Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Skandal në shkolla, mësuesit abuzojnë me minorenet

    Xhevahir Gradica

    08/12/2008 Në konferencën e Parlamentit të fëmijëve denoncohen rastet abuzive

    Vetëm pak kohë pasi një vajzë e shkollës së mesme “Leonik Tomeo” bëri publike ngacmimin seksual nga mësuesi i shkollës, kanë qenë fëmijët e arsimit të detyruar që kanë dhënë sinjalin e alarmit për të njëjtën arsye. Deklarimet lidhur me abuzimet e mësuesve dhe ngacmimet ndaj vajzave minorene janë bërë nga një senatore shkolle gjatë zhvillimit të Konferencës së V-të të Parlamentit të Fëmijëve në Durrës. Në prani të senatorëve, anëtarëve të qeverisjes së nxënësve, drejtuesve të arsimit në qarkun e Durrësit, mësuesve dhe prindërve të pranishëm, vajza ka dëshmuar para poltronit dhe me zë të lartë se në shkollat e Durrësit në arsimin 9-vjeçar ka mësues që kanë “duar të gjata”.

    Denoncimi

    Duke marrë shkas nga tema “Unë kam të drejtë, por…” folësja që ka marrë guximin për të denoncuar publikisht gjestet e ulëta të disa mësuesve që shfrytëzojnë në mënyrë të turpshme fëmijët minorenë, ka vendosur të marrë në mbrojtje vajzat e rrezikuara nga shfrytëzimi i frikshëm. Për afro 10 minuta 14-vjeçarja senatore në një shkollë të qytetit ka dëshmuar për të gjithë pjesëmarrësit në këtë Parlament të fëmijëve se një pjesë e nxënësve ndihen të kërcënuar. Vajza që ka demaskuar skandalin në shkollat e arsimit të detyruar, ka pohuar se ka mësues, të cilët mendojnë se vajzat ngase janë të zhvilluara mund të jenë pjekur. “Ata fillimisht na afrojnë, u pëlqejnë marrëdhëniet që vendosin me ne dhe pasi mendojnë se ne jemi zhvilluar fizikisht abuzojnë”,-ka thënë folësja, e cila e ka diskutuar pas kryetares së qeverisjes së nxënësve. Në tre faqe format nxënësja ka sjellë shembuj se si fëmijët e kësaj moshe ndihen shpesh herë të kërcënuar e të frikësuar nga gjestet e ulëta të mësuesve.

    Mësues abuzues

    Në këtë diskutim është risjellë edhe një herë në kujtesën e të gjithëve veprimi i mësuesit 53-vjeçar Skënder Narta, i cili është akuzuar nga një vajzë e shkollës së mesme për ngacmim seksual. Drejtoria Arsimore në Durrës bëri të gjitha përpjekjet për të mbyllur gojën e vajzës që mori guximin të denoncojë inspektorin e arsimit, por më pas u tërhoq teksa pa se adoleshentja ishte e vendosur t’i shkonte deri në fund demaskimit të skandalit. Pikërisht rasti i bërë publik edhe në media është risjellë në këtë Parlament të Fëmijëve në Durrës për t’u kujtuar drejtuesve të arsimit se në shkolla ka mësues që duhen dërguar para drejtësisë, ndërsa nga ana tjetër u ka dëshmuar minoreneve se në këtë betejë ato nuk do të jenë të vetme, pasi do të kenë në krah senatin, qeverisjen e nxënësve, Parlamentin e Fëmijëve, prindër e mësues.

    Drejtori

    Drejtori i arsimit të qarkut të Durrësit, Vaso Papaji, ka dëgjuar këtë herë nga goja e fëmijëve të arsimit 9-vjeçar, se si mësuesit kërkojnë jo vetëm lule, por edhe veshje, orendi dhe bizhuteri të kushtueshme nga nxënësit. Këta të fundit thuhet se janë detyruar disa herë t’u binden me apo pa dashje “edukatorëve”, të cilët në mënyrë të përsëritur ushtrojnë presione. Fëmijët kanë folur edhe për mënyrën e të sjellurit të mësuesve, kërcënimet, presionet, hakmarrjet e llojeve të ndryshme deri tek përdorimi i nxënësve për interesa personale. Drejtori i arsimit Vaso Papaji ka pohuar se problemet e ngritura qëndrojnë duke i kërkuar Parlamentit të Fëmijëve vendime për të gjitha rastet e abuzimeve të bëra publike në këtë takim të nxënësve të moshës 10-15 vjeç.

    Burimi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    turp per kta te till qe e qujn veten msusa. ligji duhet te jet i pameshirshm aty ku bazohet e ardhmja e nje vendi
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  3. #3
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    ktyre degjeneratave gjasme mesues duhet tua lerrosh ato me te bukurat e fisit ku ti kene !!!!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  3. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  4. Mjerimi I Mesuesit, Krim Shteteror
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2005, 14:17
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •