HUTBEJA PĖR 28 NĖNTORIN

Thirrje pėr vetėdijesim tė lidershipit shqiptar



Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut, i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.

Besimtarė tė nderuar!

Sot ėshtė Ditė e Xhuma, 28 nėntor 2008, njė ditė qė nė vete pėr neve kėtė vit ngėrthen festė tė dyfishtė, fetare e kombėtare. Fetare nga aspekti i rėnies se saj nė Ditėn e Xhuma, qė pėr neve ėshtė festė javore, dhe kombėtare se ajo shėnon Ditėn e Flamurit.

Allahu i Madhėruar deshi e kjo datė ta gjeje popullin tonė me njė pėrzierje ndjenjash; me gėzim pėr shpalljen e pavarėsisė dhe por edhe me dyshim, rezerve dhe huti pėr tė ardhmen, sidomos pas zhvillimeve tė fundit politike nė vend.

Kjo ligjėratė nuk ėshtė aspak politike. Unė nuk do ta shfrytėzojė kurrė foltoren e xhamisė pėr politikė, e cila pėrkthyer ne gjuhen e realitetit d.t.th.: gėnjeshtėr e veshur ne petkun e se vėrtetės, aq mė tepėr kur sot jemi nė vigjilje tė muajit Dhu’l Hixh-xhe, dhjetė ditėt e para tė tė cilit janė ditėt mė tė mira tė dynjasė, vetėm se kjo kėshillė e Xhumasė, e cila duhet tė jetė ekskluzive pėr ngjarjet dhe problemet qė kaplojnė ummetin, sidomos kohėve tė fundit, mė obligon tė mos qėndrojė indiferent dhe inferior ndaj saj. Shkurt edhe shqip, nuk bėn tė jemi tė ngurtė karshi kėtyre zhvillimeve qė duken se do tė jenė ogurzezė pėr tė ardhmen tonė.

Muslimanė tė dashur!

Historia sikur ėshtė caktuar t’i pėrsėritet kombit shqiptare here pas here. Nese nė tė kaluarėn na ndanė nė konferenca e takime, dhe nga njė trup i vyshkur e i molisur krijuan tre trungje tė dobėta e tė rrezuara pėrdhe, sot, ndoshta pėr ta “pėrmirėsuar” gabimin, duan qė kėtyre trungjeve, qė shihet se kanė filluar tė mbijnė, t’ua shkurtojnė jetėn. Nuk duan te shohin atė tė ketė lėshuar degė e tė ketė dhėnė fruta.

Xhematlinjė tė respektuar!

Sot kur jemi nė vlugun e kėtyre ndryshimeve historike duhet kuptuar se postet nuk janė privilegje nė kuptim tė kolltuqeve, drekave e darkave tė shijshme, por ėshtė pėrgjegjėsi, sfidė dhe angazhim, qė kėnaqėsive nuk iu lėnė vend.

“أَلَا كُلُّكُمْ رَاعٍ وَكُلُّكُمْ مَسْئُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ فَالْأَمِيرُ الَّذِي عَلَى النَّاسِ رَاعٍ وَهُوَ مَسْئُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ

Vėni re! Ju tė gjithė jeni kujdestarė dhe secili prej jush ėshtė pėrgjegjės pėr ata qė i janė lėnė nė pėrkujdesje. Udhėheqėsi i njerėzve ėshtė kujdestar dhe ai ėshtė pėrgjegjės pėr njerėzit (qė i kanė nė pėrkujdesje)…”- thoshte Pejgamberi, alejhi’s selam[1].

Omer b. Abdu’l Azizi, Allahu e mėshiroftė, me tė marre postin e Halifes, ia plasi vajit dhe tė qarit, jo nga gėzimi por nga frika se si do tė dal ai para Allahut ndėrsa ai do tė jetė pėrgjegjės pėr tėrė kėta njerėz. Qau aq shumė saqė njeri nga tė pranishmit thotė: Shikova se mos edhe muret e Xhamisė qajnė me ne. Kur doli nga xhamia, shėrbėtorėt e Halifes sė mėparshėm shkuan t’ia sjellin kafshėn hipėse tė Halifes por ai refuzoi vetėm tė hipte nė mushkėn e tij. Nė vend se tė shkonte nė shtėpi e tė bėnte plane pėr rregullimin e saj ngase tash do e vizitojnė mysafirė speciale, ai shkoi dhe nė arkėn e shtetit dha tėrė atė qė kishte.

Refuzoi kafshėn hipėse tė veēantė pėr Halifen, refuzoi shtrojėn, refuzoi rrobat, refuzoi kėnaqėsitė e dynjasė... Ai kuptonte se posti nuk ia garantonte shpėtimin nga dėnimi i Allahut tė Madhėruar nėse nuk largohet nga tė kėqijat. Postin e kishte marrė nga njerėzit dhe ai duhej tė ishte nė shėrbim tė tyre, siē e kishte mėsuar Allahu i Madhėruar:

“وَهُوَ الَّذِي جَعَلَكُمْ خَلَائِفَ الْأَرْضِ وَرَفَعَ بَعْضَكُمْ فَوْقَ بَعْضٍ دَرَجَاتٍ لِيَبْلُوَكُمْ فِي مَا آَتَاكُمْ إِنَّ رَبَّكَ سَرِيعُ الْعِقَابِ وَإِنَّهُ لَغَفُورٌ رَحِيمٌ

Ai ėshtė qė ju bėri sundues (zėvendėsues) nė tokė (pas shkatėrrimit tė atyre qė ishin mė parė) dhe lartėsoi nė njė shkallė mė tė lartė disa nga ju mbi tė tjerėt, pėr t'ju sprovuar nė atė qė ju dha. All-llahu ėshtė ndėshkues i shpejtė, ėshtė qė falė e Mėshirues”. El En’amė, 165.

Ndaj, nė kohėn e tij u ngopėn tė uriturit, u veshėn tė varfrit, u pėrkrahėn tė dobėtit, u ndihmuan jetimėt, etj. Nė kohėn e tij nuk gjeje njeri qė vuante pėr bukė apo qė nuk kishte kulm mbi kokė, gjėra kėto qė pėr ēdo ditė ripėrtėrijnė skenėn kosovare tė trishtimit dhe varfėrisė. Njeriu nuk gjente ndonjė lypės qė t’ia jepte zeqatin e tij. Ai, atyre qė nga arka e shtetit merrnin pagesa tė shumta ua kishte ndaluar ato dhe ua kishte lėnė vetėm atė qė meritonin.

Kėshtu ishte Omeri dhe kėshtu e kishte kuptuar pozitėn dhe postin e ri, ndaj nė kohėn e tij nuk bėhej fjalė pėr ndarje tė shtetit por pėr zgjerim tė tij.

Vėllezėr!

Sot dua ta shfryj mllefin ndaj atyre qė nuk di injoranca apo urrejtja e kulturės sė tyre i bėn tė mos i pėrmendin kurrė shkatėrrimet masive dhe demolimet e mbi 218 xhamive nė Kosove gjatė luftės derisa “homologėt” e tyre nuk hezitojnė, madje tė ripėrsėrisin akuzat e tyre pėr kinse zhdukjen e themeleve tė njė kishe, me status tė dhunshėm, e ndėrtuar nė kohėn e kryekriminelit tė shek: XX, Sllobodan Millosheviqit, tashmė xhehnemli.

A aq dėm po u sjellka pėrmendja e kėsaj pjese tė identitetit dhe kulturės sė tyre islame, e cilėsuar e tillė nga vet perėndimorėt, derisa gjakpirėsit vazhdojnė tė “kukasin” pėr vetėm njė objekt fetar, tė cilin e marrin si dėshmi tė fortė, madje edhe nė OKB, nė organin mė tė lartė ndėrkombėtar? Nuk di se a ėshtė turp kjo apo heshtja para saj?

Pėr fund, siē pėrmenda edhe nė fillim, ne nuk synojmė politikėn, por mirėqenien e qytetarėve. Ne nuk jemi kundėr liderėve tanė por jemi pėr vetėdijesimin dhe pėrkrahjen e tyre pėr punė tė mbara. Ne nuk jemi pėr shkelje tė tė drejtave tė askujt por as nuk lejojmė qė ato tė na u shkelen. Ne nuk jemi kundėr objekteve fetare por jemi kundėr objekteve qė nė emėr tė fesė derdhin gjaqe tė pafajshme. Ne jemi kundėr tė keqes. Ne nuk duam qė pasardhėsit tanė tė na mallkojnė pėr problemet qė do ua lėmė trashėgimi.

Allahu pėrmirėsoftė udhėheqėsit tanė dhe vetėdijesoftė popullin tonė!

O Allah! Mos na cakto sundues ata qė nuk ta kanė frikėn Ty dhe qė nuk na mėshirojnė ne!

Falna, mėshirona dhe nga tė kėqijat na mbro pėrherė!





Sedat Islami

Hutbe e mbajtur nė Xhaminė Gazi Ali Beg – Vushtri

28/11/2008