre ndaj lindjes.
Edhe më e çuditshme është që europianët e konsiderojnë veten si trashëgimtarët direkt të civilizimit helenik, ndërsa faktet e përgenjështrojnë këtë thënie. E vërteta është që shkenca dhe filozofia greke i është transmetuar europianëve përmes ndërmjetësimeve muslimane, siç historia vetë në mënyrë të pakundërshtueshme tregon; me fjalë të tjera, trashëgimia intelektuale e grekëve e arriti perëndimin vetëm pasi u studiua seriozisht në Lindjen e Afërt dhe po të mos kishte qenë prej dijetarëve dhe filozofeve muslimanë, europianët do të qëndrojnë në injorancën totale të këtyre mësimeve për një kohë shumë të gjatë, nëse me të vërtetë do t'i njihnin ndonjëherë.
Këtu ne jemi duke folur për influencën e civilizimit islam dhe jo veçanërisht civilizimit arab, siç shpesh thuhet gabimisht, sepse maxhoranca e atyre të cilët kanë ushtruar këtë influencë në Perëndim nuk kanë qenë arab; edhe nëse gjuha e tyre ndodhte që të ishte arabishtja, kjo ka ndodhur për shkak të një rrjedhoje të adoptimit të tyre të fesë islame.
Përderisa e kemi fjalën për gjuhën arabe, ne mund të shohim fakte të veçanta të gjërësisë së kësaj influence të ngjashme islame në Perëndim në ekzistencën e shumë fjalëve me rrënjë arabe sesa njihen përgjithësisht. Këto fjalë janë futur gati në të gjitha gjuhët europiane dhe vazhdojnë të përdoren deri në ditët tona, megjithëse shumë prej europianëve që i përdorin janë injorant të origjinës së tyre. Sepse fjalët nuk janë jo më pak se makina për ide dhe mjete për zgjerimin e mendimit, këto fakte qartësisht shpalosin transmetimin e ideve dhe koncepteve islame.
Në fakt, influenca e civilizimit islam është përhapur gjërësisht dhe shumë e gjendur në të gjitha fushat, duke përfshirë shkencën, artet, dhe filozofinë. Spanja ishte një faktor shumë i rëndësishëm përsa i përket kësaj dhe ishte qendra kryesore e përhapjes së këtij civilizimi. Qëllimi ynë nuk është trajtimi i secilit prej këtyre aspekteve në detaje ose për të përkufizuar fakte të veçanta që ne i konsiderojmë veçanërisht të rëndësishme, s'ka rëndësi sesa pak njerëz në ditët tona e njohin këtë rëndësi.
Përsa i përket shkencave, ne mund të bëjmë një dallim midis shkencave natyrore dhe shkencave matematikore. E dyta, ne e dimë me siguri të plotë që disa u transmetuan nga civilizimi në Europë, i cili i adoptoi ata plotësisht nga islami. Kimia, për shembull, ka mbajtur gjithmonë emrin e saj arab, një emër shkon mbrapa deri tek Egjypti i lashtë dhe kjo për kundër faktit që kuptimi i parë dhe më i thelli ka humbur plotësisht për njerëzit modernë.
Për të marrë një tjetër shembull, që astronomia, termat teknike të kësaj shkence të përdorura në të gjitha gjuhët europiane janë, në pjesën më të madhe, ende me origjinë arabe dhe emrat e shumë trupave qiellorë të përdorura nga astronomët ë të gjitha vendeve vazhdojnë të
jenë emrat origjinal arab. Kjo është për shkak të faktit që veprat e astronomëve grekë në lashtësi, të tillë si Ptolemeu i Aleksandrisë, u njohën në Perëndim në përkthimet e tyre arabe, ashtu siç ishin edhe ato të pasardhësve të tyre muslimanë. Do të ishte e lehtë për të treguar që në përgjithësi pjesa më e madhe e diturisë gjeografike përsa i përket cepave më të largëta të Azisë dhe Afrikës ishte për shumë vjet e fituar nga zbuluesit arab të cilët e kishin vizituar për shumë vite rajone të shumta dhe mund të citojmë shumë fakte të tjera të këtij lloji.
Përsa i përket qëllimeve, të cilat nuk ishin më shumë sesa aplikime të shkencave natyrale, këto kanë ndjekur të njëjtën rrugë të transmetimit, që është, ndërmjetësimi musliman, dhe historia e "sahatit të ujit" të prezantuar nga Kalifi Harun Rashid Perandorit Charlemagne nuk është zhdukur ende nga kujtesa.
Shkencat matematikore thërrasin për vëmendje të veçantë në këtë kontekst, sepse në këtë fushë të madhe nuk është vetëm shkenca greke që u transmetua por gjithashtu ajo e hinduve. Grekët kishin gjithashtu zhvilluar gjeometrinë dhe për ata madje shkenca e numrave ishte gjithmonë e lidhur me një konsideratë të figurave korresponduese gjeometrike. Kjo para-madhështi që ju dha gjeometrisë shihet qartë, për shembull, tek Platoni. Gjendet, megjithatë, një tjetër zonë e matematikës të lidhur me shkencën e numrave e cila, ndryshe nga të tjerat nën nomenklaturën greke në gjuhët europiane, nuk është e njohur për shkak se grekët ishin injorant ndaj saj. Kjo shkencë është algjebra, e cila erdhi me origjinë nga India dhe emri arab tregon qartë sesi i ishte transmetuar Perëndimit. Diçka tjetër që meriton të përmendet për kundër rëndësisë së vogël përsëri mbështet çfarë ne ishim duke thënë dhe ky është fakti që numrat e përdorur nga europianët gjithmonë janë quajtur "numra arab", megjithëse origjina e tyre është Hindu, sepse shenjat e numërimit të përdorura nga arabët nuk ishin tjetër vetëm se gërmat e vetë alfabetit.
Nëse ne tani e lëmë një ekzaminim të shkencave për të parë tek artet, ne do të shikojmë që në literaturë dhe poezi shumë nga idetë që origjinuan me shkrimtarë dhe poet musliman janë përdorur në literaturën europiane dhe disa shkrimtarë perëndimorë kanë shkuar shumë larg aq sa të imitonin në mënyrë të thjeshtë dhe të qartë veprat e tyre. Të njëjtë me këtë, ne mund të gjejmë gjurmë të influencës islamike në arkitekturë, e cila rezultoi në një stil krejt të ndryshëm nga Mesjeta; kështu, harku ogival i cili kishte një influencë kaq të thellë që i dha emër një stili arkitektural (ogival dhe gotik), pa diskutueshmërisht që e ka origjinën në arkitekturën islame; dhe megjithëse shumë teori fantastike janë shpikur për të fshehur këtë të vërtetë, ata janë të kundërshtuara nga ekzistenca e një tradite midis vetë ndërtuesve, të cilët vazhdimisht afirmojnë transmetimin e diturisë së tyre nga Lindja e Mesme.
Kjo dituri nënkuptonte një karakter të fshehtë dhe i dha një kuptim simbolik artit të tyre; ajo ishte lidhur afër me shkencën e numrave të Solomonit. Kushdo të ketë qenë burimi i largët i kësaj shkence, nuk mund t'i ishte transmetuar Europës mesjetare vetëm se nëpërmjet botës muslimane; dhe në këtë lidhje duhet shtuar se këta ndërtues , u organizuan në shoqata që posedonin rite të veçanta, e konsideronin veten të ishin dhe i quajtën vetveten si, "të huaj" në Perëndim, megjithëse ata kishin lindur aty dhe ky emërtim ka mbijetuar deri në ditët tona, megjithatë këto gjëra mund të jenë bërë të errëta dhe të kuptuara vetëm nga disa.
Për këtë, ne duhet të përmendim në veçanti filozofinë, ku influenca islame arriti një rëndësi të konsiderueshme në mesjetë që as kundërshtarët më të egër të lindjes nuk mund ta shkatërronin ndikimin e tij. Me të vërtetë mund të thuhet që Europa në atë kohë nuk kishte mjete të tjera në dispozicion për përftimin e filozofisë greke.
Përkthimet latine te Platonit dhe Aristotelit në përdorim në atë kohë nuk kanë qenë të përkthyera direkt nga origjinalët në greqisht por nga përkthimet e hershme arabe, të cilave ju ishin ngjitur edhe komente nga filozofët musliman, të tillë si Averrois, Avicena dhe të tjerë.
Filozofia e periudhës, e njohur si skolastiçizëm, është përgjithësisht e ndryshme në muslimane, çifute dhe e krishterë. Por ishte mësimi i muslimanëve që ishte burimi i dy të tjerave dhe veçanërisht filozofisë çifute e cila lulëzoi në Spanjë përmes mekanizmit të gjuhës arabe. Kjo është e faktizuar në autorë si Maimonidi, i cili frymëzoi filozofët çifutë për shekuj me rrallë madje edhe Spinozën, në veprat e të cilit disa nga idetë e tij ende mund të dallohen.

Përktheu: Ardit Kraja