Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 196
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Greqi, rikthehen protestat

    Tensionohet situata ne Greqi ku perleshjet mes te rinjve dhe policise kane vazhduar gjate gjithe nates.

    Mijera te rinj jane perfshire ne incidente ne mbare vendin helen, duke shkaktuar deme te medha materiale. Keto ngjarje jane nje reagim i forte i te rinjve ndaj vrasjes se nje 15 vjecari gjate manifestimeve paqesore diten e djeshme.

    Demostruesit kane sulmuar me gure dhe mjete te forta forcat e rendit ne Athine, Selanik, Janine, Krete e shume qytete te tjera te vendit.

    Nderkohe, ministri i Brendshem Prokopis Pavlopulos ka dhene doreheqjen por kryeministri Karamanlis nuk e ka pranuar. Pavlopulos ka kerkuar gjithashtu edhe falje publike per vdekjen e 15 vjecarit.

    Dy agjente jane arrestuar dhe po merren ne pyetje per te zbardhur episodin qe shkaktoi zemerimin e rinise greke.


    © Top-Channel
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Greqi, bilanc i rende njerezor pas perleshjeve

    Bilanc i rende njerezor pas perleshjeve te nates ne shume qytete te Greqise ku mijera te rij jane perplasur me forcat e policise.

    24 agjente te plagosur, 1 i ri i vrare dhe 6 persona te arrestuar eshte bilanci me i fundit i publikuar ne vendin fqinje pas “luftes guerrile urbane” ne Athine, Selanik, Janine, Krete e shume zona te tjera te vendit.


    Perleshjet filluan dje pas vdekjes se nje 15 vjecari gjate manifestimeve. Nderkohe, demet materiale jane te medha. 31 dyqane, 9 agjenci bankare dhe 25 makina jane shkaterruar.

    Te dhenat jane publikuar nga policia qe thekson se viktima e perleshjeve quhet Andreas Grigoropoulos. “Dy agjentet thane se u sulmuan dhe ne kete menyre reaguan. Njeri prej tyre leshoi nje granate, tjetri qelloi tre here duke shkaktuar vdekjen e nje te riu”, lexohet ne komunikaten e policise helene.


    © Top-Channel
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #3
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Athine, arrestohet polici qe vrau 15 vjecarin

    Polici qe qelloi mbi 15-vjecarin ne Athine eshte arrestuar me akuzen e “vrasjes se qellimshme”. Vdekja e adoleshentin ka nxitur shperthimin e dhunes ne kryeqytetin grek, nderkohe qe autoritetet kane bere apel per qetesi.

    Protestuesit kane qelluar me bomba molotov ndaj forcave te sigurise, kane plackitur dyqanet dhe djegur makinat qe gjendeshin ne rruge.

    Me pas dhuna eshte shtrire edhe ne Selanik dhe ne ishujt e Kretes dhe Korfuzit.

    Ministri i Brendshem, Prokopis Pavlopoulos ka deklaruar se “cdokush ka te drejt te protestoje, por eshte e papranueshme qe te shkaterrohet prona private e qytetareve dhe dhuna ndaj njerezeve te pafajshem”.

    “Askush nuk duhet te jete pjese e protestave qe pame. Te tilla veprime jane kunder te drejtave te njeriut”, shtoi ai.

    Pavlopoulos deklaroi se kishte vendosur te jepte doreheqjen, por nje gje e tille nuk eshte pranuar nga kryeministri Kosta Karamanlis, qeveria e te cilit ka humbur tre ministra nga skandalet koheve te fundit.

    16 banka, 20 dyqane dhe dhjetra shtepi jane demtuar, nderkohe shume persona jane vene ne pranga.


    © Top-Channel
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #4
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Vazhdon dhuna ne Greqi

    Trazirat vazhdojne per te dyten dite ne qytetet me te medha greke pas vrasjes se nje 15 vjecari gjate protestave te djeshme ne Athine. Mijera protestues dolen ne zonen Eksarqia dhe kerkojne drejtesi per vrasjen e te riut.

    Policia thote se ka marre masa per ruajtjen e rendit, por rreth 5 mije demonstrues qe marshuan ne drejtim te Drejtorise se Policise se Athines kane hedhur bomba “Molotov”, duke shkaterruar plotesisht nje dyqan makinash dhe duke u rrezikuar jeten banoreve te pallatit qe ndodhet mbi te.

    Nje numer zjarrfikesish kane evakuar banoret, ndersa policia ka perdorur gaz lotsjelles per te shperndare protestuesit. Protesta jane zhvilluar edhe ne Selanik.

    Prej akteve te dhunes gjate nates, policia ndaloi gjashte persona, kater police u plagosen, dhjetra makina u dogjen plotesisht, qindra te tjera u demtuan, ndersa te pakten 10 dyqane u dogjen plotesisht.

    Disa banka e biznese jane demtuar nga guret e hedhur nga protestuesit. Demi llogaritet ne disa miliona euro. Lidhur me ngjarjen ka reaguar e gjithe klasa politike greke.

    Presidenti i vendit Karolos Papulias, denoi vrasjen e te riut prej policeve dhe kerkoi reagim te menjehershem te shtetit per t’i kthyer banoreve ndjenjen e drejtesise, se barabarte per te gjithe, e cila kohet e fundit duket se eshte lekundur, sic deklaroi ai.

    Kryeministri Karamanlis i dergoi nje telegram ngushellimi familjes te se riut dhe premtoi ndihmen e qeverise per familjen, si dhe denim shembullor per autoret e ngjarjes.

    Me heret, Karamanlis nuk pranoi doreheqjen e ministrit te Rendit Prokopis Pavllopulos dhe te zevendesministrit te kesaj ministrie.

    Reagime ka pasur edhe prej partive te opozites, te cilat kerkuan denime te rrepta per autoret. Dy policet qe u ndaluan nen akuzen e vrasjes te 16-vjecarit, u derguan ne mesdite ne gjykate, e cila vendosi t’i mbaje ata ne burg pa afat.

    Ne te gjitha raportet e mediave boterore, lajmi shoqerohet me komente negative per metodat e perdoruara prej policise greke per shtypjen e demonstratave te grupeve majtiste.

    Korrespondenti dhe kameramani i “Top Medias” ne Athine, Artur Bibe dhe Andon Ymeri jane kercenuar nga policia, ndersa ndiqnin zhvillimet e dhunshme ne qender te Ahines.



    © Top-Channel
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    bash mir lete luftojn edhe ata pak, me rrend asht kjo pun.

  6. #6
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar mė parė nga injejti Lexo Postimin
    bash mir lete luftojn edhe ata pak, me rrend asht kjo pun.
    Shqip-shqip ēfare domethene?

    Kur do marrin fund keto tragjedi :s
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #7
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Ligji ėshtė ligj.
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  8. #8
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Citim Postuar mė parė nga ClaY_MorE Lexo Postimin
    [B]. Nderkohe, demet materiale jane te medha. 31 dyqane, 9 agjenci bankare dhe 25 makina jane shkaterruar.
    © Top-Channel
    keto jane deme te medha??!!!!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    Shqip-shqip ēfare domethene?

    Kur do marrin fund keto tragjedi :s
    d.m.th posht greku.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    Shqip-shqip ēfare domethene?

    Kur do marrin fund keto tragjedi :s
    shqip goce shqip se ne ty spo te kuptojm
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  11. #11

    Cool

    Citim Postuar mė parė nga injejti Lexo Postimin
    d.m.th posht greku.

    Dale ore, pak me llogjike ne te shprehur. Te bie poshte Greqia eshte njelloj sikur te bie nje Shqiperi e vogel. Jane jo pak, por gati 1 milione shqiptare qe ushqehen ne ate vend, dhe nja 1 milione ne Shqiperi qe hajne djersen e emigranteve tane ne Greqi. Sikurse eshte dhe aspekti njerezor qe shkaterrimet dhe vdekjet nuk ndihmojne asnjeri. Une do te uroja qe situata te qetesohej sa me pare dhe te vehen para drejtesise te gjithe fajtoret qe shkaktuan kete anarki.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2006
    Postime
    57
    Ku ishte publiku grek kur u vra ne Greqi 18 vjecari Gramoz Palushi?

    Apo ky qe u vra qenka grek ndersa ai tjeteri shqiptar?

  13. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    toka asht e ZOTIT mund te punojn ku te dojn, kurse ne epatem fjalen per greg, e jo shqiptar, edhe ne kem cen nder serb, mendon se duhet ti duam ata. oj logjik.

  14. #14
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anėtarėsuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    krejt le te mbyten
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-09-2005
    Vendndodhja
    Greece
    Postime
    25
    Eshte shume e lehte te komentosh keq per nje vend, ta urresh per shumelloj arsyesh...pa baze ose me baze...por eshte ndryshe te jetosh jashte shtetit...te punosh te shikosh si kalojne vitet....te mundohesh te behesh pjese e nje komuniteti tjeter , ti pershtatesh vendit zakoneve dhe menyres se jeteses. Si Rrjedhoje e ketyre, o njerez qe s jeni larguar kurre nga Shqiperia...eshte qe te intereson qetesia , siguria dhe liria e vendit ku jeton...
    Jetojme ne vitin 2008.Lerini batutat ''poshte greku'' e lloj lloj budalleqesh....Pyetni e te tjere qe kane ekseprience me te madhe ..diskutoni dhe pastaj flasimmm prape...

  16. #16
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Greqi, sot priten protesta te tjera

    Greqia pritet te perballet sot me protesta per te treten dite rresht, pas vrasjes se nje 15-vjecari nga policia ne fundjave.

    Vrasja shkaktoi perplasje te dhunshme me policine, qe lane pas deme te medha materiale. Partia Komuniste greke ka bere thirrje per nje proteste masive ne nje park te Athines dhe te njeten gje ka bere dhe nje parti tjeter, Koalicioni i se Majtes.

    Ndersa partia kryesore ne opozite, ajo Socialiste, u ka bere thirrje grekeve qe te denojne qeverine. Shumica e perplasjeve ka ndodhur ne universitete dhe shume protestues e kaluar naten atje.

    Qeveria ka bere thirrje per ndaljen e dhunes, duke njoftuar se drejtesia eshte vene ne vend me arrestimin e policit qe vrau adoleshentin.



    © Top-Channel
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  17. #17
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Bashkia e Athines pezullon festimet per fundvitin

    Vazhdon tensioni ne qytetet me te medha te Greqise. Pervec Athines, aktet me te dhunshme u zhvilluan ne Hania, Selanik, Pater dhe Janine.

    Mengjesin e sotem protestat ishin te qeta dhe ato jane organizuar nga partite e opozites. Ndersa protestohej serish pronaret e dyqaneve te shkaterruara po pastronin demet e nje nate me pare.

    Protesta u zhvilluan ne disa zona te kryeqytetit helen edhe prej nxenesve te shkollave, te cilet braktisen mesimin dhe u mblodhen ne sheshin perpara Akademise se Shkencave te Athines.

    Protesta te ngjashme u zhvilluan edhe ne qytete te tjera te vendit, nderkohe qe mbasdite jane paralajmeruar demonstrata te tjera.

    Ministria e Brendshme raportoi se po regjistron demet e akteve te dhunes te regjistruara dy ditet e fundit. Vetem ne Athine, ato llogariten ne disa milione euro.

    Pervec vrasjes se 16-vjecarit, 8 qytetare dhe 13 police u derguan ne spital ndersa ne Pater tre protestues u plagosen. Kater dyqane, dy banka,dhe kater perfaqesi automjetesh u shkaterruan plotesisht, ndersa me teper se 30 dyqane pesuan deme te renda.

    Qeveria greke po shikon mundesien e krijimit te nje fondi per t'i ardhur ne ndihme bizneseve te shkaterruara, ndersa bashkia e Athines vuri ne dispozicion ekipe te posacme per pastrimin e zonave te demtuara.

    Kryebashkiaku i Athines Nikitas Kaklamanis, deklaroi se bizneset e demtuara nuk do te paguajne asnje takse bashkiake per vitin 2009.

    Kaklamanis njoftoi se do te pezulloje te gjitha festimet qe bashkia kishte parashikuar per festat e fundvitit, ne nderim te viktimes se ekzekutuar prej policise.

    Ai u beri thirrje protestuesve te demonstrojne ne menyre paqesore dhe t'i lene menjane aktet e dhunes. Por keta te fundit kane lajmeruar serish protesta ne rruge ndersa per te merkuren sindikatat njoftuan nje greve te pergjithshme.


    © Top-Channel
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  18. #18
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Protesta nė Greqi, tė rinjtė leshojnė bomba nė drejtim tė policisė

    • Shekulli Online
      Hene, 08 Dhjetor 2008 12:07:00


    Rinisin protestat ne Greqi. kete radhe dhuna ka shperthyer ne qytetin e Selanikut. Qindra studente kane dale neper rruge, duke u perleshur per te treten dite radhazi me forcat e rendit. Te rinjve kane leshuar bomba ne drejtim te policise.

    Greqia pėrballet sot me protesta pėr tė tretėn ditė rresht pas vrasjes sė njė 15 vjeēari nga policia tė shtunėn. Ngjarja ka shkaktuar protesta nė mbarė vendin dhe protestuesit kanė shkaktuar dėme tė mėdha e janė pėrplasur me policinė.

    Korrespondenti i BBC-sė nė Athinė thotė se kėto janė qenė trazirat mė tė mėdha pėr shumė vite nė vend. Edhe pse gjatė natės situata ishet e qetė, ato nuk po japin shenja se po shuhen. Por nėse fillimisht ato ishin pasojė e indinjatės spontane, tani protestat po tregojnė shenja se po acarohen politikisht.

    Presion politik

    Partitė e opozitės duan tė shtojnė persionin mbi qeverinė qė ėshtė shumė e ekspozuar. Partia Komuniste greke ka bėrė thirrje pėr njė protestė masive nė njė park tė Athinės dhe tė njėtėn gjė ka bėrė dhe njė parti tjetėr, Koalicioni i sė Majtės. Partia kryesore nė opozitė, ajo Socialsite, u ka bėrė thirrje grekėve qė tė dėnojnė qeverinė, edhe pse forumi i saj rinor ka bėrė thirrje pėr protesta paqėsore.

    Mbyllen universitetet

    Shumica e pėrplasjeve ka ndodhur nė universitete nė mbarė vendin dhe nė to kanė qėnė tė pėrfshira studentėt. Atyre u ėshtė lejuar pjesėmarrja nė protesta nga tutorėt, sepse profesorėt kanė njoftuar se do tė braktisin auditoret pėr tre ditė, duke filluar nga dita e sotme. Minisitri i brendshėm Prokopis Pavlopoulos ka thėnė se e kuptonte indinjatėn e popullit, port ka dėnuar dhunėn e cila sipas tij, po dėmton paqen sociale dhe pronat e njerėzve tė pafajshėm. Ndėrkohė ėshtė bėrė i ditur emri i viktimės. Ai ėshtė 15 vjeēari Alexandros Grigoropoulos. Ndaj njė polici ėshtė ngritur aktakzuza pėr vrasje dhe ndaj njė polici tė dytė, si bashkėpunėtor nė tė.

    (BBC)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  19. #19
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Sa me shume kriza te brendshme ka Greqia ,aq me pak aktive do jete ne politiken e jashtme, keshtu qe meqe politika e jashtme aktive e Greqise perkon me futjen e hundeve ne punet e brendshme te Shqiperise, atehere shqiptaret nuk kane sesi te mos ngrohin duart ne 'zjarrin grek'.
    Marrc flake moj Greqi e tu befshin keto dite 1000 e 10 000 !
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  20. #20
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Tani gjendja ne Athine eshte per lesh.Pashe qe eshte djegur ministria dhe eshte sulmuar ambasada gjermane.Tani do ishte mire sikur Tirana zyrtare ti ofronte Athines disa trupa shqiptare paqeruajtese

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-08-2006, 07:04
  2. Protestat studentore nė Francė!
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 17-04-2006, 08:45
  3. Protestat qytetare pėr rrėzimin e qeverisė Nano
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 22-04-2004, 02:10
  4. Tmerr nė det, rikthehen gomonet
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2003, 06:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •