Hillary Clinton emėrohet Sekretare e Shtetit
Nga Express mė 01.12.2008 16:59 CET
Presidenti i zgjedhur Barack Obama gjatė njė konference pėr shtyp qė u zhvillua nė Chicago e ka emėruar Hillary Clinton pėr sekretare tė Shtetit, dhe tha se zonja Clinton “do ta ketė mbėshtetjen time tė plotė. Ajo i njeh shumicėn e udhėheqėsve tė botės, dhe do tė fitojė respekt nė ēdo kryeqytet, dhe ajo qartėsisht do ta ketė aftėsinė pėr t’i avancuar interesat tona anė e mbanė globit.”
“Unė s’kam asnjė dyshim qė Hillary Clinton ėshtė personi i duhur pėr ta udhėhequr Departamentin e Shtetit dhe pėr tė punuar me mua nė agjendėn ambicioze tė politikės sė jashtme.”
Hillary i tha Obamas duke u kthyer nga ai se, “jam krenare qė po bashkohem me ju ... dhe Zoti ju bekoftė juve dhe vendin tonė tė madh.”
Obama gjithashtu e konfirmoi Robert Gates-in nė postin e sekretarit tė Mbrojtjes.
Ndėrsa kėshilltar pėr Siguri Kombėtare e emėroi gjeneralin nė pension James Jones, ish komandant suprem i NATO-s. Eric Holder u emėrua ministėr i Drejtėsisė, kurse nė postin e sekretares pėr Sigurinė e Atdheut, Obama e emėroi guvernatoren e Arizonas, Janet Napolitano, ndėrsa ambasadore nė Kombet e Bashkuara u emėrua ish ndihmės sekretarja e Shtetit, Susan Rice.
“Unė jam i sigurt se ky ekip ėshtė ai qė na nevojitet pėr tė bėrė njė fillim tė ri pėr sigurinė kombėtare tė SHBA-sė,” tha Obama.
Krijoni Kontakt