Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Shkencëtari 33-vjeç krijon gruan ideale, një robot-femër

    Pastron shtëpinë, nuk hap gojë nëse nuk i kërkohet, lexon më zë të lartë gazetën, njeh pijen dhe pjatën tënde të preferuar, është 20 vjec dhe shumë simpatike.

    Pastron shtëpinë, nuk hap gojë nëse nuk i kërkohet, lexon më zë të lartë gazetën, njeh pijen dhe pjatën tënde të preferuar, është 20 vjec dhe shumë simpatike.

    Me pak fjalë, një grua ideale. I riu japonez nuk e ka njohur në palestër, diskotekë ose në ndonjë çat. Aspak. Le Trung ka vendosur ta krijojë vetë e për vete. Po, sepse Aiko(ky është emri i shpirtit binjak) në të vërtetë është një femër-robot.

    Krijuesi i saj, një shkencëtar 33-vjeç me origjinë japoneze, por i rritur në Kanada, punon për këtë projekt natë e ditë që prej dy vjetësh. Për të krijuar partneren perfekte ai ka shpenzuar gati 16 mijë euro, e për këtë i është dashur që të shesë makinën dhe të merrte kredi në bankë. Përmasat e vajzës janë 81, 58, 84, mosha rreth të 20-ve, aftësi për të njohur ngjyrat, të lexojë në japonisht dhe anglisht, shqipton 13 mijë frazë në të dy gjuhët dhe di të zgjidhë ekuacionet e matematikës.

    “Nuk kam pasur kurrë kohë për të kërkuar vajzën ideale, e vetmja mundësi në këtë pikë ishte të ndalesha e të shfrytëzoja teknologjinë”- ka shpjeguar i riu për tabloidët anglezë.

    “Si një grua e vërtetë(por me silikonë dhe plot me mikrocipa) ajo arrin të reagojë nëse e prek nëpjesë të ndryshme të trupit. Nëse e shtrëngon shumë fort, ajo reagon duke të dhënë edhe një shpullë”- thotë më tej ai.

    Robori grua deri tani nuk është programuar për të bërë partneren seksuale. “por softëare i saj mund të riprogramohet në mënyrë të tillë që të simulojë ehde një orgasmë”.

    Krijuesi, që tashmë jeton me të vëllanë ka pësuar një infarkt nëntorin e vitit të shkuar dhe ka thënë se nëse mund t’i ndodhë të sëmuret në të shkuarën, duhet të Aiko të kujdeset për të.

    “Është shumë e duruar dhe nuk ankohet asnjëherë”- thotë ai, duke shtuar se tani ëhstë në kërkim të një shoqërie që të mund ta sponsorizojë për të kompletuar krijesën e tij. Sa për të, thotë që nuk ka nevojë për pushime, pasi punon 24 orë në ditë. Me pak fjalë, është gruaja perfekte.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #2
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Vetëm i paska mbetur që tek vendi i mitrës t'ia vendos një laborator të vogël për klonim.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Shume interesante , por eshte e tepert te hapet gjithe kjo teme per gjera te rendomta. Kesaj teme i pershtatet shume mire kryetema e kurioziteteve, sepse ndonje mekanizem shkencor nuk eshte paraqitur ne kete teme. Si kjo teme jane edhe disa ketu qe une si anetar i forumit sugjeroj dhe perpiqem te sensibilizoj anetaret e tjere te mos hapin tema te tilla pa ndonje rendesi te vecante.
    Nese se bashku perpiqemi te ndjekim keto rregulla, atehere tregojme se se jemi nje shoqeri e civilizuar. Ju lutem shume si anetar i forumit te mos ndotim forumin me tema pa rendesi speciale.

Tema të Ngjashme

  1. Pesha ideale
    Nga Mina në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 180
    Postimi i Fundit: 04-01-2024, 04:39
  2. Angelin Preljocaj (koreograf)
    Nga ornament në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 07-10-2023, 20:01
  3. Kush i krijon stemat e Google?
    Nga Lokjaa në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 12:11
  4. Alfred de Vigny
    Nga Xhuxhumaku në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-09-2005, 16:34
  5. Feja Krijon Vetem Perqarje Tek Shqiptaret
    Nga rili në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 05-07-2003, 18:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •