Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Hillary Clinton emėrohet Sekretare e Shtetit Amerikan

    Hillary Clinton emėrohet Sekretare e Shtetit



    Nga Express mė 01.12.2008 16:59 CET

    Presidenti i zgjedhur Barack Obama gjatė njė konference pėr shtyp qė u zhvillua nė Chicago e ka emėruar Hillary Clinton pėr sekretare tė Shtetit, dhe tha se zonja Clinton “do ta ketė mbėshtetjen time tė plotė. Ajo i njeh shumicėn e udhėheqėsve tė botės, dhe do tė fitojė respekt nė ēdo kryeqytet, dhe ajo qartėsisht do ta ketė aftėsinė pėr t’i avancuar interesat tona anė e mbanė globit.”

    “Unė s’kam asnjė dyshim qė Hillary Clinton ėshtė personi i duhur pėr ta udhėhequr Departamentin e Shtetit dhe pėr tė punuar me mua nė agjendėn ambicioze tė politikės sė jashtme.”

    Hillary i tha Obamas duke u kthyer nga ai se, “jam krenare qė po bashkohem me ju ... dhe Zoti ju bekoftė juve dhe vendin tonė tė madh.”

    Obama gjithashtu e konfirmoi Robert Gates-in nė postin e sekretarit tė Mbrojtjes.

    Ndėrsa kėshilltar pėr Siguri Kombėtare e emėroi gjeneralin nė pension James Jones, ish komandant suprem i NATO-s. Eric Holder u emėrua ministėr i Drejtėsisė, kurse nė postin e sekretares pėr Sigurinė e Atdheut, Obama e emėroi guvernatoren e Arizonas, Janet Napolitano, ndėrsa ambasadore nė Kombet e Bashkuara u emėrua ish ndihmės sekretarja e Shtetit, Susan Rice.

    “Unė jam i sigurt se ky ekip ėshtė ai qė na nevojitet pėr tė bėrė njė fillim tė ri pėr sigurinė kombėtare tė SHBA-sė,” tha Obama.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Shpresoj se ndaj gėzimin dhe kėnaqsinė e miliona zemrave shqiptare pėr kėtė emrim.
    Zonjės Klinton i uroj sukses,shėndet e bereqet nė punėn me pėrgjegjėsi tė jashtėzakonshme!

    Dhashtė zoti ta kemi shumė shpejtė nė mesin tonė si mikeshė dhe mbėshtetje tė madhe nė kėto ēaste vendimtare pėr Kosovėn !

  3. #3
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Le te shpresojme se Hillari do te ndjeke hapat te shoqit.

  4. #4
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Nje lajm teper i mire ky per momentin. Shpresoj qe te jete i tille dhe ne vazhdim. Hillary mesa kam degjuar nga lajmet si dhe disa informacione te gazetave, eshte po aq liberale sa dhe i shoqi dhe ka nje karakter teper te forte. Bill Clinton eshte treguar shume bujar me Shqiptaret ngado qe ndodhen dhe shpresoj qe dhe Hillary te jete e tille. Gjithashtu uroj qe te ndjeke te njejten rruge ashtu si dhe i shoqi per rimekembjen e ekonomise amerikane si dhe zbutjen e krizes ne SH.B.A e cila do ndikonte drejt per se drejti dhe ne zbutjen e krizes globale.

    Suksese!
    Albanian Perandory

  5. #5
    Sipas nje polli ne USA Today amerikanet jane pro zgjedhjes se Hillary Clinton si sekretare shteti me 69%-25%

    Ndersa per Robert Gates si sekretar i mbrojtjes jane pro 80%-14%

  6. #6
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Tung Davius,

    Nje mesim per klasen politike shqiptare ne Ballkan: nuk zgjidhen kandidatet nga pelqimi personal, nga lidhjet miqesore, as bile nga perkatesia partiake POR:
    nga pergatitja dhe pervoja profesionale dhe gjithmone kush do ti sherbeje me mire dhe me shume interesit kombetare..

    Obama le qe ka zgjedhur nje kandidate me te miren ne gare per postin(bile nuk ka qene ne gare i eshte ofruar-edhe me mire bile),por edhe ka bere te ditur se ai eshte i interesuar dhe konkretisht do te angazhohet per shpetimin e vendit nga katandia qe ndodhet momentalisht.Dhe per kete do te angazhoje dhe do tu jep mundesine te gjithe atyre qe dijne dhe e duan te shpetojne Ameriken ,pa marre parasyshe a simpatizojne Obamen( pa marre parasyshe se vetem para disamuajsh e kane quajtur te papervoje dhe te paafte per kryetar,ne politike kombetare ka interes kombetare dhe JO inate-mbajtje personale)..
    Kur nuk di nga mospervoja te falet, kur nuk di nga se s'ke nga kush te mesosh prape te falet, por kur nuk di dhe nuk ben as perpjekjen me te vogel per te mesuar nga ajo c'ndodh ne bote dhe gjate historise ne politike kjo nuk u falet shumices se politikaneve shqiptare ne Ballkan.

    Urime Hillary, une biles jam lenduar personalisht pse nuk u zgjodh kryetare .kam qene me adhuruesit dhe perkrahsit e flakt( si Ballistat e Tetoves).. tash pak me ka ardhe zemra ne vend...Joe Biden,Hillary Clinton dhe thuajse komplet strukturat administrativo-politike te ish Presidentit Bill Clinton...shkelqyeshem*

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 02-12-2008 mė 18:45
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx per kte lajm te mire o bili..

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Arvanitasit, tė parėt tanė qė emigruan nė Greqi ne Mesjete!
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 07-09-2010, 13:43
  3. Leter e hapur. Beni dicka per dinjitetin e Shqiperise
    Nga vlora nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-12-2004, 09:34
  4. Leter e hapur e diaspores drejtuar Departamentit te Shtetit Amerikan
    Nga shoku_sar nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 02-06-2004, 07:42
  5. Interviste e ambasadorit amerikan ne Tirane
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-12-2002, 10:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •