Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    12 dhjetor 2008 - 18 vjet pluralizem politik ne Shqiperi

    Fjala e Kryeministrit tė Shqipėrisė dhe Kryetarit tė Partisė Demokratike, Prof.Dr.Sali Berisha mbajtur me rastin e 18 vjetorit tė themelimit tė PD-sė


    Qytetare e qytetarė,

    Shkėlqesi ambasadorė,

    Pėrfaqėsues tė trupit diplomatik,

    Tė nderuar miq e tė ftuar,

    Zonja Kryetare e Kuvendit,

    Zotėrinj ministra,

    Vėllezėr e motra,

    Zonja dhe zotėrinj,



    Sė pari, dėshėroj t’ju pėrshėndes ju pėrzemėrsisht, tė pėrshėndes tė gjithė shqiptarėt qė kremtojnė sot, sw sėbashku, ditėn e pluralizmit politik, ditėn e themelimit tė Partisė Demokratike, partisė sė parė tė vėrtetė opozitare nė historinė e gjatė tė kombit tonė. Jo tė pakta janė kombet e qytetėruara qė nuk kremtojnė njė ditė tė tillė e aq mė pak, tė kremtojnė ditėn e themelimit tė njė force politike. Dhe kjo, jo se ata nuk kanė memorie historike, por sepse ata kanė nje histori tė gjatė lirie. Ndėrsa ne, shqiptarėt, megjithė sakrificat tona mbinjerėzore nė udhėtimin e mundimshėm tė mbijetesės sonė prej shekujsh gjer nė vitin ’90, nuk kishin arritur tėkėndonim kėngėn e lirisė.

    Kėshtu qė themelimi, 18 vjet mė parė, i Partisė Demokratike, si parti e pėrmbysjes sė sistemit diktatorial mė mizor nė Europė dhe zėvėndėsimit tė tij me sistemin demokratik, si parti e interesit kombėtar tė shqiptarėve, e lirive dhe tė drejtave njerėzore, e tregut tė lirė, e emancipimit kombėtar dhe e vokacionit perėndimor tė kombit shqiptar, integrimit europian dhe euroatlantik tė vendit, shėnon dhe ditėlindjen e lirive dhe dinjitetit tonė njerėzor, por dhe njė ndėr ditėt mė tė rėndėsishme pėr kombin dhe vendin tonė.



    Gėzuar festėn, ditėlindjen e lirive tona!



    Nė tė vėrtetė, sot ne nuk kremtojmė thjesht themelimin e njė partie, por sot ne kremtojmė themelimin e pluralizmit politik, lokomotivėn e demokracisė dhe tė qytetėrimit tė sotėm botėror. Historia e zhvillimit tė qytetėrimit tė sotėm ka provuar se, pa pluralizėm politik nuk ka dhe nuk mund tė ketė sistem demokratik, nuk ka dhe nuk mund tė ketė sistem demokratik. Vėrtetė pluralizmi politik ėshtė njėshi kolektiv, por duke patur nė thelbin e tij lirinė e individit, pėr fjalėn e lirė dhe shprehjen e bindjeve tė tij, duke pasur nė thelbin e tij lirinė dhe tė drejtėn e individit pėr t’u grupuar nė forca politike tė pėrzgjedhura me vullnetin e tij, pėr t’u ftuar brenda tyre pėr realizimin aspiratave, bindjeve dhe ėndėrrave tė tij, pluralizmi politik ėshtė vetė individi i lirė, ėshtė vetė thelbi i shoqėrisė sė lirė.



    Kėshtu qė dita e sotme pėr ēdo qytetar shqiptar, aq sa ėshtė historike pėr liritė, tė drejtat dhe dinjitetin e tij individual, po aq historike dhe e rėndėsishme ėshtė pėr kombin, vendin, pėr lirine dhe sovranitetin e vėrtetė tė tyre.



    Njė shtetar i madh do tė shkruante se “sovraniteti dhe demokracia janė e njėjta gjė.” Nė realitet, nė mungesė tė demokracisė, pra, tė lirive individuale pėr qytetarėt, sovraniteti ėshtė si ai lisi i thatė pa degė, kurse liria kombėtare pa lirinė individuale, ngjason tėrėsisht me shkretėtirėn pa jetė. Ne, shqiptarėt, mė hidhur se kushdo tjetėr provuam se, pavarėsia pa demokracinė de facto ėshtė shtypje, poshtėrim, nėnshtrim individual dhe kombėtar, pra, thjesht dhe realisht nuk ėshtė pavarėsi. Nė kėtė drejtim, data e themellimit tė PD-sė dhe e themelimit tė pluralizmit politik kanė pėr Shqipėrinė rėndėsi realisht tė njejtė mė ditėn e pavarėsisė sė saj.



    Por, pėrveē kėtyre, ēdo shqiptar feston sot gjithashtu ditėn e themelimit 18 vjet mė parė, tė partisė sė interesit tė tij kombėtar, qė ėshtė dhe duhet tė mbetet interesi i parė pėr ēdo shqiptar. Partia Demokratike do tė faktohej forca politike qė do t’i jepte fund sundimit barbar tė Partisė Komuniste Shqiptare, tė themeluar mė 8 nėntor tė vitit 1941 nga Beogradi, si seksion i partisė sė tij, pėr qėllime dhe interesa tėrėsisht antishqiptare. Parti, e cila do tė zhyste vendin nė izolimin mė tė thellė nė historinė e tij, do ta shkėpuste atė tėrėsisht nga trungu i tij perėndimor, do tė nxiste armiqėsinė dhe luftėn barbare tė klasave midis shqiptarėve. Partia Demokratike, nė ditėn e parė tė themelimit tė saj, shpalli interesin e ēėshtjen kombėtare si yllin e saj polar, integrimin euroatlantik tė vendit, rikthimin e Shqipėrisė nė trungun dhe gjirin e familjes sė kombeve dhe vendeve qė ajo i pėrkiste.



    Zonja dhe zotėrinj,

    Dita e themelimit tė Partisė Demokratike dhe pluralizmit politik mė 11 dhjetor, nė ora 23:00 tė natės tė vitit 1990, mund tė quhet dita e shpėtimit dhe e shpresės sė madhe, dita e rilindjes sė vėrtetė tė dytė kombėtare. Ne, shqiptarėt, erdhėm nė vitin ‘90 tė shekullit tė kaluar si kombi qė kishte pėrjetuar pushtime tė gjata, copėtime tė padrejta, si kombi qė, nė tėrė historine e tij mijėra vjeēare, nuk kishte njohur, provuar pluralizėm politik, lirinė dhe epėrsinė e vlerave tė saj, pasurinė e saj tė pafund. Nė vitin ’90, ne erdhėm si nė vitin zero tė pluralizmit nė tėrėsi, si nė vitin e totalitarizmit mė total, qė Europa kishte njohur nė tėrė historinė e saj. Regjimi diktatorial i Enver Hoxhes shkatėrroi tė gjitha format e tjera tė pluralizmit, shkatėrroi pluralizmin politik, fetar, kulturor, ekonomik.



    Sistemi komunist u faktua si eksperimenti mė tragjik, mė represiv qė njerėzimi kishte njohur qė nga rendi skllavo-pronar gjer sot. Ky sistem, nė regjimin e Enver Hoxhės, afėrisht si nė ato tė Pol Potit dhe Kim Ir Senit, njohu variantin mė barbar, mė totalitar. Doktrina hoxhiste ishte kalvari dhe inkuizicioni mė i egėr qė shqiptarėt kishin pėrjetuar nė tėrė ekzistencėn e tyre. Enver Hoxha dhe klika e tij zhvendosi Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė hapsirėn e antivlerės, absurdit dhe tė paimagjinueshmes.



    Me dorė tė hekurt, ai ekzekutoi pa gjyqe apo me farsė gjyqesh politike, dhjetėra mijėra qytetarė shqiptarė, burgosi dhe internoi qindra dhe mijėra tė tjerė, duke i ndėshkuar ato pėr faj kolektiv pėr fjalėn e lirė, besimin tek Zoti, vokacionin perėndimor tė tyre e tė kombit. Dhe sot e kėsaj dite, pėr qindra dhe mijėra prej tyre as varret nuk dihen. Nder pėr jetė atyre, tė cilėt qėndruan, u martirizuan pėr fjalėn e lirė, besimin tek Zoti, besimin tek Shqipėria!



    Nė raport me popullatėn, Shqipėria e Enver Hoxhės vinte e para nė Europė dhe e dyta nė botė, pas regjimit tė Pol Potit nė ekzekutimin individual dhe kolektiv tė intelektualėve, klerikėve dhe qytetarėve tė thjeshtė nė persekutimin, torturėn, burgosjen dhe internimin e tyre. Ajo numėronte disa herė mė shumė tė burgosur politikė dhe tė internuar, burgje dhe gulagė tė tmerreve tė saj, se sa studentė, universitete, shkolla tė larta, spitale, qendra kulturore apo sportive nė mbarė vendin. Shqipėria erdhi nė vitin ’90, si vendi i vetėm nė kontinent nė tė cilin fjala tė drejta tė njeriut ishte si herezi qė meritonte dėnim kapital, vendi nė tė cilin, edhe pas rėnies sė Murit tė Berlinit, qindra e qindra tė rinj u ekzekutuan nė kufijtė e tij, vetėm e vetėm se donin tė shijonin lirinė. Shqipėria ishte vendi i vetėm nė Europė qė nuk kishte firmosur Aktin e Helsinkit, vendi me zero disidencė reale.



    Nė kohėn kur tė tjerėt ia dolėn tė organizojnė disidencat e tyre, kishin krijuar samizdakėt e tyre tė informimit, diktatori Ramiz Alia organizonte gjyqet politike pėr ekzekutime dhe vrasje publike tė njerėzve tė pafajshėm, financonte organizatat terroriste marksiste-leniniste nė Afrikė, Amerikėn Latine dhe vende tė tjera.



    Regjimi diktatorial i Enver Hoxhes, kėtij Hitleri tė pas luftės, me dhunė dhe terror ia doli rrėnojė dhe shkatėrrojė me barbari vlerat e mėdha njerėzore dhe hyjnore tė shqiptarėve. Kėshtu, besimin tek zoti dhe vlerat hyjnore e zėvėndėsoi me besimin tek kulti i tij, tek hiēi dhe ateizmi i imponuar;

    liria e fjalės dhe shprehjes sė mendimit, dinjiteti i njeriut u zėvėndėsua me censurėn e autocensurėn, depersonalizimin dhe konformizimin kolektiv;

    inisiativa e lirė dhe prona private, puna e lirė u zėvėndėsua me pronėn shtetėrore, kolektivizimin e tokės, punėn e detyruar qė gjeneronte ēdo ditė varfėri dhe mjerim, sistemin e triskave dhe tallonave, ndėrsa shumica e shoqėrisė qė jetonte nė zonat rurale pėrjetonte urinė kronike, paguhej si skllevėr mėditės me 20-30 lekė tė vjetra nė ditė;

    kulturėn perėndimore tė kombit, trashėgiminė e madhe fetare kulturore mjėravjeēare e shkatėrroi dhe e zevendėsoi me qėndrat e emulacionit socialist, me pseudokulturėn proletare;

    elitėn intelektuale perendimore e zėvėndėsoi me pseudoelitėn partiake si nė asnjė vend tjetėr tė Europės, qytetarėt shqiptarė u shndėrruan nga qenie shoqėrore nė qėnie shtetėrore, ku liritė dhe tė drejtat e tyre ishin tė ndaluara me Kushtetutė dhe diktatura mizore e tyre ishte shpallur po me Kushtetutė si forma mė e kulluar e demokarcisė.



    U ndala shkurtimisht nė tė shkuarėn tonė jo pėr tė bėrė histori, se atė duhet ta bėjnė historianėt, sepse vizioni dhe e ardhmja janė misioni ynė, por u ndala nė kėto fjalė, sepse, ashtu siē thotė Churchill: “sa mė larg tė shohėsh nė tė shkuarėn, aq mė larg dhe kthjellėt do mund tė shohėsh e tė pėrcaktosh tė ardhmen”.



    Zonja dhe Zotėrinj,

    Mė 11 dhjetor, njė orė para mesnate, me themelimin e Partise Demokratike nuk lindi vetėm pluralizmi politik dhe i mendimit, por rilindi pluralizmi i shkėlqyer fetar, u rikthye nė Shqipėri Krishti dhe Muhamedi, rilindi shpresa dhe dinjiteti, rilindi pluralizmi kulturor, rilindi Fishta, Konica, Nicja, Kafka, Dostojevski, Mileri, Dolci, rilindi prona private dhe pluralizmi i saj, rilindi kombi dhe shpirti i tij perėndimor. Rroftė kombi shqiptar!



    Studentėt, me nė krye Tribunin legjendar Azem Hajdari, intelektualėt, pedagogėt, punonjėsit dhe punėtorėt e Tiranės qė themeluan 18 vjet mė parė Partinė Demokratike, zhvilluan nė sheshet dhe rrugė e Tiranės me diktaturėn mė tė egėr nė Europė, njė betejė epike, qė ngjasonte me betejėn e Davidit me Goliathin dhe e gjunjėzuan atė. Ata fituan, sepse kishin marrė vendimin mė tė rėndėsishėm qė mund tė marė njeriu nė jetėn e tij – vendimin pėr mbrojtjen e lirisė. Pėr ata, liria ishte e para. Zoti i bekoftė!



    Azem, ti je gjalle!

    Nder pėr jetė tė gjitha atyre qė themeluan Partinė Demokratike dhe pluralizmin politik nė Shqipėri!



    Me themelimin e Partisė Demokratike dhe pluralizmit politik nė Shqipėri 18 vjet mė parė, ne hapėm dyert e mbyllura tė lirisė pėr shqiptarėt, hodhėm themelet e pluralizmit politik, sistemit demokratik dhe shoqėrisė sė lirė. Por studentėt dhe intelektualėt, punonjėsit dhe qytetarėt qė themeluan pluralizimin 18 vjet mė parė, lirinė e shumėpritur nuk e kishin njohur, sepse nuk e kishin jetuar atė as njė orė, as edhe njė ditė. Ajo jetonte si ideal, aspiratė, ėndėrr, shpresė nė shpirtin dhe zemrat tyre hyjnore.



    Pėr shumicėn e shqiptarėve, luleborėn e dhjetorit tė vitit ’90 do ta ngrinin dhe thanin me shpejtėsi ngricat e dimrit, ngricat e regjimit. Javėn e parė, pas themelimit tė saj, Partia Demokratike do tė shpallej nga diktatori si armike e popullit shqiptar. Ai mobilizoi tė gjithė potencialin, terrorin e tij kundėr saj. Ramiz Alia dhe Sllobodan Milosheviēi shkrinė, bashkėrenduan shėrbimet dhe pėrpjekjet e tyre, ndihmuan njėri-tjetrin me tė gjitha mėnyrat qė Shqipėria dhe Serbia tė zėvendėsonin me shpejtėsi pluralizmin politik me pluralizmin burokratik. Tė dy ata shpallėn subjekte politike elektorale levat e partive si motra, por qė nė fakt ishin si nėnė e bijė, pra, organizatat e rinisė, gruas, frontit, sindikatave.



    Por, themeltarėt pėr tė cilėt liria ishte e para, kishin nė shpirtin e tyre shpresėn pėr ta mbrojtur, zhvilluar dhe konsoliduar atė. Liria e sapolindur e dhjetorit jo vetėm nuk u tha, por, pėrkundrazi, aroma e saj u pėrhap me shpejtėsi tė madhe nė rrugicat, rrugėt, sheshet, kopshtet, fushat, kodrat, malet e Shqipėrisė, nė mbarė qytetet dhe fshatrat e saj, pushtoi mendjen dhe zemrėn e njerėzve mė tė shtypur tė kontinentit. Lėvizja Demokratike e Dhjetorit ’90 do tė shndėrrohej me shpejtėsi nė uraganin mė tė fuqishėm tė lirisė qė ky vend kishte njohur ndonjėherė. Nė mijėra e mijėra takime, mitingje, demostrata, protesta dhe greva, ajo do tė shėnonte mė 22 Mars tė vitit 1992 fitoren mė tė thellė dhe historike ndaj diktaturės staliniste dhe do t’i hapte rrugėn e formėsimit, ndėrtimit tė Shqipėrisė sė shekullit e mijėvjeēarit tė ri.



    Por nė ndėrtimin e saj, themėltarėt dhe qindra e mijėra tė rinj, intelektualė, punonjės, qytetarė qė u bashkuan me ta, kishin vetėm shpresėn si energji pėr tė shdėrruar nė realitet projektin e tyre, kishin vokacionin perėndimor tė kombit shqiptar dhe botėn e lirė qė si magnet i tėrhiqte ēdo ditė ata.



    Ato ditė historike, rinia dhe inteligjenca shqiptare, ēanė bunkerin e izolimit dhe hapėn dyert e mbyllura tė Europės dhe perėndimit pėr Shqipėrinė, por kombi kishte ecur 50 vjet nė rrugė pa krye, madje nė drejtim tė kundėrt dhe nė humbėtirė. Kėshtu qė, edhe rrugėn nuk e dinim. Por ne kishim ėndrrėn tonė, kishim vokacionin e lindur perėndimor tė kombit tonė, shpresėn si dritė pėr tė gjetur dhe ecur nė rrugėn qė kishim humbur gjysėm shekulli mė parė.



    Ata qė themeluan pluralizmin politik dhe Partinė Demokratike, nxorrėn Shqipėrinė nga bunkeri i izolimit tė thellė dhe do tė ishin opozitarėt e parė nė Europėn ish-komuniste qė do tė shpallnin se projekti i tyre ėndėrr ishte Shqipėria nė NATO. Asokohe ne ishim i vetmi vend qė kishim derdhur mallkime, sharje dhe propagandėn mė tė egėr ndaj NATO-s, por ne kishim besimin tonė tė pathyer tek Aleanca e lirisė, shpresėn si pishtarin e rrugės sonė drejt saj.



    Ne qė 18 vjet mė parė shpallėm se Partia Demokratike do tė jetė parti e tregut tė lirė, nuk njihnim pronėn private, privatizimin, liberalizimin apo lirinė e tregut. Por ne kishim ėndrrėn tonė tė inisiativės sė lirė tė qytetarit pronar dhe e dinim se sistemi qė do tė ndėrtonim kishte nė themel punėn e lirė, pronėn private qė kishte shoqėruar nė shekuj e mijėvjeēarė shqiptarėt.



    Zonja dhe Zotėrinj,

    Ne vėrtet guxuam dhe fituam, por ne sot pėrulemi me nderimin mė tė thellė, mirėnjohjen mė tė madhe ndaj tė gjithė miqve tanė nė Europė dhe nė botė, pėr mbėshtetjen e fuqishme qė i dhanė lėvizjes sonė.



    Nderim tė thellė pėr liderin legjendar tė studentėve tė dhjetorit, i cili, nga dita e parė e themelimit tė kėsaj partie, u shndėrrua nė simbolin e zjarrtė tė vrasjes sė frikės nė ēdo zemėr, nė ēdo vatėr shqiptare.

    Azem ti je gjallė!

    Nderim tė thellė dhe mirėnjohje pėr tė gjithė ata tė rinj shqiptarė: nga Artan Lenja tek Arben Broci, tė gjithė martirėt e Shkurtit dhe tė 2 Prillit qė flijuan jetėn e tyre pėr fitoren e demokracisė!

    Me nderim kujtojmė sot tė gjithė sė bashku nėnkryetarin e Partisė Demokratike, mikun tim, Gramoz Pashko, pėr kontributin e madh qė dha nė lėvizjen demokratike tė Shqipėrisė.

    Nder dhe mirėnjohje tė thellė tė gjithė qytetareve dhe qytetarėve shqiptarė qė me votėn e tyre, mė 22 Mars pėrmbysėn diktaturėn totalitare nė Shqipėri!



    Fitorja jonė mė datė 22 Mars ishte pra fitore e lirisė, shtetit ligjor, paqes dinjitetit njerėzor. Ne duhet tė shėronim plagėt e rėnda tė krijuara nga lufta mizore e klasave qė kullonin dhe rridhnin dhimbje, lot dhe gjak, duhet tė ēliroheshim nga pasojat e komunizmit barbar. Opozitarė por vėllezėr - ishte diviza jonė sepse, pėr ne paqja sociale ishte kushti i tė gjitha kushteve pėr shndėrrimin e ėndrrave dhe aspiratave tona nė realitet.



    Agu i lirisė do ta gjente Shqipėrinė si njė ndėr 3-4 vendet mė tė varfra tė planetit, me 204 dollarė tė ardhura nė vit pėr frymė, me rroga mujore 4-8 dollarė nė ditė, me inflacion 400%, deficit buxhetor 49%, me njė kolaps tė plotė ekonomik, rezervė valutore 6 milion dollar, mungesė masive tė ushqimeve, ilaēeve, veshjeve, me njė papunėsi rreth 80%. Rruga drejt lirisė nuk ishte e lehtė, i vėshtirė ishte ndėrtimi dhe konsolidimi i vlerave tė saj. Por ne nuk ishim njerėz zemėrthyer, pėrkundrazi ishim njerėz tė frymėzuar. Prandaj ne nuk zgjodhėm tė ankohemi pėr madhėsinė e problemeve por vendosėm t’i trajtojmė, t’i konsiderojmė sfida pėr t’i zgjidhur ato. Vėshtirėsitė pėr ne ishin thirrje pėr veprim.



    Shqipėria, vendi i lirive dhe tė drejtave tė ndaluara me kushtetutė, u shndėrrua nė vendin ku garantoheshin dhe respektoheshin liria e mendimit dhe shprehjes sė tij, liria e besimit, e lėvizjes sė lirė, e iniciativės sė lirė, tė drejtat dhe liritė e minoriteteve. Liritė dhe tė drejtat njerėzore ishin pėrkushtimi im kryesor.



    Nė 5 vite qeverisjeje ne nxorėm vendin nga izolimi, e hapėm drejt miqve tanė SHBA, vendeve tė Bashkimit Europian dhe vendeve tė tjera botės sė lirė dhe firmosėm qindra e qindra marrėveshje, traktate, protokolle bashkėpunimi, me vendet e lira, marrėveshjen e tregtisė me BE dhe partneritetit pėr paqe tė NATO-s, zėvendėsuam tė gjitha ligjet e sistemit komunist me ligje tė vėrteta tė standardeve europiane, themeluam njė seri institucionesh tė reja tė shtetit demokratik, anėtarėsuam Shqipėrinė nė Kėshillin e Europės. Qeveria jonė ndėrmori reformat mė tė thella dhe mė tė suksesshme tė tregut tė lirė. Brenda njė viti privatizuam tokėn dhe bėmė pronarė 460 mijė familje fshatare, privatizuam apartamentet dhe bėmė pronarė 220 mijė familje qytetare, mbyllėm tė gjitha industritė e falimentuara, vendosėm sistemin fiskal me barrėn mė tė ulėt nė Europė, liberalizuam ēmimet dhe aplikuam terapinė e shock-ut, liberalizuam kursin e kėmbimit. Shqipėria qė hyri nė vitin si vendi tėrėsisht i falimentuar, arriti qė nė vitin ‘95 tė bėhet vendi i rritjes dyshifrore, inflacionit njėshifror, vendi nė tė cilin tė ardhurat pėr frymė u katėrfishuan, 80% e GDP vinte nga sektori privat. Por, vrullin e kėtij zhvillimi do ta ndėrpriste kriza financiare.



    Bllokimi nga qeveria jonė i skemave piramidale do ta shfrytėzohej nga opozita pėr tė organizuar rebelimin komunist.



    Partia Demokratike duke njohur pėrgjegjėsitė e saj tė plota pėr tolerimin e skemave primamidale dhe krizėn financiare qė ato sollėn, mori vendimet qė pėr tė shmangur njė konflikt tė gjerė civil tė dorėzonte pushtetin. Ajo ju deklaroi shqiptarėve se qeveria e saj nuk ishte e implikuar nė skemat piramidale dhe se njė borxh qė nuk ishte marrė nuk mund tė njihej, nuk mund tė kthehej. Kėshtu qė, ata qė u pėrmbysėn me votėn e lirė nė vitin ’92, pasi premtuan rikthimin nė ēdo qindarkė tė parave tė humbura, u rikthyen me dhunė nė pushtet. Nga viti 97 nė vitin 2005, Partia Demokratike konsolidoi nė Shqipėri traditėn e munguar tė opozitės konstruktive, fitoi zgjedhjet nė vitin 2001, por ia morėn mandatet me gjykatė kushtetuese.



    Zonja dhe Zotėrinj,

    Mė 3 Korrik tė vitit 2005, Partia Demokratike dhe aleatėt e saj morėn votėbesimin masiv tė shqiptarėve, ndėr rastet mė tė rralla nė histori, ato fituan, ndonėse opozitė nė zgjedhje jo tė lira dhe tė ndershme, duke realizuar kėshtu rotacioni demokratik tė pushtetit dhe larguar prej tij me votė, ata qė erdhėn me dhunė.



    Pėrsėri nė pushtet. Liritė dhe te drejtat e qytetarėve, shteti ligjor, shoqėria e lirė dhe jo pushteti, janė dhe mbeten pasioni ynė. Kėto tre vjet, sipas tė gjitha raporteve, ato janė respektuar nga qeveria mė mirė se asnjėherė mė parė. Kėto tre vjet, qytetarėt shqiptarė janė ndier mė tė lirė se kurrė nė tėrė historinė e tyre. Sot jam kėtu pėr t’u zotuar para shqiptarėve se, nė mandatin tonė tė dytė, liritė e tyre do tė njohin dimensione tė panjohura ndonjėherė.



    Tre vjet mė parė, nė Shqipėri, korrupsioni ishte shndėrruar nė sistem, portet, pikat e tjera tė kalimit tė kufirit, doganat, qytete dhe rrethe tė tėra kontrolloheshin nga krimi i organizuar famėkeq shqiptar, qė kishte nxirė imazhin e Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė kronikat e zeza tė Europės dhe botės. Procesi i integrimit tė vendit pothuaj kishte ndaluar.



    Ne iu premtuam shqiptarėve qė votuan koalicionin tonė, reforma, reforma dhe vetėm reforma, pėr tė realizuar ndryshimin qė ata prisnin. Nė pėrputhje me programin tonė ne shpallėm sigurimin e jetės dhe pronės sė qytetarėve tanė, luftėn me zero tolerancė ndaj krimit tė organizuar si pėrparėsinė e parė tė qeverisė sonė. Tė shumtė ishin ata skeptikė qė nuk besonin nė suksesin tonė dhe jo tė pakėt ishin tė tjerėt qė mbronin me imunitetin e tyre simbiozėn, lidhjet dhe pėrfitimet e tyre me bandat mafioze. Por sot, pas tre vjetėsh, Shqipėria ėshtė njė ndėr vendet mė tė sigurta nė rajon dhe Europė. Ne e bėmė atė dhe unė jam sot pėr t’u zotuar nė, kėtė sezon elektoral, prerja e lidhjeve tė krimit, kudo dhe nė ēdo nivel, janė dhe do tė mbeten objektivi ynė. Shqipėria, vendi mė i sigurt nė rajon dhe mė gjerė, ėshtė zotimi ynė pėr mandatin e dytė qė do na japin zgjedhėsit shqiptar.



    Tre vjet mė parė nė Shqipėri korrupsioni ishte shndėrruar nė sistem. Trarėt e doganave, tatimeve kontrolloheshin nga qeveritarė, ministrat me monopole private, bandat e tyre. Nga taksat dhe tatimet vidheshin nė vit rreth 1.5 miliard dollar. Shqipėria renditej nė 24 vendet mė tė korruptuara tė planetit. Opozita qė kishte ndėrtuar sistemin e korrupsionit, bėnte dhe bėnė edhe sot ēdo gjė pėr ta mbrojtur atė. Por ne, me qeverisjen me duar tė pastra, ia dolėm nė tre vjet tė shembim sistemin e tyre kleptokratik, Shqipėria qė renditej nė 24 vendet mė tė korruptuara tė globit, kėtė vit u rendit nė dhjetė vendet mė tė suksesshme nė botė nė luftėn kundėr korrupsionit dhe la mbrapa 95 vende tė botės. Nė tre vjet ne nxorėm nga kthetrat e zeza tė tij rreth 3.2 miliard dollar nė taksa dhe tatime, mbi 500 milion euro nė prokurime publike, mbi 300 milion euro nė shpenzimet operative. Pra sot, ēdo shqiptar mund tė pohojė se lufta kundėr korrupsionit ėshtė suksesi ynė, ėshtė beteja jonė, ėshtė objektivi ynė. Shqipėria, nė 20 vendet me korrupsion mė tė ulėt nė planet, do tė jetė objektivi ynė mė madhor, mė i vėshtirė, por qė do ta shndėrrojmė atė nė realitet. Ne do ta bėjmė atė!



    Tre vjet mė parė, dy projektet e shekullit pėr shqiptarėt, Integrimi nė BE dhe NATO, ishin shndėrruan nė vegun e Penelopė. Muri i krimit tė organizuar, korrupsioni galopant dhe dhunimi i zgjedhjeve tė lira, kishin shndėrruar integrimin e Shqipėrisė nė NATO dhe BE nė njė horizont qė nuk mund tė arrihej. Ne u premtuam shqiptarėve se me reformat ė thella dhe tė gjithanshme do tė shembim muret e turpi pėr vendin dhe do tė vendosim Shqipėrinė nė binarėt e sigurta tė integrimit. Mė 12 Qershor tė vitit 2006, ne firmosėm Marrėveshjen e Stabilizim Asociimit, kontratėn historike tė Shqipėrisė me Europėn. Jam kėtu, nė kėtė ditė solemne tė idealeve evropiane tė shqiptare, pėr t’u zotuar se, muajt e parė tė vitit tė ardhshėm Shqipėria do tė paraqesė kėrkesėn pėr statusin e kandidatit, se qeveria do tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr lėvizjen e lirė tė shqiptarėve nė mbarė Europėn. Zoti e bekoftė Europėn.



    Tre vjet mė parė, ne iu premtuam shqiptarėve se do tė merrnim ftesėn pėr anėtarėsim nė NATO. Tė pakėt ishin ata qė do tė besonin se sot Shqipėria do tė ishte njė vend qė ka marrė ftesėn pėr anėtarėsim nė Aleancėn e Atlantikut tė Veriut. Por ne, nga Samiti i Bukureshtit u kthyem nė Shqipėri me ftesėn historike tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, Aleancėn mė tė fuqishme tė vendeve tė lira.



    Me kėtė rast, dua t’u shpreh mirėnjohjen mė tė thellė Presidentit Bush, kėtij burri tė madh tė kombit amerikan qė erdhi nė Shqipėri me mesazhin “Shqipėria nė NATO”. Mirėnjohje tė veēantė dua t’i shpreh Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė NATO-s dhe tė gjitha qeverive tė vendeve anėtare qė votuan pėr ftesėn, qė kanė ratifikuar dhe po ratifikojnė protokollin e anėtarėsisė sė plotė tė Shqipėrisė nė NATO. Zoti e bekoftė Aleancėn e Atlantikut dhe vendet anėtare tė saj. Unė i garantoj shqiptarėt se idealet e NATO-s do tė jenė udhėrrėfyese pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt dhe se do tė bėjmė ēdo pėrpjekje pėr tė qenė anėtar i denjė i saj.



    Zonja dhe Zotėrinj,

    Partia Demokratike u themelua 18 vjet mė parė si parti e ēėshtjes kombėtare dhe e interesit kombėtar tė shqiptarėve. Gjatė kėtij mandati ajo, sė bashku me tė gjithė shqiptarėt, pėrjetoi realizimin e ėndrrės sė dy milionė shqiptarėve nė Kosovė pėr Pavarėsinė. Nė pushtet apo nė opozitė, pavarėsia e Kosovės ka qenė ēėshtja kryesore e programit tonė kombėtar. Ne jemi krenar me qėndrimet tona!



    Tre vjet mė parė ne i premtuam shqiptarėve dyfishimin e rrogave tė mėsuesve, infermierėve, mjekėve, dyfishimin e pensioneve nė fshat dhe vendosjen e pensioneve minimal 100 dollarė nė qytet. Opozita e shpalli premtimin tonė mashtrim, kurse ne e bėmė atė, ne i shndėrruam premtimet tona nė realitet. Sot rroga minimale dhe mesatare nė Shqipėri le mbrapa njė sėrė vendesh tė rajonit, por edhe tė BE. Ato kanė njė rritje nga 50-80% dhe mė 1 maj 2009 do tė dyfishojmė rrogėn e mėsuesve, mjekėve, infermierėve, pensionet e fshatit.



    Unė zotohem se nė mandatin tim tė dytė, rritja e madhe e rrogave dhe pensioneve do tė jetė njė nga objektivat madhore tė politikės sime.



    Zonja dhe Zotėrinj,

    Tre vjet mė parė ne premtuam ndėrtimin e korridorit shqiptar, tė cilin paraardhėsit tanė e kishin bllokuar pėr tetė vjet me radhė, madje vodhėn dhe shpėrdoruan qindra milionė euro taksa qė paguan shqiptarėt pėr vite e vite me radhė.



    Sot, aorta e kombit ėshtė pothuaj nė realitet. Ndėrtimi i saj i tmerron armiqtė dhe kundėrshtarėt e saj, sepse Shqipėria, portet e saj, Kosova, territori i saj, fitojnė rolin dhe peshėn gjeostrategjike qė nuk e kanė patur ndonjėherė mė parė.



    Ndėrtimi nė njė kohė rekord i korridorit shqiptar gjatė kėtij mandati, pėrbėn njė nga rritjet mė tė mėdha historike tė Partisė Demokratike, tė Shqipėrisė dhe kombit shqiptar. Inaugurimi i tij muajt e ardhshėm tė vitit tė ardhshėm, pėrbėn tmerrin, turpin dhe fundin e atyre qė e bllokuan vite tė tėra, qė pėrvetėsuan taksėn e tij, qė pėrpiqen tė mbulojnė me shpifje, trillime ndėr mė banalet ndėrtimin e tij. Shqiptarėt do fitojnė.



    Korridori shqiptar ėshtė vepra jonė, ėshtė krenaria jonė!



    Tre vjet mė parė, ne iu premtuam shqiptarėve se rrugėt fiktive tė ndėrtuara nga pushtuesit pėr dominim, do t’i zėvendėsonim me rrugėt e reja tė ndėrtuara pėr zhvillim. Sot rruga e Arbrit qė afron Shkupin me Tiranėn, shkurton distancėn Tiranė-Shkodėr 100 km, Korēė-Qafė Plloēė-Qukės mbi 20 km, Kardhiq-Delvinė shkurtohet mbi 50 km. Boshti qendror i jugut ėshtė projekti ynė madhor qė afron Sarandėn me Tiranėn dhe shkurton distancėn me mbi 100 kilometra. Gjatė mandatit tonė tė dytė, zotimi ynė solemn ėshtė; Shqipėria me rrjetin rrugor mė tė ri, mė modern nė rajon. Ne do ta bėjmė atė!



    Tre vjet mė parė, ne shpallėm para shqiptarėve shkollimin, edukimin e tė rinjve tanė si objektivin mė madhor tė programit tonė. Sot, pas tre vjetėsh, arsimi i vendit ėshtė tjetėr. Mėsuesit shqiptarė, mė 1 Maj tė vitit 2009, do tė paguhen dy herė mė shumė se nė vitin 2005, numri i studentėve tė universitetet e vendit ėshtė mbidyfishuar. Nė tė gjitha shkollat e Shqipėrisė po shtrihet interneti. Unė jam sot kėtu pėr t’u zotuar para tė rinjve dhe tė rejave tė kėtij vendi, bashkėmoshatarėve tė mi nė ideale, nė projektet europiane tė lirisė, nė ėndrra dhe aspirata evropiane dhe tė lirisė se, mandati im i dytė do tė jetė para sė gjithash dhe mbi tė gjitha, mandati juaj, mandati i rinisė shqiptare, i projekteve dhe sukseseve tė saj.



    Sė bashku ne pėrmbysėm diktaturėn, sė bashku ne pėrmbysėm kleptokracinė, sė bashku ne do fitojmė mandatin e dytė, sė bashku ne do ta ēojmė Shqipėrinė nė Europė. Rroftė rinia shqiptare!



    Tre vjet mė parė Shqipėria ishte vendi i largimit masiv tė investitorėve tė huaj. Nė tre vjet, me revolucionin tonė fiskal dhe reformat e thella ekonomike, ne ia dolėm tė rendisim atė tė dytėn nė botė pėr reformat e lidhura me klimėn e biznesit, tė parakalojmė nė njė vit mbi 50 vende tė tjera. Shqipėria sot ėshtė vendi i rritjes dyshifrore, vendi mė tėrheqės pėr investimet e huaja. Unė jam kėtu pėr t’u zotuar para jush se Shqipėria nuk do ta ndalojė turravrapin e saj, se gjatė mandatit tė dytė, Shqipėria si shqipe do tė fluturojė drejt zhvillimit. Ne do ta bėjmė atė tė fluturojė nė investim dhe rritje ekonomike.



    Zonja dhe Zotėrinj,

    Shqipėria po ndryshon, po ndryshon kėto vite mė shumė se asnjėherė mė parė, por unė jam kėtu pėr t’u zotuar se gjatė mandatit tė dytė, ndryshimet e saj do tė jenė disa herė mė tė mėdha.



    Ndryshime tė mėdha ka patur imazhi i saj kėto tre vjet. Ajo u bė vendi i sigurt, vend i suksesit tė reformave, vend qė priti nė vizitėn e tij tė parė nė histori, Presidentin e SHBA, vend qė priti kryeministra, kryetarė shtetesh dhe institucioneve ndėrkombėtare mė shumė se kurrė mė parė, vendi qė firmosi Marrėveshjen e Stabilizim Asociimit, mori ftesėn pėr nė NATO. Tė gjitha kėto janė premisat madhore tė shpejtimit tė ritmeve tė zhvillimit tė saj. Ajo mbetet e vendosur tė vazhdojė tė luajė njė rol tė rėndėsishėm paqeje, stabiliteti dhe bashkėpunimi nė rajon. Qeveria shqiptare sot dhe gjatė mandatit tė ardhshėm do tė ketė pėrparėsi madhore bashkėpunimin e gjithanshėm dhe miqėsor me SHBA dhe administratėn e re tė Presidentit Obama, si aleati ynė kryesor, administratė nė tė cilėn ne kemi miqtė mė tė mirė. Ne angazhohemi pėr zhvillimin e marrėdhėnieve intensive dhe miqėsore me vendet fqinje, me vendet e mėdha tė BE, Britaninė, Francėn, Gjermaninė, Italinė dhe vendet e tjera, me Japoninė, Kinėn, Kanadanė, Indinė, Brazilin dhe me vende mike kudo nė botė.



    Shqipėria, vend me shumė miq dhe nė bashkėpunim tė ngushtė me tė gjitha vendet e lira, ėshtė dhe mbetet qėllimi ynė madhor.



    Vėllezėr dhe motra, sot pas 18 vitesh, Shqipėria ėshtė 18 herė mė mirė, mė ndryshe se sa ishte 18 vite mė parė. Por ne duhet tė jemi tė pėrgatitur nė rrugėn tonė, tė punojmė me pėrkushtim dhe tė bindur se, sado qė ne tė bėjmė pėr tė, ndoshta nuk do ta shohim aty ku ne dėshirojmė, por duhet ta bėjmė kėtė, pėr dinjitetin tonė, pėr tė ardhmen e fėmijėve tanė.



    Edhe njėherė, gėzuar festėn e lirisė, festėn e pluralizmit, tė dinjitetit, festėn e shqiptarėve kudo qė janė.







    12/12/2008

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Tirana Observer, e premte , 12 dhjetor 2008

    Pesha manipuluese e Dhjetorit
    Shkruar nga Edlira Gjoni

    Presidenti ktheu mbrapsht Kodin e konsensusit mė tė madh parlamentar; Ilir Meta ka ftuar pėr bisedime Edi Ramėn; Edi Rama flet pėr ftesat e Metės, Berishės e kujtdo qė mund t’i sigurojnė pushtet zgjedhjet e ardhshme; Topi iku nė Itali e Berluskoni erdhi nė Shqipėri, hodhi shtatė, dhjetė apo shtatėdhjetė firma pėr ca gjoja investime qė do ikin andej nga do vijnė; Karaburuni, Llogorja, Fieri, Durrėsi e gjithė Shqipėria u vunė nė ankand pėr njė euro, qė s’dolėn as pėr tė blerė viza nė konsullatat dhe ambasadat italiane tė numrave me 0900; “Eulexi” erdhi nė Kosovė; Basha nuk ka vajtur akoma nė prokurori; Topalli s’ėshtė dakord as publikisht me Topin pėr asgjė; nė zgjedhjet e Komitetit Olimpik Shqiptar pati grusht tė klasit tė parė; Skėnderbeu po ē’mitizohet qė nga rrėnjėt; 8 Dhjetori solli Bajram e festa rinie bashkė; nė revoltat e Greqisė pėr herė tė parė nuk ėshtė i pėrfshirė ndonjė shqiptar; po dy tė tillė u vranė nė Shkodėr “pėr motive tė dobėta”; kryeministri del nė ekran tė paktėn njė herė nė orė; kandidati pėr kryeministėr nuk del aq shpesh, se akoma nuk e nxė ekrani; kandidati tjetėr pėr kryeministėr po shqyrton sondazhet qė sapo kanė filluar pėr tė treguar fituesit e mundshėm nė zgjedhjet e ardhshme, dhe vėren se partisė sė tij do t’i duhet dyfishi i votave pėr tė fituar njė deputet, nė krahasim me partitė e tjera mė tė vockla, por aleate me mė tė mėdhatė.

    Shumė i ngarkuar Dhjetori. Dhe akoma nuk ka shkuar nė gjysmė tė rrugės. Ndėr tė gjitha tėrheq vėmendjen loja me reklamat hipnotizuese pėr Shqipėrinė qė po ndryshon apo pėr Tiranėn e gjelbėr. Duket sikur konsensusi politik ėshtė mė i gjerė sesa ai qė duket pėr miratimin e Kodit Zgjedhor. Me kaq shumė informacion pėr njė jetė tė begatė, tė lumtur, tė ndriēuar, tė paqtė, tė sigurt, tė qetė e tė gjelbėr, nuk e kishim dėgjuar qė nga koha kur besonim pa asnjė fije tė vetme dyshimi se “Shqipėria ishte vendi mė i lumtur nė botė”. Manipulimi me publikun ėshtė shfaqur i njėjtė javėt e fundit. Fjalėt dhe shifrat e fryra depėrtojnė nė ekranin e ēdo shtėpie, duke indoktrinuar teza e iluzione abuzuese, qė e fusin individin e familjen shqiptare edhe mė thellė nė terrin e dezinformimit.

    Manipulimi dhe mungesa e transparencės janė dy nga ēėshtjet mė shqetėsuese qė kanė mbėrthyer keq sot ekzistencėn dhe natyrėn e tė mbijetuarit nė politikėn shqiptare.

    Manipulimi nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse fryrja artificiale e sė vėrtetės; kurse mungesa e transparencės ėshtė e kundėrta e saj, pra minimizimi deri nė fshehje tė ndėrgjegjshme i sė njėjtės tė vėrtetė.

    A iu ka rėnė rruga nga Shqipėria manipulimit dhe mungesės sė transparencės kėtė dhjetor? Duket se po, pėrderisa nė njėri kah kemi reklama qė rreken tė na mbushin mendjen se Shqipėria po ndryshon aq sa as nuk jemi nė gjendje ta njohim as vetė; e nga kahu tjetėr, asnjė detaj nuk jepet pėr miliardat qė u tha se do vijnė nga Agrigento (njė ndėr qytetet me potencial investues mė tė vogėl nė Siēili).

    Sa Shqipėri ka sot? Se duket sikur udhėheqja e saj jeton nė njė Shqipėri ndryshe nga ajo e ftohta, pa drita, e papuna, e nėpėrkėmbura mjedisisht, e abuzuara politikisht, e pėrbuzura evropianisht. Shqipėria nė NATO, e Shqipėria pa ushtri. Shqipėria me mullinj ere e me Don Kishotė sicilianė. Shqipėria me kryeqytet tė gjelbėr e me betone bojėbari. Me festė studentėsh Dhjetori e kode tė ēuditshėm jo vetėm zgjedhorė. Shqipėri Bajramesh e Krishtlindjesh, kėtė vit tė dyja nė Dhjetor.

    Po ecėn mė mirė nga ē’mund ta kenė parashikuar orkestruesit e saj krijimi i imazhit tė turbullt pėr Shqipėrinė. Sa mė gjatė tė jetosh nė tė, aq mė pak e kupton. E aq mė shumė tė lind dėshira tė jesh nė gjendje tė kuptosh e t’iu bashkohesh shakave tė kryeministrit pėr mos-pranimin e Edi Ramės nė PD-nė, qė ai krijoi akoma pa dalė nga PPSH-ja; tė kesh guximin e ministrit pėr tė mos i kushtuar vėmendje prokurorisė; tė kesh bindjen e tė majtėve se urtėsia opozitare ėshtė virtyt e gatishmėrinė e sė djathtės pėr t’i besuar edhe vetė pėrrallat e saj.

    Sa mė shumė afron fundi i vitit kalendarik nė kėtė Dhjetor tė mbushur me festa, aq mė shumė tė lindin edhe dyshimet pėr parajsėn e vendit, ku kriza financiare nuk ka trokitur, por bankave tė huaja u bėhet thirrje tė mos i refuzojnė kreditė; ku kompromiset tashmė janė masterizuar e masterat bėhen tė gjitha me kompromis; ku rrugėt kafshojnė sa njė luan nė buxhet e ku arsimi ėshtė kthyer nė brejtės tė papėrfillshėm tė tij; ku ka emisione, analiza e opinione nė ēdo ditė tė javės e ku ke shansin mė tė mirė tė manipulohesh pa e kuptuar aspak sa shumė dhe si.

    Ka akoma edhe tė tjera ditė Dhjetori. Kur tė fillojė pėrmbledhja e arritjeve dhe listimi i sukseseve, do tė jemi patjetėr aq tė bindur, sa mungesa e transparencės do na duket njė andrallė e dalė mode. Njėlloj si dėshira pėr tė mos e pasur atė vėrdallė kėtė Dhjetor tė mbingarkuar me manipulim.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Kujton Berisha dhjetorin e demokracise dhe per fat shume te keq askush ose ndonje ze i mekur fare thote qe ajo levizje u manipulua nga partia e punes dhe sot e 20 vjet jemi ne efektet e katovices shqiptare ku pushteti komunist u nda me dysh dhe komiteti qendror tani jane ps e pd.
    Aq thelle ka hyre katovica tek ne sa miletit si ben pershtypje kur Shqiperia shitet nje euro sikur te qe bacja e Ram Berishes.
    Kur gelojne bankat greke qe marin perqindjet nga kursimet e shqiptareve, ku bizneset dhe intersat ekonomike te fqinjeve jane me paresore se ato vendase.
    Ku shitet perdite prona e perbashket dhe behet prone private e vjedhur.
    Do shume vjet qe ndergjegja shqiptare ti jape shqelmin kesaj pacavure postkomuniste dhe ka pak gjasa te ndodhe shpejt.

Tema tė Ngjashme

  1. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •