MAQEDONI, Halimi i PD, paralajmëron për konflikt të ri të mundshëm


SHKUP (25 Dhjetor) - Një zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Shqipëtarëve në Maqedoni paralajmëroi për një konflikt të ri të mundshëm në Maqedoni pavarësisht se të drejtat e minoritetit shqiptar janë përmirësuar. "Lufta e vitit të kaluar në Maqedoni synonte përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve. Gjatë 100 ditëve të kaluara, ka pasur një numër të madh shembujsh se këto të drejta nuk kanë bërë përpara, por prapa", i tha Iljaz Halimi gazetës në gjuhën shqipe "Fakti". Halimi tha se një ofensivë në pranverë e paralajmëruar nga Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) "mund të bëhet realitet nëse maqedonasit nuk arrijnë të përmirësojnë të drejtat e shqiptarëve". Zyrtarë maqedonas dhe të huaj i kanë minimizuar njoftimet për një ofensivë të AKSH-së, duke thënë se procesi i paqes në Maqedoni është në rrugë të drejtë dhe i pakthyeshëm. anjo/ko (BalkanWeb)
-----------------------
-----------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?