Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Ndryshimi i klimës, rreziku në Oqeanin e Ngrirë të Veriut

    Oqeani i Ngrirë i Veriut ndodhet në një “spirale vdekjeje”. Kështu e kanë cilësuar shkencëtarët pas ngritjes së temperaturave që po ndodh vazhdueshëm në Polin e Veriut. Gjiganti National-Geographic bën të ditur se ekzistenca e shumë specieve që jetojnë në zonat e Nunavut dhe Kanada varen nga akulli. Ekspertët kanë vërtetuar se me këtë ritëm rritjesh të temperaturave për shkak të Ngrohjes Globale, akulli në Oqeanin e Ngrirë të Veriut mund të zhduket brenda pak dekadave. Dhe në rast se akulli zhduket do të zhduken edhe arinjtë polarë, specia rrrallë që rritet vetëm në zonat akullnajore, drerët magjeps të këtyre zonave, tundra. Madje edhe indigjenët që jetojnë në këto zona shprehen se në rast se akulli shkrin ata do të kërkojnë zona të tjera me borë, pasi nuk mund ta konsceptojnë dot jetën ndryshe.
    Por, pse të presim edhe shumë vjet për të parë cdo ndodhë. Në Kanada duken qartë disa pyje të tharë, pikërisht për shkak të ndryshimit të temperaturave shekullore. Shenjat se Oqeani i Ngrirë i Veriut s’do të jetë më i tillë sa vijnë e bëhen më të shpeshta.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shkrirja e akujve dhe polit te veriut e te jugut nuk duhet pare si nje gje e mire dhe qe prek vetem arinjte polare. Deti rritet njtrajtesisht kudo dhe shume vende do te gjenden nen uje nga kjo rritje e cila fatkeqesisht po ndodh. Hollanda dhe Bangladeshi do ta vuajne me teper. Por edhe Shqiperia nuk do te shpetoje pa u lagur. Myzeqeja, Velipoja, Narta e Shengjini do te jene zona qe do te ndodhen nen det ne nje periudhe prej 20 vjetesh.

  3. #3
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Nqs shkrin te gjithe akujt qe ka planeti,niveli i ujit do te rritet me 70m dhe ky eshte maksimali dhe nuk ka me shume.Me kete rritje Parisi,NY,vendet e ulta e shume te tjera do ishin te parat qe do e provonin kete fenomen te hidhur pasi do zhyteshin ne uje plotesisht.Mos harrojme edhe Shqiperine tone ku gjithe zona Perendimore e saj ndodhet nen keto 70m.
    Por keto jane statistika qe behet fjale pas qindra e mijera vitesh,nqs shkrirja e akujve do vazhdoje me kete ritem te frikshem.

  4. #4
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Teme e gjetur !
    Te gjithe duhet te ndergjegjesohen per kete dem te jashtezakonshem qe po i bejne njerezimit dhe te ardhmes se tij ne toke.
    Dedikimi im rreth kesaj teme :
    ( Postimi nr 13 )

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=93718

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Koreja e Veriut është vendi me i cuditshem në ..
    Nga Brari në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 14:23
  3. Bushi po perpiqet te krijoje supershtetin e Amerikes se Veriut?
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 20:01
  4. Rreziku Berisha si deshtim i socialisteve (Fatos Lubonja)
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 09:43
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •