Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 55
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214

    Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë

    Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi ndaj tij

    E Shtune, 29 Nentor 2008

    Kryetari i keshilltareve bashkiake te Partise Demokratike, Ferdinad Poni kerkoi diten e djeshme doreheqjen e kryetarit te bashkise se Tiranes, Edi Rama. Kjo kerkese sipas Ponit, i cili mban edhe postin e zv/ministrit te Brendshem, vjen per arsyen se bashkia e Tiranes, nuk ka bere asnje organizim me rastin e festave te 28-29 Nentorit. Sipas anetarit te Keshillit Bashkiak te Tiranes, njeheresh kreu i keshilltareve te PD, kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama nuk ka bere asnje urim dhe nuk eshte perpjekur qe te percoje arenen festive te ketyre diteve te shenuara. "Ne dite kaq te rendesishme per historine e popullit shqiptar, qyteti duhet te ishte me festiv se kurre, por ne fakt nese veshtroni Tiranen sot, do te kuptoni se nuk kishte aspak atmosfere te gezuar", deklaroi ne fjalen e tij, zv/ministri i Brendshem, Ferdinand Poni. Sipas tij, se ne rast se kryebashkiaku Edi Rama nuk do te jape doreheqjen, atehere ndaj tij do te kerkohet mocion mosbesimi. "Mocioni i mosbesimit do te jete pergjigja jone ne rast se Edi Rama nuk do te dorehiqet", deklaroi ne fjalen e tij Poni, duke shtuar se ky vendimi tani ishte marre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-11-2008 më 14:44

  2. #2
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Se di ku ke qene ti por shtyllat e ndricimit te gjitha me flamuj ishin.2 kullat tek bulevardi ishin mbuluar me flamuj gjithashtu.Te pakten nga kalova une kishte flamuj kombetar gjithandej.

  3. #3
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Barlet23 Lexo Postimin
    Tirana eshte Cifligu Rames dhe nuk denjon te vej as edhe nje flamur ne Qytet.
    Turp.
    Edi i vuri por i hoqi Sala qe te mos festohet 29 Nendori

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Edi i vuri por i hoqi Sala qe te mos festohet 29 Nendori
    Po qarte tani na e mbushe menjen ti.
    Megjithate e gjithe Shqiperia etnike e dine daten e Pavarsise dhe gjykojne vete se kush eshte antishqiptar e kush jo ne politiken Shqiptare.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Se di ku ke qene ti por shtyllat e ndricimit te gjitha me flamuj ishin.2 kullat tek bulevardi ishin mbuluar me flamuj gjithashtu.Te pakten nga kalova une kishte flamuj kombetar gjithandej.
    2 kullat ke bulevardi nuk i ka vene bashkia sa per dijenine tende dhe ne qofte se ti krenohesh me ato flamujt e vegjel neper shtylla atehere lum ti per shqiptarizmin tend.

  6. #6
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Nuk po krenohem une mor daku po shi ca teme pa lidhje ke hap.Shi ca thu
    Tirana eshte Cifligu Rames dhe nuk denjon te vej as edhe nje flamur ne Qytet.
    Keshtu qe flamuj kishte dhe tema eshte pa lidhje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Nuk po krenohem une mor daku po shi ca teme pa lidhje ke hap.Shi ca thu

    Keshtu qe flamuj kishte dhe tema eshte pa lidhje.
    Nese ty te japin atmosfere festive ato flamuret ke shtyllat atehere ok !! lidhjen apo pa lidhjen e temes se vendos ti ate bukurosh kamunist!!

  8. #8
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Qe tema eshte pa lidhje ket se luan as topi.Se sic ta thashe me nje kundershembull ta hodha poshte teorine tende.A e di si duhet ta kishe hapur temen?Duhet ta kishe tituluar "SKANDAL!.Nuk behet as edhe nje parade ushtarake ne pervjetorin e pavarsise"Kjo eshte turp!
    Edhe avash me ato tituj bukurosh berishist.Mua s me plas fare as per edviner e as per salinj.Po ku na dolet kaq atdhetare ju o aman.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Nuk po krenohem une mor daku po shi ca teme pa lidhje ke hap.Shi ca thu

    Keshtu qe flamuj kishte dhe tema eshte pa lidhje.
    AntiShqiptarizmi i Edi Rames per Festen me te madhe te kombit Shqiptar!
    Kjo eshte tema ime daku !! me te mira

  10. #10
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Barlet23 Lexo Postimin
    Po qarte tani na e mbushe menjen ti.
    Megjithate e gjithe Shqiperia etnike e dine daten e Pavarsise dhe gjykojne vete se kush eshte antishqiptar e kush jo ne politiken Shqiptare.
    Nuk diskuton njeri 28 Nendori.Diskutohet dita e clirimit, kur iku gjermani i fundit . Iku ne oren 23.59 apo 24.01 te dates 29/11/1944

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Qe tema eshte pa lidhje ket se luan as topi.Se sic ta thashe me nje kundershembull ta hodha poshte teorine tende.A e di si duhet ta kishe hapur temen?Duhet ta kishe tituluar "SKANDAL!.Nuk behet as edhe nje parade ushtarake ne pervjetorin e pavarsise"Kjo eshte turp!
    Edhe avash me ato tituj bukurosh berishist.Mua s me plas fare as per edviner e as per salinj.Po ku na dolet kaq atdhetare ju o aman.
    Paraden e bejme per hyrjen e Shqiperise ne Nato ate qe kontestove ti bashke me Edvinin. Megjithate po te them qe Verdiktin ja jep Shqiperia Etnike Edvinit.

  12. #12
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Paraden duhet ta besh c do vit ti.Di ndonje shtet te pakten ne Europe qe per data pavarsish nuk ben parada?Nqs ty kjo te duket normale dhe te duket problem flamujt eshte gje tjeter.Eshte njelloj me u qajt qe s kam benzine kur s ke makine.Kshu eshte kjo pune.
    Se ca i jep verdikte Shqiperia Edvinit edhe kjo eshte gje tjeter.Ne fund te fundit edhe ai plehre eshte si gjithe klasa politike qe e quan veten "shqiptare".Mua me beri pershtypje vetem fakti qe nuk e ceke fare punen e parades.
    Ndryshuar për herë të fundit nga white-knight : 29-11-2008 më 09:04

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Nuk diskuton njeri 28 Nendori.Diskutohet dita e clirimit, kur iku gjermani i fundit . Iku ne oren 23.59 apo 24.01 te dates 29/11/1944
    Ore nese ty te intereson se kur komunistat u cliruan nga gjermanet qe e kishin Shqiperine vend tranzit per te hyre ne Jugosllavi, kjo eshte pune per ty dhe ti me ate merru.
    Une po te them Bashkia nuk organizon asgje per Festen qe i solli pupullit Shqiptar Pavarsine. Kaq

  14. #14
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Nuk me pelqen te ofendoj njeri dhe sidomos antaret e forumit.

    Qe Ed zhulsi e ka qelb nuk ka bithe ku te rrije.

    28 Nentori eshte festa e gjithe shqiptarve,ndersa nata e bardhe(29 nentori) eshte nji
    "ike mere fizi me tespie e tosum bac"

  15. #15
    Citim Postuar më parë nga Barlet23 Lexo Postimin
    2 kullat ke bulevardi nuk i ka vene bashkia sa per dijenine tende dhe ne qofte se ti krenohesh me ato flamujt e vegjel neper shtylla atehere lum ti per shqiptarizmin tend.
    Po dekori i qytetit mesa di une eshte nderrmarje qe varet nga Bashkia.
    Sa per flamujt nuk e di ku eshte problemi. Sa i do permasat e flamujve ti qe t'ia paraqesim per propozim Edit per vitin tjeter?
    Zakonisht, çdo vend i Botes, organizon parade ushtarake, ne diten e festes Kombetare. Ketu eshte faji i qeverise dhe presidentit qe nuk organizuan nje parade ushtarake. Sigurisht edhe bashkia ka faj sadopak por per ato qe thua ti un nuk shof ndonje problem te madh.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ja me qka merren shqiptaret e gjor.

  17. #17

    Rama me veteranët, në ‘91 i quajti vrasës, dje i ftoi për drekë

    Rama me veteranët, në ‘91 i quajti vrasës, dje i ftoi për drekë


    Vendosur: 30/11/2008 - 10:49


    Ishte brilant dje, në 29 Nëntor, Edi Rama në sjelljen me veteranët e Luftës Antifashiste. Pa përdorur data, emra personazhesh e personalitetesh, pa shkuar në shumë fakte, ai solli me mjeshtëri një histori duket të mirëmenduar për të tentuar sipas tij bashkimin... Historia thoshte se si ai vetë, në familjen e tij, kishte një të afërm nga gjyshja, të vrarë në luftë si partizan dhe një tjetër të afërm, këtë radhë nga babai, të pushkatuar nga regjimi pas Luftës. Një progres, apo një metamorfozë për t’u përshëndetur e kreut të Partisë Socialiste, të paktën për ata që e njohin, apo e kanë ndjekur nga afër. Pasi larguar pak në kohë, në gusht të vitit 1991, i njëjti Edi Rama, kësokohe pedagog i Arteve, shprehej me një gjuhë krejt tjetër ndaj Luftës Antifashiste dhe sidomos përftuesve prej saj, që më së shumti janë të njëjtët veteranë që ai pati përballë gjatë ditës së djeshme. Shkurt, ai e quante kastën e ardhur në pushtet si tradhtare të demokracisë e kombit, si terroriste e ekzekutore. Më keq akoma, Edi Rama, në tërësinë e bindjes së tij, të asaj bindjeje që ka pasqyruar në letër, i mëshon fort idesë së Ballit Kombëtar, se Lufta Antifashiste degjeneroi në Luftë Civile. Gjithçka që ka të bëjë me këtë bindje të hershme gjendet e shkruar në librin e përbashkët të Ramës me Ardian Klosin, me titull “Refleksione”, botuar në vitin 1992.

    Idhtari i “Luftës Civile”

    “Kundër ngushtimit të nocionit opozitë” (faqe 179-185), titullohet shkrimi i firmosur nga Edi Rama, përmes të cilit atakohet Lufta Antifashiste. Në tërësi shkrimi synon të argumentojë detyrimin që ka Partia Socialiste të mohojë, të denoncojë pa kompromis “veprimtarinë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit...”. Por përmes rreshtave lexohet qartazi edhe qëndrimi i dikurshëm i liderit aktual të PS-së ndaj Luftës Antifashiste. Ai e konsideron atë si një Luftë Civile, një ide që dihet se mbështetet fort nga Balli Kombëtar, apo më saktë nga kundërshtarët politikë të të njëjtëve veteranë, para të cilëve paraditen e djeshme kreu i PS-së shfaqi, apo ktheu një faqe krejt të ndryshme. “Pajtimi Kombëtar, për të cilin po flitet aq shumë, pikërisht aty duhet të fillojë, te Lufta Civile... Kushdo që do t’u shpëtojë hijeve të së kaluarës duhet ta mbështesë pa asnjë ngurrim këtë ide. Duhet pranuar më në fund, hapur, që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile...”, shkruan Edi Rama në faqen 180 të librit. Më tej, akuzat shkojnë edhe te personazhe të caktuar. “Histeria e luftës për pushtet, që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë, që ka qenë thelbi politik i çdo lëvizje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë e nisur kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra, çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj edhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur probleme kardinale si: Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencës e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-’53, qëndrimi ndaj emigracionit politik”.
    Në vazhdim, në të njëjtin shkrim, Edi Rama e rëndon dozën e akuzave ndaj përfituesve nga Lufta duke i quajtur ata “inkuizitorë”, që u duhej treguar vendi, pasi janë duke bashkuar “zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për demokraci”.
    Pak më poshtë vjen përfundimi apo përmbledhja e mendimit: “E kaluara do të na mbajë të gozhduar në rrethin e saj vicioz, për sa kohë nuk kemi bërë katarsisin e vërtetë historik”.
    Gjithçka në këtë shkrim mbyllet me një tjetër ultimatum, këtë radhë në adresë të Partisë Socialiste, e cila sipas Ramës s’ka të drejtë të jetë parti e ligjshme, “përsa kohë nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj”. Një frazë që krejt natyrshëm veteranët e djeshëm të Partisë Socialiste, të ftuar nga Edi Rama, nuk e njihnin, apo nuk e mbanin mend, qoftë për shkak të moshës. Përndryshe kreu i PS-së do të haste probleme që do të dëmtonin rëndë të paktën këtë metamorfozë të kushtëzuar të tij.

    panorama

  18. #18
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    edi rama per mendimin tim eshte thjesht nje hajdut i lejeve te ndertimit dhe asnje gje me teper!
    vari leshte

  19. #19
    Rama: Veteranet, idealizmi udherrefyesi yne

    E Diele, 30 Nentor 2008

    Kryetari socialist, Edi Rama festoi dje se bashku me veterane nga i gjithe vendi, 64 vjetorin e clirimit te vendit. Ne takimin qe nisi nen tingujt e himnit te flamurit dhe te kenges "Per ty Atdhe", kryesocialisti kerkoi bashkimin e shqiptareve ne emer te se ardhmes. "Po e nis me nje mesazh urimi per te gjithe ju, nga Kosova e lire, e pavarur dhe demokratike, ku pata privilegjin te jem dje, ne 28 Nentorin e pare qe gdhiu ne Kosoven e lire", u shpreh Rama. Duke vleresuar veteranet per kontributin e cmuar te tyre, Rama iu perul me mirenjohje veteraneve qe erdhen nga te gjitha anet e vendit. "Ne mundemi dhe mundemi ne radhe te pare fale jush, miqte tane te shtrenjte, veterane e veterane, dhe fale atyre qe kur e nisen luften praktikisht nisen nje mision te pamundur dhe sollen lirine, qe u be e mundur pikerisht sepse asgje nuk eshte e pamundur, ne rast se ne jemi bashke", u shpreh Rama. Ai theksoi se ne takimet e shpeshta qe kryen, ata qe nuk harron kurre, jane veteranet dhe veteranet e luftes se dyte boterore, te cilet kane trokitur dhe vazhdojne tek ai. "Asnjehere nuk kane trokitur per te zgjidhur halle apo per te kerkuar favore, por gjithmone per te ngritur shqetesime te komunitetit ku jetojne. Ky idealizem qe vazhdon dhe mbartet prej te gjitheve ju eshte sot me i domosdoshem se asnjehere tjeter per Shqiperine qe duam te ndertojme", vijoi ai.


    koha jone

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Po keta te forumit qe te hidhen ne fyt po i preke luften partizane, pse nuk ndihen kur lexojne keto fjale te Edi Rames, por skuqin duert me duertrokitje e cjerrin germazin?!?!
    Pula!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. Përgjigje: 107
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 06:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •