Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 70
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2005
    Postime
    360

    Armiqte e gjuhes shqipe dhe triumfi i saj.

    Kjo ashte per ata qe thone se turqia na paska nimua kundra grekut e sllavit.

    Marr nga gazeta shqiptare, e shkruar nga Arben Llalla.

    Mė 14 deri 22 nėntor tė vitit 1908 nė qytetin e Manastirit u mbajt Kongresi i gjuhės shqipe. Ky Kongres ka zėnė njė
    vend tė veēantė nė historinė e kombit shqiptar dhe nė veēanti nė historinė e shqiptarėve tė Maqedoni. Rruga e gjuhės shqipe pėr tė ardhur deri nė alfabetit e saj tė njėsuar ka qenė e vėshtirė. Lufta kundėr gjuhės shqipe ka qenė e ashpėr. Ky sulm ishte frontal dhe nė tė gjitha nivelet dhe drejtimet. Fanatikė fetarė ortodoksė dhe myslimanė injoronin gjuhėn shqipe, filluan tė ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarėt. Osmanėt i quanin shqiptarėt tė “pa fe” dhe tė “paudhė”, priftėrinjtė grekė e quanin gjuhėn shqipe “gjuhė barbare”.

    LIGJ KUNDER GJUHES SHQIPE>

    Njė ligj kundėr gjuhės dhe kulturės shqipe ka lėshuar sulltani i Perandorisė osmane mė 31.maj.1779, Abdul Hamiti II, ku pėrcaktohej saktė marrja nė mbrojtje nga ana e turqve e kulturės dhe gjuhės greke, dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument ėshtė nxjerrė nga arkivat greke dhe ėshtė botuar nė gazetėn “Thessaloniki” (14.korrik.1999). Pėr shekuj me radhė turqit qėllimisht dhe sistematikisht kishin pėrēarė popullsinė shqiptare nė grupe rivalėsh, armiqėsive fetare dhe zėvendėsimin e gjuhės amtare shqipe me gjuhė tė huaja. Ndonėse trashėgimia e panumėrt e poemave, baladave, pėrrallave dhe fjalėve tė urta ishin pėrcjellė gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptėsisht botimet nė gjuhėn shqipe. Kėshtu qė shqiptarėt shkolloheshin nė shkollat fetare qė ishin nė gjuhėn turke, greke, sllave, italiane, gjermane. Dhe ata qė shkolloheshin nuk e dinin mirė gjuhėn shqipen. Fėmijėt myslimanė duhet tė shkonin nė shkollėn e xhamisė, ku mėsonin turqisht, fėmijėt e krishterė duhet tė mėsonin greqisht. Kėshtu, nė ato pak shkolla fillore nė Shqipėri, asnjėra nuk pėrdorte gjuhėn shqipe. Propagandistė tė djallėzuar pėrpiqeshin tė shkombėtarizonin brezat e ardhshme tė rinisė shqiptare.Gjuha shqipe pėrdorej zakonisht nė jetėn e pėrditshme, prandaj arriti tė pėrcillej nga brezi nė brez.
    Nė shekullin XIX interesimi i njerėzve pėr gjuhėn shqipe u rrit shumė dhe brenda pak vitesh u botuan katėr gramatika tė mira shqipe. Njėra u botua nė Firence nga Jeronin De Rada. Tjetra ishte gramatika e gjuhės shqipe nė greqisht, e botuar mė 1882 nga Kostandin Kristoforidhi. E treta ishte gramatika e Sami Frashėrit, e botuar nė Bukuresht mė 1886, nė shqip. Kurse mė 1887, Pashko Vasa nga Shkodra botoi nė Londėr njė gramatikė shqipe nė gjuhėn frėnge. Vėrshimi i letėrsisė kombėtare shqipe nė vend sigurisht qė inatosi qeverinė turke dhe Kishėn Ortodokse greke. Patriarku ortodoks grek lėshoi njė mallkim mbi letėrsinė shqipe dhe kėrcėnoi me shkishėrim tė gjithė ata besimtarė qė do tė guxonin tė mėsonin dhe lexonin nė gjuhėn shqipe. Sulltani urdhėroi tė gjitha postat doganore qė tė mos lejohej asnjė libėr nė gjuhėn shqipe tė futej nė Shqipėri. Dy armiqtė historikė kundėr njėri-tjetrit, tani po bashkėpunonin me zell pėr pėrndjekjen dhe burgosjen e gjithkujt qė kapej me libra tė gjuhės shqipe. Qeveritarėt turq me dhunė dhe prifti e hoxha me propagandė demagogjike u pėrpoqėn tė pėrēanin popullin shqiptar dhe ta linin nė errėsirė. Kėshtu kleri mysliman proturk nė rrugė fetare, ndalonte besimtarėt myslimanė tė ndiqnin shkollat shqipe bashkė me tė krishterėt, me pretekstin absurd se “prishin besėn”. Nga ana tjetėr, priftėrinj e dhespotė grekė thonin se vetėm greqishtja ėshtė gjuha e perėndisė, kurse shqipja ėshtė gjuhė “shejtani” dhe, nė kėtė mėnyrė, pėrpiqeshin tė ndalonin pėrhapjen e gjuhės shqipe nė shkolla, xhami, kisha e kudo.

    QEVERIA TURKE DHE KISHA GREKE

    Mė 1909-n, qeveria turke, nė bashkėpunim me kishėn greke dhe sllavėt, mbylli tė gjitha shkollat shqipe, dhe dha urdhėr tė prerė tė shuhen nė zjarr tė gjuha librat, dokumentet dhe letėrsia shqipe. Gjendja politike nė vend nė atė kohė ishte kritike pėr tė marrė flakė nga ēasti nė ēast. Pėr atdhetarėt shqiptarė u bė mė se nuk do t’i realizonin dot kurrė qėllimet e tyre tė larta pa hapur mė parė shkollat shqipe pėr formimin e rinisė. Deri nė atė kohė rinia shqiptare kishte qenė objekt i propagandės sė huaj nė shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke, qė tė dyja kundėrshtarė fanatikė tė, gjuhės shqipe dhe tė ēdo ndjenjė atdhetare. Megjithatė, gjatė punės pėr krijimin e sistemit tė tyre shkollor, atdhetarėt shqiptar u ndeshėn me tri probleme tė mėdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e tė hollave dhe mungesa e mėsuesve tė kualifikuar. Shuma tė vogla, por tė dobishme tė hollash ishin mbledhur aty-kėtu brenda vendit, kurse ato mė tė mėdha kishin ardhur nga shoqėritė dhe klubet shqiptare nė vendet e tjera. Mirėpo kishte fare pak mėsues tė kualifikuar tė gjuhės shqipe. Kongresi i 1909-ės
    Pėr t’i bėrė ballė kėsaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri njė tjetėr Kongres nė Elbasan, nė zemėr tė Shqipėrisė, nga data 20 deri 27 gusht tė 1909-s. Nė kėtė Kongres tetėditor, qė kishte synim zhvillimin e lėvizjes arsimore anembanė vendit, erdhėn delegatė nga 28 shoqėri e klube shqiptare. Nė Kongres u vendos qė tė themelohet “Shkolla Normale nė Elbasan”, njė shkollė gjashtėvjeēare pėr pėrgatitjen e mėsuesve tė rinj. Njerėz tė mėsuar nė universitetet e huaja europiane u gjetėn dhe u caktuan pėr tė formuar stafin pedagogjik. Klubi i Manastirit u caktua si qendra pėr krijimin e njė Federate tė Klubeve Shqiptare nė Shqipėri dhe nė kurbet. Qėllimi i Klubeve ishte pėrhapja e gjuhės dhe arsimit shqip, pa u pėrzier me politikė. Klubi korēar “Pėrparimi” u caktua si qendra financiare, qė do tė adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave tė ditės dhe tė natės. Pėrgjegjėsia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollės Normale tė Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti tė gjithė shqiptarėt tė futnin gjuhėn shqipe nė shkollat e huaja, tė pėrhapura anembanė Shqipėrisė. Mė 18 nėntor 1909 u bė thirrja haptazi, “Pėr mbajtjen e Shkollės Normale tė Elbasanit duhen, para, para e mė shumė para”. Nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet niveli i ulėt i jetesės sė njerėzve, qė u bėhej njė propozim i tillė! Mirėpo, me ose pa mjetet e pėrshtatshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi tė pėrgatiste pionierėt e arsimit pėr Shqipėrinė qė po rilindte. Drejtori i parė i Normales ishte Luigj Gurakuqi, qė vite mė vonė kjo shkollė u pagėzua me kėtė emėr. Shkolla Normale u hap mė dhjetor tė 1909-s, me 143 nxėnės. Shpėrthimi i shqiptarizmit i kaloi tė gjitha parashikimet e armiqve tė gjuhės shqipe.

    GAZETA< RREVISTA DHE ARRESTIME.

    Nė atė kohė dolėn nė dritė rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, qė botoheshin nė Shqipėri dhe nė kolonitė shqiptare jashtė vendit. Xhonturqit tė frikėsuar nga ky shpėrthim i shpejtė i arsimit shqip, reaguan ashpėr, duke ndaluar shoqėritė, shkollat dhe botimet nė shqip. Nė Vlorė atdhetarėt arrestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlorės u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naēi u largua nga Shqipėria, nga frika e vrasjes. Nė Gjirokastėr pionieri i arsimit shqip kombėtar, Koto Hoxhi, u internua nė kėshtjellėn e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i sė parės shkollė shqipe nė Korēė, u internua nė Selanik. Xhonturqit i kishin vėnė detyrė vetes pėr tė rrjepur tė gjallė tė gjithė shqiptarėt qė punonin pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Dalja nė pah e gjuhės shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanėt injorantė e konservatorė. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetėm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarėve shqiptarė pėr shkronja latine perėndimore ishte njė pėrēmim pėr fenė myslimane. Njėrės tė paditur dhe injorantė formuan me mbėshtetjen edhe tė qeverisė sė xhonturqėve nė Stamboll shoqėrinė “Mahfeli” me synimin pėr pėrēarjen e shqiptarėve dhe frenimin e arsimit nė shqip. Nė fund tė vitit 1909, qeveria turke ndaloi pėrdorimin e gjuhės shqipe me shkronja kombėtare, nė tė gjitha shkollat anembanė vendit. Gjithashtu, nxori njė dekret, sipas tė cilit gjuha shqipe do tė shkruhet vetėm me shkronja arabe. Shoqėria reaksionare “Mahfeti”, me mbėshtetjen e qeverisė turke, shtypi dhe shpėrndau abetaret e para me shkronja arabe. Pėr kėtė arsye, nė shkurt tė 1910-s, u mbajt nė Elbasan njė miting proteste, ku 7.000 njėrės protestuan kundėr pėrdorimit tė shkronjave arabe pėr gjuhėn shqipe. Kėshtu po atė muaj protestat vazhduan nė Korēė, Berat, ku mbi 15.000 veta dogjėn nė qendėr tė qytetit abetaret shqiptare me shkronja arabe, tė dėrguara nga Stambolli. Telegrame tė shumta nga shoqėritė shqiptare tė Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehėn nė mbrojtje tė alfabetit shqip.
    Kongresi i dytė i Manastirit
    Nė mars tė 1910-s u thirr Kongresi i dytė i Manastirit. Aty u vendos qė tė vazhdojė pėrdorimi i alfabetit kombėtar me shkronja latine dhe protestat kundėr vendimit tė padrejtė tė qeverisė turke. Gazeta atdhetare “Shkreptina” e Kajros botoi njė memorandum tė hartuar nga kryengritėsit qė luftonin nė malet e Shqipėrisė. Nė tė theksohej se qėllimi i tyre nuk ishte pėr plaēkitur apo pėr tė vrarė, por pėr tė luftuar pėr lirinė e edukimit nė gjuhėn shqipe dhe me alfabetin kombėtar, lirinė pėr tė hapur tė gjitha shkollat shqipe tė mbyllura nga qeveria turke dhe vėnien nė punė tė shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave tė ndaluara, lirimin e tė burgosurve politikė. Dhe pėrfundonte me mesazhin. “E gjithė bota e qytetėruar dhe veēanėrisht qeveria e Perandorisė otomane le ta dijė mirė se tė gjithė shqiptarėt, gegė e toskė, kristianė dhe myslimanė, nuk do ta pushojnė luftėn pėr kėto tri kėrkesa, derisa qeveria tė na i garantojė ato me siguri”. Edhe nė kėtė luftė turke, greke dhe sllave, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mėsues, por me dėshirėn nė shpirt pėr dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, sllave, greke dhe turke, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri nė jug tė Shqipėrisė dhe pėrgatiti breza tė rinj atdhedashės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga detiad : 28-11-2008 mė 14:41

  2. #2
    Dhe nuk e kuptoj pastaj pse disa janė kaq tė marrė e kanė dashuri deri nė marrėzi pėr Turqinė e shtetet e Lindjes nė pėrgjithėsi. As ka sllav as grek qė ka qenė mė i poshtėr se Turqia. Kishte tė drejtė Bardhi kur thoshte: "Aty ku shkel kėmbė e turkut, nuk mbin bar".
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  3. #3
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Ndersa Noli tha "Ate,krijove kafshen e njerine por pse krijove edhe Turqine"

  4. #4
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Nje gje me ben pershtypje dhe nuk gjej arsye qe ta justifikoj. Po e shtroj si pyetje sepse artikulli e ka lene pak menjane(fare me thene).
    Perse turqit nuk i vrane vellezerit Frasheri ne nje kohe qe e dinin fare mire se ata e mbollen idene e mesimit, shkrimit te shqipes dhe mbi te gjitha idene e kombit, patriotizmit ne rilindje dhe keto ne nje sere veprash pa shume simbole te fshehura, pra direkte, nen hunden e sulltaneve, m'u ne mes te Stambollit. Thua t'i kishin frike...?!
    Ndersa greku i preu kokat kujtdo qe u morr me shkronjat shqipe.. . Pse te lodheshin xhonturqit me shqiptaret e shqiperise kur cerdhen e kishin ne mes te Stambollit?
    Salam!
    Bese dhe hakmarrje.

  5. #5

    Post Ky ėshtė Dhespot Foti, Shqiptarėt e bėnė tė puthte dhenė mė 1906

    Arben LLALLA

    Gjatė revolucionit kulturor tė shqiptarėve pėr hapjen e shkollave shqipe nga fundi i shek.XIX dhe fillimet e shek.XX janė vrarė nga turqit dhe grekėt shumė mėsues qė hapėn mėsonjėtoret e para nė gjuhėn shqipe. Njė nga kėta mėsues qė u masakruan nga grekėt ishte edhe Papa Kristo Negovani, i cili lindi nė vitin 1875 nė fshatin Negovan qė ndodhet afėr Kosturit (Kastoria) rrugės pėr nė Edesa. Sot ky fshat quhet Flamuria. Gjatė njė vizite qė bėra nė vitin 2003 bisedova shqip me pleqtė e fshatit qė ende e flisnin gjuhėn e tė parėve. Pra, nga ky katund ishte atdhetari Kristo Negovani (Harallambi).
    Nė fshatin e lindje Papa Kristo mbaroi shkollėn fillore nė gjuhėn greke duke vazhduar mė tej gjimnazin nė Athinė. Pas tre viteve studimesh nė Athinė ai i braktis ato pėr arsye sepse njė ēetė kusarėsh gjatė grabitjes sė shtėpisė sė tyre i vranė babanė. Pasi u kthye nė vendlindje papa Kristo filloi punė nė shkollėn greke tė fshatit. Vitet shkonin dhe mėsues Kristo Negovani shikonte se si brezi i ri nė fshat po edukohej me kulturė dhe gjuhė greke duke humbur traditat dhe gjuhėn e mėmės, shqipen. Nė ato vite greqizimi i shqiptarėve po shtrihej nė tė gjitha trevat qė banoheshin nga popullsia shqiptare. Ky greqizim pėrhapej nė forma tė ndryshme si nė arsim, nė kishė dhe politikė administrative.
    Edhe pse Papa Kristo ishte i edukuar nė shkollat greke, edhe pse paguhej nga shteti grek pėr mėsimin qė jepte nė shkollėn e fshatit, tė tėra kėto nuk kishin ndikuar nė zemrėn e tij pėr tė dashuruar kulturėn dhe gjuhėn e huaj greke. Gjatė mėsimit tė gjuhės greke nė shkollėn e katundit tė tij ai u thoshte nxėnėsve: “Pėr mbi ēdo gjė gjuha shqipe ishte ajo qė duhej mėsuar, sa mė parė”.
    Me njė vullnet dhe guxim djalėrie ai vendosi tė hapte shkollat e para nė disa fshatra qė banoheshin nga shqiptarėt pėr rreth Kosturit dhe Follorinės. Shkrimin e gjuhės shqipe me Alfabetin e Stambollit Kristo Negovani e kishte mėsuar nė Rumani ku kishte punuar marangoz pėr tre vite. Ato vite ishte lidhur edhe me shoqatėn “DRITA” dhe me disa anėtarė tė shoqatės “DJALĖRI” tė Stambollit.
    Mė 1897 u shugurua prift nė fshatin e tij. Ky dalė i ri qė pėr hir tė ēėshtjes kombėtare u bė prift do jetė pararendėsi i frymėzimit pėr themelimin e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kisha dhe shtėpia e papa Kristos u bėnė vatrat e para ku mėsohej gjuha shqipe, por kjo gjė nuk u pėlqeu grekėve tė cilėn e kėrcėnuan disa herė.
    Ishte njė natė e errėt e 12 Shkurtit tė vitit 1905. Mėsonjėsi Kristo Negovani po shpėrndante naforėn nė kishė, njė grup njerėzish tė panjohur e rrėmbyen dhe e shpunė jashtė fshatit. Nė errėsirė tė dėrguarit e Dhespot Fotit filluan ta masakronin Papa Kriston me sopata e thika. Pasi e copėtuan trupin, i prenė kokėn pėr t’ia dėrguar porositėsit tė kėsaj vrasje. Por kriminelėt e dėrguar nga Athina nuk u ndalėn me kaq, po atė natė ata i vranė dhe tė vėllanė, Theodhos Negovanin i cili edhe ky pėrhapte shkollėn nė gjuhėn shqipe.
    Atdhetarėt shqiptarė kudo qė ishin u prekėn shumė nga kėto dy vrasje qė ndodhėn. Pėr kėtė ēeta e Bajo Topullit mori vendim pėr tu hakmarrė.
    Mė 9 shtator 1906 kjo ēetė vrau Mitropolitin (Dhespot) e Korēės Fotis Kallpidhis pėr tė marrė gjakun e dy vėllezėrve Kristo dhe Theodhos Negovani.

    Kush u akuzua pėr vrasjen e Dhespot (mitropolit) Fotit
    Vrasjen e Dhespot Fotit e kreu ēeta e Bajo Topullit, por asnjėherė nuk u mėsua kush qėlloi mbi tė. Qeveritė greke dhe Kisha e tyre gjithnjė janė interesuar se kush e vrau Dhespotin e tyre. Si u vra Dhespoti Foti, Qeveria greke i kėrkoji qeverisė sė Turqisė qė qeveriste edhe trojet shqiptare tė ndiqte dhe tė kapte vrasėsit e Dhespot Fotit. U kapėn shumė atdhetarė shqiptarė dhe u dėnuan ndėr ta Jovan Kosturi bashkė me fėmijėn, Salih Butka, Grigor Cilka, Ohran Pojani, Ibrahim Qesaraku, Lazo Progri etj. Por asnjėri nuk pranoi tė tregonte atentatorėt e vėrtetė tė kėsaj vrasje tė bujshme pėr kohėn. Mė 1914 nė Prongji tė Gjirokastrės vijnė 200 ushtarė grekė dhe gjėnė e parė qė bėnė arrestuan Bajramin Ligun i njohur pėr atentatin qė kishte kryer me Hito Lekdushin mbi Bimbashin e Gjirokastrės mė shkurt apo mars tė 1908 (pėr mua ėshtė vrarė mė 25 shkurt, ndarsa pllakata shkruan 13 mars). Nga torturat nė burg grekėt i thyen disa brinjė dhe i prenė njėrin vesh pasi e akuzonin pėr vrasjen e Dhespotit tė Korēės Foti Kallpidhis. Kjo akuzė bėhej sepse Bajram Ligu njihej pėr trimėri. Pas thyerjeve tė brinjėve dhe prerjen e veshit, fshati Prongji mblodhi monedha floriri dhe ia dėrguan komandės greke me anė tė Majko Llurit pėr lirimin e tij. Pasi u pranua shuma e florinjve komandanti grek dha urdhėr qė Bajrami i sakatuar tė lirohet. Por nuk u mėsua nėse Bajrami kishte qėlluar vėrtetė mbi Dhespotin grek Fotis dhe asnjėherė lexuesi dhe histografia shqiptare nuk e pa fytyrėn e Dhespotit qė shqiptarėt e bėnė tė puthte dhenė mė 1906. Pas shumė kėrkimesh nė arkivėn e Athinės mė nė fund e gjetėm njė foto tė kėtij prifti grek qė nėnpetkun e Mitropolitit tė Korēės bėnte veprimtari antishqiptare, asimiluese, deri tek dhėnia e urdhėrave pėr vrasjet e atdhetarėve shqiptarė.

    Milosao
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin

    I, e, nderuar brooklyn 2007!

    Tema qe keni hapur trajton nje periudhe te cilen historiografia e deritanishme e pershkruan thuajse njesoj si edhe juve. E gjithe historia e vrasjes se Papa Kristo Negovanit eshte pra pjese e gjithe historiografise komuniste, per te cilen prej kohesh, por me shume kohet e fundit eshte hedhur ideja e rishikimit te saj.
    Sic dihet, diktatorit i duheshin armiq ne te kater anet. Ai nuk u perqendrua tek fakti i pushtimit turk i cili per 500 vjet arriti deri edhe t`i bente shqiptaret te nderronin besimin e tyre. Atij i duhej nje armik i ri sepse po pergatitej te realizonte vitin 1967, viti i tmerrshem i shkaterrimit te Kishave dhe Xhamive.
    Per kete duhej diskredituar feja, Kisha dhe Xhamia, por sidomos Kisha.
    Per kete dha udhezimet e duhura se si duhet te shkruhej historia, duke fallsifikuar vrasesit e vertete. Keshtu ai u perpoq te implikonte ketu Kishen Greke e cila ka qene dhe eshte moter e Kishes Orthoshokse te Shqiperise.
    Ne rastin ne fjale, ai (E.H.), u perpoq qe te zevendesonte vrasesit e vertete qe ishin osmanllinjte, per te diskredituar Kishen Orthodhokse para besimtareve te saj dhe para gjithe popullit shqiptar.
    Le te mos harrojme, me kete rast, disa filma shqiptare, ku Kisha trajtohet si vrasese e Dhaskal Todrit, etj., kur dihet mire se kete mesues te nderuar ashtu si edhe Petro Nini Luarasin i vrau pushtuesi turk.
    Sic u permend edhe me siper Kishat Orthodhokse jane Kisha motra. Ato nuk mund te vrasin prifterinjte e njera tjetres (Zoti na ruajt). Kjo nuk eshte degjuar ndonjehere ne gjithe historine e saj. Por ndikimi i historiografise komuniste eshte ende i forte. Ka ardhur koha qe kjo te shikohet me gjakftohtesi, te vihen pikat mbi i dhe te vihet ne vend dinjiteti i Kishes Orthodhokse.
    Tema eshte perseritje e thjeshte e nje te pavertete te hidhur.
    Kishat Orthodhokse Shqiptare dhe Greke nuk mund t`i ndaje asgje.

    Pershendetje!

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin

    I dashur I.Spiro, per rikujtese, sot jemi me date 11 Shkurt 2009 dhe artikulli i sjelle me lart vjen nga historiani A.Llalla, i shkruar me date 7-8 Shkurt i po 2009.
    Historia e shkruar gjate periudhes komuniste ka nevoje vertet te rishikohet, por kryesisht per vitet 1945-1990. Megjithate kur kujtoj kete emer; Shen Kozma Etoliani........sec kam nje ndjenje sigurie te brendshme qe autori qe ka shkruar kete artikull nuk po ia fut kot, por perputhet llogjikshem me ato qe dime nga fqinjet tane jugor te dashur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brooklyn2007 : 11-02-2009 mė 14:49
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  8. #8
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Tema qe keni hapur trajton nje periudhe te cilen historiografia e deritanishme e pershkruan thuajse njesoj si edhe juve. E gjithe historia e vrasjes se Papa Kristo Negovanit eshte pra pjese e gjithe historiografise komuniste, per te cilen prej kohesh, por me shume kohet e fundit eshte hedhur ideja e rishikimit te saj.
    Sic dihet, diktatorit i duheshin armiq ne te kater anet. Ai nuk u perqendrua tek fakti i pushtimit turk i cili per 500 vjet arriti deri edhe t`i bente shqiptaret te nderronin besimin e tyre. Atij i duhej nje armik i ri sepse po pergatitej te realizonte vitin 1967, viti i tmerrshem i shkaterrimit te Kishave dhe Xhamive.
    Per kete duhej diskredituar feja, Kisha dhe Xhamia, por sidomos Kisha.
    Per kete dha udhezimet e duhura se si duhet te shkruhej historia, duke fallsifikuar vrasesit e vertete. Keshtu ai u perpoq te implikonte ketu Kishen Greke e cila ka qene dhe eshte moter e Kishes Orthoshokse te Shqiperise.
    Ne rastin ne fjale, ai (E.H.), u perpoq qe te zevendesonte vrasesit e vertete qe ishin osmanllinjte, per te diskredituar Kishen Orthodhokse para besimtareve te saj dhe para gjithe popullit shqiptar.
    Le te mos harrojme, me kete rast, disa filma shqiptare, ku Kisha trajtohet si vrasese e Dhaskal Todrit, etj., kur dihet mire se kete mesues te nderuar ashtu si edhe Petro Nini Luarasin i vrau pushtuesi turk.
    Sic u permend edhe me siper Kishat Orthodhokse jane Kisha motra. Ato nuk mund te vrasin prifterinjte e njera tjetres (Zoti na ruajt). Kjo nuk eshte degjuar ndonjehere ne gjithe historine e saj. Por ndikimi i historiografise komuniste eshte ende i forte. Ka ardhur koha qe kjo te shikohet me gjakftohtesi, te vihen pikat mbi i dhe te vihet ne vend dinjiteti i Kishes Orthodhokse.
    Tema eshte perseritje e thjeshte e nje te pavertete te hidhur.
    Kishat Orthodhokse Shqiptare dhe Greke nuk mund t`i ndaje asgje.
    Historia e vrasjes sė palo-priftit tė Korēės ėshtė e dokumentuar nė kėngėt e popullit. Historia e Popullit Shqiptar ėshtė e shkruar nė zėmrėn e tij.
    Historia e vrasjes sė Foti Kallpidhit ėshtė shkruar shumė mė herėt se tė lindnin idetė komuniste nė Shqipėri, kėshtu qė dhe kjo hipoteza juaj pėr njė fallsifikim tė Historisė nė vitet e diktaturės nuk ka shumė bazė.
    A ke ndonjė argument qė tė vėrtetosh se vrasja e tij u bė nga Turqit? Sepse po tė pėrdorėsh llogjikėn, i bie qė Turqit nuk kishin ndonjė pėrfitim nga eleminimi i njė Anti-Shqiptari nė krye tė Kishės nė rajonin e rėndėsishėm Jug-Lindor, pėrkundrazi ata e kishin njė mashė tė artė nė luftėn pėr ti mbajtur Shqiptarėt pėrjetėsisht nėn hyqėm.
    Dihet lufta qė Dhespoti Foti i bėri pėrhapjes sė gjuhės Shqipe nė rajonin e Korēės dhe mė gjerė, gjė qė pėr koeēidencė pėrkonte me tė njėjtin qėndrim qė mbante dhe Porta e Lartė.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  9. #9
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Nuk e kuptoj pse rrini dhe u shpjegoni histori ketyre lloj tipave. T`u shpjegosh fakte historike ketyre, eshte si t`u japesh leksione morali kurvave te lagjes. Pse nuk e dine thua si eshte e verteta qe t`ua shpjegojme ne? Jo, mor e dine shume mire po e kane hallin tjeterkund.

  10. #10
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,258
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    I, e, nderuar brooklyn 2007!

    Tema qe keni hapur trajton nje periudhe te cilen historiografia e deritanishme e pershkruan thuajse njesoj si edhe juve. E gjithe historia e vrasjes se Papa Kristo Negovanit eshte pra pjese e gjithe historiografise komuniste, per te cilen prej kohesh, por me shume kohet e fundit eshte hedhur ideja e rishikimit te saj.
    Sic dihet, diktatorit i duheshin armiq ne te kater anet. Ai nuk u perqendrua tek fakti i pushtimit turk i cili per 500 vjet arriti deri edhe t`i bente shqiptaret te nderronin besimin e tyre. Atij i duhej nje armik i ri sepse po pergatitej te realizonte vitin 1967, viti i tmerrshem i shkaterrimit te Kishave dhe Xhamive.
    Per kete duhej diskredituar feja, Kisha dhe Xhamia, por sidomos Kisha.
    Per kete dha udhezimet e duhura se si duhet te shkruhej historia, duke fallsifikuar vrasesit e vertete. Keshtu ai u perpoq te implikonte ketu Kishen Greke e cila ka qene dhe eshte moter e Kishes Orthoshokse te Shqiperise.
    Ne rastin ne fjale, ai (E.H.), u perpoq qe te zevendesonte vrasesit e vertete qe ishin osmanllinjte, per te diskredituar Kishen Orthodhokse para besimtareve te saj dhe para gjithe popullit shqiptar.
    Le te mos harrojme, me kete rast, disa filma shqiptare, ku Kisha trajtohet si vrasese e Dhaskal Todrit, etj., kur dihet mire se kete mesues te nderuar ashtu si edhe Petro Nini Luarasin i vrau pushtuesi turk.
    Sic u permend edhe me siper Kishat Orthodhokse jane Kisha motra. Ato nuk mund te vrasin prifterinjte e njera tjetres (Zoti na ruajt). Kjo nuk eshte degjuar ndonjehere ne gjithe historine e saj. Por ndikimi i historiografise komuniste eshte ende i forte. Ka ardhur koha qe kjo te shikohet me gjakftohtesi, te vihen pikat mbi i dhe te vihet ne vend dinjiteti i Kishes Orthodhokse.
    Tema eshte perseritje e thjeshte e nje te pavertete te hidhur.
    Kishat Orthodhokse Shqiptare dhe Greke nuk mund t`i ndaje asgje.

    Pershendetje!

    Edhe ti ke shokė shumė nė kėtė Forum. Ke myslot qė nuk lėnė gjė pa thėnė kundėr figurave shqiptare. Tė pėrpiqesh tė mohosh tė vėrtetėn nuk i takon njė tė krishteri. Dhe ti pretendon se je i tillė. E kam thėnė njėherė dhe po e pėrsėris: Kisha Ortodokse Greke, duhet i kėrkojė tė falur kombit shqiptar pėr veprimtarinė e ndyrė tė klerikėve ortodoksė grekė nė Shqipėri e kudo.

    Ti as qė duhet tė flasėsh pėr kėto gjėra dhe jo mė tė pėrpiqesh ti mbulosh. Gabimet pranohen dhe nuk mohohen. Akoma nuk e ke mėsuar kėtė gjė?

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ

    I Shenjtė I Shenjtė...

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    O spiromilo,
    Kur vinte puna per interesa, turqit dhe greket ishin b&b me njeri tjetrin kunder shqiptareve

    Shiqoje pak kete karaVangjelin ne sa fotozhnik eshte, kur pozon me turqit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  12. #12
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Ndaj temes po paraqis disa opsione, duke nisur me faktin e ndikimit ne teme te historiografise komuniste e cila per faktore ideologjike bente aleate Sulltanin dhe pushtuesin turk me Kishen Orthodhokse Greke, gje qe nuk qendron.

    Nuk ka dhe nuk mund te kete patur rast ne histori qe nje Peshkop te beje mallkime ndaj cilesdo gjuhe qofte e jo me ndaj shqipes si gjuhe e nje populli fqinj e vella me popullin grek.
    Tema te tilla jane hapur edhe ne forume te tjere , dhe ndikohen vec te tjerash,edhe nga disa filma te ideologjizuar te ish-Kinostudios si "Mesonjetorja" ose "Udha e Shkronjave", ku fallsifikohet nje pjese e historise se Kishes Orthodhokse, duke e perzier kete ne krime te cilat ajo nuk i ka kryer.
    Perkundrazi, Kisha Greke ka luajtur rol te madh ne kulturen e zonave te jugut te Shqiperise dhe sidomos Shenjtori i Madh Shen Kozma Etoliani, me nderhyrjen e te cilet u hapen shume shkolla ne gjuhen greke, pasi ne ate kohe shqipja nuk shkruhej.
    Ishin keta njerez te arsimuar (ndonese jo ne gjuhen amtare) te cilet te pajisur me kulture te larte dhe arsim, jane promotoret e hapjes se shkollave shqipe dhe te Kongresit te Manastirit.
    Pa rolin e Shen Kozma Etolianit dhe Kishes Orthodhokse te Greqise, ndoshta edhe sot nuk do te kishim shqipe te shkruar.

  13. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899

    Albanians

    Shqiptaret kane tridhjete alfabete me rreth 50 germa secilin. Gjuha e tyre eshte eshte gjuha e "Hyjnores Nena Pellasge
    Nga nje shpirt i shkrete, pre e kordhes "greke"

  14. #14
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Ndaj temes po paraqis disa opsione, duke nisur me faktin e ndikimit ne teme te historiografise komuniste e cila per faktore ideologjike bente aleate Sulltanin dhe pushtuesin turk me Kishen Orthodhokse Greke, gje qe nuk qendron.
    Shume e vertete biles. Ortodokset qe u islamizuan u bene me truq se vete turqit (serbe, greke, bullgare) dhe ishin me te pameshirshmit.

    Kisha Greke kishte interes te ndersjellte me Sulltanin. Paguante taksen qe i ishte caktuar dhe popujt ortodokse rrinin urte nen vasalitetin turk. Nuk mbetej prapa as ajo sllave. Apo as kjo nuk qendron?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 28-02-2009 mė 09:35

  15. #15
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ndaj temes po paraqis disa opsione, duke nisur me faktin e ndikimit ne teme te historiografise komuniste e cila per faktore ideologjike bente aleate Sulltanin dhe pushtuesin turk me Kishen Orthodhokse Greke, gje qe nuk qendron.

    Nuk ka dhe nuk mund te kete patur rast ne histori qe nje Peshkop te beje mallkime ndaj cilesdo gjuhe qofte e jo me ndaj shqipes si gjuhe e nje populli fqinj e vella me popullin grek.
    Tema te tilla jane hapur edhe ne forume te tjere , dhe ndikohen vec te tjerash,edhe nga disa filma te ideologjizuar te ish-Kinostudios si "Mesonjetorja" ose "Udha e Shkronjave", ku fallsifikohet nje pjese e historise se Kishes Orthodhokse, duke e perzier kete ne krime te cilat ajo nuk i ka kryer.
    Perkundrazi, Kisha Greke ka luajtur rol te madh ne kulturen e zonave te jugut te Shqiperise dhe sidomos Shenjtori i Madh Shen Kozma Etoliani, me nderhyrjen e te cilet u hapen shume shkolla ne gjuhen greke, pasi ne ate kohe shqipja nuk shkruhej.
    Ishin keta njerez te arsimuar (ndonese jo ne gjuhen amtare) te cilet te pajisur me kulture te larte dhe arsim, jane promotoret e hapjes se shkollave shqipe dhe te Kongresit te Manastirit.
    Pa rolin e Shen Kozma Etolianit dhe Kishes Orthodhokse te Greqise, ndoshta edhe sot nuk do te kishim shqipe te shkruar.
    E njeh Historine e Shqiperise ti apo ja fut kodra pas bregut?

    Historia e Dhaskal Todrit nuk eshte e sajuar por e vertete.As mallkimet qe KishaGreke u bente shkollave Shqipe, bile edhe kur Shqipja filloi te shkruhet greket ariten deri ne kulmin e marezise duke mallkuar germat, thjesht qe te trembnin popullaten e krishtere.
    Pse u helmuan nje sere klerikesh Orthodokse Shqiptare qe u perpoqen te hapnin shkolla shqipe? Pse e vrane at Stath Melanin? Papa Kristo Negovanin?? Na jep pergjigje ti kalores i Patriakanes se Stambollit qe identifikonte cdo shqiptar te krishtere orthodoks si grek.Ketu lart ke te botuar Hisorine e Abecese Shqipe te shkruar nga studiuesi Stavri Skendo, ben mire ti hedhesh nje sy para se te flasesh.

    Ndersa sa per vellezerit Frasheri dua tju kujtoj se Abdyl Frasheri u arestua nga Turqia dhe u mbjat ne burg ca kohe.Ndersa Sami Frasheri kishte nje reputacion aq te madh ne qarqet intelektuale te Stambollit saqe nuk guxonte ta prekte kush.Njihet si nje nga studiuesit me te mirete gjuhes Turk ne ate kohe.
    Turqia eshte nje e keqje e madhe qe i eshte shtuar tragjedise se Kombit tone.Te perpiqesh ta minimizosh eshte si te genjesh veten.Kuptohet qe flasim per Turqive e viteve 1400 deri ne 1912.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  16. #16
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar mė parė nga white-knight Lexo Postimin
    Ndersa Noli tha "Ate,krijove kafshen e njerine por pse krijove edhe Turqine"
    poezia eshte e Cajupit:

    Kur bėre derr' dhe arinė,
    Ē'deshe qė bėre Turqinė?
    Se tė mos qenkej kjo farė,
    bota do tė vinte mbarė,
    dhe do tė lulėzonte,
    Shqipėria do t'gėzonte.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  17. #17
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Kaq e vertete eshte fakti qe Kisha Orthodhokse ka qene gjithmone pro kultures dhe aresimit shqip, sa kjo Kishe i dhuroi qytetit te Elbasanit ndertesen e saj qe ishte Kishe Orthodhokse dhe ku u cel e para shkolle normale e Elbasanit

  18. #18
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Kjo vjershe shkon shume me nje fraze tjeter:

    Trimėrinė nuk' e pshehnė,
    Andaj e mbajtnė Turqinė!
    Dhe m'anėt tjatėrė ngrehnė
    Mynxyrėnė! Grekėrinė!
    Mbajtnė plakėn' e pabesė!
    Atė dhelprėnė dinake!
    E nuk' e lanė tė vdesė
    Posi shtriga varfanjake!
    Ngrehnė, popo, njė mynxyrė!
    Nė kufit tė Shqipėrisė
    Njė dosė, kurvė tė ndyrė!
    Burimnė e ligėsisė!
    -

  19. #19
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Kaq e vertete eshte fakti qe Kisha Orthodhokse ka qene gjithmone pro kultures dhe aresimit shqip, sa kjo Kishe i dhuroi qytetit te Elbasanit ndertesen e saj qe ishte Kishe Orthodhokse dhe ku u cel e para shkolle normale e Elbasanit
    ore njeri mos ngatro ate cka kane bere Prifterinj mjaft te nderuar Orthodokste Shqiptare me ate cka ka bere Patriakana Greke.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  20. #20
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Kaq e vertete eshte fakti qe Kisha Orthodhokse ka qene gjithmone pro kultures dhe aresimit shqip, sa kjo Kishe i dhuroi qytetit te Elbasanit ndertesen e saj qe ishte Kishe Orthodhokse dhe ku u cel e para shkolle normale e Elbasanit
    Ka qene Kisha ortodokse greke qe kishte zonen e influences ne Shqiperi sepse KOASH nuk kishte dalur akoma ne vete.
    Ata qe dhane per kete komb ishin pikerisht Fan Noli me shoke qe bene edhe ndarjen nga Kisha greke. Je ne konflikt me veten sepse Kisha greke dhe ortodokset shqiptare qe bene shkeputjen, ishin ne konflikt te hapur midis tyre. Nuk mbrohen dot te dyja palet, o njera o tjetra.

    Kisha ortodokse greke ishte edhe armike e gjuhes shqipe. E perkrahur nga fermanet e Sulltan Hamidit u mundua te greqizoje jugun e Shqiperise. "Krishti nuk e kupton gjuhen shqipe", kjo ishte edhe motoja qe perdornin greket ne mesha dhe lutje qe shqipja te zhdukej fare nga perdorimi.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •