Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,346
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Edukimi I Te Rinjve

    (Feim Xhafer Dragusha)


    Falėnderimi i takon Allahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka Zot tjetėr pėrveē Allahut, i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.

    Hyrje


    Edukimi i tė rinjeve, dallon varėsisht prej vendit dhe ambientit ku jetojnė. Nė shumicen e vendeve perendimore, edukimi ka pėr qellim ngritjen dhe zhvillimin ekonomik te atij vendi, njėherazi ata luftojnė qė te jenė sa me te edukuar nė aspektin mėsimor me synim te arritjes se fames, pasurisė dhe salltanateve te tjera jetėsore. Perderisa nė Islam, domethėnia e nocionit “edukim”, ka pėr synim ngritjen e tė rinjėve moralisht, e me kėtė kuptojmė ngritjen dhe zhvillimin e tij nė te gjitha sferat e jetes, si rrjedhoj, domethėnia e nocionit “Edukim”, nė fenė islame eshte shumė dimensionale. Tema nė fjalė nuk ka pėr qellim qė t’u mėsoj edukimin dhe pėrgatitjen e tė rinjėve, pasi qė secili nga ne posedon prirje dhe njohuri se si te edukoj femiun e tij, mirėpo pėrmes kėtij shkrimi, kam per synim qė prinderit me mangėsi morale dhe shkencore, t’i dalin ne ndihmė fėmijeve te tyre, te cilėt u janė emanet nga Krijuesi Fuqiplotė. Duke parė se nė Kosovėn tonė edukimi dhe shkollimi i tė rinjve po merr kahje te kundėrta,ku veshja nė kėtė vend ka kaluar tė gjithė kufijtė e njerėzimit, de fakto aty nuk gjejmė nxėnie te diturive, por nxėnie te emancipimit, modes, shfrenimit dhe pasimit te rruges se djallit. Kėtu parashtrohet pyetja se si t’i edukojmė fėmijet tanė kur prinderit janė te paedukuar, apo si t’i menjanojmė nga veset e kėqija; duhani, alkooli, kafiteritė dhe lakuriqesia, pėrderisa vet prinderit janė konsumues dhe te involvuar nė mėkate te ngjashme? Kjo ėshtė pyetja e parė qė e parashtroj pėr lexuesin, kurse pėr sa i pėrket pyetjes tjetėr, e cila vie si rezultat i realitetit tė hidhur nė mbarė institucionet mėsimore, qofshin ato tė ulta nga shkollat fillore, tė mesme, apo edhe atė universitar, vijon; Kush do tė jetė nė gjendje t’i edukoj te rinjtė tanė kur institucionet pėrkatėse nuk tregojnė interesim ashtu siē tregojnė ndaj pagave te tyre? Fatkeqėsisht, duke u nisur nga ky fenomen, para te cilit nuk duhet mbyllur syt, vėrejmė se nuk ka aplikim tė edukimit tė mirėfillt. E them kėtė duke u bazuar nė moralin e nxėnėsve dhe studentėve kudo nė Kosovė, por qė nė kėtė rast nuk do t’i fajėsoja mėsimarrėsit, por do t’i fajėsoja mėsimdhėnėsit e tė dy gjinive, tė cilėt urdherojnė pėr te keq dhe ndalojnė nga e mira. Urdhėrojnė nė lakuriqėsi dhe ndalojnė nga mbulesa e vajzės. E kemi prej profesoreshave qė vishen dhe garojnė tė duken mė tėrheqėse se sa studentet, ndėrsa gjinia e kundėrt shtiret aq e moralshme, kurse nė mėnyrė te tėrthortė pėlqejnė prishjen e moralit te tė rinjėve, emancipimin e vajzave dhe qendrojnė larg ēdo edukimi. Prandaj, nė qofte se pyetja e parė gjenė shpetim duke u arsyetuar se prinderit nuk kanė se ēfarė tė bėjnė, pasi qė te gjitha perpjekjet janė te pasuksesshme dhe si te tilla nuk ndikojnė nė ndryshimin dhe pėrmirėsimin e rinisė, atėherė si do tė pėrgjigjej grupi i dytė, respektivisht mesimdhenėsit dhe ligjeruesit e tė gjitha niveleve? Si te heshtet pran kėtij fenomeni tė prishur ku profesorėt apo mėsimdhėnėsit nuk aplikojnė asnjė metodė drejt edukimit te tė rinjve. Pėrse askush nuk pyet se ēfarė do t’i pret fėmijet, kur te rinjėt qė sot po diplomojnė, nesėr do te jenė edukues dhe ligjerues tė fėmijeve tanė? Unė do tė shtroja kėtė pyetje pėr mbarė lexuesit: A kemi mė shumė nevojė pėr edukatorė dhe ligjėrues te moralshėm, apo ligjėrues sikur kėta qė kemi tani, qė si pikėsynim kanė arritjen e famės, pasurisė, titujve te ndryshėm shkencor, mirėpo qė fatkeqesisht qėndrojnė larg ēdo norme morale?


    KĖSHILLĖ DREJTUAR PRINDĖRVE

    Tė ndėruar lexues, ėshtė koha qė tė gjithė prindėrit tė ulen dhe tė mendojnė rreth mėnyrės se si t’i edukojnė fėmijėt. Sot jetojmė nė kohen e pornografisė, nė kohėn e kurverisė. Tė rinjėt i ka vėrshuar uji i imoralitetit, droges, kurverisė, santes, qafės, kurrizit, si dhe plazhet nudiste. Vėrtetė se kjo kohė nuk ka mbretėruar me parė. Vetem ne dekaden e fundit filluan qė me te madhe te zhvishen dhe te dalin nga skutat me lloj lloj stili e demode, qe as vet nuk posedojnė njohuri se prej kur datojne. Kėto vėrshime qė sa vinė e shtohen, pasojat do t’i pėsojnė fėmijėt tanė. Duke parė se gjendja nė vendin tonė po ndryshon brenda dites, eshte bėrė tejet vėshtirė te jemi moralisht te paster, por nuk duhet mohuar edhe faktin se nė te njėjtėn kohė ėshtė nderė pėr njė mysliman i cili arrin t’i shpetoj kėtyre sprovave. Andaj i kėshilloj te gjithė prindėrit qė fėmijėt e tyre, e cila ėshtė ardhmėria e kėtij vendi, t’i edukojnė duke u bazua nė mėsimet kur’anore, pra, duke edukuar fėmijėt tanė sipas mėsimeve Kur’anore, edhe rezultatet do jenė te shkėlqyeshme. Rruga e shpetimit pėr fėmijėt tanė vjen nga Besimi nė Allahun dhe zbatimi i urdhėrave tė Tij. Herėt apo vonė, si qenie humane qė jemi, ndjejm nevojėn pėr formim te familjes. Pa mėdyshje se edhe shpresat tona do te shoqėrohen me ndihmėn e Allahut, i Cili do tė shtoj lumturi dhe fėmijė te mirė, te edukuar. Fėmijė te cilėt do jenė nė gjendje tė ruajnė trashėgiminė dhe lidhjet familjare. Fėmijė tė cilėt do jenė gjenerata e ardhshme pėr ndėrtimin e ardhmėrisė se vendit tonė, Kosovės.
    Ėshtė e ditur se fėmijėt gjithmonė sjellin gėzim dhe hare tek ēifti bashkėshortor. Me lindjen e fėmiut, lidhjet martesore forcohet edhe me shumė; shtohet dashuria ndaj njeri tjetrit dhe pėrgjegjėsitė kryhen me mė kujdes. Ēdo prind nė mendjen dhe zemrėn e tij lutet qė fėmijėt e tij te jenė tė devotshėm, tė sjellshėm dhe tė ndėrgjegjshėm, ku njė ditė, pasi qė te shtyhen nė moshė, dhe kur ēdo gjė fillon tė zbardhet; mjekra, flokėt, mustaqet dhe kur dhembet fillojnė te rrallohen, mu nė kėtė kohė, vėrehen edhe rezultatet e fėmijėve tė mirė, te cilėt, nė qoftėse u kemi dhuruar edukatė tė mirėfilltė, do tė jenė te gatshėm pėr ta prezantuar pran prindėrve tė tyre. Mirėpo, vaj halli pėr ata te cilėt nuk punuan fare me fėmijet e tyre, duke u dhėnė pas bizneseve te kėsaj bote, e kur ta plaken do te hasin nė shumė vėshtiresi, te cilat vėshtirė ėshtė te kaperdihen.
    Tė nderuar lexues, nėse dėshirojmė te hasim nė shembuj tė tillė, atėherė tė dalim dhe te komunikojmė me bashkfshatarė apo qytetar. Disa do te ankohen se fėmijet janė te padegjueshėm, kurse grupi i dytė flet fjalė miradije. Mė tė vėrtetė kjo botė i ngjason njė libri te hapur, ku njeriu per ēdo ditė arrin te lexoj ngjarje te ndryshme, e disa prej tyre i pėrjeton duke brenda dites. Prandaj, ta lusim Allahun qė te na dhurojė fėmije tė dėgjueshem, prej te cilėve do te kenė dobi tė gjithė. Pas gjithė kėsaj, pėrse nuk ulemi dhe te punojmė me fėmijėt tanė, t’u shpjegojmė atyre normat islame, dispozitat dhe obligimet qė ata duhet t’i kryejnė gjate jetės se tyre. Mė nė fund shpėrblimi pėr prindėrit do te jetė i dyfishuar; prindi me kėtė do te ndėrtoj fėmijėn ashtu siē kėrkon Islami, do ta pėrgatis atė pėr sprovat dhe vėshtiresitė qė do ta presin nė tė ardhmen.


    SI T’I EDUKOJMĖ FĖMIJET QĖ NESĖR TE JENĖ NJĖ RINI E SHENDOSHĖ?


    Ėshtė e vėrtetė se nė Kosove fėmijet nuk mėsojnė lėndėn fetare nėpėr shkolla publike apo private, kėtė shėrbim e kryen vetėm Medreseja Alauddin me dy paralelet e saja, mirėpo edhe pėr kėtė ka zgjidhje, pasi qė te fitojmė Pavarsinė, me ndihmen e Allahut do tė futet edhe lėnda e mėsimbesimit, mirėpo ajo do te jete njė lende sipėrfaqėsore, ku ligjėruesi (hoxha) do te qėndroj aty vetėm si statujė dhe nuk do t’i lejohet qė ta ushtroj detyrėn ashtu si duhet. (hulumto rreth mėsimbesimit nė Bosnjė), andaj ne nuk duhet te humbim kohė, ngase jeta eshte pėrplot sprova dhe edukimi i fėmijeve ėshtė parėsor, prandaj, nga metodat qe sot aplikohen ne vende te ndryshme te botes, ėshtė mėsimi i lėndėve fetare nėpėr shtėpi. Ky ėshtė edukimi dhe metoda me efikase qė t’i edukojmė fėmijėt nė frymėn fetare. Nė Kosovė kemi mjaft hoxhallarė qė mbajnė kurse te mėsimbesimit si nė xhami po ashtu edhe nė shtėpi, kėshtu qė duke parė njė interesim te madh te prindėrve qė kanė treguar pėr fėmijet e tyre nė lemin e mėsimit te gjuhės angleze, atėherė pėr ta mbetet qe t’i kushtojnė rėndėsi edhe kėsaj problematike, e cila nė shikim te parė duket si prapambeturi per mendimin e tyre, mirėpo nėse nuk kemi edukim moral, edukim tė shėndoshė fetar, atėherė neve nuk na duhen profesorėt e matematikės apo tė lemive tjera, te cilėve nga larg u vie era alkool, e as njohės tė gjuhėve, tė cilėt shtiren edhe mė njohes se sa vet folėsit e tyre. Neve na duhen student te edukuar moralisht, te cilėt i kane friken vetėm Krijuesit dhe pas arritjes se suksesve te larta, nuk do tė harrojnė identitetin e tyre, e as nuk do te turpėrohen qe vetes t’i thonė mysliman. Student te cilet i kanė dron Allahut dhe nuk do ta marrin popullin nė qafė duke vjedhur dhe robėruar shtepinė e tyre, kur them shtėpinė, kam pėr qėllim shtetin, per arsye se ai qė vjedh shtetin veē ka vjedhur shtepinė e tij.
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,346
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ĒFARĖ KUPTOJMĖ ME TERMIN “FĖMIJĖ TĖ MIRĖ”?


    Tė shohim se ēfarė ishte lutja e njėrit prej Pejgambereve drejtuar Allahut:
    Allahu xh.sh. e informon Zekerian alejhisselam, se do t’i dhuroj fėmijė, edhe pse ai ishte i moshuar, dhe Zekeria [alejhisselam], i drejtohet Krijuesit duke e lutur qe t’i falė fėmijė te mirė.

    “Aty nė atė moment Zekirijaja e lut Zotin e tij e thotė: “Zoti im, mė falė edhe mua nga ana Juaj njė pasardhės (fėmijė) tė mirė, vėrtet, Ti je dėgjues i lutjes”.([1])
    Fjala e pėrmendur nė lutjen e Zekerijas [alejhisselam], ka domethėnie shumėdimensionale. Kur ceket nė ajetin e sipėrshėnuar “mė falė edhe mua nga ana Juaj njė pasardhės (fėmijė) tė mirė”, kuptojmė se fjala ėshtė pėr fėmijė te shėndosh fizikisht, i pastėr shpirtėrisht, fėmijė me plot besim nė Allahun njekohesisht i devotshėm; aktiv, inteligjent, shembull pėr nga morali i tij dhe i virtytshėm. A thua a kemi nevojė t’i ushqejmė fėmijet tanė me dije islame, apo t’i lemi anash siē thėrrasin ca zėra pėr t’u integruar. Sa bukur, integrim donė tė thotė t’i lejojmė fėmijet tė dalin nėpėr kafe bare, te konsumojnė alkool, drogė, te bien nė prostitucion, edhe pse kjo e fundit tashmė pėr kosovarėt ka marrė njė kuptim tjetėr, pasi qė dhėnia e kondomave falas, ka bėrė qe nė njė formė apo tjetėr, t’u lejoj vėllezėrve tane bashkjetesen. T’u lejoj atyre te ushtrojnė seksin e lirė duke u licencuar atė pėr hirė te adoleshencės. A mos na qenka ky integritet, i cili me vete sjell homoseksualitet, prostitucion, ndarje, divorce, krime, varferi?
    Tė ndėruar dhe te respektuar lexues, prinder, edukatore, mėsues dhe ligjerues, kudo qė jeni, Allahu xh.sh. na ka porositur qė ta ruajm veten dhe familjen nga ēdo e keqe:

    “O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikėqyrin engjėjt e rreptė e tė ashpėr qė nuk e kundėrshtojnė All-llahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruar”.([2])

    Tė mos habitemi pas votave, pas standardeve e shumė e shumė gėnjeshtrave, por te shikojmė se ēfare kemi pėrgatitur nė shtėpinė tonė. Ēfarė edukate i kemi ofruar femiut, ngase pėr kėtė do te na pyet Allahu xh.sh, se si e kemi ruajtur atė? Si i kemi edukuar? Kjo ėshtė jashtzakonisht me rėndėsi pėr te gjithė ata qė veē kanė formuar familje, apo janė nė proces te formimit te saj. Tė martohesh dhe te lindesh fėmijė, padyshim se ėshtė ligj prej ligjeve te Allahut dhe traditė e Pejgamberit [alejhisselam] , por assesi nuk bėnė te nėpėrkėmbet domethėnia e edukimit te fėmijėve. Mos te harrojme se te posedosh fėmijė te mirė, ėshtė dhunti dhe begati qe Allahu nuk i dhuron ēdokujt. Andaj si rezultat i mosinteresimit tė prindėrve ndaj femijeve, ka bėrė qė te gjitha tė kėqijat te ndodhin nė shoqėrinė tonė. Fėmija nuk ka mundėsi qė te edukohet para se te kaloj nė njė faze, nė te cilėn te dy prinderit luajn rolin e njė shkolle, kolegji apo ēfarėdo t’i themi. Kjo ėshtė faza kur fėmija pajiset me edukatėn e parė. Po qė se prindėrit tregohen te sjellshėm dhe te vetėdijshėm, padyshim se do te korrin sukses nė edukimin e fėmijės, por nėse ndodh e kundėrta, atėherė do tė shohim se fėmija veē ėshtė infektuar me virusin e arrogances, virus qe do ta pėrcjell gjatė tėrė jetės se tij, me pas vie periudha kur ai nuk do te dėgjon urdhrat e prindėrve, e kur urdhrat ndaj prindėrve nuk aplikohen, atėherė ēfarė te presim nga njė fėmijė i tillė? Te nesėrmen ai do te shkollohet, po, do te shkollohet sikur te gjithe kosovaret e tjerė qė nė mėsonjėtore mėsojnė ēdo gjė, me pėrjashtim te diturisė se dobishme. Aty mėsojnė se si jemi krijuar nga majmuni. Pra, si ēdoherė njeriu fillimisht mėson te kėqijat, e kur te arrijne te porti i te mirave, nuk mbetet vend dhe zbrazėtirė pėr kėtė gjeneratė qe zemrat dhe mendjet e tyre te pranojnė te miren. T’i hedhim nje shikim shkollave, kolegjeve private, fakulteteve nė mbarė Kosovėn dhe gjetiu, do te shohim se keto institucione kanė marrė formėn e vendtakimeve, dhe janė bėrė tregje biznesi. Nė kėto tregje fatkeqėsisht nuk shohim asgjė tjetėr, pėrveē se prishjes se moralit, duke filluar nga kulti i lakuriqėsisė, konsumimi i cigares, pėrzierja me mashkuj, pėrqafimi, e me nė fund edhe pėrfundimi i tyre nėpėr podrume dhe konvikte. A mos janė te informuar prinderit e ketyre studentėve te cilėt kafshatėn e fundit e ndajnė pėr t’i mundėsuar fėmijėve te tyre edukat dhe shkollim te lartė dhe te mirėfilltė. Ata kane harruar qė personeli mėsimor nė shumė shkolla dhe fakultete dikur ishin ngelaqat te cilet mezi kaloni provimet ne Angli, e vende tjera te Evropės pėrfshirė kėtu edhe vendin tonė i cili bukur mirė po fiton nga kjo industri.



    PASOJAT E FEMIJĖVE TE PAEDUKUAR:


    Pėr ata qė dėshirojnė te dinė se ēfarė janė pasojat e fėmijėve te paedukuar, do cekim disa nga ato qe tashme kanė kapluar mbarė boten, pėrfshirė kėtu dhe Kosovėn tonė, ku brenda nje kohė shumė te shkurtėr janė regjistruar raste te shumta, te shohim se cilat na qenkan ato:
    · Krimi
    · Mbajtja e armeve
    · Dhunimet
    · Imoraliteti
    · Homoseksualiteti
    · Droga
    · Varferia
    · Divorsi
    · Traumatizimi i tyre emocional dhe psikologjik
    · Abuzimet prind fėmijė
    · Jo rehatia nė familje
    · Sėmundjet Depresive
    · Vetvrasjet; furjet, hedhja nga banesa, pirja e helmeve, etj.

    Tė nderuar lexues, te gjitha kėto pika te sipershenuara, janė vetėm disa prej atyre qė ne po i shohim sot nėpėr gazeta dhe media, e disa te tjera ndoshta edhe po i vuajmė nė familje tona.
    Dua te them se pėr te edukuar fėmijėn, kėrkohet angazhim, durim, seriozitet dhe metodologji. Njėra nga pikat me kryesore qė prindi duhet ushtruar me fėmijėn ėshtė qe te kalojne kohen e tyre me femijet, sepaku nje ore ne dite. Ne Islam, duke falenderuar Allahun xh.sh i Cili na ka bere obligim namazin, eshte kenaqesi t’i sjellėsh fėmijėt ne xhami per te falur nje namaz apo per t’i mesuar se si duhet te kryhet ky obligim. Pra, ta kemi ne dijeni se ne momentin kur Allahu xh.sh te dhuron femije, dije se vec je obliguar me nje emanet te madh, e ai eshte perkujdesja e juaj gjate rritjes dhe zhvillimit te femijes. Per t’i dal ball ketij emaneti, duhet filluar me veten tone, me fjale te tjera, duhet te jemi shembull per femijet, pasi qe ne te shumten e rasteve kur prindi tregon virtyte te larta tek femiu i tij, padyshim se aty do te ketė edhe rezultate te mira, mirėpo ēfarė ndodh me prinderit te cilėt urdherojnė, mirepo fare nuk punojnė. Kerkojnė nga femijet e tyre qė t’i kryejn obligimet, ndersa harrojn veten dhe raportet e tyre me Krijuesin.

    Allahu i Madherishem, nė lidhje me kėtė citon:

    “Allahun e madhėroi ēka ka nė qiej dhe ēka ka nė tokė, e Ai ėshtė mbizotėruesi, i urti. O ju qė besuat, pse po e thoni atė qė nuk e punoni?” ([3])

    Nėse dėshirojmė qe te kemi femijė te vyeshem, fėmijė me virtyte te larta dhe te devotshem, atėherė nga ne kerkohet qė te pasojmė rrugen e drejt, rrugen te cilen e pasoi Pejgamberi yne Muhammedi [alejhisselam] . Nėse dėshirojmė qė fėmijet tanė te jenė te dijshėm dhe ta bėjnė shprehi leximin e librave, atehere edhe ne gjithashtu duhet filluar me njė zakon te tillė, nė menyrė qė te kerkojmė dituri paralel me fėmijėn.
    Ajetin qė cekem me lart, na terheq vėmendjen se nuk duhet te jemi nga mesi i atyre qė urdhėrojnė pėr te mirė, mirėpo veprojnė te kunderten, si f.v. urdherojmė fėmijet qė te shkojnė nė dhomen e tyre pėr t’i kryer detyrat, apo pėr t’i pėrseritur mėsimet, kurse ne ulemi pran televizionit dhe shikojme filma te ndryshėm serial. Filma te cilėt janė bėrė pjesė e pandashme e shoqerisė kosovare. Kjo i ngjason kohės kur nė vendin tonė sundonte regjimi serb, qoftė ai ushtarak apo mediatik, dhe te gjitha emisionet pėrcilleshin me vėmendje, gati sa nuk u asimiluam. E tash, emisionet tona janė mbushur me lloj lloj serialesh, saqė emisone tė tilla kanė ndikuar negativisht jo vetem tek te rinjtė, por edhe tek moshataret, te cilėt po thonė; ‘keto vjet i bona e nuk dita mu puth’. Subhanallah, edhe kjo ka arrit nė shtėpitė shqiptare.
    Tė nderuar lexues, te gjithė e dimė se ē’ėshtė e mirė dhe ēėshte e keqe. Kjo shumė rrallė mungon nga instikti i njeriut, mirėpo sesi te veprojmė me femijėt qė te jenė nga te moralshmit, qė te jenė te suksesshem nė mėsimet e tyre. Ky ėshtė edhe roli primar qė ēdo prind duhet ta luaj. Kemi prindėr te cilėt nė vend qė te kalojnė kohen me femijėt e tyre, zgjedhin programe te padobishme dhe te parėndėsishme dhe kalojne me ore te tera. Ndėrsa pėr ata qė kanė futur internetin nė shtepitė e tyre dhe nuk dinė se si ta pėrdorin pėr te mirė, kjo ėshtė edhe me e rrezikshme. Ndoshta kanė harruar se ēfarė janė obligimet e tij rreth familjes dhe ne veēanti rreth femijėve. Tė dashur lexues, qoftė interneti, apo televizioni, duhet t’i shfrytezojmė me maturi. Tė dyja janė sikur njė shpatė me dy teha, andaj duhet ta shfrytezojmė tehin e mirė te saj, ngase vetem duke menagjuar kohėn, jemi nė gjendje te arrijmė sukses dhe te ndajmė kohė pėr secilen gje.
    Sa prej prinderve sot punojnė nė sektorin publik apo atė privat dhe mė tė kthyer nė shtėpi, ankohen se janė lodhur. Eshte me se e vertete se puna e lodh njeriun, mirepo, a ka me kenaqesi se sa te dish vleren e femijeve. Eshte shume me rendesi qe pasi te jemi kthyer nga puna, te komunikojme me femijet duke i pyetur ata rreth mesimeve, shkolles, mesuesve, kjo tregon interesimin tend rreth tyre.
    Te kemi kujdes se kriteri dhe vlera e urdhrit te pare Hyjnor eshte leximi, studimi, Allahu xh.sh thote;

    “Lexo me emrin e Zotit tėnd, i cili krijoi (ēdo gjė)”. ([4])

    Pra, te lexojm, te kerkojme dituri se vetem permes njohjes do te jemi te afte per te njohur edhe Krijuesin tone. Kėshtu qe nėse fėmijėt nuk tregojnė interesim pėr lexim, atehere duhet te ushtrojme edhe metoda te tjera, f.v; diteve te premte t’i ftosh femijet pas namazit te xhumas dhe t’u lexosh kaptinėn El-Kehf, apo ndonje libėr fetar ne gjuhen shqipe, por qe kjo te jete me ze, apo ndonje gazete te dobishme, ne menyre qe te krijojme nje ambient pėr te lexuar dhe kerkuar dituri, e mbi te gjitha, nga ne dhe mbare prinderit lypset qe femijeve t’u pergatisim nje librari modeste ne shtepi, duke shpenzuar sepaku dy euro ne jave ne blerjen e ndonjė libri. Ne kėtė mėnyrė do te arrijme qe brenda nje kohe shume te shkurter ta pasurojme librarine dhe t’i shtojme njohurite tona ne fusha te ndryshme. Prej metodave qe sot mund t’i edukojme femijet tane esht edhe falja e namazit ne shtepi sebashku (me xhemat), me fjale te tjera, te orvatemi qe shtepise t’i japim nje imazh me te mire, nje kuptim domethenes, e mos ta shnderrojme ate ne varreza, por te lexojm kur’an para femijeve, t’u spjegojme gjera elementare rreth islamit, t’i mesojme se si te marrin abdest, e me ne fund te falim namaz sebashku. Pra, secili te luaj rolin e hoxhes ne shtepine e vet, ku duke falur namaz sebashku me femijet, arrijme qe pak ngapak tu fusim ne mendjet e tyre rendesin e namazit, prandaj te jemi sa me te vetedijshem rreth edukimit te femijeve tane. Allahu xh.sh kur flet rreth namazit, urdheron qe ne namaz ta ftojme edhe familjen, e nuk ka dyshim se familjen e perbejne femijet, gruaja,etj. Ja se cfare na porosit Allahu xh.sh:

    “Urdhėro familjen tėnde tė falė namaz, e edhe ti vetė zbatoje atė, ngase Ne nuk kėrkojmė prej teje ndonjė furnizim (pėr ty as pėr familjen tėnde), Ne tė furnizojmė ty (dhe ata), ardhmėria e mirė ėshtė e atij qė ruhet”. ([5])

    Kjo ėshtė kėnaqėsia me e madhe kur nje familje ngriten dhe falin namazin para Krijuesit te tyre, andaj, nese vertete i kushtojme rendesi edukimit te femijeve, duke i urdheruar per te mire, si ne namaz po ashtu edhe ne obligimet tjera, Allahu do te na shton me shume harmoni ne jete.
    Nga ajo qe u cek, mund te konkludojme se femiu ka nevoj per keto dy ushqime baze; ushqimin shpirteror, qe eshte namazi dhe ushqimi mendor, ne kete rast leximi i librave dhe kerkimi i diturise, mirepo gjithehere duhet te perpiqemi qe cdo gje qe mesojme ne jete, ta praktikojme ne menyre qe ta ndiejme aromen dhe kenaqesine e saj. Pra, edukimi vėrtetė qenka tejet dimensional dhe si i tille duhet te zbatuar nuk mjafton qe prindėrit te urdhėrojnė, mirėpo krahas urdhrave, te dėshmojnė edhe me punėt dhe veprat e tyre praktike.

    METODA PRAKTIKE PER T’I STIMULUAR FEMIJET TE JENE SA ME TE SUKSESHEM NE JETEN E TYRE PERPLOT VUAJTJE DHE SFIDA


    Duke u nisur nga fakti se femijet i urrejn provimet, duhet t’u spjegojme atyre se c’eshte me rendesi per ta gjate kesaj moshe, sepaku nese nuk kemi mundesi te krijojme nje ambient te leximit, atehere t’i largojme nga te keqijat, sic jane shikimi i televizionit apo humbja e kohes pas lojrave kompjuterike, mesingjerit, bisedave, etj. Poashtu, eshte me rendesi qe vazhdimisht t’i perkrahim dhe t’i inkurajojme duke u premtuar se po qe se arrijne rezultate te mira ne shkolle, do t’u blejme ndonje liber te mire, apo do t’i dergojme ne ndonje kurs gjuhe. Ne kete pike duhet te kemi kujdes qe mos te vejm presion mbi ate qe nuk mund te arrijne, ngase kjo mund t’i shpie ata ne semundje depresive ne rast se nuk mund te realizojne nje synim apo aspirat.
    Sefundi, nga te gjithe ne kerkohet qe lutjet dhe duat per femijet tane te jene te vazhdueshme, te lutemi per ta cdo here duke kryer namazin dhe obligimet tjera. Ne kete menyre zemrat tona do te qetesohen duke permendur Allahun Fuqiplote dhe vetem ne kete menyre ato do te ztabilizohen. Allahu i Madherishem ne Kur’anin famelart, thote:

    “Ata qė besuan dhe me tė pėrmendur All-llahun zemrat e tyre qetėsohen; pra ta dini se me tė pėrmendur All-llahun zemrat stabilizohen” . ([6])

    Nga ky ajet kuptojmė se sa rėndėsi te madhe ka te pėrmendurit e Allahut.
    Gjithashtu edhe i tėrė suksesi i arritur, ėshtė rezultat i ndihmės se Allahut te Madhėrishem, i Cili me ndihmen e Tij ndryshon gjendjet tona. Allahu i Plotfuqishėm nė kaptinen El-Kehf, citon:

    “Nė atė vend ndihma ėshtė vetėm e All-llahut tė vėrtetė. Ai ėshtė shpėrblyesi mė i mirė dhe te Ai ėshtė pėrfundimi mė i mirė”.([7])


    --------------------------------------------------------------------------------

    [1]) Kaptina Ali Imran (3), ajeti 38.
    [2]) Kaptina Et-Tahrim (66), ajeti 6.
    [3]) Kaptina Es-Saf, ajeti 2-3.
    [4]) Kaptina El-Alek (96), ajeti 1.
    [5]) Kaptina Ta Ha (20), ajeti 132.
    [6]) Kaptina Err-Rr’ad (13), ajeti 28.
    [7]) Kaptina El-Kehf (18), ajeti 44
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,346
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Edukimi i fėmijės nė islam


    Falemenderimet dhe lavdėrimet tona tė sinqerta qofshin mbi Krijuesin e gjithėsis Allahun e Madhėrishėm.Salati dhe selami-shpėtimi dhe paqa e Allahut Fuqiplot qoftė mbi pejgamberin tonė Muhammedin s.a.v.s. poashtu mbi familjen e tijė tė pastėrt dhe mbi shokėt as-habėt e tijė tė sinqert,si dhe mbi tė gjithė ata qė e ndjekėn dhe do ta ndjekin rrugėn e Resulullahit deri nė ditėn e gjykimit.Allahu xh.sh. qoftė i kėnaqur me ne dhe me ata.

    Vėllezėr besimtarė!


    Allahu xh.sh. nė Kur’an thotė:“O ju qė besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri,(lėndėt djegėse) tė tė cilit janė njerėzit dhe gurėt, dhe tė cilin e pėrcjellin engjijt e fuqishėm dhe tė ashpėr, tė cilėt nuk i kundėrshtohen urdhėrave tė Perėndisė dhe tė cilėt punojnė pėr atė qė urdhėron”.
    Tė gjithė e dimė se bota dhe ardhmėria u mbetet tė rinjėve. Gjeneratat e vjetra shkojnė e tė rejat trashėgojnė. Pėr tė qenė gjeneratat e reja tė afta qė tė marin mbi vete emanetin e Allahut dhe detyrat qė i presin nė jetė, prindėrit pėr kėtė duhet tė kujdesen me kohė. Pėr tė qenė sa mė tė suksesshėm nė edukimin e fėmijėve e qė edhe Zoti tė na bekojė me kėtė punė sa tė rėndė dhe aq fisnike duhet qė t’i kryejmė disa obligime ndaj fėmijėve si prindėr qysh nė fėmijėrinė e hershme e qė janė: prerja e kurbanit, emėrtimi i fėmijės, me ia kėnduar ezanin dhe ikametin nė vesh dhe synetimi i fėmijėve meshkuj si dhe fejesa dhe martesa nė kohėn e duhur.
    Vėllezėr besimtarė!
    Pejgamberi s.a.v.s. thotė: “Edukimi i mirė ėshtė trashigimia mė e vlefshme tė cilėn mund t’ia lėne prindi fėmijut”. (Tirmidhiu)
    Njė dijetar islam thotė se me edukim duhet tė fillojmė njėzet vjet para lindjes sė fėmijės. Ky pohim sot po vėrtetohet. Siē ėshtė e njohur prej hulumtimeve tė shumtė, formimi i personalitetit tė fėmijut para se tė hyjė nė shkollė mvaret nga kualiteti i familjes. Edhe pėr edukimin fetar kjo ėshtė e rėndėsishme, sepse njohuritė dhe shprehitė e para fėmiju i fiton nga prindėrit, vėllezėrit, motrat dhe antarėt tjerė tė familjes. Posaēėrisht prindėrit duhet tė jenė korekt nė sjelljen nė mes veti, sepse nė njė familje nė tė cilėn ēdo ditė shfaqen grindje, pėrdoren orė e ēas fjalė fyese e banale ndėrmjet dy bashėshortėve nė prani tė fėmijėve, aty pasojat mund tė jenė fatale e qė nė tė ardhmen nuk mund tė evitohen.
    Duhet qė fėmiut t’i mėsojmė tė shprehi kelimei shehadetin qysh kur fillon tė flet dhe kėshtu nė pėrputhje me zhvillimin e fėmisė deri nė moshėn shtatė vjeēare duhet t’i mėsohen suret e shkurta nga Kur’ani dhe disa nga kushtet e fesė.E jo ti mėsojmė fėmijėt tanė tė pėrdorin fjalė pise tė poshtra dhe ēoroditėse,sepse mundė tė vėrejmė se ka edhe prej atyre prindėrve qė kėnaqen kur fėmiu i tijė po flet fjalė tė atilla.Kjo nuk guxon tė ndodhė te besimtari muslimanė,sepse mė vonė kjo do tė ndikon shumė negativisht,por edhe do tė duhet tė japim llogari para Allahut xh.sh. nė ditėn e gjykimit.

    Vėllezėr besimtarė!

    Zoti ėshtė i pranishėm nė natyrė me krijimin e Tij. Zoti na ka krijuar neve dhe ēdo gjė rreth nesh, ka vendosur ligje tė cilat nuk mund tė ndryshohen pėrveē se me vullnetin e Tij. I tėrė kozmosi flet pėr Zotin dhe nėpėrmjet njohurive tona pėr natyrėn dhe gjithėsinė me siguri shkojmė kah njohja e Zotit. Poashtu fėmijėve duhet tu flasim pėr disa nga fenomenet dhe lidhshmėritė e tyre dhe kėtė ta lidhim me fuqinė dhe krijimin e Zotit, sepse ligjet e Zotit janė nė pėrputhje me mendjen e shėndoshė. Mos u flasim fėmijėve pėr Zotin me legjenda dhe tregime tė tmershme e tė ēuditshme tė cilat vinė nė kundėrshtim me natyrėn e fėmiut.
    Sipas Kur’anit, feja e vėrtetė gjykon ēdo tė keqe dhe obligon secilin besimtar qė tė luftojė kundėr tė keqes. Pėr kėtė kur u flasim fėmijėve duhet tė marim shembuj nga jeta e Pejgamberėve tė Zotit tė cilėt pėrmenden nė Kur’an. Tė flasim pėr Ibrahimin a.s. i cili gjatė tėrė jetės ka luftuar kundėr tė ligave, devijimeve,bestytnive,renės dhe shtypjes.Tu flasim pėr humanitetin e Jusufit a.s., pėr heroizmin e Musait a.s. i cili ka luftuar kundėr padrejtėsisė dhe robėrisė, me tė cilėn Faraoni e ka shtypur popullin e tij. T’i njoftojmė me thirjen e Muhammedit a.s. nė rrugė tė Zotit, vazhdueshmėrinė dhe durimin, trimėrinė e tij tė pakrahasueshme.Kėshtu e udhėzojmė fėmiun tė formojė vetėdije tė shėndoshė pėr relacionet nė mes tė njeriut dhe natyrės,dhe kėshtu do tė formojė bindje pėr nevojėn e luftės pėr tė mirėn dhe kundėr tė keqes.

    Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Njeriu ėshtė kujdestar nė familjen e vet dhe do tė pyetet pėr tė, gruaja ėshtė kujdestare nė shtėpinė e burrit tė vet dhe do tė pyetet pėr tė.” (Transmeton Buhariu)

    Gjithashtu pejgamberi s.a.v.s. thotė: “Prindi ėshtė i obliguar ndaj fėmijės sė vet: ta emėrtojė me emėr islam; ta edukojė mirė; ta shkollojė, ta mėsojė tė notojė (ta lejojė qė tė meret me aktivitete sportive) dhe t’i zotėrojė shkathtėsitė luftarake (tė aftėsohet pėr mbrojtjen e atdheut); ta pėrmbajė me pasuri tė fituar nė mėnyrė tė lejuar; dhe ta martojė kur t’i vijė koha”.
    Siē shihet nga kėto hadithet, prindėrit kanė obligim qė fėmijėt e vet t’i dėrgojnė nė shkollė dhe tė mundohen qė fėmijėve tė tyre tua sigurojnė tė gjitha kushtet dhe mjetet qė tė arsimohen si kėrkojnė kushtet bashkėkohore duke pėrfshirė edhe pėrgaditjen superiore, sepse Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Edukoni fėmijėt tuaj! Ata duhet tė jetojnė nė njė kohė tjetėr prej kohės suaj”.
    Islami nuk ka bėrė ndonjė dallim ndėrmjet vajzave dhe djemve pėr sa i pėrket shkollimit. Nė kėtė pikėpamje pejgamberi s.a.v.s. thotė:“Dituria ėshtė e obliguar pėr ēdo musliman(fjala musliman nėnkupton tė dy gjinitė).” (Ibni Maxhe).
    Por, nė kėtė drejtim si shoqėri muslimane qė jemi duhet tė angazhohemi qė femrat tė shkollohen nė kushte qė i kėrkon islami.
    Feja islame nuk i ka kufizuar qėllimet e edukimit vetėm nė aspektin shpirtėroro-fetare por edhe pėr atė sekular. Pejgamberi s.a.v.s. ka urdhėruar ēdo antarė i bashkėsisė islame qė ti kushtojė rėndėsi tė njejtė jetės shpirtėrore dhe asaj sekulare duke thėnė: ”Puno pėr jetėn e kėsaj bote sikur nuk do tė vdesish kurrė dhe puno pėr botėn tjetėr sikur do tė vdesish nesėr”.
    Nuk duhet qė edukimi sekular dhe shkollimi tė jetė qėllim i vetėm, por, duhet edhe edukimi fetar shpirtėrore. Edukatorėt muslimanė janė tė mendimit se qėllimi i edukimit nuk ėshtė mbushja e mendjeve tė nxėnėsve vetėm me fakte, por pastrimi i moralit tė tyre, edukimi shpirtėrorė, zgjerimi i vyrtitit, mėsimi i pastėrtisė dhe pregaditja e tyre pėr njė jetė pėrplot sinqeritet dhe pastėrti. Qėllimi i parė i edukimit islam dhe mė i lartė ėshtė pastrimi i moralit dhe mėsimi shpitėrorė.Ēdo prind duhet tė konsideroj etikėn fetare mė tė vlefshme se ēdo gjė tjetėr.
    Pas moshės shtatė vjeēare fėmiu duhe tė mėsohet tė jetojė nė fe, prandaj edhe Pejgamberi s.a.v.s. thotė: “Urdhėroni fėmijėt tuaj tė falin namazin dhe kur ti mbushin shtatė vjetė detyroni-rrihni nga pak qė tė falin namazin”. (Ebu Davudi).
    Mė shumė efektė do tė kishte patur dhe mė sė miri do tė ishte nėse une dhe ti o vėlla i nderuar musliman nėse para tyre marim abdest, falemi dhe i marim me vete nė xhami.Dmth.une dhe ti jemi shembull i fėmiut tanė,sepse nėse une dhe ti nuk i praktikojmė urdhėrat e Zotit,atėhere ēka dot presim nga fėmiu i cili ende nuk dinė tė mendojė mirė.
    Gjatė kėsaj kohe fėmiu krahas kryerjes sė namazit dhe i ibadeteve tjera duhet tė mėsojė tė lexojė edhe Librin e Allahut Kur’anin sepse kjo ėshtė njė ibadet shumė i lartė tė cilin nė shumė raste na e rekomandon pejgamberi s.a.v.s.Nė lidhje me kėtė do ta pėrmendim hadithin ku pejgamberi s.a.v.s. thotė: “Edukoni fėmijėt tuaj nė tri gjėra: tė duan Pejgamberin e Allahut, tė duan familjen e tij dhe tė duan leximin e Kur’anit”. (Transmeton taberaniu)
    Si prind duhet dhe e kemi obligim fetarė qė fėmijėve tu flasim pėr dukuritė negative siē janė: tallja me fenė dhe konditat e saj, sharja, mallkimi, pėrdorimi i fjalėve tjera tė kėqija, dhe tu tregojmė se kėto janė shkak qė na ēojnė nė xhehhenem,edhe kėtu tė mėdhejtė duhet t’i ruajnė gjuhėt e tyre para fėmijėve si shembull mė i mirė.Tu flasim edhe pėr dukuritė tjera negative siē janė: bixhozi, droga, alkooli, duhani etj.Duhet tė dijmė se fėmijėt tonė se ēfarė libra lexojnė,ēfarė filma shikojnė,si dhe gjatė pėrdorimit tė internetit tė kontrollohen dhe duhet kemi vėmendje tė posaēme se me kėnd shoqėrohen dhe tė mundohemi nė mėnyrė sa mė tė butė dhe mė tė mirė ti largojmė nga kėto gjėra tė flliqura.
    Nėse qėllimit nuk ia arimė nuk bėn qė fėmijėt tanė t’i mallkojmė por duhet me bė dua-lutje tė hajrit qė Zoti t’i udhėzojė nė rrugė tė drejtė.


    Vėllezėr besimtarė!

    Duhet dhe ka nevojė tepėr tė madhe qė nėpėr shkollat tona shtetėrore tė aplikohet mėsimi mbi fenė siē aplikohet gjithkundė nėpėr botė dhe nėpėr europė si Gjermani,Zvicėr,Austri,Slloveni,Kroaci,Bosnjė e Hercegovinė edhe nė shumė vende tjera,por gjithsesi duhet na tė gjithė sėbashku tė angazhohemi e sidomos bashkėsia islame dhe partitė tona politike tė cilat na pėrfaqėsojn neve nė organet mė tė larta shtetėrore.
    Por siē duket dhe sipas njohurive tona momentale dhe me faktet qė disponojm disa nga partit tona politike (nė platformat apo nė programet e tyre politike) ata jo qė nuk kėrkojnė qė mėsimi fetar tė futet nėpėr shkolla shtetėrore,por pėr fat tė keq ata bile janė kundėr mėsimit fetar.
    Kush e bėnė kėtė o vėllezėr besimtarė?
    E bėn ai vėllau i jonė shqiptarė-musliman qė ia kemi dhėnė votėn unė dhe ti.Bile aspak nuk po turpėrohen dhe nuk kanė fije turpi edhe pas kėsaj krejtė qė po ndodhė me ne besimtarėt musliman tė kėtyre trojeve.


    O vėllezėr besimtarė!

    Duhet ta kryejmė me pėgjegjėsi obligimin qė kemi ndaj fėmijėve tanė sepse nė pleqėri mosedukimi i tyre na kėthehet si bumerang neve personalisht.Transmetohet se njė prind i ėshtė ankuar h. Omerit pėr sjellje jo tė mirė tė djalit tė vet. Kur ka dėgjuar h. Omeri se ai nuk ka kryer obligimin ndaj djalit sa ka qenė fėmij i ėshtė pėrgjigjur: “Largohu nga unė, shporu, padit tė birin pėr padėgjueshmėri, kurse ti si prind obligimet tua si ke plotėsuar ndaj tij”.
    Edhe ne vėllezėr! E kemi pėr borxhė-obligim fetar qė sa ma parė nė moshėn mė tė vogėl ti edukojmė mirė fetarisht,tua mėsojmė islamin dhe rregullat e tijė,poashtu duhet ti dėrgojmė nė shkollė qė tė mėsojnė tė kenė suksese nė mėsime dhe tė pėrparojnė nė ēdo sferė,por ēka ėshtė edhe mė e nevojshme ti edukojmė sa ma mirė qė ata fėmijėt tanė tė sillen sa ma mirė nė mjedisin dhe shoqėrin ku ata jetojnė,gjithashtu tė sillen mirė me arsimtarėt-profesorėt,sepse kohėve tė fundit metėvėrtet hasim nė nji sjellje shumė arrogante dhe tė dobėt tė fėmijėve tanė me arsimtarėt dhe me profesorėt,jo vetėm qė nuk mėsojnė,por shkaktojnė probleme tė mėdha nėpėr shkolla,duke vjedhur duke coptuar apo duke djegur ditarėt pėr mbajtjen e mėsimit.
    Shtrohet pyetja ku ndodhin kėta probleme dhe kush i shkaktonė kėta probleme?
    Pėrgjigjja ėshtė shumė e lehtė.
    Ne tė gjithė jemi dėshmitarė se kėta probleme fatale po ndodhin vetėm nė mjediset tona shqiptaro-muslimane,dhe shkaktarė tė kėtyre problemeve janė fėmijėt tanė shqiptar-musliman.Kėta probleme neve na kthehen si bumerang si rezulltat i krejt asaj qė ne nuk kemi punuar me kohė dhe pėr ate se shumė vonė jemi zgjuar pėr ti edukuar ata nė kohė.
    Por,ēka ėshtė edhe mė e keqja sepse disa nga prindėrit e fėmijėve tanė nė vend qė ta kėshillojnė fėmjiėn e vet kah e mira ata i japin tė drejtė fėmijut tė vet tė dobėt para sė gjithash me edukat tė dobėt familjare dhe me sukses shumė tė dobėt,dhe prindėrit shkojnė kėrkojnė nga arsimtarėt ose nga profesorėt qė me ēdo kushtė tė gjitha notat e dobėta tė ua pėrmirsojnė fėmijėve tė tyre tė dobėt,sepse ka dėshirė tė flaktė ta dėrgoje fėmiun e vet tė dobėt nė shkollė tė mesme ose nė fakulltet.Dhe ēfar rezultati vėllezėr do tė presim nga ky nxėnės i dobėt i cili ia ze vendin nji nxėnėsit tė edukuar mirė dhe me sukses shembullor.Pra mė duket se ne po bėjmė vetėvrasje tė vet kombit shqiptarė,sepse e lėmė sakat-tė gjymtė gjeneratėn e re,rinin e cila ėshtė ardhmėria e popullit.

    Vėllezėr besimtarė!
    Kjo nuk po ndodh askund nė botė vetėm po ndodh te ne shqiptarėt-musliman.Metėvėrtet kjo ēka po ndodh me ne ėshtė nji katastrofė e madhe pėr gjithė popullin shqiptarė.Me e lanė anash edukimin e brezit tė rri ėshtė gjunah i madhė,dhe kėtė nuk ka me na e falė Allahu xh.sh.dhe nė ditėn e gjykimit do tė duhet tė japim llogari para Allahut xh.sh.

    Dhe nė fund pėr fėmijėn e edukuar nė islam nėse angazhohemi do tė kemi sevape edhe pasi tė vdesim.
    Pejgamberi s.a.v.s thotė: “Kur njeriu vdes i ndėrpriten tė gjitha sevapet,pėrveē prej tri gjėrave: sadakas sė pėrhershme,diturisė prej sė cilės kanė dobi njerėzit,dhe fėmijes sė mirė i cili bėn dua pėr prindėrin”. (Muslimi)


    Vėllezėr besimtarė!
    Nė fundė e lusim Allahun xh.sh. tė na udhėzonė nė rrugė tė drejtė poashtu edhe rrinin-evladin tonė tė e shpėton nga rruga e gabuar dhe tė e drejton nė rrugė tė drejtė! Amin!

    Shkroi: Xhelal ef. XHEMAILI
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i PDK-sė
    Nga Llapi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 621
    Postimi i Fundit: 05-09-2014, 15:55
  2. Chati, “armiku” i kohės sė tė rinjve
    Nga Davius nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 21:30
  3. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 21:05
  4. Pėrgjaket dashuria e dy tė rinjve
    Nga ALBA nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 07:09
  5. Brezi i te pambaruarve apo qeverite e te rinjve
    Nga Redi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-05-2002, 15:35

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •