Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Thirrje qytetarëve për të mos u furnizuar te karburantet.

    Thirrje qytetarëve për të mos u furnizuar te karburantet. ZMQ i kërkon qeverisë të ndërhyjë për të prishur kartelin që ka monopolin e tregut

    Të hënën protestë ndaj çmimeve të larta të karburanteve. “ZMQ kërkon që konsumatorët shqiptarë që nëpërmjet refuzimit për tu furnizuar me karburant ditën e hënë, dt 01.12.2008 të shprehë protestën e saj në lidhje me këtë situatë të patolerueshme në treg. ZMQ fton të gjithë drejtuesit e automjeteve të solidarizohen me këtë grevë kombëtare duke kërkuar që të hënën për 24 orë, ata të qëndrojnë larg pikave të karburanteve si mjeti i parë i protestës ndaj karteleve të fundit në Europë”,- thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve. " Shqipëria, vendi ku paguhet më shtrenjtë për karburantin. Çmimi ulet dhe ngrihet nga një dorë në të njëjtën orë në qindra pika karburanti në gjithë Shqipërinë"- thuhet në deklaratë.
    Zyra për Mbrojtjen e Qytetareve në vazhdim të kërkesave të saj të mëparshme dhe nga ankesat e shumta të konsumatorëve shqiptarë, në lidhje me çmimin tepër të lartë të naftës dhe nënproduktete të saj, del me këtë apel drejtuar qytetarëve;
    Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve nisur nga vëzhgimet e saj, si dhe nga konsultimet me ekspertë të fushës, vëren se situata që paraqitet në treg, me çmimet e naftës dhe nënproduktet të saj, është skandaloze dhe po kontrollohet tërësisht nga kartelet që sot operojnë në këtë treg.
    Organet shtetërore, në mënyrë të papërgjegjshme, vazhdojnë të mungojnë në përmbushjen e detyrës së tyre thelbësore, atë të rregullatorit dhe te arbitrit në mbrojtje te interesave te konsumatorëve. Ndërkohë që papërgjegjshmëria e institucioneve pasqyrohet dhe në kuadrin ligjor, që shërben në kontrollin në fushën e përpunimit, transportit dhe tregtimit të hidrokarbureve.
    Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve vëren, se ne ligjin Nr.8450, te vitit 1999, neni 14 pika 3 me ndryshimet përkatëse, u krijohet mundësia shoqërive të tregtimit me shumice, të themelojnë apo të marrin pjesë, edhe në shoqëri që ushtrojnë veprimtarinë si stacione të shitjes së karburanteve me pakicë. Kjo favorizon dukshëm mundësinë që këto shoqëri grosiste, të përcaktojnë me lehtësi edhe çmimet e pakicës.
    Gjithashtu nga investigimet e kryera dhe ekspertes e saj të fushës rezulton se midis kompanive të importit te naftës me ndjeshmëri ne treg ekziston një marrëveshje e heshtur për rregullim e çmimit si dhe për situatën e ruajtjen e situatës monopol në tregun shqiptar Kjo marrëveshje shprehet qartë në uljen dhe ngritjen të njëtrajtshme dhe të njëkohshme të çmimit të naftës dhe nënprodukteve në të gjitha pikat e shitjes së këtyre kompanive.
    Këto marrëveshje janë në kundërshtim me ligjin për konkurrencën për këtë arsye Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve përgëzon Autoritetin e Konkurencës për fillimin e procesit te hetimit ne lidhje me marrëveshjen dhe i sugjeron që hetimi të shtrihet edhe tek cilësia e karburantit.
    Zyra për Mbrojtjen Qytetare i bën me dije opinionit shqiptar se 45% e çmimit të naftës janë detyrime të cilat kompanitë e naftës ia paguajnë shtetit shqiptar( akciza , dogana,tvsh). Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve i kërkon qeverisë të marrë masat e duhura ligjore për shmangien e situatës duke ulur akcizën në favor të konsumatorëve.
    Ndërkaq, ZMQ i kërkon Autoritetit të Konkurencës të ndëshkoj administrativisht me gjoba të larta të gjithë shoqëritë tregtare që kanë vendosur diktatin e kartelit në treg si dhe fillimin e hetimeve për këtë situatë të patolerueshme.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #2
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Të hënën protestë ndaj çmimeve të larta të karburanteve

    Zyra për Mbrojtjen Qytetare i bën me dije opinionit shqiptar se 45% e çmimit të naftës janë detyrime të cilat kompanitë e naftës ia paguajnë shtetit shqiptar( akciza , dogana,tvsh). Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve i kërkon qeverisë të marrë masat e duhura ligjore për shmangien e situatës duke ulur akcizën në favor të konsumatorëve.

    MJAFT ME TOLERIME, KUPA U MBUSH.protestë ndaj çmimeve të larta të karburanteve.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë
    Nga SkyThinks në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  3. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Celularet pergjues kane marre thirrje nga Shqiperia dhe SHBA-ja
    Nga YaSmiN në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •