Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1

    Shtrembrimi i Historise

    Shtremberimi i Historise








    Ekziston nje shprehje tek nje sere akademikesh e cila perdoret me ironi por edhe me hidherim sa here kemi shtrembrim te fakteve historike dhe pershtatje te tyre sipas interesave. Shprehja eshte: Half of writing history is hiding the truth. Pra me pak fjale ne shqip do te shkonte me mire si: Gjysma e punes ne shkruarjen e historise eshte per te fshehur te verteten. Pak a shume. Ne kete nenforum kam hapur nje teme me qellim per te treguar nje tendence globale ne fshehje te fakteve kryesisht arkeologjike, jane bere disa komente dhe jane dhene mjaftueshem fakte per te krijuar nje ide. Por ketu dua ta trajtoj ndryshe dhe dua qe bashkarisht te perpiqemi qe te arrijme ne nje konkluzion llogjik. Si mendoni, e pare ne kendeveshtrimin histori boterore, a ka fshehje te saj, shtrembrim dhe manipulim? Kijeni parasysh qe nuk i referohem vetem historise se vendit tone por ne pergjithesi. Do ju lutesha qe komentet te mos jene vetem te natyres po apo jo por te shoqerohen me shembuj konkret. Dhe sidomos arsyeja pse e hapa ne kete nenforum eshte pasi nuk i referohem historise ne teresi por antikitetit.

    Po e filloj i pari duke bere nje permbledhje disi te gjate duke ju dhene mbase dhe drejtimin e duhur se ku duhet te fokusohet kjo teme. Do ju lutesha shume qe te lihen jashte kesaj teme debatet e zakonshme qe kemi perfshire ne cdo teme tjeter. Ato ndonese me vlera shume te medhaja tashme jane 'konsumuar' dhe duhet evituar renia ne perseritje. Materiali qe dua te paraqes tani eshte punuar nga P John Crowe, nje arkeolog dhe historian pjestar i organizates SIS e cila eshte nje organizate jo qeveritare me antaresi nga e gjitha bota ku perfshihen akademike, shkenctare, doktora shkencash, studiues dhe ajka e inteligjences ne te gjitha fushat e jetes.







    Rishikimi i Historise Antike - Nje prespektive.






    Historia Antike qe mesohet sot eshte nje katastrofe. Asgje nuk perputhet bindshem me njera tjetren. Zhvillimi i arteve, kultures dhe teknologjise i koherave te hershme tregon nje mosperputhje te pashpjegueshme. Historianet e artit dhe arkeologet jane te hutuar. Pse? Sepse kronologjia e mijevjecarit te pare dhe te dyte p.e.s. eshte shume gabim. Si ka ndodhur ky fatalitet? Hetuesit e aksidenteve e dine mire se sekuenca e ngjarjeve qe te cojne ne nje fatkeqesi te madhe eshte ne menyre fare te papranueshme frut i nje dickaje te papritur apo te rastesishme. Kjo mund te ndodhe vetem ne raste nje ne nje milion ku shkaktohet nje katastrofe. Revizionistet e historise se lashte besojne se shkaku i katastrofes ndodhet ne brendesi te kronologjise konvencionale te Egjyptit te Lashte te ciles gjate shtjellimit te kesaj teme do i referohem me germat CC. (Nga anglishtja Conventional Chronology). Kjo eshte pranuar si e sakte dhe perdorur direkt ose indirekt per te datuar pothuajse te gjithe civilizimet e hershme neper Europe dhe ne Lindjen e Afert. Kaq e tille eshte masa e kontrollit qe ushtrohet sot nga institucioni akademik sa ata nuk do toleronin aspak nje levizje revizioniste brenda per brenda. Pra ata nga jashte qe jane te interesuar dhe ku perfshihen disa nga shkenctaret me brilante dhe mendimtare perparimtare te cilet e quajne veten e tyre revizionist te historise se lashte, ju duhet te veprojne si hetues aksidentesh per kete katastrofe. Ata po hetojne cdo evidence te duhur me nje imtesi te admirueshme per te zbuluar dhe ekspozuar te gjitha ngjarjet dhe rastesite e pafata qe shtyn ne adoptimin e CC.

    Shoqeria per Studime Interdisiplinare ose The Society for Interdisciplinary Studies (SIS) u themelua ne vitin 1974 per te promovuar diskutimin dhe cuarjen me tej te ideve te Immanuel Velikovsky-t. Ai ishte nje nga te paret qe i terhoqi vemendjen publikut mbi faktin qe kronologjia e Egjyptit te Lashte ishte dhe vazhdon te jete tejet e gabuar. Si rezultat, faraonet e Dinastise se 18-te (D18) ku perfshihen te famshmit Mbreteresha Hatshepsut dhe Tutankhamun jane konsideruar te lashte me rreth 500 vjet. Ai mberriti ne kete perfundim mbas krahasimit te historive te hershme te Cifuteve dhe Egjyptianeve. Ne Testamentin e Vjeter ose Old Testament (OT) cifutet rregjistruan ngjarje te tilla si Zbritja ne Egjypt, Qendrimi i Perkohshem, Shtypja dhe Eksodi nga Egjypti dhe me pas fushatat ndaj tyre prej sunduesave egjyptiane Shishak dhe Zerah. Por asnje reference e qarte nuk mund te gjehet per asnje nga keto ngjarje ne historine Egjyptiane.

    Qe nga kohet e vona Viktoriane, historianet e lashtesise dhe arkeologet kane supozuar nga nje amalgam burimesh me te hershme se versioni i tyre konsensual mbi kronologjine Egjyptiane eshte i sigurt. Pra artifaktet egjyptiane te cilet u gjeten ne vende te ndryshme jashte Egjyptit u perdoren per te datuar arkeologjine e vendeve te tjera perreth Mesdheut te cilet nuk kishin gjetje arkeologjike te tyret. Per shembull, poceri nga Mikena ne Greqi u gjet ne Egjypt e pershkruar ne muret e varreve te mbreterve te dinastise se tetembedhjete (D18) dhe midis rrenojave te tempujve te tyre. Pra si fillim epoka mikenase u datua rreth fillimit te dinastise 18, pra 1400 p.e.s. Epoka mikenase mendohet se ka mbaruar ne kohen e dynjes Doriane ne jug te Greqise rreth 1200 p.e.s. Verejtja qe kjo ishte rreth 500 vjet me heret sesa besohej nga historianet grek e romak te cilet jetuan rreth 2000 vjet me afer periudhes ne fjale, u rrezua. Me pas arkeologet filluan te gjejne poceri mikenase ne vendet perreth Mesdheut Lindor. Kjo i coi ata ne perfundimin se kishte periudha boshe pushtimesh ne Greqi dhe ne vende te tjera mbas periudhes se epokes mikeanse, rreth shek 12 p.e.s. Krejt papritur me pas njerezit duket te jene shfaqur misteriozisht ne qytete dhe te vazhdonin civilizimin deri pak perpara shek 8 p.e.s. kur vazhdimesia me ne fund u vendos me periudhen klasike Greke dhe me te spikaturen perandorine neo asiriane. Keto boshlleqe pushtimesh prej 4-5 shekujsh u quajten 'Epokat e Erreta' ose Dark Ages dhe i kane pajisur studiuesit me nje shtrese te pasur konfuzioni dhe debatimi qe vazhdon deri ne ditet tona.

    Velikovsky, duke cituar nga raporte me te hershme arkeologjike, permendi shume debate midis arkeologeve te famshem te cilat u shkaktuan nga kerkesa e papritur per te interpretuar arkeologjine me nje tjeter shtrirje kohore te imponuar prej kesaj Dark Age. Shume ishin te hidhur ne komentet dhe veprimet e tyre dhe shume karriera pesuan deme te pariparueshme. Shume nga debatet u fshehen dhe nuk jane zgjidhur ne menyre te pelqyeshme as sot e kesaj dite. Arkeologjia, kur interpretohet me nje mendje te hapur, tani ka provuar pa asnje dyshim se Dark Ages nuk kane ekzistuar por prova vazhdon te injorohet. Interesi i ngushte mbi status quo sot eshte fitimtar. Shume te medha parash te publikut shpenzohen per te studiuar kete shpikje Viktoriane dhe me qindra libra te shkruara mbi Dark Ages kane deshtuar ne shpjegimin bindes se kauzes se tyre. Eshte e trishtueshme por duket se askush brenda botes akademike nuk ka kurajon publike qe te sfidoje supozimet themelore mbi te cilat eshte themeluar Egjyptologjia, paraardhesja e Dark Ages.

    Po ashtu ne menyre te trishtueshme pergjigje ndaj mendimit progresist ne boten akademike shpesh perpiqet te fundose progresistin dhe punen e tij me nje vale talljesh dhe keq interpretimesh. Dogma e Institucionit i cili kontrollon ne menyre te rrepte ate qe i mesohet gjenerates se ardhshme, nuk eshte mbrojtur asnjehere me egersi. Madje shpesh ka qene e gabuar. Per te dhene nje shembull ilustrues, Kisha Katolike dogji te gjalle Xhordano Brunon ne vitin 1600 e.s. mbasi ky i fundit refuzoi te besonte se Toka ishte qendra e Universit, nje dogme qe mesohej pa kundershtim per pothuajse 1300 vjet. Bota akademike e sotme ushtron nje kontroll akoma dhe te madh mbi ate qe mesohet dhe subjektet qe perzgjidhen per studime. Sistemi 'peer review' i pranuar politikisht ndonese i plasaritur keqasi, eshte loje ne doren e Ruajtesve te Dogmes te cilet kontrollojne botimet studimore duke i bere ato te vlefshme vetem nqs nuk kundershtojne teorite e tyre. Per Institucionin e viteve 1950, Velikovsky ishte edhe nje radical dhe nje i jashtem dhe ata ju pergjigjen atij duke perdorur menyre tipike mesjetare pergojimi dhe ndrydhje. Sidoqofte jashte botes akademike ai mori nje mbeshtetje te konsiderueshme dhe shume nga anomalite e dukshme dhe problemet e shkaktuara nga kronologjia fallco, prej kohesh jane bere subjekt i debateve intensive nga ana e revizionisteve te historise se lashte.

    Duke pranuar se themeli teorik i kronologjise se sotme Egjyptiane eshte gabim dhe duke pranuar sidomos evidencat e pakundershtueshte te arkeologjise, te gjitha problemet e Dark Ages mund te zgjidhen me nje te rene lapsi. Kjo do kursente me miliona paund nga parate e taksapaguesve sebashku me oret e panumerta te shpenzuara nga shkenctare te talentuar te cilet humbasin kohen dhe talentin e tyre ne zgjidhje te problemeve te pazgjidhshme. Vetem atehere e verteta mbi historine e lashte dhe zhvillimi i kultures dhe teknologjise mund te kuptohen drejte. Besueshmeria e shume dokumentave te mrekullueshme te kohes se lashte, perfshi ato qe permbahen ne Dhjaten e Vjeter me ne fund do marri vendin qe meriton. Perspektiva e historise se revizionizmit te historise se lashte qe po paraqitet ketu eshte marre ne teresi nga publikimet e SIS gjate 25 vjeteve. Gazeta te tjera referohen ne vende ku duhet mbushur boshlleku dhe kontribuesit e tyre kane kryer nje rrol te madh ne debatin e pergjithshem. Sidoqofte, SIS eshte drejtuesja prej kohesh e ketyre gazetave. Ne brendesi te faqeve te saj mund te gjehet urtesia e akumuluar ketu e aty nga qindra kontribues. Argumentat e tyre kolektive, disa prej te cilave do paraqiten ketu, shpresoj se do bindin lexuesin e paanshem se perbrenda Insitucionit duhet te filloje studimi i nje epoke me te vjeter ne datim te kronologjise Egjyptiane. Kjo do jete menyra me e mire per te zgjidhur numrin e madh te anakronizmave historike e arkeologjike qe kane dale ne drite gjate 150 viteve te fundit.

  2. #2
    Temen e postova gabimisht pa e mbaruar as 1/10 e saj. Por meqe shoh qe ka patur disa lexime atehere po zgjedh menyren tjeter. Po e le te konsumohet gradualisht ne lexim dhe mbasi te kem hedhur gjithe materialin, do e hap per diskutime.

  3. #3
    Nje skicim historik i rishikimit te historise Egjyptiane - deri ne vitin 1952




    Lashtesi e ekzagjeruar



    Eshte pranuar prej kohesh se gjithmone njerezit e ditur kane patur nje deshire per te ekzagjeruar lashtesine e te pareve te tyre. Sic e thote dhe shkollari venedikas Giambattista Vico (1700 e.s.), 'Ky opinion fallco mbi lashtesine e tyre u shkaktua ne rradhet e egjyptianeve nga vete truri njerezor qe shpesh shtyhet te besoje gjera qe nuk i di ose qe jane shume here me te medhaja sesa jane ne te vertete.' Evidenca per interesimin e njeriut ndaj lashtesise dhe deshira e tij e panginjur per ta ekzagjeruar mund te gjehet qe ne legjendat e hershme dhe shkrimet e para. Per shembull, kur mbreti babilonas Nabodinus (560 e.s.) i cili ishte njeri nga antikuaret e pare te njohur, gjeti nje tabele te nje tempulli te lashte te shkruar nga Naram-Sin, nipi i Sargonit te madh te Akkadias, ai shkruajte se ka qene aty e fshehur nga syri i njeriut per 3200 vjet. Ai ne kete menyre deklaronte se Perandoria e pare e madhe Akkadiane kishte filluar ne vitin 3600 p.e.s. ne kundershtim me perllogaritjen e sotme qe i afrohet 2000 p.e.s. Nje shekull me pas historiani i famshem grek Herodoti shkruajti se atij i ishte thene qe egjyptianet rregjistruan historine qe shkonte mbrapa ne kohe mbi 382 gjenerata pra 11.000 vjet para kohes kur ai jetoi. Sipas kalendarit tone kjo date perputhet me vitin 13.500 p.e.s. por ne ditet e sotme egjyptologet po rropaten qe te gjejne shkrime qe shkojne shume me teper mbrapa ne kohe sesa 3000 p.e.s.

    Sic do shohim, kjo deshire per te ekzagjeruar antikitetin ka mbetur e pandryshueshme gjate shekujve qe pasuan. Perpara se evidenca kundershtuese te dilte ne drite, datimi i Nabonidus per dinastine Akkadiane merrej si i qene dhe vetem njeqind vjet me pare Muzeumi Britanik, ai bastion i institucionit te kronologjise, me krenari vinte ne vitrine nje tabele me kuneiform nga Asiria qe datonte 4500 p.e.s. Kjo ishte me shume se 2000 vjet me heret sesa pranohet sot. Ne fund te epokes Viktoriane, Petrie datonte dinastine e pare Egjyptiane perpara 5000 p.e.s. ne kundershtim me 3000 p.e.s. qe pretendojme sot. Madje edhe Woolley ne vitet 1930 vazhdonte te perdorte datimet e Nabonidus ndaj dinastive te hershme Mesapotame per te treguar se keto paradatonin ato te Egjyptit te Lashte.

    Magjia e lashtesise mund te jete arsyeja e njeres prej pikave kyce te dogmes qe mbeshtjell kronologjite e lashta te Egjyptit dhe Mesapotamise. Ky eshte nje supozim i pergjithshem se te gjitha listat e mbreterve duhet te lexohen si lista vazhduese te sunduesve te cilet drejtonin teresine e vendeve te tyre. Ky supozim injoron faktin qe ne dime mbi kohet shume te hershme kur shpesh mbreterit ndanin trashegimine e fronit te tyre ne menyre te barabarte midis femijeve pra vendi ishte mbreterohej vazhdimisht nga shume mbreter ne qytet shtete te vogla. Po ashtu injoron problemet e jetes se vertete te shume 'mbretereshave', konfliktet mbi trashegimine, usurpatoret, dhe nevojen per nje bashke sundues kur mbreti ishte shume i ri ose shume i moshuar, i pamesuar ose pa forca per te kryer detyrat e tij. Pra qe te trajtosh nje 'liste te vjeter mbreterish' e ardhur e transmetuar ne ditet tona nga historianet e lashte pa asnje njohuri mbi autenticitetin e burimeve ose shenimet sqaruese dhe te supozosh se mbreterit ishin sundues te vetem te te gjithe vendit, automatikisht kjo i ben civilizimet te duken shume te vjetra. Kur arkeologjia intepreton me sy te pamjegulluar nga kjo dogme, ne menyre te vazhdueshme deshton qe te mbeshtese keto datime te hershme. Ser Isaac Newton ne vepren e tij te publikuar kohet e fundit "Origjinaliteti i Monarkive" jep nje shpjegim bindes sesi ishin formuar shume monarki te lashta dhe qe nje dite mund te na ndihmoje drejt nje interpretimi me te arsyeshem te listes se lashte te mbreterve te Egjyptit dhe Mesapotamise.







    Historianet e hershem Greke dhe Aleksandrian






    Revizionistet kane nje gjeanologji te gjate dhe te dallueshme. Shqetesimi mbi epoken e vertete te civilizimeve me te hershme dhe momentet e kthesave kyce ne histori kane qene gjithmone nje pjese integrale e historise. Qe kur njeriu mesoi te shkruante, ata filluan te rregjistronin ngjarje historike. Kjo daton pikerisht qe ne kohen e permbytjes se lashte e pershkruar ne literaturat e shume civilizimeve te hershme neper bote si dhe rrefenjat per epoka te arta, katastrofa dhe nje bote te kercenuar vazhdimisht nga nje sistem i paqendrueshem diellor.

    Njeri nga te paret qe solli historine e Egjyptit te Lashte perpara vemendjes se botesh se jashteme ishte Herodoti , rreth vitit 450 p.e.s. Sic permendet me siper ai i jepte kredite egjyptianeve me nje histori te rregjistruar qe kishte nje gjatesi shume te ekzagjeruar. Duke supozuar tre breza mbreterish per cdo njeqind vjet, ai llogariti se kjo te conte rreth 11.000 vjet perpara kohes se tij. Por ai po ashtu shkroi dhe nje skice te shkurter kronologjike te ngjarjeve historike te ndodhura nen sundimin e disa mbreterve me te vonet sic ju treguan ato nga prifterinjte egjyptiane, shumica e te cilave sot eshte verifikuar. Doreshkrimi i tij permend Sesostris mbase si nga luftetaret me te famshem dhe ndertuesit e dinastise se faraoneve. Ai permend se Helena e Trojes per te cilen u be Lufta e Trojes u be ne Egjypt gjate sundimit te mbretit Proteus. Sidoqofte emrat e mbreterve Egjyptiane kur perkthehen ne greqishten e vjeter shnderrohen ne shumicen e rasteve ne menyre te pashprese te panjohur dhe emri Proteus qe do te thote 'princ' ne greqisht nuk njihet nga perkthimet tona te emrave ne mbishkrimet e monumenteve Egjyptiane. Por pika me e debatueshme eshte se kronologjia e tij le te kuptoje se piramidat e Gizes, te ndertuata nga faraonet e Mbreterise se Vjeter, ne fakt ishin ndertuar mbas epokes se Mbreterise se Mesme, dinastia e 12 e faraoneve. Natyrisht qe ai deshton qe ti japi piramidave nje lashtesi me te madhe.

    Ne shekullin e 3 nje numer i madh shkrimesh te historise se lashte Cifute u soll ne Egjypt gjate kohes se Ptolemeut dhe u perkthye ne greqisht si Septuagint. Ky version i hershem i Dhjates se Vjeter fliste per historine e Izraeliteve shume mbrapa ne kohe, ne vete fillimin e jetes ne Toke. Dhe ketu ne Aleksandri, ndofta per here te pare, prifterinjte shkollare nga Greqia, Egjypti dhe Mesapotamia u perballen me evidencat e detajuara per lashtesine e cifuteve. Kombe te tjera te pushtuara nga Maqedonasit e ndjene te nevojshme qe te konkuronin ne rrafshin e lashtesise. Manetho, nje prift dhe shkrues i Heliopolis si dhe kaldeani Berosus, nje prift i Belusit, te cilet lulezuan gjate sundimit te Ptolemeut (Philadelphus-- 285-247) shkruan dokumenta ne greqisht per historine sipas prespektives se vendeve te tyre respektive. Gjate pershkrimit nga te zhdukurit tek pushtuesit te dy shkruesit u perpoqen te demonstronin se njerezit e zhdukur ishin pasardhes te nje civilizimi shume te vjeter e fisnik. Berossus ne Chaldaika to Antiothos I deklaron se e bazon historine e tij ne arkivat astronomik babilonas prej 473.000 vjecare. Manetho, ne Aegyptiaca to Ptolemeios Philadelphos flet per nje histori egjyptiane prej 30 dinastish me 113 gjenerata qe perbejne 36.525 vjet, nje gjeanologji qe i ben greket te duken si femije dhe fare te parendesishem. Ne histori po ashtu ai bie ne kontradikte ndaj Herodotit ne shume raste. Profesor Waddell ne perkthimin e tij te veprave te Manethos ka thene se puna e Berossus dhe Manethos duhet te shihen thelbesisht si nje shprehje rivaliteti midis Ptolemeut dhe Antiokusit, ku sejcili perpiqej qe te paraqiste civilizimin perkates si me te lashte. Dhe si pjese e studimeve historike, aleksandrinet po ashtu duhet te jene perpjekur qe te identifikojne faraonet egjyptiane te permendur ne Dhjaten e Vjeter.

    Erastoteni (275-194), drejtuesi i Bibliotekes se Aleksandrise disa dekada mbas Manethos ju bashkangjit lojes se lashtesise per llogari te Greqise. Ai studioi veprat e Homerit, Manethos dhe historianeve te tjere te hershem grek dhe nxorri nje date per Luften e Trojes se 1193-1183. Ai doli ne kete konkluzion mbas identifikimit te 17 mbretereve Spartane te cilet sunduan ne vazhdimesi mbas kthimit te Heraclidae ne Termopile. Me pas ai supozoi se tre gjenerata zgjaten 100 ose 120 vjet dhe arriti ne nje total prej 622 vitesh per gjithe kohen e mbreterimit te tyre. Ky datim i hershem eshte debatuar me force ne ate kohe prej te tjereve, perfshi ketu dhe disa familje sundimtaresh greke te cilet ishin ne gjendje qe te gjenin gjeanologjine e te pareve te tyre te cilet luftuan ne Troje. Ata thane se kjo date ishte shume heret mbi 300 me heret sesa duhej dhe se lufta kishte mbaruar jo me shume se tre gjenerata perpara fillimit te Lojrave te para Olimpike ne vitin 776. Pausanias raporton se debati u qetesua pjeserisht mbas lejimit te bashkjeteses se te dyja pikpamjeve, me Lojrat Olimpike qe filluan ne shek 12 dhe rifillimin e tyre ne shek 8 me 400 vjet boshkllek. Sot evidenca gjeanologjike nga disa sundues greke serisht injorohet dhe kronologjia konvencionale (CC) ka perqafuar datimin e shek 12 per Trojen. Fakti qe ai perdori ato kohezgjatje qesharake mesatare te sundimeve mbreterore, injorohet sipas qejfit.

    Diodori i Sicilise, 80-20 p.e.s. ishte nje historian grek i cili shkruajti 40 libra mbi historine e botes te quajtura ne menyre kolektive si Biblioteka e Historise. Per egjyptologet kontributi me i cmueshem i tij ishte pershkrimi i fushatave te mbreterve persiane ndaj Egjyptit. Ne tre te parat, Ataxerxes II u mund nga nje mbret egjyptian te cilin Diodori e quan Nectanebos i cili i ridha lirine Egjyptit per 25 vjet perpara pushtimit te dyte persian nga Artaxerxes III. Cuditerisht asnje e dhene per kete vitore madheshtore egjyptiane nuk shfaqet ne monumentet e Nekhthorheb, mbreti i cili nga shume egjyptologe eshte zgjedhur, mbas debateve pa fund, qe te identifikohet si Nectanebos i Diodorit. Mungesa e cdo rekordi, ndertesa te reja ose edhe ndonje theror ndaj perendive per te nderuar nje arritje kaq te madhe, duhet patjeter qe te zgjoje dyshime.

    Sebashku me daten e Lufte se Trojes, datat e themelimit te Romes dhe te Kartagjenes dhe historia e cifuteve po ashtu kane qene subjekte debatesh te nxehta. Ne mbrojte te deklarates se Apionit se cifutet ishin nje popull i ri, Josephus (rreth 80 e.s.), nje historian cifut nen Perandorine Romake, shkroi esen e famshme historike 'Contra Apion' qe referohet gjeresisht ne punimet e Manethos. Ai zbuloi shume nga gabimet e Manethos dhe me ngulmim kerkoi te pergenjeshtronte thenien e Manethos se kur Hyksos u perzu nga Egjypti, ata me pas shkuan ne Judea ku themeluan Jeruzalemin.

  4. #4
    Kronologet e hershem kristiane



    Veprat origjinale te te dyve, Manethos dhe Berossus tashme kane humbur por disa nga ato te Manethos kane arritur ne duart tona ne formen e pjesezave te shkeputura dhe citime nga autore koherente dhe te me vonet si ata qe u permenden me siper. Konspektet e listes se mbreterve te Manethos nga dy kronologet Kristiane, Africanus rreth 220 e.s. dhe Eusebius rreth 320 e.s. po ashtu kane mbijetuar. Nuk kemi asnje menyre per te ditur nese ato qe mbijetuan ne hapesiren kohore prej 500 vjetesh per tu vene ne dispozicion te ketyre dy autoreve nga veprat e Manethos ishin fragmente te listes se mbretereve apo veprat e tija te plota. Sidoqofte ajo qe ishte ne dispozicion te tyre pa dyshim ka qene e paplote dhe e pashpjegueshme pasi te dyja versionet variojne ndjeshem nga njeri tjetri. Africanus jep nje total prej 561 mbreterish sundimtare ne 5524 vjet ndersa Eusebius permend 361 mbreter qe sunduan per 4480-4780 vjet. Nuk ka asnje shenim shoqerues per te shpjeguar sesi ishin nxjerre keto lista ose sesi duhet te interpretohen. Por ne ndryshim nga Manetho, ata ishin te dy historiane Kristiane, pra te dy u perpoqen qe te identifikonin sinkronizmin midis historive biblike dhe egjyptianeve te lashte.

    Syncellus, i njohur ndryshe dhe si Xhorxh Murgu, duke shkruar nga Konstandinopoja ne 800 e.s. ishte burimi jone i mbijetuar mbi veprat e Manethos ndonese ai nuk na thote asgje per burimet e tija te materialeve. Ai eshte po ashtu i vetmi burim i nje vepre te cilen ja atribon Manethos te quajtur 'Libri i Sothis' . Ky jep nje liste te mbreterve Egjyptiane me shenime qe lidhin ngjarjet historike egjyptiane dhe ato cifute. Ne vetem mund te spekulojme ne faktin sesa nga kjo ka rrjedhur prej Manethos por te pakten na jep emrat ne nje renditje qe natyrisht eshte konsideruar si jo kronologjike. Ve ne dukje se mbreti Thuoris sundoi Egjyptin ne kohen e fundit te Luftes se Trojes dhe jo Proteus sic e jep Herodoti. Perfshin nje mbret te quajtur Susakeim kund te cilit ve ne dukje se 'Ky mbret solli libianet, etiopianet dhe trogloditet perpara Jeruzalemit.' Susakeim natyrisht eshte bere me qellimin per te barazuar 'Susakim' te Septuagint. Per shkak se ai ishte emeruar rreth shtate mbreterime perpara te parit mbret Osorkon, faraoni Susakim u supozua se ka qene Sheshonk I ose D22 (Dinastia e 22). Libri i Sothis sot nuk merret ne konsiderate duke u quajtur si jo me vlera historike. Por pavaresisht nga pasaktesite e shumta te njohura te veprave te Manethos kjo lidhje midis historise egjyptiane dhe asaj cifute merret parasysh. Sot eshte shtylla e vetme me e rendesisshme qe mbeshtet datat shume te hershme te kronologjise konvencionale egjyptiane.

    Duket qarte qe edhe sikur te kishim veprat e plota te Manethos do ishte e gabuar te supozohej, me kaq shume dokumentime te humbura, se historianet e hershem si Manetho, Eusebius, Africanus, Josephus dhe Syncellus aktualisht njihnin historine e vertete te hershme egjyptiane me mire sesa versioni i thene prej Herodotit. E vetmja histori qe paradaton ardhjen e Septuagint ne Egjyt dhe Greqi ishte Dhjata e Vjeter e shkruar prej cifuteve. Kjo i dha Qendrimit te tyre ne Egjypt dhe Eksodit prej aty vleren e nje ngjarje te madhe historike. Debimi me i rendesishem i nje rrace aziatike nga Egjypti ne kohet para Asiriane sic kujtohet nga egjyptianet dhe greket ishte perzenia e Hyksos. Nese duhet ti besojme teksteve egjyptiane, egjyptianet po ashtu perzune nje numer te madh leperesh por kjo eshte e veshtire per tu pranuar si te ishin nje grup i tere etnik. Keto fakte mund te shpjegojne pse disa historiane te hershem egjyptiane dhe greke dolen ne perfundimin, sic beri dhe Manetho, se cifutet ishin te dy bashke, hyksos dhe lepers. Amalekitet, qe sipas Dhjates se Vjeter shkuan ne Egjypt ne kohen e Eksodit te Izraeliteve dhe qe thuhej se nje here e nje kohe ishin njeri nga kombet me te lavdishme, jane zhdukur prej kohesh. Historianet arabe te Mesjetes vazhdimisht na kane thene se Amalekites pushtuan Egjyptin fare pa lufte dhe sunduan aty per disa shekuj por greket Ptolemaike nuk mund te pritet qe te dinin dicka per kete gje. Nese fenikasit dhe mikenasit sunduan njehere e nje kohe Egjyptin si 'mbreter te tokave te huaja' kujtimet per ta jane harruar prej shume kohesh. Duke dale ne perfundimin se cifutet ishin hyksos-t, keta historiane te hershem u munduan dhimbshem qe te gjenin indentifikime te mundeshme alternative per mbreter te ndryshem egjyptiane te permendur ne Septuagint. Te gjitha komentet qe lidhin historine cifute me mbreter te caktuar egjyptiane si Susakim qe na qenka Shoshenq I, i thene ne versione te ndryshme te 'Manetho', mund te jene fare mire si gjetja e tyre me ekselente. Manetho po ashtu mund te jete gabim ne keto opinione sic ka qene gabim ne shume deklarata te tjera duke na kaluar ne nje version te tere te gabuar te historise antike.






    Sir Isaac Newton, i Pari nga Revizionistet me te Medhenj





    o Studimet historike te Newton






    Sir Isaac Newton (1643-1727) ka qene mbase revizionisti i pare me i madh. Ne vitin 1700, tashme i famshem per zbulimet e tij mbi gravitetin dhe i mirenjohur si gjeni ne te gjithe boten akademike te asaj kohe, ai ishte po aq i zene me studimin e historise se lashte. Ai tregoi se historia e lashte eshte bere e lashte me disa shekuj me shume dhe ishte i pari qe deklaroi se Sesostris i Herodotit, pushtimet e te cilit ishin te njejta me ato te Tutmesit III, ishte ne fakt Shishaku biblik. Pra vepra e tij ofron nje mbeshtetje te fuqishme ndaj asaj te Velikovskyt. Ndersa evidencat e arkeologjise moderne kane shfaqur te krisura ne rindertimet e tij historike, rishikimet dhe vleresimet e burimeve te shumta te historise se lashte kerkojne vemendjen tone. Zbulimet e nje shkenctari padyshim gjeni, prej me shume se pesedhjet vjete studim te historise se lashte jane te pashoqe ne autoritetin e tyre. Newton i kushtoi pjesen me te madhe te kohes dhe vlerave te tij intelektuale kesaj pune, gje qe eshte e veshtire per ne pra ka shume per te mesuar prej tij. Duke qene se vepra e tij eshte pak e njohur ajo meriton nje skicim te shkurter.




    o Trajtimi i revizionit historik te Newton




    Kronologet e rrymes qendrore te epokes se Newton si Ussher ishin thelbesisht dakort me njehsimin e bazuar tek Dhjata e Vjeter i cili provonte se bota ishte rreth 4.000 vjecare ne kohen e lindjes se Krishtit. Intervalet bazike midis Adamit, Permbytjes, Abrahamit, Joshua, Davidit, zenia nga Babilonasit dhe Krishi ishin blloqet ndertuese te kronologjise boterore. Sipas Josephus, Solomoni thuhet se kishte mbreteruar per 80 vjet dhe besohej se kishte vdekur rreth 970 p.e.s. Disa mendimtare radikale ne menyre sekrete po ngrinin dyshime mbi nje planet me moshe kaq te re duke sugjeruar se bota duhet te jete ose e perjetshme ose qindra mijera vjet e vjeter, por forca e Institucionit ishte kaq e madhe se opinione te tilla nuk mund te thuheshin me ze te larte. Studimet e tija e cuan Newton ne konkluzionin se Cifutet ishin me te lashtet nga popujt e civilizuar. Me Biblen si burimin e tij kryesor historik ai u perpoq qe te bente nje lidhje me ngjarjet e rregjistruara ne historite pagane Egjyptit, Greqise, Asirise, Babilonise, Persise dhe Italise dhe ti pershtaste ato ne nje sekuence te duhur kronologjike. Kronologjia e pranuar per mbreterite e lashta te cilat nuk 'perputheshin me historine e shenjte' duhet te ishin fallco. Nje kristian i devotshem por dhe nje kritikues guximtar i Bibles, ai zbuloi shume mosperputhje ne brendesi dhe midis versioneve te Mbretit Xhejms, Masoretic, Samaritan dhe Septuagint. Ai ishte i gatshem qe te rregullonte disa nga fjalet ose numrat e Dhjates se Vjeter ose kohezgjatjen e disa ngjarjeve per tu perputhur me kronologjine e tij.

    Pozicionimi i tij radikal ishte per te minuar vlefshmerine e kronologeve te lashte te cilet binin ne kundershtim me Shkrimet si dhe me astronomine e re, qe edhe keshtu perseri u kopjuan nga te gjithe modernet. Fillimisht ai pergatiti nje kritite te kronologeve te lashte, vecanerisht Aleksandrineve. Me pas ai nxorri 'prova' te bazuara ne astronomi per te rregulluar disa data kyce. Nga nje sinteze e evidences se mirefillte ai rimodeloi historine e lashte. Per te realizuar kete ai perdori nje mesatare mbreterimi prej 18-20 vjetesh qe e nxorri nga studimi i te gjitha teksteve te lashta te njohura mbi mbreterite. Ne kete menyre Newton tregoi se 45 ose 33 vjet sic perdoreshin nga Aleksandrinet ishte nje kohe shume e gjate per nje gjenerate mbreterisht, duke rezultuar ne data te cilat ishin shume te lashta. Sic e shpjegon ai, mbreterit ishin subjekt vrasjesh, turbullirash, dhune dhe po ashtu shpesh vellezer e xhaxhallare ja dilnin te merrnin ne kontroll mbreterite duke cuar keshtu ne mbreterime afatshkurtra. Te marra sebashku, llojet e ndryshme te evidencave perbenin nje trup solid provash bashkerenduese.



    o Serioziteti i burimeve te hershme



    Kronologet e hershem kishin jetuar shume kohe mbas ngjarjeve pra nuk mund ti dinin faktet. Paragjykimet e tyre u ekspozuan sic u ekspozua dhe perdorimi nga ana e tyre e nje kohezgjatje e tepruar mbreterimi. Ai tha se perpara mbreterive dhe perandorive, 'cdo mbret ndante territoret e tij midis femijeve deri sa nuk kishte me vend per ndarje. ' Ne Egjypt, ashtu si dhe ne vende te tjera kishte shume 'mbreteri'. Nje mbret shkruan ai, nuk vendoste asnjehere me shume se nje fe ne vendin e tij pra diversiteti i feve ne Egjypt lindi nga diversiteti i mbreterive ne epokat e hershme te tyre.' Te urryerit e tij te preferuar ishin Manetho dhe Berosus. Pervec ekzagjerimit te historise sic permendem, Newton ankohej se Manetho ndonjehere raportonte dy here te njejten mbreteri nen emra te ndryshem, listonte mbreter ne rradhitje te gabuar, korruptonte emrat e tyre, perseriste ato vazhdimisht dhe perfshinte emra te burrave dhe grave te shquara te cilet ishin vetem te aferm ose nenpunesit e shtetit. Manetho po ashtu shtrihu ne dinasti pasuese per te gjithe Egjyptin disa nga mbreterit lokale kontemporane zoterimet e te cileve nuk shkonin asnjehere me shume se nje qytet i vetem. Newton besonte se mbreterit e Manethos kishin sunduar ne zona te ndryshme ne kohet e hershme kur Egjypti ishte i ndare ne mbreteri te vogla dhe se prifterinjte nga dokumentat e disa qyteteve, 'mblodhen te gjitha keto ne nje vazhdimesi pasuese per te bere moshen e zotave te tyre te dukej e lashte'.

    Po ashtu, ai e quante Eratosthene dhe pasuesin e tij Apollodorus 'kriminele te medhenj qe korruptuan kronologjine boterore'. Duke perdorur kohezgjatje eksesive mbreterimi 'ata e bene lashtesine e Greqise 300-400 vjet me shume sesa eshte ne te vertete.' Ctesias po ashtu u akuzua per shtrembrim te historise duke e bere ate me shume se 3000 vjet nga cfare ishte ne te vertete dhe per falsifikime emrash sipas qejfit. Manetho dhe Diodori ishin gabim kur i quajten lufterat e Saul dhe te Davidit ndaj Filistineve si ato te barinjve (psh Hyksosi i Manethos) te perzene nga Egjypti dhe luftimi per te marre Palestinen e ndertuar Jeruzalemin. Ai pranon se kronografet e me vonshem kristiane Julius Africanus dhe Eusebius paten fare pak mundesi per te riparuar gabimet e vepres origjinale te Manethos.

    Besimi i gjere qe ekzistonte se civilizimet e lashta kishin dijeni dhe mbanin dokumentime mbi vete lashtesine e tyre po ashtu u ekspozua si fallco. Newton tregoi se dokumentat e lashta te shume vendeve ishin zhdukur si pasoje e luftrave dhe pushtimeve. Egjyptianet ishin pushtuar pa nderprerje nga Hyksot, Etiopianet, Asirianet, Babilonasit dhe Perset. Te gjtiha dokumentet e tyre ishin marre me vete nga Cambyses dhe perseri nga Ochus. Analet e Tyrians mesa duket rane ne dore te grekeve dhe u perkthyen ne greqisht por si perkthimi ashtu dhe origjinali kane humbur tashme. Dokumentat e vjetra te Latineve u dogjen nga Gauls 64 vjet perpara vdekjes se Aleksandrit te Madh. Analet e Kartagjenes rane ne dore te romakeve por humben ose u shkaterruan kur u dogj Kartagjena. Edhe kronologjite e kombeve me anale te shkruara ishin te dyshimta. Shume nga dokumentat e epokave te lashta jane shkaterruar gjate luftrave te panumerta. Ajo qe eshte eshte thene per kombet perpara Olimpiadave 'eshte e paqarte dhe e erret'.

    Sipas opinionit te Newton, burimet me te besueshme historike ishin 'Dhjata e Vjeter, Kanoni Kronologjik i Ptolemeut dhe librat e Tobit, Judith, Herodotit, Tuqididit, Analet e Tyre dhe Kartagjenes sic jepen nga Josephus dhe ajo qe eshte marre nga momumentet e lashta dhe dokumentat prej Diodorit, Strabonit, Pausanit, Josephus si dhe disa te tjereve deri ne mbreterimin e Mbretit Darius te Persise'. Historia e hershme egjyptiane e Herodotit ishte me pak e sakte pasi arkivat e tyre kishin vuajtur shume gjate mbreterimit te Etiopianeve dhe Asirianeve. Newton bie dakort me Josephus se Sesostris i Herodotit ishte Sesac dhe liston disa variante te emrit Sesostris ne formen greke per te treguar se nje gabim i tille ishte gjuhesisht i pranueshem. Qe Sesostris ishte Tutmesi III, kjo gjen nje mbeshtetje direkte nga Homeri i cili na thote se Memnon (psh Amenophis III) ishte ne Troje gje qe Netwon e daton rreth 70-90 vjet mbas vdekjes se Solomonit.

  5. #5
    o Datimi astronomik i Newton

    Newton ishte i pari dhe i vetmi revizionist qe perdori precesionin e shenjave te zodiakut per te rillogaritur tre data te hershme ku te lashtet kishin rregjistruar informacionin e duhur. Njera prej tyre ishte ekspedita e Argonauteve. Ne historine e Jasonit dhe Argonauteve, thuhet se u ndertua nje glob primitiv ne te cilin u shenua pozicioni i ekliptikes kur kalonte ne pjese specifike te shenjave te horoskopit (Zodiakut). Duke perdorur si baze vitin 1689 e.s. dhe kursin e tij te precesionit prej 72 vjet cdo grade, sfera primitive mund te vendoset 2627 vjet me heret - 939 p.e.s. Kjo ishte pothuajse 40-60 vjet me pas sesa vdekja e Solomonit rreth vitin 980, sipas Ussher. Kjo ishte nje evidence e ndare dhe e pavarur qe mbeshteste konkluzionin e njejte te nxjerre prej gjeanologjive te cilat i referoheshin gjatesive me reale te jetes se mbreterve. Nga kjo u caktua dhe nje date per betejen e Trojes nga evidenca e Herodotit i cili tha se ishte nje brez mbas udhetimit per ne Kolkide, toka e Lekures se Arte. Si rezultat renia e Trojes u datua rreth 900 p.e.s.




    o Vdekja e Rindertimit Historik



    Rindertimi qe beri Newton shkaktoi nje buje nderkombetare. Ai u kritikua si perpara ashtu dhe pas vdekjes nga shume studiues te cilet donin qe te forconin pozitat e tyre duke ekspozuar dobesite e punes se Newton. Ne ndryshim nga matematika, pjesa me e madhe e historise eshte e bazuar mbi probabilitetet dhe spekullimet pra sulmi ndaj tij nuk ishte aspak i veshtire. Nje pike e madhe e dobet ishte deklarata e paepur se monarkia e pare e madhe ishte ajo e Solomonit. Kjo e beri ate te ndeshet me nje problem shume te madh. Nje lexim i Bibles duket se jep nje lashtesi me te madhe mbi institucionet mbreterore Egjyptiane dhe ato Asiriane. Pamja biblike e Egjyptit te kohes se Mojsiut eshte goxha e madhe dhe Newton asnjehere nuk e zgjidhi kete problem ne menyre te kenaqeshme. Ai doli ne perfundimin se meqe ne nje moment te caktuar izraelitet 'u shperndane ne te gjithe token e kesaj mbreterie' ne dy dite per te mbledhur kashte, atehere Egjypti i Mojsiut perbente vetem nje pjese te zonen se deltes se Nilit. Debati qe ai filloi zgjati edhe per nje shekull me shume por gjithmone e me shume ishin kritiket ata qe fitonin hapesire sesa mbeshtetesit e tij. Ne shekullin e 19-te kur u mundesua leximi i hieroglifeve egjyptiane, deshira per te ekzagjeruar lashtesine serisht shfaqi influencen e saj tunduese. Listat e mbreterve te gjetura ne varret ne Abydos dhe Saqqara si dhe tekste te tjera u lexuan si te ishin nje mbeshtetje e atyre te Manethos. Si rezultat mbas nje shekulli debatesh historianet e flaken punen historike te Newton ne harresen akademike.




    Konkluzionet nga Newton historiani



    Disa konkluzione te rendesishme te studimeve historike te Newton jane:

    1. Historianet e hershem greke dhe aleksandriane si Erastoteni, Manetho dhe Berossus tregohet se kane ekzagjeruar shume lashtesine e Egjyptit dhe Asirise.

    2. Datat klasike te Luftes se Trojes jane dhene duke mbeshtetur bashkarisht evidenca si letrare ashtu dhe kronologjike qe jane te pakten 300 vjet me te hershme e megjithate kronologjia konvencionale vazhdon ti mbeshtese ato.

    3. As Newton dhe as ndonje nga historianet ne 2000 vitet e fundit nuk ka patur dijeni per ndonje Epoke te Zeze Greke. Gjeanologjite e disa linjave te mbreterve gjate Luftes se Trojes e deri ne periudhen Klasike te Greqise se Lashte tregojne se kjo periudhe eshte e paraqitur me se miri. E megjithate Egjyptologjia ka kerkuar shpikjen Viktoriane te te ashqutuajtures Epoka e Zeze Greke per te mbeshtetur kronologjine e saj te varur te Manethos.

    4. Newton ra dakort me Josephus se Shishak Biblikal ishte Sesostris i Herodotit dhe se Herodoti thjesht ka kuptuar emrin gabim. Per aq sa eshte thene ne lidhje me Sesostris, fushatat e tij te shpeshta perreth Azise dhe pushtimi i tij i Nubise perputhet ne menyre perfekte me faraonin emrin e te cilit ne tani e lexojme si Tutmesi III.

    5. As Newton dhe as paraardhesit e tij nuk kishin dijeni fare mbi periudhen e sundimit Libian ne Egjypt dhe identiteti i Manethos mbi Shishak me nje te ashtuquajtur faraon Libian te quajtur Shoshenq, ishte i gabuar.




    Lindja e Egjyptologjise dhe Kronologjia Fallco




    Interesi mbareboteror mbi Egjyptologjine kapi majat mbasi Napoleoni dhe dijetaret e tij sollen boten e e Egjyptit te Lashte ne qender te vemendjes ne fillimet e shekullit 19-te. Shkollaret nga shume vende, sebashku me kerkuesit e thesareve dhe vandalet zbriten ne Luginen e Nilit. Shume nga pasaniket e klases se larte Britanike filluan te blene koleksione te antikiteteve egjyptiane. Kur shkollari britanik Thomas Young, i pasuar nga Champollion mesuan sesi te lexonin hieroglifet, egjyptologet filluan te shihnin emrat e mbreterve te permendur nga Herodoti dhe Manetho, te shfaqeshin para syve te tyre neper momumentet e lashta egjyptiane. Identifikimi i Shoshenk I si Shishaku Biblik prej Manetho/Syncellus u konfirmua nga Champollion ne vitin 1828 kur ai lexoi relievet e murit te Shoshenk I ne Karnak. Aty permendeshin me te madhe emrat e disa qyteteve Palestineze te pushtuara prej tij gjate njeres prej fushtave. Lista e mbreterve te Manethos sebashku me te tjerat e gjetura neper varre dhe papiruse u perdoren sebashku me datat biblike per Abrahamin, Eksodin dhe Shishak per te formuluar kendveshtrime me informuese mbi lashtesine e historise se Egjyptit. Departamente universitetesh dhe muzeume te vecanta u krijuan menjehere ne te gjithe boten per te studiuar Egjyptologjine. Librat mesimore filluan te perhapen me shumice dhe natyrisht, egjyptologet ndoqen ngjitjen natyrale te paraardhesve te tyre ne tendencen per te datuar cdo gje sa me te lashte te ishte e mundur.

    Rreth fillimit te shekullit, koncepti i Datimit Sothic i propozuar fillimisht nga egjyptologet gjermane filloi te pranohej si nje mjet i perllogaritjeve te datave qe me pare nuk ishin bere te mundura per fundin e Mbreterimit te Mesem dhe fillimin e Mbreterimit te Ri. Ndonese nuk u gjet asnjehere ndonje evidence qe te ishte perdorur nga egjyptianet, Datimi Sothic u be pjese dogmes se pranuar egjyptologe mbasi u perqafua nga J H Breasted ne punimin e tij shume influencues 'Dokumentat e Lashta te Egjyptit' (1906). Ne ate kohe pothuajse te gjithe mbreterit e Manethos supozoheshin te kishin mbreteruar te vetem dhe ne menyre te pashkeputur ne te gjithe Egjyptin dhe Petrie e datonte fillimin e Dinastise se Pare perpara vitit 5000 p.e.s. Eusebius, 1600 vjet me heret, kishte paralajmeruar se lista e mbreterve te Manethos nuk duhet lexuar si nje liste sekuenciale pasi ne ate liste ishte e mundur te ishin perfshire emrat e dinastive qe sunduan ne konkurrence me njera tjetren ne pjese te ndryshme te Egjyptit. Ska nevoje te permendet por ky paralajmerim eshte injoruar ne menyre konstante.






    Shpikja e Epokes se Erret dhe debati qe e pasoi





    Kur Schliemann germoi te famshmin Pusin e Varreve ne Mikene, Greqi ne vitin 1870 ai gjeti aty disa zbukurime qe mbanin emrin e Amenhotep III dhe gruas se tij, mbretereshes Tiy. Pra kur Petrie me pas gjeti poceri te ngjashme mikenase ne kryeqytetin e faraonit jetshkurter Akhenaten ne Amarana, qytet ky midis Memfisit dhe Tebes, kaq e forte ishte bindja ne saktesine e kronologjise egjyptiane sa u perdor per te datuar te gjithe permbajtjen e varreve te epokes se Vonet Helenase ne Mikene jo me shume se 1300 p.e.s. Data Egjyptiane po ashtu u aplikuan dhe ne vendgermime e artifakte si dhe ne cdo gje tjeter bashkekohese me to si ne rastin e dizajnimeve arkitektonike e teknologjike. Historianet e Artit dhe shkollare te tjere vune ne dukje ngjashmerine e madhe me to letesisht te datueshme ne Greqi, Siri dhe Mesapotami duke konkluduar se i perkisnin nje periudhe dicka rreth 500-700 vjet me te vonet. Per shkak te ketyre ngjashmerive shume studiues duke perfshire dhe Petrie fillimisht pranuan datat me te hershme egjyptiane si fillimin e epokes Mikenase por konkluduan se duhet te kete zgjatur rreth 700-800 vjet duke e shkrire vazhdimisht me periudhen e Greqise Arkaike te shekullit te 7 p.e.s. Por ne fillim te shek 20 u be e qarte, serisht nga arkeologjia dhe datat egjyptiane se epoka Mikenase perfundoi me jo me vone sesa rreth vitit 1200 p.e.s. Sipas traditave Greke, mikenasit besohej se u pushtuan nga Dorianet qe erdhen prej Greqise Veriore, megjithese nuk u gjet asnje evidence ne Greqi per njerez te tille qe te mund te mbushnin boshllikun midis shek 12 dhe 9-te. Per te mbushur keto vite boshe u krijua koncepti i Epokes se Erret te Greqise.

    Asnjehere nuk eshte ofruar ndonje shpjegim rracional qe te shpjegoje pse u zhduken greket, ku shkuan, pse u kthyen dhe si ja dolen qe te perserisnin zhvillimin e tyre kulturor e artistik rreth gjysem mijevjecari me pas me nje mungese te dukshme nderprerje ne vazhdimesine e tyre. Akoma dhe me keq, asnje Epoke e Erret nuk eshte degjuar te permendet nga shkruesit e hershem klasik te Greqise e Romes te cilet jetuan rreth 2 mijevjecare me afer asaj epoke. Pra kjo ide nuk u prit mire nga historianet e artit modern dhe historianet e Greqise. Shkaktoi shume debate te ashpra dhe te nxehta akademike. Rreth fundit te shekullit A S Murray, Ruajtesi i Antikiteteve Greke dhe Romake ne Muzeumin Britanik germoi nje varr te zbuluar me pare por te pahapur qe i perkiste epokes mikenase ne Enkomi, Qipro dhe publikoi disa gdhendje ne fildish qe permbante ai. Ato tregonin nje ngjashmeri shume te madhe me punimet e mevonshme greke dhe asiriane dhe ai pa kurrefare ngurrimi i datoi varrin dhe permbajtjen e tij si te shekullit 9-7 -te. Konkluzionet e tij bazoheshin ne nje studim te gjate te skulpturave mesdhetare dhe ato te Mesapotamise, poceri dhe artifakte te tjera qe e rrethonin ate perdite ne ambjentet e Muzeut Britanik. Kjo padyshim nuk i dha atij asnje arsye qe te besonte ne nje Epoke te Erret Greke. Per mosbesimin e tij u shigjetua dhe sulmua rende si heretik nga Ser Arthur Evans i cili besonte ne menyre te verber ne datimet egjyptiane. Kohet e fundit Evans kishte perfituar nje vemendje te madhe ne publik mbas zbulimit te tempullit mortuar ne Knossos, Krete te cilin ai ne menyre teatrale ja paraqiti botes si pallati i mbretit te madh. Askush nuk ishte ne gjendje qe ta kundershtonte per datimet bera ndaj mikenasit dhe pasardhesve te tyre minoane. Trumpetimi i bere dhe datimet egjyptiane mesa duket vazhduan dhe iluzionet romantike te Evans kane kontribuar ne menyre te pashlyeshme ne shume nga problemet e historise se artit dhe te arkeologjise qe kemi sot. Detaje te me tejshme jane hedhur ne nje shkrim te Velikovskyt te titulluar 'Skandali i Enkomit'.

    Nje tjeter shkollar me baze ne Muzeun Britanik, H R Hall ishte totalisht i bindur se disa nga gjetjet ne varrin mikenas i perkisnin vitit 900 p.e.s. ose me pas. Si rezultat ai sugjeroi se prifterinjte kane hapur varret e hershme te Dinastise se 18-te mbas nje intervali prej pothuajse 600 vjetesh, nuk vodhen asgje por me vetedije futen aty objekte te nje periudhe me te vonet. Kjo ide padyshim e pabesueshme normalisht qe terhoqi fare pak vemendje por ilustron me se miri presionin e madh qe ushtrohet ndaj arkeologeve dhe historianeve te artit ne momentin qe detyrohen te pranojne datimet egjyptiane per periudhen e Vonet Helene per te sajuar nje shpjegim mbi keto anakronizma. Nder shkollaret qe nuk binin dakort me keto datime te hershme ishte dhe Cecil Torr. Ai po ashtu ndjente me force se evidencat monumentale, tradicionale dhe gjeanologjike nga Egjypti dhe Greqia nuk mund te justifikonin Epoken e Erret. Ne vitin 1890 ai doli me nje sfide publike ndaj Petrie qe te justifikonte kronologjine e tij dhe ekspozoi disa supozime fare pa baze te bera prej Petrie ne raportet e tij arkeologjike. Ne vitin 1896 ai publikoi Memfis dhe Mikena duke dhene nje kronologji me te ulet egjyptiane e bazuar vetem ne evidencat monumentale. Por meqe Torr nuk u perpoq qe te kundershtonte faktin qe Shishak ishte Sheshonk I, nje reduktim i mad i kronologjise ishte i pamundur dhe debati i filluar u zbeh pa i detyruar krahet opozitare te leviznin nga pozicionet e tyre.

  6. #6
    Immanuel Velikovsky dhe Revizionistet 1952-1974






    Velikovsky dhe Epokat ne Kaos



    Nga fundi i shekullit te 19-te shume historiane sugjeruan se kulti monoteistik (ose mbase eshte me e drejte te thuhet mono-idolistik) i Akhenaten ishte nje rezultat direkt i influences cifute ne sundimin e egjyptiane. Me pas Sigmund Freud, i cili ishte nje mbledhes i antikiteteve egjyptiane, eksploroi historine e fese ne nje liber te shkruar ne vitin 1939 me titull Mojsiu dhe Monoteizmi ne te cilin ai lidhte Mojsiun dhe Akhenaten. (Freud nuk eshte i vetmi qe ka bere kete lidhje, madje ka shume studiues qe Mojsiun e konsiderojne si nje prifterinjte e Akhenaten dhe si rrembyesin e asaj qe ndodhej ne kupolen e Piramides se Madhe te Gizes, Ben Ben ose dhe vete Arka e Konvenantit - Darius). Immanuel Velikovsky, fillimisht nje mjek praktikant u terhoq shume nga libri i Freud (Frojdi). Mbas vajtjes ne New York, fare pak perpara fillimit te luftes, ai studioi vertetesine e historise se Eksodit, katastrofat dhe kozmologjine. Brenda vitit 1945 Velikovsky kishte botuar 'Teza per Rindertimin e Historise se Lashte' por ne fakt ishte Bote ne Perplasje (1950) libri qe e beri ate te njohur per publikun. Ne kete liber ai propozon, mbas nje studimi te gjate te legjendave ne shkalle boterore ne lidhje me permbytjet dhe betejat ne qiej midis trupave planetare se keto ishin evidenca kolektive te nje periudhe relativisht te vonet te levizjeve te crregullta te disa planeteve. Nga legjendat e lashta dhe frika e madhe qe kane shkaktuar ngjarje te tilla ne qiej ai erdhi ne perfundimin se planetet ne nje fare menyre kane qene shkaku i katastrofave ne toke dhe kjo gjate periudhes se mundeshme per te rregjistruar ne kujtesen e njerezimit.

    Teorite e tij ne lidhje me katastrofizmin shkonin pothuajse ne kundershtim te plote me dogmen astronomike te atyre diteve te cilat deklaronin pertej cdo diskutimi se planetet ishin te komanduara vetem nga graviteti. Nese Venusi dhe Marsi kane levizur kur dhe si deklaron Velikovsky ato nuk mund te kene marre orbita kaq te qendrueshme qe kane sot vetem ne saje te gravitetit. Po ashtu trupat ne qiell nuk mund te perplasen. Perpjekjet mizore dhe te turpshme te akademikeve drejtues te Harvardit per te denuar librin si heretik dhe per te mbuluar me tallje autorin e tij vetem sa shtuan interesin e publikut ne mbare boten. Ishte ky interes dhe aprovim te cilat bene qe shume nga idete brilante te shprehura nga Velikovsky te mjaftonin per nje studim te metejshem dhe debat i cili eventualisht coi ne krijimin e SIS ne Britanine e Madhe ne vitin 1974.

    Me pas me librin 'Epokat ne Kaos' (1952) ai dha shkendijen e nje debati publik mbi kronologjine e lashte. Sic u permend dhe ne hyrje te shkrimit, ai hodhi nje sy kritik ndaj historise Egjyptiane dhe Palestineze mbi periudhen nga Eksodi deri ne epoken e hershme te Monarkise se Ndare dhe nuk gjeti asnje nga sinkronizimet e pretenduara. Sipas Kronologjise Konvencionale, Ramsesi II ishte Faraoni i Eksodit por asnjera nga ngjarjet historike ne Dhjaten e Vjeter nuk mund te gjehet ne vendet e tyre. Duke u perqendruar ne ngjarjet e Eksodit te cilat ai i konsideroi si te shkaktuara nga nje katastrofe e cila preku pjesen me te madhe te Lindjes se Mesme, Velikovsky zbuloi se ate qe ai e konsideroi si evidence te kesaj katastrofe ne dy tekste te Egjyptit te Lashte, Papyrus Ipuwer dhe Ermitage Papyrus. Duke i datuar keto dy tekste ne fundin e Mbreterise se Mesme ai tregoi se Tutmesi III perputhej me Shishak Biblik shume here me mire sesa Shoshenk I. Duke bere kete gje ai nuk kishte aspak dijeni qe Newton disa shekuj me pare kishte arritur ne nje konkluzion te ngjashem. Velikovsky vuri ne dukje se lista e Shoshenk per qytetet aziatike te cilen disa nga egjyptologet nuk e konsiderojne me si evidence te fushatave ushtarake, ishin kryesisht te lokalizuara ne Izrael dhe jo ne Judah. Aty nuk perfshihet asnje nga 'qytetet ekzotike te Judah' qe permenden si te zaptuara nga Shishak ne Dhjaten e Vjeter. Si perfundim fushata e supozuar e Shoshenk I ndaj Judah nuk ka asnje mbeshtetje arkeologjike. Sidoqofte me qindra bubuzhela te Tutmesit III jane gjetur perreth Palestines dhe Sirise, te gjitha ne shtresa qe datojne rreth 500-600 vjet mbas kohes se tij. Pavaresisht nga fakti qe shumica e tyre besohet se jane bubuxhela origjinale te Dinastise se 18-te, arkeologet i kane interpretuar gjetjet e tyre si zbukurime per floket ose suvenire te krijuara ne Palestine kur u ringjall perkushtimi ndaj Tutmesit III. Nje gje e tille ka ndodhur kaq shpesh sa faktet arkeologjike jane shtrembruar nga ithtaret e teorise historike. Fakti qe pse Tutmesi III dhe vetem ai, nje pushtues i frikshem dhe i urryer, duhet te kthehet ne nje objekt admirimi 500-600 vjet me vone, nuk eshte shpjeguar kurre. Velikovsky tregoi se ulja e datimit te Mbreterise se Re me 500 vjet i solli historite e dy kombeve ne nje pervijezim shume me bindshem dhe zgjidhte probleme te shumta kronologjike.

    Po ashtu ne Epokat ne Kaos, Velikovsky identifikoi Hyksos me hordhite biblike te Amalekites te cilet luftuan me cifutet ndersa keta largoheshin nga Egjypti ne kohen e Eksodit. Ai po ashtu deklaroi se Hatshepsut ishte Mbreteresha Sheba e Dhjates se Vjeter e cila vizitoi Solomonin dhe qe nga Josephus quhej si mbreteresha e Egjyptit dhe Etiopise. Me pas ai tregoi ne Ugarit te ciles i qene dhene data egjyptiane ne baze te bubuxhelave te Amenhotep III te gjetura ne shtresat e fundit te shkaterruara, se evidenca arkeologjike, perfshi ketu tekstet e shume tabelave kuneiform te zbuluara aty, mund te interpretohen per te krijuar nje mbeshtetje ekselente te evidences ne favor te 500 vjecarit te propozuar prej tij. Evidenca aty mbeshteste kendveshtrimin tradicional te shkollareve biblik se Cannanites e moren kulturen e tyre nga cifutet dhe jo e anasjellta sic mesohet sot.

    Qe mos e zgjas shkrimin me materiale qe mund te zgjerojne temen dhe mbase humbasin interesin e lexuesit po perqendrohem dhe nje fakt tjeter, ate te Trojes dhe me pas nje konkluzion te vogel per ti dhene rruge temes.





    Scorr mbi Problemet Stratografike te Trojes




    Nje pjese e shkeputur nga studimet e Schorr mbi stratografine e Trojes ilustron shume rendesine e punes se tij. Troja u germua fillimisht nga Schliemann dhe Dorpfeld nga viti 1870 deri ne vitin 1890. U evidentuan nente nivele banimi te medha duke filluar nga me e poshtmja, Epoka e Hershme e Bronzit (strata 1) deri ne epoken Romake (strata 9). Poshte nivelit 9 vinte qyteti grek, niveli 8, permbante poceri greke te datuara si rreth 700 p.e.s. Dy shtresat, niveli 7 dhe 6 menjehere poshte atij 8, te dyja permbanin poceri te periudhes Mikenase. Duke qene se niveli 7 tregonte evidence se njerez te rinj kishin ardhur ne ate zone, shtepite ishin me te vogla dhe banimi aty relativisht koheshkurter, Dorpfeld besonte se niveli 6 i rrethuar mese miri nga muret duhet ti perkiste mbretit Trojan, Priamit. Por kishte nje problem. Midis nivele 8 dhe 7, sipas Kronologjise Konvencionale, ka patur nje 'boshllek' ne banim prej me shume se 400 vjet. Por asgje nuk u gjet per te mbushur kete boshllek. Nuk kishte asgje qe ne fakt te tregonte se zona ishte braktisur. Asnje shenje zjarri apo shkaterrimi qe mund te kishte shkaktuar popullsine te largohej. Asnje shtrese sterile llumi apo humusi te cilat jane shume te zakonshme te krijohen ne zona te pabanuara prej kohesh dhe qe jane pasoje e nje ambjenti te ekspozuar ndaj forcave shkaterruese te eres dhe shiut per shekuj te tere. Mbas 28 vjet germimesh ne zone Dorpfeld nuk mund te jepte asnje diference misid Trojes 7 dhe Trojes 8 keshtuqe doli ne perfundimin se Troja 8 kishte pasuar menjehere Trojen 7.

    Ne vitin 1930, arkeologu amerikan C Beglen tashme ishte futur ne urtesine konvencionale qe Dorpfeld duhet te ishte gabim dhe si rezultat vendosi te rishikonte zonen. Por edhe ai ndonese identifikoi nenshtresa 7a dhe 7b1 me pocerine Mikenase dhe nje vendbanim te ri ne 7b2, perseri nuk mund te gjente nje boshllek midis shtresave 8 dhe 7b2. Poceria e prodhuar ne vend ne Trojen 8 ishte pa asnje dyshim e ngjashme me ate te Trojes 7. Sidomos e nje rendesie te madhe ishte fakti qe artikujt e pocerise se hirte te Trojes 7 (psh ate te epokes Mikenase) shikoheshin si paraardhes direkt te artikujve lokale te pocerise, jo vetem te Trojes 8 por edhe te asaj 7-6C ne veri perendim te Turqise dhe te Lesbos. Fakti me alarmues per Institucionin dogmatik ishte se Blegen gjeti copeza te thyera pocerie te importuar nga Greqia ne 7c e hershme ne nje shtrese te paprekur te nenshtreses mikenase te Trojes 7. Pa asnje shpjegim tjeter te mundshem, arkeologet thane se pavaresisht nga metodat e tyre te kujdesshme 'kishte ndodhur nje ndotje' duke shkaktuar perzjerjen e shtresave te pocerise ne Trojen 7b. Zbulimi i ketyre copezave pocerie te 7C ne disa zona te Trojes 7b1 dhe poshte shtreses 12C te 7b2 paraqesin nje problem shume te madh. Stratografikisht kjo eshte e pamundur, pasi nuk mund te kemi nje objekt qe i perket shekullit te 7, 8 ose dhe 9, poshte nje shtrati te paprekur te shekullit te 12-te. Dhe ska asnje evidence qe te provoje se ka ndodhur ndonje 'ndotje' kampionesh pocerie te shtresave te ndryshme ne zone. Dhe me te drejte Schorr ngriti pyetjen e rrezikshme: 'Duhet qe evidenca arkeologjike te perputhet me zor ne nje shtrat Prokrustean te teorise historike apo duhet krijuar nje skeme e re per te shpjeguar te gjitha faktet?'

    Fund

  7. #7
    Sic e thashe materiali eshte shume i gjate dhe ska shume rendesi te paraqitet i gjithi. Ato me kryesoret dhe sidomos esenca e tij eshte dhene ne shkrimet e mesiperme. Permendet me shume Velikovsky pasi eshte nga rastet me flagrante kur dogma godet me gjithe ashpersine e saj sa here ndihet e rrezikuar. Cfare u paraqit deri tani tregon mese miri se cfare katastrofe dhe masakre eshte bere me historine, sidomos antikitetin. Temes po i bej nje mbyllje qe ne vetvehte perfshin me pak fjale esencen e gjithe shkrimeve dhe me pas po e hap per diskutime te lira.






    Arkeologjia duhet shpetuar





    Kush eshte situata ne shekullin e ri? Eshte thjesht ceshtje kohe perpara se e verteta te dali nga nentoka me gjithe forcen e saj. Por ne te njejten kohe fatkeqesisht kjo nuk mund te garantohet. Arkeologeve ju kerkohet qe te interpretojne gjetjet e tyre ne perputhje strikte me kronologjine kohore te percaktuar nga Institucioni i Dogmes. Duke qene se kjo kronologji eshte e gabuar, arkeologeve ju eshte dashur te shkruajne per veten e tyre nje 'Liber Justifikimesh' ndermjet te cilit shpjegojne zbulime te cilat nuk perputhen me kronologjine konvencionale. Nese nje objekt i zbuluar eshte shume i hershem, ai konsiderohet si nje placke e vyer e familjes. Nese eshte i vonet, mohohet si i futur aty duke thene se varri ka qene i riperdorur. Raste te tilla jane te shumta. Dhe problemet ne arkeologji vazhdojne te rriten ne menyre te frikshme. Eshte e pabesueshme mohimi ose menjanimi i zbulimeve qe trondisin thelle kronologjine. Eshte e papranueshme qe nje qendrim i tille vjen nga bota akademike e institucionalizuar ne nje kohe kur misioni i saj eshte pasqyrimi sa me me vertetesi i te kaluares se njerezimit. Nese refuzojme mitet dhe legjendat si baze historike e pashkruar atehere referimi i vetem i pranuar akademikisht eshte ajo cka ruan nentoka. Por ne rastin kur dhe keto te fundit manipulohen, ndryshohen, tjetersohen e lihen ne harrese, ose me keq, behet perpjekje e dhunshme per ti pershtatur sado ne menyre qesharake me kronologjine konvencionale atehere njerezimit nuk i behet nje sherbim por nje krim. Kujt i sherben nje histori e shtrembruar? Ne perfitim te kujt eshte krijimi i nje vije kohore imagjinare qe heret a vone do shembet si keshtjella ne rere? Toka ruan shume te fshehta ne gjirin e saj. E kaluara e njerezimit ndodhet aty dhe do vije dita qe ajo do shfaqet me gjithe forcen dhe vertetesine e saj. Te shpresojme qe deri atehere dogma te kete bere perpjekje per tu pershtatur pasi eshte kjo qe duhet pershtatur ndaj historise se njerezimit dhe jo e anasjellta.


    Darius

  8. #8
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Darius , a mund te zgjerohet edhe pak ajo ceshtja e shpikjes se kohes se erret, meqe na takon direkt ? Nese jo, ndonje link a liber dichital ?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Darius ke degjuar ndonjehere per skeletet qe u zbuluan ne zonen e Belshit para disa vitesh
    Flitej qe skeleti ishte i gjate 3 m e 30 cm, por askush nuk publikoi asgje, as dhe se si perfunduan ato eshtra nuk dihet asgje. Fjalet u perhapen vetem nga fshataret te cilet i zbuluan rastesisht.( me duket ne hapjen e nje pusi).
    Po ne lidhje me arkeologjine Darius ka me se nje vit qe ne mes te Elbasanit eshte zbuluar nje objekt kulti 1500 vjecar. Asnje interesim , asnje investim nga Ministria perkatese e kane lene si gropa e H. Sejdise.
    Shteti ngelet inekzistent para kultures se vendit te tij.Me qellim, apo pa qellim nuk di ta them.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e gjergani
    Anėtarėsuar
    09-01-2009
    Postime
    132
    Citim Postuar mė parė nga flora57 Lexo Postimin
    Darius ke degjuar ndonjehere per skeletet qe u zbuluan ne zonen e Belshit para disa vitesh
    Flitej qe skeleti ishte i gjate 3 m e 30 cm, por askush nuk publikoi asgje, as dhe se si perfunduan ato eshtra nuk dihet asgje. Fjalet u perhapen vetem nga fshataret te cilet i zbuluan rastesisht.( me duket ne hapjen e nje pusi).
    Po ne lidhje me arkeologjine Darius ka me se nje vit qe ne mes te Elbasanit eshte zbuluar nje objekt kulti 1500 vjecar. Asnje interesim , asnje investim nga Ministria perkatese e kane lene si gropa e H. Sejdise.
    Shteti ngelet inekzistent para kultures se vendit te tij.Me qellim, apo pa qellim nuk di ta them.
    Moj Flore mos u habit pse nuk eshte deklaruar qe ne Belsh jane zbuluar skelete gjigande sepse gjate viteve 1970 me urdher te BEJLEREVE ose AFENDIKOJVE ose PADRONEVE te institutit arkeologjik u kerkua te cvarroseshin te gjithe varret e ELINEVE ne HORE te Terbacit te Vlores dhe per cdo skelet dhe varr te prishur jepeshin 1600 leke te asaj kohe fshatareve. Shume para per ate kohe dhe sot ka njerez qe te tregojne per ate kohe besoj se per nje televizjon qe kerkon te verteten mund te gjeje goxha materjal dhe sot.Sa per skelete te medhenj jane gjetur shume ne te gjithe Shqiperine ose ne te gjithe teritoret ku kemi qene sa do qe u perpoqen ti fshehin nuk mund tja arrinin dot.Zonjush cdo shtepi ne fund te dites nxjerr mbeturinat(plerat )e dites perjashta. Ne mesa shoh vazhdojme te mbajme akoma nje pjese te mire te tyre brenda shtepise
    Jam shqiptar se kesh lerė unė i parė, pa bėra gjuhė e bėra perėndinė e mė pas Perėndia bėri njerinė.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e gjergani
    Anėtarėsuar
    09-01-2009
    Postime
    132
    keto dite isha ne Gjinokaster ne zonen ku shtrihet quteti i vjeter i quajtur nga akeologet ANTIGONEA banoret e zones nuk pranonin ta quanin keshtu.Ata thoshin qe te paret e tyre e kane quajtur JEREMA jo ANTIGONEA.Mbasi u ktheva ne Tirane me ane te nje miku takova nje profesor te hartografise dhe e pyeta ne dinte gje per kete pune.Me tha qe profesori i tyre qe ishte marre me hartat e vjetra e vendoste kete qytet (ANTIGONENE) ne ane te lumit te SHUSHICES ne zonen e Vlores mbasi kishte studjuar shume harta te vjetra, ndersa ketu ku tani gjendet qyteti i quajtur Antigone ai vendoste JERMEN dhe per kete ka kembgnulur dhe te arkeologjia pore se kane degjuar.Me beri pershtypje se si mund te emertohet nje qytet i vjeter nga akeologet pa pyetur hartografet
    Jam shqiptar se kesh lerė unė i parė, pa bėra gjuhė e bėra perėndinė e mė pas Perėndia bėri njerinė.

  12. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Gjergan, kjo eshte nje informate shume e rendesishme per mendimin tim, e cila sic kam menduar me pare, e vendos Shushicen si lumin Lethe dhe Hermesin si nderlidhes te dy boteve.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e gjergani
    Anėtarėsuar
    09-01-2009
    Postime
    132
    Javan nuk e kam takuar personalisht ate profesorin qe ka bere kete studim kur ta takoj mun te jem me konkret
    Jam shqiptar se kesh lerė unė i parė, pa bėra gjuhė e bėra perėndinė e mė pas Perėndia bėri njerinė.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Gjergjan kam nje liber te cilen e kam dhurat nga Aisberg pikrisht argumenton keto fakte per qytetin e Jermes me fakte arkeologjike.
    Qe une dyshoj se eshte vendlindja e Gaermit=Cadmi .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga XH.GASHI : 21-06-2009 mė 17:31

  15. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Falemderit. Do te jete interesante. Tani per tani kemi nje nje transpozim te Jermes dhe nje tjeter te Akerontit te cilat nuk kane kuptim.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e gjergani
    Anėtarėsuar
    09-01-2009
    Postime
    132
    Citim Postuar mė parė nga XH.GASHI Lexo Postimin
    Gjergjan kam nje liber te cilen e kam dhurat nga Aisberg pikrisht argumenton keto fakte per qytetin e Jermes me fakte arkeologjike.
    Qe une dyshoj se eshte vendlindja e Gaermit=Cadmi .
    Gashi mundet te jete keshtu por duke mos qene i bindur ne ate qe them druhem mos bej ndonje gabiml.Mesa di me zonen Vlores midis fshatrave te Cepratit Trevllazerit e Risilise pleqte tregojne nje legjende se diku aty rrotull gjendet nje qytet i groposur nen dhe. Nje nga toponimet per te cilat pretendohet eshte QAFA E PORTES per nje qafe midis dy kodrave.Per kete qytez legjenda thote qe pas nje mallkimi qyteza eshte zhytur ne dhe sic mund te zhytet nje anije ne uje.Gjithashtu dikur afer fshatit Llakatund duke shkuar ne drejtim te veriut te fshatit ne majen e nje kodre ne kohen e monizmit eshte zbuluar nje ndertim me gure aq te medhej sa jane dashur traktore me zinxhir qe ta shkaterrojne duke i terhequr me kavo. Me urdher te drejtuesve te Tiranes kuptohet. Kjo eshte e verifikueshme nga kushdo qe deshiron ta verifikoje.
    Jam shqiptar se kesh lerė unė i parė, pa bėra gjuhė e bėra perėndinė e mė pas Perėndia bėri njerinė.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar mė parė nga gjergani Lexo Postimin
    Gashi mundet te jete keshtu por duke mos qene i bindur ne ate qe them druhem mos bej ndonje gabiml.Mesa di me zonen Vlores midis fshatrave te Cepratit Trevllazerit e Risilise pleqte tregojne nje legjende se diku aty rrotull gjendet nje qytet i groposur nen dhe. Nje nga toponimet per te cilat pretendohet eshte QAFA E PORTES per nje qafe midis dy kodrave.Per kete qytez legjenda thote qe pas nje mallkimi qyteza eshte zhytur ne dhe sic mund te zhytet nje anije ne uje.Gjithashtu dikur afer fshatit Llakatund duke shkuar ne drejtim te veriut te fshatit ne majen e nje kodre ne kohen e monizmit eshte zbuluar nje ndertim me gure aq te medhej sa jane dashur traktore me zinxhir qe ta shkaterrojne duke i terhequr me kavo. Me urdher te drejtuesve te Tiranes kuptohet. Kjo eshte e verifikueshme nga kushdo qe deshiron ta verifikoje.
    C u bene guret? i ke fotografuar?
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  18. #18
    Gjaku therret!!!!! Maska e KAPARJEL
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Vendndodhja
    Aty ku fluturojne shqiponjat!!
    Postime
    105
    Dhe un kam degjuar per kete legjende!!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e gjergani
    Anėtarėsuar
    09-01-2009
    Postime
    132
    Do mundet dikush ne forum te me korigjoje dhe te me shpjegoje kuptimin e emrit ANTIGONE .Per mendimin tim mesa kuptoj nga greqishtja ka kete kuptim ANTI-KUNDRA GONE-KEND.Ky emertim per mendimin tim duhet te jete vene nga ndonje udhetar ose historjan grek por nuk eshte emri origjinal i qytetit, tjeter duhet te jete.Per ta gjetur duhet te kuptojme kush eshte (GONEJA) kendi ne te(ANTI) kundert te te cilit gjendet qyteti buze lumit LETHE
    Jam shqiptar se kesh lerė unė i parė, pa bėra gjuhė e bėra perėndinė e mė pas Perėndia bėri njerinė.

Tema tė Ngjashme

  1. Riretushimi i historisė
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-11-2011, 17:34
  2. Izraeli
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-11-2010, 16:22
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Librat e historisė sė Kosovės heqin mitet kombėtare
    Nga iliria e para nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 14:57
  5. Ndodhitė nė Maqedoni
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •