Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1

    Rusi: Ndëron jetë Patriku i Moskës, Fortlumturia Aleksi II

    RUSI: Nderroi jete Patriarka Orthodoks i Moskes Aleksi II

    Moske – Patriarka I te gjithe Rusise Aleksi II, kreu I Kishes Orthodokse ruse, nderroi jete sot ne mengjes.
    Ka bere te ditur sot agjencia stampes e Patriarkatit te Moskes, e cituar nga agjencia Itar-Tass.
    Ky lajm i hidhur eshte dhene nga zedhenesi i Patriarkates se Moskes Vladimir Vigilianski, referon agjensia Itar-Tass. Prej kohesh qarkullonin zera per shendetin ne gjendje prekare te Patrikut, qe mesa duket te jete shtruar ne nje spital te Gjermanise per pak kohe kete vere.
    Aleksi II vdiq ne moshen 79 vjeçare nga nje infrakt, ne rezidencen e tij jashte Moskes, ne fshatin Peredelkino, nje vend me fame ku takohen shpesh inteligjenca ruse, ku nder te tjera eshte varrosur edhe shkrimtari i mirenjohur Boris Pasternak.
    ANSA.it

  2. #2
    Moske – ka qene protagonisti i rimekembjes se Kishes ruse, si i pari patriark orthodoks i eres post-sovjetike: Aleksi II, Aleksei Ridigher, nderroi jete sot ne mengjes ne moshen 79-vjeçare, per shkak te n je infrakti per aresye problemesh kardiake. Sipas disa te dhenash te rezervuara, funerali do te behet me daten 07/12/2008 ne Moske, por qe ceremonia dhe partikularitetet si dhe vendi ekzakt duhet te vendosen nga Sinodi I Shenjte, I mbledhur urgjentisht ne kryeqytet.
    “ Nje humbje e madhe, nje aveniment I trishtueshem dhe tragjik”, ka thene kryeministri rus Vladimir Putin.
    Ndersa presidenti rus, Medvedev qe ndodhet per nje vizite zyrtare ne Indi, ka anolluar viziten qe do te bente ne Itali.
    Telegaram nga Vatikani; “ Surprize dhe dhimbje ne Vatikan”
    Jane keto te parat fjale te shprehura , pas njoftimit te vdekjes se Patrikut te Rusise, Aleksit II.
    “ Patriarkes Aleksi II – ka komentuar deklarata e pare e Monsinjor Brian Farrel, sekretari I Pontificio Consiglio per Unità dei Cristiani – i takoi te udheheqe Kishen ne nje periudhe transformimesh historike. Ai ka ditur te veproje ne kete detyre, me nje ndergjegje te larte dhe pergjegjesi, me dashurine per traditat ruse. “
    Shpejt – kane bere te ditur nga Vatikani – do te behen edhe nderimet dhe homazhet e Papes , ku do te pasoje nje komunikate zyrtare e Vatikanit.
    Te shumta jane edhe komentet e botes politike dhe religjoze …
    Patriarka Aleksi II, eshte qe tani pjese e historise se sotme!

  3. #3



    Moske – Ngritja e tij deri ne postin me te larte te Kishes ruse, erdhi pothuaj ne paralel me renjien e Bashkimit Sovjetik dhe me shperberjen ne 1990. Aleksi II, ishte me origjine nga Tallin, kryeqyteti i Estonise, ku lindi me 1929 ku ne ate vend i jati i tij qe ishte edhe prift, shkoi si emigrant nga Sh.Peterburg (Petrograd)
    Me 1949 u kthye ne Leningradin e atehershem per te hyre ne seminar, duke ndjekur keshtu studimet ne seminar per teologji. I veshur si prift me 1950, ishte kthyer ne Estoni dhe ne 1961 ishte bere murg, qe eshte edhe nje shkalle si e “detyrueshme “ per te bere karriere ekleziale. Ku ne te njejtin vit u be Peshkop i Tallin.
    Me 1964, hyn ne Sinodin e Shenjte, pastaj me 1968 u be Metropolit. Nga 1986 deri me 1990 u vesh si Peshkop i Leningradit ( sot Sh. Peterburg ) dhe Novgorodit. Me 07/06/1990 zgjidhet Patrik i Moskes dhe gjithe Rusise. Me date dhjete te po atij muaji , Aleksi II behet i pesembedhjeti patriarke i Rusise.

    Patriarket e Rusise fillojne qe nga 1589.



  4. #4
    Me vjen shume keq, por nuk mund te barazosh Patrikun Aleksei II me ate qe the.
    Sot njerez me emer jane duke bere mesazhe ngushellimi, kurse per ata qe ze ne goje zotrote as me te afermit e atyre nuk do te denjonin ...

    ja shiko

    Gorbaçov: “ Nje stime te madhe per ate”
    Nderkohe mberrijne edhe reagimet e para per vdekjen e Aleksit II, Patriarkes se Moskes dhe gjithe Rusise.
    Duma, parlamenti rus, ka hapur sot me nje minut heshtje, shenje nderimi dhe rrespekti, ku ish presidenti sovjetik Mikhail Gorbaçov, qe ne kohen e qeverisjes se vendit nga ky i fundit, Aleksi II hipi ne krye te Patriarkanes Ruse. Gorbaçov tha; “ i deshperuar nga humbja . Kam patur gjithnje nje stime te madhe per te”.

    Città del Vaticano : “ Trishtim I thelle per vdekjen e Aleksit II”, tha kardinali Kasper.

    Presidenti italian Napolitano, dergon nje telegram hidherimi, presidentit Medevedev …

    Casini, lider i Udc ( partia bashkimit demokratik kristian ), thote; “ Marrim pjese ne hidherimin e popullit rus, per humbjen e patriarkes Aleksit te II.
    Keto dhe shume e shume te tjera komente te para nga politikane te tjere te Italise.

  5. #5
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Me sa di une ky Aleksej nuk ishte rus taman, por ishte nga republikat Balltike.

    Patriarku ortodoks-rus, Aleksej II ndërroi jetë ditën e premte në moshën 79 vjeçare pas një sëmundjeje të zemrës.

    Pak pas 75 vjetorit të lindjes, kreu i kishës ortodokse-ruse, Patriarku Alekseji II u nderua me urdhrin shtetëror për meritat ndaj vendit. Kjo ndodhi në shkurt të vitit 2004 dhe presidenti i atëhershëm rus, Vladimir Putin ia dorëzoi urdhrin personalisht. Në fjalën e falënderimit, Alekseji i II tha: "Unë e konsideroj si një nderim të madh jo vetëm për mua, dhe meritat e mia por për të gjithë kishën ortodokse ruse, e cila ka qëndruar gjithmonë në krahun e popullit në rrjedhën njëmijëvjeçare të historisë. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë."

    Patriarku Aleksej II në krye të kishës ortodokse ruse u zgjodh në vitin 1990. Emri i tij lidhet pazgjidhshmërisht me rritjen e rëndësisë së kishës në Rusi, pas një kohë vuajtjesh në Bashkimin sovjetik ateist. Në vitet 90-të komunave iu kthyen kishat, që më parë ishin shndërruar në biblioteka, muzeume, apo në institucione të tjera. Ndërkohë kupolat e mijërave kishave të restauruara rrezatojnë shkëlqimin e ri. Miliona ruse dhe rusë njohin besimin ortodoks si fenë e tyre.

    Alekseji i II lindi në 23 shkurt të vitit 1929 në Talin në republikën e atëhershme të Estonisë si Aleksej Mihajloviç Ridiger. Të parët e tij ishin me origjinë fisnike baltiko-gjermane. Vetë Alekseji i II ka folur rrjedhshëm gjermanisht. Në moshën 31 vjeçare ai bëri betimin si murg. Ky ishte kushti për një karrierë brenda hirearkisë së kishës.

    Kushtetuta ruse ndan kishën nga shteti. Një gjë e tillë nuk e ka penguar patriarkun Aleksej të krijonte kontakt të afërt me presidentin. Ai e përdori mirë influencën politike të tij për të formësuar një ligj për kishën në vitin 1997 ashtu siç e përfytyronte ai. Ky ligj thekson pozicionin prioritar të kishës ortodokse kundrejt feve të të tjera.

    Megjithëse Alekseji II kishte më shumë koncepte fetare se sa nacionaliste krahasuar me përfaqësues të tjerë të kishës ortodokse, marrëdhënia me kishën katolike u përkeqësua në kohën e tij. Ai akuzoi atë se po kryen në mënyrë ofensive punë misionarizëm mes besimtarëve ortodoksë. Në vitin 2002 ai pengoi udhëtimin e papës polak, Gjon Palit të II në Rusi. Në kohën kur marrëdhënia me Vatikanin ndodhej në një pikë kritike, Aleksej deklaroi: "Në territorin rus, bjellorus, ukrainas dhe të Kazakistanit shohim ekspansionin fetar katolik. Ka përpjekje për të konvertuar besimtarë të rritur si ortodoksë.Për sa kohë në pjesën perëndimore të Ukrainës, kisha ortodokse nuk ka të njëjtat të drejta si kisha katolike greke, vizita e papës është e pamundur të zhvillohet. Në rast se zhvillohet nuk ka takim mes meje dhe papës."

    Aleksej kishte një marrëdhënie të mirë edhe me presidentin Jelcin, i cili ishte besimtar dhe e pranonte këtë edhe në opinion. Për sa i përket komenteve politike, Alekseji II tregohej i përmbajtur. Por ai kritikoi luftën në Çeçeni dhe hendekun e madh mes të varfërve dhe të pasurve. Në vitin 2002 ai pësoi një infarkt në zemër, në 2003-in u sëmur nga mushkëritë, që atëherë gjendja e tij shëndetësore nuk u përmirësua më. Të premten Alekseji i dytë ndërroi jetë në Moskë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga white-knight : 05-12-2008 më 17:54

  6. #6
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Rusi, Kirill, kreu i perkohshem i Kishes Ortodokse

    Sinodi i shenjte ne Rusi zgjodhi Metropolitin Kirill te Smolenksut si udheheqesin e perkohshem te Kishes Ortodokse.

    Kirilli, i zgjedhur nga Sinodi i Shenjte i 12 klerikeve te larte, do te sherbeje ne detyren e patriarkut per nje periudhe gjashte mujore, kohe gjate se ciles, keshilli i Larte Kishes do te zgjedhe pasuesin e Alekseit te dyte.


    Por nder kandidatet e mundshem, Kirrili, i konsideruar dhe si Minister i Puneve te Jashtme brenda Kishes Ortodokse, mbetet favorit.

    Nderkohe qe Sinodi i Shenjte konfirmoi se Patriarku Aleksei do te varroset diten e marte, ne Katedralen e Epifanise, vendin ku prehen dhe parardhesit e tij. Ne banesen e tij jashte Moskes kane filluar homazhet. Nderkohe, ngushellime per humbjen e patriarkut 79 vjecar kane mberritur dhe nga Vatikani.

    T-CH
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #7
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Aleksei ka qënë me origjinë gjermanoprusiane. Le ta kujtojnë si të duan shqiptarët; ishte një bari i denjë, që luftoi unitizmin e politikat nënshtruese ndaj Vatikanit. Le ta vazhdojë punën e ti edhe patriarku i ri.
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    I perjetshem qofte kujtimi i tij

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2005
    Postime
    40

    Telegram ngushellimi

    (TELEGRAM NGUSHËLLIMI)
    SINODIT TË SHENJTË
    TË PATRIARKANËS SË MOSKËS
    CHISTY LANE 5 MOSKË 119034 RUSI
    ME HIDHËRIM TË THELLË MËSUAM LAJMIN E LARGIMIT NGA KJO JETË SË SHUMË TË RESPEKTUESHMIT PATRIARKUT TË SHENJTË ALEKSI II I MOSKËS DHE I GJITHË RUSISË NJË PERSONALITET I SHQUAR DHE MADHËSHTOR I CILI ME DREJTIMIN E TIJ DINAMIK INICIATIVAT DHE ARRITJET E TIJ KRIJUESE UDHËHOQI KISHËN E RUSISË ME URTËSINË DHE FUQINË E SHPIRTIT .
    DUKE MARRË PJESË VËLLAZËRISHT NË KËTË DHIMBJE TË MADHE KEMI KRYER TASHMË NJË PËRSHPIRTJE DUKE U LUTUR NGROHTËSISHT QË PERËNDIA TRIADIK TË CILIT PATRIARKU I DASHUR ALEKSI I SHËRBEU BESNIKËRISHT NË KOHË SHUMË KRITIKE TË VENDOSË SHPIRTIN E TIJ NDËR SHENJTORËT.
    I PËRJETSHËM QOFTË KUJTIMI I TIJ
    TIRANË 5 DHJETOR 2008
    + ANASTASI
    KRYEPISKOPI I TIRANËS, DURRËSIT DHE I GJITHË SHQIPËRISË

    Shënim: Në varrimin e të shenjtit Patriarkut të Moskës Aleksi II, mori pjesë edhe Kryepiskopi ynë Anastas i shoqëruar nga Hirësia i Tij Nikolla, Episkopi i Apollonisë.
    Për më tepër rreth shërbesës së varrimit vizitoni faqen e Patriarkanës ruse http://www.patriarhia.ru/db/text/505167.html

Tema të Ngjashme

  1. Shën Patriku, Ndriçuesi i Irlandës - 17 mars
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 17-03-2022, 18:17
  2. Patriku (shqiptar) Athinagoras - Profeti i Dashurisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-04-2013, 09:40
  3. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  4. Libra te lexuar me nje fryme...
    Nga M_u_Z_a në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 23:58
  5. Aleks
    Nga macia_blu në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-11-2005, 01:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •