Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 168 prej 168
  1. #161
    Flamuri i GJERGJ KASTRIOTIT ....e ka origjinen dhe vendin e festohet vetem ne Lezhe ...!!!!!!! Nuk ka te beje me klyshet e turkut ...!!!!

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Postime
    1
    gezuar festat e nentorit
    Ndryshuar për herë të fundit nga arian123 : 05-12-2009 më 16:35

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-06-2009
    Postime
    17

    Thumbs up

    gezuar o popull shqiptar diten e flamurit ton ,urime o bac adem ditlindjen ,urime edhe ju o ushtar te uqk daljen e par ne publik,hallall ju qoft guximi i juaj . e sa per temen mendoj qe ne keto 100 vitet e fundit ,dita me e rendesishme eshte pavarsija e kosoves , uroj qe subjektet politeik ti hapin syt se tash eshte koha e vendosjes se fatit te kosoves ,uroj qe te ecim perpara si e meriton kosova jon e embel .tung

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252

    ENVER HOXHA PAVARSIA E SHQIPERIS
    28 NENTORI, kjo ditë e bekuar e cila i bashkon të gjithë shqiptarët e ndershëm, patriotë e revolucionarë anë e kënd rruzullit tokësor me të njëjtin gëzim, me të njëjtat dëshira, të njëjtat urime:

    RROFTË SA MALET VEPRA E PAVDEKSHME E ENVER HOXHËS!

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    kot vdiq ky enveri , thojne qe e helmoi sala



    PS: a enver cpate qe vdiqe...
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  6. #166
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: 28 nëntor 2009, 97 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë

    Gëzuar 28-29 Nentorin.

    Pershendetje Shqiptareve ne Diten e Flamurit nga At Artur Liolin

    Kancelar i Kishës Orthodokse Shqiptare ne Amerikë. Boston

    Të dashur miq dhe bashkëatdhetarë, Shpallja e pavarësisë me 28 Nëntor 1912, e vuri popullin shqiptar përpara një prove të madhe. Nga vullkani Ballkanik i atyre kohëve, lindi një shtet i ri, i cili u përpoq të qeveriste një komb të lashtë, që fatkeqësisht ishte i brishtë në shume aspekte kryesore. Strukturat politike kombëtare ishin akoma të paformuara, arti i qeverisjes ishte i pazhvilluar, kufijtë ishin një burim grindjesh, njohja e kombit në arenën kombëtare debatohej me zjarr në kryeqytetet e huaja, nuk ekzistonte arkiv kombëtar, shkollimi në gjuhën amtare ishte mohuar prej shekujsh, burimet letrare dhe historike ishin të pakta, ndarjet fetare dhe ekzistenca e klaneve nxiste mbështetjen e traditave dhe aleancave lokale, e ardhmja ekonomike ishte e përcaktuar me modele arkaike dhe metoda të vjetruara. Kohët kërkonin nga të gjithë një aftësi krijuese dhe të shumëllojshme për të transformuar kushtet e trashëguara në virtyte të qytetëruara: qëllim për dje si edhe për sot.

    Këto ishin problemet me të cilat u ndeshën udhëheqja e re dhe qytetaria shqiptare në përpjekjet e tyre për të farkëtuar një shtet të unifikuar. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto pengesa, njerëz të shquar dhe krijues u kalitën në vështirësitë historike ku mbijetuan për të ëndërruar,planifikuar dhe përgatitur një të ardhme më të mirë për veten e tyre, pasardhësit, dhe brezat që do te vinin.

    Një botues i shquar, Qerim Panariti (te gazeta "Dielli" dikur shkroi një serë artikujsh që me të drejtë i titulloi: "Shqipëria: një komb në krizë te vazhdueshme". Në to, ai rrëfeu përpjekjet e pareshtura dhe fisnike të popullit tonë drejt pavarësisë, provat e mëdha që kaloi dhe mjerimet e shumta që ai hoqi gjatë kësaj sage.

    Sic shihet, duke kapërcyer shumë vështirësi në atë rrugë të mundimshme - disa pengesa rridhnin nga faktorë të jashtëm, të tjerat nga faktorë të brendshëm - populli shqiptar dhe, veçanërisht rinia vazhduan të aspirojnë për një të ardhme të shëndetshme për veten e tyre dhe për atdheun e tyre. Edhe sot Shqipërisë vazhdojnë t'i dalin dhe të kapërcejë shumë sfida joshjeje në përpjekjet e saj për një qeveri te balancuar dhe të stabilizuar.

    Të gjithë e dimë se pa një kushtetutë të mirëformuar nuk mund të përparojë një shtet. Nga arkivi te ShBA-së dimë se nismëtarët e kuvendit kushtetues amerikan kishin ndërmend jo të sotmen e tyre, por të ardhmen fare tutje. Duke mejtuar ashtu, ndihmuan edhe kohën e tyre. Ka një mësim në të: Ai që mbjell vetëm për nesër, nuk do korr asgjë; ai që përgatitet për të ardhmen do trashëgojë shumë. Kështu na duket edhe përshtatshme për shtetin Shqiptar edhe sot.

    Në kisha dhe në xhami, lutjet e tyre janë të sinqerta. Nëpër klube dhe kafenera, seminare dhe fakultete universitare ata debatojnë me intensitet. Me gjithë atë, ky është një popull që vazhdon të luftojë dhe të shpresojë, të frymëzojë dhe të ëndërrojë. Në këtë jetë mbi tokë, ne lutemi që përpjekjet e së kaluarës dhe vështirësitë e sotme të kthehen ne mundësira për njohuri, reformim dhe rilindje në ditët që do të vijnë.

    Historia na ka mësuar se është në dorën tonë që të ndërtojmë ose të shkatërrojmë. Le te zgjedhim të parën si rrugë për të ardhmen. Ne këto ditë, kur ne mblidhemi për të kujtuar atë kohë të shkuar lavdie, sakrifice dhe nderi, është e nevojshme që të vizitojmë ndërgjegjen tonë dhe të ringjallim në shpirtin tonë ndjenjat për një Shqipëri të përtëritur dhe më kreshnike, që të meritojë punën dhe djersen e atyre burrave e grave që besuan në gjeneratat e ardhshme. Lusim Zotit të jemi të gjithë të denjë për këto detyra të larta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 27-11-2017 më 23:59

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: 28 nëntor 2009, 97 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë

    Pa farzi Pa farzi!!

  8. #168
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: 28 nëntor 2009, 97 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë

    Urimet me te perzemerta per te gjith shqiptaret e vertet,gezuar festen ton kombtare.

    Shqiptaret kudo qe te ndodhen, uroj tja kalojn sa me bukur dhe uroj qe dashuria e tyre per kombin, te jete shtysa per te arritur qellimet tona kombtare ne te ardhmen e aferme.

    Gezuuar te gjithve.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    sirena_adria (28-11-2020)

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  5. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •